Ai mund të ketë probleme madhore të brendshme dhe të jashtme me të cilat duhet të merret, por Presidenti i SHBA’ve Barack Obama është dashur të zgjidhë një çështje të natyrës tjetër gjatë një interviste televizive në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti e gjeti veten të penguar në vazhdimësi nga mizë, kur po fliste me korrespondentin e CNBC, John Harwood.
Me frustrimin e tij në rritje, ai iu drejtua mizës: “Largohu nga këtu”.
Por miza, nuk dëgjoi për vërejtjen e tij.
Kështu që Obama priti që miza të ndalet, dhe me një goditje të vetme e ‘çmontoi’ atë.
Dhe Presidenti iu rikthye intervistuesit Harwood e tha: “Tani, ku mbetem”, para se lëvdonte veten: “Kjo ishte mjaft impresive, apo jo?”.
/Gazeta Express/
Me president te marr se ky s'ka njoft Amerika ndonjëherë![]()
Krijoni Kontakt