PR vetem i humb vota te djathtes! Duhet largohen njehere e pergjithmone nga skena politika partiçka të tilla si PR, PSD, PDS, PAA etj që nuk marrin asnjë votë po të dalin ndërshmërisht në zgjedhje. Janë vetëm parazita që marrin pa të drejtë para nga taksapaguesit shqiptarë.
Life's too short to remove USB safely.
O gjek, po per te marr shumicen e votave ne parlament ne zgjedhjet e kaluara ishte e mire PR ?![]()
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Ka ndryshuar sistemi zgjedhor tani, s'mund te behet me skema e Dushkut. Sa per info, kete skeme e beri per here te pare PS-ja ne vitin 2001 ne komunen Dushk. Me pas ne 2005 meqe nuk u rregullua dot si klecke e beri si PD-ja edhe PS-ja. Dmth PD-ja u thonte militanteve te vet votoni per PR ne listen e partive qe te marrim me shume vende ne parlament. Po ashtu edhe PS-ja per PSD-ne etj. Keshtuqe PR-ja mori 21% te votave me duket, PSD nja 14% e kshu me rradhe.
Por tani ne 2009 funksionon parim tjeter, nuk ka kandidat dirket per deputet por jane me lista. Do te votohet vetem per partite. Ta shohim tani sa % do te marrin partiçkat e Mediut, Gjinushit, Milos, Xhuvelit etj....shushunjezat e taksapaguesve.
Life's too short to remove USB safely.
Eshte shume komode ta thuash kete 2 jave para zgjedhjeve... nqs PD fiton PR do jete ne koalicion perseri, e pastaj ca u pa ?
Si mundet Topalli ti quaj mafioze , kontrabandiste kur per 4 vjet i kishte ne qeveri? Dmth ka qene qeveri mafiozesh ? Keshtu i bie ?
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
a ka mundesi te me ndihmoni ju lutem
kunder kujt kandidon jozefina
dhe kunder kujt ky alibali
ju flm
JO SEKS PARA MARTESE
Sipas llogjikës simë kjo Topallia duhet të kandidoj në Shkodër nga dhe është, me qënë se sipas filozofisë së saj "Shqipëria po ndryshon" e ka ndryshuar Shkodrën.
Le të shohim se sa i ka kënaqur kërkesat e Shkodranëve.
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
Republikanët, testi që ndan Berishën nga Topalli
Nga Mero Baze
Ka thuajse një javë që baza e Partisë Demokratike nga Saranda në Shkodër po krijon përditë probleme me republikanët. Diku për shkak të spekulimit të tyre, diku për shkak të sharlatanizmit të kandidatëve të tyre dhe në shumë vende për shkak të Fatmir Mediut dhe historisë së tij të neveritshme si njeriu i lidhur me botën e krimit dhe historinë e Gërdecit. Nervozizmi mes palëve është rritur ndjeshëm dhe po kalohet deri në demonstrime të hapura, si në rastin e Shkodrës apo Beratit.
Gjestin më të pastër dhe më nervoz kundër tyre e bëri Jozefina Topalli. Me një gjuhë të ashpër dhe të qartë, që ndezi sheshin ku fliste në Postribë, ajo i akuzoi ata si mafiozë dhe spiunë. Gjuha e ashpër e Topallit u duk se krijoi probleme në lidershipin e PD dhe u bënë përpjekje të qarta për t’u censuruar, jo pa sukses. Dhe një televizion që e dha të plotë, Vizion Plus, iu hoq antena në Tarabosh.
Por nervozizmi që qëndron në bazë dhe përpjekjet për të mbuluar diellin me shoshë nga kreu i PD janë në dy kahe të kundërta. Ky është një test se sa pak i lirë është Berisha të lëshojë Fatmir Mediun, edhe pse partia e tij në bazë është e gjitha kundër tij. Ky është testi real që Fatmir Mediu, ky kloun i mafies në vend, kjo lodër në duart e trafikanteve dhe botës së errët, ka si lodër në duart e tij kryeministrin e vendit. Rasti i gjesteve nervoze të drejtuesve të tjerë të PD kundër republikanëve, dhe përpjekjet e Berishës për të mbuluar konfliktin, janë test i qartë i mungesës së lirisë që ai ka për t’u ndarë nga Fatmir Mediu.
Dhe për këtë gjithë kritikat janë drejtuar mbi zonjën Topalli. Në të vërtetë gjithë këto sulme vetëm sa i bëjnë mirë zonjës Topalli. Unë e kuptoj se partitë e vogla dhe media nuk e pranojnë atë gjuhë. Unë e pranoj se ajo është një gjuhë radikale që turbullon fushatën. Por Jozefina Topalli nuk është udhëheqëse e gjithë popullit, ajo është drejtuese ambicioze e PD. Dhe nëse ka një ‘popull’ për të cilin ajo bëhet merak, është populli i PD. Në kushtet kur lista e deputetëve të PD në Shkodër është e dobët, ku pas tre politikanëve të njohur të Shkodrës, Topalli, Trashani dhe Bushati, vijnë tre biznesmenë që s’kanë asnjë lidhje me PD, madje kundërshtarë të saj në shumë raste, zonja Topalli nuk ka asnjë shans për të fituar qarkun, veçse të bëhet zëdhënësja e krahut radikal politik në atë parti. Jozefina Topalli s’ka si t’u flasë kundër komunizmit, pasi Gjok Uldedaj, që e ka paguar vendin e pestë në listë, ka qenë anëtar i partisë së Punës së Shqipërisë, kur ishte student në vit të katërt, ajo s’ka si të flasë për Pjetër Arbnorin, pasi ai që ia vodhi votat më 2005, tani është në krah të Topallit, nuk ka si të flasë kundër Tom Doshit apo biznesmenëve të tjerë në listë, pasi ai që është i katërti, është edhe biznesmen, edhe i panjohur për PD.
Në këto kushte zonja Topalli ka zgjedhur rrugën e duhur për të tërhequr vëmendjen dhe për t’i dhënë ngjyrë politike garës në Shkodër, e cila rrezikon të përfundojë në garë biznesmenësh dhe matrapazësh partish të vogla.
Për këtë shkak, unë e justifikoj agresivitetin e saj kundër republikanëve dhe të tjerëve.
Së dyti, zonja Topalli ka ambiciet e saj reale dhe të besueshme për të qenë në lidershipin e PD dhe ajo ka nevojë të ruajë profilin e saj radikal në parti. Katër vjet më parë në fushatën e zgjedhjeve në vitin 2005, po ashtu dhjetë ditë para fushatës ajo doli nga skema e moderuar e fushatës së PD dhe iu kundërpërgjigj dy figurave të forta të së majtës, Gramoz Ruçit dhe Skënder Gjinushit, duke iu kujtuar se gabimi i Berishës ishte që nuk iu dha një plumb ballit më 1997-ën. Deklarata e saj në atë kohë shkaktoi alarm në strukturat elektorale të PD dhe te kompania që kujdesej për marketingun e saj elektoral, por efekti real ishte pozitiv. Mbingopja me fushatë artificiale kishte bërë punën e vet, dhe shpërthimi i zonjës Topalli ishte një dozë e nevojshme agresiviteti.
Dje zonja Topalli ka shkaktuar sërish dhimbje koke për kreun e qeverisë dhe fushatën e tij. U pa qartë se deklarata e saj u përpoq të fshihej dhe të relativizohej. Por e vërteta është se shumë militantë të bazës së PD mezi e kanë pritur një deklaratë të tillë, pasi një nga problemet që ata kanë mbetur jashtë pushtetit për katër vjet, ka qenë pikërisht pushteti i tepërt dhe jashtë kontrolli i të vegjëlve. Në këtë pikë duket se zonja Topalli investon për personalitetin e saj brenda PD dhe nuk është shumë e shqetësuar për taktikat elektorale të PD apo marrëveshjet e Berishës me aleatët. Duke investuar te militantët e PD dhe duke u futur në një gjatësi vale me ta, ajo synon realisht të konsolidojë figurën e saj radikale brenda partisë, për të qenë e gatshme për çdo garë të re brenda partisë pas zgjedhjeve.
Lajmi real pas këtyre zhvillimeve nuk është agresiviteti i Topallit. Ajo është natyrale në këtë profil dhe në linjën e saj klasike. Lajm është që Sali Berisha nuk ka fuqi të lëshojë Fatmir Mediun duke mbetur peng i tij. Kjo tregon distancën reale të interesave të bazës së PD dhe interesave të tij familjare.
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Menjehere pas "deklarates" se jozefines, nje vrasje e tmerrshme e kryetarit te PDK te atyre zonave ... sa çudi, sa çudi, u bene shume te modes keto makinat qe dalin nga rruga dhe shperthejne.. po me kujtonte vdekjen e Kosta Trebickes........... SHUME CUDI ...
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
06/06/2008 - 13:57
• Kreu i PDKe deklaroi kete gjate asamblese me te zgjedhurit vendor ku shtoi se pavaresisht marrveshjeve te pandershme mes PS dhe PD, PDK do te arrije rezultate te suksesshme ne zgjedhjet e 2009.
TIRANE-Sulmet ndaj PDK behen ne zyrat e shtetit dhe vijne per shkak te mosmarrveshjeve politike te momentit apo xhelozive, megjithate ju kerkoj qe te bashkepunoni me perfaqesuesit e partive te koalicionit ne cdo njesi vendore. Keshtu eshte shprehur sot kreu i kesaj partie Nard Ndoka gjate asamblese me te zgjedhurit vendor.
”Per shkak te xhelozive te mosmarreveshjeve poltike te momentit ka ndodhur shpesh qe politika te beje presion te shkarkoje apo te ndryshoje te emeruarit tone ne qeverisjen vendore. Kjo behet me nje urdhër, behet nga zyrat dhe ne shpesh i mesojme keto lajme nga mediat. Këshilla dhe kërkesa ime per te gjithe te zgjedhurit vendore demokristiane eshte qe ju duhet te tregoni vullnet te palëkundur per bashkëqeverisje me partite e koalicionit qeveriater ne komunat dhe bashkite ku veproni. Ky bashkëpunim nuk duhet te vihet asnjeher ne dyshim as ne rastet kur ne gazeta lexoni sulme verbale te ndonje politikani aleat kunder nesh apo kur nje zyrtar i papergjeshem aleat ju ben presione verbale per te marre voten tuaj”, tha kreu i PDK-se.
Ndoka shtoi se pavaresisht marrveshjeve te pandershme mes PS dhe PD per sistemin zgjedhor PDK do te arrije rezultate te suksesshme ne zgjedhjet e 2009.
(d.b/News24/Balkanweb)
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Krijoni Kontakt