Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Kur u bon kriminela ene trafikant kto te Republikanes?
    Deri dje kjo kukuvajka zez bojte be per kok te Mediut.

  2. #22
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Mediu: Vetëm Berisha nuk na sulmoi gjatë fushatës

    Kreu i PR-së nuk përjashton mundësinë e rikthimit në qeveri

    Eva Gjura

    Republikanët kanë bërë fajtorë zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike për rezultatin e ulët të arritur në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, gjatë një konference për shtyp dje, e para pas zgjedhjeve të përgjithshme deklaroi se eksponentët e veçantë të PD-së gjatë fushatës elektorale kanë bërë thirrje për të mos votuar PR-në, thirrje kjo që ka sjellë dëmet e veta në koalicionin e djathtë.

    Mediu ka theksuar se "me përjashtim të Kryeministrit Berisha, ishin të paprecedentë dhe të turpshme thirrjet publike të drejtuesve të PD-së, drejtuar elektoratit për të mos votuar Partinë Republikane apo thirrjet se vota për PR është votë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Kjo jo vetëm ishte një gënjeshtër e madhe, por dhe mosrespektim i marrëveshjes, e cila kishte përcaktuar qartë detyrimet e secilës palë".

    Sipas Mediut, "ky dëm që iu bë Partisë Republikane dhe aleatëve të tjerë të koalicionit ishte sa i dëmshëm për to edhe për vetë rezultatin e koalicionit". Por kreu republikan theksoi se këtë analizë strukturat e partisë së tij do ta bëjnë në një tjetër kohë. Mediu ka pranuar se PR-ja do të jetë sërish pjesë e kabinetit qeverisës të drejtuar nga Berisha, por ai saktësoi se ende nuk ka një vendim unik për emrin që do të bëjë përfaqësimin në qeveri, pasi kjo theksoi, ai mbetet për t‘u diskutuar nga forumet drejtuese të PR-së.

    Në emër të PR-së, Mediu shprehu bindjen se ky Kod Zgjedhor ka nevojë të ndryshohet dhe PR-ja do të jetë pjesë e kërkesës dhe punës për ndryshimin e tij për të garantuar zgjedhje të ndershme dhe përfaqësim të drejtë të vullnetit të popullit në Kuvend. Për të pasur një përfaqësi më të madhe të Parlament, republikanët janë të bindur të vazhdojnë betejën e tyre institucionale dhe ligjore për të rimarrë edhe mandatin e Qarkut të Beratit si detyrim karshi votuesve të këtij qyteti. Sot, theksoi Mediu, jam këtu para mediave për t‘u kthyer përgjigje atyre politikanëve dhe analistëve që akuzonin se PR-ja ka jetuar në politikë nëpërmjet Dushkut.

    Sipas tij, "PR-ja jo vetëm ka garantuar pjesëmarrjen në Kuvend nëpërmjet votës republikane, por edhe i ka dhënë Partisë Demokratike fitoren e rreth 4 deputetëve në qarqe të ndryshme dhe partitë e koalicionit së bashku i kanë dhënë më tepër. Ky Dushk i ligjit dhe këto vota të partive të vogla janë marrë nga partitë e mëdha". Për republikanët, zgjedhjet e 28 qershorit ishin një test i suksesshëm dhe i rëndësishëm në avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Partia Republikane, nënvizoi Mediu, rikonfirmoi edhe një herë se është partia e dytë e së djathtës shqiptare, një faktor i rëndësishëm i fitores së saj në këto zgjedhje.

    Duke kujtuar se viti që shkoi ka qenë mjaft i vështirë për PR-në për shkak të sulmeve të shumta politike që i janë bërë kësaj force politike nga PS-ja dhe mediat, Mediu shtoi se sërish PR-ja arriti të dalë fituese nga këto zgjedhje, duke fituar një mandat deputeti, pra përfaqësimin në Kuvend, por edhe t‘i garantojë deputetë koalicionit "Aleanca e Ndryshimit". Duke e vlerësuar këtë koalicion, Mediu deklaroi se forca politike që ai drejton ka qenë gjithmonë e mendimit për zgjerimin e koalicionit, duke e bërë atë gjithëpërfshirës, kjo për vetë faktin se politika nuk është monopol i askujt dhe nuk duhet të jetë përjashtuese. Ndaj republikanët vlerësojnë bashkëpunimin e PD-së me LSI-në në ndërtimin e një qeverie të përbashkët. Kjo, sipas Mediut, do t‘i shërbejë interesit të vendit dhe proceseve integruese.

    Prej kohësh ne si politikë, tha Mediu, kemi përcaktuar qëllime të përbashkëta, të cilat kanë pasur iniciativa të përbashkëta në favor të interesave kombëtare. "Koha kërkon që ne të ngrihemi mbi dasitë tona politike dhe të punojmë për një qeveri stabile që u shërben interesave të vendit, kontributi politik dhe qeverisës i LSI-së së bashku me Aleancën e Ndryshimit, është shumë i rëndësishëm", theksoi ai. Gjithashtu, ai ka rikonfirmuar edhe një herë se aleatja kryesore e PR-së ka qenë dhe mbetet PD-ja, por shton ai, që të mbetemi të tillë në marrëdhënie dhe qëllime të përbashkëta në interes të vendit, ka shumë për të parë në marrëdhëniet dhe detyrimet reciproke.

    Shqip
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. I biri i Hysen Sheshorit: Babai im asnjehere nuk e ka akuzuar Berishen
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 12:30
  2. Topalli: Presidenti te konsultohet me Kuvendin per emerimet
    Nga new-man në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 02:27
  3. Jozefina Topalli, gruaja më e pushtetshme në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30
  4. Kryeparlamentarja Topalli viziton Kosovën
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •