Familjarët e të dënuarëve të Sopotit nga Kumanova theksojnë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka 60 ditë afat, siç ka premtuar, për të zgjidhur rastin e famijarëve të tyre që po dergjen nëpër burgjet maqedonase. Kjo bëhet e ditur në të përditshmen "24 orë" në Maqedoni.

Siç shkruan gazeta, familjarët theksojnë se kanë humbur shpresat për lirimin e të familjarëve të tyre që po kalben në qelitë e burgjeve të Maqedonisë.

“Nëse nuk arrihet të bëhet diçka për zgjidhjen e problemit tonë, atëherë ne do të ndërmarrin masa të tjera më radikale duke kërkuar llogari para krerëve të BDI-së” , theksojnë familjarët.

Siç shpjegojnë për “24 orë” familjarët e të dënuarve të Sopotit, ishin larguar nga selia e BDI-së pasi që kishin marrë premtimin se brenda 60 ditëve do të arrihej një zgjidhje.

Zgjidhja e premtuar është që rasti i plotë i Sopotit të kthehet në shqyrtim në gjykatë dhe korigjimin e së vërtetës dhe dënimeve të larta deri në 150 vite burgim që i kanë mrrë mbi 14 banorë të fshatit Sopot, por duke lënë nëpër shtëpi në mëshirë të zotit dhjetra fëmijë e gra.

Njëri nga familjarët e të arrestuarve, Sabri Qaili për gazetën “24 orë” thotë nuk i besojmë aspak premtimeve e dhëna nga BDI.

“Nuk besoj. Besimin e kemi humbur. Këso premtime kemi marrë edhe më herët nga përfaqësues të kësaj partie, por deri më tani asgjë nuk ka ndodhur.Ata po kalben në burgjet e Maqedonisë për vepër që nuk e kanë bërë”, thekson Qaili.

Ai thotë se gjendja e të burgosurve është e rëndë, sidomos e plakut 64 vjecar, Sulejman Sulejmanit i cili ka rënë në peshë dhe gati ka humbur shikimin nga vuatjet në burg.

Tërë kjo ngjarje e kobshme filloi para gjashtë viteve, kur organet shtetërore maqedonase akuzuan dhe burgosën banorët e fshatit, një pjesë e tyre ish-pjestarë të UÇK-së, për gjoja vendosjen e një mjeti shpërthyes nga i cili humbën jetën dy ushtarë të kontigjentit polak të NATO-s.

(INA)