-
Shqiptaret nuk jane tragjiket e Europes (Interviste e Koco Danaj dhene AMCpress)
AMC Press: Javė mė parė ėshtė hartuar nga ju Platforma e Shqipėrisė Natyrale. Cilat janė reagimet ndėrkombėtare dhe kombėtare deri tani lidhur me kėtė Platformė?
Koēo Danaj: Ka mė shumė reagime publike nga shqiptarėt qė janė njohur me Platformėn. Pas publikimit tė saj nė disa organe shtypi, pas disa intervistave dhėnė shtypit tė Prishtinės, Tiranės, Tetovės etj, mund t“ju them se opinioni publik shqiptar e ka pritur shumė mirė. E ka pritur si njė gjė tė nevojshme, tė domosdoshme dhe nė kohė. Pra ajo qė dua tė nėnvizoj pėr lexuesin tuaj ėshtė se nuk pati habi tek shqiptarėt pėr kėtė Platformė tė Shqipėrisė Natyrale.
AMC Press: Ku bazohet Platforma e Shqipėrisė Natyrale?
Koēo Danaj: Mė duhet tė flas shumė por po i pėrmbledh mendimet pėr t“ju pėrgjigjur pyetjes suaj.
- Platforma e Shqipėrisė Natyrale bazohet nė trashėgiminė pozitive tė shqiptarėve qysh nga epoka e Skėnderbeut dhe pėrvoja e Lidhjes sė Prizrenit. Kuvendi i Lezhės dhe Lidhja e Prizrenit konsiderohen dhe mbeten dy kulme tė pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr t“u bashkuar.
- Platforma bazohet nė Kuvendin e Vlorės i cili shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė Natyrale dhe jo tė Shqipėrisė qė ėshtė sot. Shqipėria e sotme prej 28748 km katrorė, ėshtė produkt i Konferencės sė Londrės 1913. Po bėhem mė konkret: Kuvendi i Vlorės dhe Qeveria e Pėrkohshme qė doli prej tij nga pėrbėrja e tyre pėrfaqėsonin thuajse tė gjitha viset shqiptare, duke pėrfshirė edhe ato qė ishin pushtuar nga ushtritė e vendeve ballkanike, gjė qė i dha kėtij kuvendi karakterin e njė Asambleje mbarėshqiptare. Me 4 dhjetor te vitit 1912, kur u zgjodh Qeveria e Pėrkohshme, si dhe nė 2 - 3 ditėt e mė pasme, midis 63 delegateve, 16 ishin nga Kosova, nga kryeqendra e saj Shkupi dhe nga qytetet e tjera, ndėrsa 7 ishin nga Ēamėria. Po kėshtu nė Qeverinė e Vlorės, pėrveē Isa Boletinit, i cili, ndonėse nuk kishte ndonjė post shtetėror, ishte njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Ismail Qemalit, bėnin pjesė edhe personalitete tė tjera nga Kosova e viset e tjera shqiptare tė pushtuara, si Vehbi Dibra (Agolli) nė cilėsinė e kryetarit tė Pleqėsisė, Mehmet pashė Derralla, ministėr i Mbrojtjes dhe Hasan Prishtina qė u caktua mė pas ministėr i Bujqėsisė. Ndėrsa nė Pleqėsinė e Kuvendit tė Shqipėrisė, pėrveē Vehbi Agollit, u zgjodhėn nga Kosova e trevat lindore shqiptare edhe 3 anėtarė tė tjerė, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga. Nė deklaratat qė u bėri Fuqive tė Mėdha qysh me 28 dhe 29 nėntor tė vitit 1912, Ismail Qemali jo pa qėllim e vuri theksin nė kėtė realitet, duke deklaruar se Shpallja e Pavarėsisė dhe formimi i Qeverise sė Pėrkohshme ishin vepėr e Asamblesė Kombėtare, ku morėn pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha viseve tė Shqipėrisė, pa dallim feje e krahine.
Harta: Copėtimi i etnikumit shqiptar nė 5 shtete
- Platforma bazohet nė Dokumentet e Konferencės sė Bujanit tė 31 dhjetor 1943 qė shpalli bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė botėrore.
Ja pikat kryesore tė kėsaj Konference historike:
1. Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit janė tė banuar kryesisht me shqiptarė.
2. Shqiptarėt e Kosovės dhe tė Rrafshit tė Dukagjinit, si gjithmonė, dėshirojnė bashkimin me Shqipėrinė.
3. Rruga mė e mirė pėr shqiptarėt qė tė bashkohen me Shqipėrinė ėshtė lufta e pėrbashkėt me popujt tjerė tė Jugosllavisė.
4. Populli shqiptar i Kosovės do tė ketė mundėsi tė caktojė fatin e vetė si rezultat i luftės kundėr pushtuesit.
5. Pėrcaktimi i fatit tė vetė pėrfshin edhe tė drejtėn e vetėvendosjes deri nė shkėputje.
6. Kjo e drejtė garantohet nga LNĒ e Jugosllavisė, Shqipėrisė dhe nga aleatėt e mėdhenj antifashist, ashtu siē ėshtė premtuar nga Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskės dhe Teheranit.
- Platforma bazohet nė betimin e luftėtarėve tė UĒK-sė nė Kosovė, nė trojet e tyre nė IRJM, Luginė e Preshevės. Ky betim, bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron thelbin e luftės sė tyre. Pėr ata qė e kanė harruar, po rikujtoj se nė tekstin e betimit tė luftėtarit tė UĒK-sė thuhej se: Unė, ushtari i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, betohem se do tė luftoj pėr ēlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre.
- Platforma bazohet nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, e cila bashkimin e Shqiptarėve e konsideron si njė aspiratė tė ligjshme dhe shekullore. Nė Preambulėn e saj thuhet se: Ne, Populli i Shqipėrisė... me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar... Sanksionimi nė Kushtetutėn e Shqipėrisė i tė drejtės pėr bashkim kombėtar, miratimi i kėsaj tė drejte me Referendum Popullor, pranimi i saj edhe nga ekspertėt ndėrkombėtarė tė Komisionit tė Venecies dhe sė fundi nga ekspertėt e NATOs, pėrbėn themelin mbi tė cilin mund dhe ka nevojė tė ndėrtohet arkitektura e pėrfundimit tė misionit tė pambaruar tė shqiptarėve.
AMC Press: Jemi vonuar apo jemi ende nė kohė pėr ta bėrė Shqipėrinė Natyrale kur dihet se shumė procese politike na kanė imponuar zgjidhje parciale, pėr tė mos thėnė tė dhunshme?
Koēo Danaj: Nuk ėshtė koha pėr tė bėrė autokritikė, as pėr tė kėrkuar falje, as pėr tė gjetur pėrgjegjėsit. Mė vonė, pasi tė bėjmė Shqipėrinė Natyrale. Ėshtė koha tė kapim thelbin e realitetit politik nė tė cilėn ndodhemi. Ėshtė koha tė kapim thelbin e gjeopolitikės rajonale ku ndodhemi si komb dhe si shtet.
· Cila ėshtė kjo gjeopolitik?
Proceset rajonale e kanė vendosur kombin shqiptar nė qendėr tė stabilitetit rajonal, tė paqes dhe tė sigurisė.
· Po si mund ta luajnė shqiptarėt kėtė rol?
· Me dy shtete e gjysmė shqiptare dhe disa pakica nė shtete tė tjera, por tė shpėrndarė nė 5 shtete?
Jo.
I pėrmbahem tezės se me kėtė realitet, nuk do tė ketė qetėsi nė rajon. Qetėsia nė rajon fillon me krijimin e Shqipėrisė Natyrale.
· Pse e them kėtė?
Sepse p.sh nė Kosovė, dikush apo disa kėrkojnė jo njė shtet tė ri por kėrkojnė absurdin, njė komb tė ri. Dhe kjo do krijojė vatra tensioni. Nė IRJM , disa shqiptarė apo politikanė shqiptarė kėrkojnė mė shumė tė bėhen rojtarė tė IRJM se sa tė bashkohen me Shqipėrinė. Nė Tiranė, disa tė tjerė, bėjnė fushatė dhe nuk pėrmendin as edhe njėherė kombin shqiptar, realitetin e tij, qė nuk ėshtė aspak demokratik, pa le mė tė jetė shpresėdhėnės. Atėherė, nė emėr tė tė drejtave tė njeriut, nė emėr tė asaj qė tė gjithė e konsiderojnė vetėvendosje, duhet lėnė shqiptarėt tė vetėvendosin pėr fatin e tyre. Pėr mė tepėr sot kur Fuqitė e mėdha po riparojnė gabimet e sė kaluarės.
AMC Press: Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės mbi Pakon e Ahtissarit dhe jo mbi parimin e vetėvendosjes sė popujve, e ndihmon apo e pengon krijimin e Shqipėrisė Natyrale?
Koēo Danaj: Kur u publikua Plani Ahtisari, jam shprehur se ai ėshtė njė kompromis i detyrueshėm, i padėshirueshėm dhe pėrkohėsisht i pranueshėm.
· Pse?
Sepse realizoi vetėm njė gjė, shkėputjen juridike nga Serbia. Por jo tė tjerat. Tė tjerat tashmė ju takojnė shqiptareve. Plani Ahtisari, ėshtė fillimi, por jo fundi. Ai ėshtė fundi pėr individė me mentalitet ottoman qė mendojnė si tė jenė tė parėt e bajrakut apo krahinės sė tyre. Por jo pėr shqiptarėt progresistė. Pra, nė kuptimin figurativė, Plani Ahtisari i hap rrugė Shqipėrisė Natyrale. Ajo qė nuk funksionon duhet riparė. Plani Ahtisari nuk funksionon, ai qysh tani po rishihet. D.m.th, Shqipėrinė Natyrale, nuk e pengon Plani Ahtisari, por paaftėsia, pamundėsia, papėrgjegjshmėria, pafuqia, e disa politikanėve shqiptarė qė mė shumė preferojnė sė si tė jenė komod ata dhe grupi i tyre se sa kombi shqiptar.
AMC Press: Shqipėria ka shumė armiq, por armiqtė kryesor tė saj janė vetė shqiptarėt ka thėnė Faik Konica i madh. Vazhdon tė jetė ende kėshtu ... apo e kemi kaluar kėtė fazė?
Koēo Danaj: Po kjo nuk vlen vetėm pėr shqiptarėt, vlen pėr tė gjithė kombet, nuk ka pse tė jemi inferiorė. Nė momente tė caktuara, njė pjesė e jonė e ka mė tė theksuar atė ēka thatė ju nė formėn e njė sentence tė Konicės. Pra po pėrpiqem qė gotėn ta shikoj gjysmė plot dhe jo gjysmė bosh. Nė kemi nevojė pėr optimizėm, kemi nevojė t“u mbushim mendjen tė gjithėve pėr aftėsitė tona kombėtare dhe shtetformuese. Atėherė, ja njė prej kėtyre cilėsive tė politikaneve tė kombit shqiptar. Pėrgjatė afėr njė shekulli, shqiptarėt festojnė si Ditė tė Pavarėsisė sė tyre, 28 Nėntorin e vitit 1912. Ndėrkaq, kufijtė administrativė u pėrcaktuan mė vonė nė Konferencėn e Londrės, nė korrik 1913, e cila me vendimet e saj, e ndau nė pesė pjesė.
· Edhe Ahmet Zogu,
· edhe Enver Hoxha,
· edhe Fadil Hoxha,
· edhe Shaban Polluzha,
· edhe Bedri Pejani,
· edhe Ali Ahmeti,
· edhe Menduh Thaci,
· edhe Ibrahim Rugova,
· edhe Fatmir Sejdiu,
· edhe Mustafa Kruja,
· edhe Mehdi Frashėri,
· edhe Sali Berisha,
· edhe Fatos Nano,
· edhe Hashim Thaēi,
· edhe Alfred Moisiu
· edhe Ramush Haradinaj,
· edhe Agim Ceku etj.,
nuk e kanė njohur Konferencėn e Londrės 1913. Ata kanė njohur vetėm 28 Nėntorin 1912. Bashkėsia ndėrkombėtare nuk e njohu 29 nėntorin 1912 dhe kufijtė e Shqipėrisė i caktoi nė 29 korrik 1913, shqiptarėt nuk e njohėn Konferencėn e Londrės 1913, por pranojnė vetėm Shqipėrinė Natyrale. Por nuk kanė folur. Tani ėshtė koha pėr tė folur, pėr tė argumentuar dhe pėr tė vepruar. Pra ja njė tipar pozitiv i klasės politike shqiptare pėrgjatė njė shekulli. Le tė kapemi pas tij, dhe tėe tjerave nė funksion tė realizimit tė Shqipėrisė Natyrale.
AMC Press: A vazhdojnė tė jenė shqiptarėt ende tragjikėt e Evropės, apo ka ndryshuar kjo tani nė rrethana tė reja?
Koēo Danaj: Jo shqiptarėt tashmė nuk janė tragjikėt e Evropės. Pas kryengritjes sė UĒK-sė nė Kosovė, IRJM, Luginė tė Preshevės dhe pėrkrahjes sė gjithanshme amerikane, na duhet tė pohojmė se ata tashmė janė ftuar nė gjeopolitikėn rajonale tė jenė partnerė tė Bashkimit Evropian dhe nė disa raste si faktori kryesor pėr stabilitetin dhe progresin rajonal. Tashmė, fjala tragjike nuk shkon, tashmė mund tė ndodhė qė disa politikanė shqiptarė tė konsiderohen si xhonturq tė Evropės, por assesi tragjikė.
AMC Press: Si do tė realizohet Shqipėria Natyrale?
Koēo Danaj: Keni tė drejtė, po sqaroj se:
Mjetet e realizimit tė Shqipėrisė Natyrale janė:
· dialogu dhe
· debati demokratik.
- Shqiptarėt pėrgjatė njė shekulli kanė derdhur aq shumė gjak sa mund tė bėjnė disa Shqipėri. Prandaj nuk ka mė nevoje pėr gjak. Platforma mbėshtetet nė sentencėn: Dialog me kėdo, Dialog pėr gjithēka, pa vendosur fillimisht pėr ndonjė gjė. Sot kur forca e sė drejtės ka marrė pėrparėsi mbi tė drejtėn e forcės, sot ėshtė momenti qė shqiptarėt duhet tė kėrkojnė tė drejtat e tyre kombėtare. Pėr kėtė arsye nė Platformė i jepet pėrparėsi debatit, dialogut, respektimit tė thelbit tė demokracisė qė ėshtė vetėvendosja e popujve dhe veēanėrisht nevoja e referendumit popullor. Askush nga fqinjėt nuk duhet tė trembet nga Shqipėria Natyrale. Nacionalizmi shqiptar respekton kulturėn dhe traditat e fqinjėve, ky nacionalizėm nuk pėrbuz as injoron kombet dhe pakicat etnike pėrkundrazi i respekton ata. Pėr kėtė arsye madhore dhe tė vetme nacionalizmi i shqiptarėve nuk ėshtė gjė tjetėr veēse nacionalizėm i bukur, i dėshirueshėm, i padebatueshėm, i domosdoshėm pėr stabilitetin rajonal, i detyrueshėm pėr tė ardhmen e fėmijėve, nipėrve dhe mbesave tona. Dhe e fundit, Shqipėria Natyrale ėshtė njė nocion progresist, europerendimor pėrballė reminishencave otomane qė jetojnė akoma tė pranishme nė hapėsirat e kombit shqiptar. Gjendja e sotme e organizimit shtetėror tė shqiptarėve i pėrngjet vilajeteve dhe principatave feudale. Shqipėria Natyrale si nocion i pėrngjet parimeve tė organizimit tė Bashkimit Evropian.
AMC Press: Cili ėshtė mendimi juaj pėr Albin Kurtin dhe lėvizjen e tij politike? Ėshtė Albin Kurti lider i mendimit tė ri politik ndėr shqiptarėt?
Koēo Danaj: Albinin e vlerėsoj shumė dhe i uroj qė nė mėnyrė figurative tė kapėrcejė ylberin dhe tė futet nė politikė aktive. Sot ēėshtja shqiptare ka nevojė jo vetėm pėr aktivistin dhe patriotin idealist Albin Kurti, por mė shumė pėr politikanin shqiptar Albin Kurti. Dhe e dyta: Vetėvendosja ka nevojė sot mė shumė se kurrė qė veē se ėshtė misionare, tė jetė edhe vizionare. Dhe tė jesh vizionar do tė thotė qė Vetėvendosja duhet tė dalė hapur e tė thotė se ata janė pėr Shqipėrinė Natyrale. Shpresoj se Albini do ta bej shumė shpejt njė gjė tė tillė. Sa mė shpejt aq mė mirė pėr kombin shqiptar.
AMC Press: Ditė mė parė edhe Kosova u bė me Parti Socialiste. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė?
Koēo Danaj: Po mė duhet tė them njė gjė; kushdo ka tė drejtė tė zgjedhė tė emėrtojė dhe tė emėrtohet. Unė nuk paragjykoj askėnd, as Thaēin kur u shkėput nga LPK-ja dhe krijoi me shumė anėtarė tė LPK-sė, PDK-nė, as Ahmetin kur u shkėput nga LPK-ja dhe krijoi BDI-nė, dhe as Emrushin qė u shkėput nga LPK-ja dhe krijoi Partinė Socialiste. Tė gjithėve ju kam uruar mbarėsi, kėtė ja uroj edhe Emrushit. Por LPK-ja ekziston dhe do tė ekzistojė deri nė Shqipėrinė Natyrale. LPK-ja thelbin e ka Lėvizje, ėshtė thelbi mė bashkėkohor i shqiptarėve, mė modern, mė progresist. Lėvizja ėshtė e kundėrta e kėnetės. Prandaj edhe unė i uroj mbarėsi LPK-sė deri nė pėrmbushjen e misionit tė saj strategjik qė ėshtė Shqipėria Natyrale.
AMC Press: Cili duhet tė jetė roli i diasporės shqiptare pėr Shqipėrinė Natyrale?
Koēo Danaj: I madh, shumė i madh. Por brenda kėsaj madhėsie do tė veēoja njė element tė cilin dua tė theksoj. Unė i uroj ēdo shqiptari tė diasporės tė pėrvetėsojė kulturėn e vendit ku jeton, tė mos jetojė nė geto. Por tė mbetet shqiptar. Pra unė dėshiroj njė shqiptar qė pėrvetėson kulturėn dhe teknologjinė zvicerane dhe jo njė Zvicran me origjine shqiptare, njė shqiptar qė pėrvetėson teknologjinė gjermane, por jo njė gjerman me origjinė shqiptare. Ja kėtė i uroj mė shumė se ēdo gjė tjetėr.
Intervistoi: Besnik Kryeziu - 20. 06. 2009, AMC Press
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt