Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181

    Windows Vista në gjuhën shqipe

    Sot Microsoft-i bëri publikimin e paketit të ndërfaqes së Windows Vista-s në gjuhën shqipe.

    Ky paket kthen Windows Vistën në shqip.

    Të interesuarit mund ta marrin pakon nga:
    http://www.microsoft.com/downloads/d...displaylang=sq

    Ky paket është për verzionin e 32-bit të Vistës dhe nuk do të punojë në verzionet 64-bitëshe të sistemit operativ.

    //Agroni
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 02-02-2008 më 03:23

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e che_guevara86
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    verdalle anej ktej
    Postime
    641
    Pasi e ke shkarkuar filen dhe do ta instalosh hapet nje dirtare ku duhet te gjesh folderin e gjuheve per te instaluar gjuhen shqiper .
    Ku ndodhet folderi ne windows vista ????

  3. #3
    Bravo i qofte MICROSOFT-IT..
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Sapo e instalova ndërfaqen shqip të Vistës dhe duket shkëlqyer. Duket qartë që është bërë një punë profesionale me të njëjtën cilësi që kishte edhe ndërfaqja shqip e Windows XP.

    Falënderoj anëtarët e Microsoft-it dhe QEP (Qendrës për Edukim dhe Përparim) që kanë bërë të mundur përdorimin e Windows Vista në gjuhën shqipe. Kjo është një ndihmë e madhe për të gjithë përdoruesit shqiptarë të kompjuterit, por njëkohësisht edhe për përparimin dhe standardizimin e gjuhës shqipe në fushën e teknologjisë.


    Ja disa imazhe nga Windows Vista ne Shqip:

    Emri:  vistaShqip1.jpg

Shikime: 2143

Madhësia:  51.2 KB

    Emri:  vistaShqip3.jpg

Shikime: 2056

Madhësia:  52.0 KB

    Emri:  vistaShqip2.jpg

Shikime: 2035

Madhësia:  51.4 KB

    Për të larguar syrin e lig...vini re gabimin Regjion në vend të fjalës së saktë Rajon.
    Edi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ANDI_
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Vendndodhja
    Aty ku ben ftote
    Postime
    55
    "Vetite Interneti" ????
    "Lejo qasjen në largësi"??????

    Kurse tek faqja e shkarkimit te microsoftit ke :

    "Koha e përcaktuar për shkarkim": Dsl/Kabllovik

    Hapa fjalorin por kabllovik nuk ekziston ne shqip.Kabllor po!!!!

    Dhe kjo eshte pune e mire sipas tjere???????
    Besoj se ime nene do e kete me kollaj ne anglisht ( edhe pse sdin anglisht) sesa ne shqip..
    Ndryshuar për herë të fundit nga ANDI_ : 04-02-2008 më 16:06
    Bye Bye Serbia

  6. #6
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Nuk e kuptoj se kur do ndergjegjsohen ndonjehere dhe te kerkojne supervizimin e gjuhetareve te mirfillte kur vjen puna ne ceshtje te tilla.

  7. #7
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Andi,

    Ti më duket se bën pjesë në atë grupin e njerëzve që janë të parët të bëjnë kritika edhe pse nuk i zbatojnë rregullat e drejtshkrimit për veten e tyre dhe nuk e instalojnë fare ndërfaqen shqip.

    Instaloje njëherë ndërfaqen, përdore për disa javë dhe ke për të parë se nuk do të bëjnë aspak përshtypje përkthimet shqip. Në fillim ashtu të duken, sepse je mësuar t'i lexosh në anglisht, por pastaj mësohesh dhe të duken të natyrshëm përkthimet shqip.

    Në mijëra fjalë të përkthyera patjetër që do ketë edhe ndonjë gabim ose fjalë që mund të përshtaten më mirë. Për shembull, lock është përkthyer blloko kur fjala kyç do ishte më e përshtatshme për mendimin tim. Nuk e di pse e kanë ndryshuar se në Windows XP më duket se ka qënë kyç. Fjalë të tilla të rralla nuk hedhin poshtë punën voluminoze që është bërë për përkthimin dhe përshtatjen e një sistemi të tërë operativ.

    ----

    Force-Intruder,

    Në faqen gjuha-shqipe.org thuhet:

    Windows Vista dhe Office 2007 do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

    Kompania Microsoft ka kontraktuar QEP-in për lokalizimin e sistemit të ri Windows Vista dhe Office 2007, në gjuhën shqipe.

    Ky projekt, i një rëndësie të veçantë do të realizohet prej QEP-it në bashkëpunim me Alba-Softin dhe gjuhëtarë nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë në Tiranë.

    Pra, duket se kanë marrë pjesë edhe gjuhëtarë të mirëfilltë. Në ekipin e QEP marrin pjesë disa gjuhëtarë.

    Për mendimin tim cilësia është e kënaqshme dhe kjo ndërfaqe duhet vënë në përdorim nga sa më shumë shqiptarë me qëllim që ky fjalor teknologjik i përshtatur nga një ekip profesionistësh të përhapet e të zëvendësojë fjalët e huaja apo ato të përshtatura nga individët amatorë. Ndërfaqja shqip e Windows Vista dhe Microsoft Office do ndihmojë edhe në njësimin e fjalorit të përdorur në softuere të tjera të përkthyera në shqip.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 04-02-2008 më 21:50
    Edi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ANDI_
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Vendndodhja
    Aty ku ben ftote
    Postime
    55
    Citim Postuar më parë nga edspace Lexo Postimin
    Andi,

    Ti më duket se bën pjesë në atë grupin e njerëzve që janë të parët të bëjnë kritika edhe pse nuk i zbatojnë rregullat e drejtshkrimit për veten e tyre dhe nuk e instalojnë fare ndërfaqen shqip.
    Gabime une???
    Ke te drejte pasi sapo e instalova visten se mbajta me shume se 2 dite se e pashe qe sia vlente,nejse kjo eshte nje teme tjeter.Sa per perkthimin kam pare wind. ne disa gjuhe te ndryshme ama ne shqip eshte me i shemtuari.Mbase ngaqe gjuha jone e ka mjaft te limituar fjalorin...mbase.
    Kam pare paketen shqip te XP .Qe kur start = nis pashe qe puna e bere ishte mjaft e dobet.Gjithashtu as 1/2 e sistemit nuk ishte perkthyer.

    Vura re qe kompania ne fjale qendren e kishte ne prishtine.Skam asgje ndaj shqiptarve te kosoves pervec vellazerise e dashurise,por nqs keta gjuhetare do jene nga kosova atehere e ve ne pikepyetje perkthimin e ketij sistemi.

    Mendoj se versionet falas nuk jane asnjehere te sakta per aq kohe sa nga kto versione nuk ka ndonje perfitim.Nejse u zgjata shume gjithsecili ka mendimin e vete...mua nuk me pelqen dhe nuk do ia sygjeroja askund.
    Bye Bye Serbia

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Gjuha e paster shqipe eshte ajo e perdorur nga gazetat,televizioni,shtepite botuese ne Shqiperi,gjuha zyrtare.Gjuha e perdorur nga Aleks Buda dikur.Gjuha e paster shqipe flitet vetem ne Elbasan.Nuk jam nga Elbasani,as kam ndonje sentiment per Elbasanin.Ky eshte vetem fakti.
    Shqipja qe flitet ne Kosove,veri,jug te Shqiperise ,Tirane,Korce,Vlore,Sarande,etj eshte dialekt,zhargon.Njerez qe merren me perkthime te tilla kaq te rendesishme duhet te pakten te plotesojne dy kushte.
    1.Te kene mbaruar Fakultetin e Gjuhe Letersise ne Universitetin e Tiranes me rezultate te shkelqyera.
    2.Te jene perkthyes anglisht-shqip te licensuar.
    Gabimi me i madh eshte perkthimi ne shqip i windowsit nga nje grup kosovaresh arsimuar ne Kosove.Njerezit qe e kane perkthyer nuk arrijne te dallojne cilat fjale jane dialektore dhe cilat jane fjale te rregullta qe perdoren nga gjuha zyrtare.
    Nqs ka ndonje ne forum qe ka mbaruar fakultetin e gjuhe letersise,me kupton shume mire.Ne ate fakultet mesohet jo vetem drejtshkrimi gramatika,historia e letersise,por edhe origjina e pothuaj cdo fjale shqipe,nga e ka prejardhjen,si ka evoluar,si eshte deformuar ne te folur si eshte perdredhur,shtremberuar,degjeneruar nga forma e saj origjinale,duke u perdorur nga krahina te ndryshme ne Shqiperi.
    Fjala qasje nuk eshte gjuhe zyrtare.Kabllovik nuk eshte shqipe zyrtare,nuk eshte as emer,duket me shume si ndajfolje.Me sakte duhet ishte kabell.
    Ky perkthim i windowsit duhet te ishte autorizuar me vendim te posacem te kryeministrise ne Tirane dhe caktohej nje grup expertesh ne fushen e perkthimeve anglisht shqip dhe gjuhetare te akademise se shkencave ne Tirane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 04-02-2008 më 23:36

  10. #10
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga edspace
    Force-Intruder,

    Në faqen gjuha-shqipe.org thuhet:


    Windows Vista dhe Office 2007 do të jenë edhe në gjuhën shqipe.

    Kompania Microsoft ka kontraktuar QEP-in për lokalizimin e sistemit të ri Windows Vista dhe Office 2007, në gjuhën shqipe.

    Ky projekt, i një rëndësie të veçantë do të realizohet prej QEP-it në bashkëpunim me Alba-Softin dhe gjuhëtarë nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë në Tiranë.

    Pra, duket se kanë marrë pjesë edhe gjuhëtarë të mirëfilltë. Në ekipin e QEP marrin pjesë disa gjuhëtarë.
    Si fillim QEP nuk paska bere ndonje pune kushedi se cfare. Nuk i ve faj sepse kosovaret perdorin nje version tjeter te shqipes (upgrade me siguri V1.1). Jo se kam gje kundra. Por mua personlisht fraza si "lejo qasjen ne largesi" me tingellojne absurde.
    Gjuhetare nga Instituti i Gjuhesise ne Tirane? As nuk e kam degjuar ndonjehere te jem i sinqerte. Pastaj dikush mund te jete edhe gjuhetar shume i mire dhe te mos marri fare ere nga teknologjia "kabllovike". Me gjuhetare te mirefillte ne Shqiperi dhe do te ishte Fakulteti i Gjuhe-Letersise ose (Ish) Akademia e Shkencave.
    Tani une e pergezoj perpjekjen e bere. Por eshte me te vertete e ekzagjeruar te themi qe eshte bere nje pune pa te meta.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  2. Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)
    Nga Marsel në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 13:23
  3. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14
  5. Konferencë ndërkombëtare për shqipen standarde
    Nga Beqari002 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 14:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •