Kohë më parë fjalët "çek" dhe "musliman" qëndronin larg njëra tjetrës dhe do të ishte e papërfytyrueshme të përdoreshin së bashku. Por, dy dekada pas rënies së regjimit komunist në Çekosllovaki, muslimanët janë duke u shtuar në numër dhe po bëhen më aktiv
E enjte, 18 Qershor 2009 08:30
Vladimir (Umar) Sanka, një nga menaxherët e xhamisë kryesore në Pragë tha për IslamOnline-in se në xhaminë kryesore vijnë rregullisht rreth 300 vetë ndërsa në faltore 200.
Ai u shpreh gjithashtu se numri i muslimanëve në Çeki është duke u rritur gradualisht.
"Në namazin e xhumasë faltorja është aq shumë e mbushur saqë kemi qenë të detyruar të caktojmë një termin shtesë për falje të namazit".
Në namazin e Kurban Bajramit (njëra nga dy festat më të rëndësishme në kalendarin islam), xhamisë iu desh që të merrte me qira një sallë sporti për të strehuar numrin rekord prej 1500 muslimanëve.
Rritja e numrit të muslimanëve ka të bëjë me rritjen e numrit të çekëve të konvertuar në islam.
"Në xhaminë tonë në Pragë jemi dëshmitarë të konvertimeve thuajse në çdo javë" - u shpreh zotëri Sanka.
Sipas të dhënave zyrtare të vitit 2003 numri i muslimanëve është rreth 12000 por vlerësimet e fundit tregojnë për një shifër rreth 20000 muslimanë, duke përfshirë edhe numrin prej 400 konvertimesh.
Në vitin 1991 ishte themeluar organizata e parë islame "Fondacioni Islam" ndërsa xhamia e parë ishte hapur në qytetin e Bërnos në vitin 1998 dhe një vit më vonë ishte hapur një tjetër në Pragë.
Në të kaluarën ka pasur përpjekje për të ndërtuar xhami edhe në qytete më të vogla, kryesisht në qytetet me burime të ujërave termike të cilat frekuentohen nga klientët arabë, por këto plane kane pasur kundërshtime si nga publiku ashtu edhe nga kisha.
Deri në vitin 2004 feja islame nuk ishte pranuar si fe zyrtare në Çeki.
Islamonline.net
Krijoni Kontakt