"Letėr Topallit nga Akademia e Shkencave e Kosovės"
E nderuar znj.Kryetare! Kryesia e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, nė mbledhjen e saj tė datės 12.12.2007 diskutoi lidhur me njoftimet qė kanė qarkulluar nė mjetet e informimit publik dhe lidhur me letrėn qė na ėshtė drejtuar nga Asambleja e Akademisė
Akademik Rexhep Ismajli
Marte, 18 Dhjetor 2007 11:16:00
E nderuar znj.Kryetare! Kryesia e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, nė mbledhjen e saj tė datės 12.12.2007 diskutoi lidhur me njoftimet qė kanė qarkulluar nė mjetet e informimit publik dhe lidhur me letrėn qė na ėshtė drejtuar nga Asambleja e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, pėr lėvizjet e reja qė janė ndėrmarrė lidhur me nxjerrjen e akteve ligjore pėr reformimin e mėtejmė tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Tashmė jemi nė dijeni pėr lėvizjet qė janė bėrė lidhur me institutet e hulumtimit shkencor qė kanė qenė nė pėrbėrje tė Akademisė dhe me lėvizjet e tjera. Pėr kėto ēėshtje Kryesia e ASHAK-ut, nė bazė tė letrės qė ia kishte dėrguar Kryesia e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, e kishte shprehur mendimin e vet publik me kohė.
Letra e Asamblesė sė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Propozimi pėr plotėsimin e Ligjit pėr Akademinė qė ėshtė shpallur nė faqen e internetit tė Qeverisė na kanė shtyrė tė mendojmė dhe pėr disa gjėra ndėrkohė. Pa dashur tė ndėrhyjė nė rrjedhat e proceseve reformuese nė fushėn e shkencave dhe tė dijes nė Shqipėri, por duke u nisur nga interesi i parmė i saj i bashkėpunimit me Akademinė e Shqipėrisė, ashtu si dhe nga ndjenja e solidarizimit me kolegėt dhe me institucionin e Akademisė, Kryesia e ASHAK-ut konsideron sė me kėtė rast ėshtė e nevojshme tė tėrhiqet vėmendja lidhur me ato nene dhe pika tė Propozimit qė, sipas mendimit tė saj, e cenojnė autonominė e Akademisė dhe shkaktojnė vėshtirėsi lidhur me konceptimin e pėrgjithshėm tė institucionit. Pėr tė mos hyrė nė detaje, kėtu do tė theksojmė posaēėrisht disa momente:
institucioni i Akademisė, qė ėshtė institucioni mė i lartė i shkencės nė vend duhet ta gėzojė autonominė e vet dhe prandaj tė ketė tė drejtė t'i zgjedhė organet dhe pėrfaqėsuesit e vet nė mėnyrė demokratike, sipas ndėrgjegjes sė anėtarėve tė tij dhe nė pėrputhje me ligjet ekzistuese tė vendit; anėtarėt e Akademisė kudo nė botė zgjidhen nė bazė tė meritave dhe tė punės sė tyre tė mėhershme nė fushėn pėrkatėse, e cila nuk mund tė (zh)vlerėsohet retro-aktivisht, prandaj nė Akademi nuk trajtohen si nėpunės tė shtetit; kjo do tė thotė: njė herė anėtar i akademisė, gjithmonė anėtar i akademisė. Kjo nuk ka tė bėjė me rregulloret e punės nė institucion. Shkelja e kėtij parimi na duket cenim i rėndėsishėm i konceptit pėr akademinė dhe anėtarin e akademisė, tė cilit po ashtu i garantohet autonomia e plotė dhe integriteti; vetėm nė kėtė mėnyrė Akademia dhe akademikėt japin ndihmesėn e tyre maksimale pėr tė mirėn e vendit; nėse organet e akademisė duhet ta zgjedhin udhėheqjen e vet, e rrugė tjetėr nuk ka, ajo udhėheqje do t'i pėrgjigjet trupit qė e ka zgjedhur, ndėrsa bashkėrisht si institucion Parlamentit, Qeverisė apo instancės tjetėr tė caktuar me ligj, por nė radhė tė parė opinionit.
Zonja Kryetare, tė bindur sė do ta mirėkuptoni kėtė reagim tė Kryesisė sė ASHAK-ut, Ju lusim tė bėni ē'ėshtė nė dorėn tuaj pėr tė evituar pėrcaktimet ligjore qė mund ta cenojnė autonominė e institucionit mė tė lartė tė shkencės nė Shqipėri dhe me kėtė ta dėmtojnė edhe vendin. Na duket sė njė nismė e tillė ka nevojė pėr diskutime tė mėtejme.
Nuk na duket e tepėrt tė theksojmė me kėtė rast, Zonja Kryetare, sė nė do ta vazhdojmė bashkėpunimin e ngushtė shkencor me Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė edhe nė tė ardhmen dhe po ashtu duam ta ritheksojmė solidaritetin tonė me kolegėt e nderuar. Njėherėsh shprehim besim tė plotė sė institucioni qė drejtoni ju do t'i shqyrtojė seriozisht dhe me durimin e nevojshėm tė gjitha nismat nė kėtė fushė dhe do tė marrė vendime nė tė mirėn e shkencės dhe tė popullit.
Me nderime,
Akademik Rexhep Ismajli
Kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės
PS: Kjo letėr i dėrgohet Kryetares sė Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė, Zonjės Jozefina Topalli si edhe Kryetarit tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Profesor Ylli Popės
Krijoni Kontakt