Po, Deshmuesi, gjithėsesi se do ta vazhdojmė diskutimin. Gjithmonė kam vullnet tė bisedoj me ty, sepse e di se ke njohuri mbi fenė e krishterė dhe se shpesh herė e ke theksu se nuk gjykon fetarėt tjerė pėr besimin e tyre dhe se dėshrion vetėm tė dėshmosh tė vėrtetėn. Kėtė e thotė edhe besimi katolik se feja dėshmohet dhe jetojmė nė kohė ku dėshmia mė shumė kėrkohet prej tė tjerėve se argumentimi me fjalė. Dhe kėtu krejt tė japė tė drejtė. Mirėpo, meqenė se kėtu nė forum nuk mundemi ndryshe tė dėshmojmė vetėm se me fjalė atėherė gjėrat paksa ngatėrrohen, sepse kemi tė bėjmė vetėm me njėrėn anė tė medaljes dhe ekziston rreziku qė gjithmonė mos ta shiqojmė tėrėsinė.
Njė duhet ta kemi tė qartė: "Teoria mbi njeriun/personin pėrcakton dhe drejton edhe praktikėn e tij". Pra, ėshtė shumė me rėndėsi teoria.
Unė tė kuptoj Deshmuesi se, e ke cek shumė herė, vėrtetėsia ėshtė shumė e rėndėsishme nė fe. Pra, duhet dalluar qė mos tė duken tė gjitha fe nė njė nivel, apo me fjalė tė tjera t`i fusim tė gjitha fetė "nė njė thes". Nuk e di a tė ka rėnė tė lexosh pėr njė deklaratė qė e ka shpallė Kisha katolike lidhur me kėtė problem qė ėshtė lajmėruar kohėve tė fundit nėpėrmjet njėfarė pluralizmi por me konotacione tė indiferentizmit, quhet: Dominus Iesus (Jezusi ėshtė Zot). Papa duke e parė rrezikun e kėsaj qė vė nė dukje edhe ti Deshmuesi ua bėnė tė qartė tė gjithėve se Jezusi nuk mund tė krahasohet me asnjė profet apo ndonjė guru, apo moralist... sepse Ai ėshtė Alfa dhe Omega! Zbulimi i Jezu Krishtit nuk ėshtė i kufizuar, i pakompletuar dhe i papėrsosur apo plotėsuese e asaj qė ėshtė e pranishme nė besimet e tjera. Megjithatė nuk duhet pėrjashtuar mundėsia e dialogut me besimet tjera. Pėrkundrazi, duke vėnė theksin mbi njėsinė dhe universalitetin e ndodhisė sė Krishtit, pranohen gjėrat e mira dhe tė vėrtetat qė janė nė besimet tjera, duke e konsideruar kėtė si njė dhuratė tė Shpirtit tė Krishtit: "shumė herė pasqyrojnė atė shkėlqim tė asaj tė vėrteteje qė ndriēon tė gjithė njerėzit" (shih kėtu: Nostra aetate, nr. 2).
Nė kėtė mėnyrė, dokumenti pohon se mundėsia e shpėtimit ėshtė pėr tė gjithė njerėzit, edhe e atyre qė janė jashtė ēdo Kishe, nėse secili ecėn sipas hirit tė Hyjit, ndėrgjegjes morale dhe Shpirtit tė Shenjtė duke jetuar me dashuri (nr. 14), sepse gjithmonė ėshtė Shpirti qė e pėrhap "farėn e Fjalės" qė ėshtė e pranishme nė rite dhe kultura tė ndryshme dhe qė pėrgatit takimin nė Krishtin. "Shpirti Shenjtė na jep tė gjithėve mundėsinė qė tė bijmė nė kontakt me misterin e Pashkėve, nė atė mėnyrė qė vetėm Hyji di. Nuk duhet harruar kurrė rritjen e respektit tė ndėrsjellėt, qė Shpirti i Zotit mund tė arrijė edhe nėpėrmjet vėllezėrve pjesėtarė apo jo tė besimeve tė tjera, sepse e vėrteta vjen pėrherė nga Shpirti dhe "era fryn nė drejtimin qė do" (Khs. Gjn 3,8)." Edhe vetė librat e shenjtė tė besimeve tė tjera qė faktikisht ushqejnė ekzistencėn e dishepujve tė tyre "i pranojnė nga misteri i Krishtit ato elemente mirėsie dhe hiri qė janė tė pranishme nė to" (nr. 8). "E vetmja ndėrmjetėsi e Shėlbuesit nuk pėrjashton, por nxit nė krijesa njė bashkėpunim qė ėshtė pjesėmarrės i tė njėjtit burim".
Sidoqoftė, Kisha nuk mund tė heshtė pėrballė rrezikut tė mohimit tė hyjnisė sė Birit tė tij tė vetėm. Kėshtu Papa precizon: "besimi ynė nė Krishtin nė tė vetmin Birin e Hyjit, nėpėrmjet tė cilit ne e shohim fytyrėn e Atit, nuk ėshtė arrogancė me tė cilėn ne duam t`i pėrbuzim besimet tjera, por ėshtė njė mirėnjohje e gėzuar sepse Krishti na ėshtė dėftuar neve qė s`kemi asnjė meritė. Ai nė tė njėjtėn kohė na ka angazhuar tė vazhdojmė e tė shpallim atė qė e kemi pranuar dhe t`ua komunikojmė edhe tė tjerėve atė qė na ėshtė dhuruar ne, sepse e Vėrteta e dhuruar dhe Dashuria qė ėshtė Hyji, u pėrket tė gjithė njerėzve."
Pra, gjithēka qė lavdėron Zotin duhet pranuar, por duhet kundėrshtuar gjithēka qė cenon dinjitetin e njeriut. Njė Zot qė nuk e merr nė konsideratė njeriun Ai nuk mund tė quhet Zot.
(Nuk po e zgjas mė shumė).
Krijoni Kontakt