------------------------------------------------------
------------------------------------------------------
Jo- jo me mire sic kam lexuar dhe degjuar ....;
Psikologji-------Psikopat,psiqik.(shqip)
Cte themi ne kur ti nuk flet sic eshte per te folur dhe te bazohesh ne shkence por kuturumthi .Pleqte atehere ishin primitiv te shkretit dhe mundoheshin pak a shume tu jepnin spjegime te perafruara ,por jo ti rimojne sic i ben ti.he ca thuani ju?:
Futu nje te kerkuar ne Wiki dhe do jesh me i sakte dhe jo M'syshi dhe jo P'syshi, na corodite .Ja tani te marrim dhe nje grusht krip ta hedhim ne zjarr dhe te na dali Psyshi .Pike e zeze.
Je ne vete apo jo.Une e kuptoj se shqipot kane mahnin te kene dhe ta bejne c'do gje te tyren se jam vete shqiptare qe behet sic them une dhe pik ,por jo dreqi ta haje pa baza.Di anglisht ti ?!
Ketu i paske rene nje cik ne te.shkenca mbi studimin e shpirtit psikes se njeriut
Ja kesaj here kerkova une ne wiki heren djeter kerko vete ,se do hy ndonje femi ketu dhe lemeriset kur te lexoI keto gjera prej plakash ,lindin te zgjuar femijet sot .
http://en.wikipedia.org/wiki/Psychology
I ke te gjitha ketu ,histori ,prejardhje ,filozofet ,psikologet dhe s'pash ndonje Psysh ketu se kam vete 35 min qe po lexoj .
Po lexoj dicka dhe prejardhjen nga latinishtja por ate gjej vete,te mesohesh qe te shkruash me drejte dhe jo .
Malci - Mal i zi (SME HIQET NGA MENDJA )
E u thom se plakat tona janë shumë ma të mençura se ti as asgjë nuk paske mësuar nga gjyshja asnjë fajlë as frazë të lashtë, s eme dijtë i kishe shkrua e nuk kishe ba kshtu lodra wikipedike, se plakat tona e përciellin të folmen e qindra shekujve brezpasbrezi. Hë de, na thuaj ndonjë fjalë a frazë të gjyshes!
E sheh se nuk din...hah për 35 min me wiki, ti po dojke me mësua diçka a dhe e ke gjyshen në shpi e nuk din asgjë nga ajo?
Ty vërtet, të paskan ra psyshë, po qite 'i lugë kripë në prush...
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
E u thom se plakat tona janë shumë ma të mençura se ti as asgjë nuk paske mësuar nga gjyshja asnjë fajlë as frazë të lashtë, s eme dijtë i kishe shkrua e nuk kishe ba kshtu lodra wikipedike, se plakat tona e përciellin të folmen e qindra shekujve brezpasbrezi. Hë de, na thuaj ndonjë fjalë a frazë të gjyshes!
E sheh se nuk din...hah për 35 min me wiki, ti po dojke me mësua diçka a dhe e ke gjyshen në shpi e nuk din asgjë nga ajo?
Une skam pasur gjyshe ne shtepi por kur shkoja dhe flija me kendonte kengen toskerisht
Guguftu,ca ben keshtu?
Qep fustan
Kush e Mban ?
Ime bij pa femije ,ime njerk si neperk.....etj se s'kam nerva te merrem.
Po gjyshja jote ?! apo ajo kendonte ...
Enver hoxha tungjat'jeta
Sa keto male sa keto shkrepa
Mos u bej merak se jam Dege Lisi une ,kurse ti je gjembac, ti ruhu . Po mos perdor kripe po 'Qeme'dhe tymosu se ndoshta shplahesh mire .Po qe vertet shqipo e di per c'fare eshte perdorur qema. Per c'fare sherben ?!Spjegoja popullit .Perdoret akoma ....Ty vërtet, të paskan ra psyshë, po qite 'i lugë kripë në prush...
Po cfar di ti di sdi veten,e jo te flasesh per toskerishten dhe tosket .
E di c'fare do te thote zhuk ?!
Ik ,ik se nuk po ngacmoj me se po e shoh qe spo di nga ti vish verdalle dhe i kam 100 pune ,se sa te merrem te mbush trurin ty .
Une fjalet ti dhash dhe ti nuk di ti 'zberthesh' plus sa te ma shemtosh me shume shqipen time dhe gjysherve te mi po e le me kaq.
Furkace mos fol percart
Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 02-07-2009 më 12:05
Nga je ti se kam harruar te pyes .
Shqiptar kosove s'po m'dukesh .
Hajde ndonjehere ne toskeri dhe ketej nga kjo zone ,po mos fol keq se jane katunar te keq ketej .
http://<iframe class="restrain" titl...="0"></iframe>
Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 02-07-2009 më 13:06
vallai veç në m'paç rënë ti psyshë tani, se nuk pata nevojë për të tymosura qemesh - syri keq plastë gjak, e sheh se je dega e unë jam trungu mo, e mbase po don ta dijsh nga jam, unë jam shqiptar nga Shqipëria, aty ku flitet shqip, aty ku vet zoti fliste shqip edhe gjyshja ime Aza, më këndonte këngë trimërie, se këngën e Enver Hoshës as në zgjedhjet e qershorit 09, nuk e kemi kënduar mo!
Na the, na the diç nga gjyshja po vetëm për fustanellë a nuk të thonte: e shkefsh, e shtjerrsh fustanin? Hajt tregona, a të ka namë ndojherë gjyshja, apo veç të ka uruar ?
Gjyshja ime Aza, më këndonte: obobo na u çorodit djali / biro ngjajë si Ismail Qemali / se këto xhufka po t'i fali / kërce valle si sokol mali edhe ne nuk dijmë ç'është zhuku edhe ajo 'Qeme' ça është mo ncncnc nuk di ti shqip ë? Po flet përçartë ti? qy edhe na i paske 100 punë seee ani edhe furkaçeeee, ça është ajo 'qeme' mo!!!???
Ti vetëm po lexoje prejardhjen e fjalëve nga Latinishtja, që kurrë nuk ka arrijtë në Malci!
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
Te gjithe i keni mendimet e mira, por a mund te themi edhe keshtu sipas mendimit tim : Psikologjia eshte nje teori qe eshte perdorur qe heret, ajo eshte perdorur si nje fjale e shkurte qe perfshine nje teori te tere te zhvillimit te trurit dhe te organizmit te qenieve qe e kane si baze kryesore - TRURIN - i cili kryen sherbimet kryesore ne jeten e njeriut. Keshtu qe fjala PSIKOLOGJI rrjedh nga nje gjuhe fort e lashte qe nuk ka pesuar asnje ndryshim gjer ne ditet e sotme, megjithate nga fjala PSIKOLOGJI rrjedhin edhe disa dege te tjera qe e kane si baze TRURIN .
Fjala - psyshe ne shqipe eshte aq e hershme, kur nuk ka ekzistuar as emri as shkenca e sotme Psikologjia dhe nuk ka asnje kunderfakt, qe mund ta mohoje fjalen SY syni shqip, ne emrin psikologjia (si=sy, sina=syni) qe ka kuptimin - magji me sy e sherim me sy, bindje me sy, si ne anen negative ashtu edhe ne ate pozitive te psikes se njeriut.
Permes synit shprehet psika, mendja e njeriut. Tevona ka edhe dege tjera shkencore...
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
o ZANOR ashu esht ca te thush ti po vazhdo ti bjeri se i bi bukur
ej ca te thot ZANOR ashu esht mos ta kundershtoj njeri se e moret ne qaf kte s'iken nga forumi
Nëndialekti i Shqipërise jug-lindore(Korçë, Pogradec)
*Nosit=Lejlek.
Nëndialekti i Labërisë
*Sfurk ose Cfurk=Akrepi(kafshë)
*Ogiç=Qengj i rritur me përkëdheli
*Manar=që të vjen nga pas(përdoret zakonisht për qengjat)
*Zdrëngthi=dmth kithtas në kuptimin negativ, e vendosur keq ose e lëvizur keq!
*Shkorrdhëza=Kukurreci.
Nëndialekti i Çamërisë
*Lib=Pjatë
*Parathire=Dritare
*Birjan=Byrek
*Angon=Qoshé(dmth në ballë të tryezës, mos u ngatërroni me qoshe=cep)
*Okllaí=Peci që shërben për të hapur petët e byrekut
*Bil=Bijë
*Nu=Nëna e moshuar.
Pellazg nuk bëhesh, lind i tillë!
A mund te me thoni nese ju duket e veshtire juve qe e flitni nje dialekt te kundert me tjetrin, te dini ta perdorni edhe tjetrin pa gabimet me te vogla ??
Kam nje pytje per fjalen "i pizatun" a esht shqip? Pra, je i pizaten ne diqka, diqka qe e don fort... "koke pizat"
Normalisht që të dish dy dialekte njëkohësisht dhe t'i flasësh të dy njëlloj është disi e vështirë, pasi theksi është shumë i vështirë për tu dhënë në çdo rast, por megjithatë në të shkruar nuk duhet të jetë ndonjë problem!!! Pastaj varet dhe nga personi, domethëne varet sesa mirë ka përvetësuar të dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe(Geg dhe Tosk).
Pellazg nuk bëhesh, lind i tillë!
Kongresi i Drejtshkrimit (1972)
________________________________________
Gjuha shqipe dhe balsamosja e saj nji anash shenim për kongresin e drejtshkrimit të 1972
Kujtuen se shqipja âsht nji gjuhë aq e përkryeme sa mund të quhej e vdekun, kështu qi vendosën me e balsamosë në nji Kongres i cili do të shihte dy emisarët e saj kryesor: gegnishten dhe tosknishten jo si dy lumenj të vrullshëm, por si nji liqen n'amullì, qi s'merr jetë prej kërkah, përveçse prej letrarëve të regjimit e prej përkthimeve të kontrollueme. Letrarët dhe përkthimet e mâparshme, domethanë çka kishte zanafillen e vet qysh prej vjetit 1555 e deri m'at ditë, u balsamosen e u bânë objekte muzeale, qi lejoheshin me u vizitue vetëm prej mâ të besueshëmve, mbasi rreziku i infektimit ishte i madh. Por na e dijmë mirë se nji liqen qi s'ka mâ prûmje kthehet shpejt në nji kënetë. Në ketë mënyrë u shkrue dhe u vulos: kena kënetën tonë, të rrethueme e të kontrollueme mâ së miri. E kjo kënetë pat edhe kukuvacat e veta qi i kukuvitshin pa prâ tanë asaj bukurije. E për me u ndejtë besnik joneve (versi, cri) e zâneve etologjike të Anastas Kulluriotit, kishte edhe shtazë tjera qi "grunisnin, majmunisnin, shesherisnin, kukonin, krakarrisnin e papagallonin".
Parulla e Kongresit ishte: "Nji komb nji gjuhë" e tue kenë se bâhej fjalë për nji komb të shkatërruem nga ana morale dhe materiale, atëherë këtij kombi qi jetonte me shpirtin në përbaltjen komuniste i duhej dhanë jo nji gjuhë lumejsh të vrullshëm, por nji gjuhë kënetash të turbullta. Treguesi agogjik i kësaj muzike të çmendunish ishte i shkruem prej kreut të Partisë: tempo di marcia dhe andante maestoso, e kangëtarët s'mungojshin, sidomos në formacione korale. Pra: "nji komb nji gjuhë" (edhe Hitleri në 1933 kishte si parullë "nji Popull, nji Führer, nji Reich") e gjithë kjo për me induktue nji entuziazëm të marrë, nji furí irracionale, qi do t'i jepte zâ ndjenjave mâ të ulta e veseve mâ të turpshme t'nji populli. Dâmi i madh i fenomeneve patologjike të shoqnís âsht qi, edhe kur flaka e marrís shuhet e prej nëndheut del rishtas turpi, e keqja e kryeme nuk shlyhet, bile tendenca âsht me i dhânë të drejtë qytetarijet.
Logjika qi udhëhoqi Kongresin e 1972 ishte kjo: jena vetëm kundër të gjithëve, duhet disiplinë e sakrificë, duhet punë e vetmohim, jena të fortë (na e kena çlirue Shqipnín!), jena nji popull ushtar e si të tillë duhet të veshena njilloj, të mendojmë njilloj, të ndiejmë njilloj e edhe të shkruejmë e të flasim njilloj. E u pa, kur u rrëzue komunizmi kanonik, qi logjika e totalitarizmit jeton vetëm në saje të imoralitetit të masave, të cilat nuk ndërgjegjësohen plotësisht as atëherë kur evidenca objektive flet qartë.
Pra merret vesht pse gjuha duhej "bashkue" arbitrarisht, në mënyrë qi kur ajo të flitej mendja të shkonte menjiherë te Partia: krijuesja e çdo të mire. E vetmja gjuhë qi të kuptohej duhej të ishte gjuha e Partisë, gjuha e unitetit kombëtar, gjuha e njësuar, gjuha me të cilën Enveri shkruente veprat e tija sa tërheqëse aq edhe të sinqerta. Edhe sot qi statuja e rreptë e Enverit nuk mbikqyrë mâ Skënderbeun e strukun mbi kalë, sot qi veprat e tija janë shpërnda andej këndej ndër njerëz të besuem, sot qi Kushtetuta e 1976 âsht shfuqizue... logjika e gjuhës së tij mbijeton.
Aq âsht e vërtetë sa qi deri tashti veç nji apo dy të përkohshme kam ndie se pranojnë me botue në gegnisht, a thue se kanë frikë qi kjo e folme mos t'i ngjisin murtajen faqeve të tyne të pastra e mos t'i dalin mûllajt (lat. bubone) nën stjetullat e tyne qiellore, ku intrigat e flligshtija nuk kanë gjetë kurrë nji strofull të sigurtë. Gjithkah mbijeton shpirti konformist, mbizotnon plogshtía intelektuale qi merr si nji t'vërtetë të paluejtshme dhe dogmatike, pra pa qendrim kritik, ketë "fitore" të kohës së socializmit, mbijeton shpirti skllav e i përulun i intelektualëve. Por e njajta logjikë zotnon edhe në politikë: në këto vjetë komunizmin e kanë urrye dhe e kanë dashtë vetëm në mënyre komuniste. Shihet pra se ajo çka ka kërkue me realizue Partia âsht arrit mâ së mirit, e kjo meritë i duhet njohte edhe "levave" te saja të binduna, atyne qi u paguejshin për vargje dhe kapituj, e qi sot mund të shiten rishtas, por vetëm me peshë.
Logjika e realitetit pasqyrohet në logjiken e gjuhës, pra për me pasqyrue drejt logjiken e realitetit socialist duhej fabrikue nji gjuhë e përshtatshme, prej së cilës duheshin zhdukë termat e botës së vjetër, diftongjet e atyne qi ishin anmiqt e përbetuem të komunizmit, shêjat e fesë së Krishtit (jo kot dikush e quejti gegnishten "gjuha Krisht"), duhej zhdukë deri edhe nji mënyrë e foljes (verbum): paskajorja ose infinitivi, qi të kujton lirinë. Si mund t'u lente në kambë infinitivi kur çdo gja në Shqipní ishte e kontrollueme prej policëve dhe spijujve të paguem apo vullnetar, aq mâ tepër kur "infiniti" si aspiratë ishte ndrydhë, mbytë, zvogelue, kufizue në nji jetë qi s'ishte mâ: me jetue paskaj, por nji: unë jetoj i zorshëm, sot për nesër. E kështu përfunduem tue i paraqit të huejve nji fjalor ku foljet gjinden në kohën e tashme të mënyres dëftore, në veten e parë njajës, gja të cilën bâjnë edhe gjuhë të tjera, të vdekuna veç. Por në qofte se ato gjuhë kanë vdekë vedit, shqipen e ka mbytë (ose e ka bâ shterpë, qi âsht njilloj si me e pasë mbytë) Kongresi i 1972.
Se si ka vdekë shqipja t'a tregojnë gazetat shqiptare, të cilat janë për kah ana gramatikore si nji fushë shalqijsh mbasi i ka kalue për midis nji bandë jeniçerësh të çartallisun. Prej kësaj fushe, merret vesht, përjashtoj të gjitha ato gazeta në të cilat unë nuk botoj! Por s'mund të përjashtoj të gjithë ata qi botojnë në nji kohë qi do t'bâjshin mirë me frekuentue, pse jo, nji kurs gjuhet shqipe për të huej. Në fund të fundit, nuk âsht krejt faji i shkrivanave e i kalemxhijve qi hanë bukë tue masakrue gjuhën e Gjon Buzukut e të Frangut të Bardhë, tue dhunue rregullat e Aleksandër Xhuvanit e të Kostaq Cipos, unjisimi në tavolinë e ka bâ shqipen nji esperanto qi për me u zhvillue e me u përshtatë do të lypin derë më derë ndër gjuhët e tjera: fjalë, shprehje, shamje e ofshamje.
Me mbrojtë gjuhën e unjisueme me zor âsht si me mbrojt sot sistemin qiellor të Ptolemeut, e
keta janë aq fort të rranjosun në realitetin toksor, sa qi mendojnë se tanë universi sillet përqark tyne dhe se kush i ka paraprî s'ka dijtë gja, e në ketë mënyrë bâhen avoketnit e pasioneve imorale e ndjeksit e vesit të lashtë qi i detyron mos me mendue, por me zbatue atë çka të tjerët kanë mendue për ta. Por na kena pasë nji Faik Konica, nji Justin Rrota, nji Matì Logoreci, nji Shpend Bardhi, nji Karl Gurakuqi e nji Eqrem Çabej, kena pasë miq të huej si Holger Pedersen, Norbert Jokl, Carlo Tagliavini, Giuseppe Valentini. Sot fatkeqsisht nuk kena mâ yje të palëvizshëm në qiellin e albanologjisë qi me na diftue rishtas rrugën qi duhet me ndjekë. Prej nji aradhe njerëzish të mëdhaj te nji tjetër kalojnë disa dhetëvjeçarë, e na sot jena tue përtypë bukën e mbrûme kahmot, të lagun me lot e me gjak. Por s'pakut, edhe pse nuk dijmë zgjidhjen e kësaj çashtje, jena të sigurt në mënyrë apofatike (negative) se kah nuk duhet me shkue. Ndërsa talenti i atyne qi sot kacaviren ndër sofizma qesharake, âsht shumë mâ inferior sesa detyra qi i kanë vû vetes: me mbrojtë me çdo kusht të pambrojtshmen: gjuhen e unjisueme me direktiva partijet.
Në këta pesëdhetë vjetët e fundit shqiptarët, mâ fort se kurrë, janë privue prej forcës së arsyes, çmimi i së cilës rregullohej me dekrete shtetnore dhe ruhej mos të kalonte standardet e mediokritetit. Mbi të gjitha u mbërrit qi njeriu të zdeshej prej nji karakteristike esenciale: të hiqte dorë përfundimisht prej shkëndijës së mbrame të krenisë qi me pasë nji opinion personal, nji mendim të pamvarun e pse jo edhe të kundërt me atë të tjerëve.
Në ketë mënyrë u predikue edhe ideja e shtetit, jo si nji mjet qi i shërben shoqnís, por si nji lak qi përherë e mâ fort shtërngohet në fyt të njeriut, si nji qellim në vete qi me dekrete vendos të ardhmen e individit e të kolektivit, të artit e të gjuhës, të kenjes e të asgjasimit total.
Kjo ishte ideja qi u krijue për shtetin, nji idè pa vërtetsí, e cila i shtyni shqiptarët me shkatërrue, sapo iu dha mundësia, vetë shtetin e jo idenë e gabueme rreth tij. Kjo gja ndodh tashti me gjuhën, pranohet mâ mirë me prishë gjuhën sesa me hjekë dorë prej nji ideje të lindun në kryet e atyne qi deshtën me e pa botën në prizmin e vorfën e opak të unjisimit sipërfaqsor e të dhunshëm. Kjo âsht e keqja e njerzve qi janë mësue me kenë "raja", me kenë të shtypun, e mendojnë qi bota ndryshon vetëm tue djegë e tue vjedhë, e jo tue ndryshue vetveten nepërmjet ideve qi i prîjnë njerëzimit.
Të fillojmë pra me konsiderue, të lirë prej këtyne vjetëve propagande komuniste e post komuniste, demokrate e pseudo demokrate, qi gjuha e unjisueme nuk âsht nji tabù, nuk âsht nji realitet qi na e ka lanë as Pirroja i Epirit e as Skënderbeu, âsht thjesht nji mbeturinë e pseudo shkencës enveriane e staliniste. Gjuha e unjisueme, tash 30 vjet u randon jo gegëve dhe Gegnís, por vetëm atyne qi e duen lirinë e mendimit e qi s'pranojnë idetë e gatueme prej të tjerëve, sidomos prej atyne qi idetë i përftojshin në llomshtín e mbrendshme ku mungesa e shpirtit tkurrte çdo t'mirë natyrale. Të mendojmë për nji çasë se gjuha e unjisueme âsht nji sëmundje qi i ka ra toskënishtes e gegnishtes, e na e dina qi sëmundja nuk âsht gjendja jonë normale. Mos t'harrojmë se prej sëmundjet edhe mund të vdiset, ashtu siç mund të jetohet të gjymtuem dhe të sakatuem për tanë jetën.
Gjuha shqipe âsht murosë mâ zi se Rozafa për me ndërtue kështjellën e mizorisë e të paditunisë së verbët njerëzore, për të krijue diçka me të cilën diktatura do të mund të mburrej para brezave të ardhshëm. Diktatura, kjo shfaqje e përçudnueme e njerëzimit, qi përjashton çdo krijimtari pozitive e të vetvetijshme (spontane), kërkoi me murosë trashigiminë mâ të bukur qi populli jonë pat arritë me pështue si prej otomanëve, ashtu edhe prej sllavëve e grekëve: gjuhën shqipe, toske e gege bashkë, të pandashme e të dallueshme njiheresh, ashtu siç jeton edhe sot në popull.
Nga Dr. Ardian Ndreca
jo jo nuk jam dakord
Qumshti apo T'amli
Po u drejtohem gjuhetarve te forumit kam ra ne hall me perdorimin e standartit gjuhesor tek emni qumesht kurrsesi nuk me hyne ne koke si veprim i drejt eliminimi i emnit t'amel mendoj se eshte nje deformim i lashtesis se gjuhes dhe kuptimit,funksionit orgjinal .
Sepse fjala Qumesht eshte ne shqiptim dhe ne shije fjale me e hidhur se sa fjala T'amel eshte fjale e amel ne shije dhe shqiptim , nese krahasojm keto dy produkte pernga ngjyra Qumshti ne dialektin gege eshte produkti apo mbetja e t'amlit pergjate prodhimit te diathit fundrrina mbetja e hidhur dhe jo me ngjyre te bardh transparente ne te verdhe.
Emni T'amel eshte nje vazhdimsi e emrit me te ambel ne jete per te voglin te porsa lindurin e kush mund te jete ky emen baze formuese perpos prindit Ames e cila i dhuron jeten femiut te vete Tamlin e bardh si bora .
Une mendoj se ketu tek perdorimi ketij e mri duhet te kemi kujdes sepse me eliminimin e fjales Tamel eliminojm shume shprehje dhe fjale siq kemi eliminuar ne perdorim edhe emnin AME.
Pra pa te keq une kam deshir qe kte standartizim jo korrekt dikush qe mund te argumentoj dhe te ma mbush mendjen se patjeter duhet jete QUMESHT .
Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 09-08-2009 më 16:48
Po mire zogu dukagjinas me propozon ta perdor apo jo kete emen ne vend te emnit t'amel epo kumshtit si ti them ma shpike nje emer ,po ames se bletve si ti them qumshtin apo si po mialtes qe ka per barzformuaese emrin amel si ta quaj qumsht blete apo kumshte si ?
Jo jo fjala Tamel terhjek mbrapa nje lokomotiv fjalesh qe kan bazeformuese etimologjike nga emni AME pra gurra e ketyre fjaleve ashte tjetersuar nuk perdoret ne gjuhen standarte emni orgjinal AMA po ËMA edhe gurrav ma s'do tu thon AMAT por ËMAT ne disa raste ky standartizim eshte sakatosje e gjuhes orgjinale pra emni humb kuptimin .
Ka shume raste te tilla psh kemi foljen mund qe don nje kujdes te veqant ne standardizim te perdorimit te ksaj fjale ne gjuhen e sotme.
Duhet te kemi kujdes ne perdorimin , ne ndryshimin e germes n ne r sepse ka raste qe ky ndyshim komplet foljen e zhvlerson dhe nuk mbetet as folje e as kurfar fjale me kuptim, po te humbas si e vetme ska dert por llogarit edhe nje Lokomotiv me vagona perplot fjale te se njejtes bazeformuese.
Citim nga lart
Ngado qe endesh dhe shetitesh, permende vete me vete pa ze emrin qumesht dhe ndoshta do te funksionoje
Hajt shnet, thash mos po me jep ndonje argument te mire per ta zavendsue fjalem Tamel, gjuha nuk eshte vjerrsh te mesohet permendesh sidomos kur se kupton ajo te bahet e huaj apo e huazuar , vjerrshat i harroj shum shpejt.
Ndryshuar për herë të fundit nga XH.GASHI : 10-08-2009 më 09:34
Krijoni Kontakt