Pershendetje!
__________________________________________________ _______________________
Per Anonomyous:
Si perdorues i rregullt i torrent-eve, thepiratebay ka mjaft informacion te vlefshem madje edhe nga ata qe cenojne kompanite e medha me ceshtjet e te drejtes se autorit (ma merr mendja se i ke lexuar letrat e ankesave te kompanive dhe pergjigjet bombastike te stafit te TPB). E vetmja e mete e TPB eshte menyra acaruese e kerkimit dhe klasifikimit te torrent-eve. Mininova e ka shume me te mire dhe demonoid-i te perkryer. Problemi i mininoves eshte se eshte hedhur ne gjyq per ceshtje Copyright-i dhe ka filluar te fshije shume torrent-e. Sa per isohunt-in nuk mund te te them gje sepse nuk e kam perdorour shume, por kur po beja nje kerkim per nje film (Drag me to hell), me dolen nja dhjete faqet e para me metriale xxx e budallalleqe te tilla.
Sa per web-site te tjera me te mira ka plot, mos harro web-sitet warez, vetem ki kujdes nga viruset.
__________________________________________________ _______________________
Per: gertl
Upload-imi nuk eshte i detyrueshem, por nqs ti nuk uploadon (Seed), torrenti vdes. Per mendimin tim bota e BitTorrent-it do te arrije te mbijetoje vetem ne saje te Seedersave.
Sa mire eshte kur ti e merr filmin me shpejtesi 256 kb/s dhe mbasi mbaron shkarkimi i jep nje STOP, pa menduar se ka edhe individe te tjere qe e duan filimin, kengen apo librin. Nese te ngarkosh (seed) per te tjeret nuk te prish pune ne kryerjen e veprimtarise rutine ne internet atehere ngarko.
Zakonisht keshillohet te ngarkosh aq sa raporti Ngarkim/Shkarkim te shkoje 1:1, por nqs eshte e mundur eshe me teper.
Sa per ate "shared folder" te cilit i je referuar nuk e di per cfare e ke fjalen, por ti e shkarkon informacionin ne nje folder qe e ke paracaktuar vete ose ta ka caktuar nje "BitTorrent Client" dhe individet e tjere (Peers) lidhen me PC tende nepermjet nje protokolli te quajtur P2P (Peer to Peer) qe me detaje nuk e di si funksionon por eksperet e forumit mund te ta sqarojne me mire ose mund te kerkosh ne Google.
__________________________________________________ _______________________
Edhe se fundmi, se u zgjata shume

, me cpashe tani, regjistrimet vazhdojne akoma te hapura. Perfitoni te regjistroheni, sepse klima qe na pret (me mbylljen e Mininoves qe pritet ne korrik, (shpresojme te mos e mbyllin)) nuk do te jete e lehte per shkarkuesit.
www.demonoid.com
__________________________________________________ _____________________
Faleminderit!
Krijoni Kontakt