Mexhid YVEJSI, Gjakovė
HAFIZ YMER SHEMSIU
(1895-1945)
Hafiz Ymer Shemsiu ishte hoxhė, mėsues, atdhetar, pedagog, poet, shkrimtar, rapsod, kėngėtar, valltar
Kur na erdh e para Sėrbi
Qna ngushton ket tzezė Shqipni
Ka tridhet npatare ka shti
Ka tridhet po shtje npatare
Don shqiptarėt mej qit fare
- Hafiz Ymer Shemsiu
Hafiz Ymer Shemsiu lindi nė Prishtinė nė vitin 1895, nė Mahallėn e Muhaxhirėve.
Muhaxhirė ishin tė parėt e tij, gjyshi Mustafė Sylejmani, me vėllezėrit : Ibrahimin, Ismailin dhe Osmanin, tė cilėn erdhėn nė Kosovė nga Prokuplja.
Mėsimet fillestare i ndoqi nė Prishtinė, ndėrsa medresenė e vazhdoi nė Prishtinė dhe Shkup.
Veprimtarinė arsimore-pedagogjike e filloi nė mejtepin e Ferizajit, pranė dajės, Haxhi Pllanės, ku do tė mbajė mėsime, ndėrsa vetė pėrgatitej pėr hafiz.
Kur u pėrgatit pėr hafiz, pra, kur e mėsoi Kuanin e shenjtė pėrmendėsh, atėherė, titullin e nderuem Hafiz e mbrojti publikisht nė Xhaminė e Boshnjakėve, para komisionit pėrkatės.
Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, (1915-1918), nė kohėn e Austrisė, siē thotė populli, u hapen nėpėr Kosovė shkollat shqipe
Me ndihmėn e Hasan Prishtinės, nė vitin 1915, Hafiz Ymer Shemsiu e hapi njė shkollė shqipe, nė katundit Sazli, nė rrethin e Ferizajit. Ferizaji ishte zonė e pushtuar nga bullgarėt, tė cilėt e mbyllėn pa u bė muaji, kurse mėsuesin, hoxhėn, Hafiz Ymer Shemsiun e lidhėn me zingjirė dhe e dėrguan, ashtu tė lidhur, nė burgun e Ferizajit
Burgu i Ferizajit nuk e dobėsoi hoxhėn, por e forcoi, kėtė e dėshmon veprimtaria e tij nė vazhdimėsi, pėr fe e atdhe
Hafiz Ymer Shemsiu, qė nga viti 1920, ishte njė veprimtar i devotshėm nė Lėvizjet kryesore ēlirimtare-shqiptare, nėpėr Kosovė, disa prej tė cilave janė edhe kėto:
Komiteti pėr Ēlirimin Kombėtar tė Kosovės.
Veprimtar nė Xhemiet (Bashkimi), e drejtuar nga atdhetari Ferhat Bej Draga.
Bashkėpunonte me Lėvizjen Kaēake Kombėtare.
Nė Xhaminė e Talinovcit e themeloi Komitetin e Komitetit tė Kosovės
Hafiz Ymer Shemsiu, pėrveē veprimtarisė atdhetare- kombėtare-ēlirimtare, ėshtė marrė edhe me veprimtari arsimore, pedagogjike, kulturore
Nė mejtepin e tij, Hafiz Ymeri, pėrveē mėsimeve fetare, ua mėsonte nxėnėsve tė tij, nė fshehtėsi, shkrim-leximin shqip, pastaj edhe njohuri tė tjera si nė histori, gjeografi, matematikė, fizikė, kėshtu, pėrgatiti kuadėr tė aftė edhe pėr administratė
Hafiz Ymer Shemsiu, pėrveē veprimtarisė atdhetare- ēlirimtare-kombėtare, arsimore-padagogjike-kulturore, ėshtė marrė edhe me krijimtari letrare, duke shkruar ilahi, poezi, me pėrmbajte fetare dhe atdhetare
Poeti i ndėrgjegjės fetare e kombėtare, Hafiz Ymer Shemsiu ka shkrue shumė ilahi, poezi, tė cilat janė nė frymėn e vargut popullor lirik dhe epiko-historik.
Nė njė ilahi, kushtuar Muhammedit (a.s.) qė ka 48 vargje, ndėr tė tjera, shkruen:
Hallall bomna ej ymmet
Nasihat se kom vasijet
Shoqi shoqin mos me dhan
Si nidhnim qashtu ngzim
Se nbirlik ka gjallnim
Nė njė ilahi, kushtuar Namazit, qė ka 50 vargje, ndėr tė tjera, shkruen:
Mos e le, fale namazin,
bile synetin, edhe farzin,
mos ta idhnojm All-llahin
Nė poezinė e Hafiz Ymer Shemsiut, pasqyrohet nė mėnyrėn mė besnike krimet e forcave armike, krimet barbare ndaj popullsisė shqiptare:
Kur na erdh e para Serbi
Qna ngushton ket tzezė Shqipni
Ka tridhet npatare ka shti
Ka tridhet po shtje npatare
Don shqiptarėt mej qit fare
Nam po bojn o nshqiptar zi
Po presin gra po presin fmi
Edhe me zjarm poj djegun nshpi
Fmin e foshnje ngulin nsingi
Hafiz Ymer Shemsiu, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ishte kundėrshtar i forcave partizane-komuniste, ndėrsa ishte pėrkrahės i forcave kombėtare-nacionaliste
Kur forcat partizane-komuniste-ēetnike e morrėn pushtetin, atėherė, menjėherė, Hafiz Ymerin e izoluen. Nė fillim tė muajit maj, 1945, ashtu, nė izolim, Hafiz Ymer Shemsiu, ndrroi jetė nė mjerim
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Krijoni Kontakt