Trafiku, SHBA heq Shqiperine nga vezhgimi
E Merkure, 17 Qershor 2009
TIRANE - Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur te heqe Shqiperine nga lista e vendeve qe mbahen nen vezhgim per shkak te dukurise se trafikut te qenieve njerezore. Ne raportin vjetor te pergatitur nga DASH, vendi yne nuk ekziston me ne pjesen e shteteve te cilat vezhgohen per shkak te dukurise se trafikimit. Ambasada amerikane ka publikuar dje pjese te raportit, per Shqiperine (Grupi 2), ku vlereson se qeveria shqiptare "demonstroi vullnet politik ne rritje per te luftuar trafikimin njerezor gjate vitit te kaluar, sidomos nepermjet perparimit te bere ne perpjekjet e saj per te identifikuar viktima te trafikimit". Ndersa thote se "Qeveria e Shqiperise nuk permbush plotesisht standardet minimale per eliminimin e trafikimit; megjithate, ajo po ben perpjekje domethenese per ta bere kete".
Ne raport, evidentohet se "Shqiperia eshte nje vend burim per burra, gra, dhe femije, te trafikuar per qellime te shfrytezimit seksual dhe punes se detyruar, perfshi lypjen e detyruar". Sipas raportit, viktimat shqiptare trafikohen kryesisht ne Greqi, si dhe ne Itali, Maqedoni, Kosove, Spanje, France, Mbreterine e Bashkuar dhe vende te tjera te Evropes Perendimore, si dhe brenda ne Shqiperi. Te dhenat ne dispozicion tregojne se me shume se gjysma e viktimave te trafikimit jane nen moshen 18 vjec, thuhet ne raport, duke shtuar se shumica e viktimave te trafikimit jane gra dhe vajza te moshes 15 deri 25 vjec dhe 90 per qind jane shqiptare etnike. Sipas raportit, femije etnike rome jane ne rrezik me te madh per lypje te detyruar, kurse ekzistojne te dhena qe burra shqiptare jane trafikuar per pune te detyruar ne sektorin bujqesor ne Greqi dhe vende te tjera fqinje.
Raporti po ashtu i ve theksin faktit se Qeveria e Shqiperise beri perparim ne perpjekjet e saj ligjzbatuese kunder trafikimit gjate vitit 2008. Gjithashtu thekson se "Shqiperia ndalon me ligj trafikimin seksual dhe te punes me ane te kodit penal, i cili parashikon ndeshkime pese deri ne 15 vjet burgim". Sipas DASH, keto ndeshkime jane mjaftueshem shtrenguese dhe kapercejne ato te parashikuara per perdhunimin. Raporti flet me shifra kur evidenton edhe se gjate vitit 2008, Shqiperia ndoqi penalisht 22 ceshtje trafikimi, krahasuar me 49 ne vitin 2007, si dhe denoi 26 kundervajtes trafikimi, krahasuar me shtate gjate vitit 2007. Te gjitha ndjekjet penale dhe denimet kishin te benin me trafikimin seksual te grave apo femijeve. Ne vitin 2008, thuhet ne raport, denimet per kundervajtesit e denuar te trafikimit variuan nga dy deri ne 25 vjet burgim.
Ne lidhje me ndjekjen penale, DASH thote se "korrupsioni i kudogjendur ne te gjitha nivelet dhe sektoret e shoqerise shqiptare mbeti nje pengese ndaj uljes se trafikimit njerezor ne Shqiperi". Kurse shton se "qeveria raportoi se rastet e perfshirjes se zyrtareve referuar ne raportin mbi vitin 2008 u percaktuan se kishin te benin me kontrabande, jo trafikim njerezor".
Ne raport jane dhene edhe rekomandime per Shqiperine, duke i kerkuar qe te hetoje dhe ndjeke penalisht zyrtare ligjzbatues, te cilet marrin pjese ne trafikim.
Rekomandimet
Te hetoje dhe ndjeke penalisht zyrtare ligjzbatues, te cilet marrin pjese ne trafikim
Te ndjeke penalisht energjikisht kundervajtes te trafikimit te punes
Te vazhdoje te punoje me OJQ dhe shoqerine civile per te siguruar zbatimin e plote te mekanizmit kombetar per referimin e viktimave tek ofruesit e sherbimeve
Te vazhdoje te financoje sherbime per ndihmen dhe mbrojtjen e viktimave, perfshi strehat
Te permiresoje programet ekzistuese parandaluese ne bashkepunim me OJQ, perfshi veprimtari te perbashketa qe synojne uljen e kerkeses per trafikim njerezor
Vleresimet e DASH per autoritetet shqiptare
DASH thote se Qeveria e Shqiperise perforcoi perpjekjet per t'u ofruar viktimave te trafikimit mbrojtje dhe ndihme gjate vitit 2008. Zyrtaret permiresuan funksionimin e mekanizmit kombetar te referimit te viktimave dhe, si rrjedhoje, identifikuan 108 viktima te trafikimit gjate vitit 2008, nje rritje pesefish krahasuar me vitin e meparshem. Qeveria ofroi afersisht 262,000 USD financime per strehen e kujdesit per viktimat te administruar nga qeveria, nje rritje prej 16 per qind krahasuar me vitin e meparshem; ofroi edhe ndihme me raste ne natyre, te tille si perdorimi i ndertesave dhe tokes qeveritare per kater streha te administruara nga OJQ. Po ashtu DASH thekson se qeveria nxiti viktimat te merrnin pjese ne hetime dhe ndjekje penale te kundravajtesve te trafikimit; megjithate, viktimat shpesh refuzuan te deshmonin, ose ndryshonin deshmite si rrjedhoje e kanosjeve nga trafikantet apo frikes nga kanosjet.
Ne lidhje me parandalimin e dukurise, DASH thote se qeveria e Shqiperise zbatoi nje sere veprimtarish parandaluese kunder trafikimit gjate periudhes se raportimit. "Zyrtare te larte te qeverise folen haptas kunder trafikimit njerezor dhe qeveria ofroi taksa te ulura per bizneset qe punesojne persona ne rrezik trafikimi", - theksohet ne raport, ku permendet edhe se "ne vitin 2008, qeveria miratoi nje plan te ri kombetar veprimi per te luftuar trafikimin, i cili trajton specifikisht ceshtje te trafikimit te femijeve".
KJ
Krijoni Kontakt