Perandori i parė

22/06/2009 Ekziston njė legjendė pėr njė luftėtar tė madh dhe tiran tė pamėshirshėm, i cili kishte njė obsesion: tė ndėrtonte kombin mė tė madh mbi tokė. Kjo e ēoi nė marrėzi..., por vizioni u bė Kina

Njė vėshtrim mbi jetėn e Cin Shi Huang, perandori i parė i Kinės dhe krijuesi i Murit tė Madh, si dhe ēfarė na tregojnė sot zbulimet arkeologjike nė varrin e tij dhe ushtrinė e Terakotave.

Legjenda

Ekziston njė legjendė pėr njė burrė qė krijoi njė komb. Ajo thotė se ai qe njė luftėtar i madh dhe tiran i pamėshirshėm, i cili kishte njė obsesion: tė ndėrtonte kombin mė tė madh mbi tokė. Kjo e ēoi drejt marrėzisė..., por vizioni u bė Kina dhe ai ishte perandori i parė. Kur mė nė fund perandori shkoi tė prehet, vijon legjenda, ai ishte shndėrruar nė njeriun mė tė fuqishėm mbi tokė. Pėr 30 vjet, e kish nėnshtruar Kinėn nė fazėn mė tė dhunshme e tė pėrgjakur tė historisė sė saj, e megjithatė, ai kish arritur tė pamundurėn: kish bashkuar njė popull, nė numėr 10 herė mė tė madh se sa populli i faraonėve tė Egjiptit, pėrgjatė njė perandorie, e cila do tė rronte 1000 vjet mė shumė se ajo e Romės. Dhe e fortifikoi me tė strukturėn e vetme mė tė madhe mbi Tokė: Murin e Madh.

Kur dyert e varrit tė tij u mbyllėn pėr herė tė fundit, aty lindi edhe pjesa me fantastike e asaj legjende. Thuhet se sundimtari i madh u mbyll nė njė model tė bronztė tė botės sė tij, rrethuar nga lumenj dhe dete me mėrkur tė rrjedhshėm.

Historia

Pėr mė shumė se 2 mijėvjeēarė legjenda u ruajt, por se cili ishte me tė vėrtetė ky njeri dhe si ai e kishte themeluar kėtė komb, kėto qenė pyetjet qė mbetėn tė mbėshtjella nė mister. I vetmi informacion i detajuar erdhi nga njė histori e shkruar 100 vjet pas vdekjes sė perandorit: Shi-Zhi, kujtimet e “historianit tė madh” Sima Cian.

Sipas profesorit Robin Yates tė Universitetit McGrill nė Shi-Zhi, “ne jemi nė gjendje tė rikrijojmė perandorin e parė nga kėndvėshtrimi i zyrtarėve tė tij tė lartė dhe atyre qė u pėrpoqėn ta vrasin, e madje edhe nga kėndvėshtrimi i njerėzve tė zakonshėm nė rrugė. Ėshtė njė botė e tėrė ajo qė Sima Cian na ka dhėnė. Por pėr 2000 vjet, gjithė sa kishim ishte ky tekst”.

Mė pas, nė vitin 1974, e gjithė bota u shastis kur arkeologėt gjetėn ushtrinė e Terakotave nė Hsian, nė qendėr tė Kinės. Ky zbulim, mė i madhi i shekullit 20, ofroi pėr herė tė parė thelbin e legjendės. Me zbulimin e ushtrisė, thotė profesor Yates, “ne nisėm tė zbulojmė tė vėrtetėn qė fshihej pas historisė sė Sima Cian. Ėshtė njėsoj si tė gjesh Kamelotin e vėrtetė, pėrveēse, sigurisht, 10 000 herė mė interesant, nė mėnyrė mė tė detajuar dhe mė tė mrekullueshėm”.

“Ajo qė ne dinim nga tekstet historikė, nga kėto legjenda, ishte rrėfimi pėr njė person qė dukej mė i madh se vetė jeta, pothuajse pamundėsish i madh si njė figurė historike”, thotė profesor Jeffrey Riegel i Universitetit tė Kalifornisė. “Por nėse dikush ka qenė pėrgjegjės pėr njė kompleks varrimi tė atyre pėrmasave, atėherė krejt papritur e gjithė kjo legjendė nis tė tingėllojė e vėrtetė”.

Mbreti i ri

Kur ishte vetėm 13 vjeē, perandori i ardhshėm i Kinės, Jing Zheng (260-210 Para Krishtit), u bė mbret i shtetit perėndimor tė Cin pas vdekjes sė tė atit. E ėma, tashmė mbretėreshė kish njė tė dashur tė kahershėm: Lu Buvei, kėshilltar i mbretit tė ndjerė. Pėr Lu, ky ishte shansi i pėrsosur pėr tė shtirė mė nė fund duart nė qeverisjen e vendit. Shtete si Cin ishin drejtuar gjithnjė si biznese familjarė feudalė nga njerėz si Lu Buvei. Por, njė revolucion po afrohej, i cili do tė hidhte nė rėrė gjithė kėtė traditė, fillimisht nė Cin dhe mė pas nė tė gjithė Kinėn. Njė revolucion, i cili do tė udhėhiqej nga akademiku i ri, Li Si.

Vetėm pak muaj pasi Jing Zheng u bė mbret, Li Si mbėrriti nė oborr nė kėrkim tė njė pune. Njeriu pėrgjegjės pėr marrjen nė punė ishte Lu Buvei, tashmė Kryeministėr. I mrekulluar nga mprehtėsia e Li Si, ai shumė shpejtė e mori nė stafin e tij, njė vendim impulsiv pėr tė cilin mė vonė do tė pendohej. “Sima Cian e pėrshkruan si njė tė varfėr tė ri nė moshė dhe me ambicie tė jashtėzakonshme”, thotė profesor Robin Yates, “njė figurė makiaveliste, njė person qė dėshiron tė sundojė tė gjithė vendin dhe qė asgjė nuk do ta ndalė pėr t’ia arritur kėsaj”.

Kryeministri Lu Buvei e lejoi Li Si tė takohet privatisht me mbretin e ri. Pėrmes Lisė, Jing Zheng kuptoi se pushtetin e vėrtetė e kishte ai, se nėse do tė pėrfitonte nga forca e Cin dhe dobėsitė e armiqve tė vet, atėherė mund tė bėhej shteti mė i fuqishėm nė kontinent. Veē kėsaj, me fuqinė qė kishte nė dispozicion, ai mundės, sipas Li-sė, tė asgjėsonte tėrėsisht lordėt feudalė, duke bashkuar botėn nėn njė sundimtar.

7 shtete nė luftė

Nė atė kohė, ajo qė mė vonė do tė bėhej Kina pėrbėhej nga shtatė shtete ndėrluftues: Cin, Cu, Han, Vei, Ci, Zhao dhe Jan. Gjashtė prej tė shtatėve ishin dobėsuar nga luftėrat e vazhdueshme, ndėrkohė qė i shtati vazhdonte tė rritej nė kurriz tė tė tjerėve, ky ishte Cin. Nė njė lėvizje grabitqare kundėr shtetit Zhao, njė dekadė pasi Jing kish ardhur nė fron, ushtria e Cin zuri mė shumė se 10 000 tė burgosur. Atėherė, rregullat e luftės ishin eksplicitė: duhej treguar kujdes pėr tė burgosurit. Por njė gjė e tillė do tė kish ngadalėsuar fushatėn e Jing Zheng, kėshtu qė tė gjithė tė burgosurit e Zhao-sė u ekzekutuan. Me kėtė veprim, mbreti i ri pėrcaktoi edhe atė qė do tė bėhej rruga nė kėrkim tė perandorisė, e pėrgjakshme, e pamėshirshme dhe tėrėsisht e varur nga ushtria.

Pėr 2000 vjet, askush nuk e dinte se si ishte nė tė vėrtetė ushtria e Jing Zheng. Por sot ajo mund tė shihet, e ngrirė nė kohė: Ushtria e Terakotave. Ushtria e mirėstėrvitur dhe shumė e motivuar e Cin, e pajisur me armė tė precizonit tė lartė dhe e udhėhequr nga njė mbret ambicioz i pamėshirshėm krijoi makinerinė e pėrsosur tė pushtimit. Brenda shtatė viteve, Jing Zheng kish kapur 13 qytete nga shteti Han si dhe 20 nga shtetet e tjerė.

Mbretėresha dhe eunuku

Ndėrkohė qė armiqtė rrugės asgjėsoheshin lehtėsisht, brenda oborrit tė Jung, armiq tė padukshėm komplotonin ta shkatėrronin. Historia zyrtare shėnon arritjen e moshės sė pjekurisė prej tij si njė moment pėrcaktues. Pėr tė festuar kėtė ngjarje, i gjithė oborri ishte mbledhur nė pallatin mbretėror nė Hsianjang. Megjithatė, vėmendja e mbretėreshės qe drejtuar jo nga i biri, por nga njeriu i saj i dashur: Markezi Lao Ai. Shumica e oborrit kish pėrshtypjen se Lao Ai ishte njė eunuk, gjė qė e bėnte tė ēuditshme si zgjedhje pėr tė dashur pėr njė grua qė kish njė histori me dashnorė tė rėndėsishėm. Por ai nuk qe eunuk. Ai ish bėrė tashmė baba i dy djemve prej mbretėreshės, tė cilėt po i rrisnin fshehtėsish dhe ai synonte qė njėrin prej tyre ta sillte nė fron. Por pėr momentin, po fitonte kohė, nė pritje tė njė mundėsie pėr tė hequr qafe Jing Zheng.

Mbretėresha, pasi mori njė mesazh tė fshehtė se dy djemtė e saj mė tė vegjėl qenė sėmurė, krejt papritur u largua nga festimet pėr ditėlindjen e djalit tė madh dhe nxitoi nė pallatin e saj. Pa u menduar, Lao Ai e ndoqi pas. Pallati ishte larg nga oborri mbretėror, por gjithsesi brenda rrezes sė shumė veshėve. Spiunėt e Jing Zheng kalonin ēdo copė informacioni, nga ēdo burim...

Komploti

Teksa mbretėresha i thoshte Lao Ai se bijtė ishin mirė, ēifti i paligjshėm kuptoi se kish rėnė nė kurth. Ajo kish mbajtur dy djemtė nė fshehtėsi prej vitesh, nėn kujdesin e eunukėve, tė cilėt ajo besonte se ishin besnikė. Por besnikėritė ndryshojnė shpejt dhe tani me shumė gjasa, mbreti kish dijeni pėr ekzistencėn e dy vėllezėrve. Lao Ai bėri lėvizjen e tij. Duke kuptuar se ishte vetėm ēėshtje kohe pėrpara se tė arrestohej, ai vodhi vulat mbretėrore qė i jepnin autoritetin pėr tė mobilizuar trupat. Tashmė, forcat e distriktit qė ndodheshin nėn komandėn e tij iu afruan pallatit. Shansi i vetėm pėr tė ishte tė kapte mbretin tė papėrgatitur, ndėrsa pallati mbrohej nga shumė pak ushtarė.

Kryeministri Lu Buvei, pėrgjegjės pėr sigurinė nė pallat, kish zbuluar qėllimet e vėrtetė tė Lao Ai-sė dhe informoi mbretin. Forcat e Lao nuk hasėn rezistencė teksa i afroheshin pallatit, por, atėherė kur qe tepėr vonė pėr t’u tėrhequr, ata pėrparuan drejt e nė kurthin e ngritur. U asgjėsuan. Lao Ai u burgos.

Ekzekutimi i mėvonshėm i tij dėrgoi njė mesazh shumė i qartė, qė do tė pasohej shumė shpejt me vrasjen e ēdo pjesėtari tė familjes sė tij, duke filluar nga mė tė rrezikshmit: vėllezėrit nga nėna tė Jing Zheng.

Rreziku i parė ndaj mbretėrimit tė Jing Zheng kish marrė fund. Kontrolli i pamėshirshėm u bė trajtimi standard pėr tė gjithė, pėrfshirė edhe pjesėtarėt e familjes. Nė pritje prapa kuintave qėndronte i preferuari i Lu Buveit, Li Si, i cili qe tashmė pushteti prapa fronit. Ai kish pėrsosur njė ideologji totalitare dhe ish i gatshėm ta vendoste tashmė nė Kinėn e bashkuar.

Pranė vdekjes

Deri nė vitin 227 para Krishtit, Cin Kish aneksuar tre shtete tė pavarur tė Kinės “si njė krimb mėndafshi qė ha pangopėsisht njė gjethe”. Paniku nisi tė pėrhapet para makinerisė sė luftės. Popullsia e Jan, shteti i radhės nė linjėn e zjarrit, e dinte se do tė ishin tė pafuqishėm pėr tė rezistuar. Njė mision diplomatik u dėrgua nė oborrin e Cin-it, qėllimi i tė cilit ishte tė ndalte formacionin luftarak qė po pėrparonte me shpejtėsi. Ambasadorėt sollėn oferta pėr paqe tek Jiing Zheng. Njėra ishte njė hartė e pushtimeve tė Cin, e garantuar qė do tė kėnaqte mbretin. Dhurata tjetėr ishte koka e njė gjenerali tradhtar tė Cin, e rikthyer si shenjė qė Jan nuk do tė strehonte armiq tė mbretit. Por, njerėzit qė sillnin dhurata nuk ishin diplomatė, ata ishin vrasės profesionistė. Plani i tyre ishte qė, njėri t’i tėrhiqte vėmendjen mbretit me kokėn e prerė, ndėrsa tjetri tė afrohej aq sa duhej pėr t’ia shpuar zemrėn me njė kamė. Asnjėri nuk priste tė rikthehej nga ky mision.

Pėr shkak tė pėrpjekjes pėr grusht shteti tė Lao Ai, Jing kish dhėnė urdhėr qė askush nė oborr nuk do tė lejohej i armatosur pėrveē atij vetė, dhe askush pėrveē atij vetė nuk do tė mund tė mblidhte trupat. Por, teksa vrasėsit u pėrpoqėn ta heqin qafe, u pa qartė se sistemi i ri i sigurisė kish dėshtuar. Teksa ministrat e tij mbetėn tė shtangur, pa lėvizur as edhe njė gisht qė ta mbronin, mbreti arriti t’i vrasė vetė tė dy atentatorėt. Pushtuesi i madh, mbreti i pamposhtur, kish qenė shumė pranė vdekjes, dhe ai vetė e dinte mirė.

Qė nga ai moment, Jing Zheng u bė gjithnjė e mė paranojak, dhe nė pjesėn e mbetur tė mbretėrimit tė tij, imazhe tė vdekjes nuk e linin rehat nė ėndrra. Ai nuk u trembej aq shumė aktit tė vdekjes, mė shumė se sa faktit qė po e mbushte botėn e shpirtrave me njerėz qė vetė kish sakrifikuar, shpirtra qė, sapo ai tė vdiste, do tė kėrkonin hakmarrjen e tmerrshme. Dhe vetėm njė gjė do ta mbronte atė nė botėn e pėrtejme: njė ushtri shpirtrash.

Qė nga momenti kur ish bėrė mbret, Jing Zheng kish bėrė plane pėr vdekjen e tij. Ndėrkohė po ndėrtohej njė varr gjigand qė, sipas traditės, do tė pėrmbante riprodhime tė pronave tė tij mė tė vyera, duke pėrfshirė ushtrinė. Ajo traditė do tė vazhdonte, por nė njė shkallė qė askush nuk e kish parė deri atėherė. Jing Zheng kish frikė jo vetėm nga shpirtrat e armiqve tė tij tė vdekur. Ai ofronte armaturė tė gurtė edhe pėr ēdo ushtarė tė vdekur hakmarrės...

Lindja e Kinės

Nė 223 para Krishtit, Jing Zheng ishte nė prag tė plotėsimit tė ėndrrės sė tij tė madhe: bashkimit tė Kinės. Ai kish pushtuar tė gjithė shtetet ndėrluftues, pėrveē dyve, ku mė i madhi, Chu, ishte ēmimi i madh qė duhej fituar. Megjithatė, makineria pushtuese kish ngecur. Ushtria e Chu kish shkatėrruar ushtrinė e parė pushtuese tė Jing Zheng dhe ata ishin mė se gati ta bėnin sėrish. Tani, gjysmė milioni ushtarė Chu kėrcėnonin t’i jepnin fund ėndrrės sė tij perandorake. Nė njė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr t’i mundur, mbreti i Cin kushtoi gjithēka qė kishte: furnizime tė reja, armė mė tė mira si dhe gjysmė milioni mė shumė ushtarė. Tani, dy forca shumė tė mėdha me pėrmasa tė njėjta ndodheshin pėrballė njėra-tjetrės. Pezull qėndronte fati i Kinės.

Pėr gjeneralėt e Chu, ushtria e Cin dukej e pėrgatitur pėr njė rrethim tė gjatė tė Chu. Kjo bėri qė gjeneralė tė rimendonin pozicionin e tyre tė avancuar dhe vendosėn tė tėrhiqen nė vija fronti mė tė mbrojtshme. Por fushimi i Cin kish qenė njė iluzion. E gjithė forca e Jing Zheng ish nė fakt me armėt gati dhe e gatshme pėr tė lėvizur dhe shumė shpejt ajo e mundi keqas ushtrinė e Chu.

Pengesa e fundit pėr ėndrrėn perandorake tė Jing Zheng mė nė fund ish kapėrcyer. I vetmi shtet qė mbetej i pavarur Chi, u dorėzua pa luftime. Nė 221, ish plotėsuar ėndrra. Cin ishte tashmė Kina dhe nė moshėn 34-vjeēare, Jing Zheng u kurorėzua me njė kurorė yjesh qė simbolizonin natyrėn yjore tė perandorit tė parė tė Kinės.

“Ai e quante veten Cin Shi Huang”, thotė profesori Jeffrey Riegel. “E pėrkthyer fjalė pėr fjalė, kjo do tė thotė se ai ishte i pari zot i gushtit i Cin”. E konsideronte veten jo vetėm njė figurė hyjnore, por edhe njė iniciator, njė krijues, njė njeri qė po niste njė linjė tė gjatė. Dhe kėshtu, me ndihmėn e ministrit tė tij kryesor Li Si, perandori i parė Cin Shi Huang, krijoi njė sistem qeverisjeje qė do tė vazhdonte edhe shumė kohė pas tij.

Li Si, qė kish mbėrritur si njė akademik i ri nė moshė kur perandori kish hipur nė fronin e Cin, ishte tashmė pushteti real. Nė 20 vitet e fundit, ai kish pėrsosur njė sistem, i cili do tė zhdukte krejtėsisht tė kaluarėn feudaliste tė Kinės. Por edhe pas bashkimit, jo tė gjithė ishin gati pėr revolucionin. Ishte pritur qė rendi feudal do tė vazhdonte, ku pushteti dhe privilegjet do t’i merreshin armiqve tė perandorit dhe do t’i jepeshim familjes dhe miqve tė tij. Vetėm Li Si kish lexuar nė mėnyrėn e duhur klimėn e re politike, sepse e kish krijuar vetė.

Filozofi totalitare

Mbretėrit e Cin kishin pėrballur nėpėr shekuj luftėra tė panumėrta nė duart e lordėve feudalė, por tani qė zotėt e luftėrave ishin hequr mėnjanė, ministrat e perandorit donin tė krijonin mė shumė tė tilla, gjė qė shkaktonte zemėrimin e Li Si. Pėr Li-nė, e vetmja forcė qė kish qenė nė gjendje tė krijonte paqe prej 1000 vjetėsh ishte fuqia hyjnore e perandorit, dhe pėr tė ruajtur kėtė paqe, kjo fuqi hyjnore duhej tė mbetej e padobėsuar prej lidhjeve familjare. Besnikėria duhej tė ekzistonte vetėm ndaj perandorit dhe fuqia e tij hyjnore duhej ekzekutuar nė mėnyrėn mė eficiente tė mundshme, pėrmes oficerėve qė nuk kishin asnjė interes tjetėr, pėrveēse tė zbatonin urdhrat hyjnorė tė perandorit. Nėse nuk bėhej kjo, do tė rikthehej kaosi dhe lufta.

Filozofia totalitare e Li Si, qė sot quhet “legalizim” nuk ishte e gjitha pa meritė. Ajo krijoi pėr herė tė parė “sundimin e ligjit”, konceptin qė ligji qėndron mbi ēdo individ dhe qė individėt kanė autoritet vetėm pėr tė administruar ligjin. Megjithatė, ka shumė prova qė tregojnė sa i rrezikshėm ishte pushteti i regjimit tė ri.

“Tentakulat e ligjit tė Cin”

Dr. Roel Sterckx, profesor i historisė specializuar nė studimet pėr Kinėn nė Universitetin e Kembrixhit, ka deshifruar njė seri tekstesh ligjorė nga varri i njė zyrtari tė ulėt tė perandorisė sė parė. Kėta tekste pėrmbajnė rregullat qė qeverisnin ēdo pjesė tė jetės sė ēdo qytetari, si dhe rendisnin ndėshkimet pėr ēdo shkelje. “Nėse shihni ndėshkimet e sistemit ligjor tė Cin”, thotė Dr. Sterckx, “ndėshkimet fizikė, qė pėrfshinin sakatimin, tatuazhet nė trup dhe fytyrė, prerjen e pjesėve tė gjymtyrėve, ishin tradicionalisht ndėr mė tė rėndėt. Pėr shembull, ekziston njė masė qė thotė: “Nėse njė mashkull dhe njė femėr bien nė mėkat, ata do tė dėrgohen nė azar”, gjė qė ėshtė njė mėnyrė e sjellshme pėr tė thėnė se atyre do t’u priten kokat nė sheshin e pazarit. Kėshtu qė, edhe jeta private ishte e prekur nga tentakulat e ligjeve tė Cin. Tashmė, ato zbatoheshin pėr kėdo qė ishte banor i kėsaj bote tė re qė quhej perandoria Cin”.

Njė mur dhe njė varr

Nė vitin 220 para Krishtit, perandori Cin Shi Huang vendosi tė inspektojė perandorinė e tij, e cila pėr herė tė parė ishte njė vend i sigurt dhe paqėsor. Ai synonte ta mbante tė tillė. Perandoria ishte fituar, tashmė duhej siguruar. Pėr shekuj tė tėrė, skajet veriorė tė Kinės sė qytetėruar ishin sulmuar nga tribu nomadėsh, por ndonėse qytetet kufitarė kishin mure mbrojtės, kish gjithmonė shumė tė ēara atje. Tashmė kjo do tė ndryshonte. Tashmė qė luftėrat e mėdha kishin pėrfunduar dhe miliona ushtarė ishin ēmobilizuar, forca punėtore ishte e bollshme. Nisi kėshtu projekti mė i madh i ndėrtimit nė botėn e lashtė. Njė pengesė e vetme e papenetrueshme pėr tė mbyllur perandorinė: Muri i Madh i Kinės.

I ndėrtuar me dhe tė ngjeshur, ai ishte 10 metra i lartė dhe 5 mijė kilometra i gjatė. Nė kulmin e ndėrtimit, thuhet nė tė dhėnat qė kanė mbijetuar kohės, mė shumė se njė milion vetė u skllavėruan pėr ta ndėrtuar, ndėrkohė qė ndoshta njė e katėrta e tyre do tė vdisnin gjatė ndėrtimit. Dhe kėrkesat e perandorit pėr forcė punėtore vazhduan tė rriten. Tashmė qė perandoria ishte siguruar, ai ktheu sytė nga vizioni tjetėr i madh qė kishte: njė varr tė denjė pėr tė parin sundimtar hyjnor tė tė gjithė Kinės.

Nė 219 para Krishtit, varri i perandorit ishte nė prag tė pėrfundimit, por njeriu qė ish menduar tė prehej aty pati krejt papritur njė ndryshim mendjeje. Ideja e njė jete tė pėrtejshme tė pėrhershme, sado e madhe, nuk mjaftonte mė.

Cin Shi Huang doli edhe njė herė nė inspektim. Ai nuk besonte mė nė sigurinė e oborrit tė tij dhe kish nisur tė ndėrmerrte hapa praktike pėr tė zgjatur jetėn e tij. Doktorėt e tij i kishin rekomanduar doza tė diēkaje qė prej kohėsh besohej se rriste jetėgjatėsinė, seksin me shumė partnere. Por mjeku i ri nė oborrin e tij, Ksu Fu i sugjeroi njė substancė, karakteristikat e pėrjetshme tė sė cilės nėse konsumoheshin, do ta mbanin pafundėsisht perandorin jashtė nekropolit. Kjo substancė mistike ishte mėrkuri.

Perandori kish dėgjuar gjithashtu pėr legjendėn e ishujve Peng Lai, ku thuhej se qėndronin pėrgjithmonė tė pavdekshmit. Thuhej se ata kishin dy lloje eliksirėsh pėr tė mbajtur tė pacenuar pavdekėsinė. Tani, Cin Shi Huang i dha urdhėr Ksu Fusė qė tė gjente ishujt, tė siguronte eliksirėt dhe t’i sillte nė oborr.

Ksu Fusė iu dha njė ushtri shumė e vogėl, me tė cilėn duhej tė pushtonte vdekjen. Mijėra tė rinj e tė reja u dėrguan bashkė me tė pėr tė kėrkuar ishujt. Ndėrkohė, perandori nisi tė pėrdorė pilulat e para tė mėrkurit. Ato do ta ndihmonin tė sprapste vitet deri sa tė gjendeshin eliksirėt.

Shkrime tė djegura

Sundimtarėt rrallė vdesin nga shkaqe natyrore, dhe pas njė zjarri qė ra nė karvanin e tij, Cin Shi Huang u bė gjithnjė e mė paranojak. Pak rėndėsi kishte se cili qe shkaku i vėrtetė i zjarrit. Pėr perandorin, do tė kishte gjithmonė armiq, armiq tė padukshėm, armiq tė brendshėm, dhe ai nisi tė tėrhiqet e tė mbyllej gjithnjė e mė shumė brenda botės sė tij. Kishte nga ata qė ishin mė se tė lumtur qė tė qėndronte aty. I ngritur nė postin e Kryeministrit tashmė, Li Si ishte i lirė tė zgjeronte shtetin e tij totalitar pėrtej rregullave tė zakonshėm tė jetesės, ai vendosi qė tashmė ishte e domosdoshme tė kontrollohej mendimi. Dhe hapi mė i mirė pėr kėtė ishte tė ndėrpritej furnizimi i ideve.

Librari tė tėra me shkrime nė bambu u dogjėn, njė fatkeqėsi kjo pėr kulturėn dhe dijen qė ėshtė e njėjtė me djegien e librarisė sė Aleksandrisė 17 vjet mė vonė. U zhdukėn tė gjitha shkrimet historike dhe tė llojeve tė tjera pėrveē atyre zyrtarėve tė Cin. Veē kėsaj, afro 400 studiues konfucianė qė kishin qenė kundėrshtarė tė perandorit, u grumbulluan dhe u dogjėn tė gjallė.

Marrėzia e mėrkurit

Perandori ishte tashmė gjithnjė e mė i shkėputur nga realiteti, i ndihmuar edhe nga konsumi i pakontrolluar i mėrkurit. Gjatė pesė viteve tė ardhshėm, ai merrte doza gjithnjė e mė tė mėdha teksa dėshira e tij pėr pavdekshmėrinė bėhej gjithnjė e mė e madhe dhe eliksirėt nuk po gjendeshin gjėkundi. Por mėrkuri nuk po i zgjaste aspak jetėn, madje po shkaktonte tė kundėrtėn. Mėrkuri i lėngshėm njihej pėr alkimistėt kinezė si e vetmja substancė qė mund tė shkrinte floririn e pėrjetshėm tė paprishur. “Pėr mendjet e tė lashtėve”, thotė dr. John Emsley i Universitetit tė Kembrixhit “duhet tė jetė konsideruar njė substancė pothuajse mbinatyrore. Prirja e natyrshme ishte qė tė mendonin se kishte njė lloj fuqie, qė ndoshta nėse e fusje nė trupin tėnd, do tė ta kalonte kėtė tipar tė magjishėm tek ti dhe madje do tė tė ndihmonte pėr tė zgjatur jetėn”.

Por jo nė formėn e lėngėt, mėrkuri i pastėr nuk mund tė pėrthithet nga trupi. Kėshtu qė, alkimistėt kinezė pėrgatitėn pėrbėrje qė ata mendonin se ishin tė tretshme. Mendohet se pikėrisht kėtė mori pėr vite tė tėrė perandori.

“Sa mė shumė qė merrte”, thotė dr. Emsley, “nė ēfarėdolloj forme qė e merrte, aq mė e rrezikshme do tė bėhej. Ndėrkohė qė gjithmonė e mė shumė mėrkur pėrthithet nga trupi, ai nis tė atakojė sistemin nervor. Shumė shpejt pėson nė goditje dhe kjo pėrkeqėsohet. Por dėmi mė i madh i shkaktohet trurit. Si fillim, bėhesh shumė llafazan; mė vonė, bėhesh pak agresiv; mė pas, bėhesh njė tip shumė konfrontues. Obsesionohesh, tė duket se tė gjithė tė shohin, dhe mė pas bėhesh totalisht paranojak”.

Dhe sigurisht qė Cin Shi Huangun e mbėrtheu paranoja. Ēdokush qė zbulonte vendndodhjen e tij dėnohej menjėherė me vdekje, bashkė me tė gjithė familjen. Shtatė vjet pasi perandori ish vėnė nė kėrkim tė pavdekėsisė sė tij, mėrkuri nisi t’i helmojė trupin dhe mendjen, mes tė tjerave, nisėn t’i dėmtohen veshkat. Ai e dinte se koha e tij mbi tokė po pėrfundonte dhe pėr tė shpėtuar kish mbetur vetėm njė vend. Nė 212 para Krishtit, Cin Shi Huang nisi njė tjetėr tur perandorak, por ky do tė ishte ndryshe.

Vdekja e njė hyjnie

Kina kish qenė dikur njė komb i fuqishėm dhe i pėrparuar. Tashmė po kalbej. Mungonte forca punėtore pėr shkak tė projekteve tė mėdha tė perandorit, kudo mbretėronte uria dhe askush nuk bėnte dot gjė. Nė sistemin legalist tė Li SI, urdhrat vinin nga lartė. Kur Cin Shi Huang kish qenė racional, Kryeministri kishte zbatuar me njė eficientė tė pamėshirshme vizionin e tij, por tani, teksa vizioni shndėrrohej nė ēmenduri, ai nuk kish opsion tjetėr pėrveēse ta trajtonte po njėsoj.

Argėtimi mė i fundit i perandorit ishte njė meteor qė kish rėnė mbi tokė nė njė provincė tė largėt. Pėr Cin Shi Huang, kjo qe shenjė qė thirrja e tij drejt qiejve ishte dėgjuar dhe se ai mund tė bėhej i pavdekshėm.

Ndėrkohė, misioni i Ksu Fu-sė pėr tė gjetur ishujt Peng Lai dhe eliksirėt e pavdekshmėrisė kish dėshtuar. Ai nuk ish kthyer kurrė nė oborrin perandorak, dhe kur perandori dėrgoi spiunė pėr ta gjetur, ata ishin rikthyer duke thėnė se rruga u ish bllokuar nga njė racė peshqish gjigandė. Dhe pasi perandori kish parė njė ėndėrr pėr njė hyjni detare nė formė njeriu, qė besonte se ishte ai vetė, ai urdhėroi armėpunuesit e tij qė tė krijonin njė hark special me tė cilin do tė gjuante peshqit.

Tė dhėnat historike tregojnė se nė muajin e 10 tė vitit 210 para Krishtit, perandori mbėrriti nė ishullin Zhifu nė bregun e Kinės, ku thuhet se gjuajti peshq gjigandė me harkun special. Realisti i madh ish bėrė tashmė imun ndaj realitetit. Sundimtari hyjnor dhe mbreti luftėtar kish ikur njė herė e mirė dhe nė vend tė tij ishte tashmė njė i marrė ēdo tekė e tė cilit, sado e ēuditshme, duhej plotėsuar.

Ndėrkohė qė perandori luante nė njė botė tė tijėn, kėshilltarėt e tij nisėn tė planifikojnė se ēfarė duhej tė bėnin me perandorinė pasi trupi i tij i helmuar t’i kish shkuar pas mendjes sė helmuar. Djali mė i madh i perandorit, Fu Su ishte pasardhėsi i tij natyror, dhe ai njihej si njė njeri me njė vullnet po aq tė fortė sa i ati. Por bashkė me krye-eunukun Zhao Kuo, Li Si ia kish vėnė syrin njė prej djemve mė tė vegjėl tė perandorit, Hu Hai.

Duke nxituar pėr t’u rikthyer nė kryeqytetin e tij qė nga bregdeti, Cin ShiHUang u sėmur. Rrugės, ai i shkroi Fu Su-sė, duke i thėnė se duhej tė ishte ai pasardhėsi i tij si perandor i dytė. Por, vargani perandorak nuk mbėrriti kurrė nė shtėpi. Kish marrė fund kėshtu kėrkimi i perandorit pėr pėrjetėsinė. Perandoria e madhe kish humbur krijuesin e saj, nė moshėn 50-vjeēare, Cin Shi Huang kish vdekur.

Varri

Me shtetin pa timon, ky ishte pikėrisht momenti qė Li Si kish pritur. Ai vendosi tė mbante tė fshehtė vdekjen e perandorit, me qėllim qė tė fitonte kohė pėr tė vėnė nė veprim planin e tij. Ai dhe Zhao Kuo e dinin qė letra e perandorit dėrguar tė birit ishte shkruar, por nuk dinin nėse ishte dėrguar ndonjėherė. Ishin me fat, letra nuk ishte dėrguar ende dhe ata e zhdukėn.

Duke mbėrritur mė nė fund nė varrin e tij gjigand, njeriu mė i fuqishėm nė tokė u dėrgua tė prehej, me sendet mė tė vyera tė vendosura krah tij nė thellėsitė e varrit tė tij gjigand si dhe me ritet formale qė u ndoqėn sipas amaneteve tė tij. Perandori ishte gati pėr udhėtimin e fundit, por nuk do tė ikte i vetėm.

Qindra prej grave tė tij tė preferuara do tė qėndronin me zotin e tyre pėr tė nisur njė familje tė re perandorake nė botėn e pėrtejme. Gjithashtu, ishte vendosur qė, ashtu sikurse gratė dhe ushtria e Terakotave, perandori do tė merrte me vete konstruktorėt, arkitektėt, inxhinierėt dhe ndėrtuesit, ēdokush qė dinte njė rrugė pėr tė hyrė do tė detyrohej tė qėndronte. Qindra tė tjerė u mbyllėn brenda varrit.

Beteja pėr pasardhėsin

Ndėrkohė, jashtė, nė qytetin perandorak kish nisur njė betejė pėr pushtet. Duke ndryshuar pasardhėsin, Zhao Kao dhe Li Si kishin ulur nė gjunjė perandorinė. Nga njė zbulim i fundit pranė varrit tė perandorit janė nxjerrė prova qė tregojnė se familja perandorake po shpėrbėhej. Pas ekzaminimit tė njė skeleti aty, profesori Juan Zhong-ji, kreu i ekipit tė arkeologėve mendon se vdekja e kėtij individi ėshtė e lidhur me betejėn pėr pasardhėsin pas vdekjes sė perandorit. Njė majė shigjete ėshtė e ngulur nė pjesėn e prapme tė kafkės, prapa njėrit vesh. Duket se ky person ėshtė qėlluar nga afėr, gjė qė sigurisht tregon se nuk qe aksident, ishte njė vrasje.

Sipas traditės, pasardhėsi duhej tė ishte djali mė i madh i Cin Shi Huang, Fu Su, por me ndihmėn e Li Si, Zhao Kaos dhe anėtarėve tė tjerė tė oborrit, djali mė i vogėl, Hu Hai mori fronin. Pasi Hu u bė perandor i dytė, ai u sigurua qė ata qė e kishin kundėrshtuar, vėllezėrit, motrat, tė afėrmit e tjerė qė ishin tė gjithė anėtarė tė familjes perandorake Cin, tė vriteshin.

Por ndėrkohė qė ushtarėt e ushtrisė sė Terakotave qėndronin roja tė perandorit tė tyre, jashtė, ushtarė tė vėrtetė po luftonin beteja tė vėrteta. Dhe ka prova qė tregojnė se sa larg shkoi rebelimi nė zonėn pėrreth varrit tė perandorit. Armatura e gurtė e rezervuar pėr shpirtrat e ushtarėve tė vdekur tė perandorit tregon shenja tė qarta tė njė zjarri tė madh pėrreth vendit tė varrimit. Shumica e figurave tė ushtrisė sė Terakotave ishin tė thyera kur u gjetėn, pasi ishin goditur nga protestues 2000 vjet mė parė.

Trashėgimia

Cin Shi Huang kish shpresuar se dinastia e tij do tė vazhdonte pėr 10 mijė vjet, por ajo zgjati nė fakt vetėm dy breza. U pėrmbys nga njė rebelim fshatarėsh qė nisi nė vitin 209 para Krishtit dhe u udhėhoq nga Chen Sheng dhe Vu Guang, tė cilėt mė herėt ishin rekrutuar pėr ndėrtimin e Murit tė Madh.

Megjithatė, Cin Shi Huang la pas njė trashėgimi tė madhe:

• njė komb tė bashkuar pėr herė tė parė, me njė gjuhė tė vetme tė shkruar qė pėrdoret edhe sot,

• njė sistem administrimi qė vazhdon edhe sot,

• njė mur i madh qė vazhdon tė qėndrojė nė skajet e perandorisė sė tij.

Por mė shumė se gjithēka, Cin Shi Huang krijoi idenė e Kinės, njė popull dhe njė vend, nė njė. Nė fund tė fundit, ndoshta dėshira e tij pėr pėrjetėsinė u realizua.

metropol.