Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Branko Merxhani ka thene ne vitet 20: "Shqiptaret kane nevoje te gjithe per vizite tek psikiatri", ose dicka te perafert (ej, mos keqkuptoni se nuk perjashtoj veten time nga ky percaktim). Ngjarjet ne vazhdim po e vertetojne kete thenie.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Vazhdojnė shqiptarėt tė shajnė shqiptarėt si nė asnjė vėnd tjetėr tė botės!
    Nuk kam dėgjuar qė njė sėrb tė shajė gjithė sėrbėt,a po njė grek tė shajė gjithė grekėt e me rradhė!!!!!

  3. #23
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Vazhdojnė shqiptarėt tė shajnė shqiptarėt si nė asnjė vėnd tjetėr tė botės!
    Nuk kam dėgjuar qė njė sėrb tė shajė gjithė sėrbėt,a po njė grek tė shajė gjithė grekėt e me rradhė!!!!!
    Kam degjuar une. Grek dhe serb. Biles dhe rumun dhe hungarez e te tjer plot.

  4. #24
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Suliot, me thuaj kur ka funksionuar ndonjehere shqiperia qe kur eshte formuar si shtet? Te gjitha qeverite ishin per shkarpa, (fut dhe keto te fundit).

    Gjithmone kemi qene fundi i europes.
    Po pra pikerisht per kete gje e thash me lart, se duhet bere dicka tani, para se ti japin fund,keta kokboshat analfabet(qe e mbajn veten te zgjuar duke shikuar interesin personal)por gabojn rend, se nje atdhetar i zgjuar shikon gjithmon interesin kombtar,para atij personal.

  5. #25
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar mė parė nga sulioti Lexo Postimin
    Po pra pikerisht per kete gje e thash me lart, se duhet bere dicka tani, para se ti japin fund,keta kokboshat analfabet(qe e mbajn veten te zgjuar duke shikuar interesin personal)por gabojn rend, se nje atdhetar i zgjuar shikon gjithmon interesin kombtar,para atij personal.
    Atyre qe jane atje siper, nuk u ben dot gje. Mori ere ajo pune.
    Me patriotizmin/atdhedashurine, ata vetem perfitojne.
    Sot i dashur Suliot, atdhedashuria eshte leku e kolltuku. Po te jesh kundra tyre, te heqin qafe menjeher.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #26
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    • Vret tregtarin e hekurit, se i rrahu djalin


    Brenda pak minutash, policia arreston autorin Shaban Allaraj nė periferi tė Saukut


    Njė sherr banal i ka marrė jetėn njė biznesmeni ditėn e djeshme nė Tiranė, ndėrkohė qė policia ka arrestuar autorin. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė Sauk, ku pronari i njė pike shitjeje hekuri, Ylli Tafani, ėshtė qėlluar me thikė dhe nga plagėt ka ndėrruar jetė brenda pak minutash. Policia tha se autori i ngjarjes ėshtė Shaban Allaraj, 59 vjeē, i cili ėshtė kapur brenda pak minutash nė periferi tė Saukut, teksa tentonte tė arratisej nga policia. Grupi hetimor ka zbuluar se autori ka vrarė biznesmenin, pasi ky i kishte rrahur tė birin.

    Sipas tė dhėnave hetimore, rreth orės 19:15 minuta njė telefonatė nė sallėn operative ka njoftuar se nė Sauk tė Vjetėr, ka ndodhur njė plagosje. Me t‘u njoftuar nė vendin e ngjarjes janė nisur shėrbimet e policisė sė Komisariatit Nr. 1, tė cilėt kanė identifikuar vendin e ngjarjes, qė ndodhej brenda njė biznesi qė merrej me shitjen e hekurit. Mė pas, uniformat blu janė vėnė nė dijeni se i plagosuri kishte ndėrruar jetė dhe nė vendngjarje janė nisur edhe shėrbimet e seksionit kundėr krimeve ndaj jetės dhe shėndetit. Policia ka bėrė rrethimin e zonės dhe fillimisht ėshtė identifikuar viktima, i cili ishte pronari i pikės sė tregtimit, ku kishte ndodhur ngjarja. Sipas policisė, viktima, i cili quhet Ylli Tafani, 58 vjeē, me banim nė Sauk, ka qenė duke qėndruar nė biznesin e tij dhe aty ka ardhur Shaban Allaraj. Menjėherė mes tyre ka nisur njė debat i ashpėr dhe Allaraj ka nxjerrė njė thikė. Nė konflikt e sipėr e ka goditur Tafanin disa herė nė pjesė tė ndryshme tė trupit, duke i shkaktuar plagė tė rėnda, qė pak minuta mė vonė i kanė marrė jetėn.

    Pas kėtij krimi, autori ėshtė larguar me njė mjet pėr nė periferi tė Saukut, ndėrkohė qė grupi hetimor ka njoftuar gjithė shėrbimet e policisė rrugore dhe grupet e gatshme pėr gjetjen dhe kapjen e tij. E gjithė puna e policisė ėshtė mobilizuar, duke ngritur postblloqe dhe pa kaluar shumė kohė, pikėrisht nė rrugėn nacionale, policia ka mundur tė arrestojė Allarajn, i cili nuk ka bėrė rezistencė. Ai ėshtė sjellė me urgjencė nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, ku ėshtė marrė nė pyetje nga oficeri i policisė gjyqėsore nė lidhje me rrethanat dhe motivin e kėtij krimi tė rėndė. Nga ana tjetėr, grupi hetimor ka zbuluar nga dėshmitarėt se sherri kishte ardhur pėr arsye banale, pasi biznesmeni kishte rrahur djalin e Shaban Allarajt. Nė kėto kushte, policia ka shoqėruar edhe djalin e tij pėr tė vėrtetuar kėto fakte, qė mėsohet se pas kėtij konflikti, Allaraj kishte shkuar pėr t‘u sqaruar me Tafanin. Megjithatė, ai kishte marrė dhe njė thikė me vete dhe kjo ia rėndon pozitėn, pasi mund tė akuzohet pėr vrasje me paramendim. Madje, grupi hetimor ka mundur tė gjejė e sekuestrojė edhe thikėn, qė ėshtė arma e krimit. Policia tha se pėr kėtė krim tė rėndė ka shoqėruar edhe disa persona tė tjerė, tė cilėt mendohet se kanė dijeni pėr ngjarjen. Ky vjen tri ditė pas krimit tė ndodhur te Drejtoria e Doganės, ku njė person u vra dhe tre tė tjerė u plagosėn. Sipas policisė, autori i ngjarjes sė djeshme ėshtė arrestuar nė kushtet e flagrancės, ndėrkohė qė po punon pėr dokumentimin e plotė tė kėtij krimi.


    • Atentat nipit tė kryetarit tė PD-sė sė Fierit


    Policia heton konfliktet personale tė 35-vjeēarit Murati. Dyshohet pėr ēėshtje femrash


    Atentat nipit tė kryetarit tė Partisė Demokratike sė degės Fier. Besnik Murati, 35 vjeē, ėshtė qėlluar me pistoletė nė rrugėn pranė shtėpisė sė tij pak para mesnatės sė tė martės, por fatmirėsisht dy plumbat nuk i kanė sjellė pasoja pėr jetėn e tij. Ai ndodhet nė spitalin e Fierit, nėn kujdesin e mjekėve, ndėrkohė qė policia ka deklaruar se janė identifikuar autorėt e mundshėm tė ngjarjes. Ata janė Elis Nuhaj, 20 vjeē, lindur dhe banues nė Fier, si edhe Julian Meēi, 23 vjeē, edhe ky fierak. Policia i ka shpallur nė kėrkim dhe po punohet pėr kapjen e tyre. Ndėrkohė, pistat ku po heton policia janė konfliktet e mundshme personale tė nipit tė kryetarit tė PD-sė sė Fierit, i cili punonte shofer me kėtė tė fundit. Dyshohet se motivi mė i mundshėm i kėtij atentati tė kenė qenė konfliktet pėr ēėshtjen e njė femre, qė ka lidhje me njėrin prej atentatorėve. Por nuk janė pėrjashtuar edhe pistat qė kanė lidhje me profesionin e tij. "Pesha e tij nė emėrimet pėr punė, nė zgjidhjet e shumė ndereve, si edhe nė ēėshtjet politike ka qenė e madhe, madje ai ka luajtur rol kryesor. Edhe kjo po hetohet nga ne", kanė thėnė burimet nga prokuroria dhe Policia e Fierit qė po shqyrtojnė ngjarjen nė fjalė. 35-vjeēari Besnik Murati, banor i lagjes "Kastrioti" tė qytetit tė Fierit, jeton nė njė pallat shumėkatėsh tė ndėrtuar vitet e fundit, pranė shkollės 9-vjeēare "Naim Frashėri". Pasi ka konsumuar njė kafe nė njėrin prej lokaleve qė ndodhet nė periferi tė qytetit, ndėrsa ora shėnonte 23.40 minuta e sė martės, 35-vjeēari Murati i ėshtė drejtuar banesės me automjetin e tij tė tipit "Benz Mercedez" me targa FR 0002. Burime zyrtare tė Policisė sė Fierit bėjnė tė ditur se sapo ka dalė nga automjeti i tij, Murati ėshtė qėlluar dy herė me pistoletė. Mė pas, autorėt janė larguar pa u vėnė re, tė ndihmuar nga terri i natės, si edhe ndriēimin e munguar tė rrugės dytėsore tė qytetit, qė ndodhet vetėm pak metra larg godinės sė Drejtorisė sė Policisė tė Qarkut Fier. Murati ėshtė plagosur nė dorėn e djathtė, ndėrsa plumbi tjetėr i ka prekur sipėrfaqen e barkut, por pa i shkaktuar plagė tė rėnda. Mėsohet se 35-vjeēari i ka hipur sėrish automjetit tė tij dhe i pėrgjakur ka shkuar i vetėm nė urgjencėn e spitalit tė Fierit. Ai i ėshtė nėnshtruar menjėherė ndėrhyrjes kirurgjikale dhe bluzat e bardha kanė deklaruar se "gjendja shėndetėsore e Besnik Muratit ėshtė e mirė dhe ai ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn. 35-vjeēari ka marrė dy plagė, qė fatmirėsisht nuk kanė qenė tė rėnda. Plaga nė bark i ka prekur njė pjesė tė mirė tė lėkurės, pasi plumbi i ka pėrshkuar tangent njė pjesė tė madhe tė barkut. Nė dorėn e djathtė plumbi i ka dėmtuar tri gishta, tė cilat do tė rehabilitohen shumė shpejt". Pėrgjatė gjithė natės sė kaluar dhe ditės sė mėrkurė nė spitalin e Fierit kanė qenė tė pranishėm me dhjetėra tė njohur tė 35-vjeēarit. Ndėrkohė qė tė pranishėm nė spital kanė qenė edhe efektivėt e Policisė sė Fierit.

    Policia

    Edhe pse atentati ka ndodhur vetėm 10 metra larg murit rrethues tė godinės sė Drejtorisė sė Policisė Fier, kjo e fundit ėshtė sinjalizuar pėr ngjarjen nga spitali dhe banorė tė lagjes qė kanė raportuar se njė person ėshtė qėlluar me pistoletė. Efektivė tė shumtė tė policisė kanė shkuar menjėherė nė vendin e ngjarjes, kurse shumė tė tjerė nė spital. Pranė pallatit, ku Murati po parkonte automjetin, policia ka gjetur dy gėzhojat e plumbave, qė sipas policisė kanė dalė nga e njėjta armė zjarri. Ndėrkohė janė gjetur gjurmė gjaku, si edhe gjurmėt e automjetit nga ka kaluar makina e tė plagosurit. Policia deklaron se dy autorėt kanė qenė nė kėmbė kur kanė realizuar atentatin dhe mė pas janė larguar me shpejtėsi pėr tė hipur nė njė makinė qė ndoshta i ka pritur disa metra mė larg.



    • Masakrojnė me thika njė 23-vjeēar, nė kėrkim dy autorėt



    Pogradec/I riu fillimisht ėshtė shtypur nė kėmbė dhe mė pas ėshtė qėlluar katėr herė me thikė


    Plagosin me thika njė 23-vjeēar, shpallen nė kėrkim dy autorėt. Ngjarja ka ndodhur gjatė orėve tė vona tė sė martės, nė qytetin e Pogradecit, ku pas njė konflikti pėr motive banale ka mbetur i plagosur rėndė Ermal Ēoēka. Burime tė policisė lokale kanė sqaruar se dy autorėt e identifikuar pėr plagosjen e rėndė me dashje tė tė riut pogradecar janė Renato Capollari, 24 vjeē nga fshati Gėshtenjas dhe Mariglen Topuzi, bashkėmoshatar i tij nga qyteti i Pogradecit. Dy autorėt, sipas policisė, e kanė qėlluar 23-vjeēarin katėr herė me thikė nė pjesė tė ndryshme tė trupit dhe mė pas janė larguar me shpejtėsi. Ka qenė njė patrullė policie e orėve tė natės, qė pasi ka identifikuar mjetin ku udhėtonin dy tė rinjtė, ėshtė vėnė nė ndjekje tė tyre, por pa rezultat. Autorėt e plagosjes kanė braktisur makinėn nė afėrsi tė fshatit Ēėrrave dhe kanė mundur tė largohen nė drejtim tė paditur, tė ndihmuar nga errėsira e natės. Burime zyrtare nga policia lokale deklarojnė se ngjarja ka ndodhur rreth orės 23.15 minuta tė sė martės, nė lagjen 2 tė qytetit. Capollari dhe Topuzi kanė qenė duke parkuar makinėn, kur janė pėrplasur dhe kanė shtypur nė pjesėn e kėmbės 23-vjeēarin Ēoēka. Ky veprim ka sjellė reagimin e tė riut, i cili ka nisur tė fyejė dy tė rinjtė qė drejtonin mjetin. Sherri ka degjeneruar mė pas me plagosjen katėr herė me thikė tė 23-vjeēarit Ēoēka, nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Burime nga policia bėjnė tė ditur se dyshohet qė ngjarja tė ketė ardhur pas njė sherri tė mėparshėm dhe dy autorėt ta kenė ndjekur qėllimisht 23-vjeēarin dhe tė shkaktojnė pėrplasjen me tė. Ndėrkohė, mėsohet se gjendja shėndetėsore e 23-vjeēarit ėshtė e rėndė, pėr shkak tė plagėve tė shumta qė ka marrė dhe sasisė sė madhe tė gjakut qė ka humbur. Ndėrkaq, policia po punon pėr kapjen e autorėve dhe zbardhjen e plotė tė ngjarjes.


    Gazeta Shqip

  7. #27
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    • Pėrplaset me njė kamion, vdes i riu




    Njė 18-vjeēar ėshtė aksidentuar pėr vdekje mbrėmjen e sė martės. Ai ka qenė duke udhėtuar me motoēikletė nga fshati ku banonte, Zharrėz, nė drejtim tė Roskovecit dhe mė pas nė drejtim tė Beratit. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orės 22:30 tė sė martės. Arjol Kothere, lindur e banues nė fshatin Zharrėz, pasi ka darkuar me familjarėt e tij, ka marrė motoēikletėn dhe ka vendosur tė bėjė njė shėtitje. Por, disa metra larg banesės dhe rrugės sė nisur, si shkak i pakujdesisė, shpejtėsisė sė madhe, si dhe mungesės sė ndriēimit nė rrugė, 18-vjeēari ka humbur drejtimin e motoēikletės dhe pas disa orvatjeve pa asnjė drejtim pėrplaset me njė kamion qė ishte parkuar nė pjesėn anėsore tė rrugės, nė tė njėjtin drejtim qė udhėtonte edhe ai.



    • Pukė, trajleri bie nė greminė, vdes shoferi




    Njė person ka mbetur i vdekur nė njė aksident automobilistik nė aksin Qafė Mali-Bajram Curri nė Rrethin e Pukės, nė vendin e quajtur Arrzė-Miliska. Njė makinė tip trajler ka dalė nga rruga teksa ka pėrfunduar disa metra thellėsi poshtė njė gremine. Aksidenti ėshtė shėnuar paraditen e sotme, ku sipas policisė, drejtuesi Gajur Dervishi, rreth 45 vjeē, ka qenė duke transportuar hekur me mjetin e tij nga Bajram-Curri nė drejtim tė Tiranės, dhe si pasojė e humbjes sė kontrollit ka pėrfunduar nė greminė. Janė dashur dy orė punė nga policia pėr tė nxjerrė nga makina viktimėn, ndėrsa nuk dihet me siguri nėse ka ndonjė tjetėr person brenda kabinės sė mjetit, pėr shkak tė dėmtimit tė madh tė saj.


    • Librazhd, makina pėrplas 8-vjeēaren




    Njė e mitur e moshės 8-vjeēare ka mbetur e plagosur rėndė nė njė aksident automobilistik nė qytetin e Librazhdit, nė vendin e quajtur "kryqėzimi i tregtisė". Ngjarja ėshtė shėnuar mesditėn e sotme, kur njė makinė me targa greke ka aksidentuar 8-vjeēaren me inicialet M.L., teksa ajo ka qenė duke kaluar nė krahun tjetėr tė rrugės. E mitura ėshtė dėrguar fillimisht nė spitalin rajonal tė qytetit, por pėr shkak tė gjendjes sė rėndė nė tė cilėn ndodhet, ėshtė transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak tė Tiranės. Policia ka mundur tė shoqėrojė nė komisariat dhe drejtuesin e mjetit, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur pėr momentin, ndėrsa po hetohet pėr shkaqet e aksidentit.

  8. #28
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    • Trafikoi Kusheriren, rroge per vajzen!



    Prokuroria e Krimeve tė Rėnda pėrfundoi hetimet dhe dėrgoi pėr gjykim tre tė akuzuar pėr trafik femrash pėr qėllime prostitucioni nė shtetin fqinj, Greqi. Tė pandehurit, Mehdi Xhihani, Xhemal Zenuni dhe Altin Brahimi do tė pėrgjigjen para Drejtėsisė pėr tentativėn e trafikimit tė tri femrave nė muajt e parė tė kėtij viti. Pėr tė vėrtetuar akuzat e “trafikimit tė femrave” nė bashkėpunim me persona tė tjerė”, ndaj tė pandehurve prokurori Ardian Nezha pėr muaj tė tėrė ka mundur tė sigurojė prova tė shumta, si dhjetėra biseda tė pėrgjuara mes tyre dhe njė prej viktimave tė trafikut, pėrgjime ambientale, apo pamje filmike tė takimeve mes tyre. Nga hetimet ka rezultuar se dy kushėrinjtė e pandehur, Xhemal Zenuni dhe Altin Brahimi me ndihėm e mikut tė tyre, Mehdi Xhihani kanė tentuar tė trafikojnė Marsida Lleshanakun, nga Durrėsi, nėnė e njė vajze tė mitur. Po ashtu, tre tė pandehurin akuzohen dhe pėr trafikimin e dy femrave tė tjera, Marjana Abazi dhe Nertila Rapushi. Pritėsi i viktimave tė trafikut ishte njė shtetas me banim nė Greqi, qė thirrej nga tė akuzuarit me emrin ‘Aleks’, por ende nuk ėshtė identifikuar. Ndaj, pėr tė identifikuar personat e tjerė tė implikuar nė veprimtarinė kriminale, Prokuroria po vazhdon hetimet.
    Hetimet
    Hetimet pėr tė zbuluar autorėt e trafikimit tė Marsida Lleshanakut kanė nisur mbi tė dhėnat dhe dėshmitė e tė dėmtuarės. Njė javė para se Lleshanaku tė bėnte kallėzimin nė polici, konkretisht me datė 29 dhe 30 janar 2009, atė e ka takuar kushėriri i saj, Xhemal Zenuni, i cili i ka propozuar pėr tė punuar si prostitutė nė Greqi, ku do ta dėrgonte atje me disa tė njohur tė tij. “Xhemali e ka takuar Marsidėn me dy tė njohurit e tij, konkretisht shtetasin Altin Brahimi, tė cilin e ka djalė teze dhe Mehdi Xhianin, i cili ėshtė shoku i ngushtė i Altinit dhe njėkohėsisht ka lidhje shoqėrore me Xhemalit. Nga biseda qė kanė bėrė me Xhemalin, Altini dhe Mehdiu kanė marrė pėrsipėr tė organizonin gjithēka nė interes tė realizimit tė trafikimit dhe shfrytėzimit tė Marsidės si prostitutė nė Greqi”, - thuhet nė dosjen e Prokurorisė.
    Rekrutimi
    Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Altin Brahimi ka bashkėpunuar me Mehdi Xhihanin, me qėllim trafikimin e femrave nė Greqi. Pėr tė vėnė nė jetė planin e tij kriminal, i pandehuri Altin Brahimi ka biseduar me kushėririn e tij, Xhemal Zenuni me tė cilin ka njohur edhe Mehdi Xhihanin dhe ka kėrkuar prej tij t’i propozojė shtetases Marsida Lleshanaku dėrgimin e saj si prostitutė ne Greqi. Nėpėrmjet Xhemalit, Altini dhe Mehdiu janė njohur me Marsida Lleshanakun dhe tė tre kanė bashkėpunuar pėr tė rekrutuar dhe dėrguar atė nė Greqi, ku do tė ushtronte prostitucion. Pėrfitues i punės qė do tė kryente Marsida do tė ishin Mehdiu, Xhemali dhe Altini. Ky i fundit synonte nga ana e tij tė dėrgonte nė Greqi pėr tė ushtruar prostitucion njė shoqen e tij 16- vjeēare. “Propozimin pėr ta trafikuar Marsidės ja ka bėrė fillimisht kushėriri i saj, Xhemali, i cili mė pas e ka takuar Marsidėn me tė pandehurit Mehdi dhe Altin, dhe tė tre bashkė janė takuar dhe kanė biseduar pėr tė rekrutuar atė. Marsidės i janė premtuar kushte tė mira jetese nė Greqi, tė ardhura tė sigurta atje nga prostitucioni si dhe i kanė premtuar edhe njė shpėrblim pėr tė ėmėn dhe vajzėn e saj qė do tė qėndronte nė Shqipėri”, - thuhet nė aktakuzėn e Prokurorisė. Mė tej thuhet se, pasi janė takuar tri herė me Marsidėn, Mehdiu dhe Altini kanė garantuar Xhemalit se do tė krijonin mundėsinė qė pasi Marsida tė shkonte ne Greqi tė punonte si prostitutė, me paratė qė ajo do tė sillte do tė bėhej e mundur dhe dėrgimi i Xhemalit nė Greqi. “Nė pėrpjekje pėr tė rekrutuar Lleshanakun, me autorizim tė prokurorit, tre tė pandehurit janė pėrgjuar nė vende publike, fotografuar dhe vėzhguar. Veē Marsida Lleshanakut, tė pandehurit janė pėrpjekur tė rekrutojnė pėr ta trafikuar nė Greqi, edhe shtetasen Marjana Abazi. Nė dosjen e Prokurorisė thuhet se momentin e kapjes nė flagrancė tė shtetasit Mehdi Xhiani, ai udhėtonte pėr tė kaluar kufirin pėr nė shtetin grek i shoqėruar me shtetasen Nertila Rapushi, edhe kjo e destinuar pėr t’u trafikuar nė Greqi ku do tė ushtronte prostitucion.
    Pritėsi
    Pritėsi i femrave qė do tė trafikoheshin ishte njė person tė cilin i pandehuri Mehdi Xhihani, nė tė gjitha komunikimet me tė, e thėrriste “Aleks”. Por, identiteti i kėtij personi nuk ėshtė zbuluar ende. “Nga hetimi ėshtė arritur tė dokumentohet fakti se i pandehuri Mehdi Xhihani bashkėpunon pėr kryerjen e aktivitetit kriminal tė trafikut tė femrave pėr prostitucion me njė person tė thirrur ‘Aleksi’, qė jeton ne Greqi dhe qė ėshtė pikėrisht pritėsi i femrave tė cilat sigurohen nė Shqipėri nga Mehdiu dhe akomodohen nė Greqi tek ‘Aleksi’. Kėtė fakt e konfirmon nė deklarimet e saj, edhe shtetase Marjana Abazi”, - thuhet nė aktakuzėn e Prokurorisė. Pėr kėtė shkak, Prokuroria po vazhdon hetimet pėr tė bėrė tė mundur identifikimin dhe vėnien para Drejtėsisė tė personave tė tjerė tė implikuar nė veprimtarinė kriminale.


    • Vidhen me dhunė dy kosovarė, autorėt anonimė



    DURRĖS - Dy adoleshentė nga Kosova janė bėrė pre e dhunės teksa po shėtisnin nė mjediset e plazhit "Iliria" tė Durrėsit, ku po pushojnė familjarisht prej disa ditėsh. Sipas policisė, adoleshentėt R.Thaēi, 17 vjeē e 16-vjeēari V.Spahia, tė dy nga Prizreni, kanė denoncuar se, "nė orėn 24:00, nė momentet e para tė ditės sė djeshme, disa persona tė paidentifikuar me moshė rreth 20 vjeē, pasi i kanė rrahur, u kanė vjedhur gjithēka kishin me vete". Mėsohet se personat ende tė paidentifikuar nga policia u kanė vjedhur adoleshentėve kosovarė telefonat celularė, varėse e byzylyk sermi dhe 100 euro

    (GSH)

  9. #29
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Qeveria mashtron qytetaret duke deklaruar qe krimi ka rene!
    Faktet tregojne ndryshe. Krimi eshte ne kulmin e tij, jeta teper e pasigurte ne Shqiperi..
    Disa nga artikujt e sjelle ketu (ka shume qe mungojne) i perkasin vetem muajit te fundit. Skandal!
    (Vijon me poshte)..

  10. #30
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    • Acid nė fytytė ish- tė dashurės



    Dy vajza kanė pėsuar djegie pasi njė person ka tentuar t'i djegė me kėtė lėndė qėllimisht, pas njė konflikti tė ndodhur disa ditė mė parė. Dhurata Trashana, 25 vjeē dhe Sadina Karaj, 23 vjeē, tė dyja banuese nė kryeqytet janė djegur dje rreth orės 16 e 30 minuta, nė bulevardin "Zogu i Parė", pranė Ministrisė sė Drejtėsisė, kur njė person emri i tė cilit nuk ėshtė bėrė i ditur nga policia iu ka hedhur tė dyja vajzave lėndėn djegėse.


    Sipas burimeve tė policisė, mėsohet se dy tė dėmtuarit kanė qenė duke ecur nė rrugė, kur sulmuesi i tyre iu ka hedhur lėndėn qė dyshohet se ka qenė acid. Nga tė dhėnat mėsohet se veprimi ėshtė kryer nga ish i dashuri i njėrės prej vajzave, i cili pas ndarjes me tė njohurėn e tij ka vendosur tė kryejė kėtė veprim.

    Dy vajzat e dėmtuara janė dėrguar menjėherė nė Spitalin Ushtarak, ku njėra prej tyre, 25- vjeēarja Dhurata Trashana, ka pėsuar rreth 15% djegie nė fytyre, ndėrsa djegia e 23 vjeēares Sadina Karaj ėshtė mė e rėndė. Nga deklarimet qė policia iu ka marrė dy vajzave qė kanė pėsuar djegien mėsohet se ato vetė kanė deklaruar se veprimi ėshtė kryer nga i dashuri i njėrės prej dy tė dėmtuarave.

    ************************************************** ***

    Pranga dy tė kėrkuarve pėr plagosje


    TIRANĖ- Dy persona tė shpallur nė kėrkim pėr akuzėn e plagosjes sė rėndė me dashje, janė arrestuar dje nga Policia e kryeqytetit.


    Alfred Kasi dhe Vladimir Hilaj, tė dy 25 vjeē dhe banues nė Kamėz, janė arrestuar nga specialistėt e Seksionit Kundėr Krimeve tė Jetės dhe Shėndetit, gjatė mėngjesit tė ditės sė djeshme pasi akuzohen pėr plagosjen e dy vėllezėrve me sende tė forta.


    Dy tė arrestuarit, dyshohen se nė bashkėpunim me njėri- tjetrin, pėr motive tė dobėta kanė plagosur me sende tė forta nė pjesė tė ndryshme tė trupit vėllezėrit Elez dhe Islam Dida, ngjarje kjo e ndodhur mė datė 15 Maj 2009 nė qendėr tė Valiasit.


    Pas plagosjes sė dy vėllėzėrve, dy personat e ndaluar janė larguar nga vendi i ngjarjes duke i shpėtuar dhe arrestimit tė policisė pėr tre muaj. Gjykata e Shkallės sė Parė nė kryeqytet kishte vendosur nė mungesė tė masės sė sigurisė "arrest me burg", pėr veprėn penale tė "plagosjes sė rėndė me dashje.


    Dy tė rinjtė ishin shpallur nė kėrkim qė nė muajin maj tė kėtit viti, ndėrsa arrestimi i tyre ėshtė bėrė vetėm tre muaj pasi kėta dy tė fundit pas njė grindjeje pėr motive tė dobėta plagosėn me mjetė tė forta dy vėllezėrit.


    • Aksidenti, humb jetėn adoleshenti 16-vjeēar



    Makina ku udhėtonin tre adoleshentė del nga rruga pėr shkak tė shpejtėsisė sė madhe duke i marrė jetėn Bruno Serjanit


    Njė aksident i rėndė rrugor me pasojė vdekjen e njė 16- vjeēari dhe lėndimin e dy tė tjerėve ka ndodhur dje nė aksin Durrės-Shijak, nė afėrsi tė komunės Xhafzotaj. Njė makinė tip Benz me targa italiane, nė tė cilėn ndodheshin tre adoloshentė 16- vjeēarė ka dalė nga rruga, duke u pėrplasur fillimisht me njė mur, dhe pasi ka thyer njė shtyllė betoni ėshtė pėrplasur dhe ndaluar mė pas nė njė pemė.


    Nga pėrplasja ka humbur jetėn nė vend 16- vjeēari Bruno Serjani, i cili nė momentin e aksidentit po qėndronte ne sediljen e pasme, ndėrsa dy bashkėmoshatarėt e tij kanė marrė plagė tė lehta. Sipas policisė, personat po udhėtonin nė drejtim tė Shijakut dhe si pasojė e shpejtėsisė sė madhe, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke dalė nga rruga. Pėrplasja ka qenė e fuqishme, dhe forcave tė policisė iu ėshtė dashur mė shumė se 20 minuta, pėr tė nxjerrė trupin, pasi automjeti ishte shkatėrruar plotėsisht


    AKSIDENTI


    Aksidenti i rėndė me pasojė vdekjen si dhe me plagosjen e dy shtetasve tė tjerė ndodhi rreth orės 10.15 minuta tė sė martės, nė aksin rrugor Durrės-Shijak, nė afėrsi tė vendit tė quajtur Xhafzotaj.


    Tre adoleshentė me banim nė fshatin Xhafzotaj, kanė vendosur qė tė bėjnė njė xhiro me makinėn e prindit tė Aleksit, i cili ndodhej edhe nė timon nė momentin qė ka ndodhur pėrplasja tragjike. Ata janė nisur dhe pasi kanė marrė kthesėn nė drejtim tė qytetit tė Shijakut, makina ka marrė shpejtėsi tė madhe.


    "Mjeti tip Benz me targa italiane AV 023 EX, ngjyrė gri ka dalė nga rruga, duke shkaktuar njė pėrplasje tė fuqishme deri me kalimin e kanalit anėsor tė rrugės dhe ėshtė pėrplasur me panelat e betonit nė gardhin ndarės tė njė prone nė afėrsi. Para se tė merrte goditjen pėrfundimtare, mjeti luksoz ėshtė zvarritur i permbysur pėr 20 metra duke u rrotulluar mbi tre herė",- thanė zyrtarė tė policisė.


    Pėr pasojė ka mbetur i vdekur nė vend, njėri prej pasagjerėve Bruno Serjani, ndėrsa janė plagosur dy tė tjerė drejtuesi i automjetit Aleks Sulejmani dhe pasagjeri tjetėr Fitim Bare, tė tre tė moshės 16 vjec dhe banorė tė Komunės Xhafzotaj.


    Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shkaku kryesor i aksidentit ka qenė mospėrgatitja profesionale e drejtuesit, pasi ishte pa patentė si dhe shpejtėsia me tė cilėn ka udhėtuar mjeti. Ky ėshtė dhe aksidenti i tretė mė pasojė vdekje brenda njė harku kohor prej 48 orėsh nė rrethin e Durrėsit. Vetėm dy ditė mė parė, 7 shtetas humbėn jetėn si dhe 9 tė tjerė u plagosėn nė dy aksidente tė ndryshme nė autostradėn Tiranė-Durrės nė kohėn qė po ktheheshin nga dasmat.


    • Policia Rrugore, 14 mijė masa qė nga fillimi i vitit



    TIRANĖ

    Numri i lartė i aksidenteve tė ndodhura gjatė ditėve tė fundit, ku pėr pasojė janė shėnuar dhe vdekje tragjike, ka bėrė qė Komisariati i Policisė Rrugore nė kryeqytet tė rrisė masat ndėshkuese ndaj tė gjithė atyre drejtuesve tė automjeteve qė shkelin normat e qarkullimit rrugor. Por jo vetėm masat ndėshkuese pėr shoferėt, por ka patur edhe shėrbim mė tė pėrforcuar nga efektivat e Policisė Rrugore, pėr tė parandaluar numrin e lartė tė aksidenteve rrugore, qė janė kthyer nė njė kėrcėnim serioz pėr jetėn e njerėzve. Nisur nga numri i lartė i aksidenteve me pasojė vdekjen tė ndodhura jo vetėm nė superstradėn Tiranė- Durrės, por edhe nė segmente tė tjera rrugore, shėrbimet e Qarkullimit Rrugor, nė Policinė e Tiranės, kanė vendosur vetėm pėr njė javė 14 000 masa administrative ndaj shoferėve qė kanė shkelur normat e shpejtėsisė, kanė kryer parakalim tė gabuar, nuk kanė vendosur kaskėn mbrojtėse, pėr mos vendosje tė rripit tė sigurimit, pėr pėrdorimin e celularit gjatė drejtimit tė mjetit dhe pėr mos respektim tė sinjalistikės rrugore. Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit, bėnė tė ditur se vetėm gjatė paradites sė djeshme janė vendosur rreth 136 masa ndėshkuese pėr drejtuesit e automjeteve, ku ėshtė konstatuar se shumė prej tyre po ecnin me shpejtėsi mbi 120 km/orė. Masat ndėshkuese qė shkojnė qė me bllokimin e patentės apo edhe tė mjetit do tė vazhdojnė me intensitet tė lartė edhe nė ditėt nė vazhdim, pėr t'u kujtuar shoferėve se duhet tė jenė mė tė kujdesshėm kur ngasin makinėn e tyre. Sipas policisė, njė numėr i konsiderueshėm aksidentesh shkaktohen nga drejtues motorėsh qė e pėrdorin kėtė tė fundit pa targa. Nga hetimet e Policisė sė Tiranės, rezulton se drejtuesit e kėtyre mjeteve tė pa targuara dhe tė pa identifikuar janė autorė tė grabitjeve tė pasurisė sė qytetarėve apo dhe ngjarjeve tė tjera kriminale.

    (Shekulli)

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Stresi, si ta pėrballojmė atė
    Nga miki_al2001 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-08-2023, 21:25
  2. A ndikon Stresi ne Plakje ?
    Nga J@mes nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-06-2007, 07:18
  3. Rritet numri i njerezve te prekur nga stresi
    Nga EDUARDI nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-04-2005, 06:45
  4. Islami dhe Mjeksia
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-12-2004, 18:18
  5. A jetojme ne ne ne epoken e Stresit ...
    Nga AuGuSt_ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 06:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •