Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 57
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Te gjitha televizionet shqiptare po japin informaten e refuzimit te fteses se Metes drejtuar socialisteve per dialog.
    Socialistet,permes Saimir Tahirit,zedhenes i Ps,i kumtuan Rames se ;Soc. ju vjen shume mire se Rama e paska kuptuar sloganin socialist etj.,..por,refuzojne nje ftese te ketille dhe i pergjigjen me kunderftese- lsi-sisteve te votojne nr. e PS...
    -Mejdani,Pellumbi,Milo e Gjinushi, kategorikisht e kane refuzuar ftesen...
    I vetmi qe ka pranuar ftesen deri tash eshte Zotni Fatos Nano,ish kryetar i PS dhe ish kryeminister...

  2. #42

  3. #43
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rama refuzon Meten: Voto per PS

    Partia Socialiste refuzoi ftesen e kreut te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, per takim dhe bashkim ne zgjedhje dhe i ben thirrje atij te votoje per PS-ne. Kandidati per deputet ne Tirane, Saimir Tahiri, i sugjeroi dje nga selia roze Metes, qe te jape kontributin e tij konkret ne kete drejtim, duke iu bashkuar apelit te kesaj partie qe ne 28 Qershor, te gjithe te votojne per numrin 33 ne liste, Partine Socialiste. Sipas Tahirit, vetem duke votuar per PS-ne, garantohet vota per ndryshimin historik dhe fundi i politikes se vjeter te se shkuares. "Duke shprehur kenaqesine qe edhe Ilir Meta pranoi me se fundi qendrimin tone, se largimi i Sali Berishes eshte nje domosdoshmeri, theksojme se kjo mund te realizohet vetem duke i bashkuar te gjitha votat, per Partine Socialiste", beri te qarte Tahiri, pa pranuar keshtu mbledhjen e lidereve politike ne takimin e se henes, te iniciuar nga Meta. Takim ku LSI ka ftuar te gjithe ish kreret e Partise Socialiste, per bashkim te se majtes ne keto zgjedhje, perfshire ketu edhe Fatos Nanon, apo figura si Rexhep Mejdani, etj. "Duhet te mbyllim kapitullin e politikes se vjeter dhe hapur kapitullin e politikes se re. Pikerisht per kete arsye, ne e ftojme Ilir Meten te jape kontributin e tij konkret, ne kete drejtim, duke iu bashkuar apelit tone qe me 28 qershor, te gjithe duhet te votojne Partine Socialiste te Shqiperise, numrin 33. Sepse vetem duke votuar per Partine Socialiste te Shqiperise garantohet vota per ndryshimin historik dhe fundi i politikes se vjeter te se shkuares", theksoi ai ne emer te Partise Socialiste. Ai theksoi se zgjedhjet e 28 Qershorit, jane historike per te ardhmen e perbashket. Jane zgjedhjet e ndryshimit, qe do i japin cdo shqiptareje dhe shqiptari, shprese per te ardhmen. Keshtu, ne menyre teper te qarte, PS i kerkon Metes qe, nese vertete pretendon bashkepunim, atehere kjo forme bashkepunimi mes forcave te majta, duhet te vije nepermjet votes qe LSI, duhet te jape per kete force politike ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit. Nderkohe qe dhe eksponente te tjere socialiste, si Pellumbi dhe Meidani nuk kane preferuar te pergjigjen. Madje Pellumbi e ka cilesuar si te vonuar kete ftese.

    "Shqetesimi i Edi Rames per manipulime, solli ftesen"

    Sekretari i Marredhenieve me Publikun ne LSI, Luan Rama, perseriti dje ftesen per bashkimin e se majtes, ne funksion te realizimit te fitores ne 28 Qershor. Sipas tij, ftesa e bere dy dite me pare nga Meta, eshte nje reagim i pergjegjshem dhe politik ndaj shqetesimeve te vazhdueshme te shprehur kohet e fundit nga kryetari i PS, Edi Rama ne lidhje me ate qe ai e ka quajtur perpjekje apo tentative te pushtetit per te manipuluar voten dhe per te deformuar keshtu vullnetin e qytetareve shqiptare ne zgjedhjet e 28 qershorit. "Ne nuk e quajme te vonuar kete iniciative, pasi asnjehere nuk eshte vone, per te qene pjese e atyre qe kontribuojne per fitoren e te majtes. Meqenese jemi ende nje jave perpara zgjedhjeve mendoj se ka kohe per te gjithe socialistet dhe progresistet te reagojne ne funksion te koordinimit te perpjekjeve, me synim, largimin e Berishes nga pushteti dhe fitoren e se majtes", u shpreh Rama. Ne kete kuader, ai e perseriti edhe nje here ftesen per te gjithe ata qe e ndiejne veten socialiste, qe jane faktore influente te politikes se majte progresiste, kane kohen, shansin dhe pergjegjesine t'i afrohen kesaj iniciative.


    KJ
    Sui generis

  4. #44
    Fitore Partia Demokratike Maska e amela1
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Vendndodhja
    tra la la world
    Postime
    172
    Mbase nuk e pranon ftesen Rama.
    Fiton Berisha!

    Votoni nr 10

  5. #45
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Prandaj shkrova edhe ne postimin 12 nuhatjen time qe ky takim nuk do realizohej, te pakten jo nga Rama dhe PS e reformuar e tij. Nese Rama pranonte kete ftese, pasojat ai i parashikonte me mire se kushdo, gjithashtu mohonte thelbin dhe qellimin e luftes se tij dhe idealin per te shnderruar kete vend dhe per ta larguar nga 2 dekada shkaterrim. Megjithate, ketu marrin jete faktore te tjere. Ne njeren ane Meta, shtangisti hajdut, fuqizohen figuren e tij si lider dhe si katalizator ne bashkimin socialist, ne syte e analisteve te prasit qe ka Shqiperia por edhe ne militantet e partise. Nga ana tjeter, Nano sapo i dha nje grusht me te rende Rames, ne luften personale qe ka per ti zene karrigen dhe per ta mbajtur kete vend akoma ne kthetrat e partnerllekut Nano-Berisha. Prandaj kjo fushate eshte bere akoma me e veshtire per Edi Ramen, sepse po lufton edhe kundra maxhorances por edhe kundra shushunjave te partise se tij, te debuar po prej tij. Jam kurioz te shoh akoma rrjedhojat e ketij takimi mafioz qe do bejne kupolat e politikes regresiste. I shtrengoj doren Rames per kete vendim qe kerkon guxim e maturi!

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ftesa e Metes ishte revansh sarkastik dhe alibi.

    Revansh Sarkastik

    Meta e di shume mire, qe nje takim i krereve te se majtes 5 dite para zgjedhjeve do ndikonte ne rezultatin e zgjedhjeve, aq sa mund te ndikoj nje takim i blektoreve mongolez, krizen postelektorale ne Iran.
    E beri kete ftese sarkastike per ti kthyer revanshin Edi Rames, i cili vetem pasi ndryshoi me ndihmen e Berishes kushtetuten dhe kodin zgjedhor (pra kur ēdo gjė kishte marrė fund), "ftoi" Ilir Meten qe te kishte mirėsinė dhe te futej ne rresht.
    Ne qofte se Rama do kishte pranuar nje sistem proporcional te pergjithshem (ashtu siē propozonte Meta) me nje prag 5%, ateher me 29 Qershor e majta do kishte minimumi 75 mandate ne xhep. Por do kishte edhe nje ēeshtje per te sqaruar. Emrin e kryeministrit.

    Alibi

    Meqenese sipas te gjitha sondazheve dhe parandjenjes personale te Metes, me 29 Qershor PD mer minimumi 74 mandate, duhet nje alibi per tu shfajsuar para socialisteve per disfaten.
    -Unė e bera timen. Bile edhe 5 dite para zgjedhjeve, zgjata doren per beshkpunim. Ishte Edi Rama ai qe refuzoi.


    -----------------------------

    Nga ana e tij Rama i ktheu Metes pergjigjen e vetme te mundshme. Tjeter pergjigje nuk mund, nuk donte dhe nuk kishte qe ti kthente.

    -----------------------------

    Perfundim

    Klluf njoni e Carac tjetri.
    U zune dhe u ndane per karigen e kryeministrit, para se ta fitonin ate.
    .
    .
    .
    Ēuna flori te dy, se e lane PD edhe 4 vjet te udheheq dhe qeveris vendin .





  7. #47
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Shume i thjeshte qenka programmi i zotit Meta. Qellimi i tij dhe "aleateve" te tij eshte thjeshte per te larguar z Berisha nga pushteti. Populli ska gje mjafton te arrijme qellimin pa se cfare ofrojme ne si alternative nuk ka problem. Sa keq sa te paemancipuar qe jane. Sa vulgare dhe te rendomte qe jane. Sa turp. Askush nuk vjen per ty o njeri secili vjen per veten e tij.

    Mjere ...

  8. #48
    ILIR NĖ GEN Maska e flory80
    Anėtarėsuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzė Vjosės Kaltėroshe
    Postime
    1,531
    Topi tani i ėshtė lėnė Ramės nė kėmbė, po tė dojė ta bėj gol, po tė doj tė bėj autogol.
    Ai di.
    Sa ishte koha kur diskutohej pėr kodin zgjedhor, i bashkoi votat me Berishėn, kėshtu qė nesėr edhe po ti fitoj zgjedhjet ai nuk do ti ket tė gjithė vėndet nė parlament pėr tė krijuar qeverrinė, kėshtu qė do tia shtrijė dorėn Ilir Metės, por gjėrat mund tė jenė ndryshe atėherė.
    EH I ZIU NJERI, GĖLLTIT DIKU NJE LUGĖ ĒORBĖ TĖ PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PĖR GJITHĖ JETĖN!

  9. #49
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Ftesės sė Metės i pėrgjigjet Fatos Nano

    TIRANĖ- Ftesės sė kreut tė LSI-sė, Ilir Meta pėr bashkimin e sė majtės i ėshtė pėrgjigjur sot, Fatos Nano. Nė tryezėn e organizuar kanė qenė tė pranishėm, Meta, ish- kryetari i PS-sė Nano dhe kryetari i PSV 91 Petro Koēi, ndėrsa munguan kryetari i PS-sė Edi Rama dhe pėrfaqėsues tė partive tė koalicionit "Bashkimi pėr ndryshim", qė drejtohet nga PS. Kjo, dje nė pėrgjigje tė ftesės, i bėri apel Metės qė tė gjitha votat tė shkojnė pėr socialistėt, si e vetmja rrugė pėr largimin e Berishės.
    "Ftesa mbetet e hapur", tha Meta nė konferencėn pėr shtyp, ndėrsa konfirmoi vullnetin e LSI-sė pėr tė bashkėpunuar pėr mbrojtjen e standardeve tė zgjedhjeve tė 28 qershorit dhe pėr tė krijuar njė frymė sa mė optimiste, pėrmes bashkėpunimit tė gjithė faktorit tė majtė, pėr fitore nė kėto zgjedhje.
    Ndėrkohė Nano ka deklaruar se e ka mirėpritur kėtė takim pėr bashkimin e sė majtės dhe theksoi se "e djathta u kthye nė pushtet katėr vjet mė parė pėr shkak tė pėrēarjes sė tė majtės". Sipas tij, ėshtė koha pėr tė larguar Berishėn qė erdhi ne pushtet aksidentalisht nga pėrēarja e sė majtės, duke kėrkuar ndjesė pėr atė qė ndodhi nė 2005-n.

    *********
    Pas ftesės sė Metės, reagon PS-ja: Tė gjitha votat pėr numrin 33

    TIRANĖ- Nė pėrgjigje tė ftesės publike tė kreut tė LSI-sė, Ilir Meta ka reaguar Partia Socialiste, duke theksuar se qėllimi i pėrbashkėt pėr largimin e Berishės mund tė realizohet vetėm duke i bashkuar tė gjitha votat pėr Partinė Socialiste.

    Gjatė njė deklarate pėr shtyp nga selia e PS-sė, Sajmir Tahiri nė shprehje tė qėndrimit tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė ka ftuar Ilir Metėn tė jap kontributin e tij konkret nė kėtė drejtim, duke iu bashkuar apelit, qė nė 28 qershor tė gjithė duhet tė votojnė Partinė Socialiste tė Shqipėrisė. "Tė votojnė numrin 33, sepse vetėm duke votuar pėr Partinė Socialiste tė Shqipėrisė garantohet vota pėr ndryshimin historik dhe fundi i politikės sė vjetėr tė sė shkuarės"- tha ai.

    Sipas Tahirit, zgjedhjet e 28 Qershorit janė historike pėr tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt. Ato janė zgjedhjet e ndryshimit, qė do i japin ēdo shqiptareje e shqiptari mundėsi dhe shpresė pėr tė ardhmen.

    Kjo, ka theksuar mė tej ai, do tė ndodhė duke mbyllur kapitullin e politikės sė vjetėr dhe hapur kapitullin e politikės sė re. "Prandaj, duke shprehur kėnaqėsinė qė edhe Ilir Meta pranoi mė sė fundi qėndrimin tonė, se largimi i Sali Berishės ėshtė njė domosdoshmėri, theksojmė se kjo mund tė realizohet vetėm duke i bashkuar tė gjitha votat pėr Partinė Socialiste".

    Lėvizja Socialiste pėr Integrim pėrsėriti sėrish sot ftesėn publike tė bėrė njė ditė mė parė nga Meta pėr njė tryezė mes faktorėve tė majtė, si tė vetmen garanci pėr fitoren e sė majtės progresiste.

    Sekretari pėr Marrėdhėniet me Publikun nė LSI, Luan Rama, tha sot gjatė njė konferencė pėr shtyp se "thirrja e kėsaj tryezė nuk ėshtė e vonuar", ndėrsa shprehu besimin nė reagimin pozitiv tė selisė rozė.

    Dy ditė mė parė, kryetari i LSI-sė, Ilir Meta ftoi tė gjitha forcat e majta nė njė tryezė pėr tė diskutuar pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare, qė sipas tij janė vendimtare pėr tė ardhmen e Shqipėrisė.

    Ftesa e Metes
    Meta ftesė Ramės e Nanos: Socialistėt, bashkė kundėr Berishės

    TIRANĖ- Ilir Meta ka bėrė njė ftesė publike pėr drejtuesit dhe ish-drejtuesit e partive tė majta nė vend. "Tė rinj e tė vjetėr duhet tė mblidhemi tė rrėzojmė nga pushteti Berishėn" u shpreh ai sot njė konferencė pėr shtyp.

    "Do tė ftoj nė njė takim ditėn e hėnė tė gjithė faktorėt politikė, institucionalė dhe historikė, tė rinj dhe tė vjetėr tė tė majtės, me qėllim vendosjen e njė fryme sa mė tė gjerė bashkėpunimi, midis tė gjithė partive tė majta dhe progresiste", beri te ditur Kryetari i LSI-sė, Ilir Meta. Sipas tij, ftesa bėhet nė mėnyrė tė veēantė pėr tė mbrojtur procesin zgjedhor nė 28 Qershor nga ēdo manipulim dhe presion i mundshėm. Sė dyti pėr ndėrprerjen e diversionit tė forcave tė majta dhe progresiste ndaj njėra-tjetrės. Dhe e treta pėr krijimin e njė fryme tė besimit dhe tė fitores nė tė gjithė elektoratin e majtė dhe progresistė.

    Meta i ka konsideruar zgjedhjet e 28 Qershorit vendimtare pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. "Rėndėsia e kėtyre zgjedhjeve ėshtė historike, si nė aspektin e plotėsimit tė standardeve, si njė vend i ri anėtar i NATO-s edhe pėr pėrcaktimin e standarteve pėr t'u anėtarėsuar nė Bashkimin Europian dhe nė ndėrtimin e njė qeverisje pas 28 Qershorit, tė aftė pėr tė plotėsuar tė gjitha detyrimet, ndaj integrimit evropian", tha ai, ndėrsa vlerėsoi se qeverisja aktuale e Berishės nuk jep asnjė garanci, as pėr organizimin e njė procesi zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm, as nė suksesin e integrimit tė Shqipėrisė nė BE".

    Pyetje


    Z.Meta, thirrja juaj pėr bashkim, i drejtohet edhe ish-liderit tė PS z.Nano dhe kryetarit aktual z.Rama?


    Nė radhė tė parė thirrja ime i drejtohet Kryetarit tė PS-sė z.Rama, si kryetari i forcės politike mė tradicionale. Sė dyti thirrja ime i drejtohet gjithė personaliteteve dhe figurave tė tjera pėrfaqėsuese, institucionale, por edhe tradicionale apo historike. Natyrisht thirrja ime i drejtohet edhe z.Nano, ashtu siē i drejtohet edhe z.Meidani, qė ėshtė njė figurė shumė e rėndėsishme dhe faktorėve tė tjerė, se janė faktorė tė paneglizueshėm, ndikimi i tė cilėve dhe kontributi i tė cilėve do tė ishte veēse pozitiv pėr tė ecur nė njė drejtim tė pėrbashkėt. Ky drejtim ka pėr qėllim krijimin e njė fryme bashkėpunuese sa mė tė gjerė, pėr tė mbrojtur procesin zgjedhor. Sė dyti nė krijimin e njė fryme optimizmi sa mė tė fortė nė elektoratin progresist, nė mėnyrė qė kjo tė ndikojė nė njė fitore sa mė bindėse tė forcave tė majta dhe progresiste, nė zgjedhjet e 28 Qershorit dhe nė krijimin e njė Qeverie sa mė tė qėndrueshme pėr tė shėruar tė gjitha plagėt qė po lė pas qeveria e Berishės, duke nisur nga agimi i 29 Qershorit.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #50
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Dhe pretendojne keta per te fituar votat. Keta nuk po zgjidhin dot problemet brenda vetes e jo me te zgjidhin keta hallet e ketij populli.

    Keta duan sa me shume te perfitojne ne kurriz te njeri-tjetrit, kush te perfitoje nje post me te mire per vete, e nuk e kane mendjen asnjeri te hallet e popullit.

    Kjo ftese ishte vetem nje farse, ose po e them troē siē e thote dhe populli yne mendjendritur,

    Kjo ftese ishte sa per "Ti lene kopilin ne dere tjetrit"
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. A kemi njė politikė kombėtare sot?
    Nga Ingenuous nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Aktakuza e tribunalit tė Hagės pėr Haradinaj
    Nga I-amėshuar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •