Koreja Veriore ka sinjalizuar se do të përgjigjet “një mijë herë më fuqishëm” në rast të sulmit eventual nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve.
Sinjalizimin për hakmarrjen ushtarake e kanë transmetuar mediumet e Koresë Veriore vetëm disa orë pasi që presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Koreja Veriore paraqet “kërcënim serioz” për botën dhe u angazhua për ashpërsim të sanksioneve ndaj Phenianit.
Barak Obama dhe kryetari i Koresë Jugore, Li Mung Bak, që u takuan në Uashington, janë pajtuar që të formohet “aleanca strategjike” në nivel rajonal dhe global, me qëllim të bindjes së Koresë Veriore që të heqë dorë nga programi bërthamor. /Shqipmedia/
Krijoni Kontakt