Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252

    Zgjidhja finale e ceshtjes kombetare (JENI JU GATI TE KTHEHENI NE SHQIPERI)

    Nje ide e menduar fort me trazon gjat tere kohes.
    Pak info personale. Une e kam lene Shqiperine pes vjet te kaluara dhe megjithese me ka marre malli prap nguroj te shkoj ne shtepi.
    Kur mberrita ne Britani na u krijuan te tera kushtet e jeteses per se mbari, mirepo prap s'ndjehesha fort i kenaqur, dhe pyesja veten "Kaq komplex qenkan problemet tek ne, kaq e veshtire eshte per te marre/marrur vesh?"
    Zgjidhja ime finale per ceshtjen tone do te ishte qe te tere te kthehemi mbrapsht ne Shqiperi. Po, po, une i pari dhe te tere ju me bagazhin tuaj.
    Ne vetem flasim e shkruajme ne internet ose ne ndonje gazete nga larg dhe kemi frike te kthehemi prapa. Mbase me te vertete ne Shqiperi s'ka drita 24ore ose 24ore uj te rrjedhshem por keto jane vogelsira qe s'duhet te na ndalin gjate ketij procesi.
    Une besoj, ne te vertete besoj qe ne mund tia dalim dhe do ja dalim, por vetem kur te tere te kthehemi ne shtepite tona dhe te kerkojme rregull dhe drejtesi.
    Un besoj se ne mund ta ndryshojme jeten tone (per mire) dhe ta bejme te vecante dhe futur ne kanalet e duhura.
    Keto jane ceshtje lokale qe kerkojne zgjidhje lokale dhe ne vetem flasim nga larg.
    Tani, ta shohim realitetin ne sy dhe boll diskutuam dhe ri-diskutuam keto ceshtje po aq komplex sa te lehta.
    Jeni ju gati te ktheheni ne Shqiperi?????????
    Ju lutem, bejani vetes e te tjereve kete pyetje dhe ju lutem pergjugjuni dhe lerini vogelsirat si jo s'ka drita, jo uje, po kam punen ne Amerike ose Angli etj, jo po i ndihmoj me teper vendit nga larg etj. Hajt ti leme koto fogelsira dhe ta sfidojme friken. Ju te gjithe e dini se kam te drejte dhe vetem tallemi me veten me te tera qe kemi shkruar.
    Ndonjehere me duket vetja krahasuar si tek "Qente (une ju)te lehin, karvani(dreqi, droga prostuticioni)te shkoje perpara.
    Hajt te gjithe mos te tallim me veten me justifikime te kota por ti bejme ball situates atje. Te bejme pyetje, kerkojme rregull e disipline. Ta kerkojme zyrtarin tek zura dhe institucioni dhe jo ne kafe, pasi eshte zgjedhur per te bere detyren nga po ju vete. Kjo ne mendimin tim eshte mese e thjeshte dhe e nevojshme te realizohet.
    Tani po shkoj se me mori uria dhe boll tallem veten me justifikime te kota dhe duke pare tek te tjeret.

    Me respekt dhe sinqerisht
    Saimiri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Peshendetje!
    Me duket se ngateron problemet ekonomike te popullates qe i kane detyruar dhe i detyrojne shqiptaret te mergojne me problemet e tjera qe po kalon vendi dhe kombi ( nisur nga titulli).
    Pse shqiptaret ikin dihet ( arsye ekonomike personale familjare ) PSE duhet te kthehen? Mendoj se arsyeja me e forte per tani do t'ishte per te mos me i lene ata politikane te ndyre te paafte dhe te koruptuar te tallen me ate vend.
    Gjithsesi zgjidhja eshte me teper personale.
    Se sa ia arrin qellimit nese ia del dot te kthehesh kjo eshte problem tjeter.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  3. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Shqiperia i ngjan nje autobuzi te ngarkuar rende me njerez e me goma te shfryra, qe perpiqet te vazhdoje mundimshem rrugen e tij.
    Shpetimi eshte ZBRAZJA e tij, ne ate mase qe ai te mund te ece, asgje tjeter per momentin s'eshte me efikase.
    Sikur per ti nderruar gomat me te reja, zbrazja eshte e keshillueshme, qe te mund ta ngreme ne krik.
    Prandaj Saimir, ti e ke lehtesuar shqiperine me largimin tend, ke bere detyren si nje patriot i mire.
    Problemi eshte se shume nga keta personat qe zbriten nga autobuzi shqiptar, kane ngele rruges (rrugeve te botes) ne kembe, ose kane hypur ne rimorkje te autobuzeve luksoze qe shkojne ne po te njejten rruge.
    Mirepo drejt me thene keto rimorkje (mbushur me zezake, kineze, indiane qe kuterbojne ere te rende) jane me pak konfortabel per shqiptaret tane, se autobuzi vjeter dhe shkataraq.
    Jane me pak konforte ngaqe shkojne dhe shpejt, duke mos i lene shqiptaret, qe pergjithesisht kane shpirt te vjeter poetik, te sodisin peizazhin e mrekullueshem qe shtrihet rreth e qark rruges.
    Nga kjo pamundesi ata xhindosen e per tu shfajesuar, duke mos dashur te sakrifikojne me tej per kombin (autobuzin me goma te shfryra), kerkojne ti kacaviren prap ketij te fundit.
    Mirepo ē'ndodh! Vendet tashme jane te zena. Njerezit e ngelur ne autobuz, nga hapesira e liruar, jane shtriqur lirshem, POR! ēfare eshte me e rendesishmja edhe autobuzi ka fillu te ece me shpejt.
    Pra me nje fjale; tashme VENDET jane te ZENA.
    Kjo i shtyn keta ish te aratisur qe tashme e kane harruar detyren e tyre patriotike, t'ja hedhin fajet (moskonfortin aktual te tyre) autobuzit, e sidomos shofereve te tij, per keq manovrim, ngadalesim, vjedhes te pa skrupullt (vjedhin alkolin e benzines duke e bere raki, per ta pire vete) etj, etj.
    Keto manovra te uleta, sjedhin amulli kudo perqark, sidomos tek te mbeturit ne autobuz, duke shkaktuar konfuzion, alergji, mosbesim, ne autobuzin e tyre TE VETEM si dhe misionin e tij historik, VAZHDIMIN e RRUGES gjer ne PAFUNDESI.

    Pra morali fabules eshte? kjo ju mbetet ta gjeni vete, hehe!

  4. #4
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Edhe dhi e zgjebur dhe bishtin perpjete."
    Nje nga tiparet me karakterizuese te shqiptareve eshte se ju duket vetja se i dine te gjitha dhe si lloji i ketij bashkefolesit me lart, vetem duan te japin mesime "ekskluzivisht teorike".

    Sidoqofte, per te marre kete imazhin e autobusit me siper, jo vetem gomat jane te shfryra dhe autobusi plot por edhe ska benzine, dhe me e rendesishmja "shoferi" nuk di ta ngase...
    Jane pikerisht ata qe kane zbritur, qe jane vene ca perpara me litarin ne supe dhe po e terheqin dhe ca mbrapa qe po e shtyjne si te marrosur, se ndryshe jo vetem qe nuk leviz nga vendi por bllokon edhe trafikun.
    Per te folur me imazhe te verteta: Shqiperia nqfs nuk do kishte keta refugjatet si dhe ndihmen e tyre prej pak a shume 500 milion dollare ne vit nuk do ishte shteti me i varfer ne evrope por nje nga shtetet me te "shkreta", pa ardhje, te botes, ne nje rang me Sierra-Leonen (e cila e ka justifikimin: lufte civile per me shume se 40 vjet). Po justifikimi jone cili eshte?
    Pa i marre me radhe te gjitha efektet e jo-patjes te asaj ndihmes te refugjateve, do desha te thoja o Saimir se ti po e ben punen tende patriotike 100 here me shume se shumica e atyre qe jane ne Shqiperi. Nisma jote ka cilesi te larta dhe shume te nderueshme por mundohu te besh ndonje gje atje ku je se po vajte ne Shqiperi do rendosh vetem "Autobusin"!
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252

    Po sikur ne autobus te mbesin vetem njerezit e ulet, atehere ta quajme "furgon"!?

    Ne me siguri mund te ndihmojme nga larg me experiencen e fituar mirepo sic thate edhe ju ne bus kane mbetur vetem te coroditurit qe kur s'kane pule pranojne te hane sorren.
    Pikerisht eshte kjo "pjekje" emancipim personal qe s'me le rehat. Po te qendrojme larg vendit atehere ata te shiturit e kane me te lehte per te vene ne pune planet e tyre, mirepo populli duhet emancipuar dhe udhehequr dhe te injorohen percaresit dhe zevzeket e ti lihet detyra atij qe e meriton.
    Me te vertete me duket pak banale qe vendi yne te krahasohet me "autobus" po nejse kjo vetem reflekton pergatitjen dhe nivelin e individit dhe jo drejtuar vecanterisht ndonjerit.
    Tani po shkoj dhe diskutojme prap
    Gjith te mirat,
    Saimiri

  6. #6
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Korēari, ajo shprehja me dhine eshte shprehje dashakeqe greke te cilen nga padija (ku ti me sa duket shkelqen) shqiptaret e kane adoptuar dhe e perdorin vend e pa vend.
    Dhija eshte kafshe mitike, ajo nuk eshte e ZGJEBOSUR, por krejt ne te kundert, SIMBOL PYR. Ajo lidhet me historine e EPIRIT, te mbretit te tij AKIL, ēunit te tij PYRRHUS, si dhe mbretit shqiptar SKENDERBEUT i cili e kishte si simbol ne perkrenaren e tij.
    Pra mua me vlereson krahasimi me te. A kupton!

    Per me teper, ti perserite po te njejten gje (por me shemtut) e cila ishte ne mesazhin tim, qe sipas gjasave duket s'e ke kuptu.
    Ti nuk duhet ta ndjesh veten e fyer neqofte se je emigrant, ky rol te cilin me sa duket Saimiri eshte merzitur ta luaje, eshte nje ndihme e madhe per Shqiperine, apo jo? ti sapo vjen ta perseritesh kete gje. Atehere une s'kuptoj per ēfare je kundra, apo kot, s'te pelqejne dhite.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Te gjithe shoket e mi te universitetit (nga ata qe mbeten ne shkolle, e nuk moren rruget me bursa, me viza fallco,gomone, apo me llotarira) u diplomuan.
    Tani shumica e tyre verdallosen neper institucione, e OJQ te ndryshme mos iu hedh ndokushi ndonje kothere buke. Disa prej tyre kane gjetur nje pune, me te cilen arrijne te paguajne qirane e shtepise, e ta pijne nje kafe pasdite, kursejne dhe ndonje qindarke qe te shkojne nje jave pushime ne Turqi apo Maqedoni. Punojne nga 40 ore ne jave, marrin nje rroge, dhe i nenshtrohen rutines se perditshme.
    Nuk po i hy fare veshtiresive te jeteses, apo politikes, po nga kjo mendja e ngushte e imja del nje gerhame:
    Kur keta shoket e mi kane mbetur si peshku pa uje e po vuajne per nje rreze drite, e nuk po dijne ku te kapen, ...cfare me ben mua me te zot qe te arrij te ndryshoj fatin e vendit tim...Pse ne qe jemi jashte Shqiperise e rrejme veten me idene se ne mund te sjellim gjithcka per mire po te kthehemi?
    Summertime baby!

  8. #8
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Te me fali shkelqesia e tij "DITURIA"-vete, se paskam qene injorant per historine e dhise... Mbase nuk eshte fakt qe justifikon injorancen time por besoj se ja vlen ta permendesh: "Nuk kam qene ndonjehere ēoban, zoterote! Rastet per te dashuruar dhite nuk me jane paraqitur...ncuk!"
    Me nder njohurive tende gjuhesore-linguistike- kesaj qe ke permendur ti o ORNAMENT, i thone "Te hidhesh nga kali tek gomari". Po Gomari a hyn ne rangun e SIMBOLEVE PYR; dhe bie fjala zoterote mund te me beni nje perkthim te kesaj "PYR", se gjuhet e perendive ne njerezoret nuk i dime. Pastaj ndoshta mund te shprehem edhe une me te njejtin zell per dashurine e dhise!...

    Ne radhe te pare ty shume te dogji o ornament, dhe ne te dyten nuk te kisha ne shenje ty me shume seē kisha te tjeret (as qe kisha shenje fare). Ti po te kesh qejf te luash me autobusa apo te lodrosh ne enderrat e tua, te keshilloj te marresh parasysh ato qe thuhen me perpara se ja qe ka njerez qe e duan atdheun dhe qe e mendojne te ardhmen e tij siē ke ti pasion per k...llekun.
    Megjithate nuk te dua te keqen dhe nuk do mund te te falenderoj asnjehere ashtu siē e meriton per leksionet e dhise; tej e tutje do ta shikoj me nje "Sy" tjeter dhe do ta shpall dashurine time hapur...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #9
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Asgje...
    Asgje, eshte pergjigjia e asaj pyetjes tende o Ihti.
    Nuk mund te bejme asgje me shume seē po bejme dhe po e perseris edhe njehere, se ne qe jemi jashte vendit po bejme shume me shume se ata te verferit qe jane atje- jo se keta te fundit jane te pazotet per te bere ndonje gje, por ja qe mundesia nuk ju jepet.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Te mendosh se mund ti vish atdheut ne ndihme vetem duke "jetuar ne Shqiperi" eshte teper i gabuar. Duhet te kuptoni, se realiteti shqiptar nuk te meson asgje te re, vetem te kthen ne nje parazit me shume, te imponon vetveten.

    Mendoni per nje cast se cfare do te ishit duke bere po te ishit ne Shqiperi, dhe cfare jeni duke bere tani. Te gjithe ata shqiptare qe jetojne ne Perendim, kane gjetur ate qe u ka munguar ne Shqiperi: nje shans per te mesuar, nje shans per te jetuar te qete, nje shans per te punuar, nje shans per te fituar, nje shans per te investuar, nje shans per ti ardhur ne ndihme familjareve qe kane lene pas.

    Nese ju kujtoni se 5 vjet arsimimi dhe emancipimi ne Perendim jane "humbje kohe", atehere ju jeni nje idealist i verbuar. Cdo shqiptar qe mbaron nje shkolle ne Perendim, cdo shqiptar qe punon e fiton ne Perendim, cdo shqiptar qe hap nje biznes ne Perendim, perfaqeson Shqiperine ne bote. Ate sukses, me kohen ju do ta importoni edhe ne Shqiperi.

    Mos me keqkuptoni, largimi ne mase i shqiptareve eshte nje fatkeqesi kombetare, fale nje strategjie te menduar mire nga fqinjet, dhe aplikuar nga ata qe jane ne pushtet sot. Ajo qe fqinjet dhe qeveritaret shqiptare nuk kane llogaritur sic duhet, jane aftesite e shqiptareve per te ringjallur shpresen dhe jeten e tyre edhe pse ne vend te huaj. Jane me mijra shqiptaret qe diplomohen sot ne Perendim, me qindra mijra ata qe punojne e fitojne te ardhura. Kemi arritur qe me vitet ne Perendim te akumulojme si eksperiencen perendimore, si njohurite e shkollave me te mira edhe kapitalin ekonomik qe eshte gjithmone ne rritje.

    Ajo qe i mban shqiptaret larg Shqiperise eshte gjendja politike ne vend, qe eshte A-ja e integrimit jo vetem te emigranteve, jo vetem te shqiptareve qe vuajne pasojat nga dita ne dite, por eshte edhe kjo arsyeja perse europianet ngurojne te na integrojne ne institucionet e tyre europiane.

    Per aq kohe sa injoranca te mbreteroje institucionet shqiptare, asnje shqiptar inteligjent nuk ka per tu kthyer ne Shqiperi. Eshte kaq e thjeshte.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jeni te bindur se kthimi ne Shqiperi eshte zgjidhja e duhur?
    Nga GrifshA_ nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 11-06-2006, 13:58
  2. Forcat ushtarake serbe mobilizohen pėrgjatė vijės administrative me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  3. Kthimi i KOASH nė kombėtare dhe shenjtėrimi i Fan Nolit
    Nga dodoni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 11:30
  4. Kthimi i tė zhvendosurve nė Kosovė
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-01-2004, 05:47
  5. Kthimi nė Qetėsi
    Nga drini_nė_TR nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 03:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •