Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Topi e Moisiu: Ne listat e kandidateve, njerez me te shkuar komuniste

    LETĖR PA ZARF PĖR ISH-PRESIDENTIN ALFRED MOISIU

    Nga Rrapo Hajredin Danushi *

    Nė shumė gazeta tė datės 22 Qershor 2009 lexuam deklarimin e ish presidentit z. Alfred Moisiu, dhe konkluzionin e koalicionit tė shoqatave pėr “Parlament tė Pastėr” tė drejtuar prej tij, qė na paska analizuar kandidatėt pėr deputetė. Ndėr 21 kandidatėt e seleksionuar si tė papėrshtshėm ėshtė emri i kandidatit tė LZHK Gėzim Boēari. Sqarojmė publikisht zotin Alfred Moisiu, se ai dhe shoqatat qė ai po drejton nė rastin konkret po bėjnė njė lojė tinzare dhe tė ndyrė, dhe emri i shoqatave tė koalicionit “Parlament tė Pastėr” po funksionon pėr tė mėnjanuar figurat e pastra dhe kombėtare siē ėshtė rasti i z. Gėzim Boēari, pėrfaqėsues i Shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi” dhe i shoqatės “Bregdeti”.
    Po tė analizojmė kriteret qė gjoja paska shqyrtuar koalicioni i drejtuar nga z. Moisiu, do tė vemė re se edukimi i kandidatėve, pėrvoja profesionale dhe ajo politike e nxjerrin kandidatin tonė ndėr mė tė zgjedhurit e gjithė kandidatėve. Gėzim Boēari ėshtė profesor nė Universitetin e Tiranės, nė Fakultetin e Mjekėsisė , rrjedh nga njė familje qė ka njė emėr historik. Mos vallė dikujt nuk i intereson qė mbiemri Boēari tė mos jetė njė nga pėrfaqėsuesit e kėtij populli nė Kuvendin e Shqipėrisė ? Lidhur me eksperiencėn dhe punėn, personi i pa pėlqyer nga Z. Alfred Moisiu dhe ata qė janė pas tij qė po pėrdoren si mashė, sqarojmė se z. Boēari ėshtė nga pesonat e dedikuar dhe tė pėrkushtuar qė pas vitit 1991 po pėrpiqet pėr kthimin e pronės tek i zoti. Nė vitin 1999 , me rastin e njė vjetorit tė Kushtetutės, ka pėrfaqėsuar shoqatėn tonė nė Venecie (Konferenca pėr Liritė dhe tė Drejtat e Njeriut,
    demokracia nėpėrmjet ligjit dhe Kushtetuta ) dhe ka protestuar pėr shkeljen e tė drejtės sė pronės sė trashėguar, pėr shkeljen e nenit 181 dhe nenit 41 tė Kushtetutės. Ėshtė ndėr tė parėt pronarė qė ka paditur nė gjykatėn e Strasburgut shtetin Shqiptar , duke fituar dhe duke u dhėnė shembullin tė gjithė pronarėve se krahas punės sė shoqatės edhe Strasburgu ėshtė njė dritė jeshile pėr tė rifituar pronat e tė parėve tanė . Sot z. Gėzim Boēari kandidon me nr 17, pėr faktin se LZHK pranoi platformėn tonė pėr kthimin e pronės tek i zoti, se pa pronė nuk ka demokraci. Te jeni tė sigurte se te gjithė pronarėt por edhe votues te tjerė do votojnė pėr “Pron
    ėn tek I zoti” dhe ky ėshtė shkaku pse z. Boēari goditet pas krahėve nga koalicioni qė kryeson ish-presidenti Moisiu
    Deklarata e zotit Moisiu ėshtė njė politikė e hollė qė ndofta vetė Alfredi nuk e ka kuptuar. Por populli e kupton se kjo deklaratė pikėrisht njė javė para votimeve e botuar nė bllok dhe pa arsyetime ėshtė mungesė e plotė ndershmėrie, transparence dhe keqpėrdorim komunist i medias. Unė si kryetar i shoqatės "Pronėsi me Drejtėsi" me miratim dhe tė z. Boēari kėrkoj nga qė dosja e kandidatit tonė , dosja e Alfred Moisiut dhe e kryetarėve tė shoqatave qė ai po drejton, tė bėhen publike dhe votuaesit tė shikojnė e tė gjykojnė vetė. Pėr ju zoti Moisiu do tė thoja publikisht qė t'ju vujė turp dhe t'ju vijė rėndė nga mosha jote dhe nga posti yt si ish president (GARANTI i KUSHTETUTĖS) qė nuk bėtė asgjė se Kushtetuta vazhdon tė shkelet. Turp qė bėni kėtė akuzė tė pabesė ndaj nesh tė shpronėsuarve, turp qė bėheni vegėl e politikės qė kėrkon tė sabotojė demokracinė e vėrtetė dhe tė zgjasi jetėn
    e dhunės komuniste mbi pronat tona tė marra padrejtėsisht nga diktatura. Opozita e vėrtetė antikomuniste nė Shqipėri jemi ne shoqata e tė shpronėsuarve, dhe ky ėshtė shkaku qė disa shqetėsohen shumė nga prania e pėrfaqėsuesve tanė nė parlament. Nėse ju do tė ndiheni tė cenuar nė sedrėn tuaj qytetare pėr sa mė sipėr, pėr tė diskutuar kėto probleme ju ftojmė nė njė tryezė debat ballėpėrballė nė cilindo ekran qė ju do tė zgjidhni.

    * Kryetar i Shoqatės kombėtare tė tė Shpronėsuarve “Pronėsi me Drejtėsi”
    Tel 033 224883)
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  2. #2
    Hibernated
    Anėtarėsuar
    14-07-2008
    Postime
    97
    E cfare mund te presesh nga ata qe i sherbyen me besnikeri regjimit komunist, si ushtari i bindur gjeneral Alfredua... na del e tani u ben analiza dosjeve te kandidateve
    e kush, ai pensionisti i lodhur qe luante domino tere diten... lol

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet nė Bllog
    22
    Topi: Kandidatė me dosje nė listat e partive,e pafalshme pėr liderėt qė i kanė certifikuar

    Presidenti Bamir Topi hedh dyshime se nė listat e kandidatėve pėr deputetė ka ish-bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė Shtetit. Nė njė intervistė nė “Top Story” tė gazetarit Sokol Balla nė “Top Channel”, kreu i shtetit tha se nuk ishte i sigurt, nėse partitė politike i kanė pastruar radhėt e tyre nga spiunėt.Gjatė kėsaj fushate nuk kanė munguar incidentet, thyerje zyrash, djegie flamurėsh. Si do t’i komentoni?
    Nuk mendoj se janė elementė tė qytetarisė, shpresoj qė tė jenė raste tė izoluara, shpresoj tė jenė raste tė amplifikuara pėrtej asaj qė kanė ndodhur. Shpresoj tė jenė raste qė mund tė konsiderohen tė konkluduara. Zgjedhjet e vitit 2009 sikurse ėshtė thėnė duhet tė konsiderohen si festė tė demokracisė, pasi ne jemi nė mbyllje tė tranzicionit, sepse Shqipėria sot ėshtė njė vend i NATO-s, ēka do tė thotė qė pėrgjegjėsia dhe serioziteti pėr administrimin e zgjedhjeve duhet tė jetė maksimal, por jemi edhe njė vend qė ka aplikuar pėr nė BE, ēka do tė thotė se duhet tė zbatojmė edhe standardet evropiane.
    Si e pėrjetuat ngjarjen e Qerretit?
    E pėrjetova sikurse ēdo njeri, me ndjesi humane. Njė ngjarje tragjike qė ndodhi nė metropolin Tiranė-Durrės, aty ku siguria mendohet tė jetė maksimale, ndodhin nė njė moment kur tė gjithė kanė mundėsi tė ndjekin fushatėn nėpėrmjet kanaleve televizive, kanė mundėsi t’i arsyetojnė nė mėnyrė tė qytetėruar dhe janė ngjarje qė nuk i takojnė njė vendi, qė aspiron qė pas pak kohėsh tė jetė vend anėtar i BE.
    Kjo ngjarje nuk i shpėtoi politizimit...
    Po sigurisht qė do marrė nuancat e veta politike, sepse edhe sfondi nė disa raste kur ndodhin incidentet ėshtė politik. Mos mendoni se inspirohen thjesht nga lidershipi politik. Kur flasim pėr njė sfond politik kemi parasysh tėrė strukturėn vertikale qė kalon deri te militanti i thjeshtė. Do ishte mirė qė fjalimet politike, natyrisht ėshtė nė vullnetin e ēdo lideri politik dhe nuk mendoj se duhet tė interferojė, por duhet tė jenė tė qeta, mesazhe vizionare. Nuk mendoj se gjuha e ashpėr ėshtė ajo qė realizon grumbullimin e votave.
    Si e pėrjetuat politikisht, personalisht apo institucionalisht pėrjashtimin nga listat e deputetėve tė PD tė njė pjesė emrash, qė nuk u pėrpoqėn tė fshinin njė farė afrie me ju, por qė politikisht u pėrkufizuan si pakicė bllokuese?
    Ta fusėsh kėtė bisedė nė kėto kanale, do tė thotė tė mė fusėsh nė njė pozicion tė retrospektivės sime. Asnjėherė nuk mė ka munguar kurajoja pėr tė bėrė analizėn deri nė qelizė tė situatės politike, por tė futem nė kėtė lloj bisede, mund tė diskutoj pėr ēėshtje nė parim, pa individualizuar persona. Nė karrierėn time politike kam pasur rastin tė njihem nga afėr me personalitete tė shumta qė jo gjithmonė arrijnė tė shkojnė deri nė fund. Ndoshta e ndėrpresin momentalisht karrierėn e tyre edhe si pasojė e demonstrimit tė njė force karakteri. Nuk dėshiroj tė merrem nė mėnyrė analitike me ndonjė rast tė veēantė, por ėshtė thėnė dhe stėrthėnė qė politika ėshtė njė biznes i vėshtirė. Politika kėrkon maturinė dhe veprimin, edhe kompromisin, por edhe demonstrimin e forcės sė karakterit. Janė disa elementė tė cilėt patjetėr duhet tė arrijnė nė njė kombinacion fitues, pėrndryshe rrezikon ose tė mos jesh nė sinkron me vendimmarrjen politike tė njė grupi tė caktuar politik, ose presupozon njėlloj nėnshtrimi edhe tė njė vije politike pėr tė cilėn ti nuk je i bindur. Kėshtu qė unė respektoj vendimet individuale, sidomos pėr ata persona qė kam admirim dhe kam vlerėsimin tim pėr atė ēka unė kam parė te ata. Ju u munduat ta fokusoni nė njė drejtim, unė mund tė them se i kanė tė gjitha krahėt, edhe e majta, edhe e djathta. Asnjėherė kėto vlera nuk mendoj se duhet tė shuhen, kėto vlera vetėm transformohen. Politika ėshtė e tillė qė kur njeriu ka motivacionin dhe angazhimin pėr tė vazhduar politikėn, mund tė gjejė fare mire vendin e vet pėr t’u ndjerė i lirė nė prononcimin e ideve, ku nė disa formate politike tė ngurta nuk gjen forcėn e shprehjes sė lirive tė veta.
    Kėto lloj figurash mund tė ishin edhe pjesė e stafit tė Presidentit?
    Unė nuk kam bėrė nė llogaritjen e stafit, i kam pasur mundėsitė pa fund pėr tė zgjedhur dhe nuk i shkoj kėtyre koniunkturave pėr tė ekstraktuar kėto vlera qė dalin, gjithsesi ky treg ėshtė i hapur, tentoj qė edhe nė vazhdim mund tė rris kualitetin e stafit qė punon pėr Presidentin.
    Si e shikoni faktin qė emra “tė vjetėr”, qė kanė pasur kontribut nė kėto 18 vjet, sot janė jashtė listave?
    Ėshtė ēėshtje e perceptimit tė partive politike. S’do e bėj atė gabim qė tė futesha nė vizion dhe vendimmarrjen e partive respektive nė Shqipėri. Ndoshta pėr tė diskutuar gjithmonė parimisht dhe pėr tė mos u keqkuptuar, ka tė bėjė me nivelin dhe shkallėn e demokracisė sė partive nė Shqipėri. Unė do ta pėrmblidhja nė kėto 2-3 elementė, niveli i demokracisė sė partive dhe stadi nė tė cilin interlokutorėt politikė nė njė parti arrijnė tė shprehen. Ndonjėherė krijojnė edhe bezdisje brenda grupeve politike dhe nuk u japin atyre shansin tė jenė atraktivė pėr tė vazhduar betejėn sė bashku.
    Raste e tentativa pėr kontroll apo demagogji ka pasur edhe nė krahun tjetėr, mjafton tė kujtoj ligjin e lustracionit, qė edhe atė ju e kontestuat, pavarėsisht se e kaluat nė heshtje...
    Ėshtė folur shumė dhe kam qenė njė nga ata qė kam dėshiruar qė kjo ēėshtje tė marrė njė zgjidhje definitive. Por “s’jam i sigurtė” nėse partitė politike te personat, qė kanė katapultuar nė garėn elektorale i kanė pastruar radhėt e tyre nga bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit. Kjo ėshtė njė ēėshtje qė ka tė bėjė me vullnetin e partive politike dhe kjo vlen mė shumė pėr ata qė kanė mė shumė informacion.
    Ata qė janė nė qeveri kanė mė shumė informacion...
    Jo, kanė qenė shumė nė qeveri, janė ndėrruar vazhdimisht. Kam pėrshtypjen qė palėt kryesore kanė informacion. Sot edhe nėse s’ke informacion, nėse je i motivuar qė tė pastrosh politikėn nga bashkėpunėtorėt duhet tė kėrkosh informacion, qė mund tė jetė konfidencial dhe tė bėn tė parandalosh infektimin e politikės sė re parlamentare me njerėz, qė vijnė nga radhėt e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit. I gjithė diskursi politik nė funksion tė pastrimit tė ligjit tė Lustracionit duhet tė jetė kompatibėl me vullnetin e brendshėm tė ēdo lideri politik, ndryshe pastaj, pavarėsisht nga pengesat do vijė njė ditė qė gjithēka do jetė transparente, pėr cilindo i cili ka qenė dhe ėshtė fshehur pėr t’u bėrė pjesė e garės politike. Kurrsesi nuk do t’i barazoja me ata qė kanė zgjedhur tė kenė fatin e tyre pa u bėrė protagonistė nė politikė, pa u bėrė interpretė tė fateve tė njerėzve dhe pa u bėrė vendimmarrės pėr fatet e popullit tė tyre. Unė i konsideroj fatkėqinj ata qė kanė qenė pjesė e infrastrukturės sė Sigurimit tė Shtetit. Por do t’i gjykoja me nota shumė negative, gati tė ashpra ata qė kanė qenė pjesė e infrastrukturės sė Sigurimit tė Shtetit dhe ende sot tentojnė tė zhvillojnė garė elektorale nė njė kohė kur kanė bėrė debat, kanė qenė pjesė e njė debati tė ashpėr dhe sot janė me aspiratėn pėr t’u futur nė Parlament. Kjo do ishte e pafalshme jo vetėm pėr ata qė marrin pjesė, por edhe pėr ata qė i kanė certifikuar.
    Sa ėshtė prokuroria pėrgjegjėsie pėr ēėshtjet Fazlliē, Rrėshen-Kalimash, Gėrdecin?
    Pėr shkak tė ndjeshmėrisė publike unė nuk dėshiroj tė futem nė asnjė element tė veēantė. Kur flasim pėr prokurorinė dhe institucionet, tė cilat janė kushtetuese dhe kanė njė ligj organik mbi tė cilin veprojnė, besoj se institucionet tona kanė nevojė tė rriten profesionalisht. Pse jo tė pastrohen nga njerėz qė kanė pasur shumė pak profesionalizėm dhe shumė milintantizėm dhe kjo nuk vjen nė njė ditė, por tė ketė njė tendencė tė qartė qė kėto institucione nuk do munden tė vazhdojnė nė hijen e politikės dhe tė intimidohen nga politika. Ato do tė jenė tė fortė si institucione vetėm nė momentin kur do kenė njė strukturė tė fortė, do kenė personalitete me integritet, pėrndryshe nė rast se nuk je i aftė nė profesion je i influencueshėm nė tė gjitha koniunkturat.
    Edhe pėr ēėshtjen e Gėrdecit, pėr sa i parket hierarkisė sė komandės, kontrollin e raporteve, informimin qė duhet tė kishit, ėshtė folur pėr pėrgjegjėsinė tuaj...
    Jam zgjedhur president nė korrik 2007, ndėrkohė qė tė gjitha procedurat pėr ngritjen e fabrikės nė fjalė dhe tė gjitha vendimet kanė qenė tė marsit dhe prillit 2007. Besoj qė u mjafton kaq pėr tė analizuar dhe kuptuar se ku ekziston pėrgjegjėsia personale. Kam qenė unė ai qė nė krye tė mbledhjes sė Kėshillit tė Sigurimit kam hedhur kritika, qė kanė qenė shumė objektive pėr tė gjitha ato institucione qė do bėnin punėn e tyre dhe jo punėn time. Punėn e tyre mbi bazėn e ligjeve respektive qė kishte ēdo institucion pėr tė bėrė tė mundur dhėnien e informacionit. Edhe sot nė Shqipėri nė zona tė caktuara bėhet demontim. Ka informacion tė vazhdueshėm qė kėtu bėhet demontim, puna ėshtė qė kush ta jep informacionin pėr ērregullimet.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet nė Bllog
    22
    Moisiu: S'kane figure te paster per te qene deputete, gati 15% e kandidateve"

    E Hene, 22 Qershor 2009

    Jo pak, por 15 per qind e kandidateve per deputete te te gjithe forcave politike, rezultojne se nuk kane figure te paster per te qene perfaqesues te denje te popullit. Ky rezultat u be publik dje nga "Koalicioni per nje parlament te paster", qe drejtohet nga ish Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu. Sipas kontrollit te kryer nga ky koalicion per 165 emra ne listat per kandidate te disa partive, rezulton se 15% e tyre nuk jane te pershtatshem per te qene ne Kuvend. Per te arritur ne nje konkluzion te tille, jane pare disa indikatore, si arsimimi, kontributi qe keta kandidate kane dhene ne politike, pastertia penale si dhe perfolja per ceshtje kontroversiale. "Secili kandidat iu nenshtrua nje analize te hollesishme vleresimi me pike, ku rol luajten te gjithe kriteret e mesiperm. Rreth 15% e kandidateve potenciale qe jane ofruar nga partite politike per te kerkuar voten e shqiptareve, rezultuan se nuk i permbushnin standardet kualifikuese dhe nuk jane te keshillueshem per t'u zgjedhur ne Kuvendin e ardhshem", u shpreh, ish kreu i shtetit, Moisiu. Sipas tij, nder figurat e padenja per ne Kuvendin e ri, tre prej tyre ndodhen ne listat e PS, 5 ne listat e PR, 2 ne listat e LSI, 3 ne listat e PD, 3 ne listat e PDK dhe nga 1 ne listat e G99, LDK, PDS, LZHK dhe PSV91. Ne keto kushte, ky koalicion i drejtuar nga Moisiu, u keshilloi forcave politike qe te rishikojne edhe nje here ne menyre konstruktive pjesemarrjen e tyre ne listat e kandidateve, ose qofte edhe ne renditjen e tyre brenda ketyre listave, per te kufizuar pjesemarrjen e tyre ne Kuvendin e ardhshem. Koalicioni "Parlament i Paster" perbehet nga nje numer organizatash te pavarura te cilat perfaqesohen publikisht nga ish-Presidenti i Republikes Alfred Moisiu. Qellimi i kesaj nisme ishte krijimi i nje presioni pozitiv brenda partive politike ne menyre qe ato te rrisin cilesite e kerkesave kualifikuese me ane te te cilave ato perzgjedhin kandidatet e tyre per deputete. Nder kriteret qe Koalicioni perfshiu ne hulumtimin e tij ishte, edukimi i kandidateve, pervoja e tyre profesionale dhe ajo politike, si dhe precedentet penale. Po keshtu edhe perfshirja e kandidateve ne ceshtje kontroversiale te ngritura kryesisht nga shtypi i pavarur vendas. R. Rapushi

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet nė Bllog
    22
    Listat, Moisiu: Emrat e 20 kandidatėve me probleme

    ADI SHKEMBI

    Koalicioni pėr Parlament tė Pastėr identifikon 20 kandidatė pėr deputetė, tė cilėt nuk janė tė denjė tė jenė nė legjislaturėn e ardhshme parlamentare. Pas njė hulumtimi mė shumė se njė mujor, ky koalicion, i drejtuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu, ka publikuar listėn me emrat e kandidatėve nė katėr koalicione, tė cilėt nuk plotėsojnė kriteret e vendosura. Nė krye tė listės ėshtė koalicioni i djathtė me 9 kandidatė, i ndjekur nga i PS-sė me 5, Poli i Lirisė me katėr kandidatė dhe ai i LSI-sė me 2.

    Emrat
    “Nga verifikimi i kryer, mbi 140 kandidatė pėr deputetė, rezulton qė 15% e deputeteve potencial, tė paraqitur si kandidat nė listat zyrtare tė partive politike, tė jenė tė papėrshtatshėm pėr tė pėrfaqėsuar qytetarėt shqiptar nė Parlament”, thuhet nė raportin e publikuar nga Koalicioni. Nė krye tė listės ėshtė koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike, e cila ka nėntė kandidatė qė, sipas Koalicionit pėr Parlament tė Pastėr, nuk duhet tė jenė pjesė e parlamentit tė ardhshėm. Partia Demokratike ka katėr kandidatė, Paulin Sterkaj, Indrit Fortuzi, Spiro Ksera e Lefter Maliqi. Tė njėjtin numėr me emra “tė padėshirueshėm” ka edhe Partia Republikane, nė listėn e tė cilės janė Astrit Veliaj, Hajrulla Paturri, Mehmet Spahiu dhe Vasilika Caushi. Nė tė njėjtėn kohė nė listė ėshtė edhe Pashko Ujka, kandidat i Lidhjes Demokristiane tė Nikollė Lesit. Koalicioni i kryesuar nga Partia Socialiste ka nė listėn “e zezė” pesė kandidatė, ku Asllan Dogjani, Tom Doshi e Vangjel Tavo janė nga PS, Artur Duēkollari nga PDS dhe Pilo Keri nga G99. Katėr kandidatė qė nuk duhet tė jenė nė Kuvend janė nga Poli i Lirisė, njė bashkim i disa forcave tė djathta dhe qė drejtohet nga ish-kryeministri i Partisė Demokratike, Aleksandėr Meksi. Nė listė janė Frrok Gjini, Jak Ndokaj e Mark Kroqi nga PDK dhe Gėzim Bocari nga LZHK. Ndėrsa koalicioni i drejtuar nga LSI ka nė listėn e tij 2 kandidatė, Viron Bezhani i LSI-sė dhe Nazmir Bilani i PSV ’91.

    Kriteret
    Koalicioni pėr Parlament tė Pastėr, nė prag tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2009, u angazhua nė nismėn pėr verifikimin e pėrshtatshmėrisė sė kandidatėve pėr deputet, pra pėrfaqėsuesve potencial tė shqiptarėve nė katėr vitet e ardhshme, me vlerat dhe atributet qė duhet tė mbartė pozicioni i pėrfaqėsuesit tė vullnetit dhe interesit tė qytetarėve. Kriteret mbi tė cilat u bė verifikimi i figurave janė arsimimi; kontributi politik; kontributi publik; pastėrtia ndaj precedentėve penal. Gjithashtu, njė indikator tjetėr, por pa peshė penalizuese apo favorizuese, ishte ai i pėrfoljes nė media pėr ēėshtje tė ndryshme korrupsioni.


    “Lista e zezė”

    Koalicioni i PD
    Astrit Veliaj PR 40 pikė
    Hajrrulla Paturri PR 40 pikė
    Mehmet Spahiu PR 35 pikė
    Vasilika Caushi PR 40 pikė
    Paulin Sterkaj PD 40 pikė
    Lefter Maliqi PD 40 pikė
    Indrit Fortuzi PD 25 pikė
    Spiro Ksera PD 40 pikė
    Pashk Ujka LDK 35 pikė

    Koalicioni i PS
    Asllan Dogjani PS 40 pikė
    Tom Doshi PS 35 pikė
    Vangjel Tavo PS 40 pikė
    Artur Duckallari PDS 30 pikė
    Pilo Keri G99 40 pikė

    Koalicioni i LSI
    Viron Bezhani LSI 40 pikė
    Nazmir Bilani PSV ‘91 40 pikė

    Poli i Lirisė
    Frrok Gjini PDK 40 pikė
    Jak Ndokaj PDK 40 pikė
    Mark Kroqi PDK 40 pikė
    Gėzim Bocari LZHK 40 pikė


    Kriteret

    Arsimimi
    Kontributi Politik
    Kontributi Publik
    Pastėrtia ndaj precedentėve penal

  6. #6
    Hibernated
    Anėtarėsuar
    14-07-2008
    Postime
    97
    REPLIKĖ E DETYRUAR ME ISH PRESIDENTIN Z.ALFRED MOISIU


    Unė Gėzim Boēari, pėrfaqėsues i Shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi” dhe i Shoqatės A.K. “Bregdeti” qė kandidoj nė zonėn Vlorė Sarandė me Partinė Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar LZHK, lexova deklaratėn e koalicionit pėr “Parlament tė Pastėr” qė u botua mė datėn 22 Qershor nė shumė gazeta.

    Futja e emrit tim nė listėn e kėti grupimi O.J.Q.-sh (“Pėr Parlament tė Pastėr”) ėshtė njė intrigė e kurdisur e cila ka synuar qė emri im tė pėrbaltet 5 ditė para votimeve qė unė tė mos kem mundėsi dhe kohė qė tė bind elektoratin tim pėr pastėrtinė e figurės time. Ėshtė turp qė ky deklarim i firmosur nga ish presidenti Alfred Moisiu, i cili njeh personalisht si personin tim dhe familjen time bėhet publik vetem pak ditė pėrpara zgjedhjeve?!. Shpreh keqardhje qytetare pėr kėtė grupim qė ka vepruar nė kėtė mėnyrė kaq bizantine dhe krejt tė padenjė pėr shoqata qė pretendojnė se pėrfaqėsojnė shoqėrinė civile shqiptare. Ky grupim O.J.Q.-sh, ka kryer njė veprim tė pamoralshėm, duke krijuar hije dyshimi, duke e keqpėrdorur shtypin pėr tė pėrbaltur emrin tim dhe grupimin qė pėrfaqėsoj. Kjo mė bėn tė besoj se ka qarqe tė interesuara qė Shqipėria tė vazhdojė nė trasnzicion, nė anarki dhe ekonomikisht nė vend numuro dhe nga lidhur me pronat e trashėguara shqiptarėt tė kundėr shqiptarėve. Kriteret qė pretendohen se janė pėrdorur pėr tė vlerėsuar personat qė kandidojnė nė Kuvend pėr personin tim janė ku e ku mė superiore se ato tė vetė ish presidenti Moisiu. Unė nuk do t'a godas pas shpine Alfred Moisiun, atė le t'a vlerėsojė populli vetėm pėr faktin se pėr katėr vjet si president dhe garant i Kushtetutės ka shkelur nenin 181 tė kushtetutės dhe sot pėrsėri intrigon kundėr pronarėve. Unė shpreh dhimbje dhe neveri pėr kėtė veprim tė ulėt dhe pėr fyerjen publike. Kryesia e Shoqatės pronėsi me Drejtėsi i dha ish-presidentit Moisiu pėrgjigjen publike qė e botoi gazeta Tirana Observer e datės 23 Qershor 2009. Alfred Moisiu nė kėtė rast godit kauzėn e pronarėve tė ligjshėm, ai kėrkon njė Kuvend surrogato, dhe pėr t'i dhėnė atij njė mėsim demokratik do tė ndjek rrugėn ligjore duke bėrė kallėzimin penal nė Prokurori me kėtė pėrmbajtje .

    KALLEZIM PENAL


    Kundėr Koalicionit “Pėr Parlament tė Pastėr”

    Pėrfaqėsuar nga Z. Alfred Moisiu, Tiranė. Pėr veprėn penale parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal.

    Prokurorisė - T i r a n ė

    Nė shtypin e datės 22 qershor 2009 u botua njė Listė e kandidatėve tė papėrshtatshėm pėr tė qenė deputetė tė Kuvendit Popullor, nė tė cilėn figuron edhe emri i kallėzuesit.

    Sipas gazetave tė datės 22.06.2009, koalicioni i paditur “pas hulumtimit tė tė dhėnave tė mbi 140 kandidatėve”, arriti tė evidentojė njė sėrė rastesh midis kandidatėve, tė cilėt nuk plotėsojnė kriteret bazė tė vendosur nga ky koalicion. Kėto kritere qenkan edukimi, i kandidatit, pėrvoja profesionale dhe politike, precedentėt penalė dhe rasti i pėrfshirjes nė ēėshtje tė diskutueshme, tė ngritura kryesisht nga shtypi i pavarur vendas.

    Kallėzuesi ka titullin Prof. As. pas vitit 1992 ėshtė shef i katedrės sė farmakologjisė dhe aktualisht Shef i Departamentit tė Lėndėve Biomjekėsore dhe Eksperimentale nė Fakultetitn e Mjekėsisė. Ka publikime tė shumta brenda dhe jashtė shtetit dhe jo vetėm pėr fushėn e mjekėsisė por dhe tė historisė dhe pėr respektimin e tė drejtės sė pronėsisė. Ėshtė, i vetmi qė ėshtė kujdesur dhe ka kuruar grevistėt e grevės sė urisė, pėrfaqėsues i shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi” nė Komisionin e Venecies, botues artikujsh tė shumtė - qė e sheh tė panevojshme t’i rendisė nė kėtė Kallėzim - pjesėmarrės nė emisione tė shumta televizive dhe i angazhuar seriozisht nė luftėn pėr zgjidhjen e problemit tė kthimit tė pronave. Cilin prej kritereve tė vendosura arbitrarisht prej koalicionit tė sipėrm, qė ka marrė pėrsipėr tė dekretojė se cilėt janė tė pėrshtatshėm pėr deputetė apo jo, na paska shkelur Kallėzuesi?

    Pėrfshirja e emrit tim nė listėn e personave tė papėrshtatshėm pėr t’u zgjedhur deputet dhe botimi i kėsaj liste, krijon, natyrshėm, dyshime mbi personalitetin tim dhe cenon integritetin tim moral. Kryetari i koalicionit nė fjalė ėshtė shprehur se “nuk ėshtė parė e dėgjuar qė tė flitet pa fakte” (“Shekulli”, po aty), por ēfarė faktesh sjell koalicioni i tij pėr tė cėnuar integritetin moral tė tė nėnshkruarit ? Vetėm nėse mund tė shpiki ndonjė tė paqenė !

    Nga sa mė sipėr, koalicioni “Pėr Pastėrtinė e Parlamentit” ka konsumuar veprėn penale tė shpifjes nė rrethana rėndonjėse, parashikuar nga neni 130 i Kodi Penal. Objekti i botimit nė fjalė ėshtė cėnimi i nderit dhe dinjitetit tė tė nėnshkruarit, ndryshimi pėr keq i vlerėsimit qė ka opinioni shoqėror pėr Gėzim Njazi Boēarin. Nga ana objektive kjo vepėr ėshtė bėrė me pėrhapjen botėrisht, me anė tė botimit, tė njė informacioni tė rremė. “Dekretimi” se Kallėzuesi nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr tė qenė kandidat pėr deputet, megjithėse nuk ekziston asnjė nga kriteret qė ka pranuar vetė koalicioni, ėshtė diēka krejtėsisht e rreme. Nga ana subjektive, ky cėnim i nderit dhe i vlerėsimit tė Kallėzuesit ėshtė bėrė me dashje tė drejtpėrdrejtė dhe kjo rezulton qartė nga deklarimi se lista nė fjalė ishte pėrgatitur pas hulumtimit tė tė dhėnave, pra nuk ėshtė botuar nga pakujdesia.

    Pėr arsyet e sipėrme kėrkojmė qė koalicioni “Pėr njė Parlament tė Pastėr” tė pėrgjigjet penalisht pėr veprėn e kryer ndaj Kallėzuesit dhe tė urdhėrohet gjithashtu qė tė botojė njė pėrgėnjeshtrim duke pranuar gabimin e vet.

    Prof. Asc. Gėzim Njazi Boēari

    Kandidat pėr deputet i LZHK nė Qarkun e Vlorės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kanan : 25-06-2009 mė 05:19

Tema tė Ngjashme

  1. Alfred Moisiu: Kujtimet e familjes sime
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-07-2009, 13:40
  2. Alfred Moisiu, lobim nė parlament pėr mandatin e dytė
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-02-2007, 17:13
  3. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  4. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58
  5. Presidenti Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 06:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •