(Fragmente tė kumtesės sė mbajtur nė sesionin “Pėrvetori jubilar 2400 vjeēarė”, nė Prishtinė, mė 20.12.2008)
Me gjithė sugjerimet qė “tė mos i kthehemi historisė”, mirė ėshtė qė, sė paku, nga kujtesa tė mos i shlyejmė datat e mėdha dhe pėrvjetorėt e mėdhenj.Kthimi nė histori ėshtė kthimi ndėrgjegjės “sė pėrgjumur” kombėtare, nė kohėn kur po rritemi si popull, e po tkurremi si komb. Mirė ėshtė qė po “i kthehemi” rrėnjave tona kombėtare, nė kohėn kur deri dje tė pjesėtuar pėr pesė e sot pėr gjashtė, sillemi sikur t’ishim gjashtė popuj dhe tė kishim gjashtė ēėshtje.
Kėshtu pėrafėrsisht e fillova fjalėn time nė njė Simpozium Shkencor mbi “Imazhin e Kombit Shqiptar”, tė mbajtur nė Tiranė, mė 29 nėntor tė kėtij viti.Edhe kėsaj rradhe, po sikurse gjatė qėndrimeve tė mia tė mėhershme nė Shqipėri, qysh nga viti i largėt 1967, tridhjetetetė herė deri mė sot, nuk e ndjeva Shqipėrinė ashtu si dėshiroja ta ndjeja.Edhe Kosova festoi 28 nėntorin, por jo si Ditė tė flamurit, po si ditė tė shqiptarėve, meqenėese koniukturat pushtetore dhe ato tė UNMIK-ut e vendosen nė kremtat memoriale.
Gjatė “ecjes nėpėr histori”, na munguan tri aftėsi:
E para, pėr tė ndėrtuar njė qėndrim pėr realitetin qė na rrethonte, nė mėnyrė qė, tė bashkėrenditur kombėtarisht, t’i pėrgjigjeshim atij.
E dyta, pėr tė vlerėsuar objektivisht fuqinė kombėtare qė kishim, pėr ta ndjerė nevojėn pėr rritjen e saj.
E treta, pėr tė kuptuar se cilėt ishin, nė tė vėrtetė, miqtė e kombit tonė, pėr tė parė nevojėn pėr lidhje mė tė ngushta me ta.
Duke u interesuar, me tė drejtė, dhe duke u marrė, me arsye, me ēėshtjen e Kosovės, padyshim pėrbėrėsin mė tė rėndėsishėm tė ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare, ne sikur “lamė nė harresė” tėrėsinė e ēėshtjes. Ajo nuk pėrmendet fare ose pėrmendet sipėrfaqėsisht ose fragmentarisht me rastin e festave kombėtare.
Kosova ėshtė “shkėputur” prej tėrėsisė sė ēėshtjes, por ajo varet prej saj, posikurse qė tėrsia varet prej Kosovės.
Projekti do tė “na bashkojė” nėse pavarėsinė e Kosovės do ta konsideronim si pararendėse tė tė synimit shekullor.
Projekti do tė “na ndajė” nėse pavarėsinė e Kosovės do ta konsideronim si “zgjidhje pėrfundimtare”.
Shqiptarėt nuk reaguan zėshėm kur flitej pėr pavarėsinė e Kosovės si “zgjidhje pėrfundimtare”.
Mirė thuhet nė njė fjalė tė popullit se “Ujėrave qė nuk ecin, e njerėzve qė nuk flasin, nuk mund t’iu besohet”.Kombi shqiptar shumė pėrgjigje pėr fatet e tij i ka marrė me heshtje.
Nuk duhet tė lejojmė qė “trungu tė kalbet”, e “degėt tė thahen”. Zotimet dhe premtimet tona ende i ngjajnė mė shumė kėngėve folklorike.Shpesh i kthehem njė vargu “qė nuk desha ta shkruaj”.
“Vetėm nė Kosovė dhe nė Shqipėri, 105 parti;
po tė bėhej me ēifteli e mė shumė parti,
ne shqiptarėt tė parėt nė Hėnė do t’kishim mbėrri!”.
Kur mė pyesin pėr bashkimin kombėtar, pėrgjigjem:
Edhe 96 vjet pas pavarėsisė,
kemi Shqipėrinė kombėtarisht tė cunguar;
Kosovėn e pavarur, me sovranitet tė gjymtuar;
Kosovėn Lindore, nga serbėt tė pushtuar;
Shqiptarėt nė Maqedoni, nga liritė dhe tė drejtat themelore kombėtare
tė privuar;
Shqiptarėt nė Mal tė Zi, kombėtarisht tė pakonsoliduar;
Shqiptarėt nė Turqi, gati tė asimiluar;
Camėrinė, pothuajse tė harruar;
diasporėn shqiptare, partiakisht tė ē’orientuar;
politikėn kombėtare, tė paunifikuar;
diplomacinė shqiptare, tė pandėrtuar.
Eshtė shumė i urtė njė mendim se “njė komb ekziston, vetėm atėherė kur fillon tė shqetėsohet pėr fatin e tij”.Shprehja e shqetėsimit nuk do tė thotė, nė asnjė mėnyrė, “mbjellje e skepticizmit”, sa do tė thotė ftesė pėr mobilizim dhe rreshtim kombėtar, nė mėnyrė qė tė mos na ndodhė, si shprehem shpesh qė, nga njėra anė tė rritemi si popull, e nga ana tjetėr, tė tkurremi si komb.
Dukuria e globalizmit ka nxitur shqetėsime, veēanėrisht pėr popuj tė vegjėl. Shqiptarėt duhet ta mėnjanojnė kėtė shqetėsim me fuqizimin e identitetit kombėtar.
Populli shqiptar ka shumė tipare dalluese qė e formojnė identitetin e tij, nga gjaku e gjuha, nėpėrmjet historisė dhe gjeografisė, deri te kultura, tradita dhe trashėgimia. Prandaj, nėse duam ta ruajmė “kohezionin e brendshėm” tė kombit, “duhet t’i japim pėrparėsi atyre faktorėve “qė e pėrforcojnė identitetin kombėtar”; qė “i ngjeshin rradhėt” dhe qė minimizojnė ndikimin e atyre faktorėve qė pėrēajnė “kohezionin e brendshėm”.
Tri Gj-tė, gjaku, gjuha dhe gjeografia “pėrbėjnė boshtin e identitetit kombėtar tė shqiptarėve, edhe pse krahas tyre, duhet theksuar edhe “historia e pėrbashkėt, kontinuiteti i traditės dhe identifikimi me atė traditė”.
“Vazhdimėsia, kultivimi i vlerave tė traditės, pastrimi i saj nga huazimet e imponuara”, do tė mund tė ishin veprimet “pėr ta ruajtur identitetin...”.Nė kėtė kuadėr, duhet tė kemi parasysh se “Kosova, si nocion politik, moral, etnik, historik- ka njė vulė tė pashlyeshme shqiptare, veēmas nė planin historik”.Prandaj, ėshtė pritur qė qytetarėt e Kosovės nė Kushtetutėn e saj “tė identifikohen me prejardhjen etnike” krahas “identifikimit me shtetin”.Himni, stema , flamuri, e kanė “cunguar identitetin kombėtar” pėr “hirė tė identitetit shtetėror”.
Ku qėndron problemi me ne shqiptarėt ?
Sė pari, qė ēėshtja jonė ende nuk njihet si ēėshtje e njė populli tė ndarė padrejtėsisht.
Sė dyti, qė hapėsira shqiptare ende nuk kundrohet si njė tėrėsi kombėtare, historike, gjeografike, gjuhėsore, kulturore, me njė traditė dhe trashėgimi.
Cfarė nuk kemi bėrė ?
E para, ende nuk kemi shpėrndarė nėpėr botė tė vėrtetėn tonė pėr tė drejtėn historike dhe etnike pėr trojet nė tė cilat jetojmė.
E dyta, ende nuk jemi pėrgjigjur institucionalisht, me argumente dhe fakte, pėrpjekjeve pėr tė kontestuar dhe mohuar tė drejtėn tonė historike pėr vetėvendosje.
E treta, ende nuk i kemi zbėrthyer nė njė dokument( platformė) orientimet themelore pėr ardhmėninė tonė si njė komb.
Ndėr tė tjera, kėto i konsideroj si detyra me prioritet kombėtar, pėr tė cilat duhet tė pėrcaktohen edhe rendi i veprimeve, edhe procedurat, edhe bartėsit dhe afatet pėr pėrmbushjen e tyre, natyrisht nė vartėsi nga kushtet dhe rrethanat, e brendshme dhe tė jashtme me tė cilat jemi tė rrethuar dhe me tė cilat do tė mund tė rrethohemi nė tė ardhmen.
Cfarė duhet tė bėjmė ?
Duhet tė ēlirohemi nga euforia qė na mundi me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe ftesa qė iu bė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė NATO, padyshim dy ngjarje tė shėnueshme pėr kombin shqiptar sot.
Por, bėrja e shtetit ėshtė shumė mė shumė sesa deklarimi pėr tė, po sikurse edhe mbajtja e shtetit qė ėshtė shumė mė shumė sesa aderimi, qoftė edhe nė njė mekanizėm tė fuqishėm tė sigurisė.
Prandaj, nė Kosovė duhet bėrė shumė angazhime, pėr tė ndėrtuar shtetin,e nė Shqipėri pėr tė mbajtur shtetin.
Cka pas pavarėsisė sė Kosovės ?
Eshtė pyetje sė cilės duhet t’i pėrgjigjemi me maturi politike, me guxim intelektual dhe me shkathtėsi diplomatike.
Politikės sonė kombėtare i duhen mė shumė njerėz qė i japin asaj idetė dhe alternativat, sesa ata qė “marrin prej saj”. Tė parėt na mungojnė, tė dytėt i kemi “me bollėk”.
Urimi pėr Vitin e Ri
Meqenėse jemi nė prag tė Vitit tė Ri 2009, uroj shqiptarėt kudo qė ndodhen, me moton e librit tim mė tė ri qė do tė sheh dritėn nė gjysmė tė janarit tė vitit 2009, me titull “Rrugėtimet dhe labirintet e Kosovės dhe shqiptarėve”, njė libėr dėshmish historike, politike, kushtetuese – juridike dhe ndėrkombėtare pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė:
qė “drejtėsia e vonuar” tė mos na dalė “drejtėsi e cunguar”.
Krijoni Kontakt