Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 97 prej 97
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Sado qė ēėshtja e Kosovės merret ”e shkėputur” nga zhvillimet nė Shqipėri, ndodhitė nė Kosovė ”do tė varen shumė” nga ngjarjet qė do tė zhvillohen nė ”skenėn shqiptare”, sepse Shqipėria, vėshtruar nga pozicioni nė tė cilėn ndodhet, po pėrballet me shumė probleme tė brendshme dhe jemi tė sigurt se vetėm njė Shqipėri vėrtet demokratike, me njė rend tė ndėrtuar vėrtet juridik dhe me njė zhvillim vėrtet tė avancuar ekonomik, mund tė dalė nga ”rrethi brendapėrbrenda tė cilit po zhytet” dhe, njėkohėsisht, tė bėhet ”krah i fuqishėm” i ēėshtjes sė Kosovės dhe pozitės sė shqiptarėve jashtė kufijve tė tashėm administrativė tė saj.Teza pėr ndikimet dhe implikimet e ngjarjeve nė Shqipėri nė Kosovėn qė ”jeton nė pritje” tė njė statusi tė ri politik, juridik e ndėrkombėtar tė saj, nuk ėshtė fare e diskutueshme.

    Ajo qė ėshtė brengosėse ėshtė se si po ndodh kėshtu, pėr disa herė rresht nė historinė mė tė re politike tė Kosovės qė, pikėrisht kur dhet qė Shqipėria tė bėhet ”krah i fuqishėm” i zhvillimeve nė Kosovė, tė dėshtojė nė ”planin e brendshėm”. Zgjedhja e presidentit ėshtė vetėm ”njėra anė” e problemeve tė grumbulluara pėr pėrballimin e tė cilave duhet shumė kohė,angazhim e sakrificė, qė shqiptarėt tė kenė, mė nė fund, njė Shqipėri mė tė ndėrtuar demokratikisht, mė tė ngritur politikisht dhe mė tė pranueshme kombėtarisht.Shqipėrinė ”mund ta shpėtojė” dhe ”do ta shpėtojė” vetėm zėvėndėsimi i ideologjisė partia ”mbi tė gjitha” me filozofinė politike kombi ”para sė gjithash”.Eshtė e qartė se shteti pa pushtet nuk mund tė ekzistojė, por ėshtė, edhe mė e qartė, se ”ushtrimi i pushtetit nėpėrmjet partisė”, e jo nėpėrmjet shtetit, ėshtė nė kundėrshtim me ēdo parim tė demokracisė.Shqipėrisė si ”buka dhe uji” i duhet njė qeverisje demokratike. Edhe pse Shqipėria ėshtė njė ”vend me traditė”, shoqėria e saj sikur mė shumė po lėnė pėrshtypjen se ende ”po i ngjan fėmijės” qė, sapo ”ka lindur i dobėt” dhe qė ”duhet tė mbahet nė jetė me infuzion”.Nga ”ligjet e mjekėsisė” dihet se ” po t’ia heqėsh fėmijės tė posalindur tė dobėt infuzionin”, rrezikoni qė ”t ’ia humbasni jetėn”.Shqipėria ndien nevojėn pėr njė president qė bashkon fijet e shkėputura dhe thurrė jetėn institucionale.Shqipėria ka nevojė pėr njė president me vizion tė qartė ”pėr ta parashikuar tė ardhmen”, por edhe pėr ”ta ndėrtuar atė”. Pėr njė vizionar ėshtė e rėndėsishme qė, sė pari, ”tė njohė dhe tė dijė” se cilat janė problemet dhe qė, mė pastaj, tė angazhohet, nė pėrballimin e tyre. Njė klasifikim i politikanėve qė kishte bėrė Maks Veber, njė shekull mė parė, mbetet aktual.Sipas tij, nėra kategori e politikanėve ”hynė nė politikė pėr t’i dhėnė asaj idetė, konceptet dhe alternativat”, ndėrsa tjetra ėshtė ”kategoria e politikanėve qė hynė nė politikė pėr tė vetmin qėllim pėr tė marrė prej saj favoret dhe statusin social”.Shqipėria ndien nevojėn pėr kategorinė e parė tė politikanėve dhe vetėm ata shihen si ”shpėtimtarė tė saj”.Shqipėria ka pėrvoja shumė tė hidhura me politikanė tė cilėt ”dobinė e perceptuar keq tė tyre” e kanė shndėrruar nė ”dėm tė papėrmirėsueshėm kolektiv”.Nga njė letėr e hapur qė u kisha dėrguar votuesve shqiptarė, nė prag tė zgjedhjeve tė fundit nė Shqipėri, me titull ”Bėjeni Shqipėrinė demokratike,ju lutėm !”, po pėrsėris vetėm njė mendim qė, mė thotė mendja, mund t’u adresohet sot, si kėshillė, deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė qė gjindet para detyrimit kushtetues ta bėjė Shqipėrinė me president: ”Eshtė detyrė e juaja qė Shqipėrinė ’t’a nxirrni’ nga njė udhėkryq nė tė cilin ėshtė ndodhur.Keni kujdes,ju lutėm: demokracinė Shqipėrisė nuk mund ’t’ia sjellė’ askush tjetėr, pėrveē se populli i saj.Secili shtet e ndėrton demokracinė nė pajtim me mundėsitė qė krijon dhe, para sė gjithash, me shkallėn e vetėdijėsimit tė popullit, pėr ta kuptuar dhe, pėr ta ndėrtuar atė nė jetėn e vet.Standardet demokratike tė njė vendi ose tė mė shumė vendeve nuk mund tė vlejnė si standarde tė pėrgjithshme pėr tė uniformuar vendet e tjera.Shqipėria ndien nevojėn pėr ’demokracinė shqiptare’.Votues tė nderuar shqiptarė...kini parasysh faktin se konservimi i gjendjeve dhe stereotipeve tė vjetruara dhe pėr botėn e civilizuar njėherė e gjithmonė tė perėnduara, do ta kthejė prapa rrotėn e historisė. Kur historia kthehet, ajo vetėm se pėrsėritet. Nuk e besoj se dikush prej jush dėshiron tė ndodh kthimi i historisė dhe pėrsėritja e saj pėr shqiptarėt”.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Deklarata e paradoditshme e presidentit amerikan Bush, mė bėri “ tė ndihem mirė”, sepse njė kohė relativisht tė gjatė nė shkrimet e mia kam adresuar shumė vėrejtje nė Tiranėn zyrtare pėr qėndrimin anemik tė saj nė lidhje me ēėshtjen e Kosovės, ndėrkohė qė nė Shqipėri dhe, ēuditėrisht nė Kosovė, dėgjoheshin zėrat e zyrtarėve qeveritarė dhe partiakė se Tirana, nė fakt, po bėn “krejt ē’ ėshtė e mundur” pėr tė sensibilizuar ēėshtjėn e Kosovės dhe kėrkesėn e saj pėr pavarėsi.Ishte ky njė mendim imi ndryshe i shprehur shumė herėt.

    Cfarė po kėrkon Bushi prej Shqipėrisė? Po kėrkon qė tė mos bėjė atė qė ka bėrė dhe tė bėjė atė qė nuk ka bėrė nė lidhje me Kosovėn dhe pavarėsinė e saj. Ndryshe, qė tė mos veprojė “si e ka mėsuar” Evropa qė “tė shfaqet e moderuar” rreth dhe nė lidhje me procesin e statusit tė Kosovės, por tė kalojė, siē “po e sugjerojnė” Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė ofensivė.

    Gabimi qė ka bėrė Shqipėria nė lidhje me Kosovėn ėshtė njė qėndrim pothuajse pasiv i saj pėr njė periudhė tė gjatė .Ai gabim shprehej nė formulėn “ nuk jemi as faktor dhe as aktor” nė procesin e Kosovės.Bushi i “caktoi” Shqipėrisė rolin qė ajo do tė duhej ta luante qė moti.Kėrkoi qė “ nga spektator, Shqipėria tė shndėrrohet nė faktor pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės nė stadin final tė procesit”.Kėrkoi edhe mė shumė: qė qeveria shqiptare “tė merr mė shumė pėrgjegjėsi pėr Kosovėn”.

    Pra, u vėrtetua teza se Shqipėria nuk ka vetėm tė drejtė, por edhe detyrė, tė merret me fatet e Kosovės.Shqipėria ėshtė anėtare e Kombeve tė Baskuara dhe ajo mund tė bėjė shumė mė shumė se ē’ ka bėrė pėr Kosovėn.

    Pėr diplomacinė shqiptare nuk ėshtė kjo hohė e heshtjes, por kohė e fjalės. U kėrkua, mė shumė tė drejtė prej saj, qė tė bėhėt “zė i fuqishėm” pėr pavarėsinė e Kosovės dhe atė, “jo vetėm nė Ballkan , por edhe nė Nju-jork, nė Bruksel, nė Stamboll e nė Zagreb” e gjithandej nėpėr botė.

    Shqipėrisė iu tėrhoq vėrejtja se bėhėt fjalė pėr “minutat kritike”. Dihet ē’ duhet bėrė nė “minutat kritike”.

    Diplomacia shqiptare ishte shumė e kujdesshme qė, nėpėrmjet Kosovės, “tė mos godasė tė tjerėt”. Bushi porositi atė qė Shqipėria do tė duhej ta dinte edhe mė parė se rruga e Kosovės pėr nė Evropė kalon nėpėr Tiranė, sikurse qė do tė duhej tė ishte e ndėrgjegjshme se nuk mund tė ketė integrime rajonale a ndėrkombėtare, pa integrime kombėtare tė shqiptarėve.

    Nuk ka dyshim se e ardhmja e Kosovės nuk do tė mund tė ishte tjetėr dhe as tė rekomandohej tjetėr, veēse integrimi i saj nė Evropė. Kosova do tė mund tė integrohej nė Evropė vetėm nėpėrmjet tė pavarėsimit tė saj.Pavarėsia e Kosovės dhe integrimi i saj nė Evropė paraqesin zgjidhjen e vetme tė drejtė pėr ardhmerinė e Kosovės, qė do tė pėrbėntė jo vetėm zgjidhje tė drejtė pėr popullin shumicė tė saj, por njėkohėsisht edhe pėr stabilitetin nė rajon.

    Prandaj, aplikimi i tė drejtės sė vetėvendosjes i popullit shqiptar, rekomandohet me tė drejtė si “cak aktualisht optimal pėr zgjidhjen afatgjatė tė ēėshtjes sė Kosovės”. Cėshtja e Kosovės, nė fakt, pėr nga substanca e saj, paraqet ēėshtje tė vetėvendosjes sė popullit tė saj.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Ka kohė qė nė lidershipin e Kosovės ishte formuar bindja se ėshtė ēėshtje javėsh, e jo muajsh, vendimi pėr statusin e ri tė Kosovės, edhe pse disa zėra “nga larg” paralajmėronin vonesėn e mundshme.Ka kohė qė lidershipi ynė deklaron se “nuk do tė pranojė negociata tjera me serbėt”, ndėrkohė qė ato janė vėnė si variant nė letrat e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė dhe negociuesit tanė mund tė ndodhė tė vėhen para “aktit tė kryer”. Ka kohė qė Grupi ynė i Unitetit “ shprehet unik” se do tė kujdeset qė, me kohė, pėr ēdo ndryshim, do tė informojė Kuvendin, dhe do tė merrė pėlqimin prej tij, ndėrkohė qė Kuvendi ėshtė shndėrruar nė vrojtues pasiv, duke “humbur lidhjen” mė Delegacionin e Kosovės, por edhe mė rėndė se kjo, duke humbur besimin nė elektoratin qė e ka votuar, edhe pse “sumbylltas”, nė zgjedhjet me listat e mbyllura.

    Populli ėshtė i hutuar dhe, njėkohėsisht, i uritur, pėr tė mėsuar tė vėrtetėn se ēfarė po ndodhė me procesin:ėshtė para fundit apo para fillimit tė ri ?

    Atė qė nuk ka bėrė Grupi i Unitetit ėshtė se nuk ia ka thėnė tė vėrtetėn popullit, pavarėsisht dhembjeve qė do tė ketė mundur t’i shkaktojė ajo, aq mė shumė se timonin e kanė mbajtur nė duar ata qė vazhdojnė ta mbajnė edhe sot :anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

    Te populli ėshtė ushqyer ndjenja optimiste, nė vend tė ndjenjės realiste e cila buron nga kahet qė kanė marrė dhe qė mund tė marrin nė vazhdim rrjedhat rreth tė ardhmes sė Kosovės.

    Droj se disa pėrgjigje po merren me heshtje.Popullit nuk bėn t’i premtohet se “nuk do tė lejojmė tė ndodhė diēka qė veē po ndodhė”.

    Ajo qė tashmė ėshtė e qartė ėshtė se prej kohės sė shtyrjes sė procesit pėr vendosjen e statusit tė ri tė Kosovės, Kosova ka hy nė njė periudhė tė re vonimi, stagnimi dhe paqartėsie.

    Megjithė deklarimet se ēėshtja e Kosovės “ka marrė fizionominė e njė ēėshtjeje tė zgjidhur, duke pritur sanksionimin politik – juridik ndėrkombėtar”, ajo vazhdon tė jetė “e mbėshtjellur nė mjegullnajė tė dendur diplomatike”.

    Nuk ia vlen qė ta vajtojmė shtyrjen e procesit, sepse ajo tashmė ėshtė njė e panjohur- e njohur, ose njė fakt i kryer.Mė shumė se shtyrja e procesit mua mė bėn pėrshtypje dhe mė shqetėson ligshtimi i Grupit tė Kontaktit para Bashkimit Evropian.Pėr mua ky ėshtė njė faktor shumė domethėnės qė mund tė jetė me ndikim nė procesin, as tė rrumbullakuar, as tė pėrfunduar.Mė kujtohet njė deklaratė e Zonjės Angela Merkel,ditėn kur vendi i saj,Gjermania, mori kryesimin e BE-sė, pėr gjashtėmujorin e parė tė vitit 2007.Ajo u shpreh se zgjidhja e statusit tė Kosovės do tė jetė njė rrugė e komplikuar, pėr tė cilėn tė gjithė duhen tė jenė tė vetėdijshėm.Ajo me kėtė, sikur shpalosi atė qė mbahet sekret nė diplomaci.Ka njė dallim tė madh nė mes tė asaj qė thuhet “ėshtė” dhe asaj qė thuhet “duhet”. Nė lidhje me statusin e ri politik tė Kosovės shumė nga ajo qė do tė duhej tė ndodhte ėshtė paraqitur sikur po ndodhė.Prandaj, rendimentet ende nuk shihen.Megjithė deklarimet e qendrave tė vendosjes se “tash ėshtė koha”, ato nuk po ecin bashkė me kohėn.Njė gjė ėshtė e padiskutueshme:”Vetėm mė kohė mund tė fitohet koha”.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Vetėm ata qė nuk kanė mėsuar shumė pėr negociatat dhe misionin e tyre, mund tė jenė zhgėnjyer me vonesėn rreth pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės dhe dilemat reth tij.Edhe vonesat,edhe dilemat, janė ēmim i negociatave qė duhet tė paguhet.Pėr kėtė mėsojnė negociatat,historia,por edhe teoria dhe praktika e tyre.Pėr kėtė mėson edhe diplomacia qė ėshtė mbėshtetur nė negociata.Nė fakt, “diplomacia dhe negociatat janė sinonim i njėra – tjetrės”, siē shprehet Lisen Bashkurti nė librin e tij,tė pėruuruar kohė mė parė, pėr negociatat, “qė nga lindja e tyre historike dhe nė pėrspektiva historike”.

    Kėtė,mė sė paku,me sa shihet,e kanė kuptuar ata qė drejtpėrsėdrejti kanė marrė pjesė nė negociata. Deklaratat e tyre se pėrcaktimi i statusit do tė ndodhė kėtė muaj apo kėtė ditė,se negociatat do tė mbyllen me kėtė ose me atė zgjidhje,kanė dalė tė jenė tė pasakta.Ata sikur kanė injoruar edhe njė ēmim tjetėr tė negociatave : kompromisin vėshtirė tė arritshėm ndėrmjet palėve me pikėpamje diametralisht tė kundėrta qė, vetvetiu, besimin e bashkėsiė ndėrkombėtare qė, nėpėrmjet tyre, tė arrijė te njė rezultat i pranueshėm pėr tė dyja palėt, e bėnin qysh mė parė tė jetė ireal, madje edhe njė investim joekonomik.

    Mirėpo,ndodhi ajo qė ndodhi me negociatat dhe tash,shi pėr shkak tė pamundėsisė “qė tė pajtohen tė papajtueshmit”, shtyhen edhe datat pėr pėrcaktimin e statusit dhe rriten dilemat rreth modaliteteve tė tij. Pėr Kosovėn mė e papranueshmja do tė ishte pėrpjekja pėr tė imponuar kompromise tė reja nė dėm tė saj, edhe pse Delegacioni i Kosovės, gjykuar sipas dokumentit tė Ahtisaarit, ka bėrė koncesione tė mėdha, veēanėrisht nė fushėn e decentralizimit, tė trashėgimisė dhe tė tė drejtave tė minoriteteve qė, krahas miratimit tė njė pranie relativisht tė fuqishme ndėrkombėtare, statusin e ri eventual tė Kosovės do ta bėnin tė sfidueshėm nga vetė modalitetet e vendosjes sė tij.

    Prandaj, pati shumė tė drejtė njė analist i huaj qė ditė mė parė u shpreh pėr njė tė pėrditshme tonė se “As shpallja e pavarėsisė dhe as njohja e jashtme e kėsaj shpalljeje, nuk e bėn njė entitet tė pavarur. Kushti kryesor pėr pavarėsinė ėshtė qė autoritetet e entitetit qė pretendon tė jetė i pavarur kanė vendosur njė kontroll efektiv tė territorit, pėr tė cilin autoritetet pretendojnė t’i takojė shtetit tė tyre tė pavarur”.

    Vlerėsuar sipas kėtij gjykimi, Kosova do tė paguajė “ēmimin mė tė shtrenjtė tė mundshėm” pėr statusin , pa garanci se do tė mund ta zbatojė atė nė gjithė territorin e saj.Pėrveē kėsaj, kufizimet do tė ndodhin edhe pėr shkak se Bashkimi Evropian qė do tė zėvėndėsojė UNMIK-un, nuk do tė pėrqėndrojė misionin e tij vetėm nė “mbikėqyrje”, por do ta shtrijė gjithandej edhe nė administrimin e disa fushave me rėndėsi tė jetės nė Kosovė.
    E gjithė kjo flet pėr kompleksitetin e statusit tė ri tė Kosovės qė, nėse do tė vendosej nė mėnyrėn se si ėshtė projektuar, atė nuk e bėjnė tė jetė pėrfundimtar, por tė ardhshėm.Natyrisht se nuk do tė mund tė quhej pėrfundimtar njė status qė “pėr kohė tė tjera” do tė lė pėr zgjidhje njė numėr ēėshtjesh prej tė cilave do tė varet e ardhmja e Kosovės dhe fatet e saj.

    (Njė vėrejtje pėr lexuesit:kjo ėshtė paraqitja ime e 999-tė publike pėr Kosovėn dhe ēėshtjen shqiptare.Paraqitja ime e parė ishte para dyzet vjetesh,me 10 qershor 1967,nė njė simpozium shkencor pėr federalizmin, nė Novi Sad)

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Kosova ėshtė nė pritje tė miratimit tė njė rezolute tė re tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, sipas sė cilės, do tė mund “tė dilte nga njė rreth i mbyllur”nė tė cilin ndodhet tash e tetė vjet mė parė,ē’ prej se ėshtė vendosur nėn Administrimin e Pėrkohshėm Civil Ndėrkombėtar. Mirėpo,njė pyetje mbetet ende e hapure ēfarė cilėsie tė statusit do tė rrumbullakėsohet “njė proces negocimi” i cili, jo vetėm se u dėshmua tė jetė joproduktiv,por vėrtetoi ekzistimin e “njė mali tė pakalueshėm” nė mes tė palėve qė “mė shumė aktruan se sa qė negociuan”. Ndryshe nga pikėpamjet qė konsiderojnė se me nxjerrjen eventuale tė njė rezolute tė re tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė “do tė rrumbullakohet zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės”,unė mendoj pak sa ndryshe.

    Nė rezervat ndaj Pakos sė Ahtisaarit jam shprehur se ai dokument, sikur lė pėr tė kuptuar zgjidhjen, por se nuk e shpreh atė nė mėnyrė tė qartė,pėrveē se nė letrėn shqėruese tė tij dėrguar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė,duke shprehur drojėn qė qė tė njėjtin karakter mund ta ketė edhe rezoluta e re e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė e cila,pikėreferimi do ta ketė pjesėn normative tė dokumentit tė Ahtisaarit, por jo edhe propozimin e tij nė letrėn shoqėruese dėrguar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara,siē po konfirmohet nga paralajmėrimi i njė dokumenti prej 11 paragrafesh qė ėshtė vėnė nė qarkullim e qė mėton tė jetė njė draft- rezolute e re pėr Kosovėn. Natyrisht se nuk mund t’i adresohem detajisht njė dokumenti i cili ende ėshtė njė version i parė,por ajo qė do tė mund,qoftė edhe nė lidhje me tė,tė ripėrsėritet, ėshtė mundėsia qė tė kemi njė dokument tė interpretueshėm i cili edhe vetė zgjidhjen do tė mund do ta bėnte tė interpretueshme. Nėse dokumenti do tė shpjenė drejt njė zgjidhjeje,ai do tė duhej edhe tė shpjente tek ajo zgjidhje. Ndryshe,edhe pse do tė mund tė ketė pėr synim tė pėrmbyllė shumė ēėshtje,ai do tė mund t’i lė tė hapura shumė probleme,sepse,edhe pse Kosova “do ta paguajė shumė shtrenjtė ēmimin pėr statusin”, ai si i tillė,megjithatė, nuk do ta dėrgonte nė “stacionin e fundit”. Zbatimi i plotė i tij do tė mund tė pėrbėnte sfidėn mė tė madhe nė Kosovėn e passtatusit. Njė rezolutė e paqartėsuar sa duhet,nė pikėpamje politike, juridike dhe ndėrkombėtare, e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, do tė mund tė prodhonte paqartėsi tė tjera:nga ajo e identitetit tė Kosovės deri tek ajo e subjektivitetit ndėrkombėtar tė saj qė do tė mund ta komplikonin tė ardhmen e Kosovės.Me gjithė aktin eventual tė Kuvendit tė Kosovės pėr shpalljen e pavarėsisė,zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės nuk do tė mund tė konsiderohej plotėsisht e rrumbullakuar. Zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės nuk do tė mund tė quhej e rrumbullakėsuar nėse nuk do tė shoqėrohej me pėrcaktimin e qartė tė identitetit shtetėror tė Kosovės dhe me njohjen e subjektivitetit politik - juridik dhe ndėrkombėtar tė saj.Zgjidhja nuk do tė mund tė quhej e rrumbullakuar nėse qeverisja e institucioneve tė Kosovės nuk do tė mund tė shtrihej nė gjithė territorin e saj.Mė nė fund,zgjidhja nuk do tė mund tė quhej e rrumbullakuar nėse nė Kosovė nuk do tė mund tė zbatoheshin ligjet, nė mėnyrė unike, nė gjithė hapėsirėn e saj,pėrfshirė pra, edhe komunat serbe ose me shumicė serbe tė cilat,nė emėr tė njė decentralizimi asimetrik, etnik dhe territorial, do tė mund tė kėrcėnonin me rrezikun, sė pari, tė disfunksionalitetit tė qendrės, e mė vonė,ndoshta, edhe tė shkėputjes sė pjesėve me tė.E ardhmja e Kosovės do tė duhej qė t’i sigurojė asaj, jo vetėm njė subjektivtet politik-juridik dhe ndėrkombėtar tė njohur,por edhe njė kontraktualitet me OKB-nė,Bashkimin Evropian dhe NATO-n.E ardhmja e Kosovės do tė duhej “t’ia rikthejė” asaj sovranitetin , edhe ashtu tė cunguar, nė njė pjesė tė territorit tė saj,pėr shkak tė njė pranie relativisht tė fuqishme tė bashkėsisė ndėrkombėtare.Mė nė fund,e ardhmja e Kosovės do tė duhej qė t’i sigurojė asaj kalimin nga njė gjendje e pushtimit tė njė pjese tė tokės sė saj nė njė gjendje tė ēlirimit tė saj dhe tė qeverisjes me tė.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Mendimi ndryshe

    Ndryshe prej pikėpamjeve qė qarkullojnė pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės dhe pėr besimin nė drejtėsinė e saj,edhe pse vetė me vokacion jurist,kam shumė rezerva ndaj proceseve gjyqėsore qė janė zhvilluar dhe qė po zhvillohen para saj.Nė fakt,drejtėsia mė e madhe e Hagės ėshtė (pa)drejtėsia e saj.E para,sepse para drejtėsisė ka vėnė jo vetėm represionin serb mbi shqiptarėt e Kosovės,por nėpėrmjet Fatmir Limajt mė parė dhe Haradinajt e bashkėluftėtarėve tė tij sot,ka vėnė para drejtėsisė tėrė njė formacion qė iu kundėrvua atij represioni; ka nxjerrė para ligjit jo vetėm ata qė nxitėn konflikte ndėretnike, por edhe ata qė morėn guximin qė tė mbrojnė nderin e shtėpisė dhe tė familjes dhe tė popullit qė i takojnė;hapi procese gjyqėsore jo vetėm ndaj atyre qė synuan shfarosjen e njė populli tė ndjekur dhe tė ndaluar,por edhe ndaj atyre qė mblodhen forcat pėr tė shpėtuar po atė popull nga njė regjim i egėr gjenocidal.

    E dyta,sepse duke i vėnė para drejtėsisė,duke i nxjerrė para ligjit dhe duke hapur procese ndaj tyre,Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės ”vuri nė peshojė” tė njėjtė xhelatin dhe viktimėn.E treta,sepse nė vend se tė bazohej nė argumente,fakte dhe dėshmi qė “flisnin vetė”nė rastin e Millosheviqit,ajo sot po pėrpiqet,me ēdo kusht tė mbledh argumente,fakte e dėshmi nė rastin e Haradinajt dhe tė dy bashkėluftėtarėve tė tij qoftė edhe prej dėshmitarėve qė edhe vetė ishin tė pėrfshirė nė krime,si pjestarė tė njėsiteve policore,ushtarake ose paramilitare serbe. Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės duhet tė dijė se nuk mund tė ketė dy bindje pėr njė tė vėrtetė, po sikurse qė nuk mund tė ketė dy tė vėrteta pėr njė bindje,nėse nuk do, natyrisht, tė komprometojė drejtėsinė.Nėse do tė vazhdojė “tė gjykojė”nė mėnyrėn siē ėshtė duke zhvilluar procesin ndaj Haradinajt dhe shokėve tė tij tė luftės,vėrtetė e kėrcėnon rreziku qė tė bėjė politikė “nė emėr tė drejtėsisė”. Kosova dhe shqiptarėt kanė pėrjetuar shumė padrejtėsi nė tė kaluarėn. Nė Kosovė janė zhvilluar proceset mė antipode kundėr njerėzimit.Janė bėrė akte dehumanizuese qė kanė synuar shfarosjen e njerėzve. Janė ndėrmarrė veprime qė kanė shtypur vullnetin politik tė popullit.Kjo ėshtė arsyeja qė Kosova dhe shqiptarėt pėrherė kanė mbajtur qėndrim tė rezervuar ndaj drejtėsisė qė ėshtė bėrė ndaj tyre,sepse nė fakt,ajo ishte njė padrejtėsi e madhe. Prandaj,nė kohėn kur regjimi i Millosheviqit arriti kulmin e egėrsisė ndaj shqiptarėve,kur i tejkaloi rastet e veēanta dhe i mori pėrmasat e gjenocidit,ndjenja patriotike dhe ndjenja e sakrificės ndėr shqiptarėt i bashkoi ata rreth njė force e cila,nė tė vėrtetė,siē u dėshmua mė vonė,i dha njė dimension tė ri ēėshtjes sė Kosovės,sepse ishte vetė Ushtria Clirimtare e Kosovės ajo qė bėri qė ēėshtja e Kosovės tė vėshtrohej nė njė dritė tė re. Nė atė dritė duhet ta kundrojė edhe Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės pjesėmarrjen nė luftė tė treshes qė ka vėnė para drejtėsisė,qė ka nxjerrė para ligjit dhe kundėr sė cilės po zhvillon proces gjyqėsor.Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės duhet tė kėrkojė tė vėrtetėn.Kriteri i sė vėrtetės nėnkupton vlerėsimin,gjykimin dhe mjetin pėr tė kontrolluar vėrtetėsinė ose gėnjeshtrėn e njė pohimi, hipoteze, teorie apo parimi. Haga duhet tė ecė nėpėr kėtė rrugė,nėse vėrtetė nuk do qė tė shndėrrohet nė “gjykatore politike”. Fajėsia ose pafajėsia mund tė vėrteėtohet ose tė mohohet me argumente,fakte dhe dėshmi.Ato do tė duhej tė ishin armėt kryesore tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės. Cdo qasje tjetėr do tė mund ta komprometonte edhe mė shumė drejtėsinė dhe do ta ulte besimin nė tė.Vėrtetė,nuk ka padrejtėsi mė tė madhe se atėherė kur drejtėsia shtrembėrohet.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Nė pyetjen e fundvitit 2007:Si e shihni fundin e procesit rreth ēėshtjes sė Kosovės kanė votuar gjithėsejt 69 vizitorė, prej tė cilėve Nuk e shihni fundin e procesit edhe pėr njė kohė 41, Pa rezolutė tė KS tė OKB-sė 30 , Me rezolutė tė KS tė OKB-sė 8.


    Nė pyetjen e muajit Gusht 2007: Ēfarė i mungon mė shumė klasės politike tė Kosovės: kanė votuar gjithėsejt 14 vizitorė, prej tė cilėve Guximi intelektual 7, Shkathtėsia diplomatike 5 dhe Maturia politike 2.


    Nė pyetjen e muajit Korrik 2007: Ēfarė ka dėshmuar mė shumė diplomacia politike botėrore pėr Kosovėn: kanė votuar gjithėsejt 39 vizitorė, prej tė cilėve Taktikė 29, Gadishmėri 9 dhe Aftėsi 1.



    Nė pyetjen e muajit Qershor 2007 “Ē'ėshtė mė e pėrgjegjshme:”, kanė votuar gjithėsejt 22 vizitorė, prej tė cilėve 16 kanė votuar “Tė veprosh kur nuk ka qenė dashur tė veprosh”, kurse 6 kanė votuar “Tė mos veprosh kur ka qenė dashur tė veprosh".



    Nė pyetjen e muajit Maj 2007 “Ē'ėshtė mė produktive”, kanė votuar gjithėsejt 31 vizitorė, prej tė cilėve 16 kanė votuar “Te bashkohesh pa vepruar”, kurse 15 kanė votuar “Te veprosh i pabashkuar”.






    Nė pyetjen e muajit Prill 2007 “Nėse nuk kemi atė qė pėlqejmė, a duhet tė pėlqejmė atė qė kemi?”, kanė votuar gjithėsejt 125 vizitorė, prej tė cilėve 75 apo 60% kanė votuar “PO”, kurse 50 apo 40% kanė votuar “JO”.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Loja “vjen,s’vjen…” Ekipi faktmbledhės i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė Kosovė, mbaroi. Ekipi vjen dhe nuk vjen rastėsisht. Vjen me porosinė ruse, edhe atė,jo rastėsisht.Dy mėlmesa mė shumė i ka kėsaj rradhe “sallata ruse”.E para, tė zgjasė procesin pėr marrjen e vendimit pėr statusin e Kosovės,me sa tė jetė e mundur.E dyta,tė pėrpiqet tė pėrfitojė pėr vetėn mė shumė se pėr Serbinė,sėrish me sa tė jetė e mundur,me shtyerjen e procesit.Provėn e parė e bėri me Abkhazinė nė Kėshillin e Sigurimit para disa ditėsh dhe ajo nuk i doli tė jetė e suksesshme.Vėshtirė ėshtė “tė kapėrdihet”simetria e Abkhazisė me Kosovėn.Pėr lexuesit ėshtė mirė t’i (ri)sjellim informacionet se Abkhazia nė Gjeorgji ėshtė njė territor qė ka shpallur pavarėsinė pesėmbėdhjetė vjet mė parė(1992).Si territor,ėshtė mė e vogėl se Kosova(ka 8.600 kilometra katrorė).Si popullatė,ėshtė shumfishė mė e vogėl se Kosova(ka 250.000 banorė).

    Abkhazianėt u pėrkasin fiseve kaukaziane dhe flasin gjuhėn e tyre qė,vėrtetė,s’ka asgjė tė pėrbashkėt me rusėt e Rusinė.Prandaj, kėrkesa e tyre pėr “t’iu bashkangjitur federatės ruse” ėshtė po aq e pathemeltė sa dhe kėrkesa e Serbisė pėr “t ‘a mbajtur kontrollin mbi Kosovėn” me tė cilėn as Kosova dhe as shqiptarėt,nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me tė.Pėr “t’u bėrė shtet i pavarur dhe sovran”Abkhazisė nuk i mjafton qė nė territorin e saj janė tė vendosura forca ruse qė kanė ndėrhyrė gjatė konflikteve tė armatosura pas shpėrbėrjes sė ish-Bashkimit Sovjetik,se nė pushtet janė pikėrisht forcat proruse dhe se pikėrisht ato forca kėrkojnė hapjen e mundėsisė pėr “bashkim” tė Abkhazisė me Rusinė.Eshtė pritur qė sa mė shumė qė afrohet zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės,Rusia do “tė tregojė fytyrėn e vet”.Kryetari rus Putin “tėrė kohėn”kėrkon qė ēėshtja e Kosovės “tė trajtohet mbi bazat e parimeve universale”,tė cilat,sipas tij,do tė mund tė zbatoheshin,”pėr rastet e tjera tė ngjashme me Kosovėn”.Rusia provon qė,me njė goditje,tė arrijė sė paku,njėrin prej dy qėllimeve.Duke “iu kundėrvėnė”pavarėsisė sė Kosovės,sado e brishtė qė do tė jetė ajo,meqė nėse do tė vendoset nė favor tė saj,do tė jetė nėn njė mbikėqyrje tė theksuar tė Bashkimit Evropian qė, vetvetiu, atė do ta bėnin mė shumė formale se faktike,nga njėra anė Rusia do “tė ruajė lojalitetin ndaj Serbisė”,ndėrsa nga ana tjetėr,nėse “nuk ndezė”qė tė provojė t’i hapė rrugėn pavarėsimit tė territoreve qė janė pjesė e Gjeorgjisė.Mendoj se argumentet nuk qėndrojnė as pėr tė parėn dhe as pėr tė dytėn.E para,pavarėsia e Kosovės nuk do tė mund tė kundėrshtohej pėr shkak tė bazės sė saj etnike,pikėrisht pėr mungesė tė sė cilės do tė mund tė kundėrshtohej pavarėsia e Abkhazisė.E dyta,pavarėsia e Kosovės nuk do tė mund tė kundėrshtohej pėr shkak tė qenies sė saj njėsi federale nė ish-Jugosllavi,sado jo dhe me statusin e republikės,pikėrisht pėr mungesė tė sė cilės do tė mund tė kundėrshtohej pavarėsia e Abkhazisė.Vetėm kundrimi i ēėshtjes sė Kosovės si ēėshtje e vetėvendosjes sė jashtme mund t’i orientojė proceset nė drejtimin e duhur.Mė nė fund,vetėm ai orientim do tė mund tė korrepspondonte me vullnetin e popullit shumicė tė Kosovės.Prandaj,Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė,duhet t’i flasė qartė tė tashmes sė Kosovės dhe t’i pėrgjigjet kėrkesave tė drejta tė popullatės sė saj.Nėse Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė nuk do tė kuptojė qartė tė tashmen e Kosovės,kėrcėnon rreziku qė t’a lė tė paqartė tė nesėrmen dhe tė pasnesėrmen e saj.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Mendimi ndryshe

    Unė kam njė mendim ndryshe nga gjithė ata,qoftė politikanė,qoftė analistė,qė shprehen se pėrplasjet,tė shoqėruara me fyrje,ofendime e poshtėrime,deri nė “linē politik”nė ēdonjėrin prej parlamenteve tė vendeve tė civilizuara tė botės,arsyetohen nė emėr tė “shoqėrisė plurale demokratike”.Nė fundin e korrikut tė vitit tė kaluar,deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė u pata adresuar njė letėr tė hapur,si reagim nė atė qė pėrjetova duke pėrcjellur punimet e seancės sė datės 28 korrik 2006.Si bashkėkombės i deputetėve,edhe vetė u ndjeva i fyer,i ofenduar dhe i poshtėruar,sepse sjellja e disa prej tyre nuk dėshmonte mė vetėm nivelin e ulėt tė kulturės politike ose mungesėn e saj,por mė shumė se kjo:nivelin e ulėt tė atdhedashurisė dhe mungesėn e saj,me pasoja tė pariparueshme pėr vendin qė sikur “sapo ka lindur i dobėt”,ende “mbahet nė jetė me infuzion”.

    Ndodhitė nė disa seanca tė Kuvendit tė Kosovės e, kohėve tė fundit,edhe nė seancat e disa prej kuvendeve komunale,qenė njė arsye me shumė qė “t’i rikthehem” kėsaj teme.Si komponentė nisėse e shqyrtimit mė shėrben mėsimi se niveli i qytetėrimit dhe demokratizimit tė njė shoqėrie matet dhe tregohet me nivelin e sjelljes brendapėrbrenda asaj shoqėrie,veēanėrisht tė figurave publike.Disa nga personalitetet publike sikur ende nuk e kanė kuptuar se janė mė shumė se “vetja e tyre”dhe se pėr kėtė duhet tė vetėndėrgjegjėsohen.Ky shkrim nuk i adresohet askujt me emėr,as me parti,as me krahinė.Nuk pretendon t’i mbajė leksion askujt,sepse bėhet fjalė pėr njerėz qė “kanė kaluar”nėpėr ato leksione,por sikur nuk kanė mėsuar shumė prej tyre.Porosia e shkrimit ėshtė qė “t’i rikthehen” atyre leksioneve,sepse sjellja e tyre po ndodh me “dritare tė hapura”dhe se nė to,ndėr tė tjerė,shikojnė edhe fėmijėt e tyre,por shikon edhe bota e civilizuar e cila sikur pyet:Sa jeni tė ndėrgjegjshėm se fytyra e parlamentarit dhe sjellja e tij shpėrfaqin fytyrėn e shtetit,qoftė tė atij tė krijuar gati njėqind vjet mė parė,qoftė tė njė tjetri qė po mėton “tė vetėkrijohet”?Problemi ėshtė nė tė kuptuarit e thelbit tė shoqėrisė plurale demokratike,sepse shoqėria plurale demokratike mė shumė se si “fushė e garės”,ėshtė kuptuar si “arenė e luftės” dhe ky fakt sikur konfirmon se “koha e linēimeve”ende nuk ka perėnduar.Nė parlamentet tona mė shumė se “kryqėzim programesh”,ka “kryqėzim inatesh”,mė shumė se “konkurrencė projektesh”,ka konkurrencė fyerjesh,ofendimesh e poshtėrimesh.Njerėzit qė e njohin historinė dhe qė kanė mėsuar prej saj, nė shoqėri,veēanėrisht nė politikė, duhet tė sillen racionalisht.Mė dhemb se ne shqiptarėt,si popull dhe si komb,nuk mėsuam shumė nga e kaluara jonė e hidhur,prandaj po ndodh qė tė rritemi si popull,e tė tkurremi si komb.Shumė ngjarje qė kanė ndodhur me ne nė tė kaluarėn kėrkojnė qė tė jemi shumė tė vėmendshėm pėr tė ardhmen.E ardhmja jonė ende ėshtė nė udhėkryq.Kėto janė ēaste kritike dhe dramatike pėr ne.Skenarėt me ne ende nuk kanė pėrfunduar.Ende vizatohen harta nė dėmin tonė.Nėse ėshtė kėshtu,e unė mendoj se ėshtė ashtu,cila ėshtė arsyeja qė ne ende nuk kuptuam se “Tė armiqėsohesh me tėndin,ėshtė njėsoj sikur t’i vėsh zjarrin shtėpisė sate”.Plasaritjet dhe ndarjet nė tė kaluarėn i kemi paguar shumė shtrenjtė.Mbetet pa pėrgjigje pyetja se sa do t’i paguajmė kėto tė tashmet nėse vazhdojmė tė jetojmė tė plasaritur dhe tė ndarė.Neve sikur na duhet,si buka dhe uji,njė rirreshtrim kombėtar.Rruga nėpėr tė cilėn do tė duhej tė ecnim ėshtė : jo partia,pėrpara dhe,mbi tė gjitha,por populli dhe kombi,para se gjithash dhe mbi tė gjithė.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Pikėrisht nė vigjilje tė hapjes sė diskutimeve pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė,doli nga shtypi libri “The Truth About Kosova-Arguments And Facts In Support Of Its Independence” ( “E vėrteta pėr Kosovėn,argumente dhe fakte nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė saj”),nė botim tė Universitetit Dardania.Ky ėshtė libri i tridhjetė .Libri hapet me kapitullin “Cėshtja e Kosovės ėshtė,nė fakt,ēėshtje e vetėvendosjes”,ndėrsa boshti i shqyrtimit tė tij ėshtė historia politike e ēėshtjes sė Kosovės.Nė libėr pėrmbledhur dhe sistemuar me njė vend argumentet dhe faktet mė tė rėndėsishme qė duhet tė mirren nė konsideratė me rastin e marrjes sė vendimit pėr tė ardhmen e Kosovės.Edhe pse ēėshtja e Kosovės sikur “ka marrė fizionominė e njė ēėshtjeje tė zgjidhur”,duke pritur “sanksionimin politik-juridik ndėrkombėtar”,autori i librit mendon se ende ka hapėsirė pėr tė depėrtuar,veēanėrisht nė opinionin e huaj dhe nė qendrat ndėrkombėtare tė vendimmarrjes me pikėpamjen se vetėvendosja pėrgjithėsisht ėshtė pėrcaktuesi i vetėm i drejtė i tė ardhmes sė njė populli,dhe se e drejta e vetėvendosjes Kosovės dhe popullit tė saj i takon, qoftė si e drejtė e njė territori tė individualizuar,qoftė si e drejtė kombėtare e njė populli qė jeton brendapėrbrenda atij territori.Autori i librit,nė mėnyrė tė veēantė, kundėrshton pohimet e shkencės serbe pėr posesivitetin serb ndaj Kosovės qė i referohet historisė,duke e konsideruar atė tė pathemeltė,si “nė aspektin metodologjik tė cilėsimit tė karakterit kombėtar tė territorit”,si “nė aspektin e sė vėrtetės materiale historike”.Nė konkluzionet e librit theksohet se Kosova i pėrmbush kriteret e qenies shtet i pavarur dhe sovran dhe nė lidhje me kėtė vėhet nė dukje se nėse bėhet fjalė pėr territorin,nė OKB janė tė anėtarėsuara 34 shtete me territor mė tė vogėl se Kosova,nėse bėhet fjalė pėr popullatėn,nė OKB janė tė anėtarėsuara 58 shtete me popullatė mė tė vogėl se Kosova dhe se nėse bėhet fjalė pėr pranimin ose jo tė shteteve tė reja nė OKB,nė periudhėn prej 1990-2002,34 shtete tė reja janė pranuar nė OKB.Siē ėshtė bėrė e njohur,autori i librit,ditė mė parė,nėpėrmjet mediave,u dėrgoi njė letėr tė hapur anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė,pikėrisht nė lidhje me argumentet dhe faktet pėr pavarėsinė e Kosovės.Nė kėtė faqe,sė shpejti,do tė mund ta gjeni tekstin e plotė tė librit ”The Truth About Kosova-Arguments And Facts In Support Of Its Independence”.

  11. #91
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Edhe pse Gjermania sikur ”e ka sqaruar” pozicionin e vet rreth tė ardhmes sė Kosovės, duke e mbėshtetur propozimin e Martti Ahtisaarit,po nga Gjermania kėto ditė arritėn shqetėsimet e para, mė serioze, pėr Kosovėn.Nė samitin e ministrave tė jashtėm tė shteteve tė Bashkimit Evropian,nė Bremen tė Gjermanisė, ndodhi ajo qė, megjithatė, ishte paralajmėruar se mund tė ndodhė. Nė vend se tė bėjnė ”njė hap pėrpara”, shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian bėn ”njė hap prapa”nė lidhje me pėrcaktimin pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.

    ”Hap prapa”konsiderohet (ri)formulimi i qėndrimit nė lidhje me Propozimin e Martti Ahtisaarit nė njė deklaratė tė Presidencės sė Bashkimit Evropian nė tė cilėn theksohet se ”Gjatė arritjes sė Rezolutės sė Re nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė duhet marrė parasysh interesat legjitime tė Beogradit dhe Prishtinės”.Ky (ri)formulim ka pasuar pas bėrjes publike tė qėndrimit tė disa prej vendeve tė Bashkimit Evropian,si Sllovakia,Rumania dhe Greqia, se ”duhet pasur mė shumė kujdes dhe durim”dhe se duhet shikuar mundėsinė pėr ”rihapjen e disa pikave tė planit tė Ahtisaarit pėr rinegociim”.Me tė marrė tė kėtyre ”informatave tė hidhura”nga Bremeni i Gjermanisė,e para e punės pėr ne nė Kosovė ėshtė qė tė ”mos sillemi” sikur pavarėsia e Kosovės ėshtė ”ēėshtje e kryer”, me gjithė mbėshtetjen nga disa vende me fuqi tė madhe, si SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania.Po pėrsėris njė shprehje qė e kam theksuar pėr njė kohė mė tė gjatė nė paraqitjet e mia publike:NESE BOTA SILLET RRETH KOSOVES,EDHE KOSOVA DUHET TE SILLET RRETH BOTES.

    Gjėja e dytė qė duhet tė kuptojmė ėshtė se nė diplomacinė botėrore ndodhė qė ndonjėherė ”rrobat t’i qepin mė tė vegjlit”.Mė nė fund,nė lidhje me kėtė tėrhoqi vėrejtjėn ditė mė parė nė njė tė pėrditshme tonėn njė analist nga njė shtet i Bashkimit Evropian qė shkroi me kusht anonimiteti,pėr tė porositur klasėn tonė politike:”Lobim po,por jo vetėm nė Neė York”.Njė numėr i shteteve ende mbajnė qėndrim tė rezervuar ndaj tė ardhmes sė Kosovės,disa nuk deklarohen fare dhe prapa heshtjes sė tyre ”mbėshtillet qėndrimi” qė mund tė befasojė, ndėrsa njė numėr mė i vogėl shtetesh pozicionohet kundėr. Ndėrkohė, merret vesh pėr njė ofensivė diplomatike serbe ”kundėr pavarėsisė sė Kosovės”, veēanėrisht nė ato vende qė ende po hamenden ose qė ende nuk kanė formuar ndonjė qėndrim mė tė prerė,qoftė pėr,qoftė kundėr propozimit tė Martti Ahtisaarit.Nuk ka dyshim se diplomacia serbe ”ėshtė trimėruar”me hezitimet e Bashkimit Evropian dhe, nė mos asgjė tjetėr,”shpreson se kėrkesa pėr rishqyrtimin e aplikimit tė Rezolutės 1244 do tė shtyhet”dhe kėtė shtyrje eventuale do tė mund ta konsideronte si ”njė fitore tė vetėn”.Gjykuar sipas rrjedhave nė lidhje me pėrcaktimin e statusit tė Kosovės, porosia ėshtė shumė e qartė:nuk duhet ”tė shtiremi”se sikur ”buka po piqet”,pa vra mendjen se ajo edhe ”mund tė digjet”.Shqiptarėt pėrherė kanė mbajtur njė qėndrim tė rezervuar ndaj Evropės.Ai qėndrim sikur po konfirmohet edhe sot,sepse ka hipokrizi nė atė qė mėton tė jetė strategji e Bashkimit Evropian nė lidhje me Rezolutėn e Re tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė nė lidhje me Kosovėn. Nė deklaratė thuhet se ”Bashkimi Evropian do tė punojė aktivisht dhe nė mėnyrė tė unifikuar nė Kėshillin e Sigurimit nė bazė tė qėndrimit tė pėrbashkėt”.Vaj halli nėse ”do tė punojė”nė bazė tė qėndrimit qė nuk e arriti nė Bremen kėtyre ditėve.Tė kėrkosh prej tė tjerėve atė qė nuk ke bėrė vetė,ėshtė mė shumė se hipokrizi.Bashkimi Evropian do tė kėrkojė prej Kėshillit tė Sigurimit tė bėjė atė qė vetė nuk e ka bėrėė ketė njė qėndrim tė pėrbashkėt rreth Kosovės.

  12. #92
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    HISTORIA E SHTETEVE “MĖSON” SE NJĖ VEND OSE ĖSHTĖ OSE S’ĖSHTĖ SHTET; KA OSE NUK KA PAVARĖSI;KA OSE NUK KA SOVRANITET

    Prej kohės sė shtyrjes sė procesit pėr vendosjen e statusit tė ri tė Kosovės,Kosova ka hy nė njė periudhė tė re vonimi,ngecjeje dhe paqartėsie.[1]

    Kosova ėshtė nė pritje tė propozimit tė Ahtisarit,edhe pse kornizat e pėrmbajtjes sė tij,sado qė ende “mbahen sekrete”,tashmė “janė bėrė publike”. [2]
    Ajo qė nuk do tė dėshironim tė ndodhte ėshtė qė tė kemi njė dokument shumė tė pėrgjithėsuar tė Ahtisarit qė do tė prodhonte njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, me njėfarė zgjidhjeje dykuptimshe qė vetėm do tė hapte njė portė pėr mundėsinė e krijimit tė njėfarė shteti,i cili do tė mund tė gėzonte njėfarė pavarėsie dhe qė do tė mund tė vishej me njėfarė sovraniteti.Po qe se zgjidhja do tė ishte e interpretueshme,vetė statusi dhe zbatimi i tij do tė pėrbėnin sfidat mė tė mėdha pėr Kosovėn e passtatusit.[3]

    Zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės nuk do tė mund tė quhej e rrumbullakuar po qe se ajo nuk do tė shoqėrohej me njohjen e subjektivitetit politik-juridik dhe ndėrkombėtar tė Kosovės.
    Statusi nuk do tė mund tė quhej pėrfundimtar,po qe se nė Kosovė do tė vendosej njė prani e theksuar ndėrkombėtare, ushtarake dhe civile,pėr tė cilėn po debatojmė nė kėtė tryezė, dhe po qe se Veriu i Kosovės nuk do tė integrohej nė tėrėsinė territoriale tė saj.[4]
    Shkaqet pėr njė prani,jo krejtėsisht tė lehtė ndėrkombėtare siē u shprehen disa nga oratorėt sot, por relativisht tė theksuar,veēanėrisht tė BE-sė nė Kosovė edhe pas vendosjes sė statusit tė ri tė saj,po kėrkohen nė njė trekėndėsh arsyetimesh,prej vlerėsimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare “pėr kapacitetin ende tė ulėt” tė Kosovės “pėr ta administruar plotėsisht vendin”,nėpėrmjet tė ndjenjės(qė ėshtė shndėrruar nė besim tė bashkėsisė ndėrkombėtare)”pėr shkallėn e lartė tė mosbesimit” ndėrmjet shqiptarėve e serbėve deri tek pothuaj se njė “marrėveshje brenda bashkėsisė ndėrkombėtare pėr kufizimin e sovranitetit tė Kosovės”.

    Ministri i Jashtėm Suedez [5] kohė mė parė,nė letrėn e tij dėrguar homologėve tė tij evropianė,shtroi disa pyetje thelbėsore pėr statusin e Kosovės,duke filluar nga ajo nėse BE-ja duhet tė marrė kontrollin mbi pjesėn veriore tė Kosovės ose tė pranojė “de facto”ndarjen.
    Shtyrja e procesit tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės ka krijuar hapėsirė dhe mundėsi pėr tė ngritur ca shqetėsime nė lidhje me tė.[6]
    Bėhet fjalė pėr adresimin e pavarėsisė dhe sovranitetit tė Kosovės nė rezolutėn e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė,me ulėse nė OKB;me garanci tė fuqishme ndėrkombėtare pėr tė mbrojtur integritetin territorial;pėr tė siguruar zbatimin e ligjeve unike nė gjithė territorin dhe pėr tė vendosur njė prani tė pėrkohshme ndėrkombėtare,tė kufizuar nė kohė dhe nė pėrmbajtje, duke mos shpėrthyer kornizat e njė mbikėqyrjeje tė zbatimit tė statusit tė ri tė vendosur.
    Nga mė shumė shqetėsime qė do tė mund tė paraqiteshin nė lidhje me adresimin e statusit tė ri tė Kosovės,edhe me kėtė rast,po veēojmė disa prej tyre.
    E para,paqartėsia e mundshme politike dhe legale e statusit.[7]
    Historia e shteteve “mėson” se njė vend ose ėshtė ose s’ėshtė shtet;ka ose nuk ka pavarėsi;ka ose nuk ka sovranitet.Kosova mund tė krijojė kontraktualitet me OKB-nė,BE-nė dhe NATO-n vetėm si shtet i pavarur dhe sovran,me ulėse nė OKB,i barabartė me shtetet e tjera.
    E dyta,mundėsia e pėrsėritjes sė UNMIK-ut nėpėrmjet tė BE-sė,po qe se do tė vendosej njė administratė relativisht e fuqishme ndėrkombėtare “me fuqi tė interpretimit tė mandatit tė vet”.Njė prani shumė e theksuar e BE-sė,me fuqi tė mėdha ekzekutive, do tė mund tė krijonte njė mentalitet tė ri vartėsie nga i cili Kosova nuk do tė mund tė ēlirohej shpejtė.Kosova mund tė dalė nga njė “rreth i mbyllur”nė tė cilin ndodhet prej se ėshtė vendosur nėn Administrimin e Pėrkohshėm Civil Ndėrkombėtar vetėm nėse merr nė duart e veta fatet e veta,e vetėdijshme se po qe se do tė pavarėsohej, se as pavarėsia eventuale nuk do tė ishte ilaē i vetėm pėr sfidat e passtatusit.
    E treta,vėshtirėsimi, deri nė shkallė tė pamundėsisė,i shtrirjes sė jurisdiksionit tė institucioneve tė Kosovės nė pjesėn veriore tė saj.
    E katėrta,izolimi i territoreve tė Kosovės ku jetojnė dhe ku do tė jetojnė serbėt nė bazė tė projektit territorial dhe etnik tė decentralizimit dhe vartėsia e tyre prej Beogradit.

    Atė qė do tė duhej ta kishte parasysh Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė ėshtė qė “tė mos pėrsėritej Bosnja nė Kosovė”,i vetėdijshėm se Bosnja e ndėrtuar mbi parimin etnik ėshtė bėrė njė shtet jofunksional.Edhe pse edhe kėtu sot u tha se nuk do tė pėrsėritet Bosnja nė Kosovė,megjithatė kėrcėnon rreziku qė kjo tė ndodhė,jo vetėm pėr shkak tė pėrsėritjes sė modelit tė pranisė ndėrkombėtare,por edhe po qe se Kosova e tėra do tė ndėrtohej mbi konceptin shumetnik,duke mos qenė fare shoqėri shumetnike.Kosova ėshtė me shumicė dominante shqiptare dhe ky fakt do tė duhej tė ishte boshti kryesor nga i cili do tė duhej tė buronin parimet dhe zgjidhjet pėr Kosovėn.Prandaj,po qe se projekti i Bosnjės ėshtė treguar i dėshtuar dhe po qe se dihet se realitetet nė Bosnjė dhe nė Kosovė ndryshojnė,cila ėshtė arsyeja qė Bosnja tė ndodhė nė Kosovė?
    Se administrimi ndėrkombėtar nė Kosovė do t’i ngjajė atij nė Bosnjė e ka pranuar vetė z.Sohlstrom,edhe pse ai sot shfaqi njė mendim tė devijuar.Ai ėshtė shprehur se Zyra Civile Ndėrkombėtare e ardhshme nė Kosovė do t’i ngjajė Zyrės sė Pėrfaqėsuesit tė Lartė nė Bosnjė nė disa aspekte kyēe.Madje,edhe analisti i njohur,Tim Judah,nė njė shkrim tė tij [8] thotė se “Misioni i ardhshėm ndėrkombėtar nė Kosovė do tė jetė shumė i ngjashėm me modelin e pėrdorur nė Bosnjė e Hercegovinė qė nga viti 1995”.Nė lidhje me kėtė model,ai shprehet se “do tė ketė profil tė lartė,por ndoshta nuk do tė mund ta ndalė shkėputjen e serbėve”.Tim Judah parasheh qė “Qeveria e Kosovės nuk do tė ketė kurrėfarė autoriteti nė rajonet veriore ku institucionet e Qeverisė sė Serbisė, megjithatė,do tė vazhdojnė tė operojnė”.Ndėrkohė qė z.Sohlstrom ka thėnė se kreu i misionit tė ri do tė intervenojė vetėm nė fushat si “decentralizimi,trashėgimia religjioze dhe kulturore,tė drejtat e minoriteteve dhe siguria”,pėr tė komentuar Tim Judah “nė ēdo gjė qė ka rėndėsi”.
    Nuk mund tė mos shpreh shqetėsimin tim pėr mundėsinė e pėrsėritjes sė Bosnjės edhe me rastin e hartimit tė Kushtetutės sė Kosovės.Presioni i negociatave mund tė dėmtojė rėndė kushtetutėbėrjen.
    Kosova ėshtė nė periudhėn dramatike dhe kritike tė marrjes sė vendimit pėr tė ardhmen e saj.
    Kosova ėshtė nė fokus tė zhvillimeve tė diplomacisė botėrore.Kosova ėshtė nė “pritje tė madhe”tė njė statusi tė ri tė saj i cili do tė mund ta nxirrte nga njė “rreth i mbyllyr”nė tė cilin ėshtė pėr mė shumė se shtatė vjet,por njėkohėsisht dhe tė mbahet peng i njė statusi tė ri i cili nuk do tė rrumbullakohej dhe nuk do tė pėrmbushte vullnetin e popullit.
    Kosova e cila,edhe ashtu ka bėrė mjaftė koncesione nė procesin negociator nėpėrmjet tė pėrfaqėsuesve tė saj,do tė mund tė detyrohej qė “e shtyer pėr muri”tė miratojė zgjidhje qė do tė cungonin vetėqeverisjen e saj,po qe se oferta ndėrkombėtare nuk do tė pėrkojė e tėra me kėrkesat e saj.Po qe se do tė ndodhte kjo,atėherė Kosova do tė ballafaqohej me shumė sfida tė vetė statusit dhe tė zbatimit tė tij,e vetėdijshme se qoftė edhe pavarėsia e shpallur prej saj nuk do tė jetė ēelėsi i vetėm i pėrballimit tė tyre.
    Po qe se zgjidhja e ofruar pėr Kosovėn do tė ndiqte “trajektorėn e Marrėveshjes sė Dayton-it nė Bosnjė e Hercegovinė”qė,me tė tė vendosej “territorializimi etnik i Kosovės”si parim themelor,do tė mund tė kėrcėnohej me rrezikun qė epilogu i statusit tė ardhshėm tė Kosovės tė mos jetė “ai i pėrfundimit tė krizės ēfarė do tė mirėpritej nga tė gjithė”,por do tė hapte njė kapitull tė ri ku “kriza e trashėguar nga 1999-ta thjeshtė do tė zhvendosej nė premisa tė reja dhe do tė merrte njė dinamikė tjetėr”.Nė atė mėnyrė,”konflikti me Serbinė nuk do tė pėrmbyllej,por do tė kalonte nė premisa tė tjera”.Po qe se do tė krijohej njė “gjendje e kėrcėnimit tė pėrhershem tė krizės”,Kosova qoftė edhe “formalisht e pavarur”,nė vend se “tė ecte drejt procesit tė menjanimit tė kontrollit tė jashtėm politik”(ēfarė do tė duhej tė ndodhte me njė shtet sovran),ajo do tė vazhdonte tė zhytej nėn njė “kolonizim politik postmodern”,siē e quajti njė analist yni kėtyre ditėve,pikėrisht pėr shkak tė njė projekti tė decentralizimit etnik qė do tė mund ta shpėnte Kosovėn nė njė “konflikt tė territorializuar etnik”,me gjasa shumė reale “tė rritjes sė dukshme tė rolit politik tė misionit tė ri ndėrkombėtar nė Kosovė”.Nė kėtė mėnyrė,paralajmėrimi i krijimit tė njė mentaliteti tė ri vartėsie nė Kosovė do tė bėhej i themeltė.




    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Ka hyrė nė njė periudhė vonimi,sepse ishte premtuar se tėrė procesi i zgjidhjes sė statusit do tė pėrmbyllet nė vitin 2006.Ka hyrė nė njė periudhė ngecjeje,sepse pa status tė pėrkufizuar mbahen tė bllokuara shumė procese zhvillimore.Ka hyrė nė njė periudhė paqartėsie,sepse ndėrkohė do mund tė ndodhnin zhvillime qė do tė mund tė ndikonin drejtpėrsėdrejti ose nė mėnyrė tė tėrthortė nė pėrmbajtjen e zgjidhjes.


    [2] Pakoja e Ahtisarit pėrmbledh statusin e pakicave,nė mėnyrė tė veēantė atė tė pakicės serbe dhe mbrojtjen e interesave tė saj.Ahtisari,natyrisht, nuk e ka mandatin pėr tė adresuar zgjidhjen,por vetėm atė qė,nėpėrmjet tė propozimit, t’i vė kornizat e saj,nė mėnyrė qė Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė tė mund tė marrė vendimin i cili nė nuanca mund tė jetė i ndryshėm nga propozimi i tij.


    [3] Zgjidhja e tillė nuk do ta dėrgonte Kosovėn “nė stacionin e fundit”,por “do ta linte”edhe pėr njė kohė “nė sallat e pritjes”.

    [4] Natyrisht se as pavarėsia e Kosovės nuk do tė mund tė kualifikohej si “zgjidhje pėrfundimtare”,duke pasur parasysh synimet historike tė shqiptarėve pėr bashkimin e tyre.Kjo ėshtė arsyja qė pavarėsinė e Kosovės shqiptarėt e shohin si njė zgjidhje tė ndėrmjetme, si njė “solucion tė baraspeshuar pėr kėtė kohė”. [5] Bildt.

    [6] Kėtij qėllimi mėton t’i shėrbejė edhe kjo tryezė.

    [7] Edhe pse kohėve tė fundit sikur janė ngjeshur kėrkesat edhe nga Bashkimi Evropian qė statusi tė qartėsohet politikisht dhe legalisht.

    [8] ”Koha Ditore”,Prishtinė,28 tetor 2006

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Ēfarė kam thėnė nė “Forumin 2015”(11 korrik 2005)
    PAVARĖSIA NĖ VEND SE “TĖ KUSHTĖZOHET”DO TĖ MUND EVENTUALISHT TĖ “MBIKĖQYREJ” DHE SE AJO MBIKĖQYRJE DO TĖ DUHEJ TĖ SHĖRBENTE SI “LEHTĖSIM”I FUQIZIMIT”TĖ NJĖ SHTETI TĖ RI NĖ EVROPĖ

    Prandaj,sipas mendimit tim, nuk duhet “tė nxitohej”as me decentralizimin dhe as me standardet.Me decentralizimin nė mėnyrė qė tė mos "shndėrrohet”nė tė kundėrten e asaj qė gjoja pretendohet tė arrihet me tė dhe me standardet qė,mė parė se “tė ndėrlidhen”me hapjen e bisedimeve,do tė duhej “tė ndėrlidheshin”me anėtarėsimin e Kosovės nė “mekanizmat ndėrkombėtare”.

    Kosova ėshtė “nė rreth tė mbyllur”dhe duhet “tė dalė”prej tij.Pra,duhet njė “strategji dalėse”.Kur diskutojmė pėr status quon e Kosovės dhe kur pėrpiqemi tė argumentojmė se pėrcaktimi i statusit tė Kosovės,me pavarėsinė si zgjidhje tė vetme tė drejtė,ėshtė “rrugė e daljes prej rrethit tė mbyllur”,duhet tė ndryshojmė,si qasjen,ashtu edhe fjalorin.Qasja do tė duhej tė ishte mė shumė profesionale-shkencore se politike,mė shumė medituese se verbalizuese dhe mė shumė analizuese se sintetizuese.Ndėrsa,fjalori duhet tė ndryshojė nga ai “i politikės”dhe nė fjalėn tonė do tė duhej tė kishte mė shumė shqyrtim kritik se oportunizėm.

    Pyetja e parė qė mund tė shtrohet ėshtė:Pse ėshtė kėshtu si ėshtė?Mendoj se me rastin e vendosjes sė Kosovės nėn Administrimin e Pėrkohshėm Civil Ndėrkombėtar,qasja qe e gabueshme.Nė Kosovė nuk “u vendos njė protektorat”nė kuptimin qė e njeh e drejta ndėrkombėtare. Kjo qasje e kufizoi mandatin e UNMIK-ut dhe defaktorizoi Kosovėn.Mbi kėtė bazė,”u formulua”njė rezolutė qė “e mbylli”atė qė do tė duhej “tė hapte”:disajnimin e statusit tė Kosovės,mbi bazėn e vullnetit tė popullit.

    Kosova,e gjendur nė situatėn qė kėtė ose vitin tjetėr “tė hapet”ēėshtja e statusit tė saj,kėrkon prej institucioneve tė pėrkohshme tė vetėqeverisjes qė nga “loja defensive”tė kalojnė nė “lojė ofensive”, me gjithė pėrballjen e tyre me njė shpėrputhje tė madhe nė mes deklarimeve tė ndėrkombėtarėve se ardhmenia e Kosovės “varet prej nesh”dhe kufizimeve qė “i pėrcaktojnė” pikėrisht ata qė e pamundėsojnė kėtė.
    Prej “kėrkesės pėr pavarėsi”do tė duhej tė kalojmė nė “bėrjen e saj”.Ka njė vakuum nė mes asaj qė bėjmė dhe asaj qė duam.

    Janė thėnė dhe janė dhėnė shumė argumente “nė tė mirė”tė pavarėsisė.Prej tė gjithė argumenteve qė theksojmė “duhet tė nxjerrim”nė vend tė parė atė se ēėshtja e Kosovės ėshtė,nė thelb,ēėshtje e vetėvendosjes dhe atė,e vetėvendosjes sė jashtme,e cila popullit tė Kosovės i takon edhe si e drejtė kombėtare,edhe si e drejtė demokratike.Do tė duhej fuqimisht tė mbrohej teza se,meqė ēėshtja e Kosovės ėshtė ēėshtje e vetėvendosjes,i takon popullit tė saj tė vendosė pėr fatet e saj dhe ardhmeninė e saj,e jo qė pėr Kosovėn “tė vendoset jashtė saj”,fakt ky i mjaftueshėm qė,sipas mendimit tim,e bėn tė panegociueshėm me Beogradin ēėshtjen e statusit politik tė Kosovės.Sado qė nga ndėrkombėtarėt sikur “nuk po parapėlqehet historia”dhe “kthimi nė tė kaluarėn”,do tė duhej tė zbėrthehej,si nė gjerėsi,ashtu edhe nė thellėsi,fakti historik se Kosova,ē’ėshtė e vėrteta,ėshtė aneksuar qysh nga 1912-ta.Kur “shtrohet pėr diskutim”pavarėsia e Kosovės,disa pika referimi janė tė pakontestueshme shkencėrisht:
    E para,se nė Kosovė,me vendosjen e saj nėn “mbikėqyrjen ndėrkombėtare” janė krijuar realitete tė reja.
    E dyta,se ėshtė shpėrbėrė Jugosllavia, pjesė pėrbėrėse e sė cilės dhe njėsi konstitutive e sė cilės ishte edhe Kosova,ndonėse jo me statusin e republikės dhe se nga ajo kanė dalė vetė popujt e trungut sllav.
    E treta,se Kosova,nė asnjė mėnyrė dhe me asnjė akt,nuk ka dhėnė miratimin e themelimit tė krijesave artificiale shtetėrore,qoftė si RFJ,qoftė si Union Serbi-Mali i Zi,tė cilat,nė pikėpamje konstitucionale –juridike nuk mund tė jenė trashėgimtare tė Jugosllavisė sė vitit 1974,tė pėrbėrė nga tetė konstituentė.
    E katėrta,se referimi RFJ ose Unionit Serbi Mali i Zi,po sikurse edhe referimi Rezolutės 1244 tė Kombeve tė Bashkuara,tė cilėn “e ka ngrėnė koha”,kur bėhėt fjalė pėr tė ardhmen e Kosovės,ėshtė logjikisht dhe konstitucionalisht i paqendrueshėm.
    E pesta,se pavarėsia,e mbėshtetur nė deklarimin e popullit,nė luftėn e UCK-sė dhe nė programet e partive politike,ėshtė zgjidhje e vetme e drejtė dhe “e balancuar e kohės”.
    E gjashta,se pavarėsia,nė fakt,paraqet njė “zgjidhje kompromisi”, duke pasur parasysh aspiratat shekullore tė popullit shqiptar pėr bashkimin e tij.
    E shtata,se pavarėsia ėshtė njė faktor i rėndėsishėm stabiliteti dhe paqeje nė rajon dhe me gjerė.
    E teta,se pavarėsia ėshtė njė zgjidhje e favorshme pėr pozitėn e pakicave dhe grupeve tė tjera etnike qė jetojnė nė Kosovė.
    E nėnta,se pavarėsia favorizon vendosjen e marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore.
    E dhjeta,se pavarėsia nuk zgjidh vetvetiu,nė mėnyrė automatike problemet e grumbulluara nė Kosovė,por krijon mundėsitė dhe kushtet pėr marrjen e drejtpėrdrejt me to.

    Nėse kihen parasysh kėto pika referimi,nga njė anė,dhe fakti se Serbia “nuk ka ndryshuar mendje”nė raport me Kosovėn,pavarėsia nė vend se “tė kushtėzohet”do tė mund eventualisht tė “mbikėqyrej”dhe se ajo mbikėqyrje do tė duhej tė shėrbente si “lehtėsim”i fuqizimit”tė njė shteti tė ri nė Evropė.Prandaj,sipas mendimit tim, nuk duhet “tė nxitohej”as me decentralizimin dhe as me standardet.Me decentralizimin nė mėnyrė qė tė mos “shndėrrohet”nė tė kundėrten e asaj qė gjoja pretendohet tė arrihet me tė dhe me standardet qė,mė parė se “tė ndėrlidhen”me hapjen e bisedimeve,do tė duhej “tė ndėrlidheshin”me anėtarėsimin e Kosovės nė “mekanizmat ndėrkombėtare”. Procesi nuk do tė jetė i lehtė dhe i pamundimshėm.
    Ėshtė mė i vėshtirė se ne qė e mendojmė pėr shkak tė ngathtėsisė sė institucioneve vendore,kufizimeve tė qeverisjes sė tyre,agresivitetit tė Beogradit “kundėr pavarėsisė sė Kosovės”dhe neglizhimeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta zgjidhur ēėshtjen e Kosovės nė pėrputhje me vullnetin e popullit.Nė cilėn udhė “duhet ecur vendorėt dhe ndėrkombėtarėt?
    Sė pari,duhet njė konsensus i brendshėm.Na duhet “njė ngjeshje e brendshme e rradhėve”pėr efekte tė jashtme.
    Sė dyti,duhet njė “depėrtim mė i thellė”nė diplomacinė politike ndėrkombėtare,me mundėsinė e “ushtrimit tė ndikimit nė tė”qė “tė ndėrtojė”njė konsensus rreth tė ardhmes sė Kosovės mbi bazėn e vullnetit tė popullit.
    Sė treti,duhet njė vendim i bashkėsisė ndėrkombėtare qė njeh realitetet e reja tė krijuara nė Kosovė,realitet ky qė ravijėzon kėto kahe tė angazhimit tė saj:-bartjen e tė drejtave dhe pėrgjegjėsive tė plota nė institucionet e Kosovės,shoqėruar me zėvėndėsimin e Kornizės Kushtetuese me njė akt burimor kushtetues me tė cilin vendosen parimet e rendit tė ri kushtetues nė Kosovė; -“shndėrrimin”e institucioneve tė pėrkohshme tė qeverisjes nė Kosovė nė institucione “permanente dhe tė patjetėrsueshme;-shtrirjen e qeverisjes sė institucioneve tė Kosovės nė gjithė territorin e Kosovės,nė mėnyrė qė faktikisht dhe juridikisht tė mbyllet pozicioni i Serbisė pėrballė Kosovės dhe “tė shuhen ”pėrfundimisht orekset e Serbisė pėr “territoret serbe”nė Kosovė;-hapjen e proceseve reformatore nė fushėn e ekonomisė dhe tė demokracisė politike;-ndėrtimin e qėndrimit tė qartė,pa ekuivoke,tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr “ta njohur vullnetin e popullit tė Kosovės”dhe pėr ta konsideruar atė si faktorin e parė dhė kryesor pėr ardhmeninė e saj.Po qe se “nuk do tė ecej nėpėr kėto rrugė”qė do tė pėrshpejtonin “bėrjen e pavarėsisė sė Kosovės,bashkėsia ndėrkombėtare do tė mund tė pėrballej me “ndėrtimet pa leje”qė procesin do ta bėnin ende mė tė ndėrlikuar.
    Prandaj,prej saj kėrkohet qė nė vend se “tė shpreh shqetėsime”, tė lehtėsojė proceset zhvillimore,po sikurse qė prej institucioneve tė Kosovės dhe forcave politike nė Kosovė qė kėrkohet qė nė vend se “tė merren me vetveten” t’i bashkojnė ato nė “rrugėn e nisur”nė tė cilėn mund tė ndodhė qė tė “mos mbėrrish”po qe se edhe vet “nuk je bėrė gati pėr tė”.Prej njė “shkalle pajtueshmėrie”tė ndėrkombėtarėve dhe vendorėve se “kėshtu mė nuk mund tė vazhdohet”duhet qė tė arrihet edhe njė “pajtim tjetėr”pėr tė cilin duhet tė tregohet gatishmėri e dypalshme pėr tė marrė pėrsipėr detyra dhe pėrgjegjėsi pėr “ta shpėnė Kosovėn aty ku e ka vėndin”,pa iluzione,po theksoj edhe njėherė,se nuk do tė mbetet “shumė pėr t’u bėrė”.Prandaj Kosovės do t’i duhej njė “prani ndėrkombėtare”qė tė ndihmojė Kosovėn tė bėhet njė shtet i qėndrueshėm me vlera demokratike.Cdo zgjidhje tjetėr do “jetė e imponuar”dhe do tė kėrcėnohet me rrezikun pėr “tė prodhuar konflikte”tė cilat nuk i dėshiron kushdo “qė mendon esull”nė kėto hapėsira.
    (Fjalė e pėrmbledhur nga njė kumtesė mė e gjatė).

  14. #94
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Njėmbėdhjetė pjesėtarėt e Njėsitit Special rumun “nuk e pritėn ardhjen e pranverės nė Kosovė”.Ata,pikėrisht me 21 mars, “ikėn me dimrin”,pa pėrfunduar hetimet rreth vrasjes sė dy protestuesve dhe plagosjes sė mbi tetėdhjetė pjesėmarrėsve nė demonstratėn e “Vetėvendosjes” tė 10 shkurtit,tė mbajtur nė Prishtinė.Reagimi i UNMIK-ut qe “shumė i ashpėr”NMIK-u “shprehi keqardhje”,ndėrsa Qeveria e Kosovės “shprehu zhgėnjimin e thellė me largimin e kontigjentit tė policisė sė Rumanisė”.

    Ndėrkohė,zėvendėsi i Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm deklaroi se “UNMIK-u nuk ka autoritet ta mbajė kontigjentin rumun nė Kosovė”.Sidoqoftė,nė Kosovė ndodhi ikja nga vendi i krimit.E drejta penale mėson se “kush ikėn nga vendi i krimit,bėn krim tė ri”.Eshtė vėrtetuar se njėmbėdhjetė policė nga kontigjenti rumun “kanė shtėnė me plumba gome”gjatė demonstratės sė 10 shkurtit,ndėrkohė qė hetimet rreth atyre ngjarjeve “janė planifikuar tė pėrfundojnė nė mesin e muajit prill”. Pikėrisht ėshtė e drejta penale qė “pėrcakton nėse njė sjellje e caktuar pėrbėn ose jo vepėr penale”.Pikėrisht ėshtė e drejta penale ajo disiplinė juridike qė i referohet veprimeve tė ndaluara “pėr tė mbrojtur jetėn dhe shėndetin e personit,pronėn,liritė dhe tė drejtat themelore tė individit”,po sikurse “rendin dhe sigurinė publike”etj. Prandaj,problemin duhet kundruar edhe me gjerė se qė ai paraqitet,nė dukje tė parė,sepse nė rastin e njėmbėdhjetėshit tė policėve rumunė ndodhi ikja nga vendi i krimit.E kur tė ikėsh nga vendi i krimit,bėn krim tė ri,kėshtuqė pėrgjegjėsia penale dyfishohet,natyrisht nėse vėrtetohet fajėsia.Pėrgjegjėsia penale “lind nga ēasti i kryerjes sė vepres penale dhe pėrfundon kur personi fajtor ka vuajtur dėnimin”.Me ikjen e policėve rumunė nga vendi i krimit,pretendohet pikėrisht ikja nga pėrgjegjėsia eventuale penale.Problemi me policėt rumunė duhet tė kundrohet edhe nga njė kėnd tjetėr dhe ai,sė paku pėr mua,paraqet njė shqetėsim tė veēantė.Nga Kosova “ikėn paqėruajtėsit” dhe lanė nė Kosovė ”gjurmat e krimit”.Shumė “gjurma tė krimit”nuk u zbuluan nė Kosovėn e pasluftės.Se si “do tė zbulohen”kėto tė fundit ėshtė vėshtirė tė parashikohet,por ėshtė “shumė lehtė tė merret me mend”se do tė pohohet se “hetimet vazhdojnė”.

    Drejtėsinė pėrherė e ka kėrcėnuar rreziku nga hetimet qė “kanė vazhduar” pėr “tė mos pėrfunduar”.Cili do tė jetė fati i kėtyre hetimeve? Ikja e njėmbėdhjetė pjesėtarėve tė Njėsitit Special rumun sikur “e qartėson”se ēfarė,nė tė vėrtetė,mund tė ndodhė dhe do tė ndodhė.Padrejtėsia mė e madhe ndodhė kur drejtėsia shtrembėrohet.A do tė shtrembėrohet edhe kėsaj rradhe,mbetet tė shihet,edhe pse “katundi qė shihet,kallauz nuk do”.Shembulli me policėt rumunė tėrheq vėrejtjen pėr problemet qė mund tė shkaktohen me praninė ndėrkombėtare dhe mundėsinė e kepėrdorimit tė saj,veēanėrisht nė fushėn e “sundimit tė ligjit”.Pakoja e Ahtisaarit parasheh njė prani relativisht tė fuqishme ndėrkombėtare sidomos nė kėtė fushė.Nė Kosovė do tė jetė shumė vėshtirė tė bindėsh pėr domosdonė e asaj pranie,nėse nė tė do tė gjinden edhe ata “paqėruajtės” tė cilėt “nė emėr tė mbrojtjes sė ligjit” do ta shkelin atė nė mėnyrėn mė flagrante.Nė Kosovė do tė jetė shumė vėshtirė tė rritet besimi nė praninė ndėrkombėtare nėse “nikoqirrllėku”i qytetarėve tė saj do tė shpėrblet me “shėrbimet ēfarė i bėnė policėt rumunė”.Mė nė fund,nė Kosovė do tė jetė shumė vėshtirė tė besohet nė tė ardhmen kur ajo shembet qysh nė tė tashmen.

  15. #95
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Ėshtė e njohur se vėshtirėsitė e dukurive shoqėrore,tė cilat, njėkohėsisht, janė edhe juridike praktike,qėndrojnė nė atė se ne tė gjithė flasim pėr tė njejtėn ēėshtje,edhe pse ende“nuk jemi pajtuar“pėr domethėnien e fjalėve nė bazė tė tė cilave ndėrtohen nocionet.Kėshtu ishte kur flitej pėr“multietnitetin“ dhe “kuptimėsitė“e ndryshme tė tij,me rastin e vendosjes sė Kosovės nėn Administrimin e Pėrkohshėm Civil Ndėrkombėtar. Kėshtu ėshtė edhe sot me„decentralizimin“dhe „kuptimėsitė“e ndryshme tė tij, kur bėhet fjalė pėr „avansimet“ nė “zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės“mbi bazė tė „planeve“tė ndryshme,njėri prej tė cilėve ėshtė ai i kryeadministratorit Steiner,ndėrsa disa prej tyre “nga adresat e ndryshme serbe”,tė cilat,megjithatė,siē mendoj unė,kanė “njė qendėr komunikimi dhe marrėveshjeje”me qėllimin themelor qė: tė mund “tė pėrfitohet nė kohė”dhe,e dyta , tė hidhen opsione pėr “zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės”,qė tė mund tė prejudikohen ato.Njeriu duhet tė jetė i paformėsuar politikisht dhe i pangritur profesionalisht qė „tė kapėrdijė“kėrkesat dhe interpretimet serbe pėr decentralizimin,prapa tė cilave, nė fakt, „fshihen“ kėrkesat pėr pėrligjjen e enklavave dhe“etablimin e komunave serbe“,sikurse qė,nga ana tjetėr,njeriut nuk i duhet“formėsim i veēantė politik ose ngritje e madhe“ profesionale pėr tė kuptuar,siē e tha me tė drejtė njė analist yni kėtyre ditėve, se „e tėrė rrėmuja“pėr „pjesėmarrjen e serbėve nė zgjedhje“nuk ka tė bėjė me „kushtet pėr zgjedhje“ sa ka tė bėjė me dėshirėn pėr“ta mbajtur gjallė“kėrkesėn e Beogradit zyrtar “pėr tė ndikuar“ nė “zhvillimet nė Kosovė“.Ka pasur pėrpara,siē ka edhe sot,pėrpjekje qė ēėshtja e Kosovės „tė vėshtrohet dhe tė shtrohet“ si e reduktuar nga pėrmasa e njėmendė e saj. “Kėrkesat serbe pėr decentralizimin“ nė Kosovė janė pjesė e pėrpjekjeve „pėr ta vėshtruar dhe shtruar“ ēėshtjen e Kosovės nė rafshin e rajonalizimit tė saj,sikurse qė kėrkesat e serbėve tė Kosovės “pėr tė konsultuar Beogradin zyrtar“ janė pjesė e pėrpjekjeve pėr „tė dėshmuar“se jeta institucionale nė Kosovė „nuk mund tė ndėrtohet“pa“lejen“e tij.Tė pėrkufizosh njė dukuri do tė thotė,nė rradhė tė parė,tė caktosh kufijtė e saj.Prandaj,me tė drejtė thuhet se njė koncept i papėrcaktuar ėshtė, nė radhė tė pare, njė koncept „pa fund“,pėr tė cilin nuk dimė se kur zbatohet dhe kur jo,ē’pėrfshin dhe ē’pėrjashton.Tė pėrkufizosh decentralizimin nuk ėshtė lehtė.Megjithatė,nė shumicėn e fjalorėve, kuptimi mė i pėrgjithshėm i decentralizimit e shpreh atė si sistem tė qeverisjes,tė drejtimit dhe tė organizimit politik,ekonomik etj.,qė mbėshtetet nė shpėrqėndrimin e pushtetit dhe sipas tė cilit njė pjesė e funksioneve tė pushtetit qėndror u kalon organeve mė tė ulta.Serbėt e Kosovės,“mė sy e veshė“kah Beogradi,me planet e veta pėr decentralizimin e Kosovės,duan qė „shpėrqėndrimi i pushtetit“ t’u shėrbejė,nė fakt,pėr pėrligjjen e enklavave dhe „etablimin e komunave serbe“,ku ata janė „nė numėr mė tė madh se shqiptarėt“.Prandaj,shqiptarėt duhen tė tregohen shumė tė vėmendshėm se ē’fshihet,nė tė vėrtetė,prapa kėrkesave serbe pėr decentralizim,po sikurse qė do tė duhej tė studionin mirė edhe planin e Steinerit nė kėtė fushė,nė mėnyrė qė,pastaj, tė mos mereshin vetėm me pasojat qė do tė mund tė prodhonin „marrėveshjet“ serbo-umnikase,prej tė cilave ata,si rregull,pėrjashtohen „me interpretimin mė perfekt“.Pėrpjekjet „pėr ta parė“,por edhe „pėr ta trajtuar“ Kosovėn si „nevojė e decentralizimit“tė saj,me qėllim „tė pėrballimit tė konfliktit shqiptaro- serb“,nuk paraqesin vetėm reduktim tė ēėshtjes,por edhe banalizim politik tė saj.Ato pėrpjekje,sėrish tė kthejnė tek kursi serb „nė funksion tė synimeve pėr ndarjen e Kosovės“dhe tek nevoja qė atij kursi t’i kundėrvėhesh me argumente tė pakontestushme.Ato pėrpjekje do tė vazhdojnė pėr derisa edhe qendrat ndėrkombėtare tė vendosjes edhe vetė do tė „lėkunden“dhe do tė „hamenden“pėr t’u pozicionuar qartė pėr tė ardhmėn e Kosovės dhe pėr „ta shtyrė“vendimin pėr njė tė ardhme mė tė pėrshtatshme“.Kėrkesat serbe „pėr decentralizimin“nė Kosovė,tė kohėpaskohshme,por tė fuqizuara kohėve tė fundit,i shoqėron njė tendencė e cila objektivisht,mund tė ketė pasoja nė zgjidhjen ndėrkombėtare tė ēėshtjes sė Kosovės.(21 tetor 2002).

  16. #96
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Mė shumė se pėr parashikimin e rezultateve tė ndeshjeve tė futbollit nė fund tė ēdo jave,nė Kosovė po bėhen parashikime pėr rezultatin qė do “ta nxjerrė”Ahtisari nga “pakoja e vet”.Nė “bastorėn politike”,po sikurse edhe nė atė sportive,nė lidhje me tė ardhmen e Kosoėvs,luhet me tre shenja.Eshtė nė rritje numri i atyre qė po luajnė “njėshin”,duke llogaritur nė “pavarėsinė e Kosovės”,si tė vetmin rezultat nga ndeshja Kosovė-Serbi.Por,nuk mungojnė as ata qė po “vėjnė shėnjen e barazimit”,me shumė mbi bazėn e parimit se Ahtisari si prijės i negociatave do tė pėrpiqet “tė nxjerrė”njė rezultat “tė barabartė”.

    Natyrisht se ende “po luhet edhe dyshi”,duke pasur parasysh anekset e marrėveshjes me tė cilat do tė rregullohen tė drejtat e pakicave,veēanėrisht tė asaj serbe,me njė projekt tė decentralizimit territorial dhe etnik i cili edhe fitorės eventuale tė Kosovės,sipas atyre qė “luajnė dyshin”, do tė mund “t’i sjellte humbje”. Sidoqoftė,dy taborret e kundėrta po presin “rezultatin e takimit”nė “kohėn e rregullt”, nė mėnyrė qė, po qe se nuk do tė ndaheshin tė kėnaqur me tė,tė provonin ta korigjonin nė “kohėn shtesė”.Krahasimi me lojėn e futbollit nuk ėshtė i rastėsishėm,pėr shkak se edhe vetė negociatat nuk ishin mė shumė se “njė lojė”e cila i ka shėrbyer bashkėsisė ndėrkombėtare pėr t’i matur “forcat e kundėrshtarėve”dhe pėr tė arritur tek pėrfundimi se rezultati,qoftė dhe “i kurdisur”prej gjyqtarit do tė pranohet.Prandaj,janė tė gjitha gjasat qė palėt negociuese,pėrkundėr deklarimeve tė tyre se “nuk do ta pranojnė rezultatin”,po qe se ai do tė ishte i pafavorshėm pėr ta,do tė pajtohen.Njė pajtim ato e kanė dhėnė me vetė faktin se kanė rėnė dakord “tė luajnė nė mes tyre”.Rezultati mė shumė do t’u sherbejė si arsyetim para dashamirėve tė vet se ai “nuk ishte rezultat i lojės qė luajtėn”,por i kurdisjes sė saj nga ana e gjyqtarit.Sė kėndejmi,me shumė se “miratimi me entuziazėm”do tė mund tė ndodhė “miratimi me heshtje”.Duhet pritur se edhe pas vendosjes sė statusit tė ri tė Kosovės,raportet Kosovė-Serbi tė mos shtensionohen.Qė tė dyja do tė pėrballen me nevojėn e “vėnjes nė jetė”tė vendimit “nė gjithė territorin e Kosovės”,duke mbėshtetur deklarimet e bashkėsisė ndėrkombėtare se “nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės”.Shtrirja e institucioneve tė Kosovės nė pjesėn veriore tė saj do tė mund tė pėrbėnte njerėn nga sfidat mė tė mėdha nė Kosovėn e passtatusit,duke pasur parasysh faktin se qysh 1999-tėn kishte ndodhur njė legalizim i heshtur i Mitrovicės dhe veriut tė Kosovės nė pėrgjithėsi.Sfidėn tjetėr shumė tė madhe pėr Kosovėn e passtatusit do tė mund ta pėrbėnte izolimi i territoreve tė Kosovės nė tė cilat do tė vendosen serbėt sipas projektit territorial dhe etnik tė decentralizimit dhe tė tė ashtuquajturave “zonave tė mbrojtura”.Kėto nuk do tė ishin sfidat e vetme nė Kosovėn e passtatusit.Sfidė mė vete do tė mund tė paraqiste edhe bllokimi i punės sė Kuvendit tė Kosovės me procedurat e nxjerrjes sė ligjeve me votim tė dyfishtė,nė emėr tė diskriminimit pozitiv tė pakicave.Pėrfundimisht,Kosova edhe pas vendosjes sė statusit tė ri,do tė pėrballet me praninė ndėrkombėtare, ushtarake dhe civile.Kjo e dyta,me sa merret vesh,nuk do tė jetė as e lehtė dhe as e pandikueshme,pėr shkak tė vlerėsimit tė tashėm nė bashkėsinė ndėrkombėtare “pėr kapacitetin (ende)tė ulėt tė institucioneve tė Kosovės”pėr “ta administruar plotėsisht vendin;pėr shkak tė ndjenjės qė tashmė ėshtė shndėrruar nė bindje tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr “shkallėn e lartė tė mosbesimit”ndėrmjet shqiptarėve e serbėve,faktorė kėta qė kanė ndikuar qė nė bashkėsinė ndėrkombėtare tė ketė “njė marrėveshje tė pafirmosur”pėr limitimin e qeverisjes sė institucioneve tė Kosovės.

  17. #97
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Padyshim se Kosovės pas njė periudhe shumė tė gjatė tė hezitimeve,bashkėsia ndėrkombėtare,bazuar edhe nė rezultatin e negociatave,sado tė brishta,ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė,po i ofron njė dokument i cili pretendon tė sugjerojė statusin e ardhshėm politik,juridik dhe ndėrkombėtar tė saj.Edhe bashkėsia ndėrkombėtare,mė nė fund,u ndėrgjegjėsua se status quoja nė Kosovė ėshtė e paqėndrueshme dhe se ajo paraqet njė pengesė serioze pėr shumė procese zhvillimore tė Kosovės.Gati tetė vjet prej vendosjes sė Kosovės nėn Administrimin e Pėrkohshėm Civil Ndėrkombėtar,Kosova u mbajt peng e pėrmbushjes sė standardeve,njė pjesė prej tė cilave janė tė paarritshme edhe pėr njė numėr tė vendeve tė botės sė civilizuar.

    Kosova pėr njė periudhė relativisht tė gjatė u gjend nė fokus tė zhvillimeve tė diplomacisė botėrore,por deri mė sot,pa ndonjė pėrpjekje pėr tė profilizuar tė ardhmen e saj politike,juridike e ndėrkombėtare.Prandaj,Pakoja e Ahtisaarit,nga shumė zyrtarė e analistė botėrorė,u ēmua si njė dokument me tė cilin hapet pjesa pėrmbyllėse e pėrkufizimit tė statusit tė ri tė saj,edhe pse jo nė rrugėn qė ishte ndjekur pėr ish-republikat e Jugosllavisė qė automatikisht do tė nėnkuptonte deklarimin e lirė tė popullit pėr tė vendosur pėr fatin e tij nė tė ardhmen.Cėshtja e Kosovės,nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare,u shtrua nė njė dritė tjetėr tė zgjidhjes sė saj qė nėnkupton njė proces nėpėr tė cilin duhet tė kalohet nė partneritet tė plotė me bashkėsinė ndėrkombėtare,madje dhe nė vartėsi tė saj.Kėtu qėėndron arsyeja qė Kosovės paraprakisht, pėrpara se tė deklarohej Kuvendi i saj,t’i vėhen disa kufizime e kushte nėpėrmjet tė Pakos sė Ahtisaarit e cila,nė formė tė njė marrėveshjeje,do tė ketė supremacionin ndaj aktit mė tė lartė juridik tė Kosovės i cili duhet tė jetė nė pėrputhje me tė.Cfarė,nė tė vėrtetė,ofron Pakoja e Ahtisaarit?Po qe se do tė shikoheshin dy anė tė medaljes sė njė propozimi,pėrmbledhja mė e shkurtėr e ofertės do tė mund tė shprehej nė kėtė mėnyrė.Njė,rrugėn eventuale tė shpalljes sė pavarėsisė,por jo dhe garancinė pėr qėndrimin konsensual tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta njohur atė;Dy,mundėsinė e ecjes nėpėr pavarėsinė eventuale,por edhe kufizimet e ndieshme tė ecjes nėpėr tė.Sė treti,mundėsinė eventuale e “tė qenėt sovran”,por edhe sovranitetin e deklaruar,tė pėrpjestuar,e jo tė plotė.Sė katėrti,hapjen e procedurės pėr shfuqizimin e Rezolutės 1244,por jo dhe garancinė pėr miratimin e njė rezolute tė re tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.Sė pesti,mundėsinė e bėrjes sė Kosovės me kushtetutė dhe me simbole,por jo edhe tė drejtėn e plotė tė saj pėr tė pėrcaktuar pėrmbajtjen dhe zgjidhjet konkrete tė tyre.Sė gjashti,prani ndėrkombėtare civile,tė udhėhequr nga BE-ja,por me ndėrhyrje dhe fuqi ekzekutive tė Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar.Sė shtati,mundėsinė e krijimit tė njė Force tė Re tė Sigurisė,por edhe shpėrbėrjen e emblemės sė luftės,TMK-sė.Sė teti,hapjen eventuale tė rrugės pėr anėtarėsimin nė mekanizmat ndėrkombėtare, por dhe standarde shumė tė larta pėr tė realizuar kėtė.Sė nėnti,nivelin mė tė lartė tė mundshėm tė administrimit pėr serbėt nė komunat e tyre,por edhe decentralizimin asimetrik nė vija etnike,mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe fetare tė njė populli a etnie dhe shkallėn mė tė lartė tė mundshme tė vendimmarjes sė pakicave,veēanėrisht asaj serbe,nė dėm tė shumicės dhe tė komuniteteve tė tjera pakicė.Sė dhjeti,shtetėsinė e dyfishtė pėr qytetarėt e ish-Jugosllavisė qė kanė qenė banorė tė Kosovės me 1 janar 1998,por edhe mundėsėinė e serbėve pėr tė manipuluar me dokumente pėr ta realizuar kėtė edhe ata qė nuk i pėrmbushin kushtet,po sikurse edhe privimin nga kjo e drejtė e qindra mijėra shqiptarėsh qė jetojnė gjithandej nėpėr botė.Kėto pėrbėjnė dy anė tė medaljes tė njė propozimi qė e bėjnė atė qė tė mos mund tė vėshtrohet vetėm nga dritat qė reflektojnė,por edhe nga hijet qė zvetėnojnė.Prandaj,porosia ėshtė shumė e qartė:interpetimin e dokumentit duhet bėrė ashtu siē ėshtė,e jo ashtu siē do tė dėshironim ta interpretojmė,qoftė pėr ta mbėshtetur,qoftė pėr ta kundėrshtuar.Por,para sė gjithash dhe mbi tė gjitha kujdes:bėhet fjalė pėr nėjė propozim,e jo pėr njė vendim.

    Megjithė opinionet,kryesisht pozitive dhe afirmuese, pėr dokumentin, qė janė krijuar nė Grupin Negociator dhe nė njė pjesė tė popullatės sė Kosovės tė cilat nuk paraqesin objekt tė kėtij kėndvėshtrimi,mbi bazėn e tė dhėnave tė mėsipėrme,do tė bėjmė njė numėr komentesh nė zgjidhjet e ofruara nė Pakon e Ahtisaarit,me qėllimin mė tė mirė qė tė nxisim mendimin mė gjithėpėrfshirės pėr tė,duke pasur parasysh edhe disa faktorė shumė tė rėndėsishėm pėr tė marrė njė ose njė tjetėr qėndrim nė lidhje me dokumentin e propozuar,por ende tė pafinalizuar pėr Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė,faktorė kėta qė do tė mund tė shėrbenin si pikėnisje tė shqyrtimit mė tė thelluar pėr mundėsitė e avancimit tė statusit politik,juridik e ndėrkombėtar tė Kosovės.

    E para, ėshtė vėrejtur me tė drejtė se “nė konflikte etnike vėshtirė gjendet njė zgjidhje ideale qė do tė miratohej nga tė dyja anėt,ose qė do tė kėnaqte secilėn prej tyre veē e veē”.

    E dyta,ėshtė e vėrtetė se”plani sugjerohet dhe mbėshtetet nga qendrat e diplomacisė evropiane dhe botėrore”,si UE,SHBA,NATO.

    E treta,s’ka dyshim se “nė rast tė moszgjidhjes sė ēėshtjes,do tė mund tė kėrcėnonte rreziku i pėrjetėsimit tė konliktit”.

    E katėrta,qėndron vlerėsimi se “shqiptarėt, pa ndihmėn e ndėrkombėtarėve,nuk do tė mund t’a mbyllin kapitullin e Kosovės me pavarėsi dhe sovranitet tė plotė tė saj dhe menjėherė”.

    E pesta,ėshtė real gjykimi se “plani pėrbėn ofertėn e parė ndėrkombėtare qė,nė fakt, ende nuk siguron dhe garanton shtetin,por qė pėrmban elemente premtuese pėr ta deklaruar atė”, nga vetė Kuvendi i Kosovės,duke e vendosur tė ardhmen e saj jashtė sovranitetit(ilegjitim) serb.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Akademik Gudar Beqiraj
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:11
  2. Akademia E Shkencave Nė Mbrojtje Tė Kufijve Tė Serbisė
    Nga Sabriu nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 15:53
  3. Shqipėria dhe pakicat etnike
    Nga RTP nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 08:00
  4. Shkrihet dega e shkencave politike
    Nga Davius nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 03:32
  5. Muzeu I Shkencave tė Natyrės.
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-12-2005, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •