NJĖ KONTRIBUT ME NJĖ KUPTIM TĖ VEĒANTĖ
- 600.000 USD - pėr njė kishė dhe njė xhami nė Kosovė -
Djegia e kishave dhe e xhamive nuk inkurajon drejtėsinė dhe paqen, sigurisht as progresin. Pėrkundrazi, na rikthen nė kohė dhe praktika, tė cilat e lanė Ballkanin nė prapambetje, nė pėrēarje dhe nė tragjedi.
Tė gjithė ata qė e implikojnė besimin nė aktet e dhunės, nė thelb dhunojnė frymėn e fesė. Cilido, sado tė drejtė tė kėtė, ai duhet tė respektojė shenjtėrinė dhe rolin qė kanė vendet e shenjta tė kultit. Ato duhet tė jenė qendra pajtimi dhe paqeje dhe jo vatra tė konservimit tė armiqėsive.
Vetėm me bashkekzistencėn paqėsore tė komuniteteve fetare mund tė ketė progres tė vėrtetė shoqėror. Nė Shqipėri, myslimanė dhe tė krishterė, kėtė parim pėrpiqemi tė respektojmė: tė bashkėjetojmė dhe tė bashkėpunojmė nė harmoni.
Kthjelltėsia e tolerancės fetare dhe forca e dashurisė duhet tė mposhtin urrejtjen e verbėr qė tė ēon nė konflikte tė njėpasnjėshme. Gjatė shekullit tė 21-tė, kudo dhe sidomos nė rajonin e Ballkanit, pavarėsisht nga komuniteti kombėtar apo fetar, tė cilit i pėrkasim, thirremi pėr tė luftuar pėr bashkekzistencė paqėsore, me respekt reciprok dhe solidaritet. Me kėtė bindje, Kryepiskopata Orthodhokse e Tiranės mori vendimin e mėposhtėm:
Ofrojmė 600.000 USD - pėr restaurimin e njė kishe dhe tė njė xhamie nė Kosovė - ose pėr ndėrtimin e njė qendre rinore qė do tė inkurajojė bashkekzistencėn paqėsore. Kjo shumė merret nga fondet qė kemi mbledhur me shumė mund pėr ndėrtimin e Katedrales nė Tiranė.
Transferimi i kėsaj shume do tė kryhet me kompetencė, me qėllim qė tė garantohet pėrdorimi i drejtė i saj, sipas kuptimit tė veēantė tė kėsaj iniciative.
Tiranė, mė 26.3.2004
+Anastasi
Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit
dhe i gjithė Shqipėrisė
Krijoni Kontakt