Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1

    PTK fitoi licencėn pėr operator tė katėrt nė Shqipėri

    Ne janar, operatori i katert celular

    Ne fund te janarit Shqiperia do te rregjistroje edhe operatorin e katert celular. Tenderi nderkombetar per licencen e re do te zhvillohet ne 23 janar.


    Sipas drejtorit te Entit Rregullator te Telekomunikacionit, Ilir Shehu, ky proces eshte ne fazen e fundit te tij. Kjo kompani e re, sipas Shehut, do te thote ulje e metejshme e tarifave per perdoruesit e telefonave celulare:

    “Operatori i katert do kete si pike kryesore referencen per tarifat, pra tarifa me te uleta ne krahasim me tarifat e operatorit qe ekziston sot ne treg”, ka saktesuar Shehu.


    Emrat e kompanive qe kane shfaqur interes nuk behen publike. Shehu thote se ato jane kompani serioze dhe me eksperience ne fushen e telekomunikacionit.


    Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    shyqyr te ulen tarifat se na cmenden njerezit atje
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Hajde per hajer dhe kompanise se katert! Shpresoj qe te jete nje kompani serioze dhe te punoje me seriozitet. Mendoj se ēmimet do te ulen akoma me shume!
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Normalisht eshte shum serioz po une isha te futej T-MOBILE pasi njihet ne te gjithe boten. Nuk eshte me pak dhe GSM Austriak eshte nje kompanie serioze dhe me emer gjigand ne Europ. Ishalla na ofrohet ndonje rrog dyfish tek ky operatori i ri po nuk ika me vrap :P

  5. #5
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ka mundėsi tė jetė ndonjė komptani Italiane meqė jemi edhe fqinjė.

    Mendoj ndonjė Wind
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #6
    LIVERPOOL FC Maska e geezer
    Anėtarėsuar
    29-09-2007
    Vendndodhja
    Windy City Chicago.USA
    Postime
    836
    sa kushton nje thirrje ne celular-celular ne shqiperi ne EURO ME TREGONI NESE keni mundesi
    LIVERPOOL
    you`ll never walk alone

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Telekomi i Kosoves fiton tenderin per operatorin e katert celular ne Shqiperi

    Qeveria e Kosoves shpreh vendosmerine, per hyrjen ne tregun e telefonise celulare

    E Enjte, 23 Prill 2009

    Qeveria e Kosoves shpreh vendosmerine per hyrjen ne tregun e telefonise celulare ne Shqiperi. Zevendesministri i Transporteve te Kosoves, Adem Garabovci, deklaroi diten e djeshme ne nje interviste dhene per televizionin "Top Channel", se marrja e licences se operatorit te katert, te Post-Telekomunikacionit te shtetit me te ri ne Ballkan, eshte nje rast i mire per te zhvilluar tregun dhe per te lehtesuar komunikimin telefonik mes Shqiperise dhe Kosoves. "Konkurrimi ne tenderin eshte nje investim rajonal, kjo nuk do t'i kontribuoje tregut me investime vetem ne Shqiperi, por kjo do t'i kontribuoje tregut rajonal", u shpreh Garabovci per investimin qe do te behet mbi operatorin e katert celular ne Shqiperi dhe rendesine e saj ne rajon. Procedurat, sipas tij, jane zhvilluar deri me tani, eshte bere vleresimi nga komisioni vleresues, dhe Post-Telekomunikacioni i Kosoves eshte kualifikuar. Por, zyrtari i larte thekson se vendimi perfundimtar do merret ne Parlamentin e Shqiperise. "Interesi i Shqiperise dhe i Kosoves eshte qe te kete nje vendim pozitiv. Kjo do te ndikoje ne uljen e kostos se komunikimit mes qytetareve te Shqiperise dhe Kosoves, qe gjate komunikimit midis tyre te kene nje kosto me te lire dhe nje sherbim sa me cilesor", sqaron rendesine zevendesministri i Transporteve te Kosoves. Zyrtaret kosovare kane theksuar se ky lloj bashkepunimi sidomos ne aspektin ekonomik, eshte rruga me e mire qe i bashkon shqiptaret dhe i con drejt integrimit evropian. Post-Telekomunikacioni i Kosoves fitoi garen per frekuencen e 4-t te telefonise celulare, me nje vlere prej 7.2 milione eurosh.

    PROJEKTI

    Projekti ne fjale synon t'i jape ne perdorim PTK per 15 vjet, frekuencen e 4-t ketij konsorciumi, qe do te sjelle nje fryme te re te liberalizimit te tarifave ne sistemin e telefonise se levizshme celulare ne vendin tone, si dhe do t'i hape rruge konkurrences se lire ne kete sektor.


    Komisioni kuvendor miraton projektin

    Komisioni kuvendor per Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin miratoi dje ne mbremje projektin per dhenien ne perdorim te operatorit te katert te telefonise celulare ne Shqiperi, Poste-Telekomunikacionit te Kosoves, ne perberje te se ciles jane Union Grup, Inofosoft system, Albania Drink Distribution dhe ACI Engineering sh.p.k. Ne relacionin bashkangjitur ketij projekti theksohet se bashkimi i ofertuesve te perfaqesuar nga PTK paraqiti oferten prej 7.2 milione euro. Perfaqesues te Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, te pranishem gjate diskutimit te ketij projekti ne komisionin kuvendor, u shprehen se PTK i ploteson te gjitha kriteret dhe konsorciumi i shpallur fitues, jep oferten me te mire per tarifen e bisedes se telefonise mobile, duke e argumentuar kete me uljen e cmimit te telefonise se levizshme ne tregun vendas. Projekti ne fjale u miratua nga Komisioni per Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin pa votat e opozites.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 27-04-2009 mė 17:06
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #8
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Shqiperi - Kosove me nje celular

    Rozeta Rapushi
    E Premte, 24 Prill 2009

    Kuvendi miratoi dje me 74 vota, dhenien e licences per operatorin e katert te telefonise celulare ne vend. Projekti u fut ne seance me procedure te pershpejtuar ne Konferencen e Kryetareve dhe perfundimisht seanca vendosi qe t'i jape te drejten e perdorimit per 15 vjet te frekuencave, kompanise ne perberje te te ciles eshte Post-Telekomunikacioni i Kosoves (PTK). I pranishem ne seance, kryeministri Sali Berisha u shpreh se ne menyre absolute, ndaj kompanise nuk eshte bere leshimi me i vogel. Sipas kreut te qeverise, opozita kundershton, pasi deri me sot ajo ka qene kunder cdo koncesioni. "Une ju them se u bene perpjekje nga keta qe bejne zhurme, per te perfituar ne menyre te paligjshme licencen. Ja keta qe bene zhurme, kerkuan qe te percaktohet 1 milion euro, per pragun e koncesionit", u shpreh kryeministri. Sipas tij, nuk mund te vihet nje cmim, pa u kombinuar me pare me tarifat, ndaj Berisha mohoi ne menyre kategorike se ne dhenien e licences ka pasur leshime. "Zoti Rama, qeveria nuk eshte si bashkia e Tiranes, qe jep leje per miqte dhe veten. Keta zoterinj, jane te rrezikshem, flasin per rimbursim dhe sulmojne koncesionet", tha me tone te larta kreu i qeverise, ne mungese te socialiste. Por qe ne hapje te seances plenare, kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, akuzoi se Kuvendi, funksionon me keq se komuna me e humbur e vendit. "Keshtu si e keni katandisur, nuk funksionon as komuna me e humbur e Shqiperise, kur per vendime kaq te rendesishme, sic ishte licenca per operatorin e katert celular, nje privatizim strategjik diskutohet ne nje mbledhje po thuaj naten, pa prezencen e opozites", u shpreh Leskaj. Sipas saj, vendime te tilla jane skandaloze dhe behen me ndergjegje, kur dihet qe opozita nuk do te merrte pjese as ne komisione, per arsye te kartave te identiteti. "Nuk ka vend ne bote qe vendime te rendesishme strategjike te merren pa kuorum e me vota te dyshimta", akuzoi ajo, duke akuzuar direkt dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se e ka bere Parlamentin te mjeruar. Por ne replike me te, kryeministri u shpreh se PS eshte shnderruar ne Koco-Edil-Parti dhe vetem kur mbrohen keto, deputetet socialiste votojne pro. "Shqiptaret duhet te kuptojne se keta, votojne kunder te gjitha koncesioneve. Jane keta qe ngrihen kunder kartave te identitetit, te cilet kane qene kunder koncesionit qe u be, ndonese ishte me i liri", akuzoi Berisha. Ai akuzoi se socialistet qe flasin per korrupsionin dhe per punesimin, nderkohe qe zotohen per te anuluar koncesionet, ku vetem ai i Devollit, sipas kryeministrit, puneson deri ne 7 mije punetore. Miratimi per dhenien ne perdorim te operatorit te katert te telefonise celulare, u be dy dite me pare ne komisionet parlamentare.

    "Mustafaj e Biberat s'po votojne"

    Deputetet demokrate, Aleksander Biberaj dhe Besnik Mustafaj, u konsideruan dje ne seance plenare si "delet e zeza", ne mazhorance. Dy deputetet, ndonese te pranishem ne salle, nuk moren pjese ne disa votime te rendesishme te mazhorances. Ne nje kohe kur cdo vote ishte e nevojshme per te djathten, dy demokratet nuk moren pjese ne votime. "Mustafaj dhe Biberaj, nuk po votojne", bente thirrje te vazhdueshme dhe te ashpra kryetarja e Kuvendit, Topalli, e cila nga toni i zerit dhe perseritja, la te kuptohej merzitjen per qendrimin e dy deputeteve.

    "Procedura ligjore per operatorin celular"

    Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi sqaroi dje ne nje konference per shtyp, procedurat ligjore te ndjekura per dhenien e telefonise se katert celulare. Sipas Olldashit, qe ne muajin korrik te vitit 2008, nga ana e qeverise eshte kerkuar nepermjet mediave kombetare dhe nderkombetare, interesi per te ofruar edhe nje tjeter licence per telefonine celulare ne vend. Ministri i Telekomunikacionit shpjegoi se ne lidhje me kete kerkese jane interesuar 5 kompani, te cilat kane ofruar nje cmim nga 1 milion deri ne 5 milione euro. Ne vazhdim te procedurave ligjore, Olldashi deklaroi se nga keto kompani me ne fund jane perzgjedhur dy per te hyre ne tender, i cili eshte zhvilluar ne muajin shkurt. "Ne kete tender kane marre pjese 2 kompani, Poste Telekomunikacioni i Kosoves, i shoqeruar me nje konsorcium biznesi nga nje grup biznesmenesh shqiptare, dhe nje kompani e dyte e cila qe ne fillimin e ekzaminimit te dokumentacionit eshte vleresuar negativisht, per shkak se ka pasur mungesa te theksuara ne paraqitjen e dokumentacionit", deklaroi Olldashi. Ne keto kushte, sipas tij, ministria qe ai drejton ka ndermarre iniciativen per te zgjedhur nje procedure tjeter, ate te propozimit te nje projektligji, per dhenien e licences te telefonise se katert levizese. Sipas Olldashit, kjo eshte nje procedure me se ligjore dhe per pasoje, nuk ka asnje arsye per sulme dhe akuza te pabaza. F.Mejdini

    KJ
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-04-2009 mė 08:33

  9. #9
    Me s apo lexoj unė kėtu tenderi ka qėnė i parregullt pėrderisa paska qėnė vetėm njė firmė konkuruese, qė i ka pasur dokumentat nė rregull, kur nė fakt u dashkan dy.

  10. #10
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Qyfyre, mos te tregohemi naiv tani e te bejme sikur eshte hera e pare qe perballemi me dicka te tille..

    Qeveria jep buxhetin 50.000 dardha (le te themi) per filan projekt (rruge) ..

    Tenderin e fiton gjithmone kusheriri apo miku i mikut te forte ne qeveri..

    Firma fituese i thote nen-kontraktorit te pare..E ben ti kete rruge per 40.000? E bej - thote ky tjatrri..

    Ja ku u futen 10mije ne xhep, te pastra, pa taks dhe pa lodhje..

    Pastaj nen-kontraktori i pare i thote nen-kontraktorit te dyte: E ben ti daje me 30.000? E bej mer jahu - hidhet i dyti.

    Ja ku u futen edhe 10mije te tjera ne xhep, te pastra, pa taks dhe me nje buzeqeshje ne fytyre..

    E keshtu me rradhe..

    C'ndodh pastaj?

    Rruga behet..

    Perdoret edhe si poster ne sfondin e slloganit te qeverise e cila krenohet per arritjet e punet e bera..

    Nga 20 metra gjeresi, rruga ka perfunduar vetem 13 metra e gjere..(ose e ngushte, ne kete rast)

    Nga cilesia e kerkuar e bitumit e cila mungon..pas 2 vitesh fillojne e mbijne kerpurdhat neper asfalt dhe gropat ngjajne si nishanet e marra nga dielli..

    E keshtu muhabeti..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •