“rrugët integruese në ballkan do shpijnë përmes tiranës”

Prandaj, nervozizmat e Athinës dhe të Beogradit kanë arsyet e shqetësimeve vërtetë nervoziste. Sepse po u dalin doresh gënjeshtrat dhe sferat e interesave shumëdekadshe të përkëdheljeve dhe përfitimeve mbi kurrizin e fqinjëve dhe të aleatve të gënjyer e të mashtruar me dekada, për shqiptarët “me bishta homosapienesh, arangutanësh apo organ-veshka-nxjerrësh”..!

Integrim do të thotë më shumë zhvillim se sa integritet apo ruajtje të qënies integrale, shtetërore ushtarake, kulturore etj. Integritet me botën e zhvilluar, ekonomin e përparuar, civilizimin dhe shpikjet e së ardhmës. Integriteti i botës që na rrethonë. Integritet apo bashkim me forcatë progresiste, humane dhe antiutopiste. Integriteti çlirues nga e kaluara e kotësisë, legjendave dhe miteve përrallore, të krijuara me qëllime utopiste dhe propaganduese në dëm të shoqërisë, popullit dhe gjeneratave. Ndikim frenues për zhvillim dhe prosperitet të mëtejmë të gjeneratave dhe popujve të okupuar, të nënshtruar si shqiptarët me shembuj konkret të një “Beteje të Kosovës”, të ngrehur në mit dhe legjendë, për hesap të sllavëve serb, duke u hedhur hi syve edhe popullit të tyre me gënjeshtra dhe tradhëti, duke u përpjekur për të shndërruar një gënjeshtër në “realitet” etj. Megjithëse njeriu duhet të dijë të dallojë mitin (legjendën) nga e vërteta historike. Rasti me Familjen Jashari dhe komandant Ademin në Prekaz. Ajo ngjarje është histori e gjallë, tashmë e krijuar të thuash në legjendë. Sepse, ajo ka ndodhë ashtu siç ka ndodhë për të cilën ngjarje jemi dëshmitarët e gjallë. Përjetuesit e një lufte gjenocidi dhe etnocidi, nga një shtet okupues kundër një Familje të tërë.
Tani kjo Familje merrë përmasa të shejta miti dhe legjende. Është pjesë e Ushtrisë dhe e Luftës Çlirimtare të Kosovës e ndodhur në kohën dhe në hapësirë në të cilën jetojmë. E përjetuar nga këto gjenerata, të cilat, nëse historianët dhe historia nuk është koshiente në të përshkruarit, ashtu siç ishte ngjarja dhe ngjarjet e tjera të krimeve, llahtarit e të katarzave, ato, (ngjarjet), do të marrin kahe dhe udhë të tjera rrefimesh, kallximesh, zvoglimesh apo stërmadhimesh etj. Janë detyra këto shkëncore morale dhe njerëzore, të cilat i bartinë me përgjegjësi morale institucionet shtetërore dhe shkëncore, si akademitë, institutet, entet, bibliotekatë e kështu me rradhë. Por, populli dhe individet, nuk janë ata të cilët, mund të bartinë çfardo përgjegjësie për krijimin e miteve, legjendave, kallximeve popullore, këngëve, folklorit burimor dhe atyre folkloristikë etj. Me këso mitesh dhe arroganca të tjera, u krijuanë institucionet kishtare greko-serbe, të cilat kaluan nëpër gënjeshtra, përgojime, përçmime dhe urrejtje albanofobiste dhe antishqiptare. E tërë kjo shkollë u ngritë, sidomos gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX-të, dhe gjatë tërë shekullit XX-të, në nivele akademish, institucionesh dhe shkollash fabrikimi gënjeshtrash, urrejtjesh dhe përçmimi të kombit shqiptar. Qellimi është fare i kuptueshëm. Që ky popull të mbahet sa më gjatë i nënshtruar, i ndarë dhe i coptuar, pikërishtë siç është të thuash gati në atë gjendje, me pak ndryshime edhe sot. Lufta e fundit në Kosovë, Kosovën Lindore dhe në Maqedoni, ishte një përpjekje për çlirim dhe bashkim, më tepër se sa një përpjekje për integrim, më parë kombëtar e pastaj europian. Por, deri më tani nuk ka ndodhë de fakto as njera dhe as tjetra. Hyrja e Shqipërisë në NATO, para Serbisë dhe votimi i Greqisë për këtë pranim të së parës, Shqipërisë, mund të ketë edhe prapavi skenarësh. Por kjo çështje, Beogradin e ka nervozuar po aq sa edhe elementet reakcionare greke.
Tani nervozizmi i fqinjëve sa është naiv po aq është reaksionar. Sepse, një fjalë popullore shqipe thotë: “Gjithkujt njëherë i vjen vera kah dera”! Por, shqiptarëve kjo verë dhe ky integrim-bashkimi i kombit akoma nuk po i vjen. Edhe pse një popull mund të gënjehet njëherë dy e tri herë, por ai s`mund të gënjehet për jetë dhe për gjithnjë. I gjendur në “senduiq” me shekuj dhe disa dekada të fundit mes orthodoksisë sllave; (greke, serbe, malazeze dhe maqedone), më një anë dhe mbylljes totale nga politika pansllaviste komuniste ruse, pasta ecajaket herë nga Kina mike e herë nga mbyllja hermetike, ngase Perëndimi, nuk deshi të sakrifikonte dhe të sfidonte asgjë, pikërishtë i ndikuar nga gënjeshtrat dhe politika shfrytëzuese greko-serbe, Shqipëria e përgjysmuar, vuajti të zitë e ullirit për t`u çliruar me gjithë sfidatë dhe Kosovën, për ta nxjerrë nga kthetratë sllavokomuniste, fashisto-shoveniste etj. Mirëpo, pavarësisht ndryshimeve të këtyre 10 apo 30 viteve të fundit, shqiptarët nuk e kanë të zgjedhur, bashkimin. Por, më një dozë shprese a dyshimi, po i afrohen një lloj integrimi, siç i thuhet më shumë të atij shpirtrore, por shumë më pak atij ekonomik e shkëncore dhe realist të bashkimit kombëtar dhe të çlirimit të hapësirës akoma të okupuar nga fqinjtë. Dhe nëse i dëgjon optimistet, më tepër politikajtë dhe partitë, sidomos pozitën, të themeluar nga brumi dhe elementet ish-komuniste, (të cilat nuk janë duke mundur për t`u pastruar dhe për t`u çliruar nga ide komuniste, madje të mendimeve shoviniste ndaj vetës), thuhet se gjithçka është “okej”! Zhvillimi politik, ai ekonomik, arsimor dhe shëndetësor etj. Ç`është e vërteta në pjesën tjetër të atdheut shihen ndryshime të natyrës infrastrukturore, zhvillim dhe rritje e hovshme e Tiranës, Durrësit apo edhe të ndonjë qendre a qyteti.
Por, kjo rritje dhe ky ndryshim, në zonat rurale ngec shumë edhepse ndryshimi pozitiv, është pasojë e migracionit të madhë, që ka sotë Shqipëri nëpër Europë dhe botë. Por, shumë më pak është pasojë e financimit të shtetit, i cili akoma është në lëvozhgën e mbitatimit, keqpërdorimit, korrupcionit dhe inflacionit, bashkë me politikën e egër, përçarëse dhe inateve pozitë opozitë. Se a do të jetë integrimi pjesë e bashkimit dhe e një Shqipërie Natyrale, dhe a do të kalojnë rrugët e Ballkanit për një integrim të tillë përms Tiranës, ka nga diçka të vërtetë. Sepse, këtë e dëshmojnë edhe nervozizmat e dy qendrave të deridjeshme (Athenë-Beograd). Të cilat këtë çështje të karakterit politik, ekonomik, strategjike dhe gjeostrategjik e bartninë pikërishtë këto dy qendra. Madje, as Sofija nuk ishte pjesë e kësaj strategjie. Sidoqoftë, integrimet së pari në kuadër të kombit, për shqiptaret, janë shumë më primare, se sa ato në botën progresiste të mbetura edhe mëtutje nën diktatin e fqinjve, siç është rasti me shqiptarët në pjesën e Maqedonisë shqiptare, shqiptarët në Kosovën Lindore (Lugina e Preshevës), ata në Mal të Zi, Kosova Republikë e ndarë dhe mjaftë e brishtë nga pjesa tjetër e atdheut etj. Ekziston dyshimi i bazuar se nga njerëz të cilët kanë pranuar një program siç është “Pakoja “ e Ahtissarit, dhe nga ata të cilët mashtrohen me një”Marrveshje” si ajo e Ohrit, nga ata të cilët shkelën parimet bazë të luftës për çlirim dhe bashkim të kombit e të atdheut, dhe nga ata të cilët e kallën Shqipërin, në vitin 1997, dhe gati e quanë në ajr “Rinasin” dhe kryeqytetin, me tragjedinë e Gërdecit, Jonit etj,. Nuk mund të ketë integritet apo bashkim në një Europë, e cila, gjithashtu shqiptarët i do edhe mëtutje të ndarë dhe të okupuar e të shpërndarë në 6 shtete. Kurse me shqiptarët në Kosovë me një masoneri ndërkombëtare nën influencen lindje-perëndim, eksperimentojnë bashkë me komunistët dhe çmenduritë e tjera, “brendakosovarë”, “titistë”, apo “jugoshqiptarë” dhe “serbo-shqiptarë”. Të cilët duan “vëllazërim-bashkim” të sërishëm, fabrikim të kombit “kosovar”, asgjasim apo zhdukje totale të emrit shqiptar, simboleve etj, siç edhe vepruan. Të gjitha këto, janë përpjekje boshe. Janë diçka që ky popull historikisht, kurrë nuk i ka përqafuar, sidomos emrin që e ka simbol të shejtë, kombin dhe emrin shqiptarë. Nuk ka fuqi që do të ia ndërrojë qoftë ai edhe z. Murat Jashari, apo Familja e tij, gjë që as ata, s`e dëshirojnë kurrë. Kjo është punë që nuk bëhet për “hater” të askujt, as të çfardo mbreti, apo burr shteti. Madje, as të Amerikës, të NATO-së, as të një çmimi siç ishte tagra e Perandorisë turke, “haraçi në gjak – marrja e djemëve për janiçerë etj.! Sepse, këtë nuk e kishte pranuar as heroi ynë mbarëkombëtar GJergj K. Skënderbeu, të cilin e detyruan tri herë të ndërrojë fenë, por asnjëherë nuk mundën të ia ndrroninë kombin dhe emrin shqiptar. Shqipëria e bashkuar natyrale ka gjasa mjaft të mira të jetësohet në këtë faze tranzicioni. Por, me njerëzit të cilët e mohojnë kombin dhe atdheun, bashkimin dhe emrin historik të tyre, këtë gjë nuk e bëjnë dot. Të tillët duhet të shkojnë nga skena politike, ekonomike, tragtare, shkëncore dhe kulturore gjithësesi, sidomos “flamujshitësitë dhe kombëshitësit”. Sepse, ata duanë që në pikë të ditës të na gënjejnë p.sh. me rastin e Kosovës “shtet”. Kosova nuk mund të jetë shtet derisa është nën protektoratin e Europës, EULEX-së dhe UNMIK-ut OKB. Derisa ajo nuk është në përfaqësimin e OKB-së, derisa ajo nuk është më parë shqiptare e pastaj me pakica, por kursesi multietnike. Sepse, më multietnike se sa Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Franca, Spanja dhe shumë shtete të tjera në botë, nuk është as Kosova. Vetëm në Vojvodinë jetojnë 22 kombe e kombësi, por as Vojvodina dhe as Serbia me te, nuk quhën vende multietnike. Ky është ai paradoksi i paradokseve dhe i eksperimenteve me këtë cope toke, të shkëputur nga e ëma, Shqipëria natyrale apo etnike etj. Prandaj, medomos do të ndodhë siç ka ndodhë me fazën paraprake të ndryshimeve integrale, të rrënimit të murit të Berlinit dhe të atij të Alpeve Shqiptare edhe njëherë me Kosovën dhe me të gjitha trojet e Shqipërisë natyrale. Dhe, Tirana do të jetë udhëkryqi jo vetëm kombëtar shqiptar, integrues dhe bashkues, por së bashku më “Kërthizën e Shqipërisë etnike-natyrale-Durrsin”, Adriatikun, Jonin,Vlorën Sarandën etj., do të jenë e ardhmja e ndritshme e popullit shqiptar dhe e kombeve të tjera në Ballkan dhe më gjërë në Apenine, Lindjen e Afërme, Evropë dhe sidomos në Azinë e Vogël, Afrikë etj. Kjo nuk është prognozë e autorit të këtij teksti. Por është realitet i kohës dhe hapësirës në të cilën jemi duke ecur. Pavarësisht të gjitha sfidave, pengesave apo barierave të mundshme. Në këtë hapërim shqiptarët mund dhe do ta krijojnë, Shqipërinë Natyrale integruese, demokratike, europiane paqedashëse të zhvilluar dhe paqeruejtëse. (Qerim Pllana)/15 Jun 2009/V.I.