Karotat? Konsumojini tė gjata, siē janė
Duke i ngrėnė tė paprera, vlerat ushqyese rriten deri nė 25 pėr qind
Konsumimi i njė karote nė ditė e mban larg doktorin. Do tė ishte akoma mė mirė nėse karota do tė zihej dhe mė pas tė pritej, por mund tė konsumohet edhe e gjallė. Vlerat antikancerogjene tė karotės janė zbuluar katėr vite mė parė nga studiuesit e Universitetit tė Danimarkės dhe atij tė Njukestėllit, tė cilėt vėrejtėn falkarinolin, substancėn kundėr kancerit qė gjendet te karota, duke hedhur poshtė bindjen se kjo pėrgjegjėsi i detyrohej betakarotenit.
Mos i prisni perimet
Tani, njė studim tjetėr i udhėhequr sėrish nga shkencėtarėt e Universitetit tė Njukastėllit, pėrcakton shkencėrisht njė bindje tė paqartė prej kohėsh: karotat duhet tė jenė tė ziera para se tė priten nė copėza tė vogla, me qėllim qė tė mos i humbasin vlerat ushqyese. Falkarinoli vepron me njė fuqi mė tė madhe se 25 pėr qind nėse perimet janė tė prera para se tė zihen. Nė thelb ndodh kjo dukuri: sa mė shumė nxehtėsia e zbut sipėrfaqen e karotės (e nėse ėshtė e prerė nxehtėsia vepron mė shpejt) aq mė shumė treten disa prej vlerave ushqyese, siē janė sheqernat dhe vitamina C, tė cilat nxisin pėrhapjen nė ujė edhe tė substancave tė tjera, si falkarinoli. "Me prerjen e tyre rritet sipėrfaqja e kontaktit me ujin dhe substancat ushqyese, pėrfshi sheqernat dhe falkarinolin, kanė tendencė tė pėrhapen nė ujė gjatė prerjes", shpjegon doktoresha Kirsten Brandt.
Studimi i parė
Studimi do tė prezantohet me rastin e evenimentit francez "NutrEvent", konferenca mbi shėndetin dhe ushqimin. Edhe kėtė herė ajo ėshtė drejtuar nga doktoresha Kirsten Brandt, (nga Shkolla e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Zhvillimit Rural).
Ishte pikėrisht ajo qė katėr vjet mė parė zbuloi efektet mirėbėrėse tė falkarinolit te karota, duke kryer njė eksperiment te njė grup minjsh, tė cilėve u kishte injektuar njė toksinė, qė nxit tumorin nė zorrėn e trashė. Minjtė u ndanė nė tri grupe. Dy prej tyre iu nėnshtruan njė diete tė pasur me falkarinol. Studiuesit vunė re se dy grupet e ushqyera me karota shfaqnin njė tė tretėn e probabilitetit pėr tė zhvilluar njė tumor. Qė nga ajo periudhė e deri mė sot grupi i studiuesve ėshtė pėrpjekur tė studiojė se si reagon kjo substancė kimike kur karota zihet ose kur ėshtė e ngrirė nė akull, duke tentuar tė gjejnė metoda tė reja pėr tė kultivuar karota me pėrqindje tė lartė falkarinoli.
Vlerat ushqyese dhe terapeutike
Falė vlerave tė saj mirėbėrėse, mund tė cilėsohet si njė "bimė mjekėsore". Karota ėshtė e pasur me substanca shumė tė nevojshme pėr organizmin tonė. Pėrmban vitaminė A (karoten), B, C dhe E; gjithashtu ėshtė e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj. Falė kėtyre substancave aktive, ajo pėrdoret pėr tė parandaluar dhe luftuar njė numėr tė madh patologjish, qė sot janė shumė tė pėrhapura: anemi nga mungesa e hekurit, disa tipa tumoresh, sėmundje kardiovaskulare, pėrfshi infarktin e zemrės. Duke qenė se pėrmban shumė vitamina dhe kripėra minerale, karota ėshtė edhe njė ilaē mjaft efikas kundėr problemeve tė shumta tė lėkurės, si edhe njė prej elementeve mė tė rėndėsishme kundėr plakjes.
Karota pėrdoret te kremrat dhe locionet e plazhit, tė cilat gjenden nė treg. Karota ka qenė njė prej bimėve mė tė pėrhapura nė antikitet dhe vazhdon tė mbetet e tillė edhe sot nė shekullin tonė. Janė shumė tė njohura vlerat e saj ushqyese, e ndoshta mė pak tė njohura ato terapeutike dhe kozmetike. Lėngu i karotės ėshtė mjaft i pasur me karotinė, vitaminė B dhe C. Pėr tė pėrmirėsuar shikimin e dobėt pihet ēdo ditė njė gotė me lėng karote. Fėmijėt duhet tė konsumojnė nga 50 deri nė 150 mililitra lėng karote nė ditė. Te tė rriturit sasia ndryshon: ajo shkon nga 150 deri nė 300 mililitra nė ditė.
Nėse vuani nga kolla dhe laringiti atėherė zieni 4-5 karota, shtypini derisa tė arrijnė njė masė tė njėtrajtshme, mė pas pėrziejini me 4 lugė mjaltė dhe konsumoni njė lugė pas ēdo vakti.
Kjo perime e zakonshme e pėrdorur pėr tė pėrgatitur shumė salca dhe pėr ti dhėnė shije mė tė kėndshme ēdo lloj gatimi, pėrmban vlera tė ndryshme ushqyese, mes tyre karotenin, substancėn qė organizmi ynė e transformon nė vitaminė A. Gjithashtu pėrmban vitamina tė grupit B, D dhe E, pėrveē shumė cilėsive tė dobishme. Mes vetive mirėbėrėse tė karotės kujtojmė atė tė larjes sė zorrėve, lehtėson sekretimin e qumėshtit te lehonat, si edhe nxit urinimin.
Kuriozitet: ėshtė interesante tė mėsosh se nga lulja e purpurt e bimės nxirret njė substancė ngjyruese, shumė e ēmuar nga miniaturistėt. Rrėnja e freskėt, e shtypur e tėra, mund tė pėrdoret si maskė bukurie pėr tė ushqyer lėkurėn e fytyrės.
shqip
p.s ky studimi qenka bere per dean, qe i ha shume karrotat...![]()
Krijoni Kontakt