Laci dhe Shkumbini “pėrndjekin” Tiranėn, Vllaznia “korr” dy fitore radhazi
Pėrfunduan dy ndeshjet e sė dielės, tė luajtura nė Peqin dhe Durrės, nė kuadrin e javės sė 21-tė tė superligės. Ndeshje tė cilat kanė nisur tė premten, nė fakt, dhe do tė pėrfundojnė tė hėnėn, me kryesfidėn Dinamo-Besa. Shkumbini ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Tiranės, nė njė fushė krejtėsisht tė pėrbaltur, ku topi ngecte nė llucė dhe futbollistėt duhej tė luanin vetėm nė ajėr, pėrndryshe cdo gjė ishte e pamundur. Njė gol i shėnuar nga Sekseri, nė minutėn e 73-tė, ka bėrė edhe diferencėn nė kėtė ndeshje. 3 pikė tė cmuara pėr Shkumbinin, qė ngjitet nė kuotėn e 30 pikėve, ndėrsa Tirana mbetet nė kuotėn e 31 pikėve, duke shėnuar humbjen e dytė radhazi, pas asaj tė javės sė shkuar me Vllazninė (pa llogaritur edhe humbjen nė mesjavė, nė cerekfinalen e parė tė Kupės sė Shqipėrisė me Besėn nė Kavajė). Kujtojmė se Shkumbini ka luajtur me njė lojtar mė pak, qė nga minuta e 50-tė e ndeshjes, pasi sulmuesi bardhekaltėr, Mustafaraj, ka dalė me tė kuqe nga gjyqtari Sokol Jareci.
Ndeshja tjetėr e sė dielės, luajtur nė “Niko Dovana”, ėshtė mbyllur me fitoren 2-0 tė “djemve tė detit”, qė tashmė drejtohen nga Ylli Shehu. Hodo, nė minutėn e 24-t dhe Dushku nė minutėn e 34-t, kanė qenė autorėt e dy golave tė fitores durrsake, qė konsolidon pozitat nė mesin e artė tė klasifikimit, ndėrkohė qė Gramozi mbetet nė skajin fundor tė tabelės sė renditjes, nė vendin e parafundit. Nė kėtė 90-minutėsh, Teuta e Durrėsit ėshtė shfaqur mė kėmbėngulėse dhe e qartė nė lojėn e saj dhe, e ndihmuar edhe nga faktori “fushė”, ngaqė luante nė shtėpi, ka triumfuar me meritė.
Tė shtunėn janė luajtur dy dy ndeshjet e tjera, nė kuadrin e javės sė 21-tė tė superligės, pasi ishte ngritur sipari i saj tė premten, me sfidėn Laci-Flamurtari 3-2. Vllaznia e Shkodrės ka fituar njė ndeshje me gola dhe emocione tė shumta, ndaj Skėnderbeut, me rezultatin 3-2. Tė parėt kanė kaluar nė epėrsi miqtė nga Korca, qė nė minutėn e 7-tė, me anė tė Malindit, ndėrkohė qė “flakė pėr flakė”, nė minutėn e 8-tė, ka barazuar Belisha pėr vendasit. Dy gola tė shpejtė, qė kanė parathėnė njė ndeshje me plot emocione dhe luftė tė fortė sportive. Dhe kėshtu ka rezultuar, sepse golit tė dytė tė Vllaznisė, tė shėnuar nga Haxhibulic nė minutėn e 54-t, i ėshtė kundėrpėrgjigjur menjėherė, pas katėr minutash, Roshi, qė ka barazuar pėrkohėsisht shifrat nė 2-2. Minuta e 62-tė ka vendosur fatin e 90 minutave tė ndeshjes sė “Loro Boricit”, teksa Shtubina ka shėnuar golin e tretė dhe tė fitores pėr Vllazninė. Nė fakt, skuadra shkodrane, pas asaj fitoreje tė ēmuar me Tiranėn, javėn e shkuar, e ka kėrkuar me ngulm suksesin e dytė radhazi, si e vetmja mėnyrė pėr t’iu larguar fundit tė klasifikimit. Dhe e ka arritur, jo pa vėshtirėsi, duke triumfuar me Skėnderbeun e vendit tė fundit, por qė ka bėrė lėvizje tė konsiderueshme pėr tė mbijetuar. Mjafton tė kujtojmė se pėr tė dalė me 3 pikėt nga “Loro Borici”, presidenti Zeqo kishte vėnė nė dispozicion tė lojtarėve tė tij plot 15 milionė lekė tė vjetra, pėr tė kuptuar karikimin e Skėnderbeut. Pavarėsisht kėsaj, fitorja u ka buzėqeshur kuqebluve, qė tashmė kanė filluar tė marrin pak frymė mė lirisht.
Barazim i ēmuar i Apolonisė nė Krujė, ndaj Kastriotit vendas. Pas atyre problemeve tė mesjavės, ku klubi fierak akuzoi katėr lojtarė pėr pėrfshirje nė trukime ndeshjesh, Apolonia ka gjetur forca dhe qetėsinė e duhur psikologjike pėr tė barazuar nė Krujė, ndaj Kastriotit vendas, qė rrallė lė pikė nė shtėpinė e tij. I pari ka shėnuar Bėrkic, duke i kaluar nė epėrsi fierakėt, ndėrkohė qė ka barazuar Abazaj pėr vendasit. Rezultati 1-1 ka qenė edhe ai pėrfundimtar, qė ka lėnė mė tė kėnaqur Apoloninė, qė luante nė transfertė dhe vinte pas njė momenti jo tė mirė.
Krijoni Kontakt