- Korēė, shtohen rastet e grabitjeve nė rrugė
Fenomeni/ Viktimat mė tė "preferuara" tė hajdutėve ordinerė janė vajzat dhe gratė. Dy muajt e fundit, 17 denoncime
Rriten frikshėm rastet e grabitjeve nė rrugėt e qytetit tė Korēės gjatė dy muajve tė fundit. Viktimat mė tė "preferuara" tė hajdutėve ordinerė duket se janė vajzat dhe gratė, tė cilave mund tua rrėmbejnė lehtė bizhuteritė, varėset, orėt e dorės apo portofolat. Hajdutėt pėrdorin nė tė shumtėn e rasteve tė njėjtin stil dhe skenar: sulmojnė nė rrugica gra tė pashoqėruara, ku nė mungesė tė dėshmitarėve tė tjerė, realizojnė edhe grabitjet e dhunshme qė shoqėrohen me rrahje dhe plagosje tė viktimave tė pafuqishme femra. Vendet mė tė preferuara mbeten rrugicat dhe rrugėt dytėsore tė qytetit. Burime tė policisė lokale konfirmojnė se nė dy muaj e fundit ka pasur njė shtim tė denoncimeve nga gratė qė sulmohen nga hajdutėt nė rrugė. Pranė Komisariatit tė Policisė janė raportuar tė paktėn 17 raste tė kėtyre sulmeve pėr grabitjen e varėseve prej floriri, ēantave nga supet e grave, telefonat qė mbahen nė duar apo edhe bizhuteritė. Sipas policisė lokale bėhet fjalė kryesisht pėr hajdutė nė mosha tė mitura qė veprojnė tė vetėm ose nė grupe prej tre personash. Por nga hetimet e kėtyre rasteve tė denoncuara ka pasur edhe tė rinj qė njihen pėr precedentė penale ose si pėrdorues tė lėndėve narkotike. Policia e Korēės ka mundur tė shoqėrojė pėr kėto raste vjedhjesh me dhunė tė paktėn 5 persona, ndėrkohė qė njė pjesė tjetėr lihen nė gjendje tė lirė pėr shkak tė moshės sė mitur. Vetėm njė ditė mė parė, Policia e Korēės ka mundur tė zbulojė dy autorė, njė prej tė cilėve 17 vjeē dhe njė tjetėr 22 vjeē, tė cilėt nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė sulmuar njė shtetase nė rrugė pėr ti rrėmbyer nga qafa njė varėse floriri. Burimet e policisė kanė deklaruar zyrtarisht se kanė ndaluar gjatė 24 orėve dy shtetas. S.S., 17 vjeē, banor i lagjes 6 tė qytetit ėshtė arrestuar bashkė me njė shok tė tij, 22-vjeēarin Armando Dule, pasi kishin sulmuar njė shtetase nė njė nga rrugicat e lagjes 15 tė Korēės. Kėta dy shtetas i kanė kėputur varėsen e floririt nga qafa njė gruaje rreth orės 17.30 minuta tė sė mėrkurės, ndėrkohė qė pas denoncimit tė tė dėmtuarės, policia ka mundur tė zbulojė autorėt. Pasi e kishin grabitur gruan nė moshė, dy autorėt kishin shkuar nė njė dyqan bizhuterish nė afėrsi me vendin e ngjarjes pėr ta shitur varėsen e floririt. Pak kohė mė parė, Policia e Korēės arrestoi njė tjetėr 23-vjeēar, qė njihej si pėrdorues droge, pasi grabiti njė shtetase nė afėrsi tė unazės sė brendshme tė qytetit, ndėrsa kishte dalė pėr shėtitje.
- Trafikoi mbesėn, burg tezes dhe tė dashurit tė saj
Detyroi mbesėn tė punojė si prostitutė nė Greqi, dėnohet me shtatė vjet heqje lirie, ndėrkohė qė i dashuri i saj ėshtė dėnuar me nėntė vjet burg. Gjykata e Rrethit Gjyqėsor tė Beratit i ka dhėnė fund dje gjykimit pėr Sara Cankon dhe tė dashurit tė saj Jani Mejdi, tė cilėt janė shpallur fajtorė dhe dėnuar nė total me 16 vjet heqje lirie pėr trafikimin e M.D., vajza e motrės sė 24-vjeēares. Ka qenė kryetari i trupit gjykues Nazmi Troka, i cili, nė seancėn e fundit nė ngarkim tė kėtij procesi, pasi ka shqyrtuar tė gjitha faktet, ka deklaruar shpalljen fajtor tė 24-vjeēares Canko dhe bashkėpunėtorit tė saj, Mejdi. Tezja tutore, e cila e ka pritur vendimin nė masėn e "arrestit nė shtėpi", u akuzua se trafikoi pėr disa muaj me rradhė nė banesėn e saj nė Greqi mbesėn e saj 18-vjeēare, me inicialet M. D. Sė bashku me 24-vjeēaren, ėshtė gjykuar i dashuri i saj, me tė cilin ajo bashkėjetonte, Jani Mejdi, nga Saranda. Ndėrsa Canko ėshtė dėnuar me 7 vjet burg, pasi ėshtė cilėsuar fajtore pėr veprėn penale tė "trafikimit pėr qėllime prostitucioni nė rrethana rėnduese". Ndėrsa 43-vjeēari Mejdi ėshtė shpallur fajtor dhe dėnuar me nėntė vjet heqje lirie pėr veprėn e "trafikimit tė prostitucionit pėr qėllime pėrfitimi nė rrethana rėnduese" dhe "dhėnien e ndihmės pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit". Dy tė akuzuarit u denoncuan nė muajin prill tė vitit tė kaluar nga 18-vjeēarja me inicialet M. D., qė ėshtė vajza e motrės sė Cankos. Adoleshentja nga Berati ka akuzuar tezen dhe tė dashurin e saj, se e kanė shfrytėzuar si prostitutė pėr disa muaj gjatė kohės qė jetonte nė shtėpinė e tyre nė kryeqytetin grek, Athinė. Adoleshentja nga Berati, e cila braktisi shkollėn pėr njė jetė mė tė mirė qė i kishte premtuar tezja e saj Sara Canko, deklaroi se ėshtė dhunuar dhe prostituuar pėr disa muaj nga tezja dhe i dashuri i saj, nė banesėn e tyre nė kryeqytetin helen. Pas kėtij denoncimi, Policia e Beratit prangosi mė 25 prill tė vitit tė kaluar tezen e 18-vjeēares, ndaj tė cilės gjykata vendosi masėn e sigurisė "arrest shtėpie", ndėrsa i dashuri i saj, pas arrestimit mori vlerėsimin me "arrest nė burg".
- Gjakmarrja, 35 mijė qytetarė nuk votuan
Shteti nuk u garantoi tė drejtėn e votės tė ngujuarve dhe familjeve nė konflikte
Nga ngujimet, hasmėritė dhe gjendja e tyre konfliktuale janė privuar nga e drejta dhe dėshira pėr tė votuar rreth 35 000 qytetarė. Ka qenė ky konstatimi i Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar nė njė raport tė prezantuar dje gjatė mbledhjes sė Asamblesė sė Misionarėve dhe tė Shoqatave tė Pajtimit. Pas njė
ekspedite 100-ditore tė misionarėve tė pajtimit 20 mars-30 qershor 2009, arrihet nė pėrfundimin se asnjė parti nuk kishte hartuar nė programet e saj eliminimin e hasmėrive dhe tė vrasjeve pėr hakmarrje e gjakmarrje apo mbėshtetjen ndaj procesit tė pajtimit. Nė kėtė raport theksohet fakti se "ekspedita konstatoi se qeveria shqiptare dhe administrata lokale nuk kishin marrė asnjė masė pėr tu siguruar tė drejtėn e votės familjeve tė ngujuara". Sipas Gjin Markut, kryetar i Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar, nga e drejta e votės u privuan pėr shkak tė hasmėrive 1450 familje tė ngujuara e tė fshehura nga gjakėsi. Po kėshtu, 12 500 familje qė e kanė lejen e banimit nė fshat dhe janė larguar pėr shkak tė konfliktit pėr tokėn nė qytet, nuk shkuan pėr tė votuar nė qendrėn ku janė regjistruar nė fshat pėr tė shmangur ballafaqimin dhe pėrplasjen me njerėzit e konfliktuar. Nė 30 ditėt e muajit qershor, puna u pėrqendrua edhe te sensibilizimi i qytetarėve pėr njė pjesėmarrje sa mė tė kulturuar nė fushatėn elektorale e nė votime. Por, sipas drejtuesve tė shoqatave tė pajtimit tė gjaqeve, eksponentėt e partive politike nxitėn shpeshherė me fjalimet e kontaktet e tyre pėrplasje mes grupimeve dhe individėve tė ndryshėm, duke stimuluar edhe vrasjet, numri i tė cilave erdhi gjithnjė e nė rritje, edhe pse Policia e Shtetit ishte nė nivel tė lartė pėrgjegjėsie, si gjatė fushatės edhe nė procesin e votimit dhe numėrimit tė votave.
Nė raportet e misionarėve tė ekspeditės ėshtė konstatuar se mbartja e mentalitetit kanunor ėshtė e njėjtė si nė zonat rurale edhe nė metropole, si nė jug edhe nė veri.
Ky raport, sė bashku me tė dhėnat e sugjerimet e tjera, do ti dėrgohet Parlamentit shqiptar, qeverisė dhe tė gjitha institucioneve tė tjera tė shtetit, sė bashku me propozimet pėr njė vendimmarrje ligjore mbi bashkėpunimin e shtetit me misionarėt. Pėrveē ēėshtjes sė pamundėsisė sė familjeve tė ngujuara pėr tė votuar nė kėtė raport, pėrfshihet edhe mungesa e planeve dhe strategjive pėr luftėn kundėr gjakmarrjes nė programet elektorale tė tė gjitha partive politike, si edhe rritja e presionit mbi qeverinė dhe institucionet e tjera tė shtetit pėr aprovimin e Strategjisė Kombėtare Kundėr Gjakmarrjes e miratuar nė Kongresin e Tretė tė Misionarėve tė Pajtimit.
Krijoni Kontakt