Allahu i Plotfuqishėm ka thėnė: "Pėr shkak tė veprave (tė kėqija) tė njerėzve janė shfaqur nė tokė dhe nė det shkatėrrime (probleme, skamje, katastrofa etj) qė njerėzit tė pėrjetojnė njė pjesė tė asaj tė keqeje qė bėnė, nė mėnyrė qė tė tėrhiqen (nga tė kėqijat)". (Rum:41).

Mėkatet kanė shumė pasoja tė qortueshme e tė neveritshme, dėmet e tė cilave nuk njihen tėrėsisht prej tjetėrkujt pėrveē Allahut, qofshin kėto nė zemėr apo nė trup. Midis kėtyre pasojave janė edhe:

PENGESE NE MARRJEN E DIJES.

Dija ėshtė njė dritė e cila frymėzohet nė zemėr nga Allahu dhe mėkatet e shuajnė kėtė dritė.

Njėherė Imam Shafiu u ul pėrpara Imam Malikut dhe lexoi para tij. Imam Maliku kaq shumė u mahnit pas mprehtėsisė sė tij, inteligjencės mendjehollė dhe tė kuptuarit tė thellė, sa tha: "Mendoj se Allahu ka frymėzuar njė dritė nė zemrėn tėnde. Mos e shuaj atė me errėsirėn e mėkatit!".

Imam Shafiu gjithashtu ka thėnė: “Mėsuesit iu pėrgjėrova pėr kujtesėn time tė zbehtė, Ai mė udhėhoqi nė shmangie tė mėkatit. Dija ėshtė dritė nga Allahu, Nuk mund t'i falet njeriut mėkatar”.

MEKATARI KA TJETĖRSIM NĖ ZEMRĖN E TIJ, midis vetes dhe Allahut. Asnjė lloj kėnaqėsie nga mėkati nuk mund ta justifikojė kėtė tjetėrsim. Edhe sikur tė shijojė tė gjitha kėnaqėsitė e kėsaj bote, gjithsesi ai nuk do tė mundė ta neutralizojė atė. Kjo mund tė ndjehet vetėm nga njė njeri, zemra e tė cilit ėshtė ende e gjallė, pėrderisa i vdekuri nuk e ndien dhimbjen e plagėve, sepse kushti i pėrjetimit tė dhimbjes ėshtė, qė zemra tė jetė e gjallė.

Nėse shmangia e mėkateve ėshtė masė paraprake, duke u frikėsuar nga njė tjetėrsim i tillė, kjo do tė pėrbėnte njė arsye tė mjaftueshme, pėr ēdo njeri tė menēur, qė t'i evitonte mėkatet.

Njėherė dikush u ankua tek njė dijetar pėr zemrėn e tij "tė pėrhumbur". Ai (dijetari) u pėrgjigj: "Nėse mėkatet janė ato qė tė bėjnė ty tė ndjehesh i huaj me zemrėn tėnde, do tė ishte mė mirė pėr ty tė mendoje pėr Allahun". Sa mė tė shpeshta tė jenė mėkatet, aq mė shumė i huaj ndjehet njeriu nė shpirtin e tij.

MEKATARI DO TE NDJEJE TJETERSIM NĖ ZEMĖR EDHE KUNDREJT NJERĖZVE E VEĒANĖRISHT NDAJ TĖ DREJTĖVE.

Sa mė shumė i huaj tė ndjehet njė mėkatar, aq mė i izoluar do tė jetė ai, nė njė masė tė atillė sa do tė pėrjetojė tė njėjtėn ndjenjė kundrejt tė afėrmve dhe vetvetes. Tregohet se disa nga muslimanėt e parė kanė thėnė: "I kuptoj gabimet e mia nė sjelljen e gruas sime dhe nė kafshėn qė drejtoj".

MEKATARIT DO T`I VĖSHTIRĖSOHEN PUNET. Kėshtu, sa herė qė ai synon tė bėjė diēka, ajo do t'i bėhet e pamundur ose e vėshtirė pėr t'u ēuar deri nė fund. E kundėrta ėshtė me atė, qė i frikėsohet Allahut, Allahu atij do t'ia lehtėsojė punėt, ndėrsa kujtdo qė i mungon devotshmėria, pėr tė ēdo vėshtirėsi bėhet e pakapėrcyeshme. Si ka mundėsi qė njė njeri i gjen tė bllokuara tė gjitha rrugėt e mirėsisė apo kaq tė vėshtira pėrpara tij dhe vazhdon tė mbetet i pavetėdijshėm pėr shkakun?

ERRESIRA NE ZEMREN E MEKATARIT ESHTE SI AJO E NATES SE ERRET. Kėshtu errėsira e mėkatit nė zemrėn e tij do tė jetė si verbimi i vėrtetė i syrit. Sa mė e madhe ėshtė errėsira, aq mė i madh edhe pėshtjellimi i tij. Kjo ndodh nė njė masė tė atillė, sa njeriu do tė kridhet nė risi, gabime, shkatėrrim; njėsoj si njė njeri i verbėr qė ēapitet vetėm nė njė natė tė errėt. Kjo errėsirė do tė rritet fuqishėm, derisa tė bėhet krejtėsisht e dallueshme nė sy dhe nė fytyrė.

MĖKATET E DOBĖSOJNE ZEMRĖN. Dobėsimi i zemrės do tė vijė duke u rritur, derisa zemra tė vdesė tėrėsisht. Besimtarit, edhe nė rast se i shterojnė forcat e tij fizike, do t'i burojė forca e tij nga zemra. Por i shthururi edhe nėse ka njė trup tė fuqishėm, ėshtė krejtėsisht i dobėt nė kohė nevoje.

Kėshtu forca e tij e tradhton, kur ai ėshtė nė nevojė tė ngutshme pėr tė. Pėr shembull, ndonėse romakėt dhe persianėt ishin tė fortė nė fuqi, ata u mashtruan nga fuqia e tyre. E besimtarėt, tė cilėt ishin tė fuqishėm fizikisht dhe shpirtėrisht, i thyen ata.

MĖKATARI DO TĖ JETĖ I PAAFTĖ TĖ VAZHDOJĖ ME VEPRA TĖ MIRA DHE BAMIRĖSI. Nėse pengimi i besimtarit nga tė vepruarit vepra tė mira do tė ishte ndėshkimi i vetėm i mėkatit, kjo do tė ishte njė arsye e mjaftueshme pėr t'iu larguar atij (mėkatit), sepse mėkati do tė qėndrojė nė qosh tė ēdo rruge, qė ēon nė mirėsi pėr ta penguar besimtarin. Ėshtė si rasti i njeriut, i cili hėngri njė ushqim, qė i shkaktoi atij njė sėmundje tė rėndė dhe pėr rrjedhojė e pengoi atė, tė shijojė shumė ushqime tė tjera tė kėndshme.

MĖKATET DO TA SHKURTOJNĖ JETĖGJATĖSINE e njeriut dhe begatitė e tij do tė asgjėsohen. Drejtėsia ia shton jetėgjatėsinė njeriut, ndėrkohė qė shthurja e shkurton atė. Shkaku pas kėsaj ėshtė, se meqė jetėgjatėsia e dikujt janė vitet, tė cilat ai i jeton, ai mund t'i gjallėrojė ato, vetėm duke u pėrpjekur pėr t'u afruar mė pranė Allahut dhe duke u kėnaqur me dashurinė pėr Tė, pėrkujtimin dhe mbajtjen e Tij ndėr mend.

MĖKATET NDJEKIN NJĖRI -TJETRIN nė njė shtrirje tė tillė saqė bėhet krejt e pamundur pėr robin, t'iu largohet atyre. Ashtu siē kanė thėnė edhe disa nga muslimanėt e parė: "Nga ndėshkimi i veprave tė urryera ėshtė, se ato ndiqen nga njė vepėr tjetėr dhe nė shpėrblimet pėr vepra tė mira ėshtė, se ato pasohen nga njė e mirė tjetėr".

FUQIZOHEN SHTYSAT PĖR MĖKAT DHE DOBĖSOHET DĖSHIRA PĖR PENDIM.

Mė e rrezikshmja ndėr pasojat e mėkateve ėshtė, se ato fuqizojnė nxitjet pėr mėkat dhe dobėsojnė dėshirėn pėr pendim brenda zemrės. Kjo ndodh ngadalė, derisa dėshira pėr pendim zhduket krejtėsisht nga zemra. Kėshtu, nėse zemra e mėkatarit ėshtė gjysmė e vdekur, ai nuk do tė jetė mė nė gjendje tė pendohet. Pendimi i tij do tė jetė i gėnjeshtėrt dhe zemra e tij do tė ngujohet nė mėkat, e vendosur ta kryejė atė, sa herė qė ėshtė e mundur. Sigurisht kjo ėshtė sėmundja mė e rrezikshme, e cila i hap rrugė shkatėrrimit.

NDJENJA E NEVERISĖ (papajtueshmėrisė) NDAJ MĖKATEVE DO TĖ HUMBĖ NGA ZEMRA e tij dhe kryerja e mėkateve do tė kthehet nė njė shprehi pėr tė.

Sė kėndejmi mėkatari nuk do tė turpėrohet as nga sytė e tė tjerėve dhe as kur flitet pėr to. Pėr njerėzit e shthurur kjo numėrohet si humor dhe kėnaqėsia mė e pėrkryer, aq sa ata mburren me mėkatet e tyre dhe ia bėjnė tė ditura atij qė nuk di, duke thėnė: "Unė kam bėrė kėtė e kėtė". Kėta njerėz nuk do tė falen kurrė dhe tė gjitha rrugėt e pendimit do tė bllokohen pėrpara tyre.

Profeti (paqja qoftė mbi tė) na ka treguar se: "Tė gjithė njerėzit nga populli im do tė fitojnė falje pėr mėkatet e tyre, pėrveē atyre njerėzve qė i publikojnė. Kjo (do tė thotė), se robi mund tė kryejė njė faj gjatė natės dhe t'ia bėjė tė ditur njerėzve nė mėngjes, se ai ka bėrė kėtė e kėtė, ndėrkohė qė Allahu ia ka fshehur atij. Dhe ai mund tė kryejė njė vepėr gjatė ditės dhe kur ėshtė natė ia bėn tė ditur njerėzve, ndėrkohė qė Allahu e ka fshehur atė".

ĒDO MĖKAT ĖSHTĖ NJĖ TRASHĖGIMI NGA POPUJT E MĖPARSHĖM, qė Allahu i ka shkatėrruar.

Pėr shembull, homoseksualiteti ėshtė trashėguar nga populli i Lutit (a.s). Mashtrimi dhe nėnvlerėsimi ėshtė trashėguar nga populli i Shuajbit (a.s). Arroganca dhe korrupsioni nė tokė janė trashėguar nga populli i Faraonit. Krenaria dhe kryelartėsia janė trashėguar nga populli i Hudit (a.s). Kėshtu mėkatari mbėshtillet me petkun e tėrė ligėsive tė kėtyre kombeve, qė kanė qenė armiq tė Allahut.

Abdullah ibn Ahmed transmeton nga babai i tij se Malik ibn Dinar ka thėnė: "Allahu i ka shpallur njėrit prej profetėve tė Izraelit: "Thuaji popullit tėnd, se ata nuk duhet tė hyjnė nė vendet e armiqve tė Mi, as tė veshin rrobėn e tyre, as tė drejtojnė kafshėt e tyre, as tė hanė ushqimet e tyre. Pėrndryshe edhe ju do tė jeni armiqtė e Mi".

MĖKATET JANĖ SHKAKU I POSHTĖRIMIT TĖ ROBIT PĖRPARA ALLAHUT.

Hasan Basriu ka thėnė: "Pėrpara Allahut mėkatarėt janė tė ulėt dhe tė pėrbuzur". Nėse Allahu do t'i kishte pėrgėzuar, atėherė do t'i kishte mbrojtur ata kundėr gjithė kėsaj. Nėse robi ka qenė mosmirėnjohės kundrejt Allahut, atėherė askush nuk mund ta nderojė mė atė. Allahu thotė: "Dhe atė qė e turpėron Allahu, askush nuk mund ta nderojė atė" (Haxh, 18).

Pėr kėtė arsye, nėse njerėzit e tillė i nderojnė ata, e bėjnė vetėm pėr sė jashtmi, pėr shkak tė nevojave qė kanė, apo sepse u frikėsohen. Por kėta nė tė vėrtetė janė tė ulėt para njerėzve dhe tė parėndėsishėm brenda zemrave tė tyre.

MĖKATARI DO TĖ VAZHDOJĖ TĖ MĖKATOJĖ, DERISA MĖKATET E TIJ TĖ BĖHEN TĖ PARĖNDĖSISHĖM DHE TĖ PAVLERĖ NĖ SYTĖ E TIJ.

Ky ėshtė simboli i shkatėrrimit. Sa mė i vogėl tė duket mėkati nė sytė e mėkatarit, aq mė i madh do tė jetė ai tek Allahu. Buhariu ka pėrmendur nė sahihun e tij, sipas Ibn Mes'udit, se njė besimtar i sheh mėkatet e tij si njė mal, qė ėshtė duke u rrėzuar mbi tė, ndėrkohė qė njė i lig i sheh ato si njė mizė mbi hundėn e tij, tė cilėn e largon tej me dorė.

EFEKTI I MĖKATEVE DO TĖ SHTRIHET NDĖR NJERĖZ TĖ TJERĖ DHE KAFSHĖ. Kėshtu mėkatari do tė shkatėrrohet bashkė me njerėzit e tjerė dhe kafshėt.

Ebu Hurejra ka thėnė: "Thėllėza do tė ngordhė nė ēerdhen e saj pėr shkak tė padrejtėsisė sė vepėrligėve". Muxhahidi thotė gjithashtu: "Nėse pėrhapet uria dhe ka thatėsirė, kafshėt hedhin mallkimet e tyre mbi mėkatuesit duke thėnė: "Kjo ėshtė pėr shkak tė mėkateve tė birit tė Ademit" .

Pėr mė tepėr Ikrimah ka thėnė: "Kafshėt e krimbat deri edhe buburrecat e akrepat thonė: "Na ėshtė mohuar shiu pėr shkak tė mėkateve tė birit tė Ademit".

A nuk i mjafton mėkatarit vetėm ndėshkimi pėr mėkatin, por i duhet qė tė nxisė edhe mallkimin e krijesave tė tjera tė pafajshme?

MĖKATET DO TA POSHTĖROJNĖ ROBIN NĖ MĖNYRĖ TĖ PAEVITUESHME. E vėrteta ėshtė, se fuqia mė e madhe arrihet vetėm me bindjen ndaj Allahut. I Plotfuqishmi, thotė nė suren Fatir: "Kush dėshiron krenarinė (le ta dijė) tėrė krenaria i takon vetėm Allahut (pra le ta kėrkojė prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe veprimi i mirė e Ai i pranon…".

Kjo do tė thotė, qė ai ta kėrkojė atė me anė tė bindjes ndaj Allahut pėr njeriun. Kjo ėshtė rruga e vetme pėr ta gjetur atė. Disa nga muslimanėt e parė i pėrgjėroheshin Allahut duke thėnė: "O Zoti im, Mė jep forcė me anė tė bindjes sime ndaj Teje dhe mos mė bėj tė poshtėrohem si shkak i mosbindjes sime ndaj Teje".

MEKATET E TOPITIN MENDJEN. Mendja ka njė dritė dhe mėkati e shuan kėtė dritė n mėnyrė tė paevitueshme. Pėr pasojė mendja rritet e dobėt dhe e venitur. Disa nga muslimanėt e parė kanė thėnė: "Mendja e atij qė kundėrshton Allahun ėshtė e mangėt. Sepse nėse mendja e tij do tė kishte qenė e pranishme, ajo do ta kishte penguar atė nga kryerja e mėkateve, pėr sa kohė qė ai do tė kishte qenė nėn mbrojtjen e Allahut, nėn fuqinė dhe mbikėqyrjen e Tij. Engjėjt e shohin mėkatarin dhe dėshmojnė kundėr tij dhe atij i bėhet thirrje nga shumė drejtime, qė tė heqė dorė nga mėkati. Nė fakt ajo qė ai humbet duke kryer mėkate qoftė nė kėtė botė qoftė nė botėn tjetėr, ėshtė mė e madhe sesa kėnaqėsia qė ai pėrfiton prej tyre (mėkateve). A ka ndonjė njeri normal qė do tė mund t'i kthente shpinėn gjithė kėsaj?".

ZEMRA E MĖKATARIT DO TĖ VULOSET DHE AI DO TĖ KTHEHET NĖ NJĖ NGA NJERĖZIT E PAKUJDESSHĖM DHE TĖ PAVĖMENDSHĖM.

Disa nga muslimanėt e parė e kanė komentuar ajetin pasues: "Jo, nuk ėshtė ashtu, por tė kėqijat qė punuan, zemrat e tyre ua mbuluan", (Mutaffifin: 14), duke thėnė se kjo nuk ėshtė tjetėr pėrveēse kryerja e vazhdueshme e mėkateve.

MEKATET NXISIN MALLKIMIN E PROFETIT MUHAMMED (paqja qoftė mbi tė) MBI MĖKATARIN.

"I Dėrguari i Allahut i ka mallkuar (shėnim i pėrkthyesit)”

MEKATET DO TA PRIVOJNE MEKATARIN NGA LUTJET E TE DERGUARIT TE ALLAHUT (paqja qoftė mbi tė) DHE TĖ ENGJĖJVE.

Allahu, lėvduar qoftė emri i Tij, ka urdhėruar Profetin e Tij, tė kėrkojė falje pėr besimtarėt, burra apo gra qofshin. Allahu i madhėruar, thotė: "Ndėrsa ata (ėngjėjt) qė e bartin Arshin edhe ata qė janė pėrreth tij, lartėsojnė me falenderim Zotin e tyre, i besojnė Atij dhe i luten Atij t'i falė ata qė besuan (duke thėnė): "Zoti ynė, Ti me mėshirėn dhe me diturinė Tėnde ke pėrfshirė ēdo send, prandaj faljua atyre qė u penduan dhe ndoqėn rrugėn tėnde e edhe ruaji ata nga dėnimi i xhehenemit! Zoti ynė, shtiji ata nė xhennete tė Adnit, tė cilat ua ke premtuar atyre dhe kush ishte i mirė prej tyre dhe prej etėrve tė tyre, grave tė tyre dhe pasardhėsve tė tyre. Vėrtet Ti je Ngadhėnjyesi, i Urti. Dhe mbroji ata prej tė kėqijave, sepse atė qė Ti e mbron atė ditė prej tė kėqijave, Ti e ke mėshiruar atė dhe ai ėshtė shpėtimi i madh". (Gafir, 7-9).

MĖKATET DO TĖ KRIJOJNĖ SHUMĖ LLOJE PROBLEMESH nė ujė, erė, bimė, fruta, mjedise.

Allahu i Plotfuqishėm ka thėnė: "Pėr shkak tė veprave (tė kėqija) tė njerėzve janė shfaqur nė tokė dhe nė det shkatėrrime (probleme, skamje, katastrofa etj) qė njerėzit tė pėrjetojnė njė pjesė tė asaj tė keqeje qė bėnė, nė mėnyrė qė tė tėrhiqen (nga tė kėqijat)". (Rum: 41).

MĖKATET DO TĖ SHUAJNĖ NDJENJĖN E VETĖRESPEKTIT NĖ ZEMRĖN E MĖKATARIT.

Nga kjo kuptohet se sa mė shumė mėkate tė kryejė njeriu, aq mė shumė do tė zbehet respekti ndaj vetvetes, familjes sė tij dhe njerėzve tė zakonshėm.

Pėr mė tepėr respekti ndaj vetes mund tė zbehet nė njė shkallė tė atillė, sa mėkatari tė mos shohė mė gabim nė kryerjen e mėkatit as nga vetja e tij dhe as nga tė tjerėt. Nė kėtė moment ai fillon tė bjerė tatėpjetė rrugės sė shkatėrrimit.

Ka shumė njerėz, tė cilėt jo vetėm qė nuk shohin ndonjė tė keqe nė kryerjen e mėkateve dhe tė flliqėsirave, por edhe pėrgėzojnė, thėrrasin, inkurajojnė dhe ndihmojnė tė tjerėt t'i kryejnė ato.

Mėkatari ėshtė mė i dobėti midis krijesave tė Allahut dhe atij i ndalohet hyrja nė Parajsė. E njėjta gjė vlen edhe pėr atė, qė i bėn tė lejuara dhunėn dhe veprat e ndyra pėr tė tjerėt. Kėshtu merret me mend se me ēfarė mungese respekti ndaj vetes lidhet gjithė kjo.

E gjithė kjo do tė thotė, se esenca e fesė ėshtė vetėrespekti dhe ai qė nuk ka vetėrespekt, nuk ka si tė ketė fe.

MĖKATET DO TA PRIVOJNĖ MĖKATARIN NGA MODESTIA, qė ndėrton jetėn e zemrės.

Mund tė thuhet se modestia ėshtė esenca e mirėsisė dhe ai qė ėshtė privuar nga modestia, ėshtė privuar nga mirėsia. Transmetohet nė tė dy sahihėt, se Profeti (paqja qoftė mbi tė) ka thėnė: "Tė gjitha aspektet e modestisė janė tė mira". Po ashtu ai (a.s) ka thėnė: "Vėrtet ajo qė kanė pėrfituar njerėzit nga profecitė e vjetra ka qenė se: kur nuk ke turp, bėj ēfarė tė duash".

Ajo qė ėshtė dashur tė tregohet kėtu, ėshtė qė mėkatet e ulin modestinė dhe turpin e njeriut nė njė shkallė tė tillė, sa ai privohet tėrėsisht prej tyre. Pėr mė tepėr ai mund tė mos pėrjetojė asgjė, kur njerėzit janė nė dijeni tė veprave tė tij. Nė fakt shumė njerėz mund ta informojnė atė mbi veprat e tij tė pėshtira. Por ajo qė e inkurajon atė nė kėtė pikė, ėshtė mungesa e turpit dhe e modestisė. Nėse mėkatari arrin kėtė nivel, nuk ka pothuajse mė asnjė shpresė pėr tė, qė tė kthehet nė rrugė tė drejtė.

MĖKATET DO TE ULIN NĖ MĖNYRĖ TĖ PAEVITUESHME LARTĖSIMIN DHE MADHĖRIMIN E ALLAHUT NĖ ZEMRĖN E ROBIT.

Nėse lartėsimi dhe madhėrimi i Allahut do tė ishin kaq tė qėndrueshme nė zemrėn e robit, pėrse ai nuk iu bind Allahut? Pėr rrjedhojė Allahu e heq lartėsimin e Tij nga zemra e robit mėkatar, kėshtu qė Allahu bėhet mė i fundit tė Cilit robi i frikėsohet.

Nė fakt sa mė shumė qė robi e dashuron Allahun, aq mė shumė njerėzit duan atė. Sa mė shumė ai i frikėsohet Allahut, aq mė shumė njerėzit i frikėsohen atij dhe sa mė shumė e respekton ai Allahun dhe shenjtėrinė e Tij, aq mė shumė njerėzit respektojnė paprekshmėrinė e tij.

Si mundet robi tė dhunojė paprekshmėrinė e Allahut dhe tė shpresojė, qė paprekshmėria e tij tė mos dhunohet? Apo si mund ai tė thyejė tė drejtat e Allahut mbi tė dhe tė kėrkojė, qė Allahu ta lartėsojė atė nė sytė e njerėzve tė tjerė?

MĖKATET DO TĖ BĖJNĖ QĖ ALLAHU TA BRAKTISĖ ROBIN E TIJ duke e lėnė atė me shejtanin.

Ky ėshtė shkatėrrimi, pėr tė cilin nuk ka asnjė lloj shpėtimi. "O ju qė besuat! Kini parasysh frikėn ndaj Allahut dhe le tė shikojė njeriu se ē`ka ka bėrė pėr nesėr dhe kini frikė Allahun e s'ka dyshim se Allahu ėshtė qė e di nė detaje atė qė punoni. Dhe mos u bėni si ata qė e harruan Zotin e tyre dhe Zoti i bėri ata tė harrojnė vetveten. Tė tillėt janė ata, tė prishurit!" (Hashr: 18-19). Nė kėtė ajet Allahu thotė, se Ai i ndėshkon ata qė nuk janė tė devotshėm, duke i bėrė ata tė harrojnė vetveten, pėr shembull: tė harrojnė interesat e tyre dhe tė harrojnė ato vepra, tė cilat mund t'i ēlirojnė ata nga ndėshkimi dhe t'u sigurojnė Jetėn e Pėrhershme.

Vėrtet, Allahu e kompenson robin e Tij pėr gjithēka qė ai mund tė humbasė, por Allahu Vetė nuk mund tė kompensohet me asgjė. Allahu e mbron robin e Tij nga gjithēka, por asgjė nuk mund tė jetė mbrojtje pėrpara Allahut. E si mundet kėshtu robi t'ia dalė pa bindjen ndaj Atij, qė i ka tėrė kėto cilėsi? Si mundet robi ta harrojė pėrkujtimin ndaj Atij dhe tė shkelė tė drejtat e Tij nė atė masė, sa e detyron Allahun ta harrojė atė dhe robi t'i bėjė padrejtėsi vetvetes? Nuk ėshtė Allahu pra, qė i bėn padrejtėsi robit tė Tij; ėshtė vetė robi qė i bėn padrejtėsi vetvetes.

MĖKATET DO TA DĖBOJNĖ ROBIN NGA RRETHI I MIRĖSISĖ (ihsani) dhe do ta privojnė atė nga shpėrblimet e vepėrmirėve.

Ajo qė synohet tė thuhet kėtu, ėshtė se besimi ėshtė rrėnja e tė gjithė tė mirave, qoftė nė kėtė botė qoftė nė botėn tjetėr. E si mundet atėherė robi tė mendojė mundėsinė e kryerjes sė njė vepre, qė mund ta dėbojė atė nga rrethi i besimit?

A ėshtė ai ende njė musliman? Nėse ai insiston akoma nė kryerjen e mėkatit, atėherė zemra e tij ėshtė e prirur pėr t'u vulosur dhe ai mund tė dėbohet krejtėsisht nga rrethi i Islamit.

Pėr kėtė disa nga muslimanėt e parė kanė thėnė: "Ju keni frikė mėkatet, por ne kemi frikė mosbesimin".

MĖKATET DO TA DOBĖSOJNĖ FORCĖN E ZEMRĖS NĖ PĖRSIATJET E SAJ PĖR ALLAHUN dhe Botėn e Pėrtejme dhe do t'ia bllokojnė rrugėt asaj, nėse nuk e privojnė plotėsisht.

Mėkati ose e vdes zemrėn, ose i shkakton asaj sėmundje tė tmerrshme, ose e dobėson atė. Kjo lidhet pėrfundimisht me tetė gjėra nga tė cilat Profeti Muhammed (paqja qoftė mbi tė) ka kėrkuar mbrojtje nga Allahu, e kėto janė: Shqetėsimi, hidhėrimi, paaftėsia, kotėsia, burracakėria, koprracia, pesha e borxhit dhe dominimi i njeriut.

Ajo qė synohet tė qartėsohet kėtu ėshtė se mėkatet bėhen shkak pėr kėto ligėsi dhe janė shkaqet rrėnjėsore pas "dhimbjes nga e keqja, mjerimit tė thellė, fatkeqėsive dhe keqdashėsisė sė armiqve".

Mėkatet janė gjithashtu arsyeja e tėrheqjes sė mirėsive tė Allahut nga robi i Tij dhe rėnies nga shėndeti i mirė dhe janė po aq shkak pėr gjithė format e zemėrimit tė Allahut.

MĖKATET JANĖ SHKAKU I KĖPUTJES SĖ LIDHJES SĖ ALLAHUT ME ROBIN. Sikundėr ka thėnė edhe Ali ibn Ebi Talib (r.a): "Asnjė katastrofė nuk hidhet nė tokė, pėrveēse pėr shkak tė mėkateve dhe nga asnjė katastrofė nuk ēlirohet pėrveēse me pendim".

Allahu i Plotfuqishėm ka thėnė: "Dhe ēdo lloj fatkeqėsie ju prek, ajo ėshtė pėr shkak tė asaj qė duart tuaja po fitonin dhe pėr shumė tė tjera Ai do t'ju falė" (Shura:30).

ALLAHU DO TĖ HEDHĖ NĖ ZEMRĖN E ROBIT FRIKĖ DHE TMERR. Kėshtu qė ai gjithnjė do tė gjendet i rrethuar nga tmerri. Nė fakt kėshtjella e Allahut ėshtė bindja. Kėshtu, ēdokush qė hyn nė tė, do tė jetė i siguruar nė kėtė jetė dhe nė jetėn tjetėr, ndėrsa ēdokush qė del jashtė saj, do tė rrethohet nga gjithė fatkeqėsitė.

MĖKATET DO TĖ DROBITIN ZEMRĖN ME SĖMUNDJE TĖ VAZHDUESHME dhe do ta privojnė atė nga begatitė e ushqimit qė i jep jetėn asaj. Vėrtet ndikimet e mėkatit nė zemėr janė si sėmundjet nė trup.



MĖKATET DO TA ERRĖSOJNĖ ZEMRĖN, DUKE IA SHUAR DRITĖN, duke bllokuar rrugėt e dijes pėrpara saj dhe duke e penguar nga udhėzimi.

Ashtu sikundėr bindja e pėrmirėson, e forcon dhe e fuqizon njeriun, atėherė nga sa thamė mė lart, del se mėkatet e zvogėlojnė, e ulin dhe e degradojnė atė. Allahu i madhėruar thotė: "Dhe ka shpėtuar ai qė ėshtė pastruar, dhe ka dėshtuar ai qė ėshtė poshtėruar". (Shems:9-10).

MĖKATARI DO TĖ JETĖ GJITHMONĖ I LIDHUR DHE I PRANGOSUR NGA DĖSHIRAT DHE TEKAT E TIJ.

Dihet se burgu i dėshirave dhe nxitjeve ėshtė i errėt e i frikshėm. Atėherė si mundet zemra e lidhur me zinxhirė, tė ecė pėrpara drejt Allahut dhe Jetės sė Pėrtejme? Nė kėtė gjendje, zemrėn do ta sulmojnė sėmundje nga ēdo lloj drejtimi. Nė fakt ėshtė tepėr reale ngjashmėria e zemrės me zogjtė, tė cilėt sa mė lart tė fluturojnė, aq mė larg nga bishat do tė jenė ata dhe e kundėrta. Fakti ėshtė se sa mė larg nga Allahu tė jetė zemra, aq mė shumė do tė rritet edhe errėsira e sėmundjes dhe e kundėrta. Tė larguarit nga Allahu klasifikohet nė kategori, disa nga tė cilat janė mė tė rrezikshme sesa tė tjerat: ēoroditja e mendjes, shthurja, risitė, syfaqėsia dhe idhujtaria.

NJERIU MĖKATAR DO TĖ HUMBĖ EMRIN E MIRĖ, vlerėsimin dhe dinjitetin e tij tek Allahu dhe krijesat.

MĖKATET DO TA PRIVOJNĖ MĖKATARIN NGA TITUJT E VLERĖSIMIT DHE DINJITETIT, psh: besimtar, i drejtė, dashamirės, i bindur, korrigjues i vetvetes, adhurues i Allahut, i frikėsuar ndaj Tij, gjithmonė i penduar, i mirė dhe i pėlqyeshėm. Pėr mė tepėr mėkatet do ta veshin mėkatarin me tituj tė zhvlerėsimit, inferioritetit dhe poshtėrsisė si psh: i shthurur, mėkatar, i korruptuar, i dobėt, tradhtar, hajdut, vrasės, gėnjeshtar, i pandershėm, braktisės i tė afėrmve dhe tė ngjashme. Kėto janė titujt e imoralitetit. Allahu i Plotfuqishėm thotė: "I mjerė ėshtė emri, i dukshėm imoraliteti, kur lihet pas besimi", (Huxhuratė:11). Titujt e vlerėsimit tė lartė sjellin kėnaqėsinė e Allahut dhe i mundėsojnė hyrjen nė parajsė atij qė i mban, duke e lartėsuar atė mbi tė gjithė krijesat e tjera. Titujt e njė vlerėsimi tė ulėt sjellin zemėrimin e Allahut, duke e bėrė atė qė i mban tė hyjė nė zjarr dhe duke e kthyer jetėn e tij nė poshtėrim dhe pėrbuzje.

MĖKATET DO TĖ NDIKOJNĖ VEĒANĖRISHT NĖ MENDJEN E NJERIUT. Kėshtu nėse gjen dy njerėz tė shėndetshėm mendėrisht dhe njėri prej tyre ėshtė i bindur dhe tjetri mėkatar, do ta gjesh atė qė ėshtė i bindur, tė gėzojė mendje pa mangėsi, mendim tė shėndetshėm dhe opinione tė drejta. Pėr kėtė arsye edhe Kurani i Lartėsuar i drejtohet njerėzve me mendje dhe mendim. Allahu, mė i Larti, thotė: "Kėshtu qė Mua tė mė frikėsoheni o ju qė jeni tė urtė".

MĖKATARĖT DO TĖ JENĖ MIDIS MĖ TĖ ULTĖVE DHE MĖ TĖ POSHTĖRUAREVE, ndėrkohė qė do tė duhej tė ishin midis mė tė shkėlqyerve dhe mė tė mirėnjohurve.

Allahu i ka krijuar krijesat nė dy grupe: krijesa tė larta dhe tė ulėta. Kėshtu qė Ai i bėri njerėzit, tė cilėt i binden Atij, tė nderuar nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr dhe mėkatarėt i bėri mė tė ultit nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

MĖKATARI DO TĖ HUMBĖ VLERĖN PĖRPARA TĖ GJITHA KRIJESAVE TĖ ALLAHUT (njerėz dhe xhindė) pėrfshirė familjen e tij, shėrbyesit e tij, fėmijėt e tij, fqinjėt dhe deri edhe kafshėt e mėdha.

MĖKATET DO TĖ BĖJNE QĖ ORGANET E MĖKATARIT TA TRADHĖTOJNĖ ATĖ NĖ KOHĖ NEVOJE. D.m.th se kur robi tė preket nga ndonjė fatkeqėsi, zemra e tij, gjuha dhe organet nuk do t'i binden atij. Pėr shembull ai nuk do tė mund tė mbėshtetet tek Allahu, as t'i pendohet Atij, as nuk do tė nxitet, as nuk do tė kėrkojė prej Allahut, as nuk do tė nėnshtrohet pėrpara Allahut. Gjuha e tij nuk do t'i bindet pėr pėrkujtimin e Allahut. Nėse ai e kujton Atė, kjo do tė jetė vetėm me gjuhė dhe nė mungesė tė zemrės. Kėshtu zemra nuk do tė ndikojė mbi gjuhėn dhe tė dyja sė bashku nuk do tė ndikojnė mbi njeriun. Kur Ai tė pėrgjėrohet me njė zemėr tė padrejtuar dhe tė dojė qė organet e tij ta ndihmojnė atė nė veprime tė caktuara, ato nuk do t'i binden atij. Ky ėshtė ndikimi i mėkateve dhe imoralitetit.

Ngjashmėria e mėkatarit ėshtė me njeriun, qė mblodhi ushtarė pėr t'u mbrojtur nga armiqtė, por ai i neglizhoi ēėshtjet e tyre, i dobėsoi ata dhe u bė shkak qė ata tė mos jetonin mė. Pastaj, ai i urdhėroi ata tė bėnin maksimumin e tyre pėr ta mbrojtur atė, por ata nuk kishim mė fuqi.

Gjėja mė e rrezikshme dhe mė e hidhur ėshtė, qė gjuha e tij do ta harrojė atė nė kohėn e vdekjes dhe nė kthimin e tij tek Allahu. Do tė jetė tepėr e vėshtirė pėr gjuhėn, qė tė deklarojė dėshminė e besimit. Transmetohet se disa nga kėta njerėz nė shtratin e tyre tė vdekjes nuk munden tė shqiptojnė "Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut". Mė tej fryma e tyre ka mbaruar.

MĖKATET DO TĖ BĖHEN MBESHTETJA DHE FORCA E ARMIQVE TĖ NJERIUT. MĖKATET DO TĖ BĖJNĖ QĖ NJERIU TĖ HARROJĖ VETVETEN dhe nėse ai harron vetveten, ai do ta neglizhojė, ulė dhe shkatėrrojė atė. A mundet njeriu tė harrojė vetveten? Nėse ai e harron vetveten, ēfarė tjetėr do tė mund tė kujtojė ai? Ē`kuptim ka njė njeri qė harron vetveten? Pėrgjigja ėshtė "Po". Njė njeri mund ta harrojė vetveten, sikundėr edhe Allahu, mė i Larti, thotė: "Dhe mos u bėni si ata qė harruan Allahun dhe Allahu i bėri tė harrojnė vetveten! Ata janė Fasikunėt (tė pabindurit, tė panėnshtruarit ndaj Allahut, e qė kalojnė ēdo kufi nė mosbesim)", (Hashr:19).

Kėshtu qė ata harrojnė Zotin e tyre dhe Zoti i tyre i harron ata, sikundėr thotė Allahu i Lartėsuar: "Ata e harruan Allahun dhe Allahu i harroi ata" (Teube:67).

Kėshtu Allahu e ndėshkon atė me dy dėnime: Sė pari, Ai e harron atė dhe sė dyti, Ai bėn qė ai tė harrojė vetveten. Kur Allahu e harron robin e Tij, Ai e lė pas dore, e braktis dhe kjo e shkatėrron robin. Shkatėrrimi ėshtė mė afėr tij sesa dora nga goja e tij. Kur Allahu bėn qė robi tė harrojė vetveten, kjo do tė thotė se Allahu ka bėrė, qė njeriu tė harrojė interesat e vetvetes dhe shkaqet pėr lumturinė e tij, suksesin, pėrparimin, drejtėsinė.

Kjo as qė do t'i shkojė atij nė mendje dhe pėrfundimi tij do tė drejtohet nga tė tjera gjėra. Pėr mė tepėr Allahu do tė bėjė qė tė harrojė defektet dhe gabimet e tij, kėshtu qė atij as qė do t'i bjerė ndėr mend pėr to dhe as qė do t'i korrigjojė ato.

MĖKATET DO TA LARGOJNĖ ROBIN NGA ENGJĖLLI QĖ KUJDESET PĖR TĖ dhe qė ėshtė bamirėsi dhe kėshilluesi i tij mė i mirė.

Sa mė afėr t'i qėndrojė engjėlli atij, aq mė i lumtur do tė jetė robi. Mėkati do ta ēojė atė mė pranė shejtanit, i cili ėshtė mė mashtruesi dhe mė i dėmshmi pėr tė. Mund tė themi se sa mė shumė mėkatar tė jetė njė njeri, aq mė larg do tė jetė engjėlli prej tij. Nė disa transmetime thuhet: "Nėse robi gėnjen, engjėlli do tė largohet prej tij pėr shkak tė erės sė kalbėsirės". Nėse kėtu flitet vetėm pėr njė gėnjeshtėr, atėherė ē`mund tė themi pėr mėkatet e tjera dhe imoralitetin? Sa mė afėr tė jetė engjėlli ndaj robit, aq mė shumė kontroll, bindje dhe dominim do tė ketė mbi tė, kjo nė atė masė sa engjėjt do tė angazhohen mė ēėshtjet e tij tė kėsaj bote, tė vdekjes dhe tė ringjalljes. Allahu i Plotfuqishėm ka thėnė: "E s'ka dyshim se ata qė thanė: "Allahu ėshtė Zoti ynė!" dhe ishin tė paluhatshėm, atyre u vijnė engjėjt (nė prag tė vdekjes) "Tė mos frikėsoheni dhe pikėlloheni, ju pėrgėzoheni me lajm tė mirė pėr xhenetin qė u premtohej".(U thonė) "Ne kujdesemi pėr ju si nė jetėn e kėsaj bote po ashtu edhe nė botėn tjetėr ku do tė keni atė qė dėshironi dhe gjithēka qė kėrkoni", (Fussilet:30-31).

Rrjedhimisht nėse rritet prania e engjėllit, ky do tė flasė nė pėrkrahje tė tij dhe do ta frymėzojė atė me gjykime tė shėndosha, por nėse rritet prania e shejtanit, ai do tė flasė me fėlliqėsi dhe tė pavėrteta nė njė shkallė tė tillė, saqė njeriu mund tė flasė nė pėrkrahje tė shejtanit.

Mėkatari do tė ēojė njė jetė tė mjerė dhe fatkeqe. Pėr mė tepėr, nė varr do tė marrė ndėshkim tė ashpėr dhe ne Botėn e pėrtejme tortura tė ashpra. Allahu, mė i Larti thotė: "Pėr atė qė i kthen shpinėn udhėzimit tim, sigurisht qė do tė ketė njė jetė fatkeqe dhe Ditėn e Gjykimit Ne do ta ringjallim atė tė verbėr". (Ta Ha:124).

Jeta fatkeqe vazhdon edhe nė torturat e jetės varrit dhe nuk ka dyshim, se kjo jetė ėshtė pjesė e jetės fatkeqe. Ajeti kuranor flet mbi gjėra mė tė pėrgjithshme, ndonėse ėshtė njė mohim nė kontekstin e vėrtetimit, por kuptimi provon, se ai flet nė pėrgjithėsi. Allahu i Lartėsuar e bėri jetėn fatkeqe si rezultat i kthimit tė shpinės ndaj mesazhit tė Tij. Kėshtu qė njeriu do tė jetojė njė jetė fatkeqe nė varėsi tė braktisjes qė i ka bėrė ai mesazhit tė Allahut, edhe nėse mėkatari gėzon lloje tė ndryshme pėrfitimesh nė kėtė botė.

Por do tė ketė humbje, poshtėrim dhe dhimbje brenda zemrės sė tij, gjė qė do ta privojė atė nga shijimi i kėtyre pėrfitimeve. Pėr mė tepėr shijimi i kėtyre pėrfitimeve do tė shkrihet nė helmimin e robit nga dėshirat, dashurinė e kėsaj bote dhe etja pėr dominim, tė cilat janė mė tė rrezikshme sesa dehja dhe alkooli.

Kjo ndodh pėr arsyen se robi do tė mund ta kthjellojė mendjen nga ndikimi i kėtyre tė fundit, por nga ndikimi i tė mėparshmeve, ai do tė jetė i aftė ta kthjellojė vetveten vetėm me vdekje. Kėshtu jeta fatkeqe vjen si rezultat i kthimit tė shpinės ndaj mesazhit tė Allahut, tė cilin Ai e dėrgoi me anė tė Profetit tė Tij (paqja qoftė mbi tė), si nė kėtė botė, nė varr dhe nė Ditėn e Ringjalljes.

Vėrtet sytė, zemra dhe vetja do tė jenė nė paqe dhe kėnaqėsi vetėm me Zotin e tyre, kur ato i binden ligjit tė Tij hyjnor. Kėshtu ai sy, i cili kėnaqet me Allahun, do tė jetė i pėlqyer nga ēdo sy dhe ai sy, qė nuk kėnaqet me Allahun, do tė ketė dhimbje tė jashtėzakonshme nė kėtė botė. Nė fund tė fjalės sė tij mbi pasojat e mėkatit Ibn Kajjim thotė:

"Shiheni Botėn e Pėrtejme si njė tė vėrtetė tė jetuar dhe hulumtoni e meditoni mbi Urtėsinė e Allahut nė kėtė botė dhe nė Botėn Tjetėr. Si rrjedhim, ju pa dyshim do tė mėsoni, se kjo botė ėshtė vendmbjellja dhe personifikimi i botės tjetėr. Kėshtu vendi i njerėzve nė Botėn e Pėrtejme, lidhur me lumturinė apo fatkeqėsinė, bazohet nė vendin e tyre nė kėtė botė, sipas shkallės sė besimit dhe veprave tė drejta. Me Allahun ėshtė suksesi".

Abdullah Ibn Abbas ka thėnė: "Vepra e mirė ėshtė shkėlqim nė fytyrė, dritė nė zemėr, bollėk nė jetė, forcė nė trup, dashuri nė zemrat e njerėzve. Dhe vepra e urryer ėshtė zi nė fytyrė, errėsirė nė varr dhe zemėr, dobėsi nė trup, varfėri nė jetė dhe urrejtje nė zemrat e njerėzve".