Nuk dua te beje njeri te dyshoje po mesa shoh degjoj prek llogjikoj nuk e ndjej fare egzistencen e Zotit. E di qe nje Zot eshte ka qene i nevojshem se ndryshe si do ishte krijuar universi. Por a eshte ky arsyetim i mjaftueshem per te deshmuar egzistencen e Zotit? Si shpjegohet qe nje Zot kaq i madherishem qe te hudhe ne zjarr te perjetshem dike vetem se ka bere ca gabime ne kete jete? Eshte e pallogjikshme. Asnje person sado gabime te beje nuk i meriton torturat e perjetshme. Shume pjese te Kuranit jane kundershtuar nga shkenca moderne. Dhe nese do te egzistonte Zoti pse behet kaq provokues me njeriun duke kerkuar ta besoje pa e pare fare, pa i bere njerezit te ndjejne pranine e tij? Nuk e kuptoj me cte drejte e kerkon nje gje te tille prej njerezve te cilet kane 100 teori shkencore per zhvillimin e jetes dhe kerkon te na e mbushe mendjen vetem me nje; E krijova njeriun prej baltes. Nese Zoti do ishte i gjithedijshem do jepte shume informacione ne Kuran, me te medha se shkenca e jo banale. Nuk e di a keni lexuar ndonjehere Kuran. Me thoni nje pjese qe ju e mendoni si jo banale (jashte llogjikes se imponuar se cdo pjese e kuranit eshte e lartesuar). A nuk dyshoni se cdo gje eshte e indoktrinuar? A nuk mendoni se cdo besim ju eshte sugjestionuar psiqikes suaj prej fjalimeve qe keni degjuar prandaj keni tmerr nga mosbesimi sikur te ishte fatkeqesia me e madhe.
Krijoni Kontakt