JA KU E KE NJE VIDEO QE ESHTE BERE SOTE
http://top-channel.tv/artikull.php?id=223692&ref=fp
JA KU E KE NJE VIDEO QE ESHTE BERE SOTE
http://top-channel.tv/artikull.php?id=223692&ref=fp
100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI
Qendra me e madhe Tregtare ne Shqiperi, projekti ambicioz i Balfin Group, perurohet sot ne mesdite me nje ceremoni zyrtare ku pritet te marrin pjese perfaqesues te larte te shtetit shqiptar. Me nje siperfaqe ndertimi prej 90,000 m2. "TEG"- Qendra Tregtare e Portes Lindore te Tiranes, e vendosur vetem 4 km nga qendra e kryeqytetit, mes ajrit te paster, rrethuar nga zona me e gjelber e Tiranes, do te terheqe vizitore nga afer dhe larg dhe do te behet pjesa me interesante e kryeqytetit, duke ofruar per konsumatorin kenaqesine e blerjeve dhe argetimit.
Qendra me e re tregtare karakterizohet nga nje fasade futuriste me nje koncept magjepses ndricimi shumengjyresh dhe nje arkitekture spektakolare. Me konceptin novator, TEG do te sjelle nje eksperience te re te blerjes dhe argetimit ne te gjithe rajonin e Ballkanit dhe me gjere. Pikat e forta te qendres jane shumellojshmeria e markave dhe produkteve, hapesira e gjere per shitje, prezantimi i markave ekskluzive, hapesirat per argetim, restorant-kafete e adhurueshme, dhe komoditeti maksimal per klientet.
Sakaq, neser nisin kater dite festive ne TEG. Dita e pare qe eshte dhe ajo e celjes se madhe, do te ftoje shqiptaret permes nje feste me animatore me performance fantastike, pantomime, numra shpejtesie, lojera zjarri, numra magjike e sigurisht shume lojera per femije. mes morise se aktiviteteve te gezueshme, edhe nje koncert kengetaren me Anjeza Shahini, ku mund te shijoni nje performance te shoqeruar me tingujt e hiteve me te njohur te muzikes.
Te dielen, vec aktiviteteve te mesiperme, koncerti do te kete si te ftuar speciale pas Anjeza Shainit qe performon te shtunen, kengetaret e mirenjohur Aleksander Gjoka dhe Redon Makashi, ky i fundit, fitues i edicionit me te fundit te festivalit muzikor "Kenga Magjike 2011".
Te henen e festes se Pavaresise, ne TEG, disa animatore per femije do te krijojne nje atmosfere argetuese per femijet me lojera dhe facepainting. E muzika serish nuk do te mungoje pasi mund te ndiqni nje koncert me kengetarin e mirenjohur Alban Skenderaj, me hitet e muzikes se lehte shqiptare.
Dita tjeter festive dhe njekohesisht pushim zyrtar, 29 nentori, ju fton ne TEG per te shijuar edhe karaoke per femije, si dhe nje koncert me orkestren e "Kengeve te Shekullit "nen drejtimin e Saimir Cilit. Organizatoret edhe ne kete rast premtojne nje atmosfere festive e paharrueshme per te gjithe nen tingujt e muzikes shqiptare.
Sherbime dhe lehtesi ne pafund
Transport falas per ne Qendren Tregtare "TEG. Nisja behet cdo 20 minuta nga qendra e Tiranes, nga ora 09:00 deri me 21:00. po ashtu gjeni dhe parking te sigurt te Qendra Tregtare "TEG", pasi ka 1500 vende parkimi, falas ne dispozicion te bleresve. E nese ju duhet nje pushim nderkohe qe beni shopping, shfrytezoni hapesirat e ideuara per nje pushim relaksues. Jo vetem kaq, hapesira argetimi me Ixy Eorld, kendi me i madh i lojerave, me nje ambient prej 2500 m2, i pari i ketij lloji ne Shqiperi. Kendi qe do te ofroje argetim per femijet e moshave te ndryshme nepermjet lojerave te shumellojshme. Ambienti per femije eshte konceptuar me hapesira te vecanta lojerash qe perfshijne argetime qe nga lojerat per me te vegjlit e deri tek argetimet shumedimensionale.
kohajone
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
Hapet “Tirana East Gate”
Nė pjesėn lindore tė kryeqytetit, prej nga ka marrė edhe emrin, ėshtė vėnė nė funksionim 18 muaj pas nisjes sė ndėrtimit qendra mė e madhe tregtare nė Shqipėri, “Tirana East Gate”.
Qendra ėshtė njė investim prej 104 milionė eurosh dhe investitorėt e saj, “Balfin Group”, kompania mė e madhe private nė Shqiperi, dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, planifikojnė tė punėsojnė direkt 2 mijė persona dhe indirekt 2 mijė tė tjerė.
Pėr kryeministrin Sali Berisha ky investim, si dhe prania e rreth 160 bizneseve, pėrfshirė dhe emra tė njohur botėrorė, ėshtė njė nga treguesit mė tė mirė tė besimit tek Shqipėria.
“Njė ditė njė miku im mė thoshe se, “e vizitova qendrėn dhe se gjatė gjithė vizitės time atje mendoja se mund tė gjendesha nė Paris, Nju Jork, Londėr dhe cdo kryeqytet tė botės”. Mikut tim i sugjerova: “vizitoje edhe njėherė dhe mendo se kjo ėshtė Shqipėria”. E vėrteta ėshtė se kjo ėshtė Shqipėria. Ky ėshtė njė investim shqiptar”, u shpreh kryeministri Berisha nė ceremoninė e inaugurimit.
Njė nga risitė qė sjell qendra tregtare “Tirana East Gate” ėshtė prania e rrjetit tė hipermarketeve nė Europe, “Carrefour”, qė me rreth 3 mijė produkte synon tė kėnaqė interesat e cdo familjeje.
“Kjo qendėr do sjellė njė eksperiencė tė re blerjesh, me dyqane sipas normave dhe standarteve evropiane dhe me cmime tė lira e konkurruese”, deklaroi menaxheri i qendrės tregtare, Samir Mane.
Investitorėt dhe bizneset synojnė qė me shumėllojshmėrinė e markave dhe produkteve, hapėsirat pėr argėtim, si dhe baret dhe restoranet, ta shndėrrojnė “Tirana East Gate” nė njė nga pjesėt mė tėrheqėse tė kryeqytetit.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
Investimi eshte me te vertete gjigant dhe eshte per tu pershendetur.........por perseri cmimet jane te larta per xhepat e shpuar te shqiptareve.Nga nje veshtrim i shpejt qe pash sot cmimet e artikujve ne JUMBO jane me te larta se ne JUMBO-t greke
Qeveria duhet te mendoje seriozisht heqjen e doganave qe te mos falimentojne edhe keto firma qe kane ardhur ashtu sic falimentoi PRAKTIKER
Per koicidence sot ne mengjes me ra rruga per te kaluar diku aty afer qendres Praktiker,dhe e di cfar...I gjith parkingu i makinave ishte i zene.Minimumi ishin rreth 200 makina dhe smund ta quash biznes te falimentuar kur ai egzisot dhe vashdon te punejoe e te ket shum fuqi punetore.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre
Krijoni Kontakt