Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Homza Ps-ja eshte nr 33

    ---

    Shkurt puna PS-ja s'ka fare program, nuk ndodh askund ne bote qe programi te mbahet i fshehte si sekret ushtarak, po keta se kane fare mesa duket. Pa program elektoral njesoj si te futesh ne beteje pa plan, plus qe edhe komandarin se kane fare ne listat e deputeteve. S'ka bere vaki qe nje parti te futet ne zgjedhje kaq e shpartalluar.

    Propozoj qe ta nxjerrim "Programin 1000 faqesh te Edi Rames" te "Njerez te humbur"! Mbase e ka pare ndonjeri pervec Edvinit.
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #12
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Edi nje bashki kishte ,ene e boni Tirane qe me gjet i hije duhet me i hyp autobuzit,mos pyt me me i dhen me shume fuqi .

    Pastaj nuk fitohen zgjedhjet duke shah palen tjeter,por trego platformen qe do ndjekesh.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,453
    Postimet në Bllog
    23
    Mos i degjeneroni temat me replika personale se do perjashtoheni nga forumi. Po nuk keni gje per te shprehur per temen ne fjale, heshtja eshte flori.

    Mungesa e nje "progami elektoral" eshte habia e fundit e fushates se PS dhe Edvin Rames. Kjo fushate meriton te hyje ne librat e rekordeve Guiness, pasi nuk qellon shpesh, qe drejtuesi i opozites te beje deklarata apo te mbaje qendrime si keto me poshte:

    - "Une nuk jam politikan"
    - "Une nuk heq dore nga posti i kryetarit te bashkise"
    - "Une refuzoj te vendos emrin tim ne krye te listes per deputete te forces politike qe perfaqesoj"
    - "Une qendroj mbi politiken dhe nuk i shoh zgjedhjet si nje referendum mbi lidershipin tim te PS"
    - "Ju bej thirrje shqiptareve te COHEN NE KEMBE nga sheshi i Qytetit Studenti" (shesh qe u rrezua sistemi komunist, administrata e te cilit ka qene dhe eshte elektorati tradicional i PS ne keto 2 dekada)
    - "Une nuk kam nevoje te bej publik progamin 1000 faqesh te PS, do ta bejme publik pas zgjedhjeve."
    - "Nuk e kandidova Nanon e Mejdanin per deputet se shqiptaret kane nevoje per deputete qe u rrine prane atyre 24 ore ne dite dhe 365 dite ne vit" (po fakti qe e la veten jashte listes, do te thote te njejten gje valle?)

    Habia ime ne keto zgjedhje nuk eshte me Edvin Ramen, pasi e kam te qarte se kush eshte dhe sa di. Habia ime buron tek fakti se sa te duruar jane treguar inteligjenca e se majtes shqiptare, teksa e gjejne veten te degjeneruar nga njeriu qe i perfaqeson ata ne keto zgjedhje. Kjo inteligjence ka zgjedhur te heshti para zgjedhjeve duke e ngrene turpin me buke. Shpresoj se do tu vije zeri pas zgjedhjeve.

    Dhe habia tjeter, vjen nga heshtja e elektoratit tradicional te majte, ata pensionistet dhe brezat e lindur e thinjur nen komunizem, qe u duhet te durojne jo nje por dy Berisha. Retorika e Rames ne veshet e tyre tingellon si retorika antikomuniste e Berishes.

    Anomalia socialiste e fushates se socialisteve ne keto zgjedhje, duhet te hyje ne rekordet e librit Guiness, nuk qellon shpesh qe dikush tu kerkoje voten shqiptareve pa guxuar te vere emrin e tij ne krye te alternatives qe perfaqeson. Kjo eshte "politika" qe di te beje Edvin Rama.

    Albo

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Do ta rizgjedhja me pak ndryshime, po kete qeveri aktuale!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    jo programi pikerisht se nuk mund te behet per nje jave, edhe presim per kte program qe perflitet qe ka 1000 faqe...sepse programi tregon serjozitet, tregon perkushtim, tregon gadishmerine per te vene ne pah mungesat dhe menyren e zgjidhjes qe PSja do u jep.....kete se ben don PSja...per 4 vite ne opozite, ktyre su ka ngel gje tjeter vecse te shantazhojne, te merren me gazeta si Gazeta Shqiptare, dhe qe kur ndodhi gerdeci---nuk u hiqet kjo fjale nga goja...prandaj them se PSja nuk eshte nje parti e pergaditur per te na udheheq, aq me teper qe e shkuara 50 vjecare e saj eshte shum e frikshme....

    si duhet kta njerez te pretendojne qe ne Shqiptaret tu japim voten, kur 50 vite vuajtje dhe vrasjesh nga kta kan perfundu vetem 18 vite me pare???
    Me sa pashe PS'ja e noxrri programin e saj, tani eshte puna jote ta marresh dhe ta lexosh ate, dhe te shikosh kush pika jane ato qe i mbeshtet dhe ksh jo, pa e pare me syrin politik por me ate, qe c'fare do te sjelli ty si qytetar.


    C'fare tjeter do na thuash pervec ketij rekodrimi, se mesa shikoj dhe kam degjuar debatimet nga ana e PD'se te gjithe nuk thone asnjgje te re, pervec c'fare u be ketu e para 100 vjetesh. PD'ja eshte e perbere nga kreu deri tek kembet me te njetit njerez, per arsye sepse anetaret e PD'se nuk erdhen nga Marsi, vetem nqs nuk paskan jetuar fare ne Shqiperi, kjo nxjerr problematik tjeter qe mund te themi nuk kane haberin fare per problemet e popullit!



    rruga durres kukes...sa kushtoi, ti flet sikur te ishe specialiste ndertimi mi Aulona...PSja ska cte thote, sepse nuk ka ndertu asnje rruge te tille...qe SHqiptaret ti besonin PSse duhej qe te thoshin, ne bem filan autostrade, na kushtoj kaq, PDse i kushtoi kaq....por kta ska be asnje rruge,,,mbase pikerisht se besonin ket Big Digun e Bostonit,,se kishin frike ti mirembanin rruget me pas hahahahaha Shqiptaret kan problem mangesine e rrugeve jo mirembajtjen e tyre mo Aulona.
    Une mase specialiste ndertimi nuk jam ashtu sic nuk je edhe ti edhe shume veta ketu qe flasin me koptence andej nga u pelqen, por nuk eshte shume e veshtire te shikosh shperdorimin kolosal te ndertimit te kesaj rruge, ku mund te rregulloheshin shume gjera te tjera.


    Ke te drejte, ja psh nje rruge te bere nga PD'ja!?




    Papunsia eshte ule, sepse nuk ka zhvillim ekonomik me shifra mbi 6% per 4 vite dhe te mos kete ulje te papunsise...cmimet e tejskajshme, po rrogat jan rritur ne ate menyre qe njerzit i perballojne jeteses, vetem para nje jave institucione nderkombetare, deklaruar se ne Shqiperi me mbi 100 mij njerez kan dal jasht niveleve te varferise problematike....ama Shqiptaret me kto rroga nuk mund ti quash te pasanik...larg asaj, por qe jan me mire se ne kohen e socialistave sigurisht.
    Ku jane keto gjera permiresimi, cilen pjese te Shqiperise!? Nuk e kutpoj si njerezit akoma besojne mbeturinave qe politikanet thone se gjerat po permiresohen, kur varferia dhe papunesia eshte nga nje me te lartat ne zonat rurale, por edhe ne qytete. E vetmja gje qe e kam thene, qe i ka mbajtur gjalle ekonomine Shqiptare jane emigrantet me dergimin e parave të tyre tek njerzit e tyre, dhe se tani edhe ata qe punojne ne Greqi te cilet kontribojne buxhetin me te madh te emigranteve, Greqia po kalon nje trazicion te keq ekonomik per vete. Populli brenda nuk po ben ndonje para te madhe, mbasi ne importojme me teper sesa eksportojme. Gjithashtu qeveria ka thelluar borxhin, dhe gjitashtu duke thelluar njekohesisht edhe deficitin, dhe kjo eshte me teper per arsye te korrupsionit dhe jo te investimeve. Dije po shikoja disa statistika ne nje debat, dhe ishte vertet nje tragjedi, ku gjate ketyre kater vjeteve, ne zonen e Fushe-Krujes ishin punesuar vetem 12 veta ne vit mesatare. Ky eshte vertet nje numer alarmant, duket sikur qeveria ka harruar komplet fshatin, dhe po te shikojme ata jane sot me te tepertit, qe lene familjet e tyre, (si ai prindi nga Shkodra i cili ishte emigrant ne Greqi dhe i vdiq femija duke mbledhur kanace). Dhe si tha Spartak Ngjela se- "Nuk kemi prodhuar sikur edhe nje gozhde nga ana industriale”.


    Autostrada Durres kukes,,po ndertohet nga kompania me e madhe ne bote persa i perket volumit dhe teknlologjise se perdorur ti thua rruget jan problem.. je gabim.
    A thua se vetem ne e paskemi perdorur kete kompani kaq te madhe, asnje tjeter!?



    looooooooooooool kjo me pelqen jasht mase,,,Ameirka kishte arsye strategjike,,,tani jeni beri edhe analiste e puneve te brendshme te Shteteve te Bashkuara te amerikes,,,ne krenohemi me Shqiptare si ti
    Pse jo po jetojme gati 2 dekada ketu, po nuk ditem ne c'fare strategjie perdor Amerika per vendin tone, kush do ta di, apo do pyesim boten!


    po pse nuk kishte interes strategjik, USA ne vitin 2005, apo 2004, apo 2003, apo 2002 mos ja fut kot tani....interesat e USA kan qene te perhershme, sepse nuk eshte se Amerika u be rrivale e Rusise nje muaj perpara se Shqiperia te merrte antaresimin ne Nato..
    Ma merr mendja e degjove pak Senatin Amerikan, i cili mblodh para 2 ditesh per zgjedhjet tona, duke i vene perseri ne dukje ratifikimin qeverise ne NATO, do te sugjeroja ta degjoje me mire ne anglisht, se mbase ne Shqip se beson.


    edhe Edi rama juaj thoshte,,,,nqs Shqiperia nuk merr antaresimin ne Nato edhe pergjegjesi vetem e Berishes,,,pse nuk del tani te thot tani qe jemi antar te Natos eshte merite e po ktij njeriu??
    Edi Rama jone???

    Me sa pashe kur mori anetaresimin ne NATO ishte Edi ai qe beri nje pune te madhe duke cuar deklarata, sado qe Gerdeci ishte nje bombe e cila i dha nje imazh jo te mire ketij anetaresimi. Po te degjosh debatimet jo vetem te PD'se por edhe te PS'se asnjhere nuk kam degjuar qe te thote nuk jemi anetar, apo te mohoj NATON, nuk e di nga i nxirrni keto?



    Majko ka thene, mazhoranca aktuale ka merite NATON dhe Durres Kukes,,,,cili eshte me i besushem, Majko apo brace me ed ramen?
    Nuk po heq disa merita qe ka bere maxhoranca ne fuqi, por po te ve ne dukje gjithashtu problemet te cilat duhet te kishin qene pak me te reduktuara per keto merita. Mundesia egzistonte!


    si ore nuk krahasohen me punet dhe zgjidhjet qe PSja i dha problemeve te Shqiptareve para 4 vitesh dhe gjate 8 viteve qe ishin ne pushtet....jan po te njejtat fytyra akoma tek PSja, me ministra dhe kryeministra,,,,dhe jan akoma po te njejtit probleme qe i kemi pas para 4 vitesh,,,probleme me ujin e pishem se dritat i zjodhi qeveria Berisha,,,problemet me korrupsionin qe qeveria berisha e zvogeloi ne menyre drastike,,,shikoni 4 miliard ektra qe jan ne buxhetin e shtetit.

    Lexo pak pjesen ku te fola per disa nga arritjet, dhe sa per korrupsionin kjo qeveri nuk duhet te flasi fare. Asnjhere nuk kam folur mire per Nanon, por nuk mund te bej nje vesh shurdh e nje sy qorr me korrupsionet te cilat po ndodhin para syve tane.

    Psja per mua eshte nje parti qe nuk e ka tagrin moral apo intelektual apo historik te kerkoj votat e Shqiptareve....ata qe votojne per kte parti per mua jane pjese e te shkuares se hidhur te 50 viteve komunizem qe kaluam.
    Eshte vertet per tu trishtuar qe shqiptaret te votojne për imazhin dhe tani pjesa me e madhe e kandidateve ne keto lista nga te dyja anet, shume prej tyre nuk kane nje grade Juridike, e cila eshte shume e nevojshme qe dikush te jete nje udheheqes ne komunitet. Ketu ne Amerike ata qe oragnizohem me teper ne elektorate, dhe futen ne politike, jane te pakten me nje Grade Jurudike, Biznesi, ose Shkenca Politike. E vetmja figure politike qe une kam vene re ne Shqiperi qe merret me poltike dhe eshte i kualifikuar per te udhehequr vertet vendin eshte Spartak Ngjela. Eshte ivetmi person i cili ka nje shkalle te ligjit në parlament qe vertet mund ta degjosh, se te zberthen ligjin. Te tjeret kane Shkolle agrare, veteriner, ose vetem diploma e shkolles se mesme, pervec ketyre te rinjeve qe kan ardhur tani nga jashte vendit.

    Ps'ja te pakten eshte reformuar pak, c'fare reformimi mund ti thuash PD'se kur i njeti person po mundohet t'ja tejkaloj edhe Enverit ne pushtet. Vertet me vjen keq kur ti voton per nje njeri i cili ka qene ne rradhet e PPSH'se qe ne vitet 1968 komunist, dhe pa pritur u be demokrat, per mua keta njerez me duken qe nuk u ka ikur akoma nostalgjia per ate pushtet.


    Jam dakort me Biberaj dhe Topi nqs u jepet mundesia ta reformojne PD'ne.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #16
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin

    Me thuaj sa kushtoi Rruga Durres-Kukes, mbasi ne Norvegji jane bere gati 24 tunele vetem ne bugetin e parashikuar ne Shqiperi. Duke ditur sesa paguhen puntoret ne Shqiperi dhe sa paguhen ata te Norvegjise! U morren fondet ku gati 60% te tyre nuk u dihet ku e kane vendin, dicka do te behej, edhe prit ku e ke, mbasi keto jane projekte te cilat duhen ndertuar me kujdes dhe c'fare perparesie do te kete do ta tregoje kur te vihet ne perdorim, per arsye sepse keto rruge kushtojne me shume me mbas per ti mirembajtur sesa per ti ndertuar (Big Dig, Boston).

    Me fal por per c'fare rrogash e ke fjalen per ato te administrates, sepse po te shikojme atje ka nje papaunesi te tejskajshme. C'fare pensjonesh, duke pare ngritjen e cmimeve ne stratosfere.

    I ke pare sesi jane ndertuar dhe asfaltuar rruget nuk arrinje standartet Evropiane, gje qe i eshte hequr verejtje qeverise shume here nga KE.

    Perseri sa here do tua them per NATON, kjo ishte nje dicka qe Amerika ka arsye startegjike ne ate vend, kjo nuk do shume ta llogjikosh!

    Harrove problemin e pronave qe qeveria jone po gjobohet pothuajse gjithmone e me shume nga "Stransburgu".



    Se c'fare alternative mund te afroje PS per njerezit dhe per Shqiperine kjo do te duket me teper nqs ata vijne ne pushtet, sepse vertet c'fare alternative u afroi Sala njerezve kur erdhi perseri ne fuqi ne 2005, te njetat gjera biles i thelloi ato qe tha do ti luftonte.
    Aulone pash zotin cfare je duke fol?

    pa llogjiku nuk i thuhet tjetrit as mirmengjes lene ma te flasesh per politike se llogjika eshte si timoni makines oj goc

    edhe makina ecen pa timon po aksidentohet e karrambolohet kurse robi pa llogjiku mund te flasi gjithe diten po i rrofshin fjalet dhe mundimi thuaj
    Le ti shohim gjerat me syrin objektiv jo si pas menyres se perceptimit tend apo timen

    Nato ka rregulla, protokolle e ligje ku thuhet fare qarte me germa te zeza se nje shtet anetar apo kanditat duhet te deshmoje qarte se lufton me gjithe forcen ligjore kunder krimit dhe korrupsionit, trafiqeve narkotike dhe atyre te qenieve njerezore. Se nje shtet ka instaluar nje administrate efikase, se nje shtet ka krijuar stabilitet te brendshem dhe paraqet stabilitet per gjithe rajonit.

    Jo Amerika po e gjithe bota po te donte Shqiperia nuk hynte ne Nato para 2005 se nuk kishte plotesu asnje nga kushtet e mesiperme.
    Amerika donte sigurisht por edhe sala ka bo reforma goxha te ndjeshme.

    sa per papunesine eshte krize ekonomike boterore. E gjithe bota po vuan nga papunesia. Sala po krijon vende pune duke bere rruge e hidrocentrale.

    ne projektin durres kukes jane krijuar mbi 3000 vende pune( te me korrektoj njeri nese jam gabim)

    Hidrocentrali-et e banjes qe do filloje se shpejti mund te punesoje mbi 10000 vete(nese nuk gabohem)

    projekte si rruga tirane-elbsan,korridori 8 etj etj do punesojn me mjera shqiptare.

    Ca kerkon me ti?

    tashi shtrohet pyetja tjeter

    ka probleme shqiperia?
    sa te duash dhe kete nuk mund ta mohoje njeri

    Ka korrupsion ne Shqiperi?
    edhe korrupsion ka sa te duash edhe varferi ka plot. Por ama qindra kriminele jane kap,dhjetra banda jane burgos e shpartalluar,ministra e zyrtar qe jane ekspozu si te korrutuar jane heq nga puna dhe ose priten te gjykohen ose jane neper burgje.

    Pastaj keto probleme nuk na i solli sala por i trashegoi nga 8 vjecari socialist. Sala i ka shpall nje lufte intensive te gjitha ketyre fenomeneve negative dhe ndertimi i rrugeve, ulja e varferise,dyfishimi i rrogave dhe pensioneve paisja me energji elektrike 24/7,shkolla, spitale investime nga te huajt etj etj jane deshmi dhe fakte se PD esht duke ec ne drejtimin e duhur.


    Por sala nuk eshte magjstar se nuk rregullohen hallet e popullit me nje perplasje duarsh.

    Megjithate PD ka fitu besimin e popullit se e ka demostruar shume qarte se ka nje program konkret per zhvillimin e vendit dhe veprat dhe arritjet e qeverise shihen, preken dhe ndjehen nga kushdo i pelqejne apo jo socialisteve apo ty dhe mua. Ateher nga kjo del se Shqiperia po ndryshon irrespektivisht se cthone socialistet. Dhe nje fitore e PD do te thote vazhdimi i implementimit te ketyre reformave qe do te rezultojne ne nje ndryshim edhe me te madh.

    ed rama ka 10 vjet si lider i tiranes, cfare ndryshimesh ka bere ai? pervec pastrimit te lanes(per kete bravo i qofte).

    Cfare programi ka ed rama per shqiperine? pervec homzes dhe edit nuk e di njeri tjeter lol.
    Ky hajdut dhe mashtrues ka 10 vjet si lider i tiranes dhe nuk ka bere nje plan urbanistik per qytetin lene ma te te bej program per gjithe shqiperine.

    Si mund tja mushi menjen ky votueve se e meriton voten?

    edi flet me llafe

    sala flet me vepra

    votuesi e ka ne dore dhe do ta shohim kush fitojne llafet dhe shpifjet apo veprat dhe programet konkrete

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Egnatius Lexo Postimin
    Aulone pash zotin cfare je duke fol?

    pa llogjiku nuk i thuhet tjetrit as mirmengjes lene ma te flasesh per politike se llogjika eshte si timoni makines oj goc

    edhe makina ecen pa timon po aksidentohet e karrambolohet kurse robi pa llogjiku mund te flasi gjithe diten po i rrofshin fjalet dhe mundimi thuaj
    Le ti shohim gjerat me syrin objektiv jo si pas menyres se perceptimit tend apo timen

    S'ke faj mesa duket te paska hyre vetja ne qejf e te duket qe po perdor llogjike, po lere te te thone te tjeret per kete mos i bej qejfin vetes. Kot s'te mallkojne shkodranet, "Te hyfte vetja ne qejf", me sa duket ti e paske tejkaluar kete zone, nuk paske me shpetim.

    Flm por te them te drejten nuk e kam shume problem te me japesh ti noten ketu, se ma japin diku tjeter ne pune dhe ne shkollrat ku kam qene. Llogjika nuk perodret me ane te enderrimeve, por me ate te realitetit qe te paraqitet.

    Nato ka rregulla, protokolle e ligje ku thuhet fare qarte me germa te zeza se nje shtet anetar apo kanditat duhet te deshmoje qarte se lufton me gjithe forcen ligjore kunder krimit dhe korrupsionit, trafiqeve narkotike dhe atyre te qenieve njerezore. Se nje shtet ka instaluar nje administrate efikase, se nje shtet ka krijuar stabilitet te brendshem dhe paraqet stabilitet per gjithe rajonit.

    Jo Amerika po e gjithe bota po te donte Shqiperia nuk hynte ne Nato para 2005 se nuk kishte plotesu asnje nga kushtet e mesiperme.
    Amerika donte sigurisht por edhe sala ka bo reforma goxha te ndjeshme.
    Pikerisht se ka rregulla dhe portokolle, s'ma merr mendja qe sipas protokollit dhe rregullave te tyre, pas Gerdecit ne na takonte te futeshim ne nje organizate kaq te vlefshme sa NATO. Kur ti si qeveri nuk je ne gjendje te kesh ne kontroll apo te organizosh ne nje menyre rigoroze nje projekt qe eshte me permasa te brendsheme, si do te mbash nje pergjegjesi kur te japin per nje pergjegjesi me te madhe! Megjithate sic te thashe shyqyr qe nuk i japin celesat Sales se do ta hedhi edhe ate ne ere, jo per ndonje gje, por tregon pakujdesi per ato projekte qe merr persiper.

    Sala hoqi korrupsionin? Si e hoqi kete korrupsion, sepse ti akoma ke problematik pikerisht me pronat dicka qe ai e hodhi si kandidature edhe ne 2005, dhe asnjgje nuk beri, sic e permenda me lart. Ti po flet per trafikimin e njerezve e cila perseri doli nga "Raporti Amerikan" qe akoma ka shume probleme! Ti po flet per drogen, kur nuk ka shume qe njerez te kesaj administrate apo polic jane kapur ne shtete te huaja duke bere kete tregti te ketyre lendeve!

    Me fal c'fare stabilitet te brendshem e quan ti, duke u munduar tu ndaloje edhe nje demostrate te thejshte vete Shqiptareve qe eshte e ligjeuar, e duke u munduar ti fusi ata ne burg, per disa njerez qe me ligj dhe kushtetute duhet te ishin denuar me kohe! Nuk mesoi Sala nga e kaluara qe u mundua tu ndalonte demostratat e qeta studenteve per te cilen ky na u shqua gjoja e beri ne 90'en. C'fare i doli nga menjda ketij, apo tani e ka karrigen vete e i dhimbset!

    Sala do bente aq sa ka bere, sepse nqs nuk e ke vene re, ka pasur ambasadorin Amerikan qe ore e minute i ri ne koke ose del i heq veshin. Ku ke qene ti?


    sa per papunesine eshte krize ekonomike boterore. E gjithe bota po vuan nga papunesia. Sala po krijon vende pune duke bere rruge e hidrocentrale.

    ne projektin durres kukes jane krijuar mbi 3000 vende pune( te me korrektoj njeri nese jam gabim)

    Hidrocentrali-et e banjes qe do filloje se shpejti mund te punesoje mbi 10000 vete(nese nuk gabohem)

    projekte si rruga tirane-elbsan,korridori 8 etj etj do punesojn me mjera shqiptare.

    Ca kerkon me ti?
    Kriza boterore e prek Shqiperine nga emigrantet me teper, sepse ata sjellin te ardhurat me te teperta ne Shqiperi, por sa per Shqiperine te jete prekur nga kriza Boterore, si do te preket ajo, kur ti nuk eksporton asnjgje, per arsye sepse ti nuk prodhon, por me teper importon si ta theksova me lart.

    C'fare jane keto Hidrocentrale e kupton ti menyren sesi behen keto kontrata me shtetin tone, u japin me fuqi ketyre kompanive te huaja, gje qe ben te mundshem ne te ngelemi perseri me gisht ne goje. Kur te duan dhe sa te duan ata te te japin, dhe me sa te duan. Perseri ti je i mvarur, nuk ke nje pamvarsi ekonomike. Duke pare sesa gjendje monetare ka Banka e Shqiperise si edhe gjendjen monetare qe kane gjithe Shqiptaret ne Bankat Greke, kjo qeveri nuk ka nje plan si ti perdori dhe te rrotulloj ato leke, por vete e eshte mbushur me borxhe eshte fundosur, dhe ku vete e merr tek Greku.

    tashi shtrohet pyetja tjeter

    ka probleme shqiperia?
    sa te duash dhe kete nuk mund ta mohoje njeri
    Ka dhe do te kete, kjo nuk ka per tu hequr asnjhere, puna eshte a duhet te leme dike gjithnje e gjithnje te beje e te sjelle te njetat probleme, mbasi e ka provuar veten!


    Ka korrupsion ne Shqiperi?
    edhe korrupsion ka sa te duash edhe varferi ka plot. Por ama qindra kriminele jane kap,dhjetra banda jane burgos e shpartalluar,ministra e zyrtar qe jane ekspozu si te korrutuar jane heq nga puna dhe ose priten te gjykohen ose jane neper burgje.

    Kur do te kapen ata qe bejne korrupsionin me te madh, dhe qe sjellin keto probleme te medhaja!? Po keta kur do te paraqiten ne gjyq, apo do jene gjithnje te semure! E pra keto jane ato reformat qe nuk perdoren, apo ligjet, qe gjithmone jane verejtur nga bota perendimore.


    Pastaj keto probleme nuk na i solli sala por i trashegoi nga 8 vjecari socialist. Sala i ka shpall nje lufte intensive te gjitha ketyre fenomeneve negative dhe ndertimi i rrugeve, ulja e varferise,dyfishimi i rrogave dhe pensioneve paisja me energji elektrike 24/7,shkolla, spitale investime nga te huajt etj etj jane deshmi dhe fakte se PD esht duke ec ne drejtimin e duhur.
    Duke pare sesi gjithashtu e morri PS'ja ne 97, duhet te jemi shume te ndergjshem ishte ne nje kategori ne c'do drejtim -0 as 0 tamam. Keshtu qe te thuash qe PS'ja nuk beri reformime apo rregullime me ate katastrofe qe e gjeti eshte pak qesharake. Ishin pikerisht ato reforma qe beri PS ne ato 8 vjet qe poqen kushtet per Salen te bente edhe dy rregullime me tutje. Keshtu qe vertet tani perdor pak llogjiken. I ke pare ti spitalet dhe shkollat ne c'fare gjendje jane, apo edhe menyren e trajtimit! A po themi qe te kemi standarte Evropiane, apo vetem ti themi si emer.


    Por sala nuk eshte magjstar se nuk rregullohen hallet e popullit me nje perplasje duarsh.

    Megjithate PD ka fitu besimin e popullit se e ka demostruar shume qarte se ka nje program konkret per zhvillimin e vendit dhe veprat dhe arritjet e qeverise shihen, preken dhe ndjehen nga kushdo i pelqejne apo jo socialisteve apo ty dhe mua. Ateher nga kjo del se Shqiperia po ndryshon irrespektivisht se cthone socialistet. Dhe nje fitore e PD do te thote vazhdimi i implementimit te ketyre reformave qe do te rezultojne ne nje ndryshim edhe me te madh.
    Jo Sala eshte magjistar, se nuk do te jene te dukshme ato qe i shikon e kane shperthyer edhe bota.

    Ate sesi i pelqen se c'fare ka bere PD'ja deri tani do tregohet ne daten 28, nqs nuk manipulohen votimet!

    Po ndryshime jane bere, por kishte mundesi te bente shume me teper, sepse njerezit per kete i dhane mundesine perseri mbas tragjedise qe beri ne 97'en. Nuk mund te thuash ndryshime, kur KE thote keni probleme, dhe te njetit njerez qe punojne sidomos per punet e jashtme te vendit tone thone, "Ne kemi perparuar, por perseri ngelem ne klase per vizat". Nuk e di ne e pe debatin midis Bashes dhe Bushatit, te sygjeroj ta shikosh sa i papergjegjshem dhe sa i papergatitur ishte Basha.

    ed rama ka 10 vjet si lider i tiranes, cfare ndryshimesh ka bere ai? pervec pastrimit te lanes(per kete bravo i qofte).

    Cfare programi ka ed rama per shqiperine? pervec homzes dhe edit nuk e di njeri tjeter lol.
    Ky hajdut dhe mashtrues ka 10 vjet si lider i tiranes dhe nuk ka bere nje plan urbanistik per qytetin lene ma te te bej program per gjithe shqiperine.

    Nuk e kuptoj vertet me ju duke thene ca ka bere Edi per Tiranen duke qene te vetedijshem se si u katandis Tirana ne kohen e Saliut. Si ka mundesi qe vertet kete program qe Edi ka perdorur per Trianen dhe si e ka ndryshuar e kane vleresuar 4 here ne arene nderkombetare, por disa nga ju e mohojne kete!

    Pa diskutim qe Edi eshte hajdut eshte futur ne karrieren e hajudtrise, po s'ma merr mendja te tejkaloj asnje Salen dhe femijet e tij, dhe kete nuk mund te mohosh.

    Edi do te kritikohet apo levdohet si kryeminister kur ai te vej ne ate pozicion, deri atehere eshte Saliu ai qe do te marri keto kritika.

    Si mund tja mushi menjen ky votueve se e meriton voten?

    edi flet me llafe

    sala flet me vepra

    votuesi e ka ne dore dhe do ta shohim kush fitojne llafet dhe shpifjet apo veprat dhe programet konkrete
    Sic te thashe e lart veprat e Edit me aq post sa ka pasur i ka vleresuar edhe bota, por edhe vete njerezit aty qe shikojne ndryshimet e programit te tij. A eshte pefekt, jo, mirepo eshte dicka qe ka hedh nje hap me perpara.

    Vertet veprat qe ka bere Sala deri tani jane vepra qe kane kushtuar me shume nga cdo pikepamje, nuk i ke vene re!

    Pikerisht votuesi duhet te shikoje se ku jane bere ndryshimet sipas zonave elektorale qe ka pasur njera pale apo tjetra, dhe kush nga keto ka progresuar me teper.

    Nje fshat qe duket nuk do kallaus-thote populli.




    PS. Edhe vertet boll me te shara se i ul edhe nivelin atyre gjerave qe di.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #18
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    [QUOTE=Albo;2308932]Mos i degjeneroni temat me replika personale se do perjashtoheni nga forumi. Po nuk keni gje per te shprehur per temen ne fjale, heshtja eshte flori.


    Me vjen keq qe!!!!!!!!! dhe ti bie ne nivelin e ketyre moderatoreve militante.

    gjuje penalltine .topi eshte i yti

    ps.do me besh nder te me perjashtosh se po harxhoj shume kohe ketu.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Programi 1000 e sa faqesh

    A moret vesh gja si u ba puna e programit 1000 e sa faqesh

    thone se Rama ka vendose me e çu te Sudja qi mbas kater vitesh me ju ba 100000 faqe, e me fitu ne menyre te padiskutueshme zgjedhjet

    a ka ndonji socialist qi e konfirmon kete lajm ??

    si po mbrohet PD nga ky makinacion politik ??

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Sigurimi i kompjuterit
    Nga Force-Intruder në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-11-2011, 16:02
  2. Programi kompjuterik për drejtshkrimin e gjuhës shqipe
    Nga edspace në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 18-08-2006, 14:33
  3. Konkurset, programi dhe modeli i testit për gjuhë-letërsi
    Nga Davius në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2005, 06:47
  4. Berisha bën publike emrat e 38 intelektualëve nga shoqëria civile
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 22-02-2005, 12:33
  5. Sistemi me i mire elektoral: maxhoritar apo proporcional
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-06-2003, 00:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •