Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    104

    Realitete Futuriste Shqiptare

    REALITETE FUTURISTE SHQIPTARE
    100 vjet kulturė dhe politikė futuriste. Raksion apo revolucion?



    Kur koha punon pėr njė popull, jo tė gjithė e kanė tė lehtė ta kuptojnė qė koha punon pėr ta. Madje, shpesh kujtojnė, kur koha punon pėr ta, kujtojnė ose u krijohet iluzioni se koha nuk punon pėr ta - ose e kundėrta. Dhe kėtu ndodhin shpesh tragjedi.

    Ismail Kadare

    Foto: Enciklopedia Encarta

    100 vjet me parė mė 20 shkurt 1909 (35 pas manifestit komunist). Filippo Tommaso Marinetti publikoi nė «Figaro», Manifestin e Futurizmit.

    Kanė kaluar disa muaj dhe asnjė aktivitet apo diskutim akademik nuk u mbajt pėr tė kujtuar 100-vjetorin e Futurizmit avangardės kryesore jo vetėm nė artin modern, por edhe nė jeten politiko-shoqėrore tė shek. XX.
    I vetmi perkujtim ishin 3 artikuj nė 2 gazeta tė pėrditshme dhe njė tė pėrjavshme shqiptare. Kur lexon artikujt e Gazetave tė krijohet pėrshtypja se Futurizmi edhe pse ka lindur nė Itali, disa qindra kilometra larg Shqipėrisė, edhe pse pas lindjes sė tij pushtoi gjithė botėn, duket sikur nuk ka asnjė lloj influence nė ishullin shqiptar gjatė kėtyre 100 viteve. Megjithėse kanė kaluar disa muaj, askush nuk po kujtohet mė, pėr tė shkruar a bėrė diēka mė tepėr pėr lėvizjen avangarde mė tė rėndesishme nė tė gjithė historinė e njerėzimit, FUTURIZMIT.

    Pasi lexova artikujt e gazetarėve prita mė kot se mos ndonjė ish-antar byroje, ndonjė ish-piktor, kritik arti, analist, apo ndonjė akademik tė shkruante diēka pėr kėtė lėvizje prej tė cilės kemi kaq shume varreza dhe lapidare, kaq shumė kaos nė trafik dhe nė urbanistikė, kaq shumė ngjyra nė Tiranėn tė cilės po i del boja, rrugė me shtylla nė mes, armė tė tė gjitha llojeve, kėrthiza dhe piercing gjithandej, pemė tė reja nėn kontroll dhe kanabis pa hesap por edhe Autostrada pėr komunikim e navigim real dhe virtual, makina tė shtrenjta, tė reja dhe tė vjetra, tunele tė tė gjitha llojeve, aeroplane dhe anije-hotele prej betoni, por mbi tė gjitha ende shumė bunkerė: reale dhe virtuale, dhe pėr fat njė popullsi nga mė tė rejat ne Europė, nė Shqipėrine “neofuturiste” tė shk XXI.
    Programi i Futurizmit i hartuar nga Tommaso Marinetti nė Manifestin Futurist tė 1909 -ės, fillimisht mblodhi rreth vetes artistė dhe intelektualė tė shumtė europianė me prerje tė ndryshme ideologjike, tė gjithė kishin tė pėrbashkėt mohimin e traditave, nga njė ngarkesė e madhe antiborgjeze dhe nga lidhja me mitin e teknologjisė. Nė njė kohė tė shkurtėr kjo pėrkrahje, mori ngjyrime nacionaliste dhe tepėr antidemokratike, duke u identifikuar me ideologjinė fashiste nė tė cilėn Marineti u pėrfshi me entuziazėm tė madh.

    Ja se ēfarė shkruhej nė manifestin e Parė Futurist tė botuar nė “Figaro” 100 vjet me parė.


    1- Ne duam t’i kėndojmė dashurisė pėr rrezikun, zakonit tė energjisė sė guximit tė ēmendur.
    2- Kurajo, guximi, rebelimi, do tė jenė elementet themelore tė poezisė tonė.
    3- Letėrsia ekzaltoi deri mė sot palėvizshmėrinė e lodhshme, ekstazėn dhe pėrgjumjen. Ne duam tė ekzaltojmė lėvizjen agresive, pagjumėsinė e ethshme, hapin e ecjes, salto mortalen, shpullėn dhe grushtin.
    4- Ne shpallim qė madhėshtia e botės ėshtė pasuruar me njė bukuri tė re, me bukurinė e shpejtėsisė.
    5- Ne dėshirojmė tė himnizojmė njeriun qė mban timonin, shtiza e tė cilit e lėshuar nė ecjen e saj pėrshkon Tokėn nė rrethin e orbitės sė saj.
    6- Duhet qė poeti tė shkapėrdridhet me zell, me madhėshti e bujari, pėr tė rritur entuziazmin e zjarrtė tė elementėve parak (tė zanafillės).
    7- Nuk ka bukuri mė tė madhe se sa ajo qė gjendet tek lufta. Asnjė vepėr qė nuk ka njė karakter agresiv nuk mund tė jetė njė kryevepėr.
    8- Ne jemi mbi trashigiminė ekstreme tė shekujve!, pasi kemi krijuar shpejtėsinė e pėrjetshme tė kudogjendur.
    9- Ne duam tė glorifikojmė luftėn-higjienėn e vetme tė botės-,militarizmin, partiotizmin, dhe gjestin shkatėrrues.
    10- Ne duam t’i shkatėrrojmė muzetė bibliotekat, akademitė e ēdo lloji dhe tė luftojmė kundėr moralizmit, feminizmit dhe kundėr cdo lloj poshtėrsie oportuniste dhe utilitare.
    11- Ne do t’i kėndojmė lokomotivave me gjoks tė gjerė dhe fluturimit rrėshqitės tė aeroplanėve. Dhe ėshtė Italia nga ku lėshojmė kėtė manifest tė dhunės sė papėrmbajtur dhe tė zjarrtė me tė cilėn themelojmė sot Futurizmin.
    Kėto janė fjalėt me tė cilat Filippo Tommaso Marinetti themeloi nė shkurt 1909 nė Paris, Manifestin Futurist.
    Nė njė shkrim tė tijin, Marineti pėrshkruan se si duhet tė jetė njė artist futurist:
    -Kush mendon dhe shprehet me origjinalitet, forcė, gjallėri, entuziazėm, qartėsi thjeshtėsi shkathtėsi dhe sintezė.
    -Kush urren gėrmadhat, muzetė varrezat, bibliotekat, kulturalizmin, profesorizmin, akademizmin, imitimin e tė shkuarės, purizmin, stėrhollimet dhe vogėlsirat.
    -Kush do tė ēmplaket, tė rinohet, dhe tė gėzojė artin italian, duke e ēliruar atė nga imitimet e tė shkuarės, tradicionalizmi, dhe akademizmi dhe tė inkurajojė tė gjtha krijimet e guximshme tė tė rinjve».
    Futurizmi ishte levizja qė i hapi rrugėn shumicės sė -izmave qė lindėn prej saj. E meqė jemi te –izmat, duhet tė kujtojmė se Futurizmi i shek XX, u pėrkrah dhe u pėrdor si nga fashizmi (e djathta), ashtu dhe nga komunizmi (e majta), ideologjitė mė tė poshtra tė shekullit tė kaluar, natyrisht sipas kontekstit ku u zhvilluan. Dykuptimshmėria e Futurizmit e bėn tė vėshtirė pėrcaktimin e aksioneve tė tij konkrete, nė revolucionare apo reaksionare gjatė kėtyre 100 viteve. Ėshtė ndoshta kjo karakteristikė e veēantė e lėvizjes Futuriste e cila e shtyu kantautorin italian Giorgio Gaber tė kėndojė me ironi “chi é di destra chi é di sinistra” Pra kush ėshtė me tė djathtėn e kush ėshtė me tė majtėn.

    Dilemė mjaft aktuale pėr realitetin elektoral shqiptar, nė vitin e 100-vjetorit te futurizmit.
    Ashtu si Futurizmi i Marinetit dhe artistėve tė tjerė nė Perėndim qė iu bashkua ideologjisė fashiste duke u shndėrruar nė njė instrument perfekt propagandisik tė kėsaj ideologjie, tė shumtė ishin artistėt e majtė nė Lindje tė cilėt jo vetėm u ndikuan nga futurizmi por tentuan ta vendosnin atė nė binarėt e komunizmit, pra tė ideologjise marksiste – leniniste. Nėse themeluesi dhe autori i Manifestit te Futurizmit, Marineti ishte njė fashist i devotshėm, po aq komunist i devotshėm ishte dhe Majakovski, themeluesi i Futurizmit rus. (Mė duhet tė pėrmend qė edhe Dadaizmi qė ishte njė rrymė qė i pėrkistė tė majtės pati lidhje jo tė pakta me Futurizmin).
    Tė dy sistemet diktatoriale ideologjike, fashizmi dhe komunizmi nė emėr tė progresit dhe tė ardhmes (futuro) e pėdorėn futurizmin pėr tė forcuar pozitat e njė kaste banditėsh mbi shumicėn, duke shfrytėzuar Manifestin e Futurizmit veēanėrisht nė njė pikė. Nė atė tė nxjerrjes sė vrullit tė masave nė sheshet e qyteteve si dhe nė justifikimin e luftės sė klasave.
    Duhet sqaruar se nė kėtė pikė, nė manipulimin e masave, futuristėt janė mbėshtetur dhe tek idetė e Gustav Le Bonit ‘Mbi manipulimin e masave” si dhe tek Manifesti i Partisė Komuniste.
    Futurizmi dhe Manifestet e tij nuk ishin vetėm nje rrymė artistike, por edhe nje formė e re e tė menduarit ai lidhet me valėn e revolucionit teknologjik tė viteve tė para tė viteve 900 dhe tė “la Belle époque”, duke ekzaltuar besimin e pamatė nė progresin dhe duke shpallur dhunshėm fundin e ideologjive tė vjetra (passatizmit). Kėshtu, p.sh. Marinetti akzaltonte dinamizmin, shpejtėsinė, industrinė, ndėrsa luftėn e kuptonte si “higjienė tė botės”. Por futuristėt nuk u mjaftuan me kaq. Ata eksploruan ēdo teknikė shprehėse, nga piktura tek skulptura, nė letėrsi poezinė dhe teatrin, futuristėt nuk lanė mėnjanė as muzikėn, arkitekturėn, baletin, fotografinė, kinemanė e sapolindur e deri dhe gastronominė.
    Si rezultat i estetikės sė shpejtėsisė, nė veprat futuriste mbisundon elementi dinamik dhe lėvizja pėrfshin objektin dhe hapėsirėn ku ky objekt lėviz. Ėshtė pikėrisht lėvizja ajo qė futuristėt e gjenin tek aeroplanėt (Aeropiktura), motorėt, automobilėt, masat shumėngjyrėshe dhe polifonike si dhe veprimet e pėrditshme.
    Ja dhe konkluzionet e prera tė Manifestit tė Aereopikturės Futuriste:
    1- Tė shkatėrrojmė kultin e tė shkuarės, obsesionin e antikes, pedantizmin dhe formalizmin akademik.
    2- Tė pėrēmojmė thellėsisht ēdo lloj forme tė imitimit.
    3- Tė ekzaltojmė ēdo lloj forme tė origjinalitetit qoftė ajo e frikshme apo e dhunshme.
    4- Tė pėrftojmė kurajo dhe krenari nga linja e kollajtė e ēmendurisė me tė cilėn fshikullohen dhe pengohen novatorėt.
    5- Tė konsiderojmė kritikėt e artit si tė panevojshėm dhe tė dėmshėm.
    6- Tė rebelohemi kundėr tiranisė sė fjalėve: HARMONI dhe SHIJE E MIRĖ, shprehje shumė elastike.
    7- Tė fshijmė nga fusha ideale e artit tė gjitha motivet, tė gjitha subjektet tashmė tė shfrytėzuara. mė parė.
    8- Tė mbivlerėsojmė jetėn e pėrditshme, tė pandalshme dhe tė zhurmshme tė transformuar nga shkenca fitimtare. Le tė varrosim tė vdekurit nė thellesitė e errėta tė tokės! Le tė spastrohet nga mumjet rruga e tė ardhmes! Le ti hapim rrugė tė rinjve te dhunshėm dhe tė frikshėm!
    Futurizmi shprehu menjėherė njė pasion tė madh politik modernizues nė aksiomat e tij: “Mohimi i idesė sė artistit puro, soditės dhe riprodhues i tė bukurės”, “Akti shkatėrrues i libertarėve”, "masat qė viheshin nė lėvizje vetėm nga puna dhe nga revolta”, lufta “e vetmja higjienė e botės”, "idetė e bukura pėr tė cilat ja vlen tė vdesėsh”, “pėrbuzja ndaj gruas, por edhe emancipimi i saj”.
    Nė emėr tė ndryshimit tė tė menduarit ata kėrkuan dhe ndryshimet e kėndvėshtrimeve. Por futuristėt e Figarosė nuk u mjaftuan me kaq. Pasi shtinė nė dorė kontrollin e artit, kulturės dhe propagandės, pasi zbatuan parimin e shpullės dhe tė grushtit ndaj akademizmave dhe tradicionalizmave, ata filluan tė kėrkojnė dhe kontrollin nė jetėn politike dhe shoqėrore.
    Absurdi arriti kulmin kur nė vitin 1916 u themelua dhe Partia Futuriste, e cila predikonte dhe Demokracinė ose mė mirė tė themi Utopinė Futuriste:
    “Kaosi mbi gjithcka”, “Rrumpallė nė Maksimum”,- shkruante Marineti tek "Manifesti Teknik i Letėrsisė Futuriste”
    Partia Politike Futuriste u themelua nga vetė Filippo Tommaso Marinetti nė 1918, me qėllim qė tė ndėrthurte nė luftėn politike idealet e lėvizjes futuriste. Disa nga idetė dhe propozimet politike tė futuristėve tė shprehura nė Romėn Futuriste, Marineti i pėrmblodhi nė volumin e Democracisė Futuriste (1919) ku ai rreket midis utopisė dhe propozimeve konkrete.
    Pas solidarizimit me Musolinin, “halabaku” Marineti u bė njeri i pushtetit, avangardisti qė dėshironte tė mbyllte Muzetė dhe Akademitė, veshi kemishėn e zezė tė “akademikut” tė Italisė.
    Futuristėt e Figarosė u shfaqėn fillimisht si njė grup fėmijėsh tė pafajshėm” aq tė pafajshėm sa qė nė antivlerat e predikuara prej tyre nuk ekzistonte mėshira dhe mirėsia, pėrkundrazi, dhuna shkatėrruese dhe ikonoklaste konsiderohej si e para ndėr virtytet.
    Nė kėndvėshtrimin futurist, duket se Shqipėria ėshtė njė ndėr vendet ku ashtu si parimet e marksizmit, parimet e Futurizmit u aplikuan mė me zell se nė vendet ku ato lindėn. Por nėse nė vendet e tjera Futurizmi e pėrshkoi trajektoren e tij (pėrjashto gastronominė), nė Shqipėri ai ėshtė nė kulmin e tij.
    Nė Shqipėri, historia dhe metamorfoza e liderėve avangardistė futuristė ėshtė pothuajse e njėjtė. Pas viteve 1990, edhe ata, veshėn kemishė tė zezė, ku nė ndyshim nga ajo e Marinetit shkruhej GRR, GRR, GRR...si pėr tė treguar se parimet e tyre shkonin pėrtej parimeve Futuriste tė Marinetit dhe Majakovskit, duke u kthyer kėshtu nė Avangrrdistė
    Nga viti 1944 e deri me 1984, lufta e klasave, asgjėsimi i kundėrshtarėve, lufta kundėr religjionit, revolucioni ikonoklast,
    planet 5-vjeēare pėr industrializimin, aksionet e rinisė, hekurudhat, lufta kundėr intelektualizmit, shtetėzimi i pronės private, vrulli i masave, fryma e masave, zėri i masave, shamitė e kuqe, dekorimet me SS, fleterrufetė, “aksionet vullnetare” martesa nė bashki, krijimi i njeriut tė ri socialist (qė nė thelb duhej tė ishte futurist) e tė tjera si kėto, duken si manifeste futuriste tė arrnuara Lindore.
    Njė ndėr arsyet e aplikimit tė parimeve futuriste nė realitetin shqiptar mund tė jenė dhe eksperiencat jo tė kėndshme tė liderėve socialistė shqiptarė nė vendin e Figarosė.
    Kėta avangrrdistė pėr tė realizuar utopinė e tyre socialiste, dje shfrytėzuan marksizėm leninizmin, ndėrsa sot kėrkojnė qė nėpėrmjet futurizmit (meqenėse marksizėm -leninizmit i ka dalė boja). t’u premtojnė utopinė futuriste socialiste masave pasatiste, qė nuk e kuptojnė ndyshimin e kohės, nėpermjėt praktikave dhe teorive futuriste tė shekullit tė kaluar.
    Pas vdekjes sė avangrrdistit Majakovskian me 1984, avangardistėt e 41-shit ishin kthyer nė dekadentė pasatistė, pra qė i pėrkisnin tė kaluarės. Kasta drejtuese krepuskulare e viteve ’80, pati kohė tė mendonte pėr njė brez tė ri avangrrdistėsh tė ardhshėm, tė cilėt pėr tė kuptuar se si funksiononte formula e Futurizmit dhe pėr tė vėnė nėn kontroll vrullin e masave nė sheshe, duhej tė kalonin disa eksperienca nė vendin e Figarosė.
    Thelbi i kėsaj strategjie ishte qė nė dukje, ndryshimit, t’i jepnin njė karakter futurist perėndimor, ndėrsa nė thelb tė ruanin staskuonė pasatiste, duke i ēuar dėm energjitė e shesheve (eksodi 1991) nė mėnyrė qė tė dėmtonin sa mė shumė karakterin revolucionar tė futurizmit.

    Nė emėr tė ndryshimit, edhe nė Shqipėri u kėrkua qė ndryshimi i sistemit tė bėhej nė dukje, gjoja sipas eksperiencave tė futurizmit perėndimor. Nuk ishte e rastėsishme qė avangrrdistėt e rinj shqiptarė zgjodhėn Akademinė e Arteve pėr tė filluar “revolucionin” e tyre “pseudofuturist” tė cilit, qė nė fillim i dhanė njė karakter reaksionar. Turmave tė fillimit tė viteve 90, qė nuk e kishin idenė se ē’ishte futurizmi, nga avangrrdistėt e rinj shqiptarė iu servir si futuriste muzika e Michael Jacksonit dhe jo poezitė apo muzika futuristė perėndimore, tė cilat nė fillimet e tyre kishin tipare revolucionare.
    Pėr tė kapur politikėn, avangrrdistėt e ’90-tės, organizuan pėr herė tė parė nė Shqipėri, Mbrėmjet Futuriste. Mbrėmjet Futuriste ishin shfaqje provokuese tė organizuara pėr herė tė parė nė Teatrin Chiarella nė Torino mė 8 mars 1909 nga njė grup futuristėsh. Organizatori dhe dirigjenti i mbrėmjeve futuriste ishte vetė Filippo Tommaso Marinetti, qė i mbante mbėrthyer spektatorėt duke iu lexuar Manifeste e poezi futuriste ose duke dhėnė shfaqje muzikore. Qėllimi kryesor i mbrėmjeve ishte qė ta mbante publikun, duke e provokuar me “Fjalėt nė liri”, por nė tė njėjtėn kohė tė pėrhapnin dhe idetė futuriste. Shpesh provokimet bėheshin qėllimisht me dashje, duke u lėnė vendet e para personave tė rrėmujshėm, ose duke i shėnuar tė njėjtin vend disa personave. Nė pėrgjithėsi, kėto mbrėmje mbylleshin me ndėrhyrjen e policisė e cila zbrazte teatrin dhe arrestonte organizatorėt.
    Nė Shqipėri, mbrėmjet futuriste u munduan tė kopjohen nė “Refleksionet pseudofuturiste” tė avangrrdės shqiptare tė cilat u organizuan nė Akademinė e Arteve tė Tiranės nė vitin 1991, rreth 100 vjet mė vonė se mbrėmjet e Marinetit. Nėse organizimin e kėtyre mbrėmjeve pseudofuturiste do ta shikojmė tė lidhur me faktorin kohė, kuptojmė se kėto mbrėmje nuk projektoheshin nė tė ardhmen, por nė tė shkuarėn. Duke u projektuar nė tė shkuarėn, ato merrnin karakter pasatist dhe si tė tilla nuk mund tė quheshin revolucionare. Nė Shqipėri “refleksionet futuriste” bėheshin brenda njė akademie, gjė qė do tė thoshte se ndryshimi ishte kryer prej kohėsh dhe se masat pasatiste duhet tė reflektonin dhe tė pranonin, se tashmė kishte ardhur koha qė tė udhėhiqeshin prej “halabakėve” qė pretendonin tė bėheshin akademikė nėpėrmjet “fjalėve nė liri”. Masat pasatiste duhet tė pranonin me ēdo kusht udhėheqėsit e rinj tė avangrrdės futuriste shqiptare qė tashmė ia kishte bėrė gropėn akademizmit dhe trashigimisė. Konteksti ku ato zhvilloheshin, tė bėn tė dyshosh se ata ishin pjesė e kontrollit tė pushtetit qė po vuante nga pasatizmi, krepuskulizmi dhe dekadenca.
    Nuk ėshtė rastėsi qė pikėrisht nė kohėn qė avangrrda mori nė dorė institucionet e kulturės nė emėr tė luftės kundėr antivlerave nxori nė pah dhe virtytin e saj tė parė, ku nuk ekzistonte mėshira dhe mirėsia, pėrkundrazi, dhuna shkatėrruese dhe ikonoklaste. Erėrat e komunizmit nė Shqipėri ashtu si ato tė fashizmit nė Itali fshinė pėrfundimisht tė vėrtetat mė elementare tė kėsaj lėvizjeje me fillime revolucionare, duke i lėnė shteg njė pseudokulture reaksionare tė molepsur nga njė lloj justifikimi i njė kompleksi inferioriteti pėr tė qarė hallin. Nėse nė pikėpamjen estetike, krijuese dhe gjuhėsore, Futurizmi mund tė shikohet si revolucion, nė pikpamjen e pėruljes dhe nėnshtrimit ndaj propagandaės fashiste apo komuniste ai u shfaq si reaksion.
    Arsyeja qė gazetarėt nė artikujt e tyre nuk arrijnė ta perceptojnė Futurizmin nė Shqipėri ėshtė se fatkeqėsisht teoritė futuriste ne Shqipėri pėr 50 vjet ishin tė ndaluara me ligj, ashtu si dhe ēdo lloj teorie tjetėr pėrveē tė ashtuquajturės “marksizėm-leninizmit alla-shqiptar”. Fatkeqėsia tjetėr ėshtė se edhe gjatė viteve tė tranzicionit nuk u bė asgjė pėr tė futur nė sistemin arsimor njohjen dhe studimin e teorive dhe praktikave futuriste. Nėse shqiptarėt do t’i kishin studiuar sado pak kėto teori dhe praktika, futurizmi i shekullit tė kaluar do ta kishte mbyllur trajektoren e tij edhe nė Shqipėri (pėrsėris, pėrveē gastronomisė).
    Duke qenė njė lėvizje qė si idhull kishte ndryshimin e kohės, shpejtėsinė dhe tekonologjinė, futurizmi fetishizoi makinat e shpejta, aeroplanėt dhe shpejtėsinė me tė cilėn ato dhe drejtuesit e tyre zhvendoseshin nė hapėsirė. Tashmė dihet botėrisht se cili ėshtė raporti i futuristėve me kohėn dhe me shpejtėsinė.

    Pėr Marinetin, edhe pse ishte aksidentuar disa herė, njė automobil qė ecte shpejt, ishte me i bukur se Nikja e Samatrakės.
    Por cili ėshtė qėndrimi futurist i shqiptarėve me automobilin? Mjafton tė shikoni rrugėt e Shqipėrisė, numrin e Mercedeseve lluksoze, pėr tė kuptuar se sa tė dashururar janė shqiptarėt me kėtė lloj mjeti tė cilin fatkeqsisht ende nuk kanė mėsuar ta drejtojnė ashtu siē duhet.
    Njė qėndrim tjetėr futurist i shqiptarėve ėshtė ai nė lidhje me shpejtėsinė dhe kohėn. Mjafton tė hapet drita e semaforit dhe korri i burive tė makinave fillon tė buēasė. Duke qenė futuristė tė thekur, shqiptarėt dehen kollaj me shpejtėsinė edhe pse aksidentet sa vijnė e rriten.

    Nė vendet fqinje, nė tė cilat si rezultat i pėrrmirėsimit tė infrastrukturės, rritjes sė nivelit tė jetesės si dhe arritjeve teknologjike, roli i futurizmit tė shek XX, tashmė ėshtė zbehur.
    Njė tipar tjetėr qė tregon pėr pėrkatėsinė futuriste tė shqiptarėve nė zbatimin e parimit te mėsipėrm, ėshtė qėndrimi i tyre ndaj monumenteve tė antikitetit tė cilave i preu kokat pas 1991. Aq urrejteje treguan avangrrdistėt shqiptare ndaj kėtyre “kokave tė antikitetitet”, sa shumicėn e tyre i degdisen jashtė kufijve shqiptarė.
    Jo pa arsye, Arkitekturėn Futuriste e lashė tė fundit.

    Nė fillim tė vitit 1914 arkitekti Antonio Sant'Elia, publikon Manifestin e Arkitekturės Futuriste nė tė cilin ai shpalos principet e kėsaj rryme. Nė qendėr tė vėmendjes pėr arkitektėt futuristė ėshtė qyteti, i parė si simbol i dinamizmit dhe modernitetit.
    Tė gjitha projektet e krijuara i referoheshin qyteteve tė sė ardhmes me njė vėmendje tė caktuar mbi shpikjet e reja, si materialet e reja nė ndėrtim, automobilėt, metrotė, transporti etj.

    Sipas futuristėve tė shekullit tė kaluar, pėrdorimi i linjave eliptike dhe tė pėrkulura simbolizonte refuzimin e statikes dhe i jepte njė lėvizje mė tė madhe projekteve futuriste, tė privuara nga simetria klasike. Futurizmi i parapriu temave tė mėdha dhe vizioneve tė arkitekturės dhe tė qytetit qė do tė ishin pikėrisht vizionet e Lėvizjes Moderne nė arkitekturė nė shek e XX. Utopia futuriste, ėshtė njė qytet nė ndryshim tė vazhdueshėm, i lėvizshėm nė ēdo pjesė tė tij, njė kantier vazhdimisht nė ndėrtim, ku LĖVIZJA ėshtė pjesė organike e tij. Nė kundėrshtim me arkitekturėn klasike e parė si statike dhe monumentale, qytetet e idealizuara nga arkitektėt futuristė kishin si karakteristikė themelore LĖVIZJEN dhe transportet. Futuristėt, faktikisht e kuptuan menjėhere rolin qendror qė transportet do tė merrnin mė vonė nė jetėn e qyteteve. Nė projektet e kėsaj periudhe kėrkohen qėllime dhe zhvillime qė lidhen me kėtė risi.
    Ēuditėrisht edhe pse pas gati 100 vjetėsh, kjo risi qė i pėrkiste shekullit tė kaluar, nuk u morr parasysh nė planet arkitetektonike tė qyteteve shqiptare e sidomos Tiranės duke i projektuar kėto qytete jo nė ardhmen por nė tė shkuarėn. Nė pėrgjithėsi, qytetet shqiptare e sidomos Tirana, edhe pse fasadat i kanė “futuriste”, nė thelb janė qytete qė i pėrkasin pasatizmit.

    Nėse njė qyteti si Tirana, i mungon LĖVIZJA, zhdėrvjelltėsia e zhvendosjes, ku shpejtėsia e automobilit shpesh herė ėshtė mė e vogėl se ajo e hapit tė kalimtarit, atėhere ai qytet i pėrket tė shkuarės dhe jo tė tashmes apo tė ardhmes.

    Ai qytet kthehet nė makth dhe burg pėr qytetarėt tė cilėt janė tė dashuruar me LĖVIZJEN, mė shpejtesinė dhe zhdėrvjelltėsinė e zhvendosjes. Kjo ndoshta pėr faktin se ata tė cilėt vendosėn pėr kėto plane nuk e njohin ende shpejtėsinė nga fobia qė kanė lidhur me drejtimin e automobilit, ata urrejnė shpejtėsinė, autombilin dhe ata qė ngasin automobilat.
    Nėse e shohim nė raportin e tij me kohėn, nga dhjetori 1991 e deri i mė sot Futurizmi jo vetėm qė triumfoi, por ėshtė nė kulmin e tij ku tipari i tij i dyfishtė ėshtė tepėr i dukshėm. Duke qenė nė kulmin e tij ai ėshtė dhe nė pragun e metamorfozės sė tij. Shqiptarėt sot duhet tė zgjedhin midis futurizmit tė shekullit tė kaluar dhe neofuturizmit tė sehkullit tė XXI. Nė kėtė kohė fushatash elektorale futuriste shqiptare, me fjalime, kėngė dhe manifeste Majakovskiane, shumė shqiptarė tashmė e kanė kuptuar se nga futurizmat e shekullit tė kaluar nuk duhet marrė ēdo gjė seriozisht.

    Shqiptarėt tashmė e kanė kuptuar se futuriste pėr ta nuk mund tė jenė rrugėt me shtylla nė mes, por autostradat neofuturiste ku ata mund tė ecin njėlloj si europianėt e tjerė edhe pse do tu duhet ende kohė tė mėsojnė rregullat dhe normat e shpejtėsisė nė kėto autostrada neofuturiste tė shek XXI. E sa pėr ata ish avangrrdistė pseudofuturistė tė shekullit tė kaluar qė pėr 18 vjet recituan e recitojnė GRRR, GRR, GRR, dhe qė ende nuk e kanė mėsuar drejtimin e automobilit, bėjnė mirė tė ndjekin disa kurse nėse duan tė jenė pjesė e shpejtėsisė dhe kohės europiane.
    Ēdo kush qė i ka kuptuar me tė vertetė mesazhet e futurizmit tė shek. XX, ēdokush qė e do me tė vėrtetė Futurizmin e shek tė XX, sot duhet ta vrase atė. Tė aplikosh parimet e Futurizmit tė shek tė XX ne shek e XXI, do tė thotė qe je kthyer nė pasatist.
    Pėr tė qenė futurist apo neofuturist i shek XXI do tė thotė tė vraposh me shpejtėsinė e zhvillimit tė teknologjisė sė lartė tė shek. XXI.

    Shpend Bengu
    Qershor 2009

    Ndėr epigonėt mė interersantė tė futurizmit ishin avangarda ruse e Raxhizmit dhe Konstruktivizmit, si dhe Vorticizmi i themeluar nga Ezra Paund.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    104
    NE JEMI FUTURISTĖ. Shokė tė Marinetti-t…

    Arian Leka

    Kėtu e 100 vjet mė parė, pėrmes njė Manifesti sfidues dhe dhjetėra manifesteve tė tjerė qė pasuan tė parin, u shpall njė nga lėvizjet mė tė rėndėsishme artistike, por edhe shoqėrore tė shekullit XX - Futurizmi. Edhe sot e kėsaj dite, Futurizimi trajtohet si i vetmi revolucion kulturor i mirėfilltė nė kulturėn perėndimore, me tė cilin do tė krijonin marrėdhėnie shumė, pėr tė mos thėnė tė gjitha lėvizjet e tjera qė kishin lidhje me artin dhe qėndrimin avangardė. Kjo frymė solli lėvizje, konceptim dhe emra tė rinj nė art, qė nga F.T.Marinetti, A.Palazzeschi, V.Majakovski e V.Hljebnikov nė letėrsi; U. Boccioni e G. Balla nė artin figurativ; F. B. Pratella e L. Russolo nė muzikė, A. Sant’Elia nė arkitekturė e shumė tė tjerė qė iu bashkėngjitėn Futurizmit italian dhe atij rus, sidomos nė vende si Hungaria me Hugo Scheiber dhe Bela Kadar apo vorticizmi britanik, themeluar nga shkrimtari dhe polemisti Wyndham Lewis.
    Dekada e parė artistike e shekullit XX dhe vitet nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore u mbushėn me energji tė re, optimizėm, vėshtrim nga futurum, qė zu fill me leximet nė mbrėmjet futuriste, krijimi i aereopikturės, aereopoezisė, e pėr tė pėrfunduar tek aereoqeramika, matematika futuriste imagjinatave dhe cilėsore dhe kuzhina e sė ardhmes.
    Edhe pse i keqpėrdorur nga ideologjitė, tė djathta e tė majta, deri tek ndarja e tij nė kampe tė cilėsuara “futurizmi i zi” (i Italisė) dhe “futurizmi i kuq” (i Rusisė), kontributi i Futurizmit mbetet i rėndėsishėm, madje pėrkujtohet edhe sot pas 100 vjetėsh, kur Evropa ka shpallur dhe pėrkujton me kalendar gjithėvjetor veprimtari nė nder tė futurizmit, sidomos nė vende si Italia, Rusia, Franca, Ēekia, Polonia, Sllovenia, Portugalia, Hungaria dhe Anglia, ku futurizmi la gjurmė.
    Po Shqipėria? Shqipėria?! Ē’ne Shqipėria?! Futurizmi sikur nuk mbėrriti gjer tek ne! Po tė anashkalojmė faktin se njė anonim shqiptar, nė vitin 1905 i kushtoi njė poezi nė shqipe tė vjetėr Marinetti-t, dhe po tė mos mėsonim tash sė fundi prej studiuesit italian Pierfranco Bruni, i cili te Jeta Arbėreshe (prill, 2009) pohon se “Marinetti ishte i njohur dhe i dashur nė Shqipėri para Manifestit Futurist, qė prej vitit 1905, aq sa t’i kushtonin poezi tė shkruara krejtėsisht nė gjuhėn shqipe”, do e kishim tė lehtė tė thoshim se nuk kemi tė drejtė tė pėrkujtojmė gjėsend, pasi shqiptarėt nuk i lidh kurrgjė me futurizmin. Do ish e lehtė gjithashtu tė vetėfshikulloheshim mes spazmave sarkastike, duke thėnė se shqiptarėt nuk e patėm fatin tė kenė futuristė, siē nuk patėn fatin tė kenė edhe ekspresionistė, simbolistė, dadadistė e surealistė! Futurizmi u ndal nė Slloveni, do tė thoshim, e nuk mundi tė zbriste dot mė poshtė! Por vetėm nihilistėt mund tė jenė kaq smirėzinj sa ta thonė me gojėn plot kėtė. Futurizmi nė Shqipėri jo vetėm ka qenė, por ėshtė shtruar kėmbėkryq. Gjatė madje. Dhe ai, jo vetėm ka qenė i pranishėm, por ka njohur dy periudha e dy shfaqje. Vėrtet ca vonė, diku nga fillimi i viteve ‘50, po mbėrriti, ama. Kur na paska ndodhur kjo dhe cilat qenkėshin fazat?
    Dihet, ēdo kohė sjell leksik tė veēantė poetik, i cili mbėrrin duke kundėrshtuar paraardhėsin. Pėr ēdo brez leksiku poetik shėrben si element diferencimi. Shpallen poetike ai grupim i veēantė fjalėsh, tė shndėrruar nė trope, tė cilat marrin vlerė saje aktualizimit dhe pėrdorimit tė tyre nė mėnyrė tė pėrveēme, duke shpallur kėshtu modelin poetik tė breznisė. Ėshtė pėr t’u mbėshtetur mendimi i A.Vehbiut, i cili vėren se ajo ēka ish poetike pėr bejtexhinjtė e shkollės beratase (orientalizmat, gjuha ornamentale), ishte apoetike pėr Naim Frashėrin, pėr tė cilin poetike qenė fjalėt e pastra, burimore shqipe, shpesh tė krijuara nga vetė ai.. Pėr Fishtėn, leksik poetik ishte ai i kėngėve popullore historike tė Veriut, pėr Nolin fjalori poetik ishte rivlerėsim dhe pėrdorim nė kontekst tė ri i orientalizmave, pėr Lasgushin e Asdrenin, leksik poetik donte tė thoshte fjalėkrijim i qėllimshėm i leksikur me mbiemra tė panjyshėm apo prapashtesa pėrkėdhelėse tė tipit mrekullimtar, fluturak, pikėlore. Ndėrsa pėr poetėt shqiptarė tė harkut tė fund i veteve ‘50 deri nė vitet ‘70, leksik poetik dhe modernitet donte tė thoshte hyrje nė teknologji dhe nė erėn e re tė fjalėve. (Citim i perifrazuar nga Fraktalet e shqipes, Botime Ēabej, fq., 190, Tiranė 2007).
    Lexuesve shqiptarė tė atyre moteve do u ketė mbetur nė kokė ndonjė syth prej vjershave dhe prej poemave, veēanėrisht, dedikuar futurum-it, sė ardhmes, kushtuar zhvillimit teknologjik, pėrkushtuar triumfit tė mekanikės, gjenialitetit tė shpikjeve dhe mahnitjes poetike prej kalimit nga epoka e kuajve tė karvanėve, drejt e nė nė epokėn e lokomotivave me kuaj fuqi. Mbase ju kujtohen edhe rima tė puthura, tė kryqėzuara e tė alternuara kushtuar njeriut tė ri, punėtorit dhe intelektualit, metafora me pėrkatėsi klasore, pėrdorimi i urdhėrores dhe habitoreve, shpalljes sė shpirtit kolektiv dhe frymės revolucionare, qė do e shndėrronte tė vjetrėn nė tė re, qė do tė ndikonte nė triumfin e kėsaj tė fundit, tė socializmit fitimtar tė Shqipėrisė futuristike. Si mund tė mos i kujtojmė mė ato poema shungulluese, me struktura tė ngjashme me skelat? Ato qė na shpalosėn pėr herė tė parė para syve leksiun poetiko-teknik? Ishte pikėrisht kjo krijimtari qė damkosi dhe bėri pėr turp pasqyrimin e hėnės mbi liqen, ujrat e cemta, Zanat dhe Dianat, duke u bėrė ftesė zymbylave tė mbinin nė portė tė kantierit dhe bilbilave tė ktheheshin mė vonė, kur ne tė ishim ca mė tė lirė. Kėto krijime poetike u vunė dėrmėn njė herė e mirė fjalėve tė lėpira tė romantizmit, fjalėve tė stisura epike e neologjizmave tė zbrujtura rilindėse, pėr t’i zėvendėsuar me fjalė tė tjera, me dorėn drejtuar nga e ardhjma futuriste. Po ē’kish mbetur ende pa thėnė nga futurum-i? Automobili? Shpejtėsia? Era e re motorike? Drita? Avioni? Lėvizja dhe kthesat e forta? Kėto fjalėkyēe tė futurizmit klasik qenė tė vjetra, tė lodhura dhe duheshin ejkaluar. Do shkruanim sėrish pėr vėrshėllimat e gomave, pėr fenerėt tė parė elekrtikė qė verbonin errėsirėn dhe mposhtnin natėn? Do e gjenim prapė e prapė frymėzimin tek shpėrthimi, tymi, elektriciteti, telegrafi, telefoni, tregu, ekonomia, forcės e turbos, dalldia e hapėsirės, shkėlqimi i hekurit dhe ujrave, i vajrave nė duar dhe i mineraleve ? Do ringjallnim sė vdekurish fjalėt madhėshtor, vigan, triumf, hov...? Tė gjitha kėto fjalė aq tė dashura dhe totemike pėr futuristėt klasikė, qė nga Marinetti, Majakovski e Folgore, ishin shkruar e madje pas gjysmė shekulli pėrdorimi pa kurrfarė mėshire, dukeshin tė lodhura e tė plakura. Po ne po mėsoheshim tė bėnim edhe pa ndihmė nga jashtė. Ne kishim leksikun tonė poetik, futurizmin tonė specifik, mbushur me diga, izolatorė, kasketa-kaskada, reaktorė-ekskavatorė, bonifikim-kanal-kanalizim, teletajp-kundėrajror-kundėrgaz, me buldozerė e shoferė, me blindazh e sabotazh, me mbledhje e nitrathedhje, me plenum e bitum, me turn nate e parafabrikate, me qeveri e shtetlubi, me turbina e vitrina, me radiotransistorė e termostatizolatorė, me revolucion-agjitacio-neon, me fabrikė e ēelik, me yje saldatriēesh, kominoshe, galloshe, furrnalta, autoblindė, kuintalė, atom, superfuqi, poezi… S’ka gjė! Fjalėt madhėshtor, vigan, shndėrrim, i jashtėzakonshėm, hata, lubi.., le tė mbeteshin kontribut i pėrbashkėt, le tė ishin fond i pandarė mes nesh, futuristėve tė rinj dhe futuristėve tė fazės klasike. Le tė ish ndarė bota nga futurizmi! Le ta kish blasfemuar! Le ta kish harruar dhe lėnė nė shenjtninė e tij tė paqetė! Ne do mbeteshim pėrjetė besnikė. Vazhdues tė denjė tė frymės dhe idealeve tė futurizmit tonė artistiko-ideologjik!
    Ngulin kėmbė mė kot zėrat qė thonė se ajo mėnyrė tė shkruari ishte realizėm socialist me damkė, marrė si stampė nga (soc)realizmi sovjetik! E kanė fare kot edhe kritizerėt apokaliptikė tė asaj periudhe aq tė begatė letrare! Tek ne nuk ka pasur kurrė socrealizėm. Post-Futurizėm, po, nga ai ka pasur, shokė! Kruajeni kujtesėn, edhe ju tė nderuar lexues, tė ngjashėm me ata qė Baudelaire i quante hypocrite lecteur, mon semblable, mon frčre! Aty do gjeni metaf(l)ora pluskuese, figura me duar e kėmbė katallani, finale uverturash alla marziale, topose tė “vėrtetė e tė gjallė” futuristė, tė denjė pėr kritikėt dhe futurologėt mė tė mėdhenj tė kohėrave. Dhe ju lutemi, pak mė shumė mirėnjohje pėr krijimtarinė e atyre viteve! Pak mė tepėr respekt pėr kėtė ngjarje letrare tė pėrbotshme. Pse tė veēohemi sėrish nga bota? Pse tė dalim gjithe mllef e protestė nga Traktati Futurist!? Pse tė mos e pėrkujtojmė dhe ne me pompė e zulmė, si gjithė bota kėtė ngjarje tė madhe? Pėrse tė mos ngremė edhe ne njė herė kryet lart e tė ndihemi krenarė se i dhamė botės futurizmin tonė krijues? E zėmė se e flakėm edhe kėtė...! Ē’mbeti pastaj? Nihilizmi!? Me se tė mbahemi?
    Por, historia e Futurizmit shqiptar nuk ėshtė mbyllur me kaq. Nė krye tė tekstit pėrmendėm dy periudha. E nėse futuristėt e parė, ata tė viteve ‘50-‘70, falė Perėndisė, gjithsesi u pėrkisnin futurizmit, se njė pjesė ishin dhe mbeten shkrimtarė, futuristėt tanė tė Frontit Demokratik tė Bashkuar Nr. II u pėrkasin viteve 2000 apo shekullit XXI, siē do tė qe mė mirė tė quhej.. Dhe nuk janė askush. Janė gazetarė, opinionbėrės, komentatorė, kolumnistė e tė gjithfarė sa mund tė krijojė si pasardhės ky lloji. Futuristėt e parė vijuan futurizmin artistiko-ideologjik e na lanė nė shesh ca gjėra, ndėrsa futuristėt e dytė po lėvrojnė me sukses futurizmin linguistik. Udite, udite! Urbi et Orbi! Mbani vesh ligjėratat dhe kumtesat e tyre. Dėgjoni gjuhėn e konferencave tė shtypit tė zėdhėnėsve tė molepsur prej kėtij lloj futurizmi me pasveprim, tė ofiqarėve dhe titullarėve! Vėruni veshin edhe asaj qė buron nga ekranet dhe altoparlantėt e radiove! Vėreni drejtuesit e emisioneve, pas tyre dėgjoni mėsuesit e pėr ta mbyllur dėgjoni fėmijėt tanė! Gjuha e tyre ėshtė shqip, padyshim, por e futur nė formalinė, si insektet. Ėshtė njė soj shqipeje futuristike, e gjitha shprehur nė tė ardhmen e (pa)dėshiruar apo thėnė nė futuristēen e thjeshtė fare. Do tė doja tė thosha...(ndėrkohė qė po thonė), Do tė kisha dashur t’ju pyesja... (ndėrkohė qė atė po bėn, po pyet), Do tė desha t’ju komunikoj... (pikėrisht atė po bėn, komunikimin). Sa do tė desha tė mos isha i keqardhur, po t’ju isha mirėnjohės dhe falėnderues..., tė gjithėve, pa dyshim, pa pėrjashtim, sidomos atyre qė, besojnė pa tė keq se me tė tilla zhdėrvjelltėsi, diē i shtojnė nė vlerė edhe shqipes.
    Kur dėgjon, mė shumė nga dėshpėrimi sesa nga ndonjė arsye tjetėr, tė vjen tė thuash me zė vargje nga njė poemė futuriste klasike: O Zoti im!.. Nėse e kam prej teje gjithė kėtė vuajtje, perėndi /Vishe, pra togėn e gjykuesve!
    Por unė, me sa duket, nuk do kem fatin tė jem purist a pėrkrahės i vonuar i verizmit, i zėvendėsimit tė ēdo gjėje me shqipen (siē do i pėlqente Naimit), i ringjalljes sė arabeskave (siē do i pėlqente Fan Nolit), i lakadredhave tė fjalės (siē ua kish ėnda Asdrenit, Lasgushit apo Ali Asllanit), i rikthimit nė epikė (siē i pėlqente Gjergj Fishtės) apo tingėllimat sonetike (qė aq ia kish tė ana ndre Mjedės . Por se nga kam dėgjuar se ekziston njėfarė sėmundjeje e rrezikshme, me emrin ekolalķ (echolalia), qė tė ysht tė pėrsėrisėsh pavetėdijshėm vetėm atė qė dėgjon. Por prapė nuk dua tė besoj se kėtė e sollėn me vete djemat tanė, ata tė “huajt”, kthyer rishtas nga postekzili universitar. Duhet tė jetė ai, pra, ai meraku i vjetėr. Ashku dhe nakari qė kemi ne si komb i lashtė pėr futurizmin. Kjo gjuhė plastike, plasmasi e gipsi, si duket ėshtė blatimi ynė nė tė kremten e 100 vjetorit tė futurizmit, qė po kujtohet, por jo me zulmė, thuajse nė tė gjithė Europėn. Dhuratė tjetėr nuk kemi. Jemi sėrish tepėr tė zėnė, si dikur, kur ndėrtonim kantjeret. Le tė festojnė tė tjerėt. Ne jo. Nuk kemi pse e bėjmė.
    Ne kemi qenė dhe vazhdojmė tė jemi futuristė...

    Shokė tė Marinetti-t...

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •