Ky eshte nje kusheri i nenes, e njoh dhe e kam takuar disa here, Atdhtar i VERTET..
Prespari që 40 vite dha kontribut për Kosovën
Mërgimtari prespar, Bari Meqollari, tani plot 40 vjet në mërgim në SHBA, pa u ndalur kurrë për të punuar për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve
Mehmet Latifi/INA
Për të liruar atdheun-Kosovën nga sllavët, na duhej shumë sakrificë dhe miq me ndikim siç ishin shumë kongresmenë amerikan. Natyrisht, duheshin edhe shumë mjete materiale, që më vonë do ti grumbullojmë nga shqiptarët në SHBA. Isha sekretar i Shoqatës për grumbullimin e mjeteve për Kosovën. Isha pjesë e organizimit të pregatitjes dhe dërgimit të bataljonit “Atllantiku”. Jam pjesë e shumë aktiviteteve dhe ngjarjeve që mund ti quajmë pjesë e historisë Kosovës. Kjo më gëzon, më nderon dhe më bënë krenar- ishin fjalët e mërgimtarit nga Prespa, Bari Meqollari, (Bari Memedi), gjatë takimit në Prespë, duke shkëputur disa caste të qëndrimit të tij në vendlindje.
Nga biseda me Bari Meqollarin, biseduam për shumë tema që preokupojnë shqiptarët kudo që janë, duke filluar nga situata dhe gjendja e shqiptarëve në Maqedoni, e deri tek veprimtaria e shoqatave shqiptare në SHBA, pa harruar asnjë cast Kosovën, të cilës një kohë të gjatë Bari Meqollari, i është përkushtuar me tërë qenjen e vet.
“Shqiptarët në Maqedoni, edhe sot janë në një pozitë të palakmueshme. Ne duam të jemi të barabartë me të gjithë të tjerët e asgjë më tepër, por kjo akoma nuk është arritur, e kur do të arrihet vështirë të parashihet”-tha Bari Meqollari, duke potencuar edhe aspektin e liberalizimit të regjimit të vizave, sjelljen më liberale dhe më të “kulturuar” të policisë e shërbimeve doganore etj.
Në vazhdim, Bari Meqollari, duke folur për qëndruimin e tij në Maqedoni e Kosovë, theksoi: “Me Prespën më lidhë vendlindja, familjarët, çmallja me gjithçka prespare shqiptare, por më lidhë edhe “Muri i vdekjes”, aty ku janë pushkatuar mbi 40 shqiptar, që kanë kërkuar bashkimin e trojeve shqiptare, ndër të cilët edhe familjar të mij, ndërsa nuk është shënuar me asnjë shenjë dhe shënim kjo masakër. Gjaku dhë zëri i tyre më thërret vazhdimisht”-tha bariu dhe vazhdoi: “Është traditë e jona dhe unë respektoj traditën, sepse kjo na e ruan identitetin tonë”.
Tani 40 vjet qëndroj në emigracion në SHBA, pa u ndarë shpirtërisht nga trungu shqiptar. “Kemi punuar natë e ditë, për të ndihmuar Kosovën, në rrugën e sajë drejt çlirimit nga sllavët. Kemi angazhuar shumë miq tanë, kongresmëne e autoritete tjera amerikane për këtë çështje. Duke filluar që nga Nazar Memedi, e deri tek i fundit, kemi dhënë kontributin tonë për çlirimin e Kosovës, por nuk jemi kursyer edhe për shqiptarët në Maqedoni, atëhere kur ishte nevoja. Asokohe isha sekretar i Shoqatës për grumbullimin e mjeteve materiale. Kam qënë pjesë e organizimit, pregatitjes dhe dërgimit të bataljonit të mirënjohur “Atlantiku” në Kosovë. Të gjitha këto, nuk i kam bërë dhe nuk i kemi bërë për dekorata e medalje, por nga ndjenja e brumosjes kombëtare e patriotike”-u shpreh Bari Memedi-Meqollari.
“Është ndjenjë e papërshkruar për mua, kur takova familjen Jashari në Kosovë, por edhe presidentin Sejdiu. Më bëri përshtypje. Unë dhe të gjithë ne, u qofshim falë familjes së legjendës Adem Jashari”-përfundoi Bari Memedi-Meqollari, mërgimtari që 40 vjet jetëon, punon në SHBA, por vepron pa pushuar për çështjen shqiptare, amanet që ua kanë lënë të parët, se trojet shqiptare duhet bashkuar.
http://www.ina-online.net/default.as...1fdd95573&ln=3
Krijoni Kontakt