Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 58
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Aleksandėr Meksi: PD nuk i fiton zgjedhjet, votoni "Polin e Lirise"

    I rikthehet politikės, kryeministri i parė i Shqipėrisė pas rėnies sė regjitmit komunist. Pas rreth 12 vjet shkeputje nga politika aktive, Aleksandėr Meksi ka zgjedhur tė pozicionohet tek koalicioni mė i ri ai i Polit tė Lirė dhe tė kandidojė pėr deputet nėn siglėn e LZHK-sė. Meksi bėri tė ditur sot qėllimin pse u fut nė politikė

    TIRANE-Ish-kryeministri Aleksandėr Meksi ka konfirmuar se do tė jetė pjesė e koalicionit Polit i Lirisė, konkretisht kandidati pėr deputet i LZHK. Ish-kreu i qeverisė pėr vitet 1992-1996, pjesė e strukturave tė Partisė Demokratike tė tyre viteve pohoi sot pėr mediat se do tė kandidojė pėr deputet nėn siglėn e LZHK-sė sė Dashamir Shehit. Nė prononcimin pėr shtyp Meksi theksoi se do ti rikthehet jetės active politike me qėllimin e vetėm qė parlamenti nesėr tė ketė njė parti europiane. “Duke punuar pėr tė patur njė Shqipėri Europiane do tė kemi njė Shqipėri Europiane”, tha Meksi duke shtuar se tani ėshtė pėrqėndruar puna tek reformat konkrete qė LZHK do tė ndėrmarrė nė vetvete. “Synojmė qė pas zgjedhjeve LZHK tė jetė njė parti e reformuar”, u shpreh Meksi.

    Polit te Lirise ėshtė nje koalicion qe permbledh dy partite, PDK,LZHK si dhe disa shoqata te perndjekurve politike dhe te ish-pronareve. Paralajmėrimi pėr Meksin nė krye tė Polit tė Lirisė u bė dje nga kreu I PDK, Ndoka. Kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka u shpreh dje ne Elbasan se ish-kryeministri, Aleksander Meksi, do te drejtoje grupimin politik "Poli i Lirise".
    Aleksandėr Meksi ka qėnė kryeministri i parė pas pėrfundimit tė regjimit komunist nė Shqipėri. Ai drejtoi qeverinė nė vitet 1992-1997. Ai ka qėnė anėtar i Partisė Demokratike tė drejtuar nga Sali Berisha.

    Meksi dha doreheqjen ne 11 Mars tė vitit 1997 nė momentin kur vendi u fut ne nje kaos te pashoq te shkaktuar nga problemet financiare.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Aleksandėr Meksi: PD nuk i fiton zgjedhjet

    Ish-Kryeministri i Shqipėrisė, Aleksandėr Meksi, flet pėr arsyet e kthimit tė tij nė politikė, si ka qeverisur PD-ja dhe pse tė djathtėt duhet tė votojnė pėr Polin e Lirisė.

    Meksi: PD-ja nuk realizoi premtimet

    "Nuk dua qė ata, tė cilėt s'votojnė pėr PD-nė, pėr faj tė PD-sė, vota e tyre tė humbė".


    Meksi tha se prurja nė PD nuk solli asgjė tė re. Nė PD, sipas tij, duhet tė zbatohet parimi i zgjedhjes, dhe jo importimit.


    Meksi: Do tė jem nė Kuvend nėse me votojnė


    TIRANĖ
    - Pėr ish-Kryeministrin e Shqipėrisė, Aleksandėr Meksi, dita e djeshme ka qenė e ngarkuar jo vetėm me takime, por edhe me telefonata. I rikthyer pas 12 vjetėsh nė politikėn aktive, njeriu qė drejtoi pėr 5 vjet qeverinė e demokratėve '92-'97, ka marrė dje shumė urime.

    Por, i njohur edhe pėr batuta, Meksi u ka kėrkuar miqve dhe mbėshtetėsve, qė e merrnin nė telefon, qė tė mos e urojnė, por ta votojnė mė 28 qershor.

    Menjėherė pas prezantimit zyrtar si drejtues i Polit tė Lirisė, por edhe si kandidat i parė i LZHK-sė pėr deputet nė Tiranė, Meksi tregon nė njė intervistė pėr "Shekulli"-n se pėrse u rikthye nė politikėn e ditės dhe ēfarė synon ai dhe kolegėt e kėtij koalicioni tė djathtė.


    Z. Meksi, pėr njė periudhe katėrvjeēare keni vėzhguar qeverisjen aktuale dhe nuk keni qenė aktivė. Pra, nė njė farė mėnyre, gjatė kėsaj periudhe ju keni heshtur. Pse pikėrisht tani e thyeni heshtjen?



    Unė kam heshtur sipas atij rregulli, qė njerėzit nuk kanė dėshirė tė flasin jashtė shtėpie pėr defektet brenda shtėpisė. Unė kam folur pėr vite me radhė pėr nevojėn pėr demokratizim, kam kritikuar nė mėnyrė mjaft tė qartė qė nuk ka demokraci, kam thėnė qė po shkėrmoqet kjo demokraci.

    Nuk dėgjuan. Njė rastėsi i solli nė pushtet kur nuk i morėn votat e shumicės sė elektoratit. Morėn mė pak se gjysma. Bėnė akrobacira qė erdhėn nė pushtet. Dal pikėrisht tani, sepse jam i bindur se nuk e marrin pushtetin sėrish dhe nuk dua qė ata, tė cilėt nuk votojnė pėr PD-nė, pėr faj tė PD-sė, vota e tyre tė humbė, por t'i marrė njė forcė tjetėr, qė ėshtė e djathtė, qė ėshtė pikėrisht Poli i Lirisė.

    Kjo forcė ėshtė krijuar pėr tė grumbulluar tė gjithė ata qė nuk janė nė njė mendje, me ata qė janė nė krye tė PD-sė, dhe me idenė tjetėr qė kėto vota tė mund tė pėrdoren nė tė mire tė demokracisė dhe tė rindėrtimit tė njė partie realisht demokratike. Sepse PD nuk quhen ata qė janė nė godinėn e PD-sė, ata janė qiraxhinj dhe brenda vijės sė verdhė nuk legalizohet nga qiraxhiu i godinės.


    Nė fakt, z. Meksi, ju keni kėrkuar prej vitesh demokratizimin e partisė, ndryshimin e statutit tė saj. Ju jeni edhe anėtar i Kėshillit Kombėtar tė PD-sė. Por, tani jeni me LZHK-nė. U dorėzuat nė fund?


    Nuk jam dorėzuar, por luftoj me tė vetmen mėnyrė qė mund tė luftohet.


    Qė ėshtė?


    Tė dalėsh nė publik, pėr tė marrė votat e atyre qė janė nė njė mendje me mua dhe mė kolegėt e mi dhe mė tė gjithė ata qė janė pjesė e Polit tė Lirisė.


    Ju sot paraqitėt njė platformė. Folėt pėr dėmshpėrblimin e ish-tė pėrndjekurve, kompensimin e ish-pronarėve, respektimin e ligjit, tė gjithė kėto tipare, nė fakt, pėrbėjnė tė djathtėn. Keni folur gjithashtu pėr luftėn kundėr korrupsionit, tezė me tė cilėn PD-ja zhvilloi fushatėn katėr vite mė parė, apo edhe pėr pavarėsinė e institucioneve tė pavarura. Tė gjithė kėto sa thashė, z. Meksi, nuk janė realizuar kėto katėr vite?



    Unė kam thėnė qė janė zvarritur. Pra, nuk janė realizuar. Dhe nuk po shohim qė tė thuhet se si do tė realizohen praktikisht dhe pėrmasat e detyrimit qė ka shteti, veēanėrisht pėr ish-tė pėrndjekurit dhe ish-pronarėt.

    Dimė qė ligji pėr drejtėsinė nuk ėshtė bėrė, qė janė bėrė ndryshime absurde nė Kushtetutė brenda 24 orėsh, ku nė ēdo vend tė botės nuk bėhen nė kėtė mėnyrė, e shumė gjėra tė tjera qė tregojnė se metodat nuk janė as transparente dhe as demokratike. Pėr kėtė arsye unė nuk mund tė jem dakord, dhe pėr tė dalė tek ajo qė thatė ju nė fillim, heshtja ka qenė njė formė pėr tė treguar se nuk kam qenė dakord.


    Z. Meksi, ku qėndron problemi kryesor i kėsaj qeverisjeje dhe i vetė PD-sė, tek njerėzit, mėnyra e drejtimit...? Ju keni bėrė njė analizė, besoj, tė kėsaj qeverisjeje nė kėto katėr vite.


    Tek tė gjitha bashkė.


    Ēfarė duhet tė ndryshojė nė PD?


    Tė kthehet nė njė parti tė demokratizuar. Kjo do tė thotė qė, njerėzit tė cilėt janė aty, janė njė minimum qė u takojnė pėrgjegjėsitė nė PD, nisur nga postet qė kanė pasur. Ndėrsa tė tjerėt duhet tė zgjidhen dhe jo tė katapultohen, aq mė tepėr tė importohen. Duhet tė ketė meritokraci.


    Nė fakt, e keni prekur edhe gjatė fjalės suaj sot, qė pėrfshirja juaj nė politikė bėhet pėr tė krijuar njė parti evropiane, shtėpi e tė gjithė demokratėve dhe antikomunistėve, jo vetėm tė njė klani dhe rrethit tė tyre miqėsor dhe klientelist, tė bashkuar "pa dallim ideje". Kė keni parasysh? A ka ardhur koha qė tė flitet me emra konkretė?


    Do tė shprehem herė tjetėr, kur t'i kem tė qarta se si i kanė vendet e tjera kėto norma dhe do t'i publikoj.


    Duket se kemi pasur me shumė ndryshime njerėzish sesa realizime premtimesh, kėto katėr vite. A ėshtė humbur kohė, sipas kėndvėshtrimit tuaj, me pazare karrigesh, gjatė kėsaj periudhe?



    Ministrat ndryshojnė nė gjithė botėn, por programi realizohet. Kur me ndryshimin e ministrave ndryshon programi, atėherė ėshtė humbje kohe.


    Pra, ju mendoni se e djathta jo vetėm qė nuk ka pėrmbushur programin, por edhe ka devijuar nga pėrmbajtja e saj, kėto katėr vite?



    Tani do tė filloj tė shoh kėto gjėra qė ju thoni, pėr tė qenė mė aktiv nė tė ardhmen.
    Nė fakt ju keni bėrė njė platformė, ēka tregon se keni qenė tepėr i vėmendshėm....
    Unė kam thėnė gjėra qė dihen dhe mėnyrėn e zbatimit tė tyre tek ne. Nuk kam thėnė atė qė thonė ata, por kam thėnė atė qė thotė e gjithė bota Perėndimore, e qytetėruar dhe jokomuniste.


    A duhet tė fitojė sėrish PD-ja, z. Meksi, me kėtė mėnyrė qeverisjeje katėrvjeēare?


    Ketė pyetje duhet t'ia drejtoni elektoratit dhe jo mua, meqenėse jemi nė fushatė.


    Duke mbetur tek fushata, pse pikėrisht me LZHK-nė?


    Poli i Lirisė ėshtė si njė alternativė e qendrės sė djathtė. Njerėzit qė bėjnė pjesė nė tė, kanė treguar se duan tė luftojnė pėr tė djathtėn e qendrės. Pra, pėr realizimin e atyre detyrave qė janė tė sė djathtės.

    Pra, vendosja rendit, mbrojtja familjes, realizimi i ēėshtjes sė tė pėrndjekurve, pronarėve, qė deri mė tani po zvarriten, ekonomia e tregut, largimi i klientelizmit, i monopoleve, i evazionit fiskal, qė nuk shohim qė tė bėhen.


    Keni qenė prej 10 vitesh deputet dhe prej pesė vitesh Kryeministėr. Tani, pas 12 vitesh, do tė ktheheni sėrish nė Kuvend, sepse ėshtė thėnė qė ju jeni i pari nė listėn e deputetėve tė LZHK-sė nė Tiranė?



    Unė do tė jem nė Kuvend, nėse populli do tė na japė votat. Kjo ishte arsyeja se pse ne dolėm sot, pėr t'u bėrė thirrje shqiptarėve, qė ndryshimi jemi ne. Votoni pėr ne!


    Para katėr vitesh, nė PD u propaganduan sė tepėrmi hapja e dyerve dhe thithja e sa mė shumė tė rinjve. Nė fakt, disa prej tyre, asaj qė u quajt KOP, janė sot nė qeverisje. A ndryshoi PD-ja me kėtė prurje tė re?


    Pėr PD-nė, solli plus votat e aq vetave sa ishte prurja.


    Ju folėt sot pėr alternativė tė djathtė. Por nėse PD-ja do tė kėrkonte koalicion me ju, cili do tė ishte qėndrimi juaj?


    Jemi shpejt pėr tė folur pėr ēėshtje tė tilla. Jemi ende nė hapin e parė.


    Ēfarė do tė bėni nesėr, pasnesėr e ditėt nė vijim...? Ku do tė pėrqendroheni?



    Do angazhohemi tė sistemojmė programin dhe sigurisht do tė shfrytėzojmė mediat vizive dhe tė shkruara, pėr tė sqaruar njerėzit pėr idetė tona, pėr programin tonė dhe, sigurisht, kėto parti tė veēanta dhe ne bashkėrisht, do tė kemi kontakte me njerėzit.


    Kanė mbetur 2 muaj. A ėshtė kohė e mjaftueshme pėr tė kėrkuar votat e qytetarėve?


    Dy muaj nuk janė shumė, por nuk janė as pak. Nuk kanė filluar fushatėn ende partitė e mėdha.


    Nė fakt, PD-ja ka hyrė nė fushatė. Po shohim prerje shiritash, inaugurime rrugėsh, premtime pėr njė mandat tjetėr. Madje, thonė se kanė bėrė shumė kėto katėr vite. Si ju duken kėto deklarata?



    Unė do bėja mė shumė, them unė, sa herė qė do tė ballafaqohesha. Dua tė sqaroj se, ne do tė flasim me shifra konkrete, pėr gjithēka qė lexuat nė program.

    Kjo ėshtė edhe arsyeja qė po ecim mė avash nė kėto momente tė para. Nė tė ardhmen ne do tė flasim konkretisht se si duhet tė realizohen dhe pse duhet tė bėhen pikėrisht me atė mėnyrė, qė kemi thėnė pėrmes programit.


    Flasim pak pėr opozitėn. Si ju duket politika e re qė po lanēohet sė tepėrmi nga Kryetari i opozitės, Edi Rama?

    Kur ta shkruajė, do ta lexoj, pėr tė kuptuar sė pėrse e ka fjalėn.


    Shoh qė ju bie shumė celulari. A keni pasur telefonata nga kolegė tuajt nė PD, qė mbani ende lidhje, deputetė apo edhe mė lart pėr kėtė angazhim tuajin?



    Nuk besoj tė kenė marrė nė telefon, por edhe nėse ka ndodhur e kundėrta, celulari im ka qenė me defekt dhe nuk jam nė gjendje ta kontrolloj.


    ************************************************** *

    Njė ditė mė parė, Aleksandėr Meksi, ish-kryeministri i qeverisė demokratike nė vitet 92-96, konfirmoi publikisht se do tė jetė pjesė e koalicionit Poli i Lirisė dhe do tė dalė nė zgjedhje si kandidat i LZHK-sė.
    Nė njė konferencė pėr shtyp, Meksi ka deklaruar se do t'i rikthehet jetės politike pėr njė Shqipėri Europiane dhe ėshtė angazhuar se do tė punojė pėr reforma konkrete qė do tė shpien vendin pėrpara.
    Ai shtoi se ėshtė pėrqendruar puna tek reformat konkrete qė LZHK do tė ndėrmarrė nė vetvete, duke synuar qė pas zgjedhjeve LZHK tė jetė njė parti e reformuar.

    "Dua tė rikrijoj ėndrrėn e dhjetorit. Qėllimi ynė ėshtė tė vendosim tė drejtėn dhe tė mos veprojmė nė bazė tė klientelizmit dhe nepotizmit", tha ai.
    Faktin e pozicionimit tė Meksin te Poli i Lirisė e bėri me dije dy ditė mė parė kryetari i njėrės prej forcave kryesore tė kėtij grupimi, Partisė Demokristiane, Nard Ndoka, gjatė njė takimi elektoral nė qytetin e Elbasanit, ku dhe ka prezantuar 14 kandidatėt e tij pėr deputetė nė kėtė qark. Ndoka ka bėrė tė ditur gjatė fjalės sė tij se Kryeministri i parė i djathtė i pluralizmit nė Shqipėri do tė do tė drejtojė grupimin politik Poli i Lirisė, si dhe do tė jetė pika e referimit e tė gjithė fushatės elektorale qė do tė zhvillojė ky grupim nė ditėt e ardhshme, nė kuadėr tė zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit.

    NEVILA PERNDOI

    Shekulli online
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Poli i lirise doli kunder polit te gerdecit udb e asfalise si edhe per trashegimine e djathte aq shume te perdhosur nga krye i"djathti" Berisha

  5. #5
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Aleksandėr Meksi: PD nuk i fiton zgjedhjet

    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    [I]Ish-Kryeministri i Shqipėrisė, Aleksandėr Meksi, flet pėr arsyet e kthimit tė tij nė politikė, si ka qeverisur PD-ja dhe pse tė djathtėt duhet tė votojnė pėr Polin e Lirisė.
    Meksi: PD-ja nuk realizoi premtimet
    "Nuk dua qė ata, tė cilėt s'votojnė pėr PD-nė, pėr faj tė PD-sė, vota e tyre tė humbė".
    Meksi tha se prurja nė PD nuk solli asgjė tė re. Nė PD, sipas tij, duhet tė zbatohet parimi i zgjedhjes, dhe jo importimit........................................ .................................................. ................................

    Sa per titullin e temes, do thoja, se nuk e dime, qe PD nuk i fiton zgjedhjet, por NUK DUHET T'I FITOJE ZGJEDHJET!

    Se pari, sepse klika qeverisese eshte thjeshte nje klan njerezish te lidhur vetem nga dashuria e madhe per te sunduar dhe per te fitur dhe nuk perfaqeson mė PD-ne. Ajo flet ne emer te PD-se dhe vetequhet qeveria e saj, por realisht kjo behet vetem per t'u legjitimuar si e tille. Realisht, mė tė fyerit, mė te tallurit dhe mė te neperkemburit jane demokratet. Kam parasysh ketu qe nga themeluesit dhe deri te tė gjithe me pas, qe erdhen e kontribuan ne emer te ndjenjave te lirise dhe demokracise se vertete. Qė ne fillimet e saj te brishta, tulla e pare ne themelet e demokracise u vu me hile dhe deri me sot, kush ka guxuar te thoje te verteten eshte goditur e persekutuar. Gjate gjithe kesaj periudhe 18 vjeēare ia pane hajrin nje demokracie te tille, vetem servilat, ata te oborrit te lidhur me Berishen, ata te lindurit per te qene vemje e sherbetore primitiv.
    Se dyti, PD eshte nje grumbull amorf, ku nuk ka statut, nuk ka regjister antaresh dhe asnje lloje organizimi dhe komunikimi te hapur me antaret e jo mė me publikun. Statuti i fundit, eshte ai i kongresit te fundit, qe ēfar thuhet ne faqet e para kundershtohet me pas. Eshte statuti, qe ne krye te faqeve shkruhet akoma "projekt" dhe ka qedrim te hapur antidemokratik.
    Se treti, ata qe ne opozite punonin me "baronet e krimit", "mamamuthet e korrupsionit", siē i quante Berisha, dhe ndanin parate me ta, sot jane DEMOKRATET me te medhenj dhe ata te korruptuarit jane bere miqte dhe konsulentet e tyre me te mire.
    Se katerti, ku jane duart e pastra e ēmontimi i korrupsionit, profesionalizmi dhe integriteti moral. Njerez anonimė, skutha, apatike dhe tmerresisht te paafte kane uzurpuar edhe pushtetin edhe partine. Nje parti shtet komplet tjeter, nje krijese e turpshme, qe te keqen e beri 2 fish (vete dhe miqte e tyre, qe quheshin te korruptuar deri dje).
    Se pesti, e kane braktisur antaresine, nuk takohem me me te, por vetem skutave dhe pellenjeve me sojin e tyre. Me femijet e shkollave, mesuesit dhe punonjesit e tjere te shtetit.
    Mund tė numeroj pika pafund, duke permendur qe nga fushata e tanishme, duke marre kartolinen me kemba ure e male te blerta me vete, makuterine e pafre dhe kaosin, paperdjegjshmerine dhe paligjshmerine institucionale qe sundon sot kudo. Eshte emergjente qe PD, duhet te analizoje kete situate absurde: Zyrat e partise te mbyllura qe nga qendra deri ne baze, ku njerezit e tyre u turren drejt ndonje kocke te pushtetit.
    Ne keto kushte, hidhen e ulerijne disa njerez qe vazhdojne e perfitojne dhe hiqen si demokrate te medhenj, teksa na akuzojne se jemi kunder. Realisht, asnje gje nuk u dhimbset ketyre njerezve, sepse edhe neser e gjejne mundesine te jene prap nė pushtet, gjithnje me fituesin.
    Flas qe nga kjo tribune, sepse mundesite e tjera kane qene te mbyllura Une e kam bere detyren ne vijimesi, por s'jam degjuar sepse nuk kane nevoje per te verteten.
    Nese keni nevoje per me konkretisht, beni pyetje dhe tu them te pakten per Qarkun e Elbasanit, me fakte e prova, me emra konkrete. Se si u deformua misioni dhe premtimet e 2005 dhe se si u kap me dashje pushteti.

  6. #6
    i/e larguar Maska e baby_bł
    Anėtarėsuar
    19-10-2007
    Vendndodhja
    A la isla bonita
    Postime
    278
    Ky eshte ai miu qe ka qene kryetar parlamenti ne '97 ? lol

    Ca ben robi per pushtet, te thuash tiiiiiiiiiiiii u kane ardh mend ketyre, e tani do bejne shtet. Ne parim jane te drejte ca thote Meksi por per fushate ca nuk thuhet. NE kete pol te ri ishin ata qe Berisha zhgenjeu per postet ministrore, meksi po donte te futej prap ne sferen politike se po i jete sheshuar llogarija bankare.

    Liderit te PD (ne 18 vjen vetem nje kryetar hehe ) mire ti behet , te ndjerit, me falni, nderuarit sal birisha

    Po mire me vlla, do dali ndonje parti me surrate te rinj nga ky i mjer popull ????

  7. #7
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anėtarėsuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Flet Meksi qe ishte i pari qe themeloi firmat e ndertimit ,pallatet e para ishin te Meksit .
    I shkathet djali kur ishte ne insitutin e Historis ,gjith diten rrinte tu lujt domino ,nejse si e ka grun dini gjo ,se e pas te majr......
    A don, e s'din, a din e s'don !

  8. #8
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Me kujtohet nje barcalete qe qarkullonte ne kohen qe A.Meksi ish kryeminister.
    Vjen per vizite ne shqiperi kryeministri italian dhe ne nje bisede te lire qe kishin kryeministrat pyet Meksi kryeministrin Italian:
    -Si ke arritur te behesh i pasur?????
    -Po ja -thote kryeministri Italian-bera nje tender per nje segment te autostrades dhe nga 10 m qe duhej te ishte e gjere e bera 9,5 metra
    Po ti - pyet italiani Meksin
    -edhe une te njejten gje- thote Meksi- me te vetmin ndryshim se une nuk e bera fare rrugen
    Dmth edhe keta ketej jashte shqiperise vjedhin por keta tanet te rruajne fare..................

  9. #9
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Fiton PD-ja edhe nje mandat.
    Life's too short to remove USB safely.

  10. #10
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Po si e ka lejuar Sala korrupsionin jo jo nuk na e mbush dot mendjen

    Nuk jane bere keto pazare ne kohe te tij se hehe ua kepuste koken ai , siē edhe ua keput sot psh Bashes, Mediut filatin e fistekut
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i shkurtėr i LDK-sė, 1989-2004
    Nga Arb nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  4. Berisha: Shqipėria nė BE qysh nė 2010-ėn
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 05-06-2005, 02:17
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •