Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Pa ngjarë ndonjë tragjedi e madhe mbi shqiptarët në Kosovë, nuk po dëgjohet dot zëri

    Pa ngjarë ndonjë tragjedi e madhe mbi shqiptarët në Kosovë, nuk po dëgjohet dot zëri i së vërtetës!






    Shkruan: Kristina Rasi



    -Ndonëse, ky paralajmërim nuk do t´i pëlqente askujt, faktikisht as mua artikullshkrueses nuk më pëlqeu aspak, përkundrazi jam e shtrënguar t´i njoftojë lexuesit se këto fjalë:



    -“Shpërthimi i dhunës në Kosovë është vetëm çështje kohësh“, kështu, paralajmëroi këto ditë ish-ambasadori amerikan në Kroaci, William Montgomery.

    Ai, deklaroi –duke e theksuar faktin se, “ky shpërthim i dhunës në Kosovë do të vijë për shkak të ndarjes së territorit të Kosovës n´mes shqiptarëve dhe serbëve”.



    “Shqiptarët e Kosovës nuk do e pranojnë idenë e ndarjes dhe është vetëm çështje kohe para se dhuna të shpërthejë në Kosovë”, ka shtuar ky ish diplomat amerikan për gazetën serbe „Blic”.

    Ai, Ka nënvizuar se: “Ndarja e Kosovës dhe referendumi për pavarësinë në Republikën Serbe të Bosnjës janë zgjidhjet më të mira për këto dy raste”.



    -Sipas këtij diplomati amerikan, “Bosnja dhe Kosova shumë etnike- janë treguar si misione te pamundshme“ dhe, sipas Tij këto dy shtete duhen serish të ndahen”, -pra, Bosnja të ndahet në „Republika Srbska“, kurse, Kosova të ndahet nëpërmjet enklave serbe në Kosovë”, -të cilat ishin të dizajnuara nga ish-qeveria kriminale serbe e Miloshoviqit dhe e pranuar dhe miratuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe më në fund e kurorëzuar edhe me aktin „final“ nga Mahrti Ahtisaari, me „Pakon e famshme të pavarësisë“.



    Ai, shton se, -“kjo nismë ndaj çështjes së Kosovës (pra e ndarjes së Kosovës) duhet të vijë nga Bashkimi Evropian“ dhe që, -“ asnjë palë nuk duhet të fitojë apo të humbas” dhe që të dyja palët, pra si vrasësi (serb) si viktima (shqiptare); (nënvizimi im) duhet të trajtohen njëjtë sipas këtij diplomati, pra, “duhet të marrin diçka konkrete, nëpërmjet ndarjes”.



    -Vetëm, pak kohë më parë, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), konkretisht Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH), i ka publikuar në media, vendimet sekrete serbe ( Marrëveshjen midis Martti Ahtisaarit dhe kriminelit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, ku sipas kësaj Marrëveshjeje të fshehtë, Kosova u shpall shtet “demokratik dhe multietnik”, dhe, disa muaj më vonë u miratua Kushtetuta e „shtetit“ të Kosovës, e cila sot u festua nga organet më të larta të „shtetit“ të Kosovës, me ç´rast ishte i ftuar edhe „arkitekti“ i kësaj Kushtetute, z. Marti Ahtisaari, i cili nga z. Sejdiu u dekorua me Medaljen e Artë të „pavarësisë së Kosovës“, mirëpo, aty, qëllimisht u harrua të theksohet fakti që, as kjo Kushtetutë e shpallur me aq bujë, kinse kjo na qenka “bibla dhe kurani” i “kosovarëve” -ende nuk po zbatohet askund në Kosovë. Dhe, për faktin se ka aq shumë anti-shqiptarizëm, kjo Kushtetutë, mos u zbatoftë kurrë!...



    Kjo Kushtetutë, kur është fjala për cenimin e interesave të tyre; -nuk po zbatohet as edhe nga vetë presidenti, qeveritarët dhe deputetët e Kosovës të cilët e përqafuan me aq zell servilësh, këtë Kushtetutë të ahtisariane, fund e krye me plane serbiane.



    „Arkitekti i pavarësisë së Kosovës“, sot u prit nga garda e Kosovës, gardë të cilën poashtu e projektoi dhe e „forcoi ”me armatim “ më modern të botës“, dhe, nga përbërja e saj numerike e sakatoi e la si një të gjymtuar; -të mos them, e la me gishta në gojë, dhe që nga kjo „ushtri“ apo në fakt xhandarmëri minore-shtesë; -shpresohet të frikësohet Serbia e cila është me një ushtri aq të madhe dhe e armatosur me armët më moderne të kohës.



    Shtrohet pyetja; -pse erdhi Ahtisaari në Kosovë?



    -A mos vallë se, kjo „pavarësi” na qenka në krizë të thellë, ku ligjet e nxjerra prej pushtetarëve të korruptuar nuk zbatohen askund në Kosovë. Ahtisaari erdhi në Kosovë për probleme të tjera që në fakt janë aktuale në Kosovë, -siç është ndarja e Kosovës në baza etnike, siç deklaronte edhe ambasadori amerikan Montgomery, apo mos është ardhur koha që Pakoja famëkeqe e Ahtisaarit të zbatohet në përpikëri nga pushtetarët e Kosovës, pra të hapen negociatat e reja për ndarjen e Kosovës?!



    Ahtisaari , do të tregojë gishtin; për respektimin e kësaj Kushtetute.

    Por, kjo përsëri zor se do të respektohet dhe, nuk do të respektohet as nga serbët e Kosovës, sepse në ato pjesë të Kosovës sonë valëvitet ende flamuri serb dhe qeverisin strukturat paralele serbe.



    A mos vallë duhet ngjarë përsëri një e keqe e madhe tek shqiptarët që, pastaj të lind e mira, dhe kjo e keqe e madhe, mjerisht nëndheshëm po afrohet nëpërmjet ndarjes së Kosovës, por kjo ndarje do të lind e mira, sepse nëpërmjet kësaj ndarje shqiptaret do të zgjohen nga gjumi dhe të shohin se nuk është koha për ndarje territoresh, por është koha për bashkim kombëtar shqiptar, dhe nëpërmjet kësaj të së keqeje do të vijë e mira e shumëpritur për më tepër se një shekull; -kjo e mirë është ribashkimi i trojeve të Shqipërisë Natyrale.



    Zvicër, 15 qershor 2009
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kjo qe ka cituar z.wiliam si gurisht qe edhe dote ndodh daten nuk mund ta di me saktsisht por se adote ndodh them se PO

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Fajtor jemi vet ne shqiptarët , sidomos udhëheqja e Kosoves!

    Populli ka paralajmruar se nuk jan për pazarllëqe , duke bojkotuar zgjedhjet e fundit duke mos dalur rreth 70%.

    Ky paralajmrim jo që i trembi "politikanët" tanë po ata sikur u trimëruan edhe më shumë.

    Populli dita ditës po zhytet në varfëri , derisa politikanët e korruptuar pasurohen sa qel e mbyll sytë. Këto jan dy kahje që nuk kan me shku gjat pa u ndeshur.

    Qështjen e ndarjes së Kosoves e propagandojn , si ky ish amabasadori , për sy e faqe , se Kosva realish është e ndar edhe me kushtetutën e miratuar nga kuvendi i Kosovës!

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ky popull esht verbu aq shum sa ka mundesi qe ti ndodh nje tragjedi e madhe
    njer popull qe haron te kaluaren qka mund te pritet nga aj popull

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ky popull esht verbu aq shum sa ka mundesi qe ti ndodh nje tragjedi e madhe
    njer popull qe haron te kaluaren qka mund te pritet nga aj popull

    e ti mbi nje popull a?
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    JO!

    '-Sipas këtij diplomati amerikan, “Bosnja dhe Kosova shumë etnike- janë treguar si misione te pamundshme“ dhe, sipas Tij këto dy shtete duhen serish të ndahen”, -pra, Bosnja të ndahet në „Republika Srbska“, kurse, Kosova të ndahet nëpërmjet enklave serbe në Kosovë”, -të cilat ishin të dizajnuara nga ish-qeveria kriminale serbe e Miloshoviqit dhe e pranuar dhe miratuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe më në fund e kurorëzuar edhe me aktin „final“ nga Mahrti Ahtisaari, me „Pakon e famshme të pavarësisë“.


    Bosnja eshte e ndare moti qe ne fillim - e ndarje e Kosoves, do te thote ndarje e te gjitha territoreve shqiptare ballkanike nga sllavet e geket!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ZANOR : 29-06-2009 më 23:06 Arsyeja: fakultative
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    por kur te kemi parashysh sot pjestaret serb pranuan te punojn ne policin e kosoves kjo ka nje prapavi politike zaten edhe me direktiva politike u larguan para nje viti nese ju kujtohet kurse sot u dha ne lajme ne kosove se kyta kinse paskan pranu te punojn ne policin e kosoves pa kushte trillim i opinionit shqiptar ne kosove kta nuk dote komandohen nga prishtina por nga beogradi kurse pagat si gjdoher nga qeveria e kosoves doti marrin
    kosova esht defakto e ndar
    kurse at qe e ka then diplomati amerikan aj ket sigurisht se ka then veq hajt por esht mendim i qeveris amerikane kosova dote ndahet edhe dejure dhe si gurisht konflikt etnik dote ket por kur ket un smuj ta di ............

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    zanor

    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    e ti mbi nje popull a?
    qa don te thuash me ket o zotri un jam me at shtres te popullit qe nuk harron te kaluaren a e ke te kjart e nuk jam me debila dhe ma ata qe e ndajn popullin ne principata siq jan sot disa
    a nuk je mush mend ende je mbet si ne kafaz apo memir te them ne geto e ter kosova per pos disa porgjezve qe ikemi ne kosove qe bash hiq nuk ju intereson per shtresen tjeter kosova esht shendru ne nje shtet porgjez

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  4. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •