Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531

    Meksi: I çova letër Berishës të mbyllte fajdet

    Ish kryeministri Aleksandër Meksi i ka kërkuar Presidentit Sali Berisha, në fund të vitit 1995, mbylljen e firmave piramidale pasi i ka konsideruar të rrezikshme për vendin.
    Deklarata është bërë mbrëmë pikërisht nga ish-kreu i qeverisë së PD-së në periudhën 1992-1997, në emisionin “Ora e debatit” të gazetarit Alfred Peza në “Ora News”. Duke iu rikthyer çështjes së piramidave, Meksi tha se “nuk jam përzierë me ato. Ka qenë kryetari i komisionit, që për herë të parë në historinë e Shqipërisë, pas gjyqit të 1952, u hetuan njerëz pa i thirrur për t’i dëgjuar. Megjithatë, si të majtë, si të djathtë që ishte Ngjela në atë rast, dhanë një gjykim që qeveria nuk është përzierë. Unë kam kërkuar në fund të vitit 1995 sqarime nga organet përkatëse dhe kam kërkuar me shkrim që të mbyllen se janë të rrezikshme”. Por i pyetur se kujt i kish shkruar konkretisht, ai renditi ish presidentin e asaj kohe, Sali Berishën, ish ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe ish-guvernatorin Kristaq Luniku. “Dihet se kujt i kam kërkuar, Presidentit të Republikës, Ministrit të Financave dhe Guvernatorit të Bankës, presioni që me ligj ishte i detyruar të vigjilonte mbi tregun financiar sepse kjo është një shkelje në tregun financiar. Kur janë dënuar këta njerëz iu thuhej që kishin shkelur ligjin për bankat dhe sistemin financiar”, theksoi Meksi. Duke iu rikthyer çështjes së spiunëve në listat e kandidatëve për deputetë, Meksi tha se disa prej tyre janë në listat e forcave politike të mëdha, ndërsa sipas kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, të paktën 7 kandidatë janë kthyer nga komisioni i verifikimit të figurave në vitin 1996. “Hapini listat, sa nga këta që janë sot janë të kthyer nga komisioni i asaj kohe. Unë me përafërsi them se janë 6-7 minimalisht. Këto për kaq sa më lejon mua memoria personale, se po ti hymë të gjitha listave dalin me qindra. Këtyre iu janë kthyer letrat në vitin 1996 dhe s’kanë hyrë në vitin 1996, ndërsa tani janë në listë të pa shqetësuar fare”, tha Shehi.

    Ndoka
    “Unë kam dëgjuar shpesh në media një pseudonim dizenjatorja për zonjën Topalli. Kam dëgjuar mjaft deputetë të vjetër që i kanë pasur dosje, edhe Bezhanin që kam pasur kontakte të vazhdueshme me të, është thënë shpesh kjo akuzë e drejtpërdrejtë: pseudonimi dizenjatorja, i vogli, profesori, çorapja, janë eksponentë të PD-së”, tha mbrëmë Ndoka.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    flory80..

    Une nuk i ve faj Berishes per fajdet - firmat piramidale!

    Ky eshte nje proces qe ka ndodhur ne tere boten kapitaliste, ne cdo shtet, pamvaresisht madhesise e potencialit te tij dhe ishte e pashmangshme perfshirja e Shqiperise ne kete pastrim parash e pike-nisjen zero. Formula e firmave piramidale dihet tashme dhe eshte e panevojshme te shpjegohet detajisht. Ne te njejten kohe, nuk ishte vendimi i Sales, por ishte udhezim nga lart, pikerisht nga ato qe e futen ne skemen e politikes ne nje kohe kur ai nuk njihej fare, e vune ne rolin kryesor te ketij kombi, e ngriten ne pushtet duke ia lene atij meritat e arritjet, por gjithashtu e udhezuan e detyruan te marre vendime, ku nje prej te cilave ishin fajdet. Per kete, nuk duhet fajesuar Berisha personalisht!

    Une i ve fajin kryesor Berishes per fajdet!

    Ne c'kuptim?! Ne sensin qe tregoi qe nuk eshte lider. Nuk di te udheheqe dhe nuk ka nuanca patriotike, atdhe-dashurie, perkundrazi, punon e ka punuar gjithnje jashte interesave te ketij kombi. Fakti qe jemi nje grusht banor, ne kete pozite gjeografike, me tere keto fonde e potenciale natyrore dhe jemi ne fund te botes pas 2 dekada udheheqje prej tij, te tregon me qarte. Jo sepse nuk ndaloi fajdet, jo per shkakun, por per pasojat. Per faktin qe jo vetem qe nuk mobilizoi vendin, ne menyre qe kjo thike e forte qe goditi familjet shqiptare, te mos pergjakte akoma me tej, jo vetem qe nuk diti te qetesonte tere shoqerine shqiptare, por perkundrazi, qellimtazi, krijoi tragjedine me te madhe ne kombin tone, duke pjellur banda terroriste, duke percare e duke futur ne lufte veriore ndaj jugoreve (prej ku linden edhe bandat, fillimisht si mbrojtese ndaj territorit e pastaj si gangrene e te njejtit territor), duke deshtuar ne cdo aspekt dhe duke lene qytetaret e fshataret ne duar te fatit. Berisha krijoi percarjen mes shqiptareve. Prandaj sot e kesaj dite, veriore e jugore ndjehen si dy brothers separated at birth. Berisha krijoi krimin. Berisha krijoi kaosin, me te cilin u pasurua vete, pasuroi rrethin e tij dhe u deshen disa vite mbrapa qe bolla ti nxirrte kembet e veta, ku imazhi i njeriut te ndershem e patriot, do venitej para syve te shqiptareve.

    Ndersa Meksi, dikur ka qene renditur ne listat e me te pasurve te Ballkanit. Besoj se me kete do kuptosh shume. Nuk eshte aspak me i palagur se Berisha dhe cdo mesazh i tij kundra Berishes, cdo kritike e tij ndaj klanit i cili e pasuroi e madheshtoi Meksin, eshte thjeshte per efekt elektoral dhe te jeni te sigurte qe nese darken e hane ne shtepite e tyre, ne mesdite drekojne se bashku prapa perdeve.

  3. #3
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Nese jane te verteta ato qe thote Meksi, pse nuk dha doreheqjen qe ne 95? Meksi eshte nje nga shushunjat qe perfituan nga qeverisja e PD-se.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tani i erdhi zeri Meksit? C'paskemi patur e besuar, c'po shikojme e degjojme, te zhgenjyer!

  5. #5
    Qyfyret dalin ne shesh ditet e fundit..., por qe nuk na vjen per te qeshur, jane duke luajtur me fatin tone, si majtas ashtu dhe djathtas, asnje nuk i bie DREJT!!!

  6. #6
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga DeuS Lexo Postimin
    Une nuk i ve faj Berishes per fajdet - firmat piramidale!

    Ky eshte nje proces qe ka ndodhur ne tere boten kapitaliste, ne cdo shtet, pamvaresisht madhesise e potencialit te tij dhe ishte e pashmangshme perfshirja e Shqiperise ne kete pastrim parash e pike-nisjen zero. Formula e firmave piramidale dihet tashme dhe eshte e panevojshme te shpjegohet detajisht. Ne te njejten kohe, nuk ishte vendimi i Sales, por ishte udhezim nga lart, pikerisht nga ato qe e futen ne skemen e politikes ne nje kohe kur ai nuk njihej fare, e vune ne rolin kryesor te ketij kombi, e ngriten ne pushtet duke ia lene atij meritat e arritjet, por gjithashtu e udhezuan e detyruan te marre vendime, ku nje prej te cilave ishin fajdet. Per kete, nuk duhet fajesuar Berisha personalisht!
    Pikërisht për këtë i vë faj unë Berishës dhe të gjithë atyre Berishëve të tjerë si majtas dhe djathtas që i përdorën këto piramida.
    Por faji kryesor bie mbi Berishën si Lidershipi i cili kontrollonte jetën e Republikës së Shqipërisë.
    Ai bëri fushatën e 1996 me këto fajde, duke qënë krenar për këto kompani piramidale që po i bënin Shqiptarët të pasur.
    Ndërtimi i firmave piramidale është një fenomen shumë i njohur për botën perëndimore, dhe fillimet i ka në USA në vitet 1920.
    Ekspert të CIAs ia kanë bërë këtë të ditur Berishës, por ai i injoroi këto këshilla, ashtu siç injori dhe këshillat të cilat ata i dhanë për drejtimin e vendit ndaj botës Arabe, ku nuk la Taleban pa e sjellë në Shqipëri.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Me duket shume e paburrni ,bile edhe feminore kjo lufta e Meksit kunder Berishes dhe PD,tash krejt post -festum....
    Zotnia thot se i ka shkruar Berishes per mbylljen e firmave piramidale.... e
    tjera e tjera.
    Kete truk e bllof te tij,sot mund t`a hane shume pak njerze .Ky tenton,hic me pak se t`a paraqes gjoja Berishen si "pronar" te tyre..dhe vet te dal i lare e shperlare !!!
    Edhe athere,me sistemin kushtetues e ndarjen e pushteteve,kryeministri pervec pergjegjesive tjera shterore, ishte pergjegjes per politikat monetare e fiskale te shtetit,bile me ndikim shume me te fuqishem te Qeverise se sot, karshi Bankes Kombetare te shtetit Shqiptar .
    Ky zotri, logjikisht si kryeminister dhe titullari me i larte i pushtetit ekzekutiv, eshte edhe pergjegjesi kryesor i lindjes,rritjes dhe shkatrrimit te atij sistemi mafioz,qe meqe ra fjala, nuk eshte zbulim e as specialitet shqiptar,por ishte nje nga nus- produktet me te perhapura te kolapsit te sistemit pseudo-komunist ne gjithe ish-llagerin e lindjes.
    Paturpsia parazgjedhore nuk ka kufi.Po i njejti Meks,para ca ditesh e pat riperseritur nje nga vleresimet e thena shume kohe me pare se;-ne kete sistem (piramidal) kane qene te involvuar shume faktor, edhe te jashtem, natyrisht duke shfrytzuar varferine ekstremme te tranzicionit shqiptar, dhe se rremuja e `97-tes nuk ishte ekskluzivisht prodhim vendor i Shqiperise...

    Gabimi me i madh i Berishes ne keto kater vjet, ishte moshapja e dosjeve te ketyre ngjarjeve,ku secili do te merrte shperblimin qe meriton, e nder shume te tjere edhe ky Meksi...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Berisha ishte president dhe dihet se sa ka ne dore presidenti ne nji republike parlamentare.
    Meksi ishte kryeminister. Ai s'ishte qytetar i thjeshte qe paska shkrue nji leter presidentit e ministrit! Ministri i financave ishte vartes i tij! Si veproi qeveria e Meksit?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga shkodra13 Lexo Postimin
    Berisha ishte president dhe dihet se sa ka ne dore presidenti ne nji republike parlamentare.
    Meksi ishte kryeminister. Ai s'ishte qytetar i thjeshte qe paska shkrue nji leter presidentit e ministrit! Ministri i financave ishte vartes i tij! Si veproi qeveria e Meksit?
    shkodre,

    ca thu mer burr,

    ke jetu ne shqipri ti athere.

    ka qene nji batute ne ate kohe.

    dilnin mileti bonin xhiro ne bulevard(atkohe s'ishi hap klubet nga blloku), dhe shikonin drite ne dritaret e kryeminstise nga ora 10 e nates.

    s'paska ik Berisha, akoma nga presidenca -thonin...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    Kur vajti tek meksi ne 96,nje bankier i njohur me origjine shqipetare nga amerika,i quajtur Richard Lluka,ky legeni mustaqemiu i kerkoi hapur ryshfetin qe donte per vehte,para se do bisedohej per ndonje investim te mundshem qe mund te behej ne ate kohe.Kete info e kam personale nga vet personi ne fjale...E tha bukur mire Topalli para ca ditesh,PD duhet te pastrohet e distancohet akoma nga keto shushunjat e deformuara ne karakter,qe perfituan paturpesisht nga demokracia.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Rikthimi i themeluesve të PD-së
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •