-
Myderriz Ismail Efendi Ndroqi (1876-1944)
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
MYDERRIZ ISMAIL EFENDI NDROQI
(1876-1944)
Ismail Efendi Ndroqi ishte myderriz (profesor), hoxhė, pedagog, kadi, myfti, gjuhėtar, atdhetar, kryetar
Kur nė Kongresin e Lushnjės, me 1920, Tirana u shpallė kryeqytet, Myderriz Ismail Efendi Ndroqi, ky biri nanės, ishte Kryetar i Parė i Bashkisė sė Tiranės
Lindi nė vitin 1876, nė Tiranė. Ėshtė djali i Ali Efendi Ndroqit, ėshtė vėllau i Myderriz Ibrahim Ndroqit, babė e bir, tė ndjekur nė kohėn e Turqisė pėr shkak tė atdhedashurisė
Ismail Efendi Ndroqi mėsimet fillestare i ndoqi nė Tiranė, si edhe Ruzhdien, ndėrsa studimet e larta nė Stamboll.
Nė Stamboll shkoi pėr tė studiue teologjinė nė vitin 1893, kur ishte nė moshėn 17 vjeēare dhe aty qėndroi deri sa diplomoi, me 1908.
Gjatė studimeve nė Stamboll, Ismail Efendi Ndroqi, pėrveē vėmendjes nė studimet fetare, ishte edhe njė veprimtar nė Lėvizjen Kombėtare.
Nė Stamboll, nė kryeqytetin e Perandorisė, shoqėrohej me atdhetarėt mė tė mirė tė Shqipnisė, si Ismail Qemali, vėllezėrit Frashėri etj.
Kur u kthye nė Tiranė, me 1908, me diplomė fakulteti, askund punė nuk gjeti! Nė tė vėrtetė, pėr shkak tė veprimtarisė kombėtare e ndjenjave atdhetare, prej qeveritarėve tė kohės, ky intelektual i dorės sė parė, pėr pushtetarė ishte tradhtar
!
Ismail Efendi Ndroqi ishte ndėr udhėheqėsit kryesor tė Lėvizjes Kombėtare Ēlirimtare nė Tiranė
.
Gjatė viteve 1914-1915, u burgosė, me Hafiz Ali Korēėn e shumė atdhetarė tė tjerė, nga forcat e Haxhi Qamilit, sepse mendonin e vepronin ndryshe, fetarisht e kombėtarisht
U burgosė nė Shijak, nga Shijaku nė Tiranė, nga Tirana sėrish nė Shijak nga Shijaku nė Peqin, Elbasan dhe kur u lirue-ishte dėrmue
!
Pas burgjeve, Ismail Efendi Ndroqi mori fuqi dhe e vazhdoi edhe mė me vrull veprimtarinė e tij
Si fryt i kėsaj veprimtarije, populli i Tiranės e vue nė krye
Nė vitin 1917, Ismail Efendi Ndroqi u zgjodh Kryetar i Bashkisė sė Tiranės, ku shėrbeu me ndershmėri deri mė 1922.
Ka qenė njė nga nismėtarėt kryesor nė organizimin e Kongresit tė Lushnjės, 1920, ku iu vunė themelet e Shqipnisė
Pėrgatitjet pėr kėtė Kongres Kombėtar, ku iu vuen themelet e Shtetit Shqiptar, filluen me 1919. Mbledhja e parė u bė nė shtėpinė e tij, ku merrnin pjesė, ndėr tė tjerė, edhe kėta atdhetarė: Abdi Toptani, Myhtesim Kėlliqi, Osman Myderrizi, Eshref Frashėri, Abdullah Mehmeti, Myhedin Llagami, Ali Bega etj.
Kongresi Kombėtar i Lushnjės, nė rrethana tė turbullta nė gjithė Shqipninė, zhvilloi punimet me 27-31 Janar 1920, ku njė nga vendimet ishte edhe shpallja e Tiranės kryeqytet i Shqipnisė
Ishte hoxha, Ismail Efendi Ndroqi, kryetari Bashkisė sė Tiranės, qė nga viti 1917, ai qė priti, me shumė luftėtarė tė tjerė, priti nė Qafė-Kashar, Qeverinė e Lushnjės
Ishte hoxha, Ismail Efendi Ndroqi, ai qė hyri nė Tiranė, duke i pri Qeverisė sė Lushnjės, pėrmes ushtarėve italianė me mirtalozė nė duar, qė pėrpiqeshin hyrjen e tyre pėr ta penguar
Me 11 shkur 1920, Qeveria Kombėtare u vendos, e filloi punėn nė Tiranė
Qė nga ajo ditė, edhe pse kanė ka kalue afėr 100 vjet, Tirana mbeti kryeqytet
Nė Tiranė, nė kryeqytetin e ri tė Shqipnisė, Ismail Efendi Ndroqi shėrbeu me nder si Kryetar i Bashkisė deri nė vitin 1922.
Gazeta Shqiperia e re, me 28 qershor 1921, e Konstancės sė Rumanisė, pėr Ismail Efendi Ndroqin, ndėr tė tjera shkruen:
Njeri i ndershėm, atdhetar i mirė dhe i vėrtetė,
i ēveshur prej rrobės sė fanatizmit. Ishte pėrbetue ta vejė peng jetėn pėr hirė tė kombit.
Hafiz Ali Korēa, bashkėpuntorė e bashkėvuajtės nėpėr burgje, mikun e tij e pėrshkruen kėshtu:
Merhumi (i ndjeri Ismail Efendiu) ka qenė shumė buzqeshur, si kur ka qenė Kadi, e Myfti ashtu edhe Kryetar i Bashkis. Para popullit asht sjellė aq mirė sa as kush prej tij nuk ankohet. Ky jasht ligjit ska dalė kurrė. Nuk e di se vallė a do ta zėrė kushė vendin e tij! Nuk besohet
rahmet past.
(Kultura Islame, Nr.7-8, Mars-Prill, 1944, Tiranė).
Ismail Efendi Ndroqi, myderriz (profesor), hoxhė, kadi, myfti, pedagog, gjuhėtar, atdhetar, kryetar, ndrroi jetė me 5 mars 1944, nė moshėn 68 vjeēare.
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt