Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498

    Mi qartesoni dhe me shume mendimet ,me argumentet tuaja.

    Thuhet se psikologjia te ndihmon per te kuptuar me mire sjelljen tone dhe njerzve te tjere rreth nesh .Kuptojme me mire motivet ,personalitetin,nderveprimet sociale dhe forcat biologjike qe ndikojne ne sjellje .Kjo te ndihmon qe te marrim vendime me te mira qe lidhen me ate qe ēfare ne duam te bejme dhe pse njerezit e tjere sillen ne kete apo ate menyre .Ne fund kjo na ben qe te ndihemi me mire dhe pershtatemi me sukses.
    Pyetja eshte :SA ne Shqiptaret mundohemi te analizojme veprimet tona ,per tu bere gjithmone me te mire dhe natyrisht ,per tu ndier dhe vete me mire .
    Mua me duket se ne jemi akoma ne fazen primitive te te qenurit ,per te drejten e fjales ,per te thene ate qe mendon ,qe mund te jete ndryshe nga ajo qe mund te mendoje miku apo mikja juaj .
    Nuk e di pse ndodh kjo tek ne , sepse ndodh dhe tek njerez te arsimuar dhe me njefare kulture te pergjithshme .
    Mos valle vjen nga kultura e cunguar dhe qe kemi marre ,keto 50 vite dhe shpirti yne akoma nuk ka shpetuar ,apo jemi njerez impulsiv qe veprojme pa menduar?
    Nuk e di gjithmon bindem qe shoqeria jone ka qene ,dhe eshte e ndare ndermjet injoranteve qe respektojne vetem dhunen dhe njerezve te arsyes,dhe kjo kategori njerezish te vegjel triunfon gjithmone ....
    Mendoj se te pyesesh veten mos je gje gabim nuk eshte diēka e gabuar kjo te edukon frymen e tolerances ndihesh mire etj.
    GOETHE:
    ME SHUME DRITE MENDIMI,
    ME SHUME DITURI,
    ME SHUME VERTETESI!

  2. #2
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Nuk e di e dashur saura ku deshiron tamam te dalesh me ato qe ke shkruar sepse me dukesh pak konfuze vende vende.

    Nqs e shtron pyetjen "A mendojme ne shqiptaret perpara se te ndermarrim nje hap ne shoqerine tone per pasojat qe ai hap ka?" , pergjigjia per mua eshte "Jo mjaftueshem!"
    Edhe per kete shembujt jane te pafund edhe besoj te gjithe jane dakord.

    Ne rast se e shtron pastaj si "PSE nuk mendojme perpara se te veprojme?", atehere ka vend per diskutim.

    Edhe per mendimin tim "pse-ja" qendron te fakti qe ne jemi nje popull me individualizem te theksuar per sa i perket shtreses "se kulturuar" (qe jo domosdoshmerisht perben shtresen me mundesi ekonomike te mira). Te ne secili mendon te jete mire per vete dhe ecen me teorine "per sa kohe jam mire vete c'me duhen te tjeret" ose "kam mend e mia dhe veproj si di une...nuk me duhen te tjeret". Ky grupim ne shqiperi eshte arrogant dhe mendjemadh, dhe e vuan pasojen e mos angazhimit ne shoqeri ne rastet kur papritmas apatia e tyre i perfshin ne kriza sociale dhe ekonomike qe prekin gjithe shoqerine.

    Pastaj eshte shtresa e dyte : vulgu dhe injorantet. Keta kane nje mendje kolektive dhe ecin me psikologjine e turmes. Keta ndjekin si nje cope mishi pa tru cfaredolloj rruge qe merr turma pa mend (dhe eshte gjithmone e tatepjete). Ne krye te tyre gjen gjithmone nje politikan qe ben pjese te grupimi i pare.

    Ky eshte realieteti sic e shikoj une te pakten. Mungesa e levizjes se mirefillte qytetare dhe e nje shtrese borgjezie, e kombinuar me egoizmin individual qe e ka karakterizuar gjithmone vendin tone, na bejme ose te shkojme ne rruge te gabuar, ose te mos kemi reagim kur ndermerret nje rruge e gabuar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Force-Intruder : 15-02-2009 mė 13:07

  3. #3
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin

    Pjeserisht dakort me mendimin e FI.
    Ndoshta do kundershtoja pak tek pjesa qe kam bere me bold. Jo domosdoshmerisht ky politikani ben pjese ne ate kategori njerezish te cilen e ke interpretuar ( megjithese une mendoj qe ka nje numer me te madh dhe pak me te komplikuar kategorish qe e perbejne shoqerine shqiptare )
    Pervec nje pjese te ngurte prej disa vjetesh elitare, shumica e politikaneve dhe deputeteve kane nje nivel shume te ulet kulturor-intelektual, gje e cila nuk ka perse te na cudise duke qene se pasqyron me se miri nivelin e zgjedhesit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Me vjen shume mire qe e ke kapur qe jam konfuze,po jam se nuk dija si ta thoja qe dhe ne qe jemi ketu qe shkruajme per te qene te hapur ,moderne veprojme me kete mendesi .
    Mua me shqeteson thjesht liria e fjales per te thene ate qe mendon ,edhe sikur te jete skandaloze ,duhet te mesohemi me ate qe eshte ndryshe ,nuk mund te jemi te gjithe njelloj .
    Jemi dhe shume konservator ,po jo per vlera por per hipokrizi,thjesht po ti hedhesh nje sy forumit ,mbizoterojne tema qesharake dhe po te shkruash ndonjehere gje seriozisht te fshihen ,keshtu pastaj te iken deshira per te shkruajtur dhe e kalon ne portokalli .

  5. #5
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Liria e fjales...
    Ti saura duhet te jesh me te vertete njeri me te cilin njerezit abuzojne shumicen e kohes. Kur them abuzojne e kam fjalen abuzim mbi ciltersine apo mendimin alternativ. E them kete se edhe ato qe thua i thua me njefare "naiviteti" (jo per keq).

    Po dihet qe nga kur bota eshte bote, kushdo qe ka guxuar te thote nje mendim ndryshe, apo nje te vertete te ndrydhur ne ndergjegjien e njerezve, o i eshte prere koka, o ka perfunduar ne turren e druve.
    Do thuash ti kjo ka qene njehere e nje kohe? Ne fakt hidh nje sy verdalle sot. Cfare ka ndryshuar? Sot je e lire te thuash c'te duash, por ama fokusi mbi ato te verteta qe ti mund te thuash zhvendoset menjehere. E verteta jote ridikulizohet. Te quajne idiot, te cmendur dhe ne rastet ekstreme edhe i rrezikshem per shoqerine.
    Ne rast kur nuk ke argumente bindese per mendimin tend alternativ je idiot, kur i ke behesh i rrezikshem dhe duhesh izoluar nga shoqeria. Shiko djepin e demokracise USA. Ku iku e verteta mbi 11 Shtatorin.

    Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe krahasuar me shtete te tjera eshte tamam nje province. Ne nje vend te vogel ku puna mungon paragjykimet dhe thashethemet jane te pashmangshme.

    Me e keqja nga te gjitha eshte etaloni shoqeror. Ketu njerezit kane rene dakord ne heshtje per nje etalon, nje njesi matese standarde me te cilen vleresojne ne heshtje cdo aspekt te shoqerise dhe individit. Pershembull nje femer ka nje te dashur per te permbushur nevojat e natyrshme seksuale? Etaloni thote : "Kurve"
    Dikush merret me droge, arme dhe prostitucion? Etaloni thote : "djale i shkathet"
    Kush ka nje etalon tjeter me tjeter mase per botekuptimin eshte "jo konform" normave te shoqerise. Rrjedhimisht etaloni i shumices thote qe ky person nuk eshte per tu mbajtur afer, e etiketon liberal te degjeneruar edhe mbaron. Cdo fjale e tij e humbet vleren per te ndikuar te tjeret.

    Sa per konservatorizmin shqiptar une jam pozitiv ne disa aspekte. Sidomos kur vjen fjala te familja dhe lidhja e familjareve midis tyre. Zemerbardhesia dhe bujaria e lashte. Jetojme ne nje vend ku femijet ende bejne per prinderit e tyre dhe prinderit bejne per femijet e tyre, gjysher, gjyshe, etj. Natyrisht nuk jam per patriarkatin apo te jetuarin me mamin e babin, por ama edhe si ne ato vende ku femijeve nuk ju plas per prinderit e tyre nuk do doja kurre ta shikoja Shqiperine.

  6. #6
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Pjeserisht dakort me mendimin e FI.
    Ndoshta do kundershtoja pak tek pjesa qe kam bere me bold. Jo domosdoshmerisht ky politikani ben pjese ne ate kategori njerezish te cilen e ke interpretuar ( megjithese une mendoj qe ka nje numer me te madh dhe pak me te komplikuar kategorish qe e perbejne shoqerine shqiptare )
    Pervec nje pjese te ngurte prej disa vjetesh elitare, shumica e politikaneve dhe deputeteve kane nje nivel shume te ulet kulturor-intelektual, gje e cila nuk ka perse te na cudise duke qene se pasqyron me se miri nivelin e zgjedhesit.
    Natyrisht secila nga 2 grupimet mund te ndahet ne nenshtresa qe shfaqin karakteristika te vecanta dhe analiza finale do te ishte nje liber gati per botim, te cilin gjeje pak... do ta quanin percares per shoqerine nqs me kupton.

    E vetmaj pjese elitare e shoqerise shqiptare eshte ajo ish-komuniste.
    Dhe sa per pasqyrimin e nivelit te zgjedhesve te ata qe mandatohen, nuk jam dakord. Kur shkon te hash do te zgjedhesh midis atyre qe te serviren. Qe ne '90 e tutje shqiptaret jane detyruar te zgjedhin midis dy muterve dhe sic thote populli : "midis dy muterve do zgjedhesh te hash me te voglin"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Liria e fjales...
    Ti saura duhet te jesh me te vertete njeri me te cilin njerezit abuzojne shumicen e kohes. Kur them abuzojne e kam fjalen abuzim mbi ciltersine apo mendimin alternativ. E them kete se edhe ato qe thua i thua me njefare "naiviteti" (jo per keq).

    Po dihet qe nga kur bota eshte bote, kushdo qe ka guxuar te thote nje mendim ndryshe, apo nje te vertete te ndrydhur ne ndergjegjien e njerezve, o i eshte prere koka, o ka perfunduar ne turren e druve.
    Do thuash ti kjo ka qene njehere e nje kohe? Ne fakt hidh nje sy verdalle sot. Cfare ka ndryshuar? Sot je e lire te thuash c'te duash, por ama fokusi mbi ato te verteta qe ti mund te thuash zhvendoset menjehere. E verteta jote ridikulizohet. Te quajne idiot, te cmendur dhe ne rastet ekstreme edhe i rrezikshem per shoqerine.
    Ne rast kur nuk ke argumente bindese per mendimin tend alternativ je idiot, kur i ke behesh i rrezikshem dhe duhesh izoluar nga shoqeria. Shiko djepin e demokracise USA. Ku iku e verteta mbi 11 Shtatorin.

    Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe krahasuar me shtete te tjera eshte tamam nje province. Ne nje vend te vogel ku puna mungon paragjykimet dhe thashethemet jane te pashmangshme.

    Me e keqja nga te gjitha eshte etaloni shoqeror. Ketu njerezit kane rene dakord ne heshtje per nje etalon, nje njesi matese standarde me te cilen vleresojne ne heshtje cdo aspekt te shoqerise dhe individit. Pershembull nje femer ka nje te dashur per te permbushur nevojat e natyrshme seksuale? Etaloni thote : "Kurve"
    Dikush merret me droge, arme dhe prostitucion? Etaloni thote : "djale i shkathet"
    Kush ka nje etalon tjeter me tjeter mase per botekuptimin eshte "jo konform" normave te shoqerise. Rrjedhimisht etaloni i shumices thote qe ky person nuk eshte per tu mbajtur afer, e etiketon liberal te degjeneruar edhe mbaron. Cdo fjale e tij e humbet vleren per te ndikuar te tjeret.

    Sa per konservatorizmin shqiptar une jam pozitiv ne disa aspekte. Sidomos kur vjen fjala te familja dhe lidhja e familjareve midis tyre. Zemerbardhesia dhe bujaria e lashte. Jetojme ne nje vend ku femijet ende bejne per prinderit e tyre dhe prinderit bejne per femijet e tyre, gjysher, gjyshe, etj. Natyrisht nuk jam per patriarkatin apo te jetuarin me mamin e babin, por ama edhe si ne ato vende ku femijeve nuk ju plas per prinderit e tyre nuk do doja kurre ta shikoja Shqiperine.
    Une jam idealiste ,utopiste , mendoj per nje jete me te mire dhe me vjen mire qe jam keshtu ,ka dhe njerez si puna e ime sado qe mund te jene te paket ,jam e kenaqur qe i gjej ,sa per ate qe abuzojne dhe jam naive ,s'eshte e vertete fare ,une e filloj me dialog,ne fillim kam rrugen e qyteteruar ,po pastaj behem rrebele as qe du me dit ,te nxjerr syte per te drejtat e njeriut .
    Me thene te drejten nuk me ka hec keq dhe me kete metode ,jam ndier vete mire ,se kam bere ate qe kam ndier ,dhe kam realizuar gjera qe mbase dhe nje burre s'do ti kishte arritur,kam marre dhe marr shume sodisfaksione ,nuk rroj dot pa emocione te forta,monotonia me vdes,po une shkruajta per te ndare me ju si e mendoni ,sa per vete i kam zgjidhur gjerat ,familjen qe thate ju e kam shume te bukur dhe te shendoshe dhe sa per te drejtat e njeriut ketu ne perendim as qe s'kane te krahasuar me shqiperin,kur e kisha gjetur veten ne shqiperi qe funksionon ēdo gje me te njohur e miq,mendo ketu qe s'je i ofenduar nga shteti.

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    '''''Me e keqja nga te gjitha eshte etaloni shoqeror. Ketu njerezit kane rene dakord ne heshtje per nje etalon, nje njesi matese standarde me te cilen vleresojne ne heshtje cdo aspekt te shoqerise dhe individit.'''''

    Kjo eshte me i mira o FI. Nje shoqeri qe ka nje etalon mates te se mires e se keqes atehere tregon se funksionon.
    Problemi nuk eshte 'etaloni' si mekanizem shoqeror, por cfare vlereson ky etalon mire apo keq.
    Aty behet lufta, nuk mund ti behet lufte shoqerise pse ruan ende 'etalonin'. Pa nje moral te perbashket, kjo eshte mire e kjo eshte keq, do behemi anarkike, me keq se cjemi.

    Pra problemi i shqiptareve aktualisht eshte pikerisht se po i thone te mires keq e se keqes mire.
    Pastaj ceshtja seksuale eshte e rendesishme. Gjyshet tona martoheshin 14-16 vjece e i plotesonin nevojat e tyre qe me mengjes sapo 'gdhinte dielli', po nuk mund te pretendohet sot se nje 18-20 vjece apo 22 vjece te quhet kurve se ka nje te dashur.
    Ky problem eshte i thelle e duhet ne radhe te pare perballuar me pjekuri e opinioni publik duhet te kuptoje se te kesh nje te dashur te pakten nga 16 vjece e siper nuk eshte aspak keq. Pastaj eshte nevoja e institucionalizimit te ketij raporti.

    Shyqyr zotit ne meshkujt sna ve kush para kesaj pergjegjesie
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    Pershembull nje femer ka nje te dashur per te permbushur nevojat e natyrshme seksuale? Etaloni thote : "Kurve"
    Pra problemi i shqiptareve aktualisht eshte pikerisht se po i thone te mires keq e se keqes mire.
    Ky problem eshte i thelle e duhet ne radhe te pare perballuar me pjekuri e opinioni publik duhet te kuptoje se te kesh nje te dashur te pakten nga 16 vjece e siper nuk eshte aspak keq. Pastaj eshte nevoja e institucionalizimit te ketij raporti.
    Me falni per ignorancen mua, po ky karajfili qe ka te dashur, te cilen e njejta shoqeri ku te dy bejne pjese e quan kete te fundit “kurve” si e quan djalin ne kete rast?!
    Shyqyr zotit ne meshkujt sna ve kush para kesaj pergjegjesie
    Lucky Bastards

    C’me kujtohet nena ime, kur me thoshte: “Pa pare te pakten nje ID, pashaporten akoma me mire mos ki bese e fe”
    Per te ardhur keq eshte, po nje nga pak gjerat qe vlersoj personalisht tek shoqeria shqiptare eshte vetem afrimiteti familjar qe nuk eshte prekur shum nga kjo deshira e madhe per “ndryshim” qe mezi i gjen ca ane pozitive, se te tjerat jane merr e perplas nga te hane duart.

  10. #10
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835
    Citim Postuar mė parė nga Force-Intruder Lexo Postimin

    ....Edhe per mendimin tim "pse-ja" qendron te fakti qe ne jemi nje popull me individualizem te theksuar per sa i perket shtreses "se kulturuar" (qe jo domosdoshmerisht perben shtresen me mundesi ekonomike te mira). Te ne secili mendon te jete mire per vete dhe ecen me teorine "per sa kohe jam mire vete c'me duhen te tjeret" ose "kam mend e mia dhe veproj si di une...nuk me duhen te tjeret". Ky grupim ne shqiperi eshte arrogant dhe mendjemadh, dhe e vuan pasojen e mos angazhimit ne shoqeri ne rastet kur papritmas apatia e tyre i perfshin ne kriza sociale dhe ekonomike qe prekin gjithe shoqerine.....
    Nuk jam 100% dakort me mendimin e mesiperm per shtresen e kulturuar. Ne rradhe te pare lind pyejta:

    Cfare e ben nje njeri te kulturuar?

    Kjo eshte shume e veshtire per t'u pergjigjur me pak rreshta dhe ndoshta shume njerez ketu mund te merziten me perkufizimin tim te shkurter. Kultura nuk eshte e barabarte me nje njeri qe ka mbaruar shkollen. Per mua kultura eshte nje njeri qe jo vetem respekton miqte dhe te afermit por dhe nje te panjohur; kultura shfaqet kur toleron mendimet e te tjereve dhe nuk ofendon; kur lahesh perdite dhe nuk mban ere; dhe mbi te gjithe kur e kupton qe te jetosh mire duhet te jete mire familja, malla ku jeton, lagjja ku jeton, qyteti, shteti dhe me rradhe. Nje njeri qe mendon sa kohe jam mire une te tjereve nuk ju ka rene zjarri nuk eshte njeri me kulture per mua.

    Per sa i perket shoqerise te "kulturuar" shqiptare nuk di c'te them. Di te them 2 gjera:

    1. Te perpiqem ta shfajesoj duke thene se kjo shoqeri e kulturuar eshte e paafte te ndryshoje drejtimin e shoqerise shqiptare per faktin se:
    a) Paraja eshte mbret. Kush ka para eshte i pafajshem, nuk merr gjoba, merr sherbimin e duhur mjekesor.
    b) Individualiteti dhe e mira e atyre qe kane zene karriget do shqetesohen nga ndryshimet qe kerkon kjo klase.
    c) Dy hapat e para sjellin nje pasivitet te ketij grupi. Per pasoje vendi drejtohet nga te paafte, televizionet drejtohen nga te paafte. Gangesteret, hajdutet, matrapazet, dallaveraxhinjte dhe sidomos politkanet i marrin frymen vendit dhe vendosin etalonet e shoqerise.

    2. Klasa e kulturuar duhet ndeshkuar dhe eshte fajtore per mungesen e veprimit. Pra jane te gjithe fajtore me mua ndoshta te parin ose te dyten qe nuk perpiqen ta ndryshojne "status quo" te shoqerise shqiptare. Flasim shume fjale si ky post po nuk bejme asgje per te ndryshuar situaten.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Emrat dhe Cilesite e Zotit!
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-11-2010, 03:33
  2. Mendimet tuaja mbi pavarėsinė e Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-06-2009, 16:21
  3. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  4. Shpreheni mendimet e juaja...Psikologji...Pedagogji.
    Nga xixe xixellonja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2006, 08:29
  5. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •