nigjo kur te nevrikosesh kujto llafet e mamit qe te qetsohesh. a te ka thon mami qe ta dush shokun me shum se vetja apo jo? un skam si me qen cuni jot se jom bab vet dhe legenat si ty i coj tme blejn cigare. pse po te dukem si militant se mor vesh po nejse meqe je me nerva spo te pys se kam frik. besoj edhe ti me biznesin e larjes se pjatave meresh pranej te dukem sikur jetoj ne shpell. sa lek paska larja pjatave po me cuditni. rri ne budallejt prish nga 200 mij euro ne vit per ju paska qen kjo jet.
edhe mos kerko kurr falje se e zhgenjeve mamin fare. mamin e ke fut ke biznesi pjatave apo ajo ma nai plak zezak per te rrumullakos mujin?
![]()
mir e ke mos u mer me mu se te lodhen nervat dhe i le pjatat me shkum. te lutem shum mos shkruj mo gjoja si tirons se na ul vlerat e qytetit. me duket se i ke koleget ke zyra pjatalarjeve nga jugu se je influencu shum nga ato dhe kur nuk do me bo si tirons shkru si jugor. ta din amerikont ca ndyrsirash majn aty pupupupu edhe pjatat i bo pis me ate shpirtin e zi.
Vlera Tirones ulet kur ka gropa me myk qe ke dal ti nga ato.
Kapito?
Albania Uber Alles
shum pergjigje lezetshme. ma mylle gojen me kte. laji pjatat krenar sot edhe thuj mamit qe esht nji tirons qe te jep me shum se ai zezaku po ti pastrosh shpin. edhe ate muhabetin e ka me te modh dhe funksional se ai plaku zi. makinen me i llaf e mer vesh vet ti se je katunar i shkathet.
hahahaha e dini kush esht tema me e bukur qe ka hap ky juanito llumbaci? (kush esht sali berisha. per shqiptaret.) vetem lexojeni kush esht ky llumi qe shkru ktu. leqe harrova ju shumica si ky jeni vete. ca rrac e poshter paskemi qen. skemi per tu bo nai her ne me kshu lloj djallnash me ftyr kafshe. o zot shpetoje shqiprin nga kto plena.
Edhe keto dite te festave TEG u ka ofruar bleresve shqiptare, per artikujt ushqimore, ēmime me zbritje prej 30%.
Po ashtu gjate janarit pritet nje ulje e madhe ēmimesh qe do te shkoje deri 50% per mijera artikuj.
2 Janari eshte dita e pare e zbritjeve! Perfitoni nga periudha e madhe e zbritjeve!
Sinqerisht per mua TEG ka qene nje befasi.
Kur isha ne vere asaj ane dhe pashe punimet qe ishin drejt perfunimit, parandjeva se aty do te behej jo nje qender por nje epiqender per bleresit shqiptare.
Uroj qe qendra te tilla te shumohen, sepse vetem ne kete menyre mund ti ofrohet bleresit oferta me e mire.
http://www.facebook.com/pages/TEG-Tirana-East-Gate-Official/178627055520496
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 01-01-2012 mė 17:54
Vizioni i fundit i piramidave
Nga Mero Baze
25 Nėntor, 2011
Sot kryeministri Berisha do tė jetė nė tė dalė tė Saukut nė pėrurimin e njė qendre tė madhe tregtare. Njė biznes i tillė i madh duhet tė jetė gjithmonė njė lajm i mirė, sidomos pėr shoqėri tė varfra si e jona me njė nivel papunėsie rekord dhe nivel tė pamenaxhueshėm mė tė korrupsionit nė administratėn publike. Duhet tė jetė lajm i mirė mes tė tjerash edhe pse investime tė tilla shikohen gjerėsisht si shenja tė zhvillimit tė vendit dhe fuqisė sė tij reale ekonomike. Pėr mua qė jam dhe njė simpatizant i Carrefour, ėshtė dhe njė lajm mė shumė pozitiv, pasi supermarketin qė e kėrkoja nė ēdo rrugė qė bėja nė Perėndim tani e kam shumė afėr shtėpisė nė Tiranė.
Por a njoftojnė vėrtet kohė tė mira daullet e festės qė ka nisur nga Sauku?
Kam frikė se jo. Mu kujtua viti 1997 kur piramidat po binin njė nga njė dhe pronari i piramidės sė parė financiare nė Shqipėri, Hajdin Sejdia, bėri njė gjest qė i hutoi tė gjithė, u dėrgoi katėr milionė dollarė kreditorėve tė tij shpresėhumbur, bash nė kulmin e shkatėrrimit tė ēdo shprese pėr shqiptarėt qė kishin humbur lekėt. Dhe pati njė ringjallje tė shpresės se dhe lekėt e piramidave tė tjera do tė merreshin. Mu kujtua kjo skenė ndėrsa shikoja pėrgatitjet dhe tamtamet pėr hapjen e njė qendre tė re tregtare, ndėrkohė qė simotrat e saj po japin shpirt. Dhe njeriu qė po u jep shpresė ėshtė pėr koincidence dhe ndėrtuesi i qendrės sė parė tregtare nė Shqipėri.
Sė pari, se lajmi pėr hapjen e njė qendre tė re tregtare po shoqėrohet me lajmin e falimentimit thuajse tė gjithė qendrave tregtare hapur dy- tri vitet e fundit nė pjesėn perėndimore tė Tiranės. Praktiker-i, hipermarketi i famshėm gjerman rezistoi dy vjet me humbje dhe u dorėzua. Reuters njoftoi dje se po mbyllet. City Park, tė cilin Berisha e pėruroi dy vjet mė parė me bujė duke i bėrė sfidė nė fjalimin e tij patologjik pėr sukseset ekonomike krizės botėrore, ka kaluar thuajse nėn administrimin e bankave pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė qėndruar nė kėmbė. Casa Italia, njė qendėr modeste tregtare dhe me disa dyqane simpatike si Jysk, Prealpina apo Trony, po zhbėhet duke i ikur sė paku dyqani mė perėndimor qė kishte Jysk dhe Trony, dhe duke vėnė nė pikėpyetje mbijetesėn e saj. Megatek, njė sipėrmarrje megalomane e njerėzve tė pushtetit qė sdinė ku tė ēojnė paratė, ėshtė kthyer nė njė fushė tė braktisur ku parkohen vetėm makinat e personelit. Kėto janė shenja se Shqipėria dhe ekonomia e saj e dobėt, nuk ka fuqi blerėse dhe nuk pėrballon dot falsitetin e bumit ekonomik, qė reflektohet nė politikėn zyrtare dhe konkretizohet nė investime pa vizion nga biznesmenė qė para se tė pyesin ekspertėt, besojnė broēkullat e politikanėve, tė cilėve u rrinė gjithė ditėn nga pas. Por mbi tė gjitha kryeshenja pse fuqia jonė ekonomike nuk pėrballon dot rrjete tė tilla ėshtė mungesa nė tregun tonė e njė prej dyqaneve mė tė famshme nė botė pėr popullsinė me tė ardhura modeste, IKEA suedeze, e cila ka ardhur deri nė kufijtė e Shqipėrisė, nė Selanik apo Janinė, por jo nė Shqipėri. Arsyeja ėshtė GDP e ulėt qė reflektohet tek paga mesatare skandaloze e shqiptarėve.
Arsyeja e dytė pėrse ne nuk jemi para njė lajmi tė mirė, ėshtė edhe mė i keq. Investitorėt e kėtyre rrjeteve nuk janė biznesmenė qė kanė arritur fuqi investuese nga konkurrenca apo liria ekonomike, por nga lidhjet politike. Duke pėrdorur politikėn dhe pushtetin si trampolinė pėr tu bėrė tė preferuarit e biznesit nė Shqipėri, ata kanė pėrballuar njė plan jo real investimesh. Dhe kjo ėshtė njė gjė qė duhet mbajtur shėnim. Nėse njė biznesmeni qė qeveria nuk e ka qejf, shkon i pret dritat, i mbyll rrugėn, i vė policė tek dera, apo ia rrethon truallin me policė, ndėrsa njė tjetri i ēon autostradėn, rrugėn, ujin, dritat me paratė e buxhetit, atėherė jemi jo vetėm para njė investitori fals, por dhe njė investitori tė rrezikuar nė tė ardhmen. Kapja e shtetit nga biznesmenė qė rrinė gjithė ditėn me familjen e kryeministrit, u ka sjellė atyre pėrfitime tė tėrthorta qė kalojnė dhjetėra miliona euro. Nė rastin konkret, tė gjithė jemi dėshmitarė se Sali Berisha devijoi projektin e rrugės kombėtare Tiranė- Elbasan, nė funksion tė kėsaj qendre tregtare dhe nuk ėshtė se deri kėtu ka bėrė ndonjė krim. Po tė kishte kėtė vullnet pėr ēdo biznes nė Shqipėri, ku vajza e tij nuk ėshtė avokate, nuk do tia kishim marrė pėr tė madhe. Por nėse njėrit i vė zjarrin dhe hekurat nė derė dhe tjetrit i ēon milionat tona nė derė tė shtėpisė, atėherė jo vetėm qė jemi nė njė vend ku liria ekonomike ėshtė asgjėsuar, por kemi prodhuar dhe njė skemė tė rrezikshme pėr investimin afatgjatė, pasi investime tė tilla mund ta pėsojnė nga ndryshimet politike nė tė ardhmen. Pra, ne nuk jemi pėrballė njė milioneri qė quhet Zamir Mane dhe ėshtė bėrė i tillė nė kushte tė barabarta mė tė tjerėt. Jo. Ai njeri nuk ėshtė kurrė nė krye tė punėve tė veta, por ėshtė gjithmonė nė krye tė tavolinave ku rri Ministri i Financės, ku rri kryeministri apo kryetari i Bashkėsie sė Tiranės. Rri me ta dhe nuk i bėn vetėm ndere vetes, por dhe dėm rivalėve tė tij duke pėrdorur pushtetin politik. Si i tillė nuk mė ngjall xhelozi, por pasiguri pėr tė ardhmen e biznesit tė tij. I gjithė ky vend ėshtė njė fshat i vogėl me 4 milionė njerėz, dhe njerėzit mbajnė mend gjithēka. Sidomos ata qė e kanė pėsuar pėr tu ngjitur lart dhe pėr tė zaptuar gjithēka, kjo eskortė biznesmenėsh.
Nė kėtė kėndvėshtrim, nuk ėshtė ndonjė gjė e keqe pse kėta kanė bėrė shumė pare duke pėrdorur pushtetin dhe hapin qendra tė mėdha tregtare, por ėshtė gjė e keqe se euforia e lehtėsisė me tė cilėn bėjnė kėto pare, dhe euforia me tė cilėn pėrdorin shtetin qė kanė kapur, nuk i ēon pėrjetėsisht drejt suksesit. Suksesi i tyre si tregtarė bazohet tek fuqia blerėse e shqiptarėve, tek pasurimi i shqiptarėve tė varfėr dhe rritja e mirėqenies sė tyre. Kapja e pushtetit nga 4-5 palo biznesmenė qė rrinė gjithė ditėn pas b sė Ridvan Bodes dhe Sali Berishės, nuk i bėn shqiptarėt tė pasur, pėrkundrazi nxit korrupsionin dhe rrėnon mė tej ekonominė e kėtij vendi, duke i bėrė blerėsit e tyre tė pafuqishėm pėr tia mbajtur gjallė perandorinė e biznesit. Biznesmenė tė fortė janė ata qė prodhohen nga liria ekonomike dhe konkurrenca e lirė. Kėta janė biznesmenė tė paaftė pasi janė biznesmenė tė emėruar. Mund tė jenė tė aftė pėr marifete financiare apo evazion fiskal, por jo pėr tė prodhuar skema suksesi ekonomik. Nė njė farė mėnyre ata janė duke prerė degėn ku kanė hipur bashkė me njerėzit e pushtetit, pasi kur e kanė nisur atė biznes, kanė llogaritur pikėrisht pėrfitimet qė kanė nga pushteti dhe jo fuqinė blerėse tė shqiptarėve.
Dhe sė fundmi desha tė shtoj dhe njė lajm tė keq qė nuk ka tė bėjė vetėm me inaugurimin e radhės dhe fishekzjarrėt nė Sauk, por me gjithė krizėn ku ka futur vizioni spontan ekonomik i kryeministrit biznesin shqiptar. Deri nė vitin 2007 kam njohur shumė biznesmenė milionerė nė Shqipėri. Tė majtė apo tė djathtė, tė angazhuar apo indiferentė, ata kishin pare dhe dėshirė pėr ti investuar nė kėtė vend. Ku ua ēoi paret qeveria? Euforia donkishoteske e Sali Berishės pėr Shqipėrinė destinacion turistik, dhe njėkohėsisht destinacion pėr prodhim ēimentosh, euforia pėr superfuqi energjetike tė pastėr dhe njėkohėsisht importues plehrash, ka bėrė qe sot tė shikoj biznesmenė qė kanė blerė hektarė tė tėrė me toka nė bregdet apo licenca hidrocentralesh, pika betonesh, leje pallatesh dhe qė nuk paguajnė dot mė kėstet e kredive qė kanė marrė. Vizioni ekonomik i kėsaj qeverie, klientelizmi i saj, dhe mbi tė gjitha tė bėrit politikė me vizione tė paqėndrueshme ekonomike dhe shpesh kundėrvepruese ndaj njėra- tjetrės, ka bėrė qė sot fuqitė investuese tė shumė biznesmenėve tė shkojnė nė drejtim tė gabuar, duke u investuar pa zhvilluar vendin, por shpesh duke i bėrė keq investimit tė tyre. Mijėra apartamente tė pa shitura nė bregdetin shqiptar nga Durrėsi nė Sarandė, qindra hektarė tokė tė blera nga pronarė realė dhe fallco nė bregdet, tullumbacet pėr hidrocentralet pėrrua mė pėrrua, qė biznesmenėve u kanė kushtuar mė shumė letrat se sa do tu kushtojė ēimentoja, zhvillimi kaotik i vendit kundėr turizmit dhe bujqėsisė, qė janė prije natyrale tė saj, ka bėrė qė tė asgjėsohet fuqia reale investuese e biznesit nė Shqipėri dhe tė lulėzojnė disa biznesmenė qė pėrbėjnė eskortėn politike tė kryeministrit, para tė cilėve ai ka nevojė tė mbajė fjalimin e radhės pėr suksesin ekonomik. Kėta biznesmenė sot i shikoj duke marrė lek me fajde fshehurazi, dikush me shpresė se biznesi do tė ringrihet, kurse kėta qė bėjnė qendra tregtare duke treguar fotografitė me Berishėn. Kjo ėshtė e vėrteta e hidhur e mrekullisė shqiptare, tė cilėn Sali Berisha nuk ka fuqi ta shikojė nė sy. Nėse do tė kishte, ai sot duhet tė ishte tek Praktiker-i, tek City Park-u, tek Casa Italia, bile dhe tek Megateku qė ka shkaktuar sherre mes Fazlliēit dhe Bashės, pėr tė parė se nė ēfare rrugė qorre i ka futur bizneset nė Shqipėri, njėsoj si lekėt e qytetarėve me piramidat nė vitin 1996. Kjo ėshtė nė tė vėrtetė e vetmja gjė qė ky njeri di tė bėjė mirė. Tė prodhojė iluzione tė mrekullisė ekonomike pėrmes piramidave financiare dhe atyre tė investimeve dhe tė ikė duke lėnė njė tokė tė djegur pas. Sa mė gjatė, aq mė tė madhe ka pėr ta bėrė gropėn nė ekonominė shqiptare.
http://www.gazetatema.net/web/2011/1...-i-piramidave/
Kjo Qender tregtare do te falimentoje si shume te tjera ne Shqiperi dhe perveq kesaj Qendra te tilla tregtare ne Shqiperi nuk Funksionojne sps Shqiperia ka shum pake popullesi Rezidente ku me teper se gjysma e Popullsise jetone jashte Shqiperis edhe ajo Popullate qe jetone brenda Shqiperis per shkak te pozites gjeografike qe ka Shqiperia esht e shkaperderdhur ne disa cepe te Shqiperis ku Shqiptari i Gjirokastres mund te vije njeher ne 10.vite ne Tirane mbase edhe nuk ka pse te vije 200.km per te pire nje kafe ne TEG.
Shqiperia duhet te ndjek shembullin e Prishtines ku ka vetem nje Qender Tregtare te permasave te tilla si ky TEG. i Tiranes ndersa te gjitha te tejrat jane te permasava te vogla mirpo shume funksionale ku pothuaje se te gjitha ne gjdo kohe jane perplote me njerez. e jo si ne Shqiperi me dhjetra Qendra Tregtare dhe te gjitha boshe me me teper puntore se sa kliente une isha para 2.viteve ne City Park me te vertet nje Qender fantastike shume moderne mirpo Boshe u befasova si ka mundesi ter ky Investime te shkoje huqe.
...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kosovar.Pr : 17-01-2012 mė 17:55
Krijoni Kontakt