Close
Faqja 6 prej 41 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 405
  1. #51
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    NJĖ KONTRIBUT ME NJĖ KUPTIM TĖ VEĒANTĖ

    - 600.000 USD - pėr njė kishė dhe njė xhami nė Kosovė -

    Djegia e kishave dhe e xhamive nuk inkurajon drejtėsinė dhe paqen, sigurisht as progresin. Pėrkundrazi, na rikthen nė kohė dhe praktika, tė cilat e lanė Ballkanin nė prapambetje, nė pėrēarje dhe nė tragjedi.

    Tė gjithė ata qė e implikojnė besimin nė aktet e dhunės, nė thelb dhunojnė frymėn e fesė. Cilido, sado tė drejtė tė kėtė, ai duhet tė respektojė shenjtėrinė dhe rolin qė kanė vendet e shenjta tė kultit. Ato duhet tė jenė qendra pajtimi dhe paqeje dhe jo vatra tė konservimit tė armiqėsive.

    Vetėm me bashkekzistencėn paqėsore tė komuniteteve fetare mund tė ketė progres tė vėrtetė shoqėror. Nė Shqipėri, myslimanė dhe tė krishterė, kėtė parim pėrpiqemi tė respektojmė: tė bashkėjetojmė dhe tė bashkėpunojmė nė harmoni.

    Kthjelltėsia e tolerancės fetare dhe forca e dashurisė duhet tė mposhtin urrejtjen e verbėr qė tė ēon nė konflikte tė njėpasnjėshme. Gjatė shekullit tė 21-tė, kudo dhe sidomos nė rajonin e Ballkanit, pavarėsisht nga komuniteti kombėtar apo fetar, tė cilit i pėrkasim, thirremi pėr tė luftuar pėr bashkekzistencė paqėsore, me respekt reciprok dhe solidaritet. Me kėtė bindje, Kryepiskopata Orthodhokse e Tiranės mori vendimin e mėposhtėm:
    Ofrojmė 600.000 USD - pėr restaurimin e njė kishe dhe tė njė xhamie nė Kosovė - ose pėr ndėrtimin e njė qendre rinore qė do tė inkurajojė bashkekzistencėn paqėsore. Kjo shumė merret nga fondet qė kemi mbledhur me shumė mund pėr ndėrtimin e Katedrales nė Tiranė.

    Transferimi i kėsaj shume do tė kryhet me kompetencė, me qėllim qė tė garantohet pėrdorimi i drejtė i saj, sipas kuptimit tė veēantė tė kėsaj iniciative.

    Tiranė, mė 26.3.2004
    +Anastasi
    Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit
    dhe i gjithė Shqipėrisė
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #52
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    E kaluara historike

    Anastas Janullatos lindi mė 4 nėntor tė vitit 1929, nė njė familje besimtarėsh orthodhoksė nė Greqi. Ai u rrit me besim dhe gjatė viteve tė formimit merrte pjesė nė mėnyrė aktive nė Kishė. Nė fillim atij i pėlqente matematika dhe gjatė viteve tė adoleshencės ai dėshironte tė vazhdonte studimet nė kėtė shkencė. Idetė e tij ndryshuan me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore. Gjatė viteve tė luftės, Anastasi filloi tė pėrjetonte besimin e tij nė njė mėnyrė mė personale. Ai ishte dėshmitar i shumė vuajtjeve dhe shkatėrrimeve tė luftės. Brenda kaosit mundi tė gjente kuptim vetėm duke gėrmuar thellė nė besimin e tij. Qė bota dhe vendi i tij tė shpėtonte nga tė kėqijat e luftės si dhe nga pasojat e luftės civile nė Greqi, Anastasi kuptoi nevojėn urgjente pėr njė mesazh paqeje tė brendėshme, paqeje qė vjen nėpėrmjet Jisu Krishtit.

    Kjo pėrvojė e drejtoi Anastasin qė tė braktiste dėshirat e tij pėr fushat e tjera tė studimit dhe tė ndiqte teologjinė. Kaq drithėruese ishte kjo dėshirė sa qė ai thonte: ''Pėr mua nuk mjaftonte t'i jepja diēka Perėndisė, duhej t'i jepesha plotėsisht Atij. Doja qė e gjithė qėnia ime tė jetonte nė Krishtin''. Prandaj nė vitin 1947, ai filloi Fakultetin Teologjik nė Universitetin e Athinės, ku u diplomua shkėlqyeshėm nė vitin 1951.

    Pas shėrbimit ushtarak, Anastasi u bashkua me vėllazėrinė “ZOI” (JETA), njė organizatė fetare e pėrqendruar nė rilindjen shpirtėrore tė Kishės nė Greqi. Pėrgjegjėsitė qė kishte ai pėrfshinin misionin pėr tė rinjtė e vendit tė tij. Ai u bė udhėheqės i lėvizjeve studentore, kampeve tė adoleshentėve dhe luftoi ta bėnte besimin orthodhoks tė vėrtetė dhe tė prekshėm pėr tė rinjtė qė kishte pranė. Nėpėrmjet kėtyre pėrvojave, Anastasi zbuloi ndikimin qė patėn kėto programe mbi Kishėn nė njė shkallė tė gjerė. Ai kuptoi se pa njė shėrbim tė tillė misionar, Kisha Orthodhokse humbiste qėllimin dhe sė fundi zvogėlohej.

    Gjatė kėtyre viteve, Anastasi mori pjesė gjithashtu nė njė lėvizje ndėrkombėtare rinore orthodhokse tė quajtur “Syndesmos”. Ai shėrbeu si Sekretar i Pėrgjithshėm gjatė viteve 1958 – 1961 dhe pastaj si Zėvendėspresident nga viti 1964 – 1978. Gjatė kėsaj kohe u takua me udhėheqės tė tjerė tė rinj qė kishin tė njėjtin zell pėr tė shpallur Ungjillin. Sė bashku ata filluan tė kuptojnė se Krishti asnjėherė nuk mund tė kėnaqej nga shpallja e Ungjillit vetėm brenda Kishės. Urdhėrimi i Tij fillestar ishte qė tė shkonin nė tė gjithė kombet. Prandaj, misionet nuk janė vetėm tė brendshme, por edhe tė jashtme. Urdhėrimi i Madh i sė kaluarės ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe pėr tė tashmen. Nė atė kohė Anastas Janullatos shkruante:

    “Kisha pa mision ėshtė njė kundėrshtim termash... Nėse Kisha ėshtė moskokėēarėse ndaj punės apostolike qė i ėshtė besuar, ajo mohon veten, kundėrshton veten dhe thelbin e saj dhe tradhėton betejėn qė bėn. Kisha qė qėndron nė vend, kisha sė cilės i mungon vizioni dhe pėrpjekja e vazhdueshme pėr tė shpallur Ungjillin tė pa pagėzuarve, vėshtirė se mund tė njihet si njė Kishė e Shenjtė, e Pėrgjithshme dhe Apostolike, sė cilės Zoti i besoi vazhdimėsinė e veprės sė Tij”.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #53
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Kryepeshkopi Anastas: Nuk jeni komb tipik musliman

    --------------------------------------------------------------------------------

    Intervistoi: Auron Dodi
    18-05-2007


    Kryepeshkopi Janullatos, rrėfen ardhjen dhe arsyet e qėndrimit nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare dhe komenton pėrqindjet e pėrkatėsive fetare

    Janullatos: Pse rri nė drejtimin e Kishės

    "Unė pyeta vetėm ortodoksėt, nuk pyeta myslimanėt dhe ateistėt, nėse juve u pėlqen tė rri kėtu"

    Mė kėrkuan ortodoksėt shqiptarė qė tė rri kėtu". Kėshtu e nis rrėfimin kryepeshkopi Janullatos, nė lidhje me debatin qė ka nisur mes klerit Ortodoks pėr drejtimin e kishės nga njė kryepeshkop jo shqiptar. Nė njė intervistė pėr radion "Dojēe Vele", kryepeshkopi Janullatos rrėfen si rrallė herė arsyet qė e detyrojnė tė rrijė kėtu. Ndėrkohė qė shton se nuk mund tė flasin pėr punėt e kishės Ortodokse deputetėt apo njerėz qė janė myslimanė. Janullatos rrėfen edhe punėn e tij gjatė kėtyre viteve nė kishėn Ortodokse, duke hedhur poshtė dhe akuzat pėr greqizim tė kishės shqiptare. Sipas tij, numri i priftėrinjve grekė ėshtė shumė mė i vogėl nė krahasim mė ata shqiptarė.

    Fortlumtuaria juaj gjatė gjithė kohės qė ju keni qenė nė krye tė kishės shqiptare ka vazhduar tė jetė e pranishme nga zėra kritikė pyetja se: Pėrse nė krye tė Kishės Shqiptare Autoqefale duhet jetė njė grek? Kjo ėshtė shoqėruar me njė drojė se kisha shqiptare do tė humbas karakterin e saj autoqefal. Kritikėt kanė pėrmendur kohėt e fundit ēėshtje tė tilla si metropolitani i njė rrethi jugor tė Shqipėrisė ėshtė sėrish njė grek, tani grekėt po pėrpiqen tė vėnė njerėzit e tyre nė krye tė kishės dhe po e greqizojnė plotėsisht kishėn shqiptare. Cila ėshtė pėrgjigja juaj?



    Kur erdha nė Shqipėri, erdha nė kėtė vend si ambasador i patrikanės Igumenike pėr tė parė se ēfarė ka mbetur. Pastaj ishin shqiptarėt ortodoksė ata qė mė kėrkuan tė qėndrojė nė Shqipėri. Unė nuk qėndrova vetė. Kur erdhi koha qė tė kthehesha nė Greqi, sepse tashmė isha profesor i rregullt i universitetit tė Athinės, dhe isha edhe metropolitan, kisha njė punė tė tėrė pėr tė bėrė dhe do tė kandidoja pėr Akademinė e Athinės. Atėherė shqiptarėt mė thanė: "Do tė ikni tani, kur ju i dini hallet dhe vėshtirėsitė tona"?!. Kėshtu qė u ndodha pėrpara njė dileme. Nuk ishte diēka qė e zgjodha vetė. Dhe pėrgjigja ime ishte, e para, nėse ju vėrtet e doni kėtė? Dhe unė pyeta vetėm ortodoksėt, nuk pyeta myslimanėt dhe ateistėt nėse juve u pėlqen kjo.

    Dhe nėse Patrikana Igumenike e pranon vėrtet kėtė dhe nėse qeveria e pranon vėrtet kėtė. Atėherė kėto janė tri predispozita qė do tė mė drejtojnė mua pėr vendimin tim. Pastaj, njė pėrfaqėsi zyrtare e kishės sė Shqipėrisė shkoi te patrikana dhe i kėrkoi qė i dėrguari i patrikanės tė qėndrojė tek ne dhe tė na organizojė. Ky ishte fillimi. Nuk ishte njė situatė ku njeriu shkon tė marrė pushtet. Dhe kur ti nis kėtėdhe nuk gjen gjė, nuk ėshtė njė pozitė pushteti, ėshtė njė pozitė shėrbimi dhe sakrifice. Kjo ėshtė njė gjė qė ata nuk e kuptojnė. Ti nuk vjen nė Athinė ku ke tė gjitha mundėsitė financiare e kėshtu me radhė, e tė jesh i pushtetshėm, i fuqishėm. Ti vjen nė Shqipėri pėr tė ndėrtuar nga asgjėja. Asgjėja, ose ajo qė unė pėrshkrova mė parė. Dhe kjo ėshtė arsyeja se pėrse ortodoksėt e Shqipėrisė kur ne kishim kėtė plan pėr Kushtetutėn nė vitin 1994, e cila pėrmbante njė paragraf pėr kryepeshkopin ortodoks, ishin shqiptarėt qė mblodhėn mijėra, nuk mė kujtohet numri i saktė, qė mblodhėn shumė "jo", pėr tė kėrkuar qė ne nuk duhet tė votojmė pėr kėtė Kushtetutė. Kriza shumė herė nuk vjen nga komuniteti ortodoks. Kur ju flisni pėr autoqefalinė, meqenėse kjo ėshtė njė fjalė greke, le tė shohim se ēfarė do tė thotė ajo. Fjala ėshtė autosefalos edhe prej atyre qė nuk janė ortodoks ne nuk mund ta pranojmė se deputetėt, qė janė mysliman ose ateistė, t'i tregojnė rrugėn ose t'i japin kėshilla kishės ortodokse. Kisha ortodokse e Shqipėrisė ka shumė njerėz patriotė, shumė tė rėndėsishėm dhe shumė seriozė. Ata kanė mundėsi tė vendosin.

    Dhe kjo kritikė qė thatė ju vjen nga disa zėra tipikė pėr zėrat radikalė, qė shikojnė rreziqe dhe shikojnė armiq. Cila ėshtė saktėsisht kritika? Kam lexuar disa artikuj, jo shumė kohė mė parė nė ta thuhej, nuk dėshiroj tė pėrdor emra, por nė ta thuhej, se ka kaq shumė priftėrinj grekė. Sa priftėrinj grekė ka tani nė Shqipėri? Tre. Janė shumė kėta tre! Pyet sa ka nė kishėn Romano Katolike? Sa murgj dhe sa murgesha ka atje? Sa shumė mijėra janė nga Komuniteti mysliman? Ka njė tendencė pėr tė thėnė gėnjeshtra. Gėnjeshtra tė kulluara. Tė pyes sėrish, sa priftėrinjtė janė kėtu? Dhe kur flasim pėr kishėn, kisha nuk ėshtė vetėm Kryepeshkopi. Kisha janė peshkopėt, priftėrinjtė, 136 priftėrinj shqiptarė qė erdhėn prej asgjėsė. Kryepeshkopi i edukoi ata, u pėrpoq t'i mbėshtesė ata apo familjet e tyre gjatė kohės sė shkollimit, dhe tani ai ėshtė njė ndihmues pėr t'u ofruar atyre njė jetė me dinjitet, dhe pėr kėtė ēėshtje e gjithė kisha ortodokse, ne jemi njė e vetme. Atėherė ku ėshtė saktėsisht problemi. Kėshtu qė unė nuk i kuptoj frikėrat. Natyrisht le tė jemi pak mė tė saktė dhe mė provokativė. Natyrisht qė ka njerėz qė shohin nė mėnyrėn e vjetėr me dyshim qė kryepeshkopi ėshtė njė i huaj. Unė asnjė herė nuk i kam bėrė bisht tė them. Ėshtė e qartė se unė nuk kam lindur nė Shqipėri. Nganjėherė me humor unė them se nuk ėshtė faji im se ku kam lindur. Ishte ndoshta faji i prindėrve tė mi dhe prindėrit e mi, siē mund ta dini, vijnė nga Preveza.

    Megjithatė ku qėndron ekzaktėsisht problemi? Unė nuk jam nė Shqipėri pėr tė ngritur njė koloni. Tė gjithė njerėzit qė kanė qenė kėtu e dinė se nė kohė kritike unė e kam ngritur i vetėm zėrin tim kundėr shumė prej atyre gabimeve qė ata dėgjonin kėtu. Njerėzit qė i dinė punėt nga brenda, e kuptojnė shumė qartė se nuk ka kontribut mė tė rėndėsishėm se i kishės ortodokse dhe i kėtij kryepeshkopi. Unė jam i vetėm, vizioni im ėshtė saktėsisht tė shoh brezin e ri tė marrė udhėheqjen. Kjo ėshtė saktėsisht perspektiva. Mė thuaj sa njerėz nga Shqipėria janė graduar kryepeshkopė nė kishėn Romane Katolike apo te protestantėt? A mund t'i gjesh? Mua nuk mė pėlqen tė flas pėr kėtė. Unė kam njė dėshirė dhe respekt tė thellė pėr vėllezėrit dhe motrat e mia atje. Por e pėrmend kėtė pėr tė vendosur vetėm kontakte. Nuk kemi diēka specifike. Ka njerėz qė nuk mund t'i kuptojnė motivet se pėrse ndodhet kėtu kryepeshkopi. E vetmja mundėsi qė disa po pėrpiqen tė thonė tani ėshtė, nė mėnyrė qė tė kuptosh kryepeshkopin Anastasios ju duhet tė kuptoni qėndrimin e Nėnė Terezės. Nėnė Tereza e la Ballkanin dhe shkoi nė Indi. Ajo ishte njė person i besimit dhe i dashurisė. Kryepeshkopi la vendin e tij dhe mundėsitė e bukura qė kish nė Greqi dhe nė tė gjithė botėn dhe erdhi nė Shqipėri pėr tė ndarė me ne vėshtirėsitė, dhimbjen, problemet. Natyrisht, por njerėz qė nuk besojnė te Zoti dhe njerėz qė nuk besojnė te dashuria, ėshtė e pamundur tė kuptojnė. Ata pėrpiqen tė bėjnė analizėn e gjithė kėsaj me analizėn e teorisė marksiste.

    Mendoni se mund ta gjejmė shpjegimin nė histori me projektimin nga kritikėt tė njė tė kaluare historike nė situatėn aktuale?
    Ka gjithashtu njė shpjegim tjetėr, qė ata nuk janė shumė tė lumtur me zhvillimin e Kishės Ortodokse dhe gjithė zhvillimin qė ajo ka tani nė jetėn sociale. Shumė nga ata qė menduan se kisha ortodokse ka vdekur dhe le tė ecim nė kėtė drejtim, por kisha ortodokse ėshtė e gjallė. Ky ėshtė njė kontribut i madh pėr Shqipėrinė. Sepse tani nė Shqipėri ju nuk keni tė bėni me njė komb tipik mysliman. Ne jemi njė shoqėri multifetare dhe kjo madje e ndihmon Shqipėrinė drejt Bashkimit Evropian. I gjithė ky zhvillim ka qenė shumė i rėndėsishėm. Nė fillim tė viteve 1990 shumė njerėz, kuptohet, qė menduan se pėr tė pasur njė identitet duhet tė kemi njė identitet tė ndryshėm nga ai i fqinjėve tanė. Por ishte naive, Shqipėria nuk ėshtė nė Arabinė Saudite apo nė Afrikė, por ėshtė nė Ballkan dhe Kisha Ortodokse ėshtė njė urė me fqinjėt. Nuk ėshtė kėrcėnim, por ėshtė bekim, kur ne shkojmė pėr shembull nė Rumani dhe ata e shohin qė gjuha shqipe flitet nė Rumani, nė Rusi nga peshkopi grek, i cili flet shqip, kremton atje me patriarkun dhe me njerėzit e tjerė. Ēdo njeri qė e di, dhe ortodoksėt i dinė shumė mirė kėto detaje.

    Sa e fortė ėshtė nga pikėpamja islamike Shqipėria nė tė vėrtetė?
    Ne nuk kemi statistika. Ju e dini se statistikat e fundit zyrtare janė tė Luftės II Botėrore. Nė kėtė periudhė, nga burimet italiane jepen kėto shifra, 68 pėr qind myslimanė syni dhe bektashinj, 22 pėr qind ortodoksė dhe 10-11 pėr qind roman katolik. Por kėto shifra janė shumė relative. Ėshtė shumė interesante qė nė kujtimet e Stalinit ka njė diskutim mes Stalinit dhe Enver Hoxhės, ku Stalini e pyeti Hoxhėn se sa ortodoksė ndodhen nė vendin tuaj, dhe pėrgjigja e tij ishte rreth 30 pėr qind. Ata nuk kanė qenė kaq tė saktė nė shifra, dhe sot ka njerėz qė nuk janė kaq tė saktė nė shifra. Por ėshtė e qartė se pas periudhės sė komunizmit jo ēdo njeri u bė fetar. Ka shumė njerėz tani qė thonė "faleminderit, ne nuk u pėrkasim komuniteteve fetare".

    E kam fjalėn pėr qėndrimin e tyre jo vetėm nė shifra. Sa tė fortė janė myslimanėt shqiptarė nė qėndrimin e tyre?
    Besoj se pėr kėtė duhet pyetur Komuniteti Mysliman. Por ajo qė dua tė them se gjatė gjithė kėtyre viteve, ju folėt pėr kontributin tim qė nga fillimi nė njė kohė shumė kritike, unė insistova pėr vėllazėrinė mes udhėheqėsve tė ndryshėm fetarė. Gjatė periudhės qė kemi pasur gjithė kėto shqetėsime nė Bosnjė- Hercegovinė, nė Shqipėria pėrjetonte marrėdhėnie ekselente nėpėrmjet feve. Qė prej fillimit ne nisėm tė kemi jo vetėm tolerancė. Tolerancė tingėllon disi arrogante. Ē'domethėnė arrogancė tė tolerosh tė tjerėt, pse duhet tė tolerosh. Nuk duhet tė flas unė pėr tolerancė, ne folėm pėr bashkėpunim vėllazėrim. Dhe ky ėshtė me tė vėrtetė njė kontribut i madh pėr shoqėrinė shqiptare dhe natyrisht shumė njerėz thonė se ky ėshtė i vetmi vend nė Ballkan qė kemi kėto marrėdhėnie.

    Marrė nga Radio "Dojēe Vele"
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #54
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ja njihni apo s`ja njihni shtetesine ju kundershtaret e Kryepiskopit, neve orthodhokseve aq na ben. Ai eshte dhe do te jete ne krye te Kishes Orthodhokse deri ne fund te jetes se Tij. Madje edhe pas vdekjes do te varroset ne Manastirin e Shen Vlashit. Ai e ka zgjedhur bile edhe pasardhesin e Tij, i cili eshte nxenes dhe pasues e denje i Kryepiskopit tone.
    Nuk kemi nevoje per shtetesite tuaja. Kryepiskopi yne tanime eshte dhe ndihet shqiptar.
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Edhe dicka tjeter, Kostandinopoja (kisha) nuk asht drejtuese e kishes Ortodokse botnore, bile nuk drejton as kishen Greke , Ortodoksit jon te percare ne Kishe Sllave qe asht dhe kisha ma e madhe , kishe Grekobizantine, kishe Armene

    Kisha Greke asht drejtuese e kishes Shqiptare

    Kjo kishe (Greke) asht e mvarun nga shteti Grek, pra nuk ka pasuri, financohet plotesisht prej shtetit dhe natyrisht i sherben ktij shtet, ni prift Grek asht thjesht nje punonjes i administrates Greke

  6. #56
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Ai i dha shpresė vendit tė tij

    Historia e Kryepiskopit Anastas Janullatos - Artikull i revistės sė njohur “Parade”, botuar nė SHBA

    - nga Nicholas Gage -

    “Ne nuk duhet tė humbasim asnjė ditė tė vetme.”

    Njė plumb ka mbetur nė dritaren e zyrės spartane tė Kryepiskopit Anastas nė Tiranė, i ndaluar nė fluturimin e tij nga xhami i dyfishtė. Ai ėshtė shtėnė nga njė snajper gjatė trazirave politike tė vitit 1997, qė e shtynė Shqipėrinė - njė vend me shumicė myslimane - nė kaos dhe kur jeta e Tij rrezikohej shumė. Kryepiskopi thotė: “E kam lėnė aty, pėr tė mė kujtuar sė jeta mund tė mbarojė nė njė sekondė. Ne nuk duhet tė humbasim asnjė ditė tė vetme’’. Pak njerėz i pėrdorin ditėt e tyre si Kryepiskopi Anastas. Delikat por energjik, hierarku 73-vjeēar i ka kaluar kėta 12 vjetėte fundit, duke kapėrcye r pengesat e pamata, pėr tė arritur njė mrekulli tė prekshme nė njė nga vendet mė tė varfra tė Europės.

    Gjatė regjimit komunist, qė zgjati nga 1944-1990, Shqipėria - njė vend me 3,5 milion banorė nė veri tė Greqisė, u bė vendi i vetėm nė botė qė ndaloi ēdo formė ushtrimi tė fesė. Edhe vetėm bėrja e kryqit mund tė tė ēonte nė burg. Ēdo kishė a xhami u shkatėrrua apo u kthye pėr pėrdorim sekular dhe Shqipėria u izolua nga pjesa tjetėr e botės.

    Nė dyzinėn e viteve qė Anastasi ndodhet nė Shqipėri, ai jo vetėm qė ringjalli Kishėn Orthodhokse, por dhe frymėzoi njė popull tė hidhėruar dhe tė keqtrajtuar. “Nuk mė vjen nė mend asnjė tjetėr qė tė ketė kontribuar mė shumė nė rilindjen e Shqipėrisė si njė vend i lirė Europian sesa Kryepiskopi Anastas”, - thotė Kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano.

    Si ish-profesor universiteti, qė ndihmoi tė rilindte njė popull tė goditur nga dekadat e diktaturės sė pamėshirshme, Ai u ofron njė mėsim tė fuqishėm amerikanėve, qė po pėrballen me tė njėjtėn sfidė nė Irak. “Tani, irakenėt, si shqiptarėt kur unė erdha kėtu, janė dyshues dhe jo miqėsorė, sepse ata kanė jetuar pėr shumė kohė nėn frikė dhe shtypje, - thotė Kryepiskopi Anastas. - Sekreti pėr tė ndryshuar kėtė sjellje ėshtė qė tė tregohet, se amerikanėt tregojnė kujdes dhe se amerikanėt tregojnė kujdes dhe respekt pėr ta. Respekti pėr tjetrin ėshtė njėkohėsisht esenca e Krishtėrimit dhe e Demokracisė. Ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme t’i qėndrosh besnik kėtij parimi nė vendet ku ka pėrplasje kulturash.”.

    Pas rėnies sė komunizmit, Kryepiskopi Anastas u dėrgua nė Shqipėri mė 1991 nga Patriarku Ekumenik i Konstandinopojės, lideri shpirtėror i tė Krishterėve Orthodhoksė, pėr tė parė gjendjen nė tė cilėn ndodhej besimi nė vend. Ai gjeti 1600 kisha tė shkatėrruara dhe vetėm 22 priftėrinj tė moshuar ende gjallė, nga 440 qė kishin shėrbyer nė Shqipėri para komunizmit.Por shqiptarėt ishin kaq tė dėshiruar pėr liri besi mi, dhe shumė prej tyre mblidheshin pėr shėrbesa nė vendet ku asgjė nuk kishte mbetur nga kishat e tyre tė mėparshme, veē kambanave tė thyera.

    Kėshtu, Patriarku i kėrkoi Anastasit tė qėndronte dhe tė rindėrtonte vetė ai Kishėn Orthodhokse. Kur propozimi i tij u bė i ditur, shumė dyshonin se shkollari delikat - i lindur Anastas Janullatos nė Pire tė Greqisė - mund ta pėrballonte sfidėn. Dy atake tė rėnda tė malaries e kishin detyruar tė linte misionin e Tij nė Afrikėn Lindore, por ai vazhdoi tė jepte mėsim dhe tėshkruante libra, pėrfshirė edhe njė studim tė respektuar pėr Islamin.

    Kur thirrja erdhi pėr tė shkuar nė Shqipėri, “tė gjitha arsyet mė thonin se ishte njė mision pa asnjė shans”, thotė Kryepiskopi Anastas, i cili flet pesė gjuhė tė huaja, pėrfshirė dhe anglisht. “Mua m’u kėrkua tė ringjallja Kishėn pa asnjė mbėshtetje financiare, nė njė vendnė nevojė, qė po kalonte njė tranzicion tė ashpėr politik. Unė duhet tė mėsoja njė gjuhė tė huaj tė vėshtirė nė moshė tė thyer, tė jetoja nė kushte tė vėshtira, pa pritur tė kisha siguri kundėr kėrcėnimeve pėr jetėn time. Ēdokush tha se do tė isha i ēmendur tė qėndroja .”

    Pastaj, thotė, ai pa dėshpėrimin nė fytyrat e shqiptareve qė takoi. “Mendova, Kush do t’i ndihmojė kėta njerėz? Kush do t’u japė atyre shpresė?” Unė e dija qė kjo ishte njė sprovė dhe unė i thashė vetes: “Nė qoftė se ti ke besim, qėndro dhe pėrpiqu. Nė qoftė se jo, kthehu nė shtėpi”.

    Kėshtu ai qėndroi. Gjatė dekadės nė vazhdim Kryepiskopi kapėrceu shekuj problemesh etnike dhe fetare, pėr tė ngritur njė Kishė tė re nė tė gjithė vendin. Ai ndėrtoi 83 kisha, restauroi 140 kisha tė tjera tė rrėnuara, restauroi pesė manastire dhe ndėrtoi njė seminar, njė shtėpi pėr murgeshat dhe njė seli pėr Kryepiskopatėn.

    “Qė nė fillim, ai u pėrpoq jo vetėm pėr ringjalljen e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, por edhe pėr t’u shėrbyer gjithė shqiptarėve - duke ndėrtuar shkolla, klinika mjekėsore, qendra rinie, shtėpi fėmijėsh, kopshte dhe kampingje, - thotė At Lukė Veronis, 38 vjeē, njė prift orthodhoks nga Pensilvania, qė ka punuar me Kryepiskopin pėr 9 vjet. - Tė gjitha janė tė hapura pėr tė gjithė - tė krishterė, myslimanė, jobesimtarė.”.

    ***

    “Pėrparėsia jonė mė e madhe ėshtė rinia”, shpjegon Anastasi, i cili po qetėsonte njė grup fėmijėsh fshati, tė cilėt po prisnin nė radhė tė mjekoheshin nė njė klinikė dentare lėvizėse, duke u ulur ai i pari pėr tė kontrolluar dhėmbėt.

    Admirimi qė ai ka fituar nga gjithė shqiptarėt e shpėtoi misionin e Tij - dhe ndoshta dhe jetėn e Tij - mė shumė se njė herė. Meqenėse ai erdhi nga Greqia, e cila ka probleme kufitare me Shqipėrinė dhe pse mbrojti tė drejtat e minoriteteve, duke pėrfshirė grekėt etnikė, ai ishte objekt i sulmeve tė egra.

    Nė vitin 1994 - nė njė pėrpjekjepėr ta larguar Anastasin - presidenti i parė i Shqipėrisė i zgjedhur nė mėnyrė demokratike, Sali Berisha, projektoi njė kushtetutė, nė tė cilėn kėrkohej qė kreu i Kishės Orthodhokse duhej tė ishte i lindur nė Shqipėri dhe tė jetonte atje prej 20 vjetėsh. Kushtetuta u hodh nė referendum; tė gjithė ishin tė sigurt qė do tė aprovohej, sepse kishte mbėshtetjen e qeverisė. Kryepiskopi bėri gati valixhet. Por, pėr ēudinė e tė gjithėve, kushtetuta u rrėzua; Shqiptarėt e tė gjitha besimeve tė mėdha kishin votuar kundėr saj.

    Me kalimin e kohės, Kryepiskopi fitoi dhe admirimin e Sali Berishės, i cili ėshtė edhe lideri aktual i partisė mė tė madhe opozitare. “Unė respektoj ato qė ai ka arritur, veēanėrisht pėr ringritjen e Kishės Orthodhokse”, - thotė tani dr. Berisha, njė kirurg zemre.

    Pasi i mbijetoi referendumit, Anastasi pėrballoi shumė problemenė kaosin e vitit 1997, kur nė Shqipėri ranė skemat piramidale, nė tė cilat shumica e shqiptarėve kishin investuar. Tė gjithė tė huajt, me pėrjashtim tė 20 vetėve, lanė vendin; mbisundoi anarkia; u shpėrthyen depot ushtarake dhe u morėn njė milion armė. Nata ndriēohej nga armėt qė shkreheshin. Kryepiskopi u shfaq nė radio e televizor, duke bėrė thirrje pėr qetėsi dhe nxitur shpresė. “Erdhėn punonjės ndėrkombėtarė tė ndihmave dhe tė gjithė ne, pėrfshirė edhe Kryepiskopin, shpėrndanim ushqime pėr familjet nė nevojė, nganjėherė duke udhėtuar tetė orė deri nė ndonjė fshat tė humbur”, - thotė Penny Deligiannis, e cila drejtoi ushtrinė humanitare tė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri.

    “Ēdo natė hapnin zjarr mbi zyrėn dhe rezidencėn time, - rikujton Kryepiskopi, - por, pėr fat asnjė nuk u godit, faleminderit Perėndisė”.

    Pavarėsisht nga rreziku, Ai beson se kjo pėrvojė e solli atė mė pranė shqiptarėve: “Ajo provoi se ne nuk jemi kėtu vetėm pėr tė luajtur Samaritanin e mirė, por pėr tė jetuar me ta, pėr tė ndarė rrezikun qė ata pėrballojnė dhe pėr t’u treguar, se dhe nė kohėn mė tė vėshtirė, kishte gjithmonė shpresė.”

    Dy vjet mė vonė, mijėra shqiptarė nga Kosova u derdhėn nė vend, kur forcat serbe i sulmuan. “Ne ndihmuam sa mė shumė tė ishte e mundur nga ata, duke ditur qė shumica ishin myslimanė”, - thotė Anastasi. - Mblodhėm mė shumė se 12 milion dollarė pėr tė ndėrtuar kampe pėr tė strehuar, ushqyer e kujdesur pėr rreth 33mijė refugjatė.

    Kėto pėrpjekje ndihmuan tė forcohen marrėdhėniet e Kryepiskopit Anastas me shqiptarėt myslimanė. “Ne pėrpiqemi tė tregojmė, se komunitetet fetare mund tė shkojnė sėbashku dhe tė ndihmojnė njėra-tjetrėn,- thotė Anastasi. - Islami ka mundėsi tė bėhet shumė agresiv ose shumė i moderuar. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė shmangim rėnien e institucioneve fetare nė duart e fanatikėve”.

    Sulmi ndaj Irakut ka shqetėsuar Arabėt, beson ai. “Ata ndihen tė prekur, por nėse Amerika tregon se ėshtė e sinqertė nė respektimin e lirisė dhe fesė sė popullit iraken, qėndrimi i botės myslimane do tė pėrmirėsohet ndjeshėm.”

    Pėr tė ndihmuar shqiptarėt myslimanė Kryepiskopi pėrdori deri nė limit burimet e Tij, tė cilat vijnė tėrėsisht nga donacione. Njė shembull ėshtė klinika mjekėsore nė Tiranė, ku kujdesen pėr 3000-4000 vetė nė muaj, shumica myslimanė. “Asnjė nuk ėshtė kthyer mbrapsht, - thotė Charles Linderman, 37 vjeē, mjek amerikan qė vjen nga Cleveland-i, i cili drejton sektorin e kirurgjisė, - dhe unė e di qė ende janė lėnė kisha tė pandėrtuara, nė mėnyrė qė tė funksiononte klinika.” Ndėrmjet pacientėve kanė qenė vejusha dhe vajzae diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili nxori tė jashtėligjshme fenė.

    Kryepiskopi Anastas ėshtė i guximshėm edhe me tė krishterėt e tij orthodhoksė: “Kur ne filluam seminarin tonė, tė gjithė u ēuditėn qė pranuam studente femra, - kujton Ai. - Ne na duheshin ato tė drejtonin programe dhe tė jepnin mėsim, por gjithashtu, unė besoj se gratė mund tė lozin njė rol mė tė madh nė jetėn e Kishės”.

    Si rezultat i kėsaj largpamėsie dhe arritjeve tė tij, Kryepiskopi ka tėrhequr nė Shqipėri amerikanė dhe evropianė - pėrfshi kėtu mjekė, infermiere, arkitektė, priftėrinj dhe deri ekspertė kompjuteri - qė e ndihmojnė nė punėn e Tij.

    Projekti mė ambicioz i Anastasit, tė cilin ai e sheh si kurorėzim tė misionit tė Tij nė Shqipėri, ėshtė tė rindėrtojė njė Katedrale Orthodhokse nė Tiranė, pėr tė zėvendėsuar atė qė ishte shkatėrruar nga komunistėt. Emri qė ka zgjedhur pėr katedralen mishėron atė ēka ai ka bėrė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt - “NGJALLJA’’.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #57
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Kryepiskopi Anastas zgjidhet Zėvendėspresident i Konferencės Evropiane tė Kishave

    Nentor 2003

    Para pak ditėsh, Konferenca Evropiane e Kishave bėri zgjedhjen e organeve tė reja drejtuese tė saj. President u zgjodh Jean-Arnold Clermont, president i Federatės Protestante tė Francės. Zėvendėspresidentė u zgjodhėn Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e Tij Anastasi dhe Margarethe Isberg, nga Suedia. Konferenca Evropiane e Kishave ėshtė organizata mė e madhe fetare nė Evropė, e cila pėrfshin 125 kisha orthodhokse, protestante etj., dhe ka njė bashkėpunim tė ngushtė edhe me Kishėn Katolike.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #58
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Kryepiskopi Anastas merr titullin "Qytetar Nderi i Tiranės"


    Tė premten paradite, mė datė 23 dhjetor 2005 nė hotel “Sheraton” nė kryeqytet, Bashkia e Tiranės organizoi ceremoninė e dhėnies sė titullit “Qytetar Nderi i Tiranės”, krerėve tė komuniteteve fetare nė Shqipėri, me shėnimin: “Krerėve fetarė nė Shqipėri pėr kontributin e tyre tė jashtėzakonshėm pėr harmoninė ndėrfetare, rikthimin e besimit nė mbarė vendin si dhe pėr kapėrcimin me urtėsi tė situatave tė vėshtira politike”.

    1) Ish-kryetari i Komunitetit Musliman nė Shqipėri, Haxhi Hafiz Sabri Koēi (pas vdekjes).

    2) Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, Prof. Dr. Anastasi

    3) Monsinjor Rrok Mirdita, Arqipeshkv i Mitropolitisė sė Tiranės dhe Durrėsit

    4) Baba Reshat Bardhi, Kryetar i Komunitetit Bektashi



    Kjo ceremoni u kryesua nga Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, z. Edi Rama. Nė fjalėn e tij, kryetari Rama ndėr tė tjera tha: “… Pėrfaqėsuesit e klerit shqiptar janė njerėz qė meritojnė jo thjesht dhe vetėm nderimin e kryeqytetasve pėr ēka bėjnė nė suazėn e besimit qė ata pėrfaqėsojnė. Ata meritojnė nderimin e kryeqytetasve nė radhė tė parė pėr sakrificat dhe durimin e pashoq pėrmes tė cilėve ata mundėn tė ngrenė tempujt e besimit nė shkretėtirėn morale tė fillimviteve 90-tė. Unė besoj qė qėndrimi i kėtyre qytetarėve mė tė rinj tė nderit tė Tiranės, ėshtė njė qėndrim qė i kapėrcen kufijtė e ēdo komuniteti fetar dhe ēdo vathe besimtarėsh, ėshtė njė qėndrim qė reflekton dashuri dhe tolerancė edhe tek qytetarėt laikė, tė cilėt falė kėsaj bashkėjetese dhe kėsaj paqeje tė garantuar brenda dhe ndėrmjet komuniteteve fetare ndjehen jo vetėm tė pakėrcėnuar nga ato simptoma destabiliteti qė gjenden rėndom nė botėn e sotme, nė ato vende ku besime tė ndryshme pėrplasen me njėra-tjetrėn pėr shkak devijacionesh, por mbi tė gjitha gjenden tė rrethuar nga dashuria dhe paqja qė pėrēojnė fjalėt e kėtyre katėr figurave”.

    Kryetari i Bashkisė Rama, pasi sqaroi se biografia e kėtyre njerėzve nė asnjė rast tjetėr nuk u lexohet, pasi ajo ēka ata bėjnė nė tė pėrditshmen ėshtė e vetmja gjė qė ėshtė e rėndėsishme pėr ta dhe ajo qė ka tė bėjė me tė kaluarėn mbetet diēka thjesht vetėm e shkruar tė cilėn nuk mund tė presim tė na i thonė kėta njerėz qė janė madhėshtorė, pėr faktin se karakterizohen nė radhė tė parė nga ajo modesti intelektuale dhe shpirtėrore aq shumė e munguar nė qytetin tonė, lexoi pėrpara tė pranishmėve biografinė e katėr krerėve tė komuniteteve fetare nė Shqipėri, tė cilėt morėn titullin “Qytetar Nderi i Tiranės”.

    Gjatė paraqitjes sė biografisė sė Fortlumturisė sė Tij, Kryepiskopit Anastas, Kryetari i Bashkisė Rama tha ndėr tė tjera: “Nė biografinė e shkruar qė mua ma kanė sjellė, kanė harruar tė thonė se ai zotėron mirė, madje mjaft mirė edhe gjuhėn shqipe. Dhe kjo tė them tė vėrtetėn ėshtė njė harresė qė mua mė pėlqen. Pėr tė ėshtė shkruar kėtu si tė ishte njė shqiptar qė zotėron dhe greqishten. Si kryetar i komunitetit orthodhoks, ai ka dhėnė vlera tė jashtėzakonshme pėr ripėrtėritjen e komunitetit orthodhoks, pėr ndėrtimin e objektit tė kultit, edhe ato tė rrėnuara dhe tė dėmtuara gjatė periudhės sė brutalitetit komunist, si dhe pėr rikthimin e besimit nė mbarė vendin. Komuniteti orthodhoks ashtu si edhe komunitetet e tjera fetare nė Shqipėri kanė ndihmuar pėr zbutjen e traumave nė vitin 1997 dhe pėr qetėsimin e shpirtrave tė trazuar, tė tė pėrzėnėve nga dhuna e Milosheviēit nė vitin 1999 dhe kontributi i Kryepiskopit tė Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė ėshtė njė kontribut qė shtrihet edhe pėrtej kėtyre qė thashė, pėrmes shumė e shumė konferencave e seminareve, pėr tė bėrė tė njohura besimet fetare nė Shqipėri nė plot auditorė universitetesh dhe auditorėsh tė botės, gjė qė rithekson edhe njėherė qė harmonia ndėrfetare dhe njohja e respekteve reciproke mes besimeve nė qytetin tonė ėshtė nė radhė tė parė njė vetėdije e rrėnjosur thellė nė zemrat dhe mendjet e kėtyre katėr burrave…”.

    Mė pas Kryetari i Bashkisė sė Tiranės z. Edi Rama iu dorėzoi simbolet katėr kryetarėve tė komuniteteve fetare. Nė momentin e marrjes sė simbolit “Qytetar Nderi i Tiranės: Kryepiskopi Anastas tha: “I nderuar zoti Kryetar i Bashkisė dhe Kryetar i Partisė Socialiste, zoti Edi Rama dhe tė nderuar tė pranishėm. Me gjithė zemėr do tė dėshiroja tė shprehja falėnderimet e mia tė sinqerta ndaj jush dhe anėtarėve tė nderuar tė Kėshillit Bashkiak pėr vendimin tuaj fisnik, duke mė dhėnė titullin, “Qytetar Nderi i Tiranės”. Pohoj se ndihem qytetar i Tiranės qė nga viti 1991 kur pėr herė tė parė erdha nė kėtė qytet. Jam duke qėndruar kėtu gjatė kėtyre 15 vjetėve tė fundit dhe deklaroj se: Jam njė tiranas i vogėl pesėmbėdhjetė vjeēar. Gjithė kėto vite qė kam jetuar kėtu kam marrė pjesė nė vėshtirėsitė, problemet, shpresat e njerėzve, vuajtjet dhe gėzimet e tyre. Dhe sė bashku me drejtuesit e tjerė tė dashur fetarė jemi pėrpjekur tė kontribuojmė nė harmoninė fetare, nė bashkekzistencėn paqėsore pėr zhvillimin e jetės sė qytetit, duke ndarė fjalėn dhe dashurinė e Perėndisė nėpėrmjet iniciativave nė sektorėt e shėndetit, edukimit, shėrbimeve sociale etj. Duke shprehur pėrgėzimet e mia tė sinqerta ndaj Bashkiakut tonė tė aftė dhe bashkėpunėtorėve tė tij tė shkėlqyer, pėr arritjet e tyre tė mrekullueshme nė kėto vitet e fundit, uroj nga thellėsia e zemrės sime, shėndet, fuqi, vizion dhe durim nė pėrmbushje tė planeve tė tyre ndaj qytetit tonė tė dashur. Perėndia le tė na ndihmojė tė gjithė ne pėr tė vazhduar me iniciativa krijuese pėrpjekjet tona, qė ta bėjmė Tiranėn njė qytet tė bukur, ku tė sundojė harmonia ndėrfetare, krijimtaria, pėrparimi, solidariteti, dashuria dhe shpresa. Edhe njė herė falėnderime tė ngrohta nga njė Tiranas pesėmbėdhjetė vjeēar.”

    Nė ceremoni merrnin pjesė poeti dhe shkrimtari Dritėro Agolli, si “Qytetar Nderi i vjetėr i Tiranės”, kryetari i Komitetit tė Kulteve, kėshilltari i Presidentit, pėrfaqėsues nga Kėshilli Bashkiak, rektori i Universitetit tė Tiranės, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Shqipėri, klerikė dhe laikė pėrfaqėsues tė katėr komuniteteve fetare nė Shqipėri, pėrfaqėsues tė medias, etj.



    Julia Pjetri

    Korrespodent i Radios “Ngjallja”
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #59
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Kryepeshkopi Anastas shpallet “Qytetar Nderi” nė Korēė

    --------------------------------------------------------------------------------

    24 Dec 2006
    Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces miratoi jashte rendit te dites propozimin e perkrahur nga PS, por te refuzuar nga PD, per te nderuar kryepeshkopin e Kishes Autoqefale Shqiptare.

    Keshilli Bashkiak i qytetit te Korces ka miratuar dje mes debatesh te shumta, dhenien e titullit “Qytetar Nderi”, kryepeshkopit te kishes ortodokse shqiptare, Evangjelos Janullatos.

    Si nisi

    Debatet ne Keshillin Bashkiak te Korces per kryepeshkopin Janullatos erdhen pas nje kerkese per t’i dhene titullin me te larte si qytetar nderi i qytetit te kitarave. Ne mbledhje u pa se ky titull shkaktoi habi, por dhe debate te forta nga te dyja krahet e keshilltareve, ndonese “rebelet” kane qene pak ne numer, vetem pese te tille. Jashte rendit te dites, Keshilli Bashkiak i Kores ka propozuar dhe hedhur per votim propozimin per titullin me te larte si qytetar i nderit per kryepeshkopin Janullatos. Kerkesa ka mberritur fillimisht ne degen vendore te Partise Demokratike te Korces, por nuk eshte pranuar nga kjo e fundit. Nderkohe ajo ka gjetur mbeshtetjen e kryetarit te grupit te keshilltareve socialiste Niko Pandeli.

    Pro dhe kunder

    Ne fakt nisma ka ardhur nga nje grup qytetaresh korcare te komunitetit ortodoks, nje pjese e te cileve intelektuale te njohur te ketij qytetit. Ata, ne prag te Krishtlindjeve kane dashur t’i bejne nje dhurate te vecante Kryepeshkopit grek Anastas Janullatos. Debatet kane mbeshtjelle keshillin bashkiak. Ai qe kundershtuar me force kete vendim para votimit te tij, ka qene kreu i partise se Ballit Kombetar dhe njekohesisht sekretar i pergjithshem i PBK-se, Arben Hoxha duke dhene voten e tij kunder. Nderkaq kane dale jashte grupit te majte me abstenimin e tyre dhe keshilltaret socialiste Fehmi Xhemi dhe Gezim Spaho.

    Votimi

    Pavaresisht nga keto zhvillime, me shumice votash kreu i kishes Autoqefale shqiptare u vendos qe te nderohet me titullin e larte. Keshilli bashkiak i qytetit te Korces, ne mbledhjen e djeshme, ka votuar me shumice votash zgjedhjen si "Qytetar Nderi" Kryepeshkopin e kishes ortodokse shqiptare, Hiresine e tij Evangjelos Janullatos. Motivacioni i titullit, ishte per: "Rizgjim madhor te ortodoksise dhe ringritje te institucioneve fetare". Kryepeshkopi Janullatos eshte votuar pro me vota nga 21 anetare te keshillit bashkiak te Korces per titullin " Qytetar Nderi". Burime nga mbledhja e ketij keshilli, bene te ditur se nga 24 keshilltare te pranishem ne mbledhje, perfaqesuesi i Ballit Kombetar Arben Hoxha ka votuar kunder dhenies se ketij titulli, kurse dy keshilltaret socialiste kane abstenuar. Keshilltari tjeter i majte Sytki Mulla dhe perfaqesuesi i Partise Komuniste Gjerak Larti braktisen mbledhjen ne castet e votimit, duke mos pranuar te votojne nje vendim te cilin e kane cilesuar si shume te dyshimte. Ne kete menyre, ata kane dale kunder dhe keshilltarit te majte Niko Pandeli qe hodhi propozimin ne keshill, pa qene ne rendin e dites. Duket se dhe ata qe abstenuan me vote ose me largimin e tyre nuk kane pasur guximin te dalin fare hapur kunder, ndaj kane gjetur nje zgjidhje me origjinale sipas tyre. Gjithsesi shumica ka vendosur njezeri dhe tashme Korces i eshte shtuar si qytetar nderi dhe kreu i kishes ortodokse autoqefale Janullatosi. Dhenia e titullit, mesohet se do te behet me nje ceremoni te posacme, ne ditet ne vazhdim ne prag te Krishtlindjes.
    Irena Vreto
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #60
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Si shpjegohet qe gjithe keta qe sdine te shkruajne shqip edhe sdine te lidhin dy fjale ne gjuhen shqipe behen si patriotet me te medhenj te shqiperise?


    Ku bie ky qyteti KORQA se nuk e di ka bie?


    Persa I perket temes nese ai ploteson cdo kusht te parashtruar nga ligji shqiptar per shtetesi pse mos I jepet...nese nuk I ploteson kushtet te ngarkoje mushken e te niset nga ka ardhur.

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

Faqja 6 prej 41 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •