Pėrshtypje nga takimi i natyrshėm i dy “anėve tė Shqipėrisė”, me 31 Maj 2009)
Pėr shqiptarėt, kohėt e kaluara nuk ishin tjetėr, veēse kohė tė hidhura.Prandaj,ata presin kohė tė reja dhe dėshirojnė qė ato tė mos jenė tė tjera veēse kohė tė ėmbėla. Mirėpo, kohėt nuk vijnė vetvetiu tė ėmbėla.Tė ėmbėla i bėjnė njerėzit.Tė ėmbėla mund ti bėjnė vetė shqiptarėt.Shija e ėmbėl e kohės pėr shqiptarėt erdhi me tė dielėn e 31 majit 2009, me pėrurimin e tunelit qė natyrshėm bashkoi dy botė padrejtėsisht tė ndara shqiptare.
Shqiptarėt duhet tė jenė tė ndėrgjegjshėm pėr rėndėsinė e momentit nėpėr tė cilin po kalojnė, nė mėnyrė qė tė ndėrgjegjėsohen edhe pėr veprimet qė duhet tė ndėrmarrin nė tė ardhmen.E diela e 31 majit 2009 dhe takimi i natyrshėm i dy “anėve tė Shqipėrisė” duhet t’i ndėrgjegjėsojė se vetėm tė bashkuar mund tė jenė mė tė fuqishėm, vetėm tė bashkuar mund tė ndihen mė tė sigurt dhe vetėm tė bashkuar mund tė ndėrtojnė njė perspektivė mė tė ndritshme si komb.
Shqiptarėt prej sot bėhen njė “bashkėsi e pashkėputur” dhe pėr kėtė duhet tė vetėdijėsohen.Do tė jetė shumė i rėndėsishėm veprimi i tyre nė tė ardhmen.Shqiptartėt janė para mundėsisė qė, pėr herė tė parė, tė shkruajnė historinė e tyre.Histori ėshtė tė shkruash historinė me dorėn tėnde.
Prej sot shqiptarėt do tė duhej tė ecnin rrugės e cila do tė mundėsonte:
Sė pari, qė ata tė ndryshojnė tėrėsisht raportet nė tė cilat kanė kaluar deri dje si popull dhe si komb.
Sė dyti, qė ata ti pėrballojnė “mėritė” dhe “hasmėritė” e sė kaluarės dhe ti kthehen sė ardhmes sė tyre.
Sė treti, qė ata ti forcojnė lidhjet e vendosura, nė mėnyrė qė tė “mos e lėshojnė prej dorėsh”tėrėsinė e ēėshtjes.
Sė katėrti, qė ata tė bashkojnė rreth njė sofre dijen dhe guximin, menēurinė dhe trimėrinė, zotėsinė dhe shkathtėsinė.
Sė pesti, qė ata politikisht tė formėsohen dhe tė rriten si njė komb.
Shqiptarėt prej sot e ndiejnė ndėrvarėsinė e segmenteve tė veēuara tė ēėshtjes shqiptare. Ata prej sot vetėdijėsohen se pa qenė mirė nė Shqipėri, nuk mund tė jetė mirė nė Kosovė; se pa qenė mirė nė Kosovė, nuk mund tė jetė mirė me shqiptarėt nė Maqedoni, nė Kosovėn Lindore, nė Mal tė Zi dhe nė Camėri.
Takimi i natyrshėm i sė dielės sė 31 majit 2009 i dy “anėve tė Shqipėrisė” krijon shumė favore pėr shqiptarėt kudo qė jetojnė sot tė shpėrndarė.Ata duhet tė dėshmojnė aftėsi qė tė afrohen njėri me tjetrin dhe qė tė veprojnė si njė dhe tė bashkuar.
Shqiptarėt nuk kanė udhė tjetėr veēse atė tė unitetit tė veprimit.Ai unitet nuk duhet tė jetė vetėm njė frazė politike, por njė unitet real dhe racional kombėtar i tyre.
Ai unitet i veprimit do tė duhej tė ishte konkret dhe me tė do tė mund tė formėsoheshin trajtat e komunikimit tė ndėrsjellė, lidhjet e pėrbashkėta nė fatet e pėrbashkėta, nė detyrat kohore dhe hapėsinore tė tyre.
Tė vetėdijshėm se pėrballen me copėtimin e trungut etnik tė tyre, shqiptarėt duhet qė tė angazhohen pėr tė gjitha format e integrimit gjithėshqiptar. Kėtė nuk e kanė vetėm pėr detyrė, por edhe pėr borxh kombėtar qė duhet ta paguajnė, pa pyetur pėr ēmimin.
Krijoni Kontakt