1. Rreth termit Ateizm
Termi ateizm ėshtė njė koncept filozofik qė tregon mendimin reaksionar ndaj tė besuarit nė egzistencėn e Zotit. Nė njė superfuqi tė pavarur nga fenomeni kohė. Superfuqi e cila ka krijuar dhe krijon gjithėsinė nga asgjėja, i jep formė asaj, e rregullon dhe vendos ligje nė tė. Nė saje tė kėtyre ligjeve u jep mundėsinė e tė jetuarit gjallesave.
Fjala ateizm rrjedh nga fjala greke Theos e cila ka kuptimin Zot, Perėndi. Dhe nga fjala Theos ka dalur botėkuptimi theism qė do tė thotė Besimi nė Zot. Ashtu si fjalėt politikė dhe normal kur marrin parashtesė n a bėhen apolitik dhe anormal qė tregojnė tė mos qenurit politik, tė mos qėnurit normal, gjithashtu pra edhe fjala theism kur merr kėtė parashtesė tregon tė mos qenurit theist/mosbesimi nė Zot.
Kėto ishin shkurtimisht kuptimet terminologjike dhe etimologjike tė fjalės atheism. Mirėpo nėse i hedhim njė vėshtrim mė tė gjerė, do vėrejmė se fjala atheism nuk ka qenė dhe nuk ėshtė e kufizuar vetėm me mohimin e ekzistencės sė Zotit. Ndjekėsit e kėtij betėkuptimi, pra ateistėt, mohojnė, refuzojnė, injorojnė, njohin si bestytni tė gjitha vlerat me burim fetar ose cdo gjė qė i pėrket fesė. Pra, do ishte mė e drejtė qė kjo fjalė tė ekuivalizohej me termin a-fetarizėm, madje nuk do ishte gabim edhe termi anti-fetarizėm.
2. Njė historik i shkurtėr mbi tė quajturit ateistė nė botėn Perėndimore
Historia na tregon se pėrvec atyre qė vetėquheshin ateistė, shumė mendimtar janė fajėsuar me ateizm, ngase kanė mohuar apo kanė shpjeguar pak mė ndryshė doktrinat e popullarizuara fetare tė periudhės sė tyre. Psh. Sokrati ėshtė quajtur ateist ngase refuzoi perėnditė e Greqisė sė Lashtė dhe ngase u drejtua nė njė lloj monoteizmi/tevhidi. Spinoza ngase fjalėn Zot e pranon si mė tė gjėrė se fjalėn Jehova ėshtė quajtur ateist. Fichte megjithėse ishte njė nga kundėrshtarėt e ateizmit, ai nuk ka mundur ti shpėtojė etiketės ateist, sepse bėnte shpjegime tė ndryshme nga tradicionalia. Kėto dhe plot shembuj tė ndryshėm si me Galileon, Xhordano Brunon, Vaninin dhe tė tjerė tregojnė se nė botėn perėndimore nuk kishte ndonjė normė qė njė pėrson tė akuzohej ateist, por mjaftonte tė refuzonte apo tė pranonte ndryshė doktrinat tradicionale fetare.
ATEIZMI NE BOTEN ISLAME
Duhet tė theksojmė menjėherė se pėrpjekjet e bėra nga myslimanėt e parė nuk ishin ndaj ateistėve por kundėr politeistėve, mushrikėve, atyre qė besonin nė mė shumė se njė Zot. Nė Kuran nuk vėrejmė ndonjė verset tė lidhur direkt me ateizmin. Gjė e cila na tregon se nė periudhėn e Profetit tė fundit, nė atė zonė nuk ekzistonte njė problem i tillė. Dhe ne e dimė se edhe idhujtarėt mekas besonin se idhujt ishin vetėm ndėrmjetėsues tek Zoti i vėrtetė. Pra, ata besonin nė Zot.
Ateizmi nė botėn islame kurrė nuk ka qenė njė problem serioz. Ngase nuk ka lindur dhe nuk i janė dhėnė mundėsitė tė zhvillohej nė sistemin e besimit islam. Pėr kėtė arsye, nė literaturėn islame nuk gjindet ndonjė term ekuivalent qė tė ketė kuptimin e ateizmit. Por si terma tė pėrafėrta me fjalėn ateist janė fjalėt kafir, zindik, mulhid dhe dehri.
Besimi islam kėshillon besimtarėt tė distancohen nga akti i etiketimit tė tjerėve me terma si mohues, i pafe, i devijuar, etj. Jo aq sa nė botėn perėndimore, por edhe nė historinė islame nuk kanė munguar njerėz tė etur pėr ti vulosur tė tjerėt. Fatkeqsisht, kėtė akt kaq me shumė pėrgjegjėsi dhe delikat vazhdojnė ta bėjnė edhe nė kohėt e sotme disa njerėz me njohuri tė mangėta apo tė gabuara islame tė dezinformuar pėr etikėn dhe kujdesin islam.
Imam Gazali thotė se besimtar quhet ai i cili beson nė tre pika: Tevhid, Nubuvvet dhe Mead. 1. Nė njėsinė e Zotit. 2. Nė Profeci. 3. Dhe nė Botėn Tjetėr. Duke marrė shkas nga ky mendim i kėtij dijetari erudit, ne mund tė themi se ateist mund tė jetė njė person qė mohon njėrėn nga kėto.
Ateizmi si njė problem filozofiko-teologjik mund tė analizohet nga disa prizma tė ndryshme. Si psh. Analizimi i rrymave ateistike, Analizimi i faktorėve burimor tė ateizmit dhe analizimi kronologjik i ateistėve. Ndėrsa ne e shohim mė tė pėrshtatshme qė kjo cėshtje tė shtjellohet nga kjo e fundit. Pra, tashi do pėrpiqemi tė analizojmė shkurtimisht mendimet thelbėsore tė ateistėve kryesorė.
Do e filloj me ateizmin pozitivist tė Ogys Komtit, duke vazhduar me ateizmin antropologjik tė Fojerbahut, ateizmi sociopolitik i Marksit, ateizmi psikanalitik i Frojdit, ateizmi ekzistencialist i Nices dhe Sartrit dhe pėr ta mbyllur me ateizmin ideologjik tė Enver Hoxhės dhe komunizmit shqiptar.
MENDIMET ATEISTIKE
1.Pozitivizmi i Komtit
Shekulli XVIII. Shėn Simoni dhe shokėt e tij ofrojnė njė ilac tė ri pėr shėrimin e plagėve tė thella tė njerėzimit: POZITIVIZMIN. Rryma qė mban kėtė sigėl, pranon si tė vėrtetė tė vetme shkencėn dhe pėrjashton cdo gjė qė nuk hyn nėn analizat shkencore. Pastaj kėto mendime i vazhdon filozofi francez Ogys Komti i cili vlerėson si frut tė fantazisė cdo dituri metafizike dhe teologjike. Ai, me njė botėkuptim evolucionist thotė se njeriu kalon tre faza dhe me kalimin e kohės piqet intelektualisht. Faza e parė ėshtė ajo Teologjike, e dyta Metafizike dhe e treta Pozitiviste. Sipas tij, cdo njeri fillimisht ėshtė brėnda botės teologjike, e cila do tė thotė, tė shpjegosh cdo gjė me shkak Perėndinė, Perėnditė apo shpirtin. Metafizika, qė pėrsėri sipas tij ėshtė shpjegimi i gjithckaje me dukuri mbinatyrore pėrbėn shkallėn e dytė qė pėrjeton njeriu. Ndėrsa grada mė e lartė sipas Komtit ėshtė periudha Pozitiviste. Nė tė cilėn njeriu dashje pa dashje largohet nga botėkuptimet absurde. Kėto mendime tė Komtit kanė ndikuar tek disa njerėz, mirėpo ai ėshtė pėrballur edhe me kritika serioze, madje edhe nga vetė ateistėt e mėvonshėm, si Sartri. Ogys Komti presupozonte se njerėzimi duke iu drejtuar shkencės/pozitivizmit do largohej nga feja dhe do zhvillohej. Me tė vėrtetė sot ka njė zhvillim marramendės si tekologjik ashtu edhe nė botėn e mendimit. Mirėpo, nė tė njėjtėn kohė edhe feja ėshtė nė gjallėrinė e saj maksimale. Tė gjithė shkencėtarėt e mėdhenj besojnė nė Zot bashkė me miliona njerėz. Pėrvec kėsaj, vėshtrimi qė i bėn Komti shkencės dhe fesė si dy pole tė kundėrta, ėshtė i pavlerė pėr sistemin e besimit islam. Feja islame jo vetėm qė kurrė nuk ka pasur ndonjė njollė me emėr antishkencore, ajo nuk ėshtė as a-shkencore. Ne tashmė po e shohim kėtė fakt me anė tė dokumentarėve, kryesisht tė Harun Yahya-s se si zbulimet e sakta shkencore po vėrtetojnė faktin mrekullor tė Kuranit. Pastaj, myslimanėt pėrherė kanė kontribuar shumė pėr zbulimet shkencore, kanė nxitur pėr edukimin e lėndėve egzakte dhe kanė ruajtur dhe zhvilluar mendimin filozofik, sociologjik dhe psikologjik sa qė tashmė shumė shkencėtarė perėndimorė nuk e fshehin se rilindja perėndimore ėshtė dhuratė e botės islame.
2. Ateizmi Antropologjik i Fojerbahut
Fojerbahu studion dy vite teologji. Pasi merr njė lėkundje nė besim, kalon nė filozofi. Ishte njė nga nxėnėsit e Hegelit. Pėr arsye tė mendimeve tė tij materjaliste pengohet nė karieren e tij akademike. Ai, vecanėrisht ndaj konceptit Zot mban njė qėndrim tė ashpėr. Sipas tij, koncepti Zot ėshtė pasojė e reflektimit jashta tė natyrės sė vetė njeriut. Ai thotė se besimi i njeriut nė Zot ėshtė pėrgėnjėshtrim i identitetit tė vet, tjetėrsim nga vetvetja dhe varfėri. Sepse nė kėtė rast njeriu vlerat e veta ia dedikon/jep dikujt tjetėr. Sipas tij, besimi nė Zot si dhe koncepti Zot shfaqet, formohet nė psikologjinė njerėzore me kalimin e kohės. Ky ėshtė njė pohim i shumėpėrdorur prej shumė ateistėve. Mirėpo kėtė mendim e kanė refuzuar mjaft filozofė. Kėta tė fundit kanė thėnė: besimi nė Zot ėshtė pjesė e natyrės sė njeriut dhe kjo vjen nga lindja e njeriut. Psh. Dekarti ka thėnė se nė thelbin e njeriut ndodhet mendimi i njė zoti tė pėrsosur, kėtė mendim qė njeriu e sjell nga lindja e ka vendosur vetė Zoti. Dhe sipas Dekartit ky ėshtė argumenti mė i bukur pėr egzistencėn e Zotit. Pėrvec filozofėve, tashmė edhe vetė shkenca e ka vėrtetuar se njeriu ndjenjėn e tė besuarit nė Zot e bart qė nga lindja. Revista angleze TIME, nė nėntorin apo dhjetorin e kaluar 2004 nė faqen e parė shkruante: The Gen Of God/Geni i Zotit. Bėnte fjalė pėr njė studim tė bėrė nga njė shkencėtar-biolog anglez, i cili hedhte tezėn se kishte zbuluar qė tek cdo njeri gjindej njė gen qė nxiste besimin nė Zot. Ky zbulim u bė shkak i mjaft diskutimeve nė Amerikė dhe nė Europė. Pėrderisa njeriu kėtė gen e mban me vete qė nga lindja, kush ia vendosi nė trupin e tij? Besoj se pėrgjigjen mė tė bukur kėsaj pyetjeje ia jep Dekarti kur thotė: kjo ėshtė sikur firma e njė piktorit qė hedh nė cepin e pikturės sė tij pėr tė treguar se ėshtė i zoti i asaj vepėr.
3. Ateizmi sociopolitik i Marksit
Botėkuptimi i Marksit ėshtė njė reaksion ndaj sistemit kapitalist Perėndimor. Kėshtu qė, pėr tė kuptuar Marksin duhet tė kemi parasysh gjėndjen e popullit Perėndimor gjatė dy shekujve tė fundit dhe mendimet e tija duhen vlerėsuar pikėrisht nga kjo korrnizė.
Marksi ashtu si Ogys Komti ėshtė interresuar pėr gjėndjen e popullit dhe ka dashur ta riformojė gjėndjen politike dhe ekonomike pasi ka vėrejtur probleme. Ai vėren se klasa borgjeze duke pasur nė duar mjetet prodhuese po ushtronte dhunė ndaj klasės puntore-proleteriane. Duhej ti jepej fund kėsaj pabarazie dhe padrejtėsie. Sipas Marksit, rruga mė e shkurtėr pėr tė realizuar kėtė ishte; tė sillej nė pushtet njė klasė punėtore, si do si tė jetė. Pėr kėtė, sipas marksistėve, edhe dhuna mund tė pėrdorej.
Sipas Marksit, nuk ėshtė e thjeshtė sa duket tu merret bergjezėve nga duart fuqia prodhuese. Sepse ata posedojnė armė tė fuqishme. Njėra nga kėto armė ėshtė feja. Kėshtu, sipas tij, feja e cila pėrdorej si mjet pėr tė shtypur dhe shfrytėzuar njerėzit duhej eliminuar. Feja bėnte detyrėn e opiumit.
Marksi duke i dhėnė fesė njė rol mpirės, opiumi, pėrvojėn njerėzore ėshtė munduar ta shpjegojė me njė teori tė vetme: idealet, personalitetin, besimin, sjelljet dhe karakterin i njeriut e ka zbritur nė pėrbėrjen e tij materiale. Sa do qė pati pėrpjekje tė mėdha, nuk pati sukses dhe marksizmi nuk mbeti i qėndrueshėm. U morėn disa suksese politike, mirėpo nuk mundėn tia heqin nga zemra njerėzve besimin nė Zot.
Sipas Marksit, tė besosh nė Zot do tė thotė tė pėrkrahėsh klasėn borgjeze, tė punosh pėr tė. Faktikisht, nė perėndimin e shekullit 19, 20 mund tė hasim nė disa pika qė mund tna bėjnė tmendojmė se ka tė drejtė Marksi. Mirėpo ai gabon kur e pėrgjithėson kėtė. Perėndimi dhe kultura perėndimore nuk ėshtė njė shembull i pėrgjithshėm pėr tgjithė njerėzimin. Cdo njeri duhet ta dijė se njė popull mysliman ideal nuk mund tė jetė kurrė kapitalist. Kjo nuk pėrputhet me etikėn islame. Feja islame qė nė ditėt e para ka qėndruar pranė atyre qė u ėshtė bėrė padrejtėsi. Ėshtė bėrė jelek shpėtimi pėr tė shtypurit, tė pėrbuzurit dhe tė dobėtit. Kėtė mund ta shohim si tek personaliteti i Profetit tė fundit Muhammed, ashtu edhe tek pasardhėsit e tij.
Pra, shqetėsimi i Marksit pėr fenė nuk ka vlerė pėr besimin islam. Mendimet e tija janė tė lidhura ngusht me politikėn dhe gjėndjen e popullit ku ai jetonte. Marksi tė gjitha fetė i vė nė njė peshore. Nganjėherė jep shmebuj nga historia islame. Por disa shembuj tė shtrembėruar nga realiteti, tė shkėputur nga prapaskenat dhe nga kushtet sociale, ekonomike dhe kulturore. Ėshtė mė se normale pėr njė njeri si Marksi qė mban qėndrim ideologjik pėr historinė tė thotė se Islamizmi i shpall jashtėligjit tė gjithė tė tjerėt dhe krijon gjėndjen e armiqėsisė tė vazhdueshme midis myslimanėve dhe jomyslimanėve. Harron Marksi se paraardhėsve bashkėfetar tė prindėrve tė tij, hebrenjtė ndėrkohė qė ekzekutoheshin, dėboheshin dhe interrnoheshin gjithandej ishte shteti islam Andaluzian ai qė u hapi dyertė pėr tė dhe qė jetuan me shekuj me rrallė nė harmoni. Pastaj pėrsėri hebrenjtė ishin ata qė gjetėn mbėshtetjen e supėrfuqisė Osmane, madje sa pėr kuriozitet- 400 familje hebreite Osmanėt dėrgojnė nė Shqipėri pėr tė gjallėruar tregtinė shqiptare. Sikur islamizmi tė ishte ashtu si pohon Marksi dhe marksistėt, nė Turqinė e sotme me 99% myslimanė nuk do ishin mbi 400 kisha e po aq sinagogė tė ndėrtuar qė nga periudha Osmane. Nė fenė islame nuk ka dhunė! Nuk pranohet besimi i imponuar.
4. Ateizmi Psikanalitik i Frojdit
Nė kohėt moderne disa psikologė me nė krye Frojdin janė munduar tė hedhin poshtė besimin nė Zot duke pėrdorur metodat e psikologjisė, gjė e cila nuk ėshtė nga objektivat e kėsaj fushe. Kėshtu, dashje pa dashje kanė treguar njė qėndrim ideologjik nė emėr tė shkencės.
Si do qoftė, Frojdi dhe tė tjerė qė mendonin si ai kanė bėrė mjaft studime tė dobishme tė pamohueshme lidhur me gjėndjen shpirtėrore tė njeriut. Ndėrsa ne lidhje me besimin nė Zot janė treguar me paragjykime dhe kanė arritur nė pėrfundime tė gabuara.
Menjėherė dua ta theksoj njė nga gabimet e tij. Ai studion fetė primitive Afrikane dhe fenė e Greqisė sė Lashtė dhe pėrfundimet qė nxjerr nga ato i pėrgjithėson me tė gjitha fetė e tjera. Kur cdo besimtar monoteist i refuzon kėto besime dhe i kategorizon nė grupin e besimeve tė kota me plot bestytni. Konkretisht feja islame ėshtė kundėr totemizmave dhe fetishizmave qė ka studuar ky psikolog. Tė njėjtin gabim bėnte edhe Fojerbahu kur jepte shembuj nga mitologjia Greke duke menduar se tė gjitha fetė janė si pėrallat e Greqisė sė Lashtė.
Frojdi studion shqetėsimet psikologjike tė shfaqura tek pacientėt. Dhe ka hedhur hipotezėn se kėto shqetėsime rrjedhin nga dhuna e popullit, e ligjeve, e familjes dhe e fesė. Sipas tij, dėshirat janė shtypur dhe janė hedhur nė nėndėrgjegje si pasojė e kėsaj dhune. Kėto dėshira tė hedhura nė nėndėrgjegjen e njeriut dhe tė pangopura janė bėrė shkak tė shfaqen disa shqetėsime nė pėrbėrjen e njeriut dhe i ka nxitur ato pėr sjellje jonormale.
Frojdi, themelin e besimit nė Zot e ka kėrkuar nė lidhjen psikologjike midis fėmijės dhe babait tė tij. Frika, preokupimi dhe ndjenja e fajėsimit qė njeriu pėrjeton nė periudhėn e fėmijėrisė janė faktorėt e rėndėsishėm qė kanė bėrė tė shfaqet besimi nė Zot thotė Frojdi. Mirėpo ky lloj arsyetimi qė pėrdorte Frojdi pėr besimin nė Zot mund tė pėrdoret shumė lehtė edhe kundėr ateizmit. Xhelozia e fėmijės ndaj babait, frika nga ai, pėrpjekja qė tė shpėtojė sa mė parė nga pamundėsia e rezistimit tė dhunės sė ushtruar nga i ati mund ta drejtojė tė refuzojė ekzistencėn e Zotit dhe mund tė bėhet i pafe. Pra, metoda e pėrdorur nga Frojdi nuk duket e shėndoshė.
5. Ateizmi ekzistencialist i Nices dhe i Sartrit
Nice duke thėnė Zoti vdiq, Atė ne e vramė ka shprehur se donte njė jetė pa Zot. Vdekja e Zotit, sipas tij, ėshtė zhdukja dhe heqja e konceptit Zot nga mendja e njeriut. Atėherė, sipas Nices, njeriu do e rifitojė lirinė dhe krenarinė dhe pėrsėri ai vetė do e formojė identitetin e tij.
Parulla Zoti vdiq! ishte dhe akoma ėshtė njė parullė e shumė pėrdorur dhe e shumė pėlqyer nga shumė e ateistė dhe intelektualė si nė tė kaluarėn ashtu edhe nė kohėt e sotme. Tregohet kur nė kohen e Nices kjo fjalė e tij shkruhej gjithandej nga ithtarėt e tij. Nė njė mur tė madh shkruhej me germa tė mėdha Zoti vdiq! dhe menjėherė poshtė Nice. Pasi vdiq Nice, besimtarėt fshinė parullėn e ndjekėsve tė Nices dhe shkruajtėn: Nice vdiq! dhe poshtė parullės: Zoti, pėr tė treguar se kujt i pėrket vdekshmėria..
Sartri i ndikuar nga Nice ėshtė shprehur se qė tė jetė njeriu i lirė duhet tė mos ekzistojė Zoti. Sipas tij, nė se Zoti ekziston atėherė liri nuk ka. Sipas kėtyre mendimeve, kuptojmė se ata qė nuk besojnė nė Zot janė tė lirė. E vėrtetė ėshtė kjo? Pse, besimi nė Zot bėhet pengesė pėr liri?
Faktikisht si Nice ashtu edhe Sartri mė tepėr se tė hedhin poshtė besimin nė Zot, ata arsyetojnė nga aspekti etik se nuk duhet tė jetė Zoti. Pėrvec kėsaj, mendimet e Nices dhe tė Sartrit ne nuk duhet ti mendojmė si kritika tė drejtuara fesė islame. Sepse zoti qė refuzojnė kėta tė dy filozofė, nuk ėshtė zoti i besimit islam. Edhe mendimet e tyre janė tė lidhura ngusht me realitetin e kulturės sė tyre. Projektet dhe idealet e tyre nuk duhet ti mendojmė si norma universale.
Kėta tė dy, vecanėrisht Sartri kur tregon se pėr tė qėnė i lirė nuk duhet tė jetė Zoti, ai shton se nėse ka besim nuk ka as vlera morale. Pra, sipas tij, njė besimtar ėshtė i pamoralshėm. Kjo ėshtė njė hipotezė shumė e dobėt. Cdo fe predikon pėr moral, madje edhe fetė jo-hyjnore. Tashi, nėse njė pėrson qė beson nė Zot, nga ana tjetėr sillet edhe jomoralshėm kjo nuk duhet tė kėrkohet nė fe, apo tek Zoti, por tek vetė pėrsoni dhe kėto janė shėmbuj tė pėrjashtuar.
6. Ateizmi i Enver Hoxhės
Ky version ateistik nuk ka ndonjė specifikė qė tė emėrohet si njė lloj i ateizmit. Kėtė e rrallita mė shumė qė tė mundohem tė tėrheq sa do pak kureshtjen teleshikuesve.
Fryma ateistike e ushtruar gjatė regjimit komunist nė Shqipėri hyn nė Ateizmin Ideologjik qė e ka zanafillėn me Marksin. Ndėrsa nga vetė marksistėt ky ateizėm ėshtė quajtur Ateizmi Shkencor.
Enver Hoxha sa po kalon nė postin e sekretarit tė parė tė komunitetit qėndror, ai shpall si tradhėtarė mjaft klerikė. Sipas studimeve tė fundit, kėtė gjė ai e bėri ngase i shikonte si rivalė tė tij. Pastaj, ai ndoqi njė politikė me propagandė se feja ėshtė njė ndjenjė armiqėsore mes njerėzish, e cila nxit pėr tradhėti ndaj atdheut dhe pėr prapambetje dhe duke thėnė se gjoja populli vetė nuk e donte mė fenė, ai shpalli luftė tė hapur kundėr fesė. Prishi apo shndėrroj institucionet fetare dhe ndaloi rreptėsisht me vite tė tėra praktikimin e ritualeve fetare.
Nė shkrimet e Enver Hoxhės nuk shohim ndonjė kritikė tė mirfilltė qė i bėn fesė. Vetėm mė 1967, nė letrėn e drejtuar komiteteve tė partisė na bie nė sy njė vlerėsim i shkurtėr qė bėn nė lidhje me fenė. Ai bėn njė pyetje: Clidhje mund tė kenė ėndėrrimet e Muhametit me realitetin tonė tė shekullit tė 20-tė? Asnjė lidhje! pėrgjigjet ai. Po mirė, i drejtohemi ne tani, cfarė lidhje mund tė ketė me shekullin tonė tė merret njė sistem si Dialektika e kopjuar nga Demokriti, nga shekulli 3-4 para erės sonė, nga ata njerėz qė shumica mendonin se hėna ėshtė rrotull djathi dhe qė gjuanin me shigjeta lart pėr tė acaruar perėnditė e tyre? Kjo u duket mė e arsyeshme??
Si pėrfundim mund tė themi se, nga aspekti i besimit islam, pėrpjekjet e ateistėve janė tė pavlera. Teoritė e tyre janė jokoherente, irracionale, joobjektive dhe tė pamundshme qė tė pėrgjithėsohen. Ata nuk kanė hedhur poshtė asnjė nga vlerat dhe nga parimet e besimit Islam.
Krijoni Kontakt