Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    • Korēė, shtohen rastet e grabitjeve nė rrugė


    Fenomeni/ Viktimat mė tė "preferuara" tė hajdutėve ordinerė janė vajzat dhe gratė. Dy muajt e fundit, 17 denoncime


    Rriten frikshėm rastet e grabitjeve nė rrugėt e qytetit tė Korēės gjatė dy muajve tė fundit. Viktimat mė tė "preferuara" tė hajdutėve ordinerė duket se janė vajzat dhe gratė, tė cilave mund t‘ua rrėmbejnė lehtė bizhuteritė, varėset, orėt e dorės apo portofolat. Hajdutėt pėrdorin nė tė shumtėn e rasteve tė njėjtin stil dhe skenar: sulmojnė nė rrugica gra tė pashoqėruara, ku nė mungesė tė dėshmitarėve tė tjerė, realizojnė edhe grabitjet e dhunshme qė shoqėrohen me rrahje dhe plagosje tė viktimave tė pafuqishme femra. Vendet mė tė preferuara mbeten rrugicat dhe rrugėt dytėsore tė qytetit. Burime tė policisė lokale konfirmojnė se nė dy muaj e fundit ka pasur njė shtim tė denoncimeve nga gratė qė sulmohen nga hajdutėt nė rrugė. Pranė Komisariatit tė Policisė janė raportuar tė paktėn 17 raste tė kėtyre sulmeve pėr grabitjen e varėseve prej floriri, ēantave nga supet e grave, telefonat qė mbahen nė duar apo edhe bizhuteritė. Sipas policisė lokale bėhet fjalė kryesisht pėr hajdutė nė mosha tė mitura qė veprojnė tė vetėm ose nė grupe prej tre personash. Por nga hetimet e kėtyre rasteve tė denoncuara ka pasur edhe tė rinj qė njihen pėr precedentė penale ose si pėrdorues tė lėndėve narkotike. Policia e Korēės ka mundur tė shoqėrojė pėr kėto raste vjedhjesh me dhunė tė paktėn 5 persona, ndėrkohė qė njė pjesė tjetėr lihen nė gjendje tė lirė pėr shkak tė moshės sė mitur. Vetėm njė ditė mė parė, Policia e Korēės ka mundur tė zbulojė dy autorė, njė prej tė cilėve 17 vjeē dhe njė tjetėr 22 vjeē, tė cilėt nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė sulmuar njė shtetase nė rrugė pėr t‘i rrėmbyer nga qafa njė varėse floriri. Burimet e policisė kanė deklaruar zyrtarisht se kanė ndaluar gjatė 24 orėve dy shtetas. S.S., 17 vjeē, banor i lagjes 6 tė qytetit ėshtė arrestuar bashkė me njė shok tė tij, 22-vjeēarin Armando Dule, pasi kishin sulmuar njė shtetase nė njė nga rrugicat e lagjes 15 tė Korēės. Kėta dy shtetas i kanė kėputur varėsen e floririt nga qafa njė gruaje rreth orės 17.30 minuta tė sė mėrkurės, ndėrkohė qė pas denoncimit tė tė dėmtuarės, policia ka mundur tė zbulojė autorėt. Pasi e kishin grabitur gruan nė moshė, dy autorėt kishin shkuar nė njė dyqan bizhuterish nė afėrsi me vendin e ngjarjes pėr ta shitur varėsen e floririt. Pak kohė mė parė, Policia e Korēės arrestoi njė tjetėr 23-vjeēar, qė njihej si pėrdorues droge, pasi grabiti njė shtetase nė afėrsi tė unazės sė brendshme tė qytetit, ndėrsa kishte dalė pėr shėtitje.


    • Trafikoi mbesėn, burg tezes dhe tė dashurit tė saj



    Detyroi mbesėn tė punojė si prostitutė nė Greqi, dėnohet me shtatė vjet heqje lirie, ndėrkohė qė i dashuri i saj ėshtė dėnuar me nėntė vjet burg. Gjykata e Rrethit Gjyqėsor tė Beratit i ka dhėnė fund dje gjykimit pėr Sara Cankon dhe tė dashurit tė saj Jani Mejdi, tė cilėt janė shpallur fajtorė dhe dėnuar nė total me 16 vjet heqje lirie pėr trafikimin e M.D., vajza e motrės sė 24-vjeēares. Ka qenė kryetari i trupit gjykues Nazmi Troka, i cili, nė seancėn e fundit nė ngarkim tė kėtij procesi, pasi ka shqyrtuar tė gjitha faktet, ka deklaruar shpalljen fajtor tė 24-vjeēares Canko dhe bashkėpunėtorit tė saj, Mejdi. Tezja tutore, e cila e ka pritur vendimin nė masėn e "arrestit nė shtėpi", u akuzua se trafikoi pėr disa muaj me rradhė nė banesėn e saj nė Greqi mbesėn e saj 18-vjeēare, me inicialet M. D. Sė bashku me 24-vjeēaren, ėshtė gjykuar i dashuri i saj, me tė cilin ajo bashkėjetonte, Jani Mejdi, nga Saranda. Ndėrsa Canko ėshtė dėnuar me 7 vjet burg, pasi ėshtė cilėsuar fajtore pėr veprėn penale tė "trafikimit pėr qėllime prostitucioni nė rrethana rėnduese". Ndėrsa 43-vjeēari Mejdi ėshtė shpallur fajtor dhe dėnuar me nėntė vjet heqje lirie pėr veprėn e "trafikimit tė prostitucionit pėr qėllime pėrfitimi nė rrethana rėnduese" dhe "dhėnien e ndihmės pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit". Dy tė akuzuarit u denoncuan nė muajin prill tė vitit tė kaluar nga 18-vjeēarja me inicialet M. D., qė ėshtė vajza e motrės sė Cankos. Adoleshentja nga Berati ka akuzuar tezen dhe tė dashurin e saj, se e kanė shfrytėzuar si prostitutė pėr disa muaj gjatė kohės qė jetonte nė shtėpinė e tyre nė kryeqytetin grek, Athinė. Adoleshentja nga Berati, e cila braktisi shkollėn pėr njė jetė mė tė mirė qė i kishte premtuar tezja e saj Sara Canko, deklaroi se ėshtė dhunuar dhe prostituuar pėr disa muaj nga tezja dhe i dashuri i saj, nė banesėn e tyre nė kryeqytetin helen. Pas kėtij denoncimi, Policia e Beratit prangosi mė 25 prill tė vitit tė kaluar tezen e 18-vjeēares, ndaj tė cilės gjykata vendosi masėn e sigurisė "arrest shtėpie", ndėrsa i dashuri i saj, pas arrestimit mori vlerėsimin me "arrest nė burg".

    • Gjakmarrja, 35 mijė qytetarė nuk votuan


    Shteti nuk u garantoi tė drejtėn e votės tė ngujuarve dhe familjeve nė konflikte


    Nga ngujimet, hasmėritė dhe gjendja e tyre konfliktuale janė privuar nga e drejta dhe dėshira pėr tė votuar rreth 35 000 qytetarė. Ka qenė ky konstatimi i Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar nė njė raport tė prezantuar dje gjatė mbledhjes sė Asamblesė sė Misionarėve dhe tė Shoqatave tė Pajtimit. Pas njė

    ekspedite 100-ditore tė misionarėve tė pajtimit 20 mars-30 qershor 2009, arrihet nė pėrfundimin se asnjė parti nuk kishte hartuar nė programet e saj eliminimin e hasmėrive dhe tė vrasjeve pėr hakmarrje e gjakmarrje apo mbėshtetjen ndaj procesit tė pajtimit. Nė kėtė raport theksohet fakti se "ekspedita konstatoi se qeveria shqiptare dhe administrata lokale nuk kishin marrė asnjė masė pėr t‘u siguruar tė drejtėn e votės familjeve tė ngujuara". Sipas Gjin Markut, kryetar i Komitetit tė Pajtimit Mbarėkombėtar, nga e drejta e votės u privuan pėr shkak tė hasmėrive 1450 familje tė ngujuara e tė fshehura nga gjakėsi. Po kėshtu, 12 500 familje qė e kanė lejen e banimit nė fshat dhe janė larguar pėr shkak tė konfliktit pėr tokėn nė qytet, nuk shkuan pėr tė votuar nė qendrėn ku janė regjistruar nė fshat pėr tė shmangur ballafaqimin dhe pėrplasjen me njerėzit e konfliktuar. Nė 30 ditėt e muajit qershor, puna u pėrqendrua edhe te sensibilizimi i qytetarėve pėr njė pjesėmarrje sa mė tė kulturuar nė fushatėn elektorale e nė votime. Por, sipas drejtuesve tė shoqatave tė pajtimit tė gjaqeve, eksponentėt e partive politike nxitėn shpeshherė me fjalimet e kontaktet e tyre pėrplasje mes grupimeve dhe individėve tė ndryshėm, duke stimuluar edhe vrasjet, numri i tė cilave erdhi gjithnjė e nė rritje, edhe pse Policia e Shtetit ishte nė nivel tė lartė pėrgjegjėsie, si gjatė fushatės edhe nė procesin e votimit dhe numėrimit tė votave.

    Nė raportet e misionarėve tė ekspeditės ėshtė konstatuar se mbartja e mentalitetit kanunor ėshtė e njėjtė si nė zonat rurale edhe nė metropole, si nė jug edhe nė veri.

    Ky raport, sė bashku me tė dhėnat e sugjerimet e tjera, do t‘i dėrgohet Parlamentit shqiptar, qeverisė dhe tė gjitha institucioneve tė tjera tė shtetit, sė bashku me propozimet pėr njė vendimmarrje ligjore mbi bashkėpunimin e shtetit me misionarėt. Pėrveē ēėshtjes sė pamundėsisė sė familjeve tė ngujuara pėr tė votuar nė kėtė raport, pėrfshihet edhe mungesa e planeve dhe strategjive pėr luftėn kundėr gjakmarrjes nė programet elektorale tė tė gjitha partive politike, si edhe rritja e presionit mbi qeverinė dhe institucionet e tjera tė shtetit pėr aprovimin e Strategjisė Kombėtare Kundėr Gjakmarrjes e miratuar nė Kongresin e Tretė tė Misionarėve tė Pajtimit.

  2. #42
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Artikujt e postimit te mesiperm, jane marre nga Gazeta Shqip.
    Personalisht, mezi po pres te mbaroje muaji korrik. Teper i terset paska qene..
    PS: Ah, se desh harrova, mezi po pres edhe te nderrohet qeveria. Jashte serbet e greket Berishiane..

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Nuk mė bėhet tė hap mė faqet e gazetave apo televizoneve pėr tė parė se ca bėhet, sepse cdo 3 orėsh qė mund ta hapėsh gjen nga njė rast tjetėr i humbjes sė jetės. Aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident aksident. Vetėm kėtė mė ka parė syri cdo ditė.

    A janė miza kėta njerėz qė se can kokėn njeri mendoja pėrditė me vete?

    Mė nė fund sot lexova njė lajm qė duket se tregon njė fije dritė pėr kėtė problem shumė tė madh.

    Aksidentet, Avokati i Popullit: Sinjalistika, shkak kryesor
    Ne nje kohe qe situata e aksidenteve rrugore sa vjen dhe po rendohet, Avokati i Popullit i kerkon kryeministrit Sali Berisha , Ministrise se Transporteve dhe Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve te permiresojne sinjalistiken dhe sigurine ne akset nacionale.

    Rreziku qe vjen nga keto rruge sjell sipas avokatit aksidente vecanerisht gjate nates per shkak te mungeses se sinjalistikes fosforishente dhe ndricimit. Ky problem shihet si i theksuar pergjate murit ndares se superstrades Tirane-Durres, mungon teresisht ndricimi i siperm i rruges per shkak te mos mirembajtjes se ketij sistemi dhe moszevendesimit te llambave te djegura ne shtyllat e ndricimit.

    Ne vazhdim te superstrades Tirane-Durres konstatohet mungesa e kufizimit viziv mbrojtes ne anen e jashtme , cka do te reduktonte aksidentet.

    Ne pjesen ndarese te te njejtes rruge ne aksin qe te con ne areoportin Nene Tereza sinjalistika treguese nuk eshte e qarte dhe nuk ka pamje vizive te qarte per te manovruar.

    Sipas avokatit pllakat fosforishente sinjalizuese egzistojne pjeserisht dhe jo pergjate gjithe gjatesise se rruges.

    Per pjesen Rinas-Kashar –Preze Vore serish mungon ndricimi i rruges. Ura qe ndodhet tek rrethrrotullimi i Vores eshte teresisht e amortizuar dhe e rrezikshme per mjetet qe kalojne ne te, ndersa sipas te njejtit raport hyrjet dhe daljet e mjeteve motorrike ne superstrade duhet te kete sinjalistiken perkatese.

    Avokati i Popullit ne nje studim katerfaqesh rekomandon nje kontroll te rrugeve, ndersa ne te njejtit mendim me te eshte edhe policia e cila kohe me pare raportoi se ne te gjithe vendin ka identifikuar 180 njolla apo vende ku zakonisht ndodhin aksidente.

    Aktualisht me situaten e aksidenteve po merret vetem policia e cila ka ngritur per gjendjen e renduar te vdekjeve ne rruge nje task force te posacme dhe ka kaluar nje sherbim te perforcuar. Por pavaresisht masave ekspertet pohojne se tre jane arsyet qe kete vere ka kaq shume aksidente, e para ka nje fluks trafiku te sjelle edhe nga emigrantet. Vetem per dy muajt qershor korrik kane hyre 570 mije automjete me shume se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar.

    Nga ana tjeter policia kerkon nje ndergjegjesim te shofereve pasi nuk zbatojne rregullat e qarkullimit, nderkohe qe nje pjese e rrugeve jane ne proces riparimi, duke ndikuar edhe keto ne sjelljen e aksidenteve automobilistike.
    Por prapė kjo fije shpresė shuhet sėrish. Ku ėshtė qeveria? Pėrse nuk po adreson asnjė nga kėto aksidente?

    Qeveria ėshtė e zėnė duke hartuar projektligjin pėr afrimin me bythė nga Europa.

    Qeveria ėshtė e zėnė duke inagurar pėrditė e mė shumė rrugė tė cilat po na cojnė drejt detit. Rrugė tė cilat janė tė mbushura me lule pothuajse nė tėrėsinė e tyre, dhe jo prej bukurisė, po prej mjerimit tė sa e sa jetėve tė humbura nė ato rrugė me njė shtresė asfalti e pa pikė sinjalistike. Rrugė kombėtare pranė (pėrmes) fshatrave e qyteteve Shqiptarė pa asnjė lloj barriere qė i ndan me trotuaret (?) qė janė nė 99.9999% tė rasteve inegzistentė. E jo vetėm kaq, por mungon dhe ndricimi. E si ta shikojė filani fistėkun nė mes tė rrugės qė po shkon tė marrė farė kosi tek komshiu pėrballė nė mes tė natės?

    Pėrse na duhen kėto rrugė pa standartet minimale tė sigurisė qė pėrditė e mė shumė po marrin vec jetė njerėzish? Pėr fushatė e pėr votė? A ka njeri pėrgjegjės pėr kėta njerėz qė po zhduken si mizat?

    Pyetja ėshtė sa jetė njerėzish duhet tė shuhen pėrpara se ky tė shihet si problem serioz?

    Nė 9 Janar 2004 janė mbytur 21 Shqiptarė tė cilėt vunė nė rrezik kokėn e tyre nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė. Kjo u konsiderua si tragjedi e rėndė pėr Shqiptarėt dhe tė gjithė organizmat shtetėrorė u vunė nė lėvizje pėr zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorėve. Nė lėvizje u vu dhe opozita nė protesta e propagandė kundėr qeverisė.

    Brėnda 10 ditėve kanė vdekur 29 vetė nga aksidentet rrugore dhe askush se ka carė kokėn.

    21 vetė vdiqėn duke marrė njė udhėtim ku pėrqindja e rrezikshmėrisė ėshtė e tejskajshme.
    29 vetė vdiqėn duke marrė njė udhėtim normal ku pėrqindja e rrezikut pėr jetėn duhet tė jetė 0!

    Kush nga kėto ėshtė tragjedi mė e rėndė?

    Me njė mesatare prej 1 vdekje dhe 2 tė plagosur nė ditė nga aksidentet, mendoj se cėshtja duhet adresuar dhe zgjidhur nė mėnyrė URGJENTE. Siguria e jetės ėshtė njė nga problemet e vėreteta tė Shqiptarėve, jo legalizimi i bythqirllikut.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 31-07-2009 mė 15:51

  4. #44
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Nisi Gushti...

    • Pėrplasja e motorit me mjetin e parkuar plagos dy tė rinjtė



    TIRANE - Dy tė rinj, njė djalė dhe njė vajzė, janė plagosur rėndė pasditen e djeshme nė kryeqytet, pas njė aksidenti rrugor. Gentian Kola dhe shoqėruesja e tij nė motor, janė pėrplasur me njė makinė me targė TR 5581 S, e cila ndodhej e parkuar pranė Shkollės sė Bashkuar. Sipas burimeve nga policia mėsohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i shpejtėsisė tej normave tė lejuara, me tė cilėn po drejtonte motorin, Gentian Kola. Gjithashtu ka ndikuar edhe parakalimi i gabuar, ēka ka bėrė qė ai tė mos arrijė tė shohė makinėn e parkuar qė ndodhej para tij. Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendin e ngjarjes dhe ka transportuar nė spital drejtuesin e motorit dhe shoqėruesen e tij, tė cilėt mėsohet se ndodhen nė gjendje kritike pėr jetėn. Sipas tė dhėnave nga policia mėsohet se ėshtė dėmtuar pjesėrisht edhe automjeti qė ndodhej i parkuar nė vendin ku ndodhi aksidenti. Fatmirėsisht gjithēka ėshtė mbyllur pa viktima, por sipas mjekėve tė Spitalit Ushtarak, dy tė aksidentuarit ndodhen nė gjendje tė rėndė shėndetėsore. Njė grup specialistėsh qė hetojnė aksidentet rrugore kanė shkuar nė vendin e ngjarjes pėr tė ndėrtuar skemėn e aksidentit dhe rrethanat se si ka ndodhur. Ndėrkohė nė vendin e ngjarjes ka mbėrritur edhe pronari i automjetit tė parkuar, i cili gjithashtu ėshtė ndėshkuar pėr parkim tė gabuar.


    • Shuhet familja nga Tropoja nė aksident



    Aksidenti i rėndė ndodhi dje nė Lezhė, duke marrė jetėn e tre personave tė sė njėjtės familje dhe plagosjen e dy tė tjerėve.Ngjarja tragjike ndodhi dje rreth orės 10:30 nė superstradėn Lezhė-Shkodėr, nė afėrsi tė fshatit Balldre, ku njė makinė tip “Benz” nė tentativė pėr tė parakaluar u pėrplas me njė mjet tė tonazhit tė rėndė. Pėr pasojė kanė vdekur nė vend babė e bir dhe nusja e shtėpisė.
    Trajleri me tė cilin u pėrplas makina e viktimave ka dalė nga rruga dhe pėrfundoi nė avllinė e njė shtėpie, duke rrezikuar edhe jetėn e banorėve qė jetonin nė tė. Sipas policisė, mjeti i rėndė drejtohej nga Baftjar Vladi, ndėrsa “Benzi” me targa tė Tropojės drejtohej nga Ermal Dema. Si pasojė e pėrplasjes kanė mbetur tė vdekur nė vend bashkėshortja e drejtuesit tė “Benzit”, Ermira Dema, 25 vjeēe, babai i tij, Sali Dema si dhe vėllai Fadil Dema. Tė katėr pjesėtarėt e familjes Dema mėsohet se po udhėtonin nga Tropoja pėr nė Tiranė. Sipas policisė, i plagosur rėndė mbeti edhe shoferi i “Benzit”, Ermal Dema, i cili ndodhet nė rrezik pėr jetėn, si dhe drejtuesi i tonazhit tė rėndė, Baftjar Vladi. Tė dy tė plagosurit janė dėrguar menjėherė nė spitalin e Lezhės. Pasi kanė marrė ndihmėn e parė atje, ata janė dėrguar me urgjencė nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės, pasi gjendja e tyre paraqitej mjaft e rėndė. Policia e Lezhės mbėrriti nė vendin e ngjarjes pas sinjalizimit tė dhėnė. Blutė kanė mundur tė zhbllokojė rrugėn pas rreth 30 minutash, ndėrsa pėr nxjerrjen e trupave nga makina ėshtė dashur tė kėrkohet ndihma e zjarrfikėseve, tė cilėt disponojnė mjetet pėr prerjen e llamarinave. Sipas burimeve nė vendngjarje, repartit tė zjarrfikėses dhe policisė i janė dashur mbi tri orė pėrpjekje pėr tė nxjerrė trupat nga makina, e cila ishte shtypur pothuajse e tėra. Mėsohet se makina trajler me targė TR 8470 D po udhėtonte nė drejtim tė Shkodrės kur ėshtė gjendur pėrballė “Benzit” me targė BC 0318 A, i cili po tentonte tė parakalonte njė makinė. Si pasojė e pėrllogaritjes sė gabuar tė kohės sė parakalimit, makinat janė pėrplasur. Pėr nxjerrjen e trupave ėshtė dashur tė pėrdoret edhe guri fresibėl pėr tė prerė pjesėn e llamarinės sė mjetit tė aksidentuar. Ndėrsa identifikimi i kufomave ėshtė kryer vetėm 30 minuta pas aksidentit, pasi telefoni i drejtuesit tė “Benzit”, Ermal Dema, nuk ishte dėmtuar. Njė telefonatė e kryer nga ana e tij vetėm pesė minuta para aksidentit ka bėrė qė efektivėt e policisė tė telefonojnė sėrish numrin me tė cilin viktima kishte folur. Kjo ka bėrė qė telefonuesi tė tregonte edhe tė dhėnat dhe gjenealitetet e viktimave, tė cilėt udhėtonin me Ermal Demėn.


    • Tiranė, granata vret punėtorin



    Njė 25-vjeēar nga Tirana, punėtor i njė firme ndėrtimi, gjeti dje vdekjen nga shpėrthimi i njė granate, tė cilėn e gjeti pranė vendit ku po gėrmonte pėr themelin e njė ndėrtese. Ngjarja e rėndė ndodhi rreth orės 13:00, para njė pallati qė po ndėrtohej pranė kompleksit “Dinamo”, te “Komuna e Parisit”, nė kryeqytet. Ramadan Xhafa, banues te Bregu i Lumit, ka qenė duke hapur njė gropė pranė pallatit qė po ndėrtohej dhe gjatė gėrmimeve ka gjetur njė granatė, tė cilėn e ka kapur nė dorė pėr ta larguar. Por nuk i ka mjaftuar koha qė ta ēonte nė vend tjetėr, pasi shpėrthimi i saj ka qenė i menjėhershėm. Nga plasja e granatės, Xhafa ka humbur njėrėn dorė dhe ėshtė plagosur rėndė. Punėtorėt e tjerė qė ndodheshin shumė pranė tij fatmirėsisht kanė shpėtuar nga plasja e granatės dhe kanė lajmėruar menjėherė policinė. I plagosuri ėshtė dėrguar menjėherė nė Spitalin Ushtarak, por nuk ka mundur tė mbijetojė. Burime nga policia thanė se granata qė ka gjetur i riu, dyshohet se mund tė ketė qenė e fshehur aty qė prej trazirave tė vitit 1997.
    Shpėrthimi
    Rreth orės 13:00, salla operative e Policisė sė Tiranės ėshtė njoftuar pėr njė shpėrthim tė fuqishėm pranė kompleksit “Dinamo”, nga i cili ka mbetur i plagosur njė person. Menjėherė nė vendin e ngjarjes janė nisur shėrbimet e policisė, oficerė tė Krimeve Kundėr Jetės dhe Shėndetit, si dhe specialist tė Antieksplozivėve. Brenda pak minutash ėshtė rrethuar vendi i ngjarjes dhe janė evakuuar tė gjithė banorėt dhe punėtorėt e pallatit qė ishte nė ndėrtim e sipėr, ku edhe ka ndodhur shpėrthimi. Ėshtė konstatuar se i plagosuri, Ramadan Xhafa, kishte marrė plagė tė rėnda nė pjesė tė ndryshme tė trupit dhe ėshtė nisur me urgjencė pėr nė Spitalin Ushtarak, ku nuk ka mundur tė mbijetojė. Burimet sqaruan se janė larguar tė gjithė personat qė ndodheshin pranė vendin e ngjarjes, deri nė pėrfundim tė kontrollit tė territorit, nėse mund tė kishte edhe armė tė tjera. Dhjetėra dėshmitarė janė marrė nė pyetje nga grupi hetimor, tė cilėt kanė dėshmuar edhe mbi rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Sipas deklarimeve tė tyre, mėsohet se 25-vjeēari Ramadan Xhafa, i punėsuar nga firma e ndėrtimit qė po bėnte pallatin ku ndodhi ngjarja, ka qenė duke hapur njė gropė dhe aty ka gjetur granatėn. Duke tentuar tė largojė granatėn nga vendi ku e ka gjetur dhe tė vazhdonte punėn, ajo i ka plasur nė dorė duke shkaktuar njė shpėrthim tė fuqishėm dhe plagosjen e rėndė tė 25-vjeēarit. Sipas policisė, dyshohet se granata ėshtė aktivizuar aksidentalisht nė momentin qė i riu e ka nxjerrė me dorė nga gropa ku e ka gjetur.
    Hetimi
    Pėr mė shumė se dy orė specialistėt e policisė, por edhe tė ushtrisė, kanė kryer kontrolle nė zonė ku u gjet granata, pėr tė verifikuar nėse aty mund tė ishin fshehur edhe armė tė tjera. Nė pėrfundim tė verifikimit nuk ka rezultuar asnjė armė tjetėr, apo e ngjashme me atė qė i shkaktoi vdekjen 25-vjeēarit, qė tė ndodhej nė atė zonė. Sipas burimeve nga policia, granata qė shkaktoi shpėrthimin, dyshohet se mund tė jetė groposur nė atė vend qė prej vitin 1997.


    • Policia nxjerr Patrullėn e Pėrgjithshme nė rrugė



    Policia e Shtetit bėri dje bilancin e aksidenteve tė muajit korrik 2009, nga ku rezulton tė kenė ndodhur 148 aksidente, shifėr kjo rekord nė krahasim me vitet e kaluara. Nisur nga kjo situatė, specialistėt e policisė kanė sugjeruar ngritjen e njė grupi Task-Force, i drejtuar nga Patrulla e Pėrgjithshme, nė mbėshtetje tė Policisė Rrugore. Gjithashtu nė shėrbime tė pėrforcuara kanė kaluar edhe forcat e rendit dhe forcat speciale, duke qenė se patrullat rrugore nuk mjaftojnė pėr tė mbuluar tė gjitha akset, ku ēdo ditė po ndodhin aksidente me pasojė vdekjen. Sipas bilancit tė policisė, vetėm gjatė muajit korrik nė tė gjithė vendin kanė ndodhur 148 aksidente, ndėrsa nė tė njėjtin muajt tė 2008-ės kanė ndodhur 105 dhe tė 2007-ės 118. Nga tė dhėnat e policisė mėsohet se nga kėto aksidente qė kanė ndodhur gjatė kėtij muaji, kanė vdekur 48 persona dhe janė plagosur 46 tė tjerė. Ndėrsa nė tė njėjtėn periudhė tė vitit 2008 kanė vdekur 25 e plagosur 33, dhe nė vitin 2007 kanė vdekur 49 dhe janė plagosur 44.
    MASAT E POLICISE
    Policia ka vendosur qė do tė ketė masa tė rėnda ndėshkimore ndaj drejtuesve tė automjeteve, tė cilėt nuk respektojnė rregullat e qarkullimit rrugor. Ky ka qenė vendimi qė Policia e Shtetit do tė ndėrmarrė ndaj tė gjithė drejtuesve tė automjeteve qė abuzojnė me shpejtėsinė, alkoolin, nuk vendosin rripat e sigurimit, etj. Ky vendim vjen pikėrisht nė momentin kur aksidentet rrugore gjatė kėtij sezoni turistik kanė krijuar njė situatė shqetėsuese nė tė gjithė vendin, ku gati ēdo ditė shėnohen viktima dhe tė plagosur. Policia Rrugore, e mbėshtetur dhe nga policia e Rendit dhe e Forcave Lėvizėse Operacionale, tashmė ka kaluar nė shėrbim tė pėrforcuar, duke shtuar prezencėn nė akset rrugore. Sipas statistikave tė policisė, vetėm gjatė dy muajve tė fundit, nėpėrmjet pikave tė kalimit kufitar kanė hyrė dhe dalė nga Shqipėria 579 540 automjete, ose 133 mijė automjete mė shumė se e njėjta periudhė e vitit tė kaluar. Policia e Shtetit i kėrkon tė gjithė drejtuesve tė automjeteve qė tė zbatojnė me rigorozitet normat e sjelljes sė Kodit Rrugor, dhe tė ndėrgjegjėsohen pėr pasojat e rėnda qė sjell mos zbatimi i kėtyre rregullave pėr ata, pasagjerėt apo qytetarėt e tjerė.

    (Panorama)

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Kėto janė gjėra shumė tė thjeshta dhe faktor shumė tė vegjėl, nė sytė e tė paditurit sundues.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Stresi, si ta pėrballojmė atė
    Nga miki_al2001 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-08-2023, 21:25
  2. A ndikon Stresi ne Plakje ?
    Nga J@mes nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-06-2007, 07:18
  3. Rritet numri i njerezve te prekur nga stresi
    Nga EDUARDI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 06:45
  4. Islami dhe Mjeksia
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 18:18
  5. A jetojme ne ne ne epoken e Stresit ...
    Nga AuGuSt_ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 06:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •