Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    LARTESIMI I IMANIT

    "E mos u dobėsoni (fizikisht) dhe mos u dėshpėroni (shpirtėrisht) derisa ju jeni mė tė lartit, po qe se jeni besimtarė tė sinqertė. " (Ali Imran, 139)
    Gjėja e parė nė tė na cilėn shkon mendja nga ky udhėzim ėshtė se ky ajet i drejtohet gjendjes nė xhihad e pėrfaqėsuar nė dyluftim. Por, njėmendėsia e kėtij udhėzimi dhe shtrirja e tij ėshtė mė e madhe dhe mė e gjerė nga kjo gjendje e veēantė me tė gjitha rrethanat e tij tė shumta.
    Ai pėrfaqėson gjendjen e pėrhershme nė tė cilėn duhet tė jetė ndjenja e muslimanit, koncepti, vlerėsimi i gjėrave dhe ndodhive, vlerave dhe individėve nė mėnyrė tė barabartė.
    Ai pėrfaqėson gjendjen e lartėsimit nė tė cilėn duhet tė vendoset qenia e besimtarit pas ēdo gjėje, ēdo situate, ēdo vlere dhe ēdo individi, lartėsimi me iman dhe me vlerat e tij mbi tė gjitha vlerat qė dalin nga njė bazė jashtė bazės sė imanit.
    Lartėsimi mbi fuqitė e shmangura tė tokės nga metodologjia e imanit, mbi vlerat e tokės tė cilat nuk burojnė nga baza e imanit, mbi traditat e tokės tė cilat nuk i ka formuluar imani, mbi ligjet e tokės tė cilat nuk i ka normuar imani dhe mbi institucionet e tokės tė cilat nuk i krijoi imani.
    Lartėsimi, pėrkundėr dobėsisė sė fuqisė, vogėlsisė sė numrit dhe varfėrisė sė mallit, ėshtė i barabartė si lartėsimi me fuqi, bollėk dhe pasuri.
    Lartėsimi i cili nuk tundet para njė fuqie shtypėse, as para tekeve shoqėrore, as para ligjit tė padrejtė, as para njė standardi i cili ėshtė pranuar tek njerėzit e i cili nuk ka kurrfarė mbėshtetje nė iman.
    Rasti i ndihmesės kolektive dhe qėndresės nė xhihad nuk ėshtė tjetėr pos njė rast prej rasteve tė lartėsimit tė cilin e pėrfshin udhėzimi i madh hyjnor.
    Lartėsimi me iman nuk ėshtė rėndom njė insistim personal, mburrje e shprehur dhe entuziazėm i flaktė, por ai ėshtė lartėsim i vendosur nė tė vėrtetėn e patundur tė pėrqendruar nė natyrėn e ekzistimit, nė tė vėrtetėn e pashtershme edhe pas logjikės sė forcės, botėkuptimit tė ambientit, normativave tė shoqėrisė dhe traditave tė njerėzve ngase ai ėshtė i lidhur drejtpėrsėdrejti me All-llahun e gjallė qė nuk vdes.
    Bashkėsia njerėzore ka pozitėn dominuese, bontonin e saj tė pėrgjithshėm, shtypjen dėrrmuese dhe peshėn e saj tė rėndė, por ka efekt vetėm mbi ata tė cilėt. nuk kanė mbrojtje prej tij me ndonjė shtyllė tė palėkundshme, dhe tė cilėt i rezistojnė pa ndonjė mbėshtetje tė fortė. Ėshtė shumė vėshtirė tė pėrshkohen konceptet dominuese dhe idetė e pėrhapura dhe tė shpėtohet prej tyre pa u vendosur njė e vėrtetė nėn ndikimin e sė cilės shteren kėto koncepte dhe mendime dhe pa u mbėshtetur nė njė burim mė tė lartė se burimi i tyre, mė i madh dhe mė i fuqishėm.
    Ai i cili i ėshtė nėnshtruar kėsaj shoqėrie, mendimit dominues, bontonit tė pėrgjithshėm, vlerave, konsideratave, ideve, koncepteve, devijimeve dhe tekeve tė saj, do tė ndihet i huaj dhe i dobėt gjersa nuk ka mbėshtetje mė tė fortė sesa mbėshtetja nė njerėz, mbėshtetje mė tė sigurt sesa toka, mbėshtetje mė tė ndershme sesa jeta.
    All-llahu nuk e lė besimtarin tė vetmuar ta rezistojė shtypjen, ta bartė barrėn, tė rraskapitet nga dobėsimi e dėshpėrimi. Qė kėtu vjen ky udhėzim:
    "E mos u dobėsoni (fizikisht) dhe mos u dėshpėroni (shpirtėrisht) derisa ju jeni mė tė lartit, po qe se jeni besimtarė tė sinqertė. " (Ali Imran, 139)
    Ky udhėzim paraqitet t'i kundėrvihet dobėsimit dhe dėshpėrimit si dy gjendje emocionale tė cilat e sulmojnė ndėrgjegjen nė' kėtė rast. Ai u kundėrvihet me lartėsim e jo thjesht me durim dhe qėndresė. Lartėsimi i cili shikon nga lart nė fuqitė zullumqare, vlerat dominuese, konceptet e pėrhapura, konsideratat, pozicionet, traditat, doket dhe grupet e tubuara nė lajthitje.
    Besimtari ėshtė mė i larti. Mė i larti nė mbėshtetje dhe burim. As e tėrė toka, as njerėzit, as vlerat qė dominojnė nė tokė dhe konsideratat e pėrhapura nė njerėz nuk janė mė tė larta pėrderisa ai nga All-llahu frymėzohet, te All-llahu kthehet (mbėshtetet) dhe sipas metodologjisė sė Tij do tė shkojė?
    Ai mė sė miri e percepton dhe mė sė larti e koncepton tė vėrtetėn e ekzistencės. Besimi nė All-llahun, Njė, pėrmes kėsaj pamjeje me tė cilėn erdhi Islami, ėshtė pamja mė e plotė e njohurisė sė tė vėrtetės mė kolosale. Kur tė bėhet krahasimi i kėsaj pamjeje me atė grumbull konceptesh, besimesh dhe drejtimesh, qofshin ato qė kanė ardhur prej filozofive tė mėdha nė tė kaluarėn dhe tė sotshmen apo ku pėrfunduan besimet idhujtare dhe biblike tė devijuara (ēifute e tė krishtera, sh.p.), apo atė qė e imponuan drejtimet e errėta materialiste, kur tė bėhet krahasimi i kėsaj pamjeje tė shkrepur, tė qartė, tė bukur e tė harmonizuar me kėtė grumbull dhe kėto sorollatje, do tė ndriēohet madhėshtia e besimit islam siē nuk ėshtė ndriēuar kurrė mė parė. Nuk ka dyshim se ata qė e dinė kėtė tė vėrtetė, janė mė tė lartė se tė gjithė ata qė gjenden nė atė grumbull.18
    Ai ėshtė mė i ngrituri nė konceptimin e vlerave dhe kritereve me tė cilat maten jeta, ndodhitė, gjėrat dhe individėt. Akideja e cila buron nga tė njohurit e All-llahut me atributet e Tij, siē i theksoi ato Islami, dhe nga e cila buron njohuria pėr njėmendėsinė e vlerave, nė kėtė ekzistencė tė pakufishme e jo nė mejdanin e vogėl tė Tokės, kjo akide e ka pėr detyrė t'i ofrojė besimtarit koncept pėr vlerat mė tė larta dhe mė tė pėrpikta nga ato kritere tė ndryshme qė gjenden nė duar tė njerėzve, tė cilėt edhe nuk mund tė perceptojnė pėrveē ēka shohin nėn kėmbėt e tyre. Ata nuk mund t'i pėrmbahen njė kriteri edhe nė njė gjeneratė, madje edhe nė njė popull, madje edhe nė njė qenie prej kohės nė kohė.
    Ai ėshtė mė i larti nė ndėrgjegje dhe sens, moral dhe sjellje. Besimi i tij nė All-llahun me emra tė bukur dhe veti tė shkėlqyeshme vetvetiu e frymėzojnė me madhėshti, pastėrti, ndershmėri dhe devotshmėri, pastaj me punė tė frytshme dhe udhėheqje tė drejtė. Mbi kėto, frymėzimi i akides pėr shpėrblim nė ahiret, shpėrblim para tė cilit zvogėlohen telashet e dynjasė dhe tė gjitha ankesat nga ajo, nė tė cilin qetėsohet ndėrgjegjja e besimtarit edhe nėse shkon nga kjo botė pa ndonjė pėrfitim.
    Ai ėshtė mė i larti me ligj dhe sistem. Atėherė kur besimtari e konsulton gjithė atė kapital qė e njohu njerėzimi nė tė kaluarėn dhe sot dhe e krahason me ligjin dhe sistemin e tij, do tė shohė se ato u pėrngjajnė pėrpjekjeve fėmijėrore dhe kacavarjeve tė qorrave. Ai nė kėtė rast do tė shikojė nė njerėzimin nga lart me dhembje e keqardhje pėr mjerimin dhe pafatėsinė e tyre. Nė shpirtin e vet ai e ndjen atė mbi lartėsim mbi kėtė pafatėsi dhe humbje.
    18 Konsulto kapitullin: "Sorollatje dhe grumbullim" nė librin: "Karakteristikat e konceptit islam dhe potencialet e tij"
    Pikėrisht kėshtu muslimanėt e parė qėndronin para dukurive tė zbrazėta, fuqive tė tundura dhe konsideratave tė cilat njerėzit i adhuronin nė xhahilijjet. Xhahilijjeti nuk ėshtė njė periudhė kohore, por ėshtė gjendje prej gjendjeve e cila pėrsėritet sa herė qė devijon shoqėria nga metodologjia islame, njėjtė si nė tė kaluarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen.
    Kėshtu qėndroi Mugire Ibėn Shu'be para formave tė xhahilijjetit, pozicioneve, vlerave dhe koncepteve tė tij nė tendėn e Rustumit, komandantit tė njohur persian:
    Nga Ebu Uthman En-Nehdi pėrcillet se ai ka thėnė: "Kur Mugireja arriti nė Kantare (vendi ku gjendej njė urė, sh.p.) e kaloi atė, dhe doli nė anėn e persianėve. Nga ai kėrkuan tė ulet pėr bisedė. Ata kėrkuan nga Rustumi tė takohet me tė. Nuk ndryshuan asgjė nga simbolet e veshura pėr t'i treguar qėndrimet e forta. Kur u afrua Mugire ibni Shu'be i pa ushtarėt nė veshjen e tyre me kurora dhe rroba tė praruara (tė thurura me ar). Ai (Rustumi) i kishte rreshtuar ata nė largėsi prej njė galves (Galveja ėshtė masė largėsie sa shkon larg shigjeta e cila pėrcaktohet me treqind ose katėrqind hapa). Askush nuk i afrohej mė afėr nga kjo largėsi e galves. Mugireja, i cili kishte katėr gėrsheta, iu afrua duke ecur gjersa u ul nė shtratin ku gjendej edhe jastėku i tij. Atėherė iu turrėn ushtarėt, e shkundėn, e ulėn dhe e rrėzuan. Mugireja nė atė rast tha: "Mė parė na arrinin lajmet pėr ju qė i ėndėrronim. Por sot nuk shoh popull mė tė poshtėruar se ju. Ne arabėt jemi tė barabartė, nuk e robėrojmė njėri-tjetrin, pėrveē nėse jemi nė luftė (armiqėsi) me banorin tonė. Kam menduar se edhe ju e trajtoni tė barabartė popullin tuaj ashtu siē i trajtojmė ne tanėt tė barabartė. Do tė ishte mė mirė nga kjo qė vepruat me mua tė mė informoni se njė pjesė e juaj ėshtė zot i tjetrės. Kjo gjendje nuk do tė vazhdojė gjatė te ju. Ne nuk veprojmė kėshtu, as qė do t'u kisha ardhur, por vetė mė ftuat. Sot kuptova se ēėshtja juaj do tė mbarojė. Ju do tė jeni tė dėshtuar. Asnjė mbret nuk mund tė qėndrojė me kėto sjellje e as me kėto mend."
    Kėshtu edhe Rub'ij bin Amir qėndroi trimėrisht me Rustumin dhe ushtrinė e tij para luftės sė Kadisijjes:
    "Sa'd bin Ebu Vekkasi e dėrgoi Rub'ij bin Amirin para ngjarjes sė Kadisijjes si pėrfaqėsues te Rustumi, komandant i ushtrisė persiane dhe udhėheqės i tyre. Kur hyri te ai e pa se si e kishin zbukuruar vendin (tendėn) e tij me jastėkė e shtretėr tė mėndafshtė, kurse nė tė dukeshin margaritarėt dhe xhevahiret e shtrenjtė dhe tė ēmueshėm e nė kokė mbante taxhin, po edhe gjėra tjera tė ēmueshme. Ai ishte i ulur nė njė krevat prej ari. Rub'iju hyri me teshat e tij tė zhgujta e kalin e tij tė ulėt saqė filloi tė shkelė nė njė pjesė tė qilimit. Pastaj zbriti nga ai dhe e lidhi me njė pjesė tė jastėkėve. Iu afrua atij (Rustumit) me armė nė dorė e me helmetė nė kokė. I thanė atij: Lėre armėn. Ai u pėrgjigj: Unė nuk u jam dorėzuar, por erdha meqė mė ftuat. Nėse mė lini kėshtu (po mbetem), pėrndryshe po kthehem. Atėherė Rustumi tha: Jepni leje atij. Filloi t'i afrohet duke e mbėshtetur shigjetėn e tij mbi mbulesat dhe duke i shpuar. Rustumi i tha: Ē'ju solli juve kėtu? Ai u pėrgjigj: All-llahu na ka sjellė qė t'i nxjerrim ata qė Ai do nga robėria ndaj robėrve nė robėri vetėm ndaj All-llahut, nga ngushtica e dynjasė nė gjerėsinė e dynjasė dhe ahiretit dhe nga padrejtėsitė e feve tjera nė drejtėsinė e Islamit."
    Situatat kanė ndryshuar. Megjithatė muslimani edhe pse ėshtė nė pozitėn e tė mundurit, por thjesht vetėm prej fuqisė materiale, atė nuk e ndajnė emocionet se ai ėshtė mė i larti. Ai nė ngadhėnjyesin e tij shikon nga lart pėrderisa ėshtė besimtar. Ai ėshtė i bindur se ajo ėshtė periudhė e shkurtėr qė do tė kalojė. Imanit pėrsėri do t'i kthehet, s'ka ikje prej tij. Madje merre edhe si supozim se ai nuk ngadhėnjen, pėrsėri njė gjendje e tillė nuk ia ulė kokėn. Njerėzit qė tė gjithė vdesin, kurse muslimani bie shehid. Ai ndahet nga kjo tokė pėr nė xhennet, kurse ngadhėnjyesi i tij kur ndahet
    shkon nė zjarr. Sa i madh ėshtė dallimi midis tyre, kurse ai e dėgjon ftesėn e Zotit tė tij bujar:
    "Tė mos mashtrojė bredhja nėpėr qytete e atyre qė nuk besuan. Ajo ėshtė njė kėnaqėsi e paktė, e pastaj vendi i tyre ėshtė xhehennemi qė ėshtė vend mjerimi. Por, ata qė ia patėn frikėn Zotit tė tyre, ata i kanė xhennetet nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe aty janė pėrgjithmonė. Ajo ėshtė pritje nga ana e All-llahut, e pėr tė mirėt mė e dobishmja ėshtė ajo qė ėshtė tek All-llahu. " (Ali Imran, 196-198)
    Derisa shoqėrinė e udhėheqin ideologji, koncepte, vlera dhe pozicione, qė tė gjitha janė ndryshe nga akideja, konceptet, vlerat dhe kriteret e tij, atė prapėseprapė nuk e braktisin ndjenjat se ai ėshtė mė i larti, kurse ata qė tė gjithė nė shkallė tė ulėt. Ai shikon nė ta nga lart me nder dhe mburrje, por edhe me mėshirė, dhembje dhe me dėshirė pėr udhėzimin e tyre nė mirėsinė qė ėshtė me tė dhe ngritjen e tyre nė lartėsinė
    ku ai jeton.
    Batili (sistemi i kotė) bėn zhurmė dhe bėrtet, ngre zėrin dhe shkund krahėt. Ai pėrshkohet me panik artificiale me tė cilėn vė perde nė sytė dhe zemrat e njerėzve. Sytė dhe zemrat e tyre nuk i shohin pas kėtij paniku tė kėqijat e shėmtuara dhe mėngjesin e vrenjtur e tė mbrapshtė. Besimtari shikon nga lartėsia nė batilin krahėhapur dhe nė masėn e mashtruar. Ai as nuk dobėsohet, as nuk dėshpėrohet. Ai nuk lėkundet nga vendosja nė hakun qė e posedon dhe vendosmėria nė metodologjinė qė e ndjek. Atij nuk i dobėsohet as dėshira pėr udhėzimin e tė humburve dhe tė mashtruarve.
    Kėshtu shoqėria fundoset nė pasionet e saj tė ulėta, shkon sipas tekeve tė saj lakuriqe, ngjitet pėr balte e pėr dheu duke llogaritur se ai po kėnaqet dhe po lirohet nga prangat dhe pėrkufizimet. Pėrkundrazi, do tė jetė shumė vėshtirė tė gjendet nė kėtė shoqėri kėnaqėsia e pastėr dhe e mira hallall. Aty nuk mund tė gjejmė pos asaj qė ėshtė bėrė traditė e mbrapshtė, pos baltės dhe dheut. Besimtari shikon nga lart nė ata qė janė zhytur nė baltė e janė ngjitur pėr dheu e se si ai ka mbetur i veēantė dhe i vetėm. Ai as nuk dobėsohet, as nuk dėshpėrohet. Asnjėherė nuk i shkon mendja qė ta heq mantelin e tij tė bardhė e tė dėlirė e tė zhytet nė baltė. Ai mbetet mė i larti me pėrjetimin e imanit dhe kėnaqėsinė e bindjes.
    Besimtari qėndron i kapur pėr fenė e tij si ai qė ėshtė kapur pėr maje tė palmės nė shoqėrinė e cila dėboi fenė, moralin, vlerat e larta, gjėrat e ndershme dhe ēdo gjė e cila ėshtė e pastėr, e dėlirė dhe e bukur. Tė tjerėt marrin qėndrimin e tallėsit tė vlerave tė tij. Besimtari nuk dobėsohet duke shikuar nga lart nė nėnēmuesit, tallėsit dhe pėrqeshėsit dhe duke thėnė atė qė e tha njėri nga turma e ndershme e cila ishte para tij, nė varganin e imanit tė thellė e modest e nė rrugėn e gjatė e tė hapur, Nuhu alejhisselam:
    "Nėse talleni me ne, edhe ne do tė tallemi me ju, ashtu siē po talleni ju!" (Hud 38)
    "Mėkatarėt ishin ata tė cilėt i pėrqeshnin ata qė besuan, dhe kur kalonin (besimtarėt) pranė tyre (idhujtarėve), ata ia bėnin me sy njėri-tjetrit. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin tė kėnaqur. Dhe kur i shihnin ata (besimtarėt), thonin: S'ka dyshim se kėta (besimtarėt) janė tė humbur! Po Ne nuk i caktuam ata (idhujtarėt) si rojė tė atyre (besimtarėve). E sot (nė Ditėn e gjykimit), ata qė besuan do tė tallen me jobesimtarėt. Duke qėndruar tė mbėshtetur (besimtarėt) nė kolltukė e duke shikuar. A thua a u shpėrblyen jobesimtarėt pėr atė qė punuari? " (Mutaffifun, 29-36)
    "E kur u lexoheshin atyre ajetet tona tė argumentuara, ata qė nuk kishin besuar u thonin atyre qė kishin besuar "Cili grup (ne ose ju) ka vend jete mė tė mirė dhe kuvend mė autoritativ? " (Merjem, 73)
    Cili nga dy grupet? Mendjemėdhenjtė qė nuk i besojnė Muhammedit apo tė varfrit tė cilėt tubohen rreth tij? Cili nga dy grupet? Nadr bin Harith, Amr bin Hisham, Velid bin Mugire dhe Ebu Sufjani apo Bilalli, Ammari, Suhejbi dhe Habbabi? A mund tė jetė ajo nė tė cilėn thėrret Muhammedi mirėsi? A thua ithtarė tė tij tė denjė janė ato grupe tė cilėt as nuk kanė autoritet te kurejshėt e as forcė, tė cilėt tubohen nė njė shtėpi tė thjeshtė si shtėpia e Erkamit, kurse kundėrshtarė tė tij tė jenė ithtarėt e nedves (klubit) me famė madhore, me autoritet, pozitė dhe pushtet?!
    Kjo ėshtė logjikė e lidhur pėr tokėn, logjikė e tė verbuarve nga hapėsirat e larta nė ēdo kohė dhe vend. Ėshtė urtėsi e All-llahut qė akideja tė mbetet e zhveshur nga ēdo zbukurim dhe e liruar nga faktorėt e joshjes. S'ka afėrsi me sunduesin, as krenari me pozitėn, as pėrgjigje kėnaqėsisė e as shqetėsim nga emocionet. Ajo kėrkon pėrpjekje, mundim, xhihad dhe dėshmorėsi. Atė le ta pranojė kush tė dojė. Besimtari ėshtė i sigurt nė vetvete se ai e do vetvetiu, pastėr vetėm pėr All-llahun pa i ndėrhyrė njerėzit, pa iu pėrgjigjur pozitave dhe tėrheqshmėrive lajkatare. Nga ajo le tė shmangen ata qė lakmojnė nė pozita dhe interesa, nė zbukurime dhe lavdėrime, pasuri e plaēkė dhe ata qė u japin peshė konsideratave tė njerėzve gjersa nuk kanė peshė te peshorja e All-llahut.
    Besimtari nuk i merr vlerat, konceptet dhe kriteret e tij nga njerėzit, pėrderisa nuk i vlerėson gjykimet e njerėzve, por ai i merr nga Zoti i njerėzve i cili i mjafton. Ai nuk i merr nga pasionet e krijesave, pėrderisa tė anojnė mbi pasionet e krijesave. Ai i merr nga peshorja e hakut tė qėndrueshėm i cili nuk anon e as nuk avancon. Ai nuk i pėrvetėson nga kjo botė e sosur dhe e kufizuar por ato janė tė ngulitura nė ndėrgjegjen e tij nga burimet e ekzistencės. Andaj, prej nga tė gjejė nė shpirtin e tij dobėsi ose nė zemrėn e tij dėshpėrim gjersa ai ėshtė i lidhur me Zotin e njerėzve, peshoren e hakut dhe burimet e ekzistencės?
    Ai ka tė drejtė. Pėrtej tė drejtės nuk ekziston asgjė pos lajthitjes. Le tė ketė lajthitja autoritetin e vet, le t'i ketė hilet e mashtrimet, le t'i ketė mbrapa turmat dhe masat. Kjo nga haku asgjė nuk ndryshon. Ai ėshtė nė hak, pėrtej hakut nuk ekziston asgjė pos lajthitjes. Besimtari nuk e zgjedh lajthitjen nė dėm tė hakut me lajthitje, sido qė tė jenė rrethanat dhe situata.
    "Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh. Zoti ynė, Ti je ai qė nė njė ditė do t'i tubosh njerėzit, ditė pėr tė cilėn nuk ka dyshim. All-llahu nuk shkel premtimin e Vet" (Ali Imran 8-9)

  2. #12
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    KJO ĖSHTĖ RRUGA E VĖRTETĖ


    "Pasha qiellin me plot yje, Pasha ditėn e premtuar, Pasha atė qė dėshmon dhe atė qė dėshmohet! Mallkuar qofshin ata tė zotėt e hendeqeve, Tė zjarrit me plot lėndė djegėse, kur ata rrinin ulur rreth tij, dhe dėshmonin atė qė bėnin me besimtarėt. E nuk patėn pse t'i urrejnė, pėrveē qė e besuan All-llahun, ngadhėnjyesin, tė lavdėruarin, tė cilit i takon sundimi i qiejve e i tokės, e All-llahu ėshtė dėshmitar i ēdo sendi. Ėshtė e sigurt se ata qė i sprovuan besimtarėt dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanė dėnimin e xhehenemit dhe dėnimin e djegies. Ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata kanė xhennete nėn tė cilat burojnė lumenj, e ai ėshtė suksesi mė i madh. Ėshtė e vėrtetė se goditja qė e fillon (krijimin) dhe e rikthen. Ai ėshtė qė falė mėkatet, ėshtė i dashur. Ėshtė Zoti i arshit tė madh! E punon atė qė dėshiron. " (Buruxh, 1-16)
    Rrėfimi mbi tė zotėt e hendeqeve - siē ėshtė theksuar nė suren Buruxh - ėshtė njė e vėrtetė qė duhet ta sodisin besimtarėt tė cilėt thėrrasin nė rrugė tė All-llahut nė ēdo vend dhe nė ēdo brez. Kur'ani pėrmes kėtij stili me anė tė kėsaj hyrjeje dhe asaj qė vijon pas saj, konfirmimeve dhe udhėzimeve tė cilat e shoqėrojnė, ka pėr qėllim t'i skicojė vijat e thella nė konceptin e natyrės sė thirrjes nė All-llahun, rolin e njerėzve nė tė, mundėsitė praktike nė sferėn e saj tė gjerė. Ajo ėshtė edhe mė e gjerė se sipėrfaqja e tokės dhe mė e gjatė se jeta e dynjasė. Kur'ani ua dėfton besimtarėve shenjat e rrugės dhe ua pėrgatit qeniet pėr ta pėrballuar cilėndo nga kėto mundėsi, me tė cilat rrjedh kaderi (caktimi) i hartuar nė pajtim me urtėsinė e strukur nė gajbin (tė panjohurėn) e fshehur tė All-llahut.
    Ky ėshtė rrėfim i njė grupi besimtarėsh tė cilėt besuan nė Zotin e tyre, e shpallėn tė vėrtetėn e imanit tė tyre, pastaj iu ekspozuan sprovės nga armiq arrogantė, zullumqarė e keqtrajtues tė sė drejtės sė njeriut nė lirinė e besimit, nė tė vėrtetėn, nė All-llahun e fuqishėm e tė falėnderuar, gjithashtu keqtrajtues tė nderit tė njeriut qė ia ka dhėnė All-llahu, me qėllim qė tė bėhen lodėr e tė kėnaqen zullumqarėt me dhimbjet nga torturat qė ua bėjnė dhe me skenėn e krijuar gjatė dėnimit me zjarr!
    Imani pėrmes kėtyre zemrave u ngrit mbi sprova. Akideja fitoi mbi jetėn. Ata nuk u tundėn nga kėrcėnimet e arrogantėve zullumqarė e as nuk e tradhtuan fenė e tyre pėrderisa digjeshin nė zjarr deri nė vdekje.
    Kėto zemra ishin tė ēliruara nga robėrimi i jetės. Ato nuk i mashtroi dashuria e gjallėrisė edhe nė momentin kur e pėrjetonin vdekjen pėrmes kėsaj mėnyre tė shastisur. Ato u liruan nga prangat dhe lakmitė e tokės dhe u ngritėn mbi qeniet e tyre pėrmes fitores sė akides nė jetėn e tyre.
    Pėrballė kėtyre zemrave besimtare, tė dėlira, tė ngritura e tė ndershme, ishin bishat e egra, kriminele e tė shėmtuara. Kėto bisha u ulėn nė skaj tė zjarrit duke shikuar se si po torturohen besimtarėt dhe si dėnohen.
    Ata u ulėn qė tė argėtohen duke shikuar skenėn se si po e han zjarri jetėn, gjersa njerėzit e ndershėm shndėrroheshin nė zjarr e prush. Sa herė qė hidhej njė i ri apo njė e re, fėmijė ose plakė nga besimtarėt e zgjedhur e tė ndershėm nė zjarr, shtohej gėzimi i shėmtuar nė shpirtrat e zullumqarėve dhe zhurma e marrė dhe e nxehtė me gjak dhe kufoma!
    Ky ėshtė rasti i trishtueshėm nė tė cilin u mbėshtetėn bishat zullumqare dhe i hodhėn ata nė kėtė kėndellje zjarri. Ata kėnaqeshin me skenėn e dėnimit tė ashpėr e tė dhembshėm, me kėtė gjakpirėsi qė kėshtu nuk turren as kafshėt mishngrėnėse. Kafsha
    mishngrėnėse han qė tė ushqehet e jo tė kėnaqet me dhimbjet e viktimės nė trishtim dhe shėmtim!
    Ai po ashtu ėshtė rasti nė tė cilin u ngritėn shpirtrat e besimtarėve, u ēliruan dhe u ngjitėn nė atė horizont tė ndershėm me tė cilin u nderua njerėzimi nė tė gjitha periudhat dhe kohėt. Sipas llogarisė tokėsore (materiale), duket se zullumi ka triumfuar mbi imanin. Megjithatė, ky iman i cili arriti nė kėtė lartėsi kulminante, nė shpirtrat e grupit tė zgjedhur e tė ndershėm, tė vendosur e tė lartėsuar, nuk ka masė pėr t'iu vėnė peshė e as llogari nė atė betejė e cila u zhvillua midis imanit dhe arrogancės!
    Transmetimet tė cilat e cekin kėtė ndodhi, po as tekstet kur'anore nuk japin tė dhėna se All-llahu iu hakmor kėtyre arrogantėve nė tokė pėr shkak tė krimit (ė tyre shėmtues, ashtu siē veproi me popullin e Nuhut, Hudit, Salihut, Shuajbit dhe Lutit ose si iu hakmor Faraonit dhe ushtarėve tė tij siē hakmerret I forti e I mundshmi.
    Nė llogarinė tokėsore ky pėrfundim duket nėnēmues dhe i dhembshėm!
    A kėshtu do tė mbarojė ēėshtja duke mbaruar grupi besimtar i cili arriti nė kulm tė imanit? Tė shkojė me dhembjen e tij tė mundimshme nė humnerė, kurse grupi torturues i cili gjeti mbėshtetje nė zjarr, tė shpėtojė?
    Llogaria tokėsore lė gjurmė nė zemėr para kėtij pėrfundimi tė dhembshėm!
    Megjithatė Kur'ani i mėson besimtarėt pėr diē tjetėr dhe ua shpalon njė tė vėrtetė tjetėr. Ua hap sytė qė ta kuptojnė natyrėn e vlerave me tė cilat masin dhe fushėbetejėn tė cilėn e zhvillojnė.
    Jeta me tė gjitha rrethanat pėr argėtim dhe mundim, pėr kėnaqėsi dhe pengim, nuk jep vlerėn mė tė lartė nė peshojė. Ajo nuk ėshtė artikulli i cili vendos pėr fitimin dhe humbjen. Fitorja nuk ėshtė e kufizuar vetėm nė ata qė korrin fitore tė dukshme. Kjo ėshtė vetėm njė mėnyrė prej mėnyrave tė shumta tė ngadhėnjimit.
    Vlera mė e lartė nė peshoren e All-llahut ėshtė vlera e besimit. Artikulli ngadhėnjyes nė tregun e All-llahut ėshtė artikulli i imanit. Fitorja nė format e saj mė tė larta ėshtė fitorja e shpirtit ndaj materies, fitorja e akides ndaj dhembjes dhe fitorja e imanit ndaj sprovės. Nė kėtė ndodhi korrėn fitore shpirtrat e besimtarėve mbi frikėn dhe dhembjen, korrėn fitore mbi tėrheqshmėritė e tokės dhe jetės dhe korrėn fitore mbi sprovėn e madhe e cila e nderoi tėrė llojin njerėzor nė tė gjitha kohėt. Kjo pra ėshtė fitore e vėrtetė.
    Qė tė gjithė njerėzit do tė vdesin, kurse shkaqet ndryshojnė. Por qė tė gjithė njerėzit nuk e arrijnė kėtė fitore e as nuk lartėsohen deri nė kėtė lartėsim, as nuk ēlirohen me kėtė ēlirim, e as nuk ngjiten deri nė kėto hapėsira tė larta. Kjo ėshtė zgjedhje e All-llahut dhe nderim i Tij pėr disa nga robėrit e Tij qė t'i shoqėrojnė njerėzit nė vdekje, e tė veēohen nga ata me nderim, nderimi nė meleul-'ala (botėn e engjėjve) dhe nė botėn e njerėzve gjithashtu. Kjo ėshtė kėshtu nėse ne nė llogari e fusim shikimin e rrjedhave brez pas brezi!
    Ata besimtarė patėn mundėsi qė ta shpėtojnė jetėn e tyre po ta pranonin dėshtimin e imanit. Por, sa do tė humbnin ata pėr vete dhe, sa do tė humbte tėrė njerėzimi? Sa do tė humbnin kur ata vetė do ta mbytnin kėtė kuptim tė madh. Kuptimin e zhveshjes sė jetės pa akide, shėmtimit tė saj pa liri dhe fundosjes sė saj me ē'rast do tė dominonin arrogantėt zullumqarė mbi shpirtrat pasi qė tashmė kishin dominuar mbi trupat?
    Kjo ka domethėnie fisnike dhe kuptim shumė tė madh. Kėtė tė cilėn e fituan pėrderisa ende ishin nė tokė, e fituan duke e ndier prekjen e zjarrit, duke u djegur trupat e tyre jetėshkurtėr dhe duke ngadhėnjyer kjo domethėnie fisnike tė cilėn e shfajėson dhe e pastron zjarri!
    Pastaj, fushėbetejė nuk ėshtė vetėm toka e as vetėm jeta e kėsaj bote. Dėshmitarė tė betejės nuk janė vetėm njerėzit ndėr gjeneratat (nė mesin e atyre qė frymojnė sh.p.), ekziston edhe bota e engjėjve tė cilėt marrin pjesė nė ngjarjet e tokės, dėshmojnė pėr dhe kundėr saj. Ata masin me peshore jo si peshorja e tokės ndėr gjenerata apo nė tė gjitha gjeneratat. Bota e engjėjve pėrmban shpirtra fisnikė shumėfish mė tepėr sesa qė pėrmban toka njerėz. Pa dyshim se lėvdatat e botės mė tė lartė dhe nderimi i tyre ėshtė mė i madh dhe mė i saktė nė cilėndo peshore nga mendimi i banorėve tė tokės dhe vlerėsimi i tyre!
    Pas gjithė kėsaj ekziston edhe ahireti. Ai pėrmban hapėsirėn origjinale tė cilės i bashkėngjitet hapėsira e tokės. Ai nuk ndahet prej saj, as nė realitetin praktik e as nė ndjenjėn e besimtarit pėr kėtė realitet.
    Beteja pra nuk ka mbaruar. Pėrfundimi i saj i vėrtetė ende nuk ka ardhur. Tė gjykosh pėr tė me pjesėn e cila i ėshtė ekspozuar tokės, ėshtė gjykim jo i shėndoshė, ngase ai ėshtė gjykim i njė hapėsire tė vogėl prej saj dhe hapėsirės sė pėrkufizuar.
    Shikimi i parė i cili ėshtė shikim me distancė tė shkurtėr dhe me hapėsirė tė ngushtė ia imponon njeriut ngutėsinė. Shikimi i dytė ėshtė gjithėpėrfshirės me distancė tė largėt. Ai ėshtė pėr tė cilin Kur'ani i nxit besimtarėt ngase pėrfaqėson tė vėrtetėn pėrmes sė cilės ėshtė vendosur koncepti i shėndoshė i imanit.
    Qė kėtu, premtimi i All-llahut iu drejtua besimtarėve si shpėrblim pėr imanin dhe respektin, durimin ndaj sprovave, fitoren mbi sprovat e jetės. Pėrmes kėsaj arrihet qetėsia e zemrės:
    "Ata qė besuan dhe me tė pėrmendur All-llahun, zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur All-llahun, zemrat stabilizohen. " (Ra 'd, 28)
    Pėrmes kėsaj arrihet kėnaqėsia dhe dashuria tė cilat i jep i Gjithėmėshirshmi:
    "Nuk ka dyshim se ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, atyre i Gjithėmėshirshmi do t'u krijojė (nė zemrat e tyre) dashuri. " (Merjem 96)
    Pėrmes saj arrihet tė pėrmendurit nė botėn e engjėjve:
    Thotė Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
    "Kur tė vdesė i biri i robit, u thotė All-llahu melekėve tė vet: E morėt tė birin e robit tim? Thonė: Po. Ai thotė: E morėt loēkėn e zemrės sė tij? Thonė: Po. Atėherė pyet: Ēka tha robi im? Thonė: Tu falėnderua Ty dhe u pėrmbajt. Nė atė rast tha: Ndėrtoni robit tim njė shtėpi nė xhennet dhe emėrtojeni Shtėpia e falėnderimit." Transmeton Tirmidhiu
    Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, po ashtu thotė:
    "All-llahu azze ve xhel-I thotė: Unė jam nė kujtesėn e robit tim kur mė kujton. Unė jam me tė edhe kur mė pėrmend. Kur mė pėrmend nė vete, e pėrmendi nė vete. Po nėse mė pėrmend nė njė bashkėsi, do ta pėrmendi nė njė bashkėsi edhe mė tė mirė se ajo. Nėse mė afrohet njė pėllėmbė, i afrohem njė krah. Po nėse mė afrohet njė krah, i afrohem njė hap. Nėse mė vjen ecur, i vij nė vrap. " Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi
    Edhe angazhimi i botės sė engjėjve fitohet me ēėshtjen e besimtarėve nė tokė:
    "Ndėrsa ata (engjėjt) qė e bartin Arshin edhe ata qė janė pėrreth tij, lartėsojnė me falėnderim Zotin e tyre, i besojnė Atij dhe i luten Atij t'i falė ata qė besuan (duke thėnė): "Zoti ynė, Ti me mėshirėn dhe diturinė Tėnde ke pėrfshirė ēdo send, andaj falja atyre qė u penduan dhe ndoqėn rrugėn Tėnde, e edhe ruaji ata nga dėnimi i xhehennemit." (Gafir, 7)
    Fitohet edhe jeta nga ana e All-llahut pėr dėshmorėt:
    "Kurrsesi tė mos mendoni se janė tė vdekur ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e All-llahut. Pėrkundrazi, ata janė tė gjallė duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janė tė gėzuar me atė qė ua dha All-llahu nga tė mirat e Tij, dhe atyre qė kanė mbetur ende pa iu bashkuar radhėve tė tyre, u marrin myzhde pėr ta, nuk ka as frikė dhe as qė kanė pse tė brengosen. Ata janė tė gėzuar me begati e dhurata qė ua dha All-llahu, e s 'ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpėrblimin besimtarėve!" (Ali Imran, 169-171)
    Gjithashtu do tė dėgjohet premtimi i Tij disa herė i pėrsėritur se si do t'i marrė gėnjeshtarėt, zullumqarėt dhe kriminelėt nė ahiret dhe do t'u japė me bollėk nė tokė e do t'u japė afat deri nė njė kohė, edhe pse ndonjėherė disa prej tyre i mori dėnimi i Tij qysh nė dynja, megjithatė i tėrė koncentrimi ėshtė nė ahiret, nė
    atė pjesė pėrfundimtare:
    "Tė mos mashtrojė bredhja nėpėr qytete e atyre qė nuk besuan. Ajo ėshtė njė kėnaqėsi e paktė, e pastaj vendi i tyre ėshtė xhehennemi qė ėshtė vend mjerimi. " (Ali Imran, 196-197)
    "E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si tė pakujdesshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt; Ai vetėm ėshtė duke i lėnė ata pėrderisa njė ditė nė tė cilėn sytė shtangen (mbesin tė hapur). (Atė ditė) Ata tė ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lart, nuk lėvizin sytė e tyre (pėr tė shikuar), e zemrat e tyre janė tė zbrazura (nga frika). " (Ibrahim, 42-43)
    "Po ti lėri ata tė zhyten edhe mė thellė nė tė kota dhe tė dėfrehen derisa tė ballafaqohen nė ditėn e tyre qė po u premtohet. Ditėn kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt. Nė shikimet e tyre tė pėrulura i ka kapluar poshtėrimi. Ajo ėshtė dita qė ka qenė premtuar. " (Mearixh, 42-44)
    Nė kėtė mėnyrė jeta e njerėzve lidhet me jetėn e botės sė engjėjve. Lidhet dynjaja me ahiretin. Andaj, edhe nuk mbeti vetėm toka sferė e betejės midis hajrit dhe sherrit, tė tė drejtės dhe tė kotės, besimit dhe arrogancės. Nuk mbeti po ashtu jeta e dynjasė, pėrfundimi i bredhjes, e as termini ndarės nė kėtė pėrleshje. Po ashtu edhe jetės dhe gjithēka qė lidhet me tė si kėnaqėsitė, dhembjet, shijimet dhe ndalimet nuk u mbet vlera mė e lartė nė peshore.
    U zgjerua hapėsira e vendit dhe u zgjerua hapėsira e kohės. U zgjerua hapėsira nė vlerat dhe kriteret u zgjeruan horizontet e shpirtit besimtar dhe u shtua preokupimi pėr tė. U zvogėlua toka dhe ajo qė e pėrmban, jeta e dynjasė dhe ajo qė ndėrlidhet me tė, e nė anėn tjetėr, u nderua besimtari me vlerėn qė e pa dhe me atė qė u bė e dijshme siē janė hapėsirat dhe jetėt. Rrėfimi pėr tė zotėt e hendeqeve ėshtė kulmi i formimit tė kėtij koncepti tė besimit, tė gjerė, pėrfshirės, tė madh e tė ndershėm.
    Ekziston edhe njė rrezatim tjetėr tė cilin e nxjerr rrėfimi pėr tė zotėt e hendeqeve dhe sureja Buruxh rreth natyrės sė thirrjes nė All-llahun dhe qėndrimit tė thirrėsit para ēdo provokimi.
    Historia e thirrjes nė All-llahun ka dėshmuar forma tė llojllojshme tė epilogėve nė tokė, tė cilat ndryshuan sipas thirrjeve.
    Ka dėshmuar pėrmbysjen e popullit tė Nuhut, popullit tė Hudit, popullit tė Shuajbit, popullit tė Lutit dhe shpėtimin e grupit me numėr tė vogėl tė besimtarėve, nė mėnyrė shumė tė kollajshme. Kur'ani nuk u pėrmendi ndonjė rol tė shpėtuarve pas kėsaj nė tokė dhe jetė. Kėto forma konfirmojnė se ndonjėherė All-llahu dėshiron qė pėrgėnjeshtruesve zullumqarė t'ua pėrshpejtojė njė pjesė tė dėnimit nė kėtė botė, ndėrsa dėnimi i plotė u ėshtė pėrgatitur atje.
    Historia e da'ves ka dėshmuar pėrmbysjen e Faraonit dhe ushtrisė sė tij, shpėtimin e Musaut dhe popullit tė tij, duke ia mundėsuar kėtij populli pėr njė kohė tė jetojė i qetė nė tokė. Ata gjatė asaj kohe ishin nė gjendjen mė tė mirė nė historinė e tyre, edhe pse asnjėherė nuk u stabilizuan plotėsisht nė mėnyrė qė tė vendosin fenė e All-llahut nė tokė, e qė ėshtė sistem gjithėpėrfshirės pėr jetė. Ky ėshtė njė shembull qė nuk u pėrngjan shembujve tė mėparshėm.
    Historia e da'ves ka dėshmuar gjithashtu pėrmbysjen e idhujtarėve tė cilėt iu kundėrvunė udhėzimit dhe imanit nė Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe fitoren e besimtarėve e cila ishte fitore e plotė, tok me fitoren e akides nė shpirtrat e tyre e qė ishte fitore e mahnitshme. Ky ishte rasti i vetėm nė historinė e njerėzimit kur u vendos sistemi i All-llahut i cili dominonte mbi jetėn, nė njė formė qė njerėzimi nuk e dėshmoi asnjėherė mė parė e as mė vonė.
    Ajo dėshmoi, siē pamė, edhe rastin e tė zotėve tė hendeqeve.
    Ajo dėshmoi edhe forma tė tjera tė cilat kishin mė pak hise nė regjistrin e historisė sė besimit nė tė kaluarėn dhe nė tė tashmen. Ajo ende dėshmon forma tė cilat ndryshojnė ndėrmjet kėtyre epilogėve tė cilat i ruajti ajo gjatė kalimit tė shekujve.
    Ishte e domosdoshme forma e cila do ta prezantonte rastin e hendekut krahas formave tjera, qofshin tė afėrta apo tė largėta.
    Ishte e domosdoshme kjo formė nė tė cilėn nuk shpėtojnė besimtarėt e as nuk realizohet hakmarrja ndaj jobesimtarėve! Kjo ndodhi qė nė ndjenjėn e besimtarėve - bartėsit e thirrjes sė All-llahut - tė vendoset bindja se ata mund t'i ekspozohen njė fundi si ky fund nė rrugė tė All-llahut, dhe se ata nuk do tė kenė nė dorė zgjidhjen e ēėshtjes, por ēėshtja e tyre dhe ēėshtja e akides i kthehet All-llahut!
    Ata e kanė pėr detyrė ta kryejnė detyrėn e tyre, e pastaj le tė shkojnė. Detyrė e tyre ėshtė qė ata tė kenė alternativė All-llahun dhe ta vėnė akiden para jetės, ta mbi lartėsojnė imanin ndaj sprovės dhe tė jenė tė sinqertė ndaj All-llahut nė vepėr dhe nijet. Pastaj All-llahu vepron me ta dhe me armiqtė e Tij siē Ai dėshiron tė veprojė me thirrjen dhe fenė e Tij, pastaj pėrfundon me ta me atė pėrfundim qė historia e imanit si ai njohu shumė ose tė ndonjė tjetėr siē Ai di dhe e sheh tė arsyeshme.
    Ata janė argatė te All-llahu, kudo, ngado dhe si do dėshira e Tij ata duhet tė veprojnė. Ata vepruan dhe e ftuan shpėrblimin e ditur! Nuk ėshtė e tyre e as pėr ta qė da'veja tė orientohet nė ēfarėdo rruge. Kjo ėshtė ēėshtje e Pronarit tė rastit nė fjalė, e jo e atij qė ėshtė argat!
    Ata ballafaqimin e parė e pranojnė me zemėr tė qetė, me ndjenjė tė zgjuar, me pėrfytyrim tė bukur duke u ēliruar nga tė drejtat dhe gjėrat tėrheqėse, nga frika dhe dėshpėrimi nė ēdo rast prej rasteve.
    Ata ballafaqimin e dytė e pranojnė me lėvdatė nė botėn e engjėjve, me tė pėrmendur dhe respekt me ē'rast ata do tė jenė tė braktisur nga kjo tokė e vogėl.
    Pastaj mė nė fund ata do t'i nėnshtrohen ballafaqimit mė tė madh nė ahiret, llogari tė lehtė dhe pėrjetim tė madh.
    Nga tė gjitha ballafaqimet, mė e madhe nga tė gjitha ėshtė kėnaqėsia e All-llahut dhe se ata janė tė zgjedhur tė jenė mjet pėr caktimin e Tij dhe mburojė e fuqisė sė Tij. Ai vepron me ta nė tokė si tė dojė.
    Kėshtu mbaroi edukimi kur'anor me grupin e zgjedhur nga muslimanėt nė brezin e parė po me kėtė zhvillim. Ai i ēliroi nga ēėshtjet vetjake dhe personale. Ata e nxorėn ēėshtjen e vetvetes krejtėsisht. Ata punuan argatė te Pronari i ēėshtjes, ishin tė kėnaqur me zgjedhjen e All-llahut pėr ēfarėdo situate dhe nė ēfarėdo gjendje.
    Kurse edukimi pejgamberik shkonte sipas udhėzimit kur'anor. Zemrat dhe shikimet u drejtuan nga xhenneti dhe sabri me rolin e zgjedhur, gjersa tė japė leje All-llahu si tė dojė nė dynja dhe ahiret barabarėsisht.
    Ai, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shikonte nė Ammarin, nėnėn dhe babain e tij, radijall-llahu anhum, se si po torturohen mizorisht nė Mekke, por ai nuk thoshte pos kėto fjalė: "Durim familje e Jasirit, premtimi juaj ėshtė xhenneti!"
    Transmetohet nga Habbab bin Erith, radijall-llahu anhu, i cili ka thėnė:
    "U ankuam te Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjersa ai ishte i mbėshtetur me xhyben e tij nėn hijen e Qabes. I thamė: "A nuk po kėrkon ndihmė pėr ne?" Ai u pėrgjigj: "Ka ndodh para jush qė njeriut i ėshtė bėrė njė gropė nė tokė dhe ėshtė futur nė tė. Pastaj kanė marrė sharrėn ia kanė vėnė nė kokė dhe ia kanė ndarė kokėn nė dy pjesė. Ata edhe kriheshin me krehėr tė hekurit (tė skuqur nė zjarr) nė mish e eshtra. Edhe kjo (torturė) nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotėsojė ēėshtjen e Tij pėrderisa grahėsi (i kalit apo deves) do tė udhėtojė nga San'ai nė Hadremeut (nga Jemeni nė Irak), e nuk do t'i frikohet askujt pos All-llahut, edhe pse ujku do tė rrijė nė mes tė kopesė sė tij, megjithatė ju po nxitoni." Transmeton Buhariu
    All-llahu ka urtėsi pas ēdo situate dhe pas ēdo gjendjeje. Mbikėqyrėsi i gjithė kėtij universi i cili e kontrollon nga fillimi e deri nė fund dhe i cili i koordinon ngjarjet dhe i ndėrlidhė ato, vetėm Ai e di urtėsinė e strukur nė sekretin e tij tė pazbuluar, urtėsi e cila pėrputhet me dėshirėn e Tij nė vijėn e udhėtimit tė gjatė.
    Nė disa raste - pas disa brezave dhe shekujve - na zbulohet njė ngjarje urtėsinė e sė cilės bashkėkohėsit nuk e kishin kuptuar. Ndoshta edhe ata kanė pyetur pse? Pse o Zot po ndodh kjo? Po kjo pyetje ėshtė pikėrisht ajo prej tė cilės ruhet besimtari, se ai e di fillimisht se pas ēdo kaderi ka urtėsi dhe se hapėsira e fushės sė tė kuptuarit tė tij dhe largėsia e distancės nė kohė e vend, vlerat dhe kriteret, nuk i japin rast tė mendojė qė nė fillim pėr pyetje tė kėtilla. Andaj ai ec me funksionin e kaderit, i dorėzuar e i qetė.
    Kur'ani pėrgatiste zemra pėr bartjen e amanetit. Kėto zemra duhet tė kenė forcė, takat dhe pavarėsi nė mėnyrė qė mos tė shikojnė - pėrderisa ato angazhohen dhe ballafaqohen me ēdo gjė - nė asgjė qė ka lidhje me tokėn. Ato nuk duhet tė shikojnė pos nė ahiret, tė mos shpresojnė pos kėnaqėsinė e All-llahut. Ato janė zemra tė gatshme ta kalojnė tėrė udhėtimin nė tokė me vėshtirėsi, mundime, pengime, torturime dhe flijim gjer nė vdekje, edhe atė pa kurrfarė shpėrblimi tė afėrt nė tokė, edhe pse shpėrblim ėshtė edhe fitorja e da'ves, fitorja e Islamit dhe dominimi i muslimanėve, madje edhe nėse ėshtė shpėrblim shkatėrrimi i zullumqarėve me pėrmbysjen e tyre nga i Fuqishmi i pakufi, siē edhe veproi me pėrgėnjeshtruesit e parė!
    Derisa tė gjenden kėto zemra tė cilat dinė se nė udhėtimin e tokės nuk kanė tjetėr rrugėdalje pos tė japin pa kthim - ēfarėdo qoftė kompensimi - dhe tė presin vetėm ahiretin si vendtakim pėr ndarjen e sė vėrtetės dhe tė pavėrtetės, derisa tė gjenden kėto zemra dhe ta shohė All-llahu sinqeritetin e nijetit pėr atė qė dha besėn dhe pranoi kontratėn, vetėm atėherė ua siguron fitoren nė tokė dhe i bėn tė sigurt, jo pėr veten e tyre por pėr ta vendosur amanetin e sistemit hyjnor. Kėto zemra do tė jenė bartėse pėr kryerjen e kėtij amaneti atėherė kur nuk do tė presin ndonjė pėrfitim nė dynja, e as nuk do tė shikojnė nė diēka nga ky pėrfitim edhe nėse u jepet. Ato i janė falur All-llahut nė ēastin kur nuk e njohin asnjė shpėrblim pos kėnaqėsinė e Tij.
    Tė gjitha ajetet nė tė cilat janė cekur fitorja dhe preja, ėshtė cekur mposhtja e idhujtarėve nė tokė nga ana e besimtarėve, tė gjitha janė tė zbritura nė Medine, pra pasi qe kėto ēėshtje u bėnė jashtė programit tė besimtarit, pritjes dhe vėzhgimit tė tij. Fitorja erdhi vetė ngase dėshira e All-llahut mundėsoi qė ky sistem tė jetė praktik nė jetėn njerėzore. Ai e konfirmoi nė formė tė definuar praktike tė cilėn e pėrcillnin gjeneratat. Ky nuk ishte shpėrblim pėr lodhjen, mundimin, flijimin dhe dhembjet, por ishte caktim prej caktimeve tė All-llahut, i cili mundėsoi tė shfaqet njė urtėsi tė cilėn do tė pėrpiqemi ta dėftojmė tani!
    Kėtė fenomen duhet ta studiojnė thirrėsit nė All-llahun nė ēdo vend dhe nė ēdo gjeneratė. Ai ėshtė i mjaftueshėm qė t'ua tregojė shenjat e rrugės, tė qarta pa mjegulli, dhe t'ua sigurojė vijėn tė cilėn dėshirojnė ta trasojnė deri nė fund, pa marrė parasysh se ēfarė do tė jetė ky pėrfundim. Pastaj kaderi i All-llahut do ta determinojė thirrjen nė Tė dhe gjendjen e tyre ashtu si dėshiron Ai. Ata nuk shikojnė gjatė rrugės sė pėrgjakur, tė shtruar me ferra e gaca, me lidhje tė barkut e tė gjakut nė fitore e mposhtje ose tė bėjnė ndarjen e hakut nga e kota nė tokė, por nėse do All-llahu qė pėrmes tyre tė bėjė diē nga kjo pėr da'ven dhe fenė e Tij, e plotėson atė qė do All-llahu, pa shpėrblim pėr dhembjet dhe flijimet. Jo, sepse toka nuk ėshtė vend pėr shpėrblim. Nė realizimin e caktimit tė All-llahut pėr ēėshtjen e thirrjes sė Tij dhe sistemit tė Tij pėrmes disa njerėzve nga robėrit e Tij, Ai zgjodhi nga ata qė ēėshtjen e Tij ta orientojė si tė dojė. Atyre u mjafton se bėjnė pjesė nė kėtė zgjedhje tė ndershme, qė nė krahasim me tė mbetet e vogėl dhe e pavlerė kjo jetė dhe ēdo gjė qė ndodh nė udhėtim tė tokės, qoftė gėzim apo dėshpėrim.
    Ekziston edhe njė e vėrtetė tjetėr nė tė cilėn synon njėri nga pasuset kur'anore tė rrėfimit mbi hendekun, nė fjalėn e tė Lartmadhėrishmit:
    "E nuk patėn pse t'i urrejnė, pėrveē qė e besuan All-llahun, Ngadhėnjyesin, tė Lavdėruarin. " (Buruxh, 8)
    Njė e vėrtetė tė cilėn duhet ta sodisin besimtarėt thirrės nė rrugė tė All-llahut nė ēdo vend dhe nė ēdo gjeneratė.
    Beteja ndėrmjet muslimanėve dhe kundėrshtarėve tė tyre, nė thelb ėshtė betejė e akides e nuk ėshtė asgjė tjetėr absolutisht. Kundėrshtarėt e tyre nuk i urrejnė pėr diē tjetėr, por vetėm pėr shkak tė imanit dhe nuk i pėrbuzin, pos pėr shkak tė akides.
    Kjo nuk ėshtė betejė politike, as ekonomike e as racore. Po tė ishte kėshtu, do tė ishte i lehtė ndalimi i saj dhe do tė ishte e lehtė zgjidhja e problemit. Por, ajo nė thelb ėshtė betejė e akides - ose mohim ose besim. ose xhahilijjet ose Islam!
    Kokat e mėdha tė shirkut i ofruan Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pasuri, pushtet dhe dėfrim si kompensim pėr atė qė ta lė betejėn e akides dhe tė largohet nga kjo ēėshtje! Sikur t'u pėrgjigjej, Zoti na ruajt, pėr atė qė ata dėshironin, nuk do tė kishte betejė midis tij dhe midis tyre!
    Kjo ēėshtje ėshtė problem i akides dhe betejė e akides. Nė kėtė duhet tė jenė tė bindur besimtarėt kudo qė tė ballafaqohen me armikun e tyre. Ai nuk u kundėrvihet pėr asgjė pos pėr kėtė akide "pėrveē qė e besuan All-llahun, ngadhėnjyesin, tė lavdėruarin " dhe pse tė sinqertė qėndrojnė vetėm pėr Tė, me respekt dhe nėnshtrim!
    Armiqtė e besimtarėve pėrpiqen qė betejės t'ia ngrenė njė flamur tjetėr pėrveē flamurit tė akides, flamur politik, ekonomik ose racor, qė t'ua mjegullojnė besimtarėve realitetin e betejės, qė ta shuajnė nė shpirtrat e tyre rrezen e akides. Ėshtė detyrė e besimtarėve tė mos mashtrohen dhe ta dinė se kjo ėshtė mjegullim i qėllimit tė fjetur, dhe se ai i cili e ndėrron flamurin e betejės, dėshiron t'i largojė nga arma e
    fitores sė vėrtetė. Fitores, nė cilėndo formė prej formave tė saj, qoftė nė formė tė ngritjes shpirtėrore, siē ndodhi me besimtarėt nė ndodhinė e hendekut, apo nė formė tė dominimit, tė realizuar pėrmes ngritjes shpirtėrore, siē ndodhi me brezin e parė prej muslimanėve.
    Ne sot po dėshmojmė shembuj tė ndryshėm pėr mjegullimin e flamurit (qėllimit, sh.p.) pėrmes pėrpjekjeve kryqtare botėrore qė tė na mashtrojnė nga realiteti i betejės, ta falsifikojnė historinė dhe tė na pretendojnė se luftėrat kryqtare ishin mbulesė e kolonializimit. Asnjėherė dhe kurrsesi! Nė tė vėrtetė kolonializimi, i cili erdhi mė vonė, ishte mbulesė e shpirtit kryqtar i cili nuk pati fuqi ta zhvesh veten (ideologjikisht sh.p.) pikėrisht edhe siē i ndodhi rasti nė Mesjetė. Ai u dėrrmua pėrmes shkėmbit tė akides me udhėheqjen e muslimanėve nga tė gjitha kombet, ndėr ta Salahud-din kurdiu dhe Turan Shah memluku, elemente tė cilat e harruan kombėsinė e tyre, e avancuan akiden e tyre dhe fituan nėn Flamurin e akides!
    "Nuk patėn pse t'i urrejnė, pėrveē qė e besuan All-llahun, ngadhėnjyesin, tė lavdėruarin." (Buruxh, 8)
    All-llahu i Madhėrishėm e tha tė vėrtetėn, kurse maskuesit mashtrues e thanė gėnjeshtrėn!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 17-06-2009 mė 17:55

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Shenja paralajmeruese per Hemoragjine cerebrale
    Nga ari32 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-10-2009, 16:48
  2. 7 shenja tė "komplekseve tė inferioritetit"
    Nga Dritez nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2009, 11:58
  3. Shenja e Kryqit - Fuqia, Kuptimi dhe Mrekullitė e tij
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 31-05-2007, 03:23
  4. Cila ėshtė sipas jush shenja e parė e gripit?
    Nga miki_al2001 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 17:58
  5. Shenja e Kryqit ne Testamentin e Vjeter
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2003, 06:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •