Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Dashuria në kohën e kolerës!

    Titulli eshte reklame ndersa objekti i temes eshte


    Dashuria relative
    me pasion apo me ngrohtesi.


    Shumica e njerzve e lidhin dashurine me pasionin dhe ndjenjat e zjarrta.Porse duhet pranohet dhe dashuria e ngrohte.Dashuria eshte relative dhe si e tille nuk mund te qendroj perhere e zjarrte.Shikoni dashurine ndaj nenes nuk eshte e zjarrte por eshte e vazhdueshme dhe jetegjate.Edhe pse nena te godet prape ne e duam ate me gjithe shpirt.Ajo nuk ka pasion te madh brenda saj sikur ka dashuria e nje cifti.Ngaqe nuk shoqerohet me pasion te madh njeriut nuk i zbehet kurre kjo lloj dashurie.E kunderta ndodh ne dashurine e nje cifti.Dashuria ne fillim eshte e zjarrte dhe kur pasioni i saj zbehet ne mendojme se ka humb dashuria.Ne fakt duhet te pranojme se dashuria eshte transformuar ne nje gjendje disi me te ftohte te ndjenjave.Kujtesa na mbart emocionet e zjarrta dhe realiteti na zhgenjen kur mendojme per te kaluaren.Ketu fillon perceptimi i gabuar.Jemi njerez dhe duhet ta pranojme ndryshimin e dashurise.Duhet te pranojme humbjen e pasionit ne dashuri sikurse pranojme marrjen e roleve te reja qe na afron martesa.Ne pranojme te qenurit prinder dhe partnere te mire duke formuar nje familje ku respekti dhe perkujdesi eshte reciprok.Edhe pse puthjet nuk leshojne me xixa ne kemi marre nje detyre te re, te cilen nuk mund ta zhvleresoje zbehja e dashurise se pare pasionante.
    Shume cifte, ne martesa dhe lidhje, kerkojne me nostalgji dashurine e pasionit te pare, pasi dashuria e tyre eshte ftohur.Kjo ndodh dhe per faktin se ciftet nuk deshirojne te pranojne se dashuria eshte relative .Dhe jo vetem kaq, porse shume prej cifteve kane hezituar qe lidhjen e tyre ta rifreskojne ne norma te ndryshme jetese, qofshin dhe duke i dhene vetes statusin prinderor.

    Prandaj dikujt ju ka dukur ne fillim puthja si fishekzjarr pastaj ai/ajo ka rezultuar se puthja qenka cumcakiz.

    Tani ose do pranojme ndryshimin e lidhjeve here pas here per te perfituar dashuri te zjarrta ose do pranojme ndryshimin e dashurise dhe gjendjeve te saj ne nje lidhje duke pranuar per hire te nje serioziteti vazhdimesine e lidhjes edhe pse pa pasion porse tani nuk kemi para syve nje yll pasionant qe na ndricon por kemi nje yll shoqeror qe na ngroh.Ngrohtesia ne dashuri eshte me e mire se ndricimi pasi njeriu ka nevoje te ndjehet i qete dhe ne ekuliber per te shumten e kohes dhe pasionin e kerkon ne sekuenca kohore te ndryshme gjate jetes.Do ishte e demshme qe njeriu te kishte gjithmone pasion brenda vetes se kjo pastaj do kthehej ne nje gjendje stresuese qe do sillte shume zenka.I keni pare ciftet e reja sa shpejt zihen per gjera shume te vogla.Kjo pasi emocionet e fillimit jane shume te forta dhe e crregullojne ekulibrin e qetesise.Kurse tek ciftet qe kane kaluar nje kohe te gjate midis tyre nuk ndodhin zenka te shpeshta per arsye te kota.Ato jane pjekur me kohen nderkohe qe dhe dashuria e tyre jopasionante nuk ia prek sistemin e qetesise.

    1)Ka njerez aventuriere, marrin persiper risqe per te shijuar dashurite apasionante edhe pse kete e bejne duke prishur dashurine e tyre dhe duke rifilluar dashurite e reja.Sa here qe dashurise se re i zbehet pasioni ato kerkojne nje dashuri tjeter.Mund te ndodhi qe te divorcohen por mund te ndodhi qe te kerkojne partner alternativ per tradheti.

    2)Ka njerez te tjere qe shijojne dashurine apasionante ne fillim te lidhjes por pastaj nuk deshirojne te rriskojne dashurine e tyre, keshtu qe zgjedhin qetesine dhe ngrohtesine e lidhjes dhe pse ne te mungojne emocionet e forta te ndjenjave.Qenia e tyre, e kerkon kete ekuliber pasi ju duket shume here me i pershtatshem dhe me i dobishem se jeta e pinpongut e kategorise se atyre qe folem me lart.Ato e pranojne realitetin e ndryshimit te dashurise, sikurse pranojne realitetin e berjes prinder dhe detyrave qe tani kane marre ne jeten bashkeshortore si : perkujdesja, perkushtimi, dashuri miqesore e ngrohte,edukimi i femijve, perkrahje per kalimin e fazave jetesore, prehje shpirterore per nje jete te qete ne ekulibrin e emocioneve.

    Grupi i dyte eshte grupi me dinjitoz dhe i lumtur me jeten e tyre se grupi i pare.Pasi grupi i pare jeta iu ka shenderruar ne nje ankth me aculacione hypje/zbritje te stresit.Ndarje dhe lidhje, kerkim per pershtatje dhe zhgenjime te reja, humbje ndjenjash, gjendje te keqija emocionale,depresion, derdhje notes derisa pastaj degjojme ndonje ngjarje dhe ne panelin e kronikave te zeza.Grupi i pare ngaqe kane konsumuar shume dashuri jane te lodhur qe ti kushtojne partnerit te radhes dashurine e tyre.Jane te lodhur prej fenomenit dashuro-ndahu.Iu ka afruar afati i skadences dhe jane si ato produktet qe i ka humb vlera ne treg pasi perdorimi i tyre mund te shoqerohet ndonje semundje per konsumatoret.
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kush e solli, nga erdhi, ç`farë paraqet dhe kur lindi?

    E di unë e di ti por edhe ai/ajo.......

    Për ne dashuria është një gjë tepër grandioze, por më trego miku im se sa e madhe qenka dashuria, ndoshta më e madhe se bota apo galaksia që na rrethon?

    E unë të them se nuk është aq e madhe sa përshkruhet në libra apo këngë.
    Dashuron, të dashuron e pastaj, pastaj çfarë?!
    E marton apo të marton, të largohet apo i largohesh, e lëndon apo të lëndon e në fund mbetesh ti, ti dhe vetëm ti.....si gjithmone e vetme dhe e pakuptuar...

    Dikush thotë se dashuria ëshë diçka tjetër, e çfarë tjetër përveç një emocioni , që ndoshta nesër largohet por ndoshta edhe qëndron... ?!
    Disa mundohen ta zbulojnë apo shpikin nocione apo termin Dashuri, disa të tjerë humbin kohë me statistika të shumta se kush është adhuruesi më i madh i dashurisë...
    Po ua them unë se kush është...

    Eshtë ai/ajo, ai/ajo që dashuron pa interes.

    Ne jete lindim vetem dhe po te tille vdesim!
    Po mendoj qe lindim per te dashur,per tu dashur,lindim qe te njohim dhimbjen dhe gezimin....mendojme qe zemra eshte e dobet,por harrojme sesa gjera eshte ne gjendje te perballoje ajo...eshte kjo zemer qe na ben te vuajme dhe te dashurojme dhe eshte kjo zemer qe vuan bashke me ne...

    Kjo zemer,ky instrument i jetes...dhe i dashurise!
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Fishekzjarret e puthjet nuk jane dashuri, por nje gjendje emocionale e quajtur te “renit ne dashuri”. Kjo gjendje eshte kalimtare.

    Dashuria nuk ka te beje me kete gjendje emocionale. Dashuri eshte kurajo qe vjen nga subkoshienca jote per te detyruar veten te ndihmosh me rriskun tend ne rritjen shpirterore te partnerit dhe ne te berit e saj/tij te pavarur nga ti.

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •