----------------------------

Peshėngritja shqiptare vazhdon tė sjellė medalje pėr Shqipėrinė nga evenimentet ndėrkombėtare. Pikėrisht ditėn e djeshme nė Kampionatin e 35-tė Botėror pėr tė Rinj, qė po zhvillohet nė Bukuresht, Ervis Tabaku ka konfirmuar se ėshtė njė prej shtangistėve mė premtues nė Shqipėri. Nė konkurrimin e tij nė peshėn 85 kg, Tabaku kapi shifrat e 362 kilogramėve nė dygarėsh duke u ngjitur kėshtu nė podin e fituesit tė medaljes sė argjendtė, duke u shpallur njėkohėsisht nėnkampion bote. Njė sukses i padiskutuar pėr shtangėn kuqezi. Por magjia Tabaku nuk u mbyll me kaq nė aventurėn botėrore. 20-vjeēari do tė ngjitej i dyti nė podium nė stilin e shkėputjes dhe i treti nė stilin e shtytjes. Ervis Tabaku ka konkurruar nė baterinė A tė peshės 85 kg ku gjithsej janė ngjitur nė podium 25 shtangistė. Nė stilin e shkėputjes, Tabaku ka ngritur 166 kg. Ndonėse gabon nė dy provat e para me 160 kg dhe 166 kg, te prova finale Tabaku nuk do tė falė duke u klasifikuar i dyti me medalje argjendi. Stilin e shtytjes shqiptari e nis me 191 kg, tė cilėn e kalon me sukses. Nė provėn e dytė shqiptari Tabaku bėn mrekullinė duke ngritur 5 kg mė shumė dhe realizon me sukses 196 kg. Nė provėn e tretė dhe tė fundit tė sfidės botėrore, Tabaku tenton tė ngrejė 202 kg meqenėse rivali i polak pak minuta mė parė kishte ngritur 201 kg. Por kėsaj radhe fati ishte kundėr tij dhe e mbyll kėshtu Botėronin nė kėtė stil me 196 kg me medalje bronzi. Medalja e artė nė kėtė stil shkoi pėr Tomash Zelinksin. Kampion i botės nė dygarėsh u shpall njė tjetėr polak, Adrian Zielinksi me 169 nė shkėputje, 199 kg nė shtytje dhe 368 kg nė dygarėsh. Me 357 kg nė total, Tomash Zielinski zuri vendin e tretė nė botė. Ky sukses i Ervis Tabakut ka konfirmuar edhe njė herė arritjet e peshėngritjes shqiptare nė arenėn botėrore. Nė pedanėn e Botėrorit tė tė rinjve, sot do tė ngjitet konkurrenti i fundit pėr tanėt, Endri Karina nė peshėn 94 kg.

----------------------------