Zgjohu, para se qielli prej detit tė ndahet!

Det i rrėmbyeshėm. Erė e ftohtė. Frymė e furishme. Tundues nė midis tė detit tė hapur. Herė djathtas, shpresa kur sheh brigjet. Herė majtas, frika nga pėrplasja. Pėrpara, njė rrugė e gjatė. Atje larg, ku gjurmė s’ka mė. Mbrapa, njė udhėtim pa mbarim, pėrpara duke lundruar. Nė zjarr i largėt. Ishte dielli qė po perėndonte. Thellėsi. Errėsirė palė-palė. Mbetje. Nė barkė. Deti, kur frikėn tė ndjell, njė shpresė tė lind. Mes sė djeshmes dhe tė nesėrmes, frikė qė nuk zgjon, e shpresė qė lakminė s’ta vdes!

Ē’bėhet! Ēfarė po ndodh me atė udhėtar, nė midis tė detit tė ngecur! Nuk ėshtė prej atyre qė ka guxim tė kthehet. Jo, guximi pėr tė ndryshoi kuptim. Kjo ėshtė sakrifica, apo harrove kur trimėrisht e me dashuri pėr tė flisje! Qėndrueshmėria nuk tė le tė hidhesh. S’ke frikė nga ajo ēfarė mban deti nė gjir tė tij. Jo, frika nuk ekziston pėr atė qė fytyra e tij ėshtė drejtuar. Njė drejtim qė s’pret faqe tjetėr qielli. Jo, nuk pret mė vijė tė murrmėt. Kur qielli prej detit ndahet. Qielli pėr tė ėshtė strehė. E uji lundrues nė horizont pėrplot gjurmė.

Po tundohet. Po shtrembėrohet. Po lėvizė nė anė tė panjohura. Po anon. Ē’u bė! Shpėtim, kur brigjet tė prekin trupin me shpirt tė ngritur nė qiell, apo kur njė dritė e kuqėrremtė tė drejton rrugėn, aq mė tepėr i afrohesh, shkėlqimi i saj nė sosje sikur prej detit gėlltitet. Gjė qė flet e ti ndaj tė folurės sė saj i shurdhėt. O ē’pret kur edhe gjėsė qė soset gojė njeriu do t’i vihet! Lėvize apo ndalove, po tė pret njė fund me fillim tė pasosur.

Barkė e humbur, apo njeri i pavendosur! Ēdo valė deti, njė rėnkim prej zemrės kumbon. Kėmbėt tua tokėn ende s’po prekin. Je nė njė horizont tė hapur, pa shtylla qė duken. Ty tė lundrojnė, ti s’po lundron. Barkė e det i zemėruar. Jo, zemėr e trullosur me shpirt tė plogėsht. E pėrbiruar, pafundėsi hutese. Vrimė e zezė, nga pikat e detit barkėn po tė rėndojnė. Mos zemra ėshtė mbushur me atė ujė tė njelmėt, i kriposur, pikat e zeza pėr t’i flak, pasardhės tė paditurisė, epshit e lakmisė. Apo, barka do fundoset! Gėlltitje e pakthyeshme. Edhe sikur gishti yt tregues tė dėshmonte!

S’tė bėn dobi vija e murrmėt, kur qielli prej detit ndahet, nėse shpirti nė trup e nėnshtruar ndaj Krijuesit tė vet nuk kthehet. Ėshtė kthyer, por tokės, adhurues e nėnshtruar asaj e ribėrė. Aq mė shumė kupa qiellore po zgjerohet, aq mė shumė shpirti yt po ngushtohet! Zgjohu, para se qielli prej detit tė ndahet. Para se qielli strehė, i vrenjtur kundėr teje tė bėhet! Para se erėrat e furishme prej brigjeve tė tė largojnė. Para se barka prej tundimeve nė thellėsitė e detit tė tė zhyt!

Shkroi: Avni Tafili
Zėri i Zgjimit | http://zgjim.org