Citim Postuar mė parė nga Mau_kiko Lexo Postimin
Nje dite nje bari i vjeter duke dale andej nga pylli, sheh mbretin pa kurore. Por pervec kokes se mbretit sheh qe mbreti na kishte brire. Mbrei e vuri re bariun dhe e thirri prane tij, i tha qe nese do tia tregonte kujt kete qe kishte pare, atehere ai do ta vriste. Bariu vajti ne shtepi ke gruaja e tij, ajo e vrejti qe ai ishte shume i stresuar dhe e pyeste se cfare kishte, nders ky nuk i kthente pergjigje. Mbas disa ditesh dhe netesh me mundime te medha, bariu shkon ne pyll, hap nje grop dhe i bertet gropes: "Mbreti ka brire, Mbreti ka brire!!". Me ne fund edhe bariu na qetesohet se e nxorri dufin e tij dhe shkon i qete ne shtepi. Ne ate vend ku bariu kishte haput grope dhe bertitur qe mbreti ka brire na rritet nje peme. Mbas 3 a 4 vitesh atje na kalon nje bari i ri, dhe mendon me tungun e asaj peme te bente nje fyell. Mirpo ky fyelli na ishte cudiberes... Sa here qe bariu i ri fillonte te kendonte fyelli nxirrte fjalet: "Mbreti ka brire, Mbreti ka brire!!". Nami i ketij fyelli cudiberes vajti edhe te mbreti. Mbreti, kur e pyeti bariun e ri se ku e kishte bere fyellin ai i tregoi vendin se nga cila peme e kishte marre. Mbreti, duke dyshuar per bariun e vjeter etherret ate dhe i thote te tregoje te verteten, se a i kishte the ndokujt me pare per sekretin e tij. Dhe keshtu bariu i ri i thote qe nuk ia kishte then askujt pervec dheut. Mbreti i terbuar nga kjo ngjarje e vret bariun e vjeter pasi ai kishte dale nga llafi.....

Morali: Nese keni nje sekret, mundohuni ta mbani per vete, sepse edhe dheu qe eshte dhe, do mundohet ta nxjerri sekretin. Nuk ka njeri, sado i mire te jete, ta mbaje sekretin deri ne fund, dikujt ose dickaje do t'ia thote patjeter...

Jo vetem dheu, por edhe ajri eshte nje llafazan i madh !!