Vështrim i situatës së nderë në Kosovë dhe më gjërë



TË LIGATË MESKINE VETËM BASHKIMI KOMBËTAR MUND T`I EVITOJË



Mbase, diku në pravijë po përgatiten skenare për zgjedhje definitive të çështjeve, meqë, kushtetuta e këtij vendit nuk mund për t`u zbatuar në jetën e përditshme.




Shkruan: Qerim Pllana - Prishtinë, 25. 06. 09



Sakra: Ky „grushtim“ i përdhos vlerat e shenjta të UÇK’së!




Situata e krijuar para gjatë dhe pas lufte, para dhe pas miratimit të Kushtetutes së vendit, pa debat parlamanetar dhe popullor, pastaj ngrirja e postit të presidentit në krye të LDK-së, kryetar, një si “amanet” i z. Rugova… Kosova në këso rrethana, nuk ka një njeri (president) mbipartiak-popullor, i cili do të gëzonte të drejtën ligjore dhe morale, të paktën për ndërhyrje dhe qetësim të situatave dhe shuarjes së gjakrave, urrejtjeve dhe xhelozive, pakënaqësive etj., mes njerëzve, me krijimin e situatës së nderë, mes dy partive të krahut të dikurshëm të UÇK-së, (pozitë-opozitë), determinon dhe kërkon themelimin e një trupi apo Këshilli burimor kushtetues, tërsisht mbipartiak. Për të shqyrtuar çështjet e ndërthurura dhe të ndërlikuara, që nga lufta dhe pas saj, me akuza dhe kundërakuza, shpifje dhe spekulime, mbase të vërteta dhe të pavërteta, të cilat në popull edhe ashtu të pakënaqur me çështje të tjera kushtetuese, kanë krijuar huti, urrejtje, shqetësime dhe përçarje me pasoja të pariparueshme.

Kjo dëshmon se Kushtetuta në “fuqi” pothuajse është inekzistente, meqë nuk zbatohen në jetën praktike më as ato ligje të cilat bihen nga Kuvendi. Prandaj, është krijuar një situatë e nderë mes partive PDK-së dhe AAK-së, (mund të thuhet pozitë-opozitë), e cila origjinën e ka qysh nga takimi në Prizren pas luftës( 27.06.1999 - Sh.B), pra ( pasojë jo e momentit), por e një historie përçarëse, qysh gjatë luftës. Madje e shndërruar në hapësira përçarse krahinore, Drenicë-Dukagjin dhe anasjelltas. Në opinion është duke shkaktuar shqetësime serioze, përçarja me pasoja, “jo lojë fëmijësh apo barinjësh”, por diçka që është duke i ardhur erë një lloj lufte mafioze. Si të grupeve të krijuara në kohën e Krizës Ekonomike në SHBA, 1933-36, dhe luftës së njohur të AL-Kaponës me grupet mafioze atje. Të kontrollit dhe reketimit të alkoolit, cigareve, drogës dhe armëve. Këtë histori përmes filmave të Eliot Nesitt dhe të shumë skenave filmore, gjeneratat e vjetra dhe të mesme i kujtojnë fare mirë. Se në Kosovë kishte mafiozitet, viktima pas lufte, kishte dhe ka reketim, keqperdorime dhe pasurim brenda natës. Ka shpëlarje parash, ka tashmë milionerë, mbase ndokushi ka arritur në milijarderë etj. Kjo s`do shumë filozofi as koment, por as shumë dokumentime. Sepse, fshati i cili shihet nuk do ciceron.

Në Kosovën e pasluftës, përmes UNMIK-ut, dhe organizatave, grupeve e grupacioneve, shërbimeve sekrete etj, dhe pas shpalljes të “Pavarësisë së Kosovës”, duke mos qenë të përgatitur për të krijuar bazë ligjore kushtetutare-shtetërore, etj., situata vie duke u acaruar, me dhe pa sensin e njerëzve për shtetbërje. Sepse, ky shtet në embrion e sipër, me mungesën e njerëzve të aftë e më përvojë, për të krijuar parapërgatitje formimi të institucioneve shtetërore, me njerëz të cilët në jetën e tyre “foshnjore”, me diploma pa mbulesë, me aftësi dhe përvojë jo të duhur, me lakëmi për pasurim brenda natës, me vjedhjen e Fondit të Luftës, “Vendlindja thërret”, dhe atë pa u përgjegjur asnjëherë askush, kanë sjellë dhe do të sjellin në pyetje ekzistimin e këtij shteti. Të cilin si të tillë e duan shtete dhe njerëz, brenda dhe jashtë tij. Sepse, shumë të tillë ishin dhe sot e kësaj dite janë kundër Kosovës shtet.

Nga ana tjetër, të tjerët jashtë, në Europë dhe në SHBA, pra miqë tanë, janë duke vështruar, përcjellur dhe duke menduar, se a mundet Kosova të ecën si shtet me këso garniturash, me këta njerëz dhe këto institucione, të cilat janë krijuar në kukëza (paterica). Me hile dhe duke mohuar që në start, çdo gjë kombëtare-shqiptare, situatën e bënë edhe më të nderë. Duke shkelur pa fije turpi mbi heroj, dëshmorë dhe mijëra martirë, të rënë në luftën e përgjakshme. Madje, të afërmë, vëllezër, motra, prindër, fëmijë, dhe njerëz të gjakut, të po këtyre, të cilët sot janë hedhur në rrugë pa kokë, në mafiozitet të llojit Al-Kapone, dhe të tjerëve, të cilët sulmojnë dhe duan të zbulojnë diçka përtej Antartidës.

Prandaj, pavarësisht se të dy palët thirrën në bërje të shtetit, në luftën dhe sakrificat e bëra, në shesh shpërthejnë dhe dalin akuza dhe kundërakuzat, për keqpërdorimin e miliona parave, të milionerëve dhe tani flitet edhe për miliarderë tanë. Thua se kanë rënë në minierat e arit të Perëndimit të Egër, dhe pushtimit të tokave të arit, të “El de Rados”, tokës së art në prerietë e arta të Kolorados. Pavarësisht se gjërat kanë marrë tatpjetën, dhe pavarësisht se nesër apo pasnesër, po këta njerëz mund të kalojnë në aleatë, kinse për të krijuar befasira në opinon dhe në elektorat, njollat dhe pasojat e akuzave dhe kundërakuzave nuk do të shlyhen aq lehtë. Këtë fitil ndezës, që nga lufta e sidomos pas luftës, e kanë ndihmuar, të gjithë ata të cilët hynë në valle më shërbimet sekrete të vendeve fqinje dhe në bashkëpunim më përfituesë luftrash. Kosova vazhdojë së godituri rendë edhe pas lufte, qoftë me krimin e organizuar, qoftë me vrasjen e njerëzve “pa dorë dhe pa shej”. Ajo u rrënua u plaçkitë dhe u shkatërrua tmerrësisht gjatë luftës. Por, plaçkitjet dhe mafioziteti vazhdojë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. “Mos më shitë dardha se dardhagjinj jam vetë”.

Prandaj, “është ajtur fasulja, sepse i ka hi lagështija përfundi. Dhe më të rritur të lumit, magazet e Cek Pacekut, (Mulla-Cekut), do të shpërthejnë dhe do ta zbardhin Lumbardhin”. Ore vëllaçko, mos ta skuqin, se për ta zbardhur, ai vet është i bardhë! Disa “quna” të këtij vendi, kanë harruar se Kosova nuk ka veçse dy apo dy milion e gjysmë banorësh dhe një territor, lexo prej 10.800 km. katrore. Pra me një madhësi sa të një metropole botëror. Dhe një metropol, e udhëheq një bashkiak apo një prefekt, siç është ta zëmë Meksiko-Siti, New-Jorkua apo Tokio etj. Prandaj është vështirë të fshehen gjatë dhe përjetësishtë gjërat, sidomos të ligatë. E kanë gabim ata të cilët mendojnë se mund ta fshehin pasurinë e krijuar mbi baza antiligjore dhe brenda natës.

Me ka thenë një kopshtar i njohur në vitet e largëta të 60-ta, në Novi-Sad, Grozdan Piper, me origjin bullgare. Për 30 vjetë me vëllazër në periferi të Varshavës “krijuam një kapital prej 25 ha. tokë pune të klasitë të parë”, kuptohet se qysh. Por, meqë afroheshin ditët e okupimit të Polonisë dhe të Varshavës, nga Gjermania më 1939, atë pasuri unë me tim vëlla, brena javës e kemi lënë në bigjozë (komorë). Pastaj dy-tri ditë para sulmit të Varshavës, me nga një valigje plaçkash kemi ik për në Novi-Sad. Tani këtë pasuri në “Sallashin nr. 3”, të Futogut (22 ha. tokë të klasit të parë e “krijuamë me forca tona dhe me përkrahjen e miqëve brenda 12 vitesh”. Dmth ajo pasuri siç është fiuar, ashtu edhe do të zhdukët. Unë pata fituar bindjen se i ndjeri P. Grozdan-i, pasurinë e kishte fituar pas Luftës së Parë botërore në Varshavë. Atë e kishte humbur për dy-tri net në bigjoz. Por, pas Luftës së Dytë Botërore, e kishte fituar pasurinë tjetër në periferi të Novi-Sadit, ngjashëm me të parën. Që do të thotë, përfitimet e luftërave, këtij kapitalisti i kishin sjellë pasurinë me reketim, bigjoz, duhan, alkool, mbase edhe me drogë dhe plaçkë nga gjermanë të ikur nga Baçka. Por, fundin, ai dhe pasuria e tij prapëseprapë e kishin jo fatlum.

Sidoqoftë, nga kjo ngjarje e vërtetë, të cilën e pata mësuar qyshë në moshën 17-18 vjeçare, nga një miliarder, kapitalist, në ish-Jugosllavinë titiste, gjatë pushimeve verore, dy-tri here, kur u gjenda në kopshtin e tij, për punë meditëse verore, mësova se pasuria ashtu siç krijohet, po ashtu edhe zhduket. Prandaj, pasurimi i individëve në mesin tonë, të krijuar shpejt dhe në mënyrë antiligjore, nuk do të mund ta trashigojnë ashtu siç mendojnë ata. Sepse, ky shtet i vogël i ngarkuar me dëndësi pothuajse më të lartën në Evropë, me popullsi ndër më të renë në botë, me papunësinë ndër më të madhen, gjithashtu në Europë dhe botë, me varfërinë e tejskajshme, dhe me rininë e shkolluar pavarësishtë llojit dhe sistemeve, më shumë të pasistem. Një ditë do të shpërthej gjithçka. Madje, nuk do të ketë fuqi për ta ndalur. Sepse edhe shtresatë e mbrojtjes, siç është policia, nuk do të jetë ajo, që do të konfrontohet me njerëz dhe popullin të cilit i takon dhe e cila është, po në atë gjendje, si edhe shtresat e shëndetësisë, arsimit, administratës etj. Sepse, vjedhjet dhe pasurimi në pikë të ditës dhe brenda natës, nuk do të tolerohet jetësisht.

Prandaj, është mëse e domosdoshme që në nivelin më të lartë të Kosovës, jashtë institucioneve, Kuvend, Qeveri dhe Presidencë, në mbështetje të ndonjë ligji të posaçëm kushtetues, duhet të formohet një Këshill i veçantë mbipartiak. Këshilli në fjalë, do të përfshinte njerëz moshash dhe të dy gjinive, të ardhur nga personalitete të ngritura dhe familjesh të pastërta e të ndershme, të rretheve dhe regjioneve të vendit, me një numër tek, nga 15 deri në 30 vetash. Ky lloj Këshilli do të duhej të jetë një lloj senati vlerësues, gjykues dhe kontrollues i të gjitha organeve dhe institucioneve, duke mbrojtur kushtetushmërinë, ligjet në fuqi dhe zbatimin e tyre me përpikëri në jetë. Ky lloj senati, do të duhej të ngritej edhe mbi gjuqësinë e Kosovës, e cila nuk është duke u liruar nga njerëz dhe persona partiak, klanor dhe korruptues nga korrpuptimi. Dikush do të thoshte; ç`është ky zbulim, kur ne kemi Prokurorinë, po e formojmë Gjukatën Supreme, kemi Kuvendin, Qeverinë, Presidencën etj. Vetë fakti se deri me tani dhe në vijimësi, në Gjykatën Supreme vinë njerëz me “kapital përfolës”, dhe njerëz nga parti të ndryshme, dyshimi është i bazuar për spekulime, keqpërdorim të detyrës dhe anashkalim të ligjeve dhe të Kushtetutës. Ndërsa institucionet tona kanë krejtësishtë karakter partiak e jo shtetëror.

Senati, apo Këshilli në fjalë i zgjedhur me koshiencë, dinjitet dhe besushmëri të plotë, madje me një lloj referendumi, testime dhe analizimi të origjinës së njerëzve, do të vihej në veprim, duke mbikëqyrur çdo segment shtetëror dhe partiak, pa pardon dhe pa ekuivoki, Kuvendin, Qeverinë, Presidencën, partitë dhe gjithë strukturën shtetërore. Madje, duke hulumtuar zbuluar dhe duke krijuar baza ligjore për origjinën e pasurisë, pasurimit dhe më në fund konfiskimin e të gjithë asaj që, është krijuar mbi baza joligjore, hajnisë, korrupcionit të të gjitha formave. Këtë nuk mund të bëjë as avokati i popullit. Nuk është duke zbatuar dhe bërë Kuvendi, Qeveria e as Presidenca e vendit.

Atëherë, nëse nuk ndërmirrët diçka e tillë, ose e ndonjë forme tjetër, Kosovën e presin ditë të vështira, të turbullta, madje më të këqija se sa fajdetë, apo gjendja e ngjashme, si në vitin 1997 në shtetin Amë. Kjo do të ishte fatale për Kosovën e cila meton të bëhet shtet, dhe e cila lehtë mund të kthehet atje ku ishte në shekullin e kaluar! Sepse, Serbia e pret një gjë të tillë. Kurse, vendi ëmë, do ta ketë të vështirë të intervenojë në ndonjë rast të tillë të papritshëm. Pavarësisht se Shqipëria është në NATO, Indikacionet se KFOR-i, gradualisht do të tërhiqet nga Kosova, dhe quarja në shtëpi (shkatërrimi i TMK-së), mos lejimi i krijimit të ushtrisë në Kosovë. Meqë, FSK-ja, nuk do të jetë kurfarë ushtrie, grindjet, akuzat dhe kundërakuzat e fundit aq të ashpra në mes të dy ish-krahëve të UÇK-së, të Kosovës, heshtja me dinakëri e disa partive të tjera e sidomos e dy krahëve të LDK-së. Çështja e nderë sociale, ate ekonomike, mos vënjen në veprim e nismës së zhvillimit të vendit etj., situatën e bënë edhe më të rrëzikshëm.

Të gjitha këto çështje pas vete ngërthejnë një situatë jashtëzakonishtë të papërspektivë, të turbulltë për popullin dhe për të ardhmën e Kosovës. Meqë janë krijuar dhe janë duke u trashur, zgjëruar dhe shtuar problemet e jetës esenciale politike, ekonomike, sociale, shkeljet drastike ligjore-kushtetuese etj. Me fjalë tjera, janë duke u krijuar situata anarkish. Ata të cilët kanë për detyrë, nuk duan as për t`i vërejtur, edhepse mbajnë përgjegjësinë ligjore, kushtetuese, morale dhe njerëzore, sepse janë duke u konvenuar. Atëherë, Kosova ka nevojë emergjente për krijimin e një Këshilli, Senati apo Dhome me njerëz të dinjitetshëm mbipartiak, të moralshëm dhe kombëtar. Për t`ia dalë manash, situatave të cilat, janë duke u krijuar dhe duke e rrëzikuar të ardhmën e këtij populli dhe vendit në përgjithësi. Me situatën e krijuar në vend, as zgjedhjet qofshin ato lokale apo nacionale, nuk do ta kenë validenë, rëndësinë, por as fuqinë e tyre ligjore a kushtetuese. Gjendjen e krijuar në Kosovë dhe më gjerë, as Këshillat në fjalë nuk e zgjedhin, por e zbusin sadopak. Këto të liga meskine përfundojnë vetëm me bashkimin e Shqipërisë etnike Natyrale. Mbase diku, në prapaskenë po përgatitën skenaret për zgjedhje definitive! Sepse, Kushtetuta e Kosovës, si e tillë nuk mund për t`u zbatuar në jetë.