Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Topalli, akuza PR-së: Republikanët, mafiozë e kontrabandistë

    Shënohet përçarja e parë publike mes PD-së dhe PR-së. Topalli akuza PR-së. Reagon kryetari i PR-së së Shkodrës: PD-së nuk i vjen e keqja nga PR


    SHKODËR - Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Partia Demokratike shënon përçarjen e parë publike me partinë kryesore të koalicionit, PR. Është pikërisht Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila nën cilësinë e nënkryetares së PD-së, gjatë një takimi të zhvilluar në fshatin Mes të komunës Postribë, ka akuzuar ashpër jo vetëm PDK-në, e cila nuk është më pjesë e koalicionit të PD-së, por edhe PR-në, për të cilën kryeministri Sali Berisha trumbeton ditë e natë se do të jetë parti qeverisëse.


    Gjatë takimit me banorët e këtij fshati, nënkryetarja e demokratëve, Topalli, ka kërkuar që asnjë votë të mos shkojë për partitë e vogla.


    "Ne do të këmbëngulim që të marrim aq deputetë sa të qeverisim të vetëm, pa ato partitë e vogla, demokristianë, republikanë etj. Këta janë o spiunë, o mafiozë, o kontrabandistë",- tha Topalli. Nuk ka vonuar edhe reagimi i kryetarit të PR-së së Shkodrës, Namik Kamberi.


    "Kam dy vjet që marrëdhëniet me Topallin i kam të ngrira. E respektoj dhe është një nder i Shkodrës, por deklarata e saj është e pavend. Nuk mund të vihet shenjë barazimi mes demokristianëve e republikanëve. Kjo është e pamoralshme.


    Ne kemi qenë krah PD-së në kohë të vështira. Nga ajo që dëgjohet në terren, është e qartë se PD-ja nuk arrin të marrë 50% të votave që të krijojë e vetme qeverinë.


    Në vitin 1997 kam qenë unë që e kam përkrahur e mbështetur Berishën, ndërsa shumë nga eksponentët e sotëm të PD-së në Shkodër nuk janë dukur. Uroj që deklarata e Topallit të jetë një lapsus, pasi PD-së nuk i vjen e keqja nga PR-ja, por nga partitë e tjera të vogla që lëvizin herë majtas, herë djathtas.


    Kam komunikuar disa herë për këtë me kryetarin e PR-së, Mediu, që ka kërkuar të verifikohet një deklarim i tillë, pasi nuk e meritojmë një epitet të tillë",- tha Kamberi. Prej kohësh, vihet re një distancim i Partisë Demokratike nga partitë aleate të saj.


    Ndryshe nga PS, ku kryetari i PS-së, Edi Rama, nuk harron të përmendë faktin se PS ka koalicionin fitues, kryetari i PD-së, Sali Berisha, nuk i përmend në asnjë prej deklaratave të tij aleatët, edhe pse disa prej drejtuesve të këtyre partive, ai i ka në qeverisje. Në asnjë dalje publike, Berisha nuk bën thirrje për të mbështetur koalicionin.


    Deklarata e parë e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD-së, tregon qartazi se, koalicioni i PD-së me PR-në është i lidhur për interesa krejtësisht të ngushta dhe nuk pasqyron në të vërtetë një koalicion real mes tyre.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ska faj Topalli jo.
    Shushunja jane partite e vogla.
    Sidomos me Mediun ne fushate (nje nga poltikanet me te neveritshem te trazicionit) me shume humb pike pd sesa fiton me te.
    Kot se bene ligjin te merte sa te merte njera parti e te bente qeverine.
    Na pret lsi tani se ka celsin e situates ne dore. Pret edhe Edin edhe Saliun ti mari kryemninistrin dhe 3 ministrite me me peshe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 17-06-2009 më 13:07

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    PR tenton te mbylle sherrin

    Republikanet tentuan te mbyllin krisjet me Partine Demokratike nje dite pas deklarates kontraversiale te nenkryetares demokrate Jozefina Topalli.

    Ne nje takim elektoral ne Postribe te Shkoder, Topalli akuzoi Partine Demokristiane, por edhe aleatet republikane si parti te inkriminuara.

    Ne emer te kryesise se Partise Republikane ka reaguar nenkryetari i kesaj partie, Neritan Alibali, i cili eshte edhe kandidat republikan i qarkut te Shkodres.

    Alibali deklaroi se mes Partise Republikane dhe asaj Demokratike ka nje marreveshje te nenshkruar ne 21 mars te ketij viti nga dy kryetaret Sali Berisha dhe Fatmir Mediu.

    “Ne e konsiderojme qendrimin e zonjes Topalli, si kercenim personal te paarsyeshem qe bie ndesh me paktin e nenshkruar me Partine Demokratike. Ne i hedhin prapa qendrimet personale te mbajtura nga gjithsecili dhe shohim nga e ardhmja”, u shpreh Alibali.

    Republikanet kerkojne qe te votohet per koalicionin e djathte dhe permendin faktin se kryeministri Berisha e ka vleresuar Partine Republikane si aleatin me te ngushte dhe se republikanet do jene serish nje koalicionin qeverises.

    T-Ch
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ska faj Topalli jo.
    Shushunja jane partite e vogla.
    Sidomos me Mediun ne fushate (nje nga poltikanet me te neveritshem te trazicionit) me shume humb pike pd sesa fiton me te.
    Nga zgjedhjet na ndajne perafersisht 2 jave, dhe zonja e nderuar tani kujtohet te quaj mafioze e kontrabandiste, ne kete rast me PR perfshin direkt Mediun, nje minister te perfshire deri ne gryke me afera te qelbura me pergjegjesi penale, qe mesa duket as qe ka per tu gjykuar ndonjehere mqs proçesi po shtyhet e po shtyhet ... dhe sikur kjo mos te mjaftonte Mediu eshte perseri kandidat per deputet, pjese e koalicionit te PD. Atehere, eshte per tu çuditur ky rrefim i zonjes, sepse Mediu nga njera ana thote :

    Vota për PR, vijim i rrugës europiane
    • Fatmir Mediu, kreu i PR në një takim të zhvilluar me banorët e Hasit, i ka kërkuar votën këtyre të fundit për partinë që ai drejton. Vota për PR-në u shpreh Mediu është një votë e cila do të coj përpara vendin Sot në NATO nesër në BE-tha Mediu.
    Sikur nuk po me dalin llogarite tani ? Dhe akoma per tu çuditur eshte heshtja totale e doktorit per kete çeshtje. Apo ishte nje mision per Topallin , per te hequr me lezet Mediun nga skena politike e PD.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Parita Republikane ka 28 deputetë në parlament, të cilat i fitoi jo ndershmërisht në zgjedhjet e kaluara.
    Të shohim sa është fuqia reale e këtyre partive që fryhen si tullumbace tani.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2005
    Postime
    30
    Zero me xhufka........

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    O yes yes , por PD i duheshin ata deputet per per te krijuar qeverine, pse u kujtua tani Topalli te bej keto deklarata? Edhe nqs PD fiton serisht PR do te jete perseri ne koalicion me ta, kjo e sigurte,atehere ??????
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    esht gallat kur Topallja me Berishen akuzojn te tjeret se jan mafioze dhe hajdut....pffffff

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ska faj Topalli jo.
    Shushunja jane partite e vogla.
    Sidomos me Mediun ne fushate (nje nga poltikanet me te neveritshem te trazicionit) me shume humb pike pd sesa fiton me te.
    Kot se bene ligjin te merte sa te merte njera parti e te bente qeverine.
    Na pret lsi tani se ka celsin e situates ne dore. Pret edhe Edin edhe Saliun ti mari kryemninistrin dhe 3 ministrite me me peshe.

    Shume mire e ke thene. Shumica e plehrave militojne tek keto partiçkat e vogla ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Shpejt u kujtua Topalli ti etiketoje keta partnere te mazhorances.A nuk ndjen ndopak pergjegjsi topalli qe ka pasur ne krah kriminele dhe mafioze te perfshire ne koalicionin bashkqeverises?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. I biri i Hysen Sheshorit: Babai im asnjehere nuk e ka akuzuar Berishen
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 12:30
  2. Topalli: Presidenti te konsultohet me Kuvendin per emerimet
    Nga new-man në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 02:27
  3. Jozefina Topalli, gruaja më e pushtetshme në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 13-11-2007, 07:30
  4. Kryeparlamentarja Topalli viziton Kosovën
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •